Home Blog Page 5217

Ekipi i ekspertëve të OBSH-së në Wuhan: Kemi mbledhur prova se nga se është shkaktuar Covid-19

0

Një ekip ekspertësh nga OBSH-ja, i cili po studion vendin ku shpërtheu Covid-19 në Wuhan, kanë një qasje të paqartë akoma sesi nisi kjo gjë.Sipas media të huaja, ekipi i ekspertëve po heton sesi nisi e gjithë kjo pandemi, e cila ka marrë jetën e më shumë se dy milionë njerëz që nga fillimi i saj deri tani në gjithë botën.

Sipas “Mirror” ekipi i ekspertëve kishte leje që të fliste me qytetarët dhe se nuk kishin ndonjë pengesë nga autoritetet kineze që ta vazhdonin këtë gjë për të gjetur prova në lidhje me origjinën e virusit.
Zoologu britanik Peter Daszak i tha CNN se ato po gjejnë prova dhe se do i grumbullojnë bashkë që të arrijnë në përfundime më të qarta dhe të sakta.

Në lidhje me vendin ku shpërtheu ky virus ekipi është pyetur edhe në lidhje nëse është e vërtetë që virusi shpërtheu nga një laborator aty, ato kanë thënë që: “Nuk ka asnjë provë për këtë – por është diçka për të cilën kemi biseduar me njerëzit në laboratorin e Wuhan”.Shpresohet se hetimi që po bëjnë ekipi i ekspertëve nga OBSH-ja do hedhë dritë mbi origjinën e këtij virusi dhe sesi nisi apo nga çfarë u shkaktua që po shkatërron botën gjatë 12 muajve të fundit.

“Ne jemi akoma duke bashkuar prova, kështu që ne po shikojmë provat e kafshëve, çfarë është shitur në treg dhe nga erdhi, cilat lloje kafshësh janë ato”.Ekipi i ekspertëve ka përfunduar hetimet në Wuhan dhe tani po analizojnë të dhënat e grumbulluara që të japin dhe më pas një përmbledhje mbi përfundimet e tyre në një konferencë para se të largohen nga aty./Faxweb/

Shqipëria nxjerr “pasaportën e vaksinimit”

0

Shqipëria ka bërë gati “pasaportën” për personat që janë vaksinuar kundër COVID dhe ajo mund të merret përmes e-Albania.Të gjithë mund të futen te e-Albania duke u identifikuar si qytetar, më pas do të zgjidhni shërbimin “Pasaportë vaksinimi Covid-19” duke klikuar mbi dokumentin.

Shërbimi elektronik “Pasaportë vaksinimi Covid-19” ju mundëson të gjithë qytetarëve që kanë kryer dy dozat e vaksinimit të gjenerojnë online pasaportën e vaksinimit për covid-19 me kodin unik.

Pas kryerjes së vaksinimit ju do të njoftoheni nëpërmjet mesazhit në telefonin tuaj kur pasaporta të jetë gati për t’u shkarkuar në portalin e-Albania. Deri tani në Shqipëri kanë ardhur fillimisht 970 doza nga një vend i BE-së dhuratë dhe 1170 doza të tjera nga kontrata me Pfizer, me të cilat po vijon vaksinimi i mjekëve që janë në vijën e parë të luftës.Hapat për pasaportë vaksinimi COVID-19:Shërbimi elektronik

“Pasaportë vaksinimi Covid-19” ju mundëson të gjithë qytetarëve që kanë kryer dy dozat e vaksinimit të gjenerojnë online pasaportën e vaksinimit për covid-19 me kodin unik. Pas kryerjes së vaksinimit ju do të njoftoheni nëpërmjet mesazhit në telefonin tuaj kur pasaporta të jetë gati për t’u shkarkuar në portalin e-Albania.

Baza ligjore: – Ligji nr.10107 datë 30.03.2009 “ Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; – Ligji nr. 15/2016, datë 10.03.2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”;
Dokumentacioni i nevojshëmPër këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; – Zgjidhni shërbimin “Pasaportë vaksinimi Covid-19”; – Klikoni butonin “Përdor”; – Klikoni butonin “Shkarko dokumentin”; Pasaportën e vaksinimit Covid-19 me kodin unik mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin “Dokumentet e mia” te hapësira juaj në portalin e-Albania.Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
MenjëherëKostot
Pa pagesë

Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë pasi kërkohej për kontrabandim me migrantë

0

Një shqiptar, shtetas i Hungarisë është ekstraduar dhe nën përcjellje të njësitit policor ka arrit në Aeroportin e Prishtinës, ku i njëjti është arrestuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë për veprën kontrabandim me migrantë e mbetur në tentativë.

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore, departamenti për krime të rënda, i dyshuari është dërguar në mbajtje derisa të dërgohet para gjykatës.

IHMK paralajmëron vërshime në Kosovë

0

Instituti Hidrometereologjik i Kosovës ka njoftuar se duke filluar nga sot deri me datën 12 shkurt mund të ketë vërshime si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës, shkruan Gazeta Blic.

“Sipas llogaritjeve të IHMK, nga data 8 deri 12 Shkurt 2021, si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës në viset malore të pellgut Drini Bardhë të cilat në disa zona do të jen me intenzitet më të lartë, pritet rritje e ndjeshme e niveleve dhe prurjeve të ujit si dhe mundësi e vershimeve të shpejta dhe përmbytje lumore në zonat më të ulëta.

Sasia dhe intentziteti më i lartë i reshjeve pritet të jetë në Rrafshin e Dukagjinit dhe në pellgun e Ibrit.Në lumenjtë e tjerë të vendit, pritet ngritje e lehtë e prurjeve” thuhet në njoftimin e IHKM.Njoftimi i plotë:

Data e parashikimit:E hëne, 08 shkurt 2021 – 08:00 (CET)
Data e hershme e parashikuar e ngjarjes:
E martë, 09 shkurt 2021 – 18:00Njoftimi:
Sipas llogaritjeve të IHMK, nga data 8 deri 12 Shkurt 2021, si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës në viset malore të pellgut Drini Bardhë të cilat në disa zona do të jen me intenzitet më të lartë, pritet rritje e ndjeshme e niveleve dhe prurjeve të ujit si dhe mundësi e vershimeve të shpejta dhe përmbytje lumore në zonat më të ulëta.
Sasia dhe intentziteti më i lartë i reshjeve pritet të jetë në Rrafshin e Dukagjinit dhe në pellgun e Ibrit.
Në lumenjtë e tjerë të vendit, pritet ngritje e lehtë e prurjeve.Ky informacion do të përditësohet nga IHMK sipas, situatës dhe llogaritjeve hidrologjike.
Për më tepër, përcilleni linkun me të dhënat hidrometeorologjike, si dhe njoftimet e fundit:

EPIK: Kosova humb 7.5 milionë euro të fondeve të BE-së

0

Instituti EPIK njofton se Kosova humb 7.5 milionë euro të fondeve të Bashkimit Evropian nga moszbatimi i reformave.

Sipas EPIK-ut, institucionet e Kosovës është dashur të zbatojnë 23 reforma të paraparë në Marrëveshjen e Financimit për Programin e Veprimit, të cilat deri më tani janë zbatuar 8 reforma.

Nga moszbatimi i këtyre reformave, Kosova humb 7.47 milionë euro.

“Institucionet e Kosovës është dashur të zbatojnë 23 reforma specifike dhe të fitojnë €16.5 milion përkrahje drejtpërdrejt buxhetore nga fondet e BE-së. Në vend të kësaj, institucionet kanë zbatuar vetëm 8 reforma specifike dhe kanë fituar €9.03 milion, duke humbur kështu €7.47 milion nga fondet e BE-së”, thotë EPIK, përcjell Telegrafi.

Njoftimi i plotë:

Në dhjetor 2017, Kosova dhe Bashkimi Evropian nënshkruan Marrëveshjen e Financimit për Programin e Veprimit për Kosovën për vitin 2016 – Pjesa II – Mbështetja Sektoriale Buxhetore.

Në kuadër të kësaj marrëveshje, Kosova ka marr për obligim që të zbatoj reformat në fushën e administratës publike, në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe Agjendën Evropiane të Reformave (ERA), drejt krijimit të një administrate publike të pavarur, profesionale dhe në shërbim të qytetarit. Institucioni përgjegjës për koordinimin e zbatimit të marrëveshjes është Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Sipas marrëveshjes, institucionet e Kosovës u zotuan se gjatë 2018-2020 do të zbatojnë 8 reforma në fushën e administratës publike, të cilat do të vlerësohen me anë të 33 indikatorëve. Ndërsa, në anën tjetër Bashkimi Evropian u zotua se zbatimin e reformave të dakorduara do të shpërblej me €22 milion të mbështetjes direkte buxhetore, përmes katër transheve financiare në vlerë prej €5.5 milion secila. Thënë ndryshe, institucionet e Kosovës përmes zbatimit të këtyre reformave do të fitonin një injektim financiar në vlerë prej €22 milion të cilin do të mund të orientonin për përkrahjen financiare të bizneseve, ofrimin e bursave për studentet, ndërtimin e shkollave, spitaleve apo çfarëdo shërbimi tjetër publik në të mirën e qytetarëve.

Në vitin 2018 Kosova ka pasur të përmbush dymbëdhjetë indikatorë, në vitin 2019 njëmbëdhjetë indikatorë dhe në vitin 2020 dhjetë indikatorë. Gjatë gjithë kësaj kohe, institucionet e Kosovës është dashur po ashtu të sigurojnë në vazhdimësi përmbushjen e katër parakushteve.

Në këtë kontekst, transhi i parë prej €5.5 milion nuk ka qenë i kushtëzuar me indikatorë, dhe rrjedhimisht është zbatuar në tërësi. Transhi i dytë është zbatuar në vlerë prej €3.11 milion pasi që institucionet e Kosovës kishin përmbushur 7 nga 12 indikatorë variabil. Transhi i tretë është zbatuar në vlerë prej vetëm €0.42 milion pasi që institucionet e Kosovës kishin përmbushur vetëm 1 nga 11 indikatorë variabil. Transhi i katërt është shtyrë për vitin 2021 për shkak të efekteve të pandemisë.

Pra sipas marrëveshjes deri më sot, institucionet e Kosovës është dashur të zbatojnë 23 reforma specifike dhe të fitojnë €16.5 milion përkrahje drejtpërdrejt buxhetore nga fondet e BE-së. Në vend të kësaj, institucionet kanë zbatuar vetëm 8 reforma specifike dhe kanë fituar €9.03 milion, duke humbur kështu €7.47 milion nga fondet e BE-së.

Humbja e radhës e fondeve të BE-së është indikator shqetësues i mungesës së theksuar të vullnetit politik dhe kapaciteteve administrative në zbatimin e reformave Evropiane dhe paralajmërim për vështirësitë në të cilat Kosova do të has në zbatimin e IPA III për vitet 2021-2027 ku vetëm do të ashpërsohen kërkesat për performansë në shfrytëzimin e fondeve të BE-së.

Vjedhje në një lokal të Prizrenit

0

Një rast i vjedhjes ka ndodhur në një lokal në Prizren

Sipas policisë dy persona janë futur dhe kanë vjedhur kasafortën me para në brendi të një lokali afarist gjatë natës së mbrëmshme. N jëri nga të dyshuarit është arrestuar ndersa  tjetri gjendet ende në arrati.

Raporti i policisë:

“Prizren 07.02.2021-01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër mashkull kosovar i cili gjendet në arrati, duke depërtuar me forcë në brendinë e lokalit të ankuesit mashkull kosovar kanë vjedhur kasafortën me një shumë parash(nuk dihet saktësisht shuma). I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ndërroi jetë shejh Sylë Avdyl Morina nga Prizreni

0

Në moshën 65 vjeçare në Prizren ndërroi jetë, shejh Sylë (Avdyl) Morina.

Lajmin e ka konfirmuar Bashkësia e Tarikateve të Kosovës, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Pos që ishte i dashur, veprimtar dhe devotshmërisë në besim, Shejh Sylën e karakterizonte edhe shpirti human dhe respekti në komunitet, sidomos tek besimtarët halveti në rajonin e Hasit, të Rahovecit dhe më gjerë.

Sipas njoftimit, ceremonia e përcjelljes së tij mbahet të hënën, në orën 12:00, nga Teqja në Prizren, rruga “Elbasani”, në lagjen “Bajram Currri”, ndërsa varrimi bëhet në ora 14:00, në fshatin Kushnin të Hasit, lagja Morina./GazetaePrizrenit.net

LVV në Prizren: Mbështetje në të katër anët, Randobrava dhe Lubizhda si kurrë më parë

0

Mbrëm, në ditën e pestë të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, kandidatët e LVV-së për deputetë nga Prizreni, kanë mbajtur tubim në fshatrat, Randobravë dhe Lubizhdë.

Në këto takime kandidatët për deputet para banorëve shpalosën planprogramin dhe prioritetet e qeverisë Kurti II, thuhet në një shkrim në facebook.

Postimi i plotë:

Mbështetje në të katër anët. Randobrava dhe Lubizhda si kurrë më parë do t’i bashkangjiten ndryshimit të madh që po vjen më 14 shkurt.

Kandidatët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për deputetë Artan Abrashi, Drita Millaku, Arbër Rexhaj dhe Hysni Mehani, në takime me banorët e këtyre fshatrave shpalosën planprogramin dhe prioritetet e qeverisë në ardhje, asaj të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Fitorja e 14 shkurtit do të jetë masive, njejtë si ndryshimi që do të vijë pas kësaj date.

 

Mbështetje në të katër anët. Randobrava dhe Lubizhda si kurrë më parë do t’i bashkangjiten ndryshimit të madh që po vjen…

Posted by Lëvizja Vetëvendosje – Prizren on Sunday, 7 February 2021

Në Francë bie numri i infeksioneve, rritet ai i vdekjeve

0
Aerzte und Pflegende kuemmern sich um Covid-Patienten in einer Intensivstation im Universitaetsspital Basel, am Montag, 28. Dezember 2020, in Basel. (KEYSTONE/Peter Klaunzer)

Janë regjistruar 171 vdekje të tjera në një ditë në spitale, duke e çuar numrin në 55,582 vdekje spitalore

Franca ka raportuar sot rënie të numrit të infeksionit për të katërtën ditë me radhë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit ishin regjistruar 19,175 raste të reja .

Një ditë më parë ishte 20,586.

Megjitahtë, numri i pacientëve të trajtuar në spital është rritur në 27,694 nga 27,369.

Ndërsa rritje brengosëse është shënuar edhe te numri i pacientëve të sëmurë nga korona, në stacione të kujdesit intensiv. Ai, brenda 24 orëve të fundit është rritur gjithashtu nga 3,225 në 3,272.

Janë regjistruar 171 vdekje të tjera në një ditë në spitale, duke e çuar numrin në 55,582 vdekje spitalore.

Këto shifra nuk marrin parasysh vdekjet e regjistruara në shtëpi pleqsh të cilat nuk azhurnohen çdo ditë.

“E drejta e diasporës “, “lufta me KQZ-në”

0

Organizatorët: Shoqata e studentëve në Gjenevë, së bashku me shoqatën “Du me Votu” dhe shoqata CréAction Genève

Sunday, 7 February 2021 – 21:10Zamira Bytyqi
Sot, tek karriga me tre këmbë, simbolizuesja e politikës, pranë ndërtesës së OKB-së, në Place des Nations në Gjenevë u mbajt protesta me moton “Du me Votu”.

Organizatorët: Shoqata e studentëve në Gjenevë, së bashku me shoqatën “Du me Votu” dhe shoqata CréAction Genève.

Krahas të gjitha sakrificave që i bën me vite mërgata për Kosovën, ata kërkojnë të drejtën për të votuar në zgjedhjet parlamentare në vendin e tyre.

Të pranishmëve ju drejtuan organizatorët: – Edon Duraku – Leonard Ferati – Eleonit Smajli.

Të ftuar ishin edhe Ueli Leuenberger, ish-deputet, Laurence Fehlmann, këshilltare nacionale e PS-së dhe deputeti Gjenevës, Pablo Cruchon.

“Mërgata mbetet me shpresën se vendlindja dhe atdheu nuk do ua mohojë të drejtën për të votuar për zgjedhjet në Kosovë, vendin që aq shumë e duan, derdhën e vazhdojnë të derdhin shumë djersë, për ta ndihmuar në forma të ndryshme, ë sot KQZ-ja pa të drejtë po i mohon si qytetarë të saj”.

Edhe Shoqata “CréAction Genève” ishte pjesë e organizimit të kësaj proteste. Albinfo.ch ka realizuar një intervistë me njërin prej organizatorëve, Edon Duraku.

Z. Edon, cilat janë paknaqësitë e juaja ndaj KQZ-së?

“Ne jemi të pakënaqur në përgjithësi me rrjedhën e deritanishme të procesit zgjedhore si dhe me mënyrën e organizimit të tij nga KQZ. Prej aplikimit deri në procesin e votimit janë shumë pengesa. Së pari nuk ka informim te mjaftueshëm nga ana e KQZ-së mbi procesin e aplikimit dhe të votimit. Ky proces është tepër i ndërlikuar. Këtë e kemi konstatuar për shkak të pyetjeve qe na janë shtruar nga diaspora. Vështirësitë janë të panevojshme, dhe nuk mund të arsyetohen logjikisht.

Shembulli më i mirë për këtë janë thirrjet telefonike me qëllim të verifikimit, proces i cili në fund vetëm shkaktoi huti dhe është tërhequr më në fund nga KQZ-ja.”

Pse edhe sot Diaspora Shqiptare po anashkalohet?

“Diaspora u anashkalua qe 20 vite. Asnjëherë institucionet nuk na kanë konsideruar si pjesë të Kosovës. Kosova nuk ka ndërtuar ura komunikimi dhe bashkëpunimi. Jemi mësuar me anashkalime, por sot nuk i pranojmë sepse jemi të dëshpruar. Ky dëshpërim na ka pru me ngrit zërin për me kundërshtu anashkalimin tonë. Dhe kur e ngrejmë zërin, pushteti na sulmon dhe na ofendon. Diaspora është jashtë logjikës klienteliste në Kosovë. Nuk jemi të kapur dhe pengojmë sepse vota jonë, zëri ynë, sjell ndryshim.”

Organizata “Du me Votu” si e parasheh reagimin e KQZ-së pas këtyre protestave?

“Reagimet e KQZ janë të paparashikueshme. E vetmja gjë që është konstante, është dëshira e tyre për obstruksion të procesit zgjedhor. Vetëm mjetet që i zgjedhin ndryshojnë.”

Protestat kanë të bëjnë me të drejtën e diasporës në përgjithësi pavarësisht bindjeve politike apo e kundërta?

“Tri shoqatat janë apartiake, ju kemi ndihmuar për me apliku dhe me votu gjithë njerëzit me mendime politike të ndryshme. Ne nuk dolëm për hir të një partie në rrugë, por për hir të diasporës.”

Si do të veprohet nëse nuk reflekton KQZ-ja?

“KQZ-ja duhet të mbahet përgjegjëse për shkeljen e të drejtës sonë. Ajo nuk duhet me reflektu, por me vepru. Nese nuk vepron, duhet institucionet tjera me siguru pushtetin e sovranitetit, i cili po cenohet nga KQZ-ja.”

Sa ishte numri i pjesmarësve në protestë?

“Kanë qenë afër 150-200 persona. Me Covid-in dhe me organizimin afatshkurtë, kjo protestë ka qene shumë e suksesshme, sepse diaspora është e bindur që po i mohohet drejta e votës.”

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort