Home Blog Page 5223

Kandidatët e LDK-së për deputet shpalosën programin para banorëve të Mushnikovës

0

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike në Prizren, Anton Çuni, i cili është edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, i shoqëruar edhe nga kandidatët tjerë për deputetë nga ky subjekt politik si : Syl Hoxha, Afërdita Biffar Morina, Mybere Mustafa shpalosën  programin e tyre  para banorëve të Mushnikovës.

Kryetari Anton Çuni bashkë me kolegët e tij kandidatë për deputetë shpalosën para banorëve të Mushnikovës paraqiten platformën e Lidhjes Demokratike të Kosovës për qeverisje si dhe pikat e programit për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ky është postimi i plotë:
Kandidatët e LDK-së për deputet shpalosën programin para banorëve të Mushnikovës.
LDK dhe Mushnikova kanë lidhje që nga viti 1990.
Prandaj LDK-ja do të dalë fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Kandidatët e LDK-së për deputet shpalosën programin para banorëve të Mushnikovës.

LDK dhe Mushnikova kanë lidhje që nga viti 1990.

Prandaj LDK-ja do të dalë fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Posted by LDK – Prizren on Friday, February 5, 2021

Vidhen barna në QKMF-në e Prizrenit

0

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhen e ditur se disa persona të panjohur kanë vjedhur barna në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren.

Rastin në polici e ka raportuar sigurimi i cili ka treguar se persona kanë depërtuar me forcë në podrumin e QKMF-së, njofton Klan Kosova.

Në raport po ashtu bëhet e ditur se njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

Kolegët befasojnë infermieren e Infektivës, fotoja e së cilës u bë virale gjatë pandemisë

0

Infermieria në Klinikën Infektive ku po trajtohen të infektuarit me Coronavirus, Shqipe Kadriu, ka festuar sot ditëlindjen.

Koleget e saj kanë surprizuar atë tek vendi i saj i punës.

Kadriu në një postim ka shkruar se këtë ditëlindje po e feston në kushte të veçanta.

“Ne mesnate:urime ne ditelindje te veçante, ne kushte te veçanta.. une ne katin e trete…flm koleget e mija…ju dua shume”, ka shkruar ajo.

Kosova nuk ka vend për lojtarin shqiptar nga Zvicra

0

Lojtari shqiptar Kemal Ademi ka ngjallur reagime të shumta me një deklaratë të tij për të ardhmen eventuale në nivel përfaqësuesesh. Ademi ka thënë për mediat zvicerane se do të ishte shumë i lumtur nëse do ta kontaktonte selektori i Zvicrës, Vladimir Petkoviq, pasi që kombëtarja e Kosovës duket se nuk ka vend për të, përcjell albinfo.ch.

Ani pse gjasat thuajse nuk ekzistojnë që Petkoviq ta ketë në listë Ademin, ai nuk bindi te Fenerbahçe dhe tani po luan si huazim te Karagumruk, skuadër dukshëm më e vogël turke.

Por, për Ademin momentalisht nuk ka interesim as nga Përfaqësuesja e Kosovës, me deklaratat e tij ai vetëm sa është larguar nga mundësia që të paraqitet për Kosovën në të ardhmen.

Ademi, 25-vjeçar, nuk ka realizuar gol në këtë edicion në kampionatin turk dhe menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala, ka konfirmuar për Kohën të premten mbrëma se për sulmuesin shtatlartë nuk ka interesim.

Vlen të theksohet se Kosova është interesuar gjatë për Ademin, në fakt. Madje në një moment ishte vlerësuar se ai është fare pranë. Për këtë një delegacion i FFK-së kishte udhëtuar për në Zvicër për të zyrtarizuar ardhjen e tij. Madje drejtuesit e FFK-së kishin marrë me vete një fanellë të Kosovës me mbiemrin “Ademi” në shpinë. Por sulmuesi nuk ishte paraqitur në takimin e aranzhuar dhe udhëtimi dështoi. FFK-ja nuk i ndali përpjekjet për të afruar atë në Përfaqësuese, por tashmë gjasat që Ademi ta veshë fanellën e Kosovës janë fare të vogla.

“Situata aktuale me Kemal Ademin është shumë e thjeshtë, së paku në bazë të asaj që është shfaqur në media. Ai e ka deklaruar veten plotësisht në dispozicion të selektorit të Zvicrës. Realisht është pak befasuese, sidomos në aspektin sportiv, sepse është e qartë që aspiratat e tij po shkojnë shumë larg realitetit sportiv. Po flasim për një lojtar 25-vjeçar që gjatë tërë karrierës e ka pasur vetëm një sezon relativisht të suksesshëm, atë te Baseli, kur në 26 ndeshje i ka shënuar 13 gola. Kurse nëse flasim për këtë sezon, kur ka kaluar më shumë se gjysma e tij, ai ka luajtur komplet rreth 240 minuta. Besoj që këto janë fakte të mjaftueshme që flasin për nivelin e këtij lojtari dhe gjasat reale të tij për të luajtur për Zvicrën. Prandaj, fatkeqësisht për të, mendoj se do t’i duhet të presë edhe shumë kohë derisa Petkoviq apo ndonjë selektor i Zvicrës të kujtohet për ta telefonuar”, ka thënë Bajram Shala, menaxher i Përfaqësueses A të Kosovës.

Në të kaluarën Kosovën e kanë zgjedhur lojtarë që në vendet ku janë zhvilluar nuk kanë depërtuar në Përfaqësuesen A. Ka pak përjashtime, si ai i Valon Berishës, që la Norvegjinë ku e kishte vendin e sigurt.

Përfaqësuesja është rritur dukshëm në vitet e fundit, por ende ka lojtarë që e shohin atë si rast rezervë, nëse nuk depërtojnë në përfaqësuese më të mëdha evropiane. E tillë është Zvicra, për shembull.

Shala nuk merret me rastet e së kaluarës, ndërsa thotë se rastet trajtohen veç e veç dhe se ato dallojnë.

“Qëndrimi i FFK-së është i qartë, jo vetëm për Ademin, por për të gjithë lojtarët që janë kandidatë për të luajtur për ekipet kombëtare. FFK-ja gjithmonë i ka pasur dyert e hapura për të gjithë lojtarët kosovarë, kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Mirëpo dyert janë të hapura bazuar në kriteret që ekzistojnë te ekipet kombëtare, siç janë cilësia dhe detaje të tjera që përcaktohen nga shtabet teknike përkatëse. Për ne si federatë ekziston një kriter esencial që duhet të përmbushet nga secili lojtar që vesh fanellën e Kosovës e ai kriter është që lojtari përkatës të ndiej fanellën, të ketë dëshirë dhe entuziazëm për të luajtur për Kosovën. Të ndiej Dardanët në tribuna dhe krenarinë e veshjes së fanellës së Kosovës. Nëse ndonjë lojtar, e në këtë rast Kemal Ademi nuk e ka këtë ndjenjë, atëherë besoj që ai nuk ka vend te Kosova dhe nuk i duhet Kosovës. Por përtej kësaj, edhe në aspektin sportiv mendoj se aktualisht Kosova ka disa lojtarë të atij pozicioni që janë në nivel goxha më të lartë se Ademi, qofshin ata lojtarë që luajnë tani për Kosovën apo lojtarë që mund të afrohen së shpejti te Kosova”, ka shtuar Shala.

Ademi është i lindur në Gjermani por si futbollist është zhvilluar në Zvicër, vend ku është rritur. Ka luajtur për St. Gallenin, Xamaxin e Baselin në Zvicër. Kishte një periudhë te Hoffenheim II në Gjermani. Te Xamaxi dhe te Baseli ka shfaqur vlera. Në qershor të vitit të kaluar Federata e Futbollit të Zvicrës mori dritën e gjelbër nga FIFA lidhur me të drejtën e sulmuesit që të paraqitet për helvetikët. Ishte kohë kur ai po shënonte gola. Por Ademi nuk u ftua asnjëherë nga Zvicra.

Së fundi ka dhënë një intervistë për sajtin “20min.ch” dhe ka theksuar se nuk ka marrë ndonjë ftesë zyrtare.

“Asnjë ftesë zyrtare nuk e kam pranuar. Kam folur me përgjegjësit në dy vendet (Zvicër e Kosovë) dhe tani po pres. Por nuk është se po ndiej presion. Aspak. Nëse ka ofertë, do të mendoj”, ka thënë Ademi.

“Do të isha shumë i lumtur nëse ai më kontakton dhe thotë: ‘Kemal, më duhesh’. Kam folur me prindërit për vendimin. Trendi aktualisht po lëviz drejt Zvicrës. Por asgjë nuk është vendosur ende”, ka vazhduar Ademi.

Menaxheri i Përfaqësueses, Shala, nuk deklaron se dyert e Kosovës janë të mbyllura për Ademin, por e lë të kuptohet kjo.

“Kosova është gjithmonë e interesuar që t’i marrë të gjithë lojtarët që kanë gatishmëri dhe dëshirë për të luajtur për Kosovën. Por nuk ka aspak interesim të provojë të bindë me zor lojtarë që nuk kanë dëshirë e vullnet me Kosovën, sidomos lojtar të nivelit të Kemal Ademit”, ka thënë Shala.

Kosova në mars nis me ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2022. Priten emra të rinj në Përfaqësuese dhe largimi i ndonjë lojtarit. Por, prej emrave të rinj përfundimisht nuk do të jetë ai i Ademit.

Frizura e Ramush Haradinajt gjatë luftës

0

Në një video të rrallë nga lufta, ish-udhëheqësi i UÇK-së, Ramush Haradinaj, shihet duke vizituar banorët e një fshati në Kosovë.Ajo që ka marrë vëmendje në këtë video të rrallë është stili i flokëve të Haradinajt.Ky stil i flokëve është kthyer në trend në ditët e sotme.

Ne një video të rrallë nga lufta, ish-udhëheqësi i UÇK-së, Ramush Haradinaj, shihet duke vizituar banorët e një fshati në Kosovë.Në video, përveç tjerash bie në sy stili i flokëve të Haradinajt, i cili thuajsei ngjashëm është në trend edhe sot.Ndonëse në kushte lufte duket se Haradinaj ka pasur shije edhe për stilin e flokëve që sot është kthyer në trend tek të rinjtë.

KQZ njofton mërgimtarët si mund të votohet përmes postës

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton aplikuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës se ka filluar periudha e votimit përmes postës.

Periudha e votimit përmes postës

2 – 12 shkurt 2021

Si plotësohet fletëvotimi?

Në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ju mund të votoni vetëm për një Subjekt Politik të renditur në anën e majtë të fletëvotimit, ndërsa në anën e djathtë mund të votoni deri në pesë kandidatë nga ai subjekt politik.

Në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.orgtelinku: “VotimiPërmesPostës” mund ta gjeni fletëvotimin dhe broshurën me emrat e kandidatëve për secilin subjekt politik.

Si duhet ta dërgoni pakon me fletëvotim në adresë të KQZ-së?

Fletëvotimin e plotësuar vendosni në një zarf të pashënuar dhe mbylleni. Kjo do të ruajë fshehtësinë e votës suaj.
Zarfin e pashënuar dhe kopjen e një dokumenti identifikues të vlefshëm vendoseni në zarfin e kthimit, në të cilin e shënoni adresën postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Republika e Kosovës

Votimi Përmes Postës

Posta nr. 6, Kutia Postare 351

10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

Fletëvotimin përmes postës, duhet ta dërgoni vetëm për vete apo rrethin e ngushtë familjar. Nëse dërgoni fletëvotime për persona të tjerë, fletëvotimet do të refuzohen!

Fletëvotimi duhet të pranohet nga KQZ-ja më së largu deri më 12 shkurt 2021.

Ekspertët: Rritja e skemave sociale e pamundur, vetëm premtime elektorale

0

Rritja e skemave sociale dhe pensionale nga 30 deri në 40 për qind dhe futja e skemave të reja sociale janë disa nga premtimet e partive politike, të cilat bien ndesh me mundësitë buxhetore që ka Kosova, thotë profesori i ekonomisë Muhamet Sadiku. Në këtë mënyrë, shton ai, këto premtime janë të parealizueshme.

Buxheti i Kosovës për vitin 2021 kap vlerën e 2.4 miliardë eurove dhe përgjatë viteve nuk ka pasur buxhet më të madh se ky i cili është në këtë vit, raporton REL.

Ndërkaq, baza e politikave sociale në Kosovë, përbëhet nga skema të shumta sociale e pensionale. Në këto kategori hyjnë mbi 420 mijë qytetarëve të Kosovës dhe nga buxheti i shtetit çdo vit, ndahen deri në 400 milionë euro.

Profesori i ekonomisë, Muhamet Sadiku thotë për Radion Evropa e Lirë se këto premtime zakonisht janë jorealiste, pasi që bien ndesh edhe me rritjen ekonomike që ka Kosova.

“Kosova qe në një kohë të gjatë është në një depresion social dhe shanset për të ikur nga kjo zonë janë shumë të vogla. Premtimeve të tilla duhet t’iu shmangemi dhe të koncentrohemi në gjëra që janë të prekshme për popullatë”, thotë Sadiku.

“Kosova vazhdon të ketë 9 për qind të popullatës në varfëri ekstreme dhe 12 për qind në varfëri absolute, ku i bie që rreth 400 mijë qytetarë jetojnë me konsum ditor rreth 2 euro dhe nuk mund të ketë pretendime për ndryshime të mëdha sociale”, shton ai.

Rritja ekonomike në Kosovë përgjatë viteve nuk ka qenë më shumë se 4 për qind, ndërkaq në vitin 2020 si pasojë e pandemisë COVID-19, ka pasur rënie ekonomike deri në 7 për qind.

Premtimet e partive politike për rritje të skemave sociale bien ndesh edhe me politikat e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ky institucion në të kaluarën kishte theksuar se skemat e reja sociale mund ta fusin Kosovën në një krizë fiskale. Buxheti i Kosovës, sipas FMN-së, nuk mund të përballojë një rritje aq të shpejtë të shpenzimeve për skemat sociale.

Profesor Sadiku, shton se duhet bërë ndryshime të mëdha në rritje ekonomike dhe më pas të shikohet se sa kjo rritje ekonomike do të konvertohet në platformë sociale.

Sipas tij, Kosova duhet të ketë një rritje ekonomike dyshifrore për të adresuar problemet ekonomike dhe sociale

“Kemi dështime të shumta sepse në Kosovë nuk ekziston lidhja në mes rritjes ekonomike dhe situatës sociale, mes rritjes ekonomike dhe pensioneve, mes rritjes ekonomike dhe të ardhurave…”, thotë ai.

Vende pune për disa kategori sociale

Në anën tjetër, Behxhet Gaxhiqi, profesor i Shkencave Sociale në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se numri i kategorive sociale është i madh dhe një nga format më të mira e mbështetjes është punësimi i atyre kategorive sociale që mund të punojnë.

“Është pozitive të mendohet për mirëqenien e këtyre kategorive, megjithatë rritja e skemave sociale nuk nënkupton që ne po i sigurojmë dhe jemi duke iu bërë zgjidhje, fokusi duhet të jetë te punësimi”, thotë Gaxhiqi.

Premtimet e partive për skemat sociale e pensionale

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka premtuar se nëse do të arrijë të qeverisë me Kosovën në katër vjetët e ardhshme, “të gjithë fëmijët nën moshën 2-vjeçare do të përfitojnë shtesa mujore në vlerë prej 20 euro, kurse fëmijët nën moshën 16-vjeçare do të përfitojnë 10 euro në muaj”.

Kjo parti politike po ashtu ka premtuar nga 50 euro për fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 7 mijë euro në vit, nga 100 euro për fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 6 mijë euro dhe nga 150 euro për secilin fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 5 mijë euro në vit.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në programin qeverisës ka premtuar se nga viti 2023 nuk do të ketë pensione nën pagën minimale. Ndërkaq, pagën minimale e ka premtuar 300 euro.

Po ashtu, LDK-ja ka premtuar rritje të asistencës sociale për 30 për qind.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), lidhur me skemat sociale ka premtuar që pensionet bazike dhe pensionet e moshës të rriten 40 për qind, pensionet kontributdhënëse do të rriten 30 për qind, si dhe pensionet e familjeve të dëshmorëve, pensionet e invalidëve të luftës të rriten 30 për qind.

Po ashtu, PDK-ja ka premtuar rritje deri në 30 për qind për të gjitha llojet e pensioneve të tjera.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt.

Koha kur Kurti si zëdhënës i UÇK-së fliste për Konferencën e Rambujesë

0

Ishte shkurti i vitit 1999 kur në Kështjellën e Rambujesë afër qytetit të Parisit po mbahej konferenca ndërkombëtare rreth luftës në Kosovë. Por, përmbajtja e marrëveshjës që u ofrua për nënshkrim kishte sjellur reagime të shumta në kampin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

E rreth Konferencës së Rambujesë atëbotë kishte folur edhe Albin Kurti, si zëdhënës i UÇK në Prishtinë.

Në deklartën e Kurtit në gjuhën angleze, që është publikuar nga “Associated Press”, ai thoshte se pa armëpushim negociatat nuk ofrojnë marrëveshje të qëndrueshme.

“Këto negociata nëse vazhdojnë pa armëpushim nuk mund të dërgojnë në marrëveshje të qëndrueshme. Kur negocioni në në një tavolinë dhe ju keni p.sh. masakra terroriste në Kosovë, atëherë këto negociata nuk varen vetëm nga bisedimet që po mbani, por ato varen edhe nga zhvillimet në terren”, thoshte Kurti, shkruan Reporteri.net.

Andaj sipas Kurtit së pari duhet të nënshkruhej një marrëveshje për armëpushim si një shenjë e vullnetit të mirë të të dyja palëve.

“Kërkesa e palës shqiptare, e delegacionit shqiptar në Rambuje është së pari të nënshkruhet një marrëvëshje armëpushimi, e cila do të ishte si shenjë e vullnetit të mirë që të dyja palët janë të interesuara për një rezolutë politike për marrëveshje, që më vonë mund të shndërrohet në një rezolutë”, deklaronte Kurti në konferencën në shkurt të 1999.

Gjendet një person i pajetë në bregdetin e Durrësit

0

Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:30 në bregdetin e Durrësit.

“Në lagjen nr.13, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit, një shtetas i seksit mashkull rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar”, bën të ditur policia.

Ndërkohë, nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, shkruan A2.

Marrëveshja SHBA – Kosovë, krijon vende pune

0

SHBAMarrëveshja për nxitjen e investimeve ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, e cila ka hyrë në fuqi më 3 shkurt, do të mundësojë ndërtimin e autostradës Prishtinë – Merdare dhe linjës hekurudhore Beograd – Prishtinë, tha ministri në detyrë i Infrastrukturës në Kosovë, Arban Abrashi, duke shtuar se do të krijohen edhe vende të reja të punës.Investimet amerikane burojnë nga takimi për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku u nënshkruan dy dokumente, më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.Dokumentet parashihnin investime të Korporatës së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar, e njohur me shkurtesën DFC, dhe organizatave tjera financiare amerikane në këto dy vende. Kurse, më 31 dhjetor të vitit të kaluar, kjo korporatë, për të sjellë gamën financiare në Kosovë, ka nënshkruar një marrëveshje me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, dhe kryeministrin detyrë, Avdullah Hoti.
Korporata për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC), të enjten më 4 shkurt, ka njoftuar se ka hyrë në fuqi marrëveshja për nxitjen e investimeve që ka arritur me Kosovën.Ministri në detyrë, Abrashi, thotë se përveç ndërtimit të autostradës dhe hekurudhës, hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje, ka rëndësi të veçantë sepse do të përkrahet sektori privat, përmes produkteve financiare.“Mundësitë për financim të bizneseve e projekteve përmes qasjes në fondet e DFC-së, do të jenë një nxitje e mundësi e shkëlqyer për ndërmarrësit kosovarë, që do të ndikojë në zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit dhe në krijimin e vendeve të reja të punës”, tha ai.
Autostrada Prishtinë – Merdare, e gjatë 27 kilometra, e njohur ndryshe edhe si “Autostrada e Paqes” është një nga projektet e përfshira në Marrëveshjen e Uashingtonit, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe kushton përafërsisht 200 milionë euro. Kurse, segmenti hekurudhor Prishtinë – Merdare, me gjatësi prej 45 kilometrash arrin në 150 milionë euro.DFC-ja është bankë e zhvillimit të Amerikës, e cila bashkëpunon me sektorin privat duke financuar zgjidhjet e sfidave më kritike, me të cilat përballet bota në zhvillim.
DFC-ja investon në sektorë duke përfshirë energjinë, kujdesin shëndetësor, infrastrukturën kritike dhe teknologjinë. Po ashtu, DFC-ja siguron financim për bizneset e vogla dhe gratë sipërmarrëse, me qëllim krijimin e vendeve të punës në tregjet në zhvillim.Arian Zeka, drejtor ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane të Kosovës, tha se nisja e zbatimit të marrëveshjes së DFC-së, do të ndihmojë sektorin privat që të ketë qasje në financa..“Këto janë produkte financiare, janë instrumente financiare, ngjashëm sikur çdo institucion tjetër financiar, të cilat u jepen bizneseve, në këtë rast u jepen bizneseve që të investojnë në Kosovë ose t’i zgjerojnë investimet e tyre në Kosovë dhe rajon”, tha Zeka.Ai theksoi se kjo marrëveshje, efekte pozitive do të ketë edhe tek investitorët e huaj, të cilët më lehtë do të vendosin që kapitalin e tyre ta shtrijnë në Kosovë.“Pashmangshëm se po, pasi ngjashëm sikur me institucionet tjera financiare, siç është rasti më Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, investitorët mund gëzojnë qasje alternative në financa”, theksoi ai.Kjo marrëveshje,shtoi Zeka, përfshin edhe financim të borxhit, investime në ekuitet, sigurim të riskut politik dhe grante në ndihmën teknike.Më 31 dhjetor, zëvendësshefi i DFC-së, njëherësh drejtor menaxhues për Ballkanin Perëndimor, John Jovanoviq, deklaroi se DFC-ja sheh “potencial të madh për të ndihmuar në mobilizimin e investimeve që krijojnë vende pune dhe mbështesin zhvillimin për popullin e Kosovës”.Si pjesë e Marrëveshjes së Uashingtonit, DFC-ja ka hapur zyrën rajonale në Beograd.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort