Home Blog Page 5220

Edhe sot temperatura pranverore, temperatura deri 15 gradë Celsius

0

Gjatë ditës së diel do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), nëpër ultësira do të ketë kushte për mjegull të daiacionit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celcius.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK.

LVV gjobitet me 2000 euro për tubimin në Prizren

0

Vetëvendosje gjobitet për tubimin elektoral që mbajti dje në Prizren

Inspektorët komunalë të Prizrenit kanë dënuar Lëvizjen Vetëvendosje, për tubimin që kanë mbajtur gjatë ditës së djeshme në Prizren.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, Edon Muçaj.

“Po, inspektorët komunal në bashkëpunim me inspektorët e AUV, i kemi dënuar pas tubimit të mbajtur në shkollën Mustafa Bakiu. Gjoba është e njëjtë sikurse të gjitha subjektet juridike që i kemi dënuar tashmë”.

Komuna e Prizrenit është komuna e dytë në Kosovë, pas Prishtinës që ka filluar t’i dënojë partitë politike për grumbullimet e njerëzve nëpër tubime, për shkak të mos respektimit të masave kundër përhapjes së pandemisë.

Raka tregon se me çfarë shpejtësie do normalizohet situata e COVID-19 pas vaksinimit

0

Kujdes të shtuar të qytetarëve nga COVID-19, sidomos në fushatë zgjedhore kërkoi edhe mikrobiologu prof.dr.Lul Raka.

Ai vlerësoi se varianti i ri i Covid 19 duhet të jetë alarm për të gjithë.

“Ndryshimet gjenetike të virusëve janë normale. Vaksinimi ulë mundësinë e shumëzimit të viruseve. Pra ne duhet t’u përmbahemi masave sepse të gjitha variantet reagojnë njëjtë ndaj masave”, tha ai.

Në intervistën për RTV 21 flet edhe për vaksinën kundër Covid 19 ku parashikon që pas vaksinimit, nëë Kosovë shkallë – shkallë do të kthehet jeta normale.

Ai tha se Kosova nuk është vonuar në sigurimin e vaksinës, teksa shtoi se në mbarë botën ka sfidë për sigurimin e vaksinës.

Lëvizja Vetëvendosje gjobitet për tubimin në Prizren

0

Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur për një tubim që ka mbajtur këtë të shtune në qytetin e Prizrenit.Këtë e bëri të ditur Edon Muçaj, drejtor i Inspektoratit në këtë Komunë.

“Është e vërtetë LVV-ja është gjobitur për tubimin e mbajtur në shkollën “Mustafa Bakiu”. Në teren pas orës 16:00 janë inspektorët komunal në bashkëpunim me inspektorët Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë (AUVK)”, ka thënë Muçaj.

Komuna e Prizrenit drejtohet nga Mytaher Haskuka, i cili është nga subjekti i LVV-së.

Rrahje masive në “Abi Çarshi”, arrestohen 2 persona

0

Një rrahje masive ka ndodhur para pak minutash në qendrën tregtare “Abi Çarshia” në Prizren.

TV Prizreni ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Sipas të dhënave, Policia e Kosovës ka arrestuar 2 persona, ku njëri prej tyre ka qenë i armatosur.

Po ashtu, mësohet se disa persona kanë qenë të përfshirë në rrahje.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe autoambualnca.

Pacolli: Albin Kurti me ‘këlyshët’ e vet ka dashur të më arrestojë

0

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, u ka kërkuar qytetarëve në Shtime që ta votojnë listën e kandidatëve për deputet të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pacolli ka thënë se Albin Kurti dhe “këlyshët e tij donin ta arrestonin” duke iu referuar paralajmërimit që ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti, Xhelal Sveçla, kishte bërë për arrestimin e mundshëm të tij.

“Mua donin të më arrestonin kisha bërë të gjitha testet, isha i shëndosh nuk kisha virus për ta sjellë në Kosovë, nuk kam refuzuar karantinimin. Albin Kurti me këlyshët e vet ka dashur të më arrestojë, unë kisha vend ku të shkoja në karantinim, nuk kam e refuzuar karantinim. Unë e shihja se mbështetësit e tij shkonin në shtëpi dhe tjerët rrinin në karantimin, unë e pashë sa është ora”.

“Ai ishte personi i parë që dëshironte të më arrestonte, në ora 01:00 të natës ai ka thënë se bashkë me drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn dhe me ushtruesin e detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlen do të vijnë të më arrestojnë. Por, për çfarë akoma nuk e kam kuptuar asnjëherë, ai të shkojë ta arrestojë vetveten dhe idiotizmin e vet dhe jo njerëzit e sinqertë dhe punëtorë. Dokrrat e Albin Kurtit i përkasin viteve të 70-ta, ato nuk i nevojiten Kosovës”, ka thënë Pacolli.

Lirohet nga paraburgimi polici që rrahu 18-vjeçarin Leotrim Rama

0

Krejt kjo kishte ngjarë tri vite më parë.

Polici H.K kishte ushtruar dhunë mbi 18 vjeçarin Leotrim Rama Brenda stacionit policorë.

E menjëherë pas shpërndarjes së saj në rrjete sociale u morën edhe masa nga organet e drejtësisë.

I pandehuri H.K u arrestua dhe u mbajt në paraburgim për 48 orë.

E posa plotësoi këtë dënim prokurori Eset Rama e liroi H.K me arsyen se ky i fundit u tregua i sinqertë gjatë deklaratave të përshkrimit të rastit.

Mirëpo lënda nuk u mbyll me kaq pasi që Këshilli Prokurorial vendosi ta suspendojë Ramën si ndëshkim për vendimin e dhënë.

KPK-ja ka marrë vendim në mënyrë unanime për pezullimin nga puna të prokurorit në fjalë, si dhe ka themeluar Panelin hetimor, i cili do të trajtojë rastin dhe do t’i rekomandojë KPK-së vendimin përfundimtar.

E pas suspendimit të prokurorit Rama, prokuroria mori vendim ta kthejë policin H.K sërish në paraburgim.

Edhe këtë herë polici nuk ndenti gjatë.Kjo pasi që avokati i H.K dërgoi lëndën në Gjyaktë të Apelit.

Arbër jashari, zëdhënës I Gjykatës së Apelit bëri të ditur për T7 se polici që ka kryer aktin e dhunshëm mbi Leotrim Ramën u lirua nga paraburgimi.

Të pandehurit H. K. i është nderprerë masa e paraburgimit të premten dhe e njejta i është zëvendesuar më atë të arrestit shtepiak, në kohëzgjatje prej 30 ditësh. I pandehuri nuk guxon të largohet nga lokalet ku ai e ka vendbanimin ose vendqëndrimin pa lejen e gjykatës, në të kunderten në cdo kohë mund t’i shqiptohet masa e paraburgimit.

Edhe Leotrim Rama ishte në dijeni se polici që e sulmoi tash është liruar nga paraburgimi, por i njëjti tha se nuk është në gjendje të flasë.

Kastriot Krasniqi, djali i komandantit të njohur të UÇK-së në Prizren, në listën e PDK-së për deputet

0

Kastriot Krasniqi, është djali i komandantit të njohur të UÇK-së në rajonin e Prizrenit, Xhemshit Krasniqi që po garon për herë të parë në këto zgjedhje për deputet. Me numrin 92 në listën e PDK-së, Kastrioti është një prej kandidatëve më serioz nga komuna e Prizrenit.

Si njëri prej asambleistëve më të votuar në Prizren, Kastriot Krasniqi ka vazhduar me aktivitete të shumta në këto javë të fushatës jo vetëm në qytetin e Prizrenit por edhe në rajonin e Vërrinit ku ai pritet të jetë ndër kandidatët më të votuar.

Krasniqi në këto zgjedhje ka si prioritet përfaqësimin sa më të mirë të rajonit të Vërrinit në Kuvendin e Kosovës, nevojat e tij dhe të banorëe të shumtë të cilët për shumë vite kanë mbajtur barrën e luftës dhe të PDK-së për 21 vite.

“Mbështetja e madhe e këtyre ditëve për PDK-në, kryeministrin Enver Hoxhaj dhe kandidaturën time për deputetë në cdo pjesë të Prizrenit, dhe nga diaspora, ku ne kemi një mërgatë të madhe në Zvicër, Itali dhe Gjermani, po më jep besim të madh për të vazhduar edhe më shumë në aktivitetet e fushatës” ka thënë Krasniqi.

Artikull i sponsorizuat

 

Intervista ndryshe e Enver Hoxhaj, flet për Bidenin, ushqimet e muzikën

0

Kryetari i PDK-së, kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj ka realizuar një intervistë ma ndryshe se të tjerat, si politikan që është.

Një intervistë e shkurtër por interesante ka realizuar Enver Hoxhaj, ku u pyet për ushqimet, muzikën, qentë dhe macet por edhe për Trumpin e Bidenin.

Përgjigje interesante ka dhënë Hoxhaj kur është pyetur se a i do më shumë qentë apo macet, duke thënë se preferon më shumë qentë e Sharrit.

Në anën tjetër, ai ka folur edhe për filmin e preferuar si dhe librin e preferuar.

Por, krejt në fund të intervistës ka dhënë edhe një përgjigje që nuk pritej, kur është pyetur “Bini apo Dulla?”.

Thaçi dhe të tjerët apelojnë refuzimin për lirim nga Specialja

0

Ish-liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi kanë apeluar vendimin refuzues të gjyqtarit të procedurës paraprake për lirim me kusht nga Gjykata Speciale.

Të shtunën, në uebfaqen e Gjykatës Speciale është bërë e ditur se presidentja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar panelin e Apelit.

Michele Picard, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen janë të përzgjedhurit e Trendafilovës.

Aty bëhet e ditur se apelimi i Veselit ishte bërë më 1 shkurt, ndërsa dy ditë më pas kishin apeluar edhe tre ish-krerët tjerë të UÇK-së.

Në refuzimin e parë për lirim me kusht, ishte shprehur pretendimi se ekziston rreziku që ish-pjesëtarët e UÇK-së të arratisen, të ndikojnë në dëshmitarë ose ta kryejnë ndonjë krim.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort