Home Blog Page 5222

“Kemi me ta mbyt djalin e familjen”, polici i Kosovës kërcënohet nga katër të rinj

0

Tre të rinj me inicialet A,K(2001), L.G (1998) dhe R.T (2001) janë ndaluar për kërcënim ndaj një zyrtari policor. Por, Policia nuk ka arritur ta gjejë të dyshuarin kryesor për kërcënimin ndaj policit B.A, shkruan Reporteri.net.

Katër të rinjtë rreth orës 21 të natës së kaluar kishin ndalur veturën BMË X6 dhe derisa zyrtari policor me inicialet B.A ishte me rroba civile e kanë fyer e kërcënuar.

“Ne e dimë që je polic, dije se kemi me ta mbyt djalin dhe familjen”, e kanë kërcënuar të rinjtë tregon burimi i Reporteri.net

Kërcënimi që është bërë ndaj zyrtarit policor është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Një polic derisa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij private është ndaluar nga një veturë e tipit BMË në të cilin ishin 4 persona, ku njëri prej tyre e ka kërcënuar me familje.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, dhe sipas ankuesit, i dyshuari pas kërcënimit që i ka bërë ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Por më pas vetura është ndaluar nga njësiti policor, mirëpo personi që dyshohet se ka kërcënuar policin nuk ka qenë më pas në veturë, shkruan Reporteri.net.

Ndërsa tre personat e tjerë janë shoqëruar në polici dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. Rrahim Beqiri, Prishtinë 05.02.2021-21:00. Ankuesi mashkull kosovar pjesëtar i Policisë së Kosovës ka raportuar se deri sa ka qenë në lëvizje me veturën e tij private jashtë detyrës, papritmas është ndaluar nga një veturë civile BMË pronë e të dyshuarit mashkull kosovar dhe i shoqëruar me tre te dyshuar meshkuj kosovarë.

Sipas ankuesit, i dyshuari e kishte kanosur me familje dhe të njëjtin ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Pas informatës vetura e lartcekur është ndaluar nga njësiti policor, mirëpo i dyshuari i cili kishte kanosur viktimën nuk është hasur në veturë.

Tre te dyshuarit tjerë janë shoqëruar në polici dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt.

Kina aprovon vaksinën e Sinovac Biotech për përdorim kundër COVID-19

0

Sinovac Biotech ka njoftuar të shtunën se vaksina e tyre prodhuar kundër COVID-19 është aprovuar për pdërdorim të gjerë nga Kina.

Kjo është vaksina e dytë e aprovuar në Kinë për përdorim pas asaj të Sinopharm që u miratua në dhjetor, njofton Klan Kosova.

Të dy vaksinat janë përdorur tashmë në programin e vaksinimit të Kinës që kryesisht kishin në plan të parë vaksinimin e grupeve kryesore që mendohet se janë në rrezik më të lartë të ekspozimit ndaj virusit.

Indonezia, Turqia, Brazili, Kili, Kolumbia, Uruguai dhe Laosi kanë dhënë autorizim urgjent për vaksinën CoronaVac të zhvilluar nga Sinovac Life Science, tha Sinovac në një njoftim për shtyp.

Miratimi për dhënien e dy dozave nga Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore të Kinës bazohet në rezultatet që kanë dhënë provat në fazat e fundit.

Gastronomët-politikanëve: Mos t’iu shkon mendja me na mbyllë pas zgjedhjeve

0

Gastronomët kanë shprehur indinjatë ndaj politikanëve që ia kufizuan aktivitetin e tyre me qëllim frenimin e përhapjes së virusit derisa në fushatat e tyre po i shkelin masat e vendosura nga vetë ata.

Petrit Kllokoqi, kryetar i Shoqatës së Gastronomëve, ka thënë se do t’i ndjekin rrugët demokratike për t’i adresuar hallet e tyre në institucionet përgjegjëse duke paralajmëruar se më nuk do t’iu përgjigjen vendimeve për mbyllje të lokaleve pas zgjedhjeve, njofton Klan Kosova.

“Duke besuar në demokraci, ne do t’i shtjerrim të gjitha rrugët demokratike të diskutimit me çdo institucion përgjegjës shtetëror për me e ngritë zërin për hallet tona, veç për një gjë të jeni të bindur, po ju shkoj mendja me na mbyll pas zgjedhjeve me arsyetimin e rritjes së numrave ku vetë politika është shkaktari më i madh, protestat nuk do të kenë të ndalur”.

“Andaj, mendoni edhe për neve dhe plot sektorë tjerë që luftë e kanë ekzistencën, jo pushtetin, kur i bëni kalkulimet për vete”.

Kllokoqi ka shkruar gjithashtu se heshtja e tyre ndaj politikës nuk është frikë, por maturi e çdo gastronomi.

“Edhe ne mundemi me organizu protesta, edhe ne mundemi me i hapë klubet, edhe ne mundemi me organizu festivale, edhe ne mundemi me i nisë dasmat, se asgjë dallim nga fushatat elektorale të partive politike nuk kanë. Ne thjesht po dojmë me u kënaq me pak, me na lon me punu edhe me jetu … subvencionet që janë nda janë shumë joserioze, mirëpo vetës jeni t’u ia bo, se populli VOTON, na gjykojmë”.

Gastronomët kanë mbajtur protesta më par1% kundër masave të vendosura nga qeveria duke thënë se janë sektori më i dëmtuar i pandemisë.

Brenda 24 orëve, 532 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID

0

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të gjobiten për mosrespektim të masave anti-COVID-19.Për 24 orë Policia e Kosovës ka shqiptuar 532 gjoba për mosrespektim të masave të masave të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalim të përhapjes së virusit korona.

Ndërkohë që në vend, aktualisht janë 6 mijë e 714 raste aktive me COVID-19.
Ndërsa, numri total i rasteve pozitive nga 13 marsi e deri më tani është 61.688 raste nga 244.950 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 519 raste të vdekjes.

Aksident trafiku në Drenas, vetura përfundon mbi mbrojtëset e rrugës

0

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Arllat të Drenasit, në rrugën nacionale Prishtinë –Pejë.Policia ka dal në vendin e ngjarjes, për të siguruar mbarëvajtjen në komunikacion, ndërkohë që po i bënë ekzaminimet e nevojshme.Ende nuk dihet se si ka ardhur deri të aksidenti dhe nëse ka të lënduar.

Edhe familja e gjenerales së parë të UÇK-së, përkrahin fuqishëm Jetmire Vrenezin nga Lëvizja Vetëvendosje!

0

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Jetmire Vrenezi me numrin 66, po vazhdon të merr përkrahje të fuqishme në secilin vend që po e viziton.

Vrenezi, së bashku me kryeministrin në ardhje Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme kanë qëndruar në konakun e familjes së Xhevë Krasniqi-Lladroci, e cila ishte e vetmja ushtare e UÇK-së që mori graden e gjeneral- majorit.

Po ashtu Vrenezi, dje gjatë ditës është takuar edhe gratë dhe vajzat e fshatit Zhur dhe disa biznese vendore ku dhe ka shpalosur programin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për një shtet të zhvilluar.

Me këtë rast Vrenezi deklaroi se, nuk ka pengesë që do ta ndalë vullnetin për ndryshim.

Artikull i sponsorizuar

Drenoci i Xhevë Lladrocit mbrëm nuk na befasojë, por na mahniti me pritjen.
Në familjen e Xhevë Krasniqi-Lladroci e…

Posted by Jetmire Vrenezi on Saturday, February 6, 2021

Daka: Asnjëherë institucioni i KQZ-së s’ka qenë me i politizuar, asnjëherë

0

Mbledhja sotme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nisi me diskutim në lidhje me formularin e fletëvotimit dhe akuza ndaj kryetares, Valdete Daka.

Alim Rama dhe Sami Kurteshi nga LVV deklaruan se KQZ qëllimisht do që të krijojë telashe dhe probleme teknike në proces.

“Në vend se me u ruajt neutral, je bërë palë”, iu drejtua Rama Dakës.

Ndërsa, Kurteshi u shpreh se me shumë dëshirë po e pret ditën e votimit dhe momentin kur do të dalin rezultatet.

“Ka përpjekje për t’i disorientuar votuesit, është fakt dhe e kemi thënë. Detyrë e institucionit shtetëror është që ta lehtësojë procesin e votimit sa më shumë që mundet”.

“Veprimet e qëllimshme për t’i hutuar vëzhguesit e komisionerët gjatë bartjes së rezultateve po shihen hapur. Ne megjithatë e presim me shumë dëshire 14 shkurtin, do të vijë momenti kur do dalin rezultat”.

“Puna e këtij institucioni kishte me qenë që krejt çështjet të rregullohen me kohë që votuesit mund ta shprehin votën e tyre dhe ajo të reflektohet në të gjitha dokumentet zyrtare të institucionit. Janë bërë përpjekje për të bërë diçka kundër kësaj, e ne i kemi kuptuar këto. Nuk zhduket Albin Kurti, po ju pengon ai”, u shpreh Kurteshi.

Ndërkaq, Daka i ka lutur vazhdimisht që të ndalen, duke i thënë se po bëjnë fushatë dhe se aty nuk është vendi për një gjë të tillë.

“Asnjëherë institucioni i KQZ-së s’ka qenë me i politizuar, asnjëherë”, u shpreh ajo.

Gjatë kësaj mbledhjeje u kërkua edhe autorizim për procedurën e pranimit dhe dorëzimit të zarfeve me fletëvotime që vijnë përmes postave të shpejta.

“Opsioni i vetëm më i mirë për të gjitha palët është që zarfet me fletëvotime që vijnë me postë të shpejtë, të mbahen në pritje në objektet e postave të shpejta dhe sekretariati ta caktojë një kohë që të bëjë bartjen e këtyre postave deri në vendin ku do të ruhen”.

“Kjo i bie që në bashkëpunim edhe me postën e shpejtë që t’i mbajnë deri në një kohë të caktuar që e kemi paraparë të jetë ora tre pasdite, se sipas procedurave, të gjitha postat e shpejta deri në ora 1:30 të ditës përfundojnë të gjitha dërgesat dhe t’i përgatisin këto pako me zarfe që t’i dorëzojnë në KQZ, dhe QKZ-ja me policinë dhe vëzhguesit të shkojnë në objektet e këtyre postave t’i tërheqin këto zarfe dhe t’i dërgojnë në objektin e mbajtjes”, u shpreh Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj.

OBSH i bën thirrje Europës: Bashkëpunim që edhe Ballkani të përfitojë vaksinën

0

Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka bërë thirrje Europës dhe koncerneve farmaceutike për të përshpejtuar vaksinimin kundër virusit e t’i ndajnë dozat me Ballkanin para kufirit 70% të vaksinimit në popullsinë e tyre.

Përmes drejtorit të këtij institucioni për kontinentin e vjeter, Hans Kluge organizata kërkoi edhe një herë që vendet e pasura të ndajnë me ato më të varfra e varfra dozat e vaksinës, pasi të kenë imunizuar një pjesë të popullsisë së tyre.

“Ne e dimë që BE, Kanadaja, Britania e e Madhe dhe SHBA, kanë porositur katër deri në nëntë herë më shumë doza vaksine, se sa kanë nevojë. Jam i mendimit, që nuk duhet pritur, deri sa të vaksinohen 70% e popullsisë, për të filluar të ndahen vaksinat me Ballkanin, me Azinë Qendrore apo Afrikën”, tha Kluge në një intervistë me agjencinë e lajmeve, AFP.

Këtë javë u kalua shifra e vaksinimit të 100 milionë personave në botë, ndërkohë që 65% e vaksinave janë dhënë në vende me të ardhura të larta. OBSH kërkon më shumë bashkëpunim të Europës dhe koncerneve farmaceutike.

“Ne duhet të bashkohemi”, tha drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Hans tha Kluge për AFP.

Nëse nuk bëhet ndryshe duhet që “prodhuesit farmaceutikë konkurrentë të bashkojnë forcat për të rritur në mënyrë të jashtëzakonshme kapacitetet e prodhimit”, shkruan AFP.

Për të siguruar një shpërndarje të drejtë të vaksinës, OBSH së bashku me mbështetjen e aleancës Gavi, ka krijuar programin Covax.

Ky program ka vënë si synim që deri në fund të vitit të verë në dispozicion vaksinat në mënyrë të mjaftueshme, për të vaksinuar 20% të popullsisë së vendeve që marrin pjesë në këtë iniciativë. Financimi për 92 vendet më të varfra të botës është siguruar./TCH

KQZ aprovon formularët, ky është vendimi për kandidatët e pacertifikuar

0

KQZ-ja ka aprovuar formularët e rezultateve.Nuk ka lënë hapësirë për kandidatët e pacertifikuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar formularët e rezultateve të kandidatëve. Në këta formularë nuk do të figurojnë kandidatët e pacertifikuar.Ky vendim i KQZ-së vjen edhe pas sqarimeve të dhëna një ditë më parë se në këta formularë do të barten vetëm votat për kandidatët që janë të çertifikuar nga KQZ-ja, por jo edhe në rastet kur shënohet ndonjë numër i ndonjë kandidati të paçertifikuar.

Zemaj: Vaksina po vjen, në qershor e korrik do të kthehet normaliteti në vend

0

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se pas ardhjes së vaksinës antiCOVID, normaliteti në vend do të kthehet në muajt qershor dhe korrik.

Zemaj, gjatë një vizite në Spitalin e Vushtrrisë, ka thënë se presin që gjatë këtij viti të angazhohen 1000 persona staf i mesëm në Spitalet e Kosovës.

“Iu kemi dhënë zgjidhje shumë problemeve që kanë qenë të trashëguara. Profesionistët tanë, politikat e MSH-së, arritën ta vënë në përdorim plazmën për trajtim me COVID-19. Spitali i Vushtrrisë na ka ndihmuar shumë në menaxhimin e pandemisë”.

Zemaj tha se vaksina kundër COVID-19 po vjen në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

“Vaksina po vjen, prioritet i vaksinimit do të jetë personeli shëndetësor dhe shpresojmë së në qershor dhe korrik t’i kthemi normalitetit në vend. 1000 persona staf të mesëm do t’i angazhojmë gjatë këtij viti”, tha ndër të tjera ai.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort