Home Blog Page 5218

Në Britaninë e Madhe janë vaksinuar 12 milionë njerëz

0

Të gjithë personat mbi 50 vjeç duhet të marrin vaksinën deri në muajin maj
Në Mbretërinë e Bashkuar, më shumë se dymbëdhjetë milionë njerëz kanë marrë tashmë vaksinimin fillestar kundër koronavirusit.

Kjo bëhet e ditur nga shifrat aktuale që qeveria i ka bërë të ditura të dielën, shrkuan srf.ch.

Nga mesi i shkurtit, qeveria britanike planifikon t’u mundësojë vaksinimin grupeve më të prekshme – përfshirë ata mbi moshën 70 vjeç, njerëz me sëmundje paraprake, personelit mjekësor dhe infermieror, transmeton albinfo.ch. Në këtë mënyrë ajo mendon se do të vaksinohen 15 milionë njerëz deri atëherë.

Qeveria është e bindur se ky moment historik do të arrihet. Të gjithë personat mbi 50 vjeç duhet të marrin vaksinën deri në muajin maj.

Erëra të fuqishme në Dukagjin, ndalet energjia elektrike

0

Erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në rrjetin energjetik të zonës së Dukagjinit.

KEDS ka njoftuar se erërat e fuqishme që kanë kapluar vendin në orët e vona dhe përkeqësimi i kushteve atmosferike ka bërë që furnizimi me energji elektrike në zonën e Dukagjinit të afektohet nga dëmet që janë shkaktuar në rrjet.

“Peja dhe Gjakova janë zonat më të afektuara aktualisht, ku erërat e fuqishme po vazhdojnë me intenzitet të lartë duke vështirësuar edhe punën e ekipeve të terrenit.

KEDS ka angazhuar menjëherë dhjetëra ekipe të cilët kanë dal në terren për të sanuar dëmet në mënyrë që të rikthehet furnizimi me energji për konsumatorët e afektuar.

KEDS njëherazi ju bën thirrje qytetarëve që në rast se shohin ndonjë avari në rrjet, asesi të mos i afrohen por të telefonojnë Qendrën e Thirrjeve në 0800 791 00 apo të shkruajnë përmes rrjeteve sociale”, thuhet në njoftimin e KEDS’it.

Lajm me rëndësi për të gjithë ata që duan të shkojnë në Zvicër

0

Lajm i rëndësishëm për të gjithë ata që ia mësyejnë Zvicrës.

Duke filluar nga sot, e hënë, 8 shkurt, hyjnë në fuqi rregulla të ashpërsuara për hyrjen në Zvicër.

Të gjithë udhëtarët nga jashtë që udhëtojnë me aeroplan duhet të tregojnë një test negativ para se të nisen për në Zvicër.

Testi nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë. Nga detyrimi përjashtohen fëmijët nën moshën dymbëdhjetë vjeçare. shkruan srf.ch.

Ndërsa ndryshimi tjetër është se koha e karantinës mund të shkurtohet nga dhjetë në shtatë ditë.

Siç është paralajmëruar tashmë, detyrimit të karantinës i nënshtrohen ata që vijnë nga vendet të cilat Zvicra i ka vendosur në listën e vendeve me rrezik.

Ndërsa detyrimi i testit negativ vlen për të gjithë, pavarësisht. Ndërsa ata që vijnë në rrugën tokësore, detyrohen të tregojnë testin negativ vetëm nëse kanë ardhur nga vendet që janë në listën e rrezikut.

Përveç kësaj, tani e tutje të dhënat e pothuajse të gjithë njerëzve që hyjnë në Zvicër do të regjistrohen sistematikisht, pavarësisht nëse ata arrijnë me aeroplan, anije, autobus apo tren. Nga detyrimi i regjistrimit përjashtohen vetëm njerëzit nga zonat kufitare që udhëtojnë rrugës tokësore (përveç me tren).

Karantina dhjetë ditore nga kontakti i fundit me një person të infektuar ose kur hyni nga një zonë rreziku mund të shkurtohet. Parakusht për këtë është që personi në fjalë të mund të testohet pas shtatë ditësh dhe rezultati të dalë negativ.

Kërkohet gjithashtu miratimi nga autoriteti përgjegjës i kantonit. Kostoja e testimit duhet të përballohet nga personi.

Detyrimi për karantinë nga nesër vlen edhe për fëmijët.

Dita ndërkombëtare kundër epilepsisë

0

Çdo vit nё tё hёnёn e dytё tё muajit shkurt njerёzit mblidhen sё bashku tё njoftohen mbi problemet me tё cilat ballafaqohen personat qё vuajnë nga epilepsia dhe anёtarёt e familjeve tё tyre.Shënimi i kësaj dite bëhet për herë të tetё në Kosovë nga ana e Shoqatës kundër Epilepsisë e Kosovës(SHKEK) e cila nga viti 2011 është anëtare e Ligës Internacionale Evropiane kundër Epilepsisë (ILAE).Për shkak te pandemisë COVID-19, do të ketë aktivitete duke filluar nga shpërndarja e materialeve edukativo shëndetësore, si dhe mesazhet në radio dhe TV. Shpërndarja e materialeve edukativo-shëndetësore, fillon në ora 13:00 në sheshin “Nёnё Tereza”.
Epilepsia është një sëmundje me së paku dy sulme epileptike që shkaktohen pa asnjë arsye. Krizat mund të shkaktojnë probleme në kontrollin e muskujve, në lëvizjen, të folurit, pamjen ose vetëdijen, kriza këto të cilat zakonisht nuk zgjatin shumë, por mund të jenë të frikshme.
Ekzistojnë një sërë faktorësh që mund të provokojnë sëmundjen, si: temperatura, traumat e kokës, infeksionet, pagjumësia. Epilepsia mund të shfaqet në çdo moshë.Shpeshherë epilepsia shkaktohet nga keqformimi i trurit te fetusi. Rritja e kujdesit para lindjes dhe zhvillimi i teknologjisë mjekësore bën që këto dëmtime të evidentohen qysh para se fëmija të lindë.

Për këtë arsye është e këshillueshme që gratë shtatzëna të kryejnë kontrolle periodike në mënyrë që problemet e fetusit të evidentohen në kohën e duhur dhe të merren masat e nevojshme.Ndryshe, në botë janë të prekur më shumë se 50 milionë njerëz.

Parashikimi i motit për gjithë javën në Prizren

0

Java e dytë e muajit shkurt do të vijoj me kushte të ndryshueshme atmosferike, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Parashihet të ketë diell shi erë dhe borë. Deri ditën e enjte parashihet mot i ndryshueshëm dhe herë-herë me reshje shiu duke mos i përjashtuar edhe intervalet me diell.

Nga dita e premte vendi ynë do të ndikohet nga masat e ftohta të ajrit të cilat do të krijojnë kushte që gjatë vikendit të sjellin reshje bore ndonëse të intensitetit të dobët, por që parashihet të ketë rënje të theksuar në fushat termike.

Temperatura minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme do të lëvizin ndërmjet -3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-14 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-12m/s, ndërsa në pjesën veriore të Dukagjinit shpejtësia maksimale e ajrit mund të arrijë deri 18m/s.Kjo situatë e ndryshueshme meteorologjike do të ndikoj pozitivisht në cilësinë e ajrit. Gjatë vikendit pos reshjeve do të ketë edhe ngrica dhe apelohet që ngasësit e automjeteve të kenë kujdes në rrugë.

Albin Kurti: Vettingu do të fillojë nga Këshilli prokurorial dhe gjyqësor

0
Kosovo's Prime Minister Albin Kurti speaks during a press conference in Pristina on February 26, 2020. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka treguar se në programin e saj për drejtësi parashikon edhe vettingun.

Kurti në një bashkëbisedim në Facebook me qytetarë ka treguar se vettingu do të fillojë nga Këshilli prokurorial dhe gjyqësor.

“Në Gjykatën Kushtetuese e dimë që ka gjyqtarë me raste të dënimeve dhe mbase nuk fillojmë prej saj sepse do të fillojmë me këshillin prokurorial dhe gjyqësor, por është e qartë se në Kosovë asnjë institucion i drejtësisë nuk ka shpëtuar nga kapja e regjimit që po shkon. Këshilli prokurorial dhe gjyqësor janë dy më të rëndësishmet për qytetarin e Kosovës që të fillojë vettingu”, ka thënë ai.

Kujtojmë se në të kaluarën eksponentë të këtij subjekti e kanë akuzuar disa herë Kushtetuesen dhe sistemin e drejtësisë duke e quajtur sikur “të kapur”.

IHMK apelon ngasësit e veturave për kujdes gjatë javës së ardhshme

0

Në javën e ardhshme do të ketë kushte të ndryshueshme atmosferke, ku parashihet të ketë diell, shi erë dhe borë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se temperatura minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme do të lëvizin ndërmjet -3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-14 gradë Celsius.

“Deri ditën e enjte parashihet mot i ndryshueshëm dhe herë-herë me reshje shiu duke mos i përjashtuar edhe intervalet me diell. Nga dita e premte vendi ynë do të ndikohet nga masat e ftohta të ajrit të cilat do të krijojnë kushte që gjatë vikendit të sjellin reshje bore ndonëse të intensitetit të dobët, por që parashihet të ketë rënje të theksuar në fushat termike”, thuhet në njoftimin e IHMK’së.

IHMK po ashtu njofton se kjo situatë e ndryshueshme meteorologjike do të ndikoj pozitivisht në cilësinë e ajrit, por duke u bërë apel ngasësve të automjeteve të kenë kujdes në rrugë pasi që gjatë vikendit pos reshjeve do të ketë edhe ngrica.

Mustafa: Amerika ia njeh vlerat qeverisjes Hoti

0

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se ShBA përkrahin Kosovën edhe në kohë fushate.

Mustafa në profilin e tij në Facebook ka shkruar se Amerika ia njeh vlerat qeverisjes Hoti.

Postimi i plotë:

SHBA përkrahin Kosovën edhe në kohë fushate. Amerika ia njeh vlerat qeverisjes Hoti.

Njohja nga Izraeli, hyrja në fuqi e marrëveshjes për financim ndërmjet Qeverisë Hoti dhe SHBA-të, letra e Presidentit Bajden për njohjen e pavarësisë së Kosovës, janë sinjale të qarta për çdonjërin në Kosovë. IM

Familja e dëshmorit Afrim Krasniqi, e pret Albin Kurtin dhe Jetmire Vrenezin me fishekzjarre në Malishevë

0

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmire Vrenezi me numrin 66, po vazhdon të merr përkrahje të fuqishme në secilin vend që po e viziton.

Jetmire Vrenezi, së bashku me kryeministrin në ardhje Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme kanë qëndruar në konakun e familjes së dëshmorit Afrim Krasniqi, në fshatin Bardh të Malishevës, ku dhe u pritën me duartrokitje dhe fishekzjarre.

Me këtë rast kandidatja Vrenezi deklaroi se me ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje, familjet e dëshmorëve do të kenë një fokus të veçantë duke u trajtuar mirë si asnjëherë më parë.

Po ashtu, Vrenezi dhe kryeministri në ardhje Kurti, dje takuan edhe qindra banorë të Prevallës, Mushnikovës, Opojës, Dragashit, Shtërpces, Zhurit, Lubizhdës, për të përmbyllur aktivitetet në mbrëmje në qytetin më të bukur, në Prizren.

Artikull i sponsorizuar

 

Në Bardh, familja e dëshmorit Afrim Krasniqi na priti ngrohtësisht me duartrokitje e fishekzjarre!

Prania e…

Posted by Jetmire Vrenezi on Sunday, 7 February 2021

Vuçiq nuk e përfill kërkesën e Biden-it: Më përpara e qes kokën mbi cung, sesa që e njoh Kosovën  

0

“Serbia është gjithmonë e gatshme ta vazhdojë dialogun me Prishtinën nën kujdesin e Bashkimit Evropian, por gjithashtu duke respektuar pozicionin e Shteteve të Bashkuara, si dhe pozicionet e Rusisë dhe Kinës”, tha sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai kështu u përgjigj në pyetjen e gazetarëve se çfarë u thotë atyre që thanë se Serbia do ta njohë Kosovën, ndërsa shtoi se ai më përpara do ta vendoste “kokën mbi cung” sesa ta nënshkruante ndonjë dokument për njohjen e Kosovës.

Vuçiq tha se ai e kishte refuzuar një herë njohjen e Kosovës në Washington, ku ai tha se kishte dy versione të marrëveshjes.

“Unë nuk mund ta përshkruaj atë ndjenjë për ju, shërbimet tona zbuluan se pyetja do të bëhej, kështu që unë shkova në shtëpinë më të fuqishme në botë me një frikë të madhe, nuk kisha frikë, sepse e dija se cili do të ishte vendimi im, “tha Vuçiq./Express/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort