Home Blog Page 5216

Vjen kontingjenti i parë i votave nga diaspora – rreth 3.000

0

Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, gjatë mbledhjes së KQZ-së ka thënë se të shtunën ka arritur kontigjenti i parë me vota nga diaspora.

Ai ka thënë se kanë rreth 3 000 mijë zarfa nga posta e shpejtë.

“Kemi zhvilluar komunikimin me ta për votat me postë, po ashtu edhe përmes postave të shpejta dhe të njëjtën do ta përdorim. Të shtunën i kemi marr diku rreth 3 000 zarfe nga posta e shpejtë dhe ky është kontigjenti i parë. Jemi në fazën e furnzimit dhe shërbimeve për t’i kryer këto aktivitete, jemi në fazën e trajnimit të këshillave të vend votimeve. Janë bërë të gjitha përgatitjet dhe janë shpërndar kabinat e votimit, dhe sipas informacioneve pritet që fletëvotimet të arrijnë të premten në Kosovë shtypja e fletëvotimeve dhe nuk kemi pasur mundësi të shkojmë t’i shohim nga afër për shkak të pandemisë”, tha Ahmetaj,

Ndërsa, anëtari i KQZ-së nga VV-ja, Sami Kurteshi, ka pyetur se si do të veprohet me njerëzit që janë të infektuar me Covid-19.

Ahmetaj ka thënë se përmes shtabeve emergjente do të verifikohen të gjithë personat e ngujuar nga Covid-19.

“E kemi praktikën e zgjedhjeve në Mitrovicë dhe Podujevë ku zyrtarët kanë vepruar me shtabet emergjente dhe tash zyrtarët komunal janë në komunikim në mënyrë që të verifikohen personat me Covid në mënyrë që të kenë edhe ata të drejtën të votojnë”, u shpreh ai.

Ndërsa, shuma për stafin që qëndrojnë në qendrat e votimit nuk ka ndryshuar, ka thënë anëtari i KQZ-së nga LDK-ja, Sami Hamiti.

“Ne kemi analizuar këto projeksione që kanë ardhur nga sekretariati dhe janë shuma që kanë qenë në zgjedhjet e kaluara shumat nuk kanë ndryshuar dhe janë në bazë të projeksionit, pas pastrimit të listës zgjedhore është zvogëluar edhe numri i stafit në vendovitme ku janë 1500 komisioner”, tha Hamiti.

Përkundër që mbledhjet e fundit të KQZ-së ka pasur përplasje ndërmjet anëtarëve të saj, kjo sot nuk u pa.

290 raste me COVID-19 në Kosovë, 25 në Prizren

0
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.388 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 290 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (53 vjeç), Klinë 1 rast (80 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (73 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 62.548 raste nga 252.163 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.526 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 189 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.231 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.791.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 120 raste, Prizren 25 raste, Gjakovë 19 raste, Pejë 19 raste, Podujevë 18 raste, Lipjan 16 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Ferizaj 8 raste, Obiliq 8 raste, Rahovec 8 raste, Vushtrri 7 raste, Gjilan 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Suharekë 4 raste, Kamenicë 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Skenderaj.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

I larguar prej tre ditësh nga shtëpia, 62 vjeçari gjendet i pajetë në breg të detit

0

Një 62 vjeçar është gjetur i pajetë në breg të detit në Spille të Kavajës.Sipas informacioneve, viktima A.S. ishte larguar nga shtëpia që prej datës 5 shkurt.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, paraprakisht dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Fatime Kalimashi, një poete në diasporë që me vargjet dhe zërin e saj po shkrin borën e Alpeve të Zvicrës!

0

Fatime Kalimashi, nje poete tashmë e njohur jo vetëm ne Kosovë por edhe në Zvicër, jeton dhe vepron qe disa vite ne Laussane.  Ajo eshte me origjine nga Ratkoci i Rahovecit me te cilen e zhvilluam nje bisede per gazeten zvicerane ne shqip “Le Canton27.ch” jo vetem si një autore e 7 veprave, poete e mire në diasporë, por edhe si këngëtare e mire, grua dhe nënë e mirë.

  • E nderuar Kallimashi, fillimisht mund te na thuani kur keni filluar te merreni me shkrime dhe cfare ju shtyri ?

May be an image of Fatime Kalimashi and hairFatime Kalimashi: Me krijimtari letrare, gjegjësisht me poezi kam filluar shumë e vogël të merrem, mirëpo rrethanat e atëhershme ma kanë pamundësuar ta gjej veten ashtu siç e ëndërroja. Me kohën u poqën kushtet dhe vendosa te dal edhe me vëllimin e parë me poezi, në vitin 2008, këtu filloj të bëhet ëndrra ime realitet. Kam marr pjesë në shumë takime letrare, në konkurse si këtu në Zvicër por edhe gjithandej ku ka shqiptarë. Së fundmi kam marr dhe çmimin letrar ” Sulejman Krasniqi” në Rahovec. Me përvojën time kam marr dhe çmime në Zvicër në aktivitete të ndryshme.

  • Meqe jeni autore e shtate veprave me poezi mund te ta shpjegoi pak me shume per to dhe cfare ngerthnei ne vragjet e juaj, dhe prej e gjen frymëzimin?

Fatime Kalimashi: Po, kam shkruar dhe botuar deri më sot 7 vëllime poetike. Ato janë: “SHTEGTIMET E SHPIRTIT”, “NË UNIVERSIN E DASHURISË”, “MELODI E DHIMBJES”, “VOYAGE”-në gjuhën frënge, ” ZË I FUQISHËM FAT I STUHISHËM”, “DASHURI E MALL ETJE E PASHUAR”, dhe “VARKA E KUJTIMEVE” Kryesisht në vargjet e mia poetike paraqes shpirtin tim në shumë tematika. Unë nuk e zgjedh temën që e shkruaj, zakonisht ajo që më vjen nga shpirti edhe e vë në letër. Qëllimi im është që përmes poezisë të përqoj mesazh pozitiv tek lexuesi. Zakonisht më frymëzojnë ngjarjet spontane gjatë jetës, më frymëzon dhe një lule por edhe një ferrë, më frymëzon një i moshuar por edhe një i ri, por ajo që më bën më shumë frymëzuese është brendësia e shpirtit tim për të komunikuar me masën e këtë e bëj veç përmes vargjeve të mia.

Poetja Fatime Kallimashi: Vargjet i nisa me rrushin e Prizrenit, sot po i vazhdoj me Skenderbeun e Gjeneves dhe alpet e Zvcires!

  • Hiq nuk e besoj se ne esin e shatte livraave apo 700 poezive e me shume nuk keni shkruar ndonje varg dedikuar Kosovës, Prishitnes apo Prizrenit, dihet duke mos perjashtuar ketu Rahovecin e bukur si rrushi


Fatime Kalimashi: Normal se po, ndryshe nuk dot t’isha bere poete sidomos ne ketu ne diaspore ku na mbyti Nostalgjia për atdheun. Sa i përket dedikimeve në vargjet e mia, ato janë të shumta. Jo vetëm Prizrenit por i kam dedikuar edhe Prishtinës, edhe ve

ndlindjes time Ratkocit, edhe Prekazit edhe të gjitha atyre vendeve që fle e zgjohem

me mallin për Atdheun. Unë mendoj që secili nga ne që e harron vendlindjen ai me siguri e ka harruar edhe emrin e tij apo saj, prandaj nuk e harroj kurrë janë të shumta poezitë që i dedikoj për Atdheun. Nuk po jui dihke jetës. Vargjet i nisa me rrushin e Prizrenit, sot tek Skenderbeu i Gjeneves dhe alpet e Zvcires!

  • Si ia arrine per te gjitha edhe poete, te shrkuash libra, te jeshe  grua e mire, nenë e mire..a len dicka keq n’ket dynja, apo i mungon ndokujt ?

Fatime Kalimashi: Po, jam grua, jam nënë, punoj si të gjithë ata që duan të punojnë dhe të krijojnë një jetë mesatare për të jetuar. E sa i përket kësaj se si i arrij të gjitha këto aktivitete, unë do të thosha një fjali të lexuar: “Ata që duan gjejnë mënyrën, ata që s’duan gjejnë arsyen”, unë dua jam aktive dhe gjej kohë por, në radhë të parë e kam familjen dhe harmoninë me familje, të tjerat sa të mundem i arrij dhe i bëj me shumë dëshirë, pasi që këtu në mërgim aktivitetet janë lodhje por janë edhe një lloj relaksimi kur e kemi parasysh takimet me shqiptarët anëmbanë botës. Kjo ma afron Atdheun më afër.

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Pejë

0

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Prishtinë-Pejë, shkruan Gazeta Blic.
Si pasojë e këtij aksidenti ka patur dëme materiale dhe të lënduar në njerëz.

Në vendngjarje menjëherë ka mbërritur ambulanca e cila u ka dhënë ndihmëm e parë të lënduarve.
Lexues të “Gazeta Blic” kanës jellë fotografi nga vendi i ngjarjes.

Njoftim i rëndësishëm për qytetarët që udhëtojnë nga Gjermania në Kosovë dhe anasjelltas

0

Ambasada e Gjemanisë në Kosovë ka njoftuar qytetarët për udhëzimet që duhet ndjekur gjatë udhëtimit nga Gjermani në Kosovë dhe anasjelltas.

Sipas njoftimit qytetarët të cilët udhëtojnë nga Gjermania në Kosovë dhe anasjelltas janë të detyruar që të testohen para udhëtimit kjo pasi që Gjermania është kategorizuar si rajon me rrezikshmëri më të lartë për COVID-19.

Njoftimi i plotë nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë:

+++ Udhëzime për të gjithë udhëtarët që udhëtojnë nga Gjermania në Kosovë dhe anasjelltas: Detyrim për testim para udhëtimit (të sërishëm) hyrës nga Kosova për në Gjermani +++

+++ Kosova edhe më tej në Gjermani është kategorizuar si rajon me rrezikshmëri të lartë për COVID-19. Me rastin hyrjes në Gjermani – me aeroplan, apo nëpërmjet rrugëve tokësore me autobus ose veturë private – nëse keni qëndruar në një rajon me rrezikshmëri të lartë brenda 10 ditëve të fundit para udhëtimit vlenë:

• DETYRIMI PËR TESTIM: Udhëtarët, të cilët në 10 ditët e fundit para udhëtimit hyrës kanë qëndruar në Kosovë, duhet që para hyrjes në Gjermani të paraqesin një rezultat negativ të testimit për COVID-19, i cili duhet të jetë bërë jo më herët se 48 orë.

• REGJISTRIMI I UDHËTIMIT HYRËS: para udhëtimit ju duhet të regjistroheni në www.einreiseanmeldung.de dhe të mbani me vete një dëshmi të regjistrimit.

• DETYRIMI PËR IZOLIM: Pas hyrjes në Gjermani duhet të vendoseni menjëherë në destinacionit tuaj, aty parimisht t’i nënshtroheni karantinës/vetë-izolimit 10-ditor. Me rëndësi: Detyrimi për izolim nuk mund më të zëvendësohet me një test të bërë para, ose menjëherë pas hyrjes në Gjermani, por mund të shkurtohet vetëm nga një rezultat negativ i një testi COVID-19, i bërë më së heri në ditën e pestë të karantinës (Strategjia dy teste).

• Me rëndësi: Rregullat e izolimit nuk nënkuptojnë heqje, apo zbutje të masave kufizuese të udhëtimit, të kushtëzuara nga COVID-19.

• Aktualisht nënshtetasit e huaj nga vende, të cilat nga ECDC janë kategorizuar si „vende me rrezikshmëri të lartë“, me rastin e udhëtimit në Kosovë duhet të paraqesin një test negativ për COVID-19 (Test PCR, mostra e të cilit është marrë më së shumti 72 orë para udhëtimit). Kjo vlen edhe për udhëtarët nga Gjermania.

• Nënshtetasit kosovarë, pavarësisht vendbanimit, janë të obliguar që para udhëtimit hyrës, të paraqesin një test aktual negativ për COVID-19 (Test PCR, mostra e të cilit është marrë më së shumti 72 orë para udhëtimit), ose t’i nënshtrohen një vetë-izolimi/karantine prej 7 ditor/e.

+++ Ministria e Jashtme Federale edhe më tej paralajmëron shmangien e udhëtimeve jo të domosdoshme në rajonet me rrezikshmëri të lartë. Në qoftë se megjithatë planifikoni të udhëtoni, kujdesuni patjetër, që dokumentet gjermane të udhëtimit, si pasaporta, letërnjoftimi, gjegjësisht titulli i lejeqëndrimit tuaj të kenë vlefshmëri të mjaftueshme, edhe në rast se udhëtimi i juaj kthyes shtyhet pa parashikim. Për shkak të kufizimeve të qarkullimit të klientëve që janë shkaktuar nga pandemia, kërkesat për dhe lëshimi i dokumenteve zëvendësuese të pasaportave të udhëtimit nga ambasada eventualisht mund të zgjasin më shumë se sa zakonisht.

Ju lutem informohuni rreth rregullave të sakta dhe kufizimeve të jetës publike që kanë të bëjnë me pandeminë COVID-19 në republikën federale që është destinacion i juaj.

MPB tregon se kur bëhet ndërrimi i targave që janë KS në RKS

0
DCIM100GOPROGOPR9118.JPG

Ka më shumë se një muaj që prej kohës kur shumë qytetarë të Kosovës nuk po arrijnë të pajisen me targa të automjeteve.

Shumë prej automjeteve të cilat i shohim rrugëve të Kosovës janë me targa ta njohura si ‘Probation’, e që ua pamundësojnë të kalojnë kufirin e të cilat janë vetëm targa të përkohshme.

E gjithë kjo mungesë e targave u bë shkaku i mungesës së kontratës për furnizim me targa të automjeteve.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga Ministria e Punëve të Brendshme, saktësisht Agjencioni i Regjistrimit Civil.

“Për shkak të mungesës së kontratës për furnizim me targa të automjeteve”, u tha shkurt në përgjigjen e MPB-së.

Përpos mungesës në furnizim gjatë ditëve të fundit u raportua për mundësinë e ndërrimit të targave, por në këtë nuk do të përfshihen të gjitha, pasi ndërrimin e targave do të duhet ta bëjnë vetëm pronarët e automjeteve me KS.

Kësisoj nga ky muaj e tutje të gjitha targat e automjeteve në vend do të jenë vetëm RKS.

“Të gjitha targat do të jenë vetëm RKS. Ndërrimi i targave nga KS në RKS do të bëhet sipas vendimit për tarifat”, u tha tutje në përgjigje.

Por furnizimi me targa për të gjithë ata qytetarë që po presin do të fillojë të bëhet brenda një muaji.

Sipas Agjencia për Regjistrim Civil duke qenë se tani është nënshkruar kontrata për furnizim me targa me një operator ekonomik, furnizimi do të bëhet brenda një muaji.

Përpos kësaj, deri më 14 shtator të këtij viti, asnjë automjet i regjistruar në Kosovë nuk do të mund të shihet më me targa KS, pasi që të njëjtat do të zhduken dhe do të zëvendësohen nga targat e njohura si RKS.

Ky ndryshim sipas Agjencia së Regjistrimit Civil po bëhet në kuadër të marrëveshjes së Brukselit, e cila nisi së zbatuari më 14 shtator të vitit 2016 dhe e njëjta parashihet të përfundojë më 14 shtator të këtij viti.

Duhet përkujtuar që numri i automjeteve të cilat janë regjistruar me targa KS pati kaluar shifrën mbi 35 mijë dhe nga 14 shtatori kur kalon regjistrimi i tyre, fillon ndryshimi që ato të shndërrohen në RKS.

Nga MPB u theksua se pronarët e automjeteve të cilët posedojnë targa KS me rastin e vazhdimit të regjistrimit, janë të obliguar që targat KS t’i ndërrojnë me targa RKS, në bazë të procedurave për vazhdimin e regjistrimit të mjetit si dhe duke u bazuar në vendimin e datë 10 janar 2020, për caktimin e tarifave.

Plagoset një 39 vjeçar në lagjen ” Bazhdarhane”

0

Të hënën është plagosur në person me armë zjarri në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit, dhe i cili aktualisht është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit.Rastin për TV Prizrenit e ka konfirmuar Vesel Gashi, zyrtar për informim i DRP në Prizren.“Policia në Prizren në ora 8 e 50 minuta ka marrë informacion se në emergjencë është dërguar një person i plagosur me armë zjarri.

Njësitet policore menjëherë kanë shkuar në emergjencë edhe kanë kuptuar se V.H, viti i lindjes 1982 siç kanë thënë gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë “.

Pas pak, do ju informojmë më detajisht rreth këtij incidenti të rëndë të radhës në Prizren.

 

Limaj në fshtrat e Suharekës: Morëm mbështetje masive, kauza jonë “Me Çlirimtarët” është prezent në çdo familje

0

Kandidati për kryeministër nga Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar fushatën elektorale në Duhël, Greikoc dhe Bllacë, shkruan Gazeta Blic.Në postimin e Nisma Socialdemokrate në Facebook thuhet se në tërë këto fshatra kanë marrë mbështetje masive.Tutje theksohet se kjo mbështetje është mesazh i qartë se kauza e tyre “Me Çlirimtarët” tashmë është prezent në çdo familje të komunë së Suharekës.

“Kjo gatishmëri dhe vullnet i madh që po shohim çdo ditë në takime të ngrohta me bashkëluftëtarë, intelektualë e përkrahës të Nismës kudo nëpër Kosovë, na jep forcë e besim që kauzën tonë, zërin tonë mbrojtës për vlerat kombëtare ta çojmë deri në fitore’Postimi i plotë:Mbështetja masive që morëm mbrëmë në Duhël, Greikoc dhe Bllacë për zgjedhjet e 14 shkurtit, është mesazh i qartë se kauza jonë “Me Çlirimtarët” tashmë është prezent në çdo familje të komunë së Suharekës.


Kjo gatishmëri dhe vullnet i madh që po shohim çdo ditë në takime të ngrohta me bashkëluftëtarë, intelektualë e përkrahës të Nismës kudo nëpër Kosovë, na jep forcë e besim që kauzën tonë, zërin tonë mbrojtës për vlerat kombëtare ta çojmë deri në fitore.Me këtë përkrahje të madhe të Suharekës vlerat kombëtare do t’i mbrojmë më mirë dhe zëri i çlirimtarëve të 121-it do të dëgjohet si kurrë më parë në Parlamentin e Kosovës.
Me Çlirimtarët
VotoNISMA121

Evropa goditet nga stuhi të mëdha bore e reshje shiu

0
Ein Mann mit Atemschutzmaske laeuft im Schnee ueber die Strasse, aufgenommen am Donnerstag, 14. Januar 2021, in Zuerich. (KEYSTONE/Alexandra Wey)

Britania, Gjermania, Franca dhe Holanda, ndër shtetet më të goditura

Shumë shtete evropiane janë duke u përballur me mot të lig. Së fundi, stuhia ‘Darcy’ e quajtur në Mbretërinë e Bashkuar edhe si ‘Bisha nga Lindja 2’ ka mbuluar me dëborë pjesën më të madhe të Anglisë Lindore.

Thuhet se stuhia është shkaktuar nga rryma të ftohta ajri, të cilat vijnë nga Rusia dhe Evropa Lindore.

Shumë udhëtime u ndërprenë, ndërsa disa qendra vaksinimi u detyruan të mbyllen.

“Unë duhej të merrja vaksinën pasdite në 4:30 dhe thjesht rrezikova, sepse moti po keqësohej aq shumë saqë u mendova edhe një herë, por megjithatë vazhdova, duhet të shkoja”, u shpreh Alistair Shaw.

Gjermani

Në Gjermani për shkak të motit të keq gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar me qindra përplasje automjetesh. Policia bëri me dije se 28 persona mbetën të lënduar në rrugët e mbuluara nga akulli.

Shërbimi meteorologjik u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe autoritetet dërguan njerëzit e pastrehë në strehimoret e ngrohta.

“Erë e fortë dhe dëborë, rrugët janë rrjedhimisht të rrëshqitshme. Autoriteti i mirëmbajtjes së autostradës Schüttorf po bën çmos për të mbajtur disi korsitë të pastra. Sidoqoftë, këshillohet të hiqni dorë nga çdo udhëtim nëse nuk janë absolutisht të nevojshme”, u shpreh Boris Kuest, Oficer i Policisë së Autostradës Lingen.

Francë

Franca, nga ana tjetër, është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe përmbytje.

Qindra banorë që jetojnë pranë lumenjve u është dashur të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Në Paris, niveli i lumit lumi Seine vazhdon të rritet dhe statuja Zouave në Pont de l’Alma është tërësisht e zhytur.

Holandë

Edhe Holanda është goditur nga moti i acartë, duke përjetuar një stuhi të rrezikshme, e cila nuk kishte ndodhur për më shumë se një dekadë,

Qeveria u detyrua të anulonte një takim javor për të diskutuar pandeminë e koronavirusit.

Udhëtimet hekurudhore dhe ajrore pothuajse janë pezulluar dhe zyra holandeze e meteorologjisë ngriti alarmin, duke përfshirë në kodin e kuq të gjithë vendin.

E pavarësisht motit të ftohtë, shumë njerëz zgjedhin ta shijojnë në mënyrën e tyre duke sfiduar temperaturat e ulëta.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort