Home Blog Page 5219

249 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 15 raste në Prizren

0

IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.291 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 249 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 62.258 raste nga 249.775 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.523 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 274 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.042 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.693.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 95 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Gjakovë 15 raste, Prizren 15 raste, Ferizaj 11 raste, Lipjan 10 raste, Mitrovicë 10 raste, Gjilan 9 raste, Podujevë 8 raste, Pejë 7 raste, Vushtrri 7 raste, Rahovec 6 raste, Drenas 5 raste, Obiliq 5 raste, Kamenicë 4 raste, Klinë 4 raste, Deçan 3 raste, Suharekë 3 raste, Istog 2 raste, Malishevë 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kaçanik dhe Novobërdë.

26 vjeçari nga Suhareka vuan nga një sëmundje e rëndë dhe ka nevojë për ndihmë

0

Alban Gashi 26 vjeçar nga Suhareka vuan nga një sëmundje e rëndë dhe për trajtimin e tij nevojiten 20 mijë e 500 euro, shumë të cilën familja nuk e posedon.

Familjarët e tij bëjnë të ditur se një spital në Kosovë iu ka bërë zbritje prej 10 mijë eurove për ta kryer operacionin.

Për Albanin i cili është edhe baba, mjetet financiare mund t’i dërgoni në llogarinë e hapur në RaiffeisenBank: IBAN:XK051501001020578739

Ndërsa familjarët kanë lënë edhe numrin e tyre ku mund të kontaktoni për këtë rast: 049-693-102.

Kandidatja për deputete Albulena Balaj- Halimaj, takon Fahrie Hotin, historia e së cilës u bë film

0

Kandidatja për deputete nga radhët e Nisma Socialdemokrate në Prizren, Albulena Balaj – Halimaj, sot në Keushë të Madhe ka takuar Fahrije Hoti, jeta e së cilës është shndërruar në film dhe pikërisht ky film është vlerësuar me tre çmimet kryesore të festivalit prestigjioz “Sundance Film Festival”.

Bala-Halimaj tha se historia e saj është motiv për ne gratë e sidomos për gjeneratat e reja.

E diela me Fahrije Hotin, në Krushë të Madhe, jeta e së cilës është një histori e që historia e jetës së saj u shëndrrua në një film, e që ky film i fitoi tre çmime, por çmimi i historisë së saj është liria jonë.

Historia e saj është sa e dhimbshme aq edhe krenare.

Historia e saj është motiv për ne gratë e sidomos për gjeneratat e reja.

 

E diela me Fahrije Hotin, në Krushë të Madhe, jeta e së cilës është një histori e që historia e jetës së saj u shëndrrua…

Posted by Albulena Balaj Halimaj on Sunday, 7 February 2021

Kandidatët për deputetë nga Nisma në Prizren, takohen me banorët e lagjes “Kurilla”

0

Kandidatët për deputetë nga radhët e Nismës në Prizren, kanë vazhduan takimet e tyre në lagjen Kurilla.

Kandidati për deputet, Zafir Berisha, tha se Kosovës i duhen njerëz që dinë dhe janë të sprovuar në planin politik.

Ndërsa, kandidatët tjerë për deputetë, Albulena Balaj – Halimaj, Sabri Micaj, Shukrije Berisha, Muhamet Shalaj, Afrim Tejeci, Veton Rexhaj dhe Leart Batusha, thanë se përqafimi i kazuës tonë “Me Çlirimtarët” nga qytetarët e Kosovës, vetëm sa e forcon edhe më shumë bindjen se NISMA Socialdemokrate do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve.

 

Postimi i plotë:

Kandidatët për deputetë nga radhët e Nismës në Prizren, vazhduan takimet e tyre në lagjen Kurilla, ku u pritën ngrohtësisht nga banorët e kësaj lagje.

Kandidati për deputet, Zafir Berisha, tha se Kosovës i duhen njerëz që dinë dhe janë të sprovuar qoftë në planin politik, qoftë në atë kombëtar, ndërsa ne nuk guxojmë që fatin e Kosovës ta lëmë në duar të njerëzve të pasigurtë, të cilët mundohet ta mohojnë të kaluarën e lavdishme të vendit tonë.

NISMA Socialdemokrate dhe kandidatët e saj janë të sprovuar dhe të dëshmuar në çdo kohë kur shteti ka pasur nevojë pë ta, andaj tani është momenti që me 14 Shkurt t’i japim jetë projektit tonë Me Çlirimtarët, në mënyrë që ne të kemi më shumë mundësi për mbrojtje të vlerave kombëtare, ruajtjen e identitetit të shtetit dhe ndërtimin e një të ardhme të dinjitetshme për qytetarët e Kosovës.

Kandidatët tjerë për deputet, Albulena Balaj – Halimaj, Sabri Micaj, Shukrije Berisha, Muhamet Shalaj, Afrim Tejeci, Veton Rexhaj dhe Leart Batusha, thanë se përqafimi i kazuës tonë Me Çlirimtarët nga qytetarët e Kosovës, vetëm sa e forcon edhe më shumë bindjen se NISMA Socialdemokrate do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve, dhe zëri i Çlirimtarëve do të jehon fuqishëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

 

Kandidatët për deputet nga radhët e Nismës në Prizren, vazhduan takimet e tyre në lagjen Kurilla, ku u pritën…

Posted by NISMA Socialdemokrate – DEGA Prizren on Saturday, 6 February 2021

Hoxhaj përshëndet letrën e Biden ku i kërkon Vuçiqit që ta njeh Kosovën

0

Kryetari i PDK-së, kandidati për Kryeministër Enver Hoxhaj, ka falenderuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden, për letren që ia ka dërguar Vuciqit, duke i  kërkuar që ta njeh pavarësinë e Kosovës.

Përmes Twitterit, Hoxhaj ka thënë se ky është një zhvillim tepër i rëndësishëm pasi Ballkani Perëndimor mund të ecë përpara në rrugën e saj të integrimit Evropian vetëm kur të zgjidhen të gjitha mosmarrëveshjet.

“Faleminderit Joe Biden që edhe një herë keni përsëritur se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje përfundimtare të përqendruar në njohjen reciproke. Ky është një zhvillim tepër i rëndësishëm pasi Ballkani Perëndimor mund të ecë përpara në rrugën e saj të integrimit Evropian vetëm kur të zgjidhen të gjitha mosmarrëveshjet”, ka shkruar Hoxhaj.

Bideni i shkruan letër Vuçiqit, i kërkon njohjen e Kosovës

0

Presidenti i SHBA-së Joe Biden i ka shkruar presidentit të Serbisë Alenxandar Vuçiq një letër ku ndër të tjera i kërkon atij përmirësimin e marrëdhënieve dhe njohjen e Kosovës.

Letra e Bidenit drejtuar Vuçiqit është bërë për nder të Ditës së Shtetësisë së Serbisë.

Presidenti amerikan në letrën e tij i premton Vuçiqit mbështetjen amerikane për integrimin evropian të Serbisë.

“Në emër të popullit Amerikan, ju shpreh urimet e mia të përzemërta juve dhe qytetarëve tuaj të tjerë ndërsa festoni ditën kombëtare të Serbisë më 15 Shkurt. Ndërsa përkujtojmë 140 vjet partneritet midis dy vendeve tona, Shtetet e Bashkuara mbajnë angazhimin e tyre të qëndrueshëm për të promovuar bashkëpunimin ekonomik, stabilitetin rajonal dhe vlerat demokratike. Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të fortë përpara për të arritur atë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke. Fuqia e marrëdhënies sonë është e ndërtuar mbi një histori të thellë të lidhjeve njerëz me njerëz, duke luftuar si aleatë në të dy Luftërat Botërore dhe ne çmojmë kontributet e mëdha që serbët i kanë dhënë shoqërisë amerikane në shumë fusha. Ne gjithashtu vlerësojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë në luftimin e pandemisë COVID-19 ndërsa bashkërisht përballemi me këtë sfidë të paparë globale”, ka shkruar Biden në letrën e tij.

​Sot në Suharekë zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës ndërmjet Golden Eagle Yllin dhe Sigal Prishtinës

0

Finalja e Kupës së Kosovës në Basketboll ka vënë përballë Golden Eagle Yllin dhe Sigal Prishtinën. Therandasit do të mundohen të fitojnë këtë trofe për herë të parë, kurse prishtinasit për herë të 15-të.

Ylli në çerekfinale mundi Bashkimin, kurse në gjysmëfinale, Rahovecin. Ndërkohë, Prishtina ka mundur Pejën dhe Ponte Prizrenin.

Ndeshja zhvillohet të dielën nga ora 17:30 në Suharekë, aty ku janë duke u zhvilluar të gjitha ndeshjet e garave të Kupës.

Kujtojmë se në palestrën “13 Qershori” janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e Final 8, Final 4 të Kupës së Ligës së Parë dhe do të zhvillohet edhe finalja e femrave.

Në Prizren, polici kanoset me jetë

0

Një zyrtar policor në Prizren është kanosur me jetë.

Sipas Policisë, polici ka raportuar rastin te kolegët e tij mbrëmë rreth orës 21:30. Polici ka thënë se është është kanosur me jetë nga dy të dyshuar.

Të dyshuarit gjenden në arrati.Rasti është duke u hetuar.

Të gjitha targat KS, do të largohen deri me 14 shtator

0

Deri me 14 shtator të këtij viti, asnjë automjet i regjistruar në Republikën e Kosovës nuk do të shihet më me targa KS. Ato do të zhduken dhe po zëvendësohen me targa RKS. Kjo pasi mbaron marrëveshja pesë vjeçare e nënshkruar më 2016 ndërmjet zyrtëve të Kosovë e Serbisë në Bruksel.

Drejtori i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Bekim Hoxha ka konfirmuar për “Syri.net” se targat KS janë duke u hequr nga automjetet të cilat po regjistrohen dhe deri me 14 shtator do të hiqen të githa.

Ai tregoi se kjo po bëhet në kudër të marrëveshjes së Brukselit e cila ka nisë së zbatuari më 14 shtator të vitit 2016 dhe e cila përfundon me 14 shtator 2021.

Numri i automjeteve të regjistruara me targa KS kishte kaluar mbi 35 mijë dhe nga 14 shtatori kur u kalon regjistrimi u merren targat KS e u jepen RKS.

Nga ky institucione tregojnë se nga 14 shtatori atuomjeteve KS të cilave u skandon regjistrimi u merren targat e vjetra dhe u lëshohen të reja.

Edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, kan thënë se pronarët e automjeteve në Kosovë obligohen t’i shndërrojnë targat KS me ato RKS.

“Të gjithë pronarët e mjeteve që posedojnë targa KS me rastin e vazhdimit të regjistrimit të mjetit, obligohen që targat KS t’i ndërrojnë me targa RKS, sipas procedurave për vazhdimin e regjistrimit të mjetit dhe duke u bazuar në vendimin Nr.012/2020 të datës 10.01.2020 për caktimin e tarifave”.

Armend Zemaj tregon se a do të ketë lirim të masave anti-Covid

0

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka thënë se situata me pandeminë është menaxhuar në mënyrë efikase dhe mund të konsiderohet e qetë, ani pse ka kërkuar që të vazhdohet me disiplinë.

Tutje, Zemaj tha se në zonën e kuqe janë Prishtina dhe Fushë-Kosova, mirëpo me këto kufizime po pretendojnë që ta mbajmë stabil gjendjen, numrin e infeksioneve dhe numrin e rasteve të hospitalizura.

“E kemi një situatë të qetë pandemike. Shqetësimi ka qenë për rastet e reja të cilat kanë rezultuar me Covid-19, por edhe infeksioni i ri, i cili u paraqit në Britaninë e Madhe. Kështu që  në një analizë të saktë, po kërkojmë që të vazhdohet me disiplinë”.

“Eventualisht nëse krijohen kushte dhe rrethana që mund të ecim me një lirim te këto zona që kemi përcaktuar edhe efekti i tyre u pa që ka rezultate të dukshme pasi kemi vetëm dy komuna në zonën e kuqe. Pothuajse shumica e aktiviteteve ekonomike janë të lejuara. Me këto kufizime po pretendojmë që ta mbajmë stabile gjendjen, numrin e infeksioneve dhe numrin e rasteve spitalore. Për momentin nuk besojmë që do të lëvizim shpejt me lirim të masave”.

Zemaj theksoi se janë vënë në dispozicion të gjithë mekanizmat për menaxhimin e variantit të ri të Covid-19, raporton EO.

“IKShPK-ja është vënë në garanci edhe në klinikat tona në izolimin e këtij virusi të ri në aspektin e shpërndarjes kontakteve edhe në aspektin shkencor edhe të trajtimit të saj përmes testimeve kështu që me kapacitete të cilat i kemi shtuar, por edhe me njohuritë e reja të cilat i kanë vetë profesionistët shëndetësor po tregojnë që mund ta mbikëqyrim ta kontrollojmë, por të kërkohet kujdes i shtuar edhe në këtë pjesë”.
“Ne kemi marrë vendime menjëherë për mbylljen e kufijve ajror me Britaninë e Madhe po shpresojmë që në vendet e rajonit mund të marrim masa kufizuese me vendet të cilat mund të paraqesin raste në rritje të këtij variant të virusit. Është vetëm variant që në shpërndarje e ka efektin më të madh. Ndërsa trajtohet njëjtë edhe në aspektin klinik”.

Ai shtoi se jo vetëm për qytetarë, por ka pasur gjoba edhe për partitë politike, andaj ai thotë se duhet të zgjerohet mbikëqyrja në të gjitha qendrat.

“Po të njëjtë janë qytetarët edhe partitë politike edhe aktivistë. Edhe qytetarët që nuk janë pjesë e subjekteve politike ne duhet të kemi kujdes madje kemi bërë thirrje që të shtohet kujdesi. Ka pasur gjoba edhe për subjekte politike dhe mendoj që duhet të zgjerohet mbikëqyrja jo vetëm në qendra të caktuara inspektorati sanitar, Policia e Kosovës dhe të gjithë të tjerët duhet të jenë më proaktiv dhe të shohin kalendarin zgjedhjeve që partitë politike duhet të paraqesin qoftë në polici dhe përmes tyre ta mbikëqyrin mbarëvajtjen e procesit, por aktiviteteve”.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort