Home Blog Page 5215

Mustafa fyen ata që kritikojnë LDK-në, i quan kanaçe politike

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka fyer kundërshtarët dhe ata që po e kritikojnë partinë e tij në studio televizive.

Ai përmes një postimi në facebook, ka thënë se ata janë të porositur dhe se nuk i njeh kush pos disa portaleve.

Ai ngul këmbë se LDK-ja do të dalë e para në zgjedhjet e 4 shkurtit.

“Ua kemi borxh qytetarëve dhe bizneseve implementimin e programit ekonomik dhe të punësimit; përmbylljen e dialogut me njohje reciproke; vazhdimin e fuqishëm të luftës kundër pandemisë; heqjen e vizave. Dorëzimi para pseudoanalistëve, ‘profesorëve’ nga Kosova e ‘Amerika’ që askush nuk i njeh si të tillë përveç disa portaleve, nuk është veçori e LDK-së. Një armatë e tërë kundërshtarësh nga soje të ndryshme e kanaqe politike është angazhuar t’ua lajë trurin njerëzve të ndershëm në LDK-së dhe jashtë saj”, ka shkruar Mustafa.

Sipas tij, LDK-ja duhet të qeverisë me vendin, kurse opozitë duhet të bëhen ata që sipas tij, të vetmen gjë që dinë të bëjnë është zhurma.

Hoxhaj: Vota për Partinë Demokratike të Kosovës është votë për një qeveri stabile

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj ka mbajtur tubim me veteranët në Ferizaj, ku ka shpalosur Planin e PDK-së për Rimëkëmbje ekonomike, politike dhe kombëtare.Hoxhaj ka theksuar se letra e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden drejtuar presidentit serb, ku i kërkon Serbisë njohjen e Kosovës dëshmon se PDK ka qenë gjithmonë në anën e duhur të historisë, ndërsa të tjerët në anën e gabuar.

“Presidenti serb ka pranuar një letër nga Joe Biden, i cili në mënyrë të qartë përmend pritja, qëllimi dhe zotimi amerikanë se vetëm njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ka pret Amerika prej teje. A e dini çka tregon kjo. Kjo tregon se na çka jemi në PDK, në kundërshtim me ata që janë në garë me neve, e që do t’i lëmë jashtë garës është se ne kemi qenë në anën e drejtë të historisë, të tjerët kanë qenë në anën e gabuar të historisë. Albin Kurti ka kundërshtuar marrëveshjen e Ramubjesë, ai ka kundërshtuan pakon e Ahtisarit, demarkimin me Malin e Zi, ai ka kundërshtuar marrëveshjen e Uashingonit. Pas 20 vjetësh prapa qytetarët e Kosovës duhet ta kuptojnë se për këtë do të votojnë. A do votojnë për dikë që i beson Amerikës, apo për dikë që i beson dikujt tjetër”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj duke theksuar se vota për Partinë Demokratike të Kosovësështë votë për një qeveri stabile, ka thënë se PDK-ja është pengesa e vetme kundër popullizmit në vend.

“Ne jemi diga e vetme kundër popullizimit në vend, krejt partitë tjera po i nënshtrohen vullnetit të dikujt. PDK-ja nuk i nënshtrohet vullnetit të askujt se këto zgjedhje i fitojmë ne. Prandaj këto zgjedhje janë historike, jo vetëm për shkak të faktit se liderët tanë janë në Gjykatë, por edhe për atë se ku do të jetë Kosova me 15 shkurt”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se dhembja për mungesën e Thaçit dhe Veselit që po gjykohen padrejtësisht në Hagë, është shndërruar në mbështetje për PDK-në.

“Unë po e shoh se Ferizaj, sikur Kosova 5 nëntorin e konfirmimit të aktakuzave të presidentit Thaçi dhe kryetarit Veseli, e kanë kthyer nga një moment dhimbje në një moment krenare dhe për PDK-me një rezultat të mbështetjes së madhe dhe masive që do të kenë në 14 shkurt”, ka thënë ai.

Hoxhaj ka shpalosur edhe pjesë të programit të PDK-së për zhvillim ekonomik.

“Ne duam që të zhvillojmë ekonominë që është goditur për shkak të pandemisë. Ne kemi konceptin e qartë se si do t’i ndihmojmë ndërmarrjet e vogla të mesme dhe të mëdha. Të krijojmë vende të reja të punës, në Ferizaj dhe kudo në Kosovë për shkak të pandemisë me një buxhet që do të jetë diku 500 milionë euro dhe do të ndahet çdo ndërmarrje që do të ketë nevojë”, ka thënë ai.

Gjykata e Lartë në Beograd institucionalizon fyerjet ndaj shqiptarëve

0

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka vlerësuar se me vendimin e sotëm është institucionalizuar fyerja ndaj shqiptarëve.

Kamberi ka bërë të ditur të hënën, se Gjykata e Lartë në Beograd ka refuzuar ta shpallë fajtor ministrin e Brendshëm të Serbisë, Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Padia ndaj Vulinit është bërë Këshilli Kombëtar Shqiptar, por Gjykata në Beograd e ka hedhur poshtë si të pabazuar.

“Siç dihet, ish-zëdhënësi i Mira Markoviqit (bashkëshortja e Slobodan Milosheviqit v.j.), sot ministër i Brendshëm i Aleksandër Vuçiqit, përdor vazhdimisht terminologjinë fyese ‘šiptari’ në vend të terminologjisë zyrtare në Serbi: ‘albanci’. Duke e cilësuar padinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar si të pabazuar, Gjykata i ka dhënë tashmë edhe fuqi juridike institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes, mosdurimit dhe ksenofobisë ndaj shqiptarëve në përgjithësi, e atyre në Serbi në veçanti”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Sipas tij, kjo n uk ka ndodhur as në kohën e Slobodan Millosheviqit.

“Në cilësinë e shefit të Grupit Parlamentar ‘Lugina e Bashkuar-SDA Sanxhak’, unë kam filluar ndërmarrjen e veprimeve institucionale në nivel shtetëror dhe ndërkombëtar. Ftoj autoritetet e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të vendeve të rajonit, që të reagojnë ndaj Beogradit për ta ndaluar institucionalizimin tashmë edhe juridik të gjuhës së urrejtjes ndaj minoriteteve në Serbi. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë në Beograd është precedent tepër i rrezikshëm për minoritetet në Serbi, por edhe në tërë Ballkanin Perëndimor”, ka vlerësuar ai.

Në fakt, Vulin në shumë raste ka fyer shqiptarët, madje edhe përmes kanaleve zyrtare, siç është uebsajti i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ku shqiptarëve u është referuar me terma të ndryshëm fyes.

Glauk Konjufca: Me Albinin kryeministër dhe Vjosën presidente!

0

Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon takimet parazgjedhore në nivel vendi për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kandidati për deputet nga VV, Glauk Konjufca sot ishte së bashku me Kurtin dhe Osmanin në Komunën e Kamenicës.

Ai ndau fotografi nga ky tabim, ku shihet numër i madh i simpatizantëve të kësaj partie.

“Për numrin e ndryshimit 127.Me Albinin Kryeministër dhe Vjosën presidente! Në Dardanë #KREJTDHEDREJT!”.

Ish krerët e UÇK-së të enjtën në seancën e tretë para Speciales

0

Të enjtën me fillim nga ora 11:00, do të mbahet konferenca e tretë në lidhje mbi ecurinë e çështjes ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ecuria e çështjes gjyqësore parashihet me rregullën 96-të të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

PZAP dënon partitë politike me mbi 16 mijë euro

0

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur për nëntë ankesa të shkeljeve që janë bërë gjatë fushatës zgjedhore nga subjektet politike. Nga nëntë ankesa, gjashtë nga to janë pranuar si të bazuara.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është dënuar me 10 mijë e 700 euro. Partia Demokratike e Kosovës është dënuar me 2 mijë euro, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës me 4 mijë euro euro.

“Natyra e shkeljeve ka qenë përdorimi i aseteve dhe objekteve publike gjatë fushatës zgjedhore. Vendosja e billbordeve në hapësirat të subjekteve të tjera, përdorimi i personave të mitur gjatë fushatës dhe vendosja e posteve në rrugë publike”, tha Mul Desku, kryesues i Sekretariati të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa.

Ankesat në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) janë dërguar nga organizata “Birn” dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) është institucion i pavarur, përgjegjës për të vendosur për ankesat dhe apelet që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor.

Fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt, zyrtarisht ka filluar më 3 shkurt/REL.

Daut Haradinaj kërkon nga Banka Qendrore t’i dalë në ndihmë gastronomisë

0

Ish-Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, njëherësh edhe kandidat për deputet, Daut Haradinaj së bashku me me zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Tahiri, kanë pasur takim me përfaqësues të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës.

“Së bashku me zëvendëskryeministrin Besnik Tahiri takuam Odën e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, ku biseduam për hallet e gastronomeve gjatë kësaj periudhe. E dimë se janë kohëra tepër të vështira për ta dhe ne edhe njëherë i siguruam për përkrahjen tonë të parezervë!”, ka shkruar ai.

Haradinaj përmes një statusi në Facebook tha se synojnë që Banka Qendrore të japë mundësinë e kredimarrjes për bizneset e gastronomisë.

“Qeveria ta rikthejë taksën në 8%, të zgjatet orari i punës për të paktën edhe 2 orë dhe të lejohet hapja e ahengjeve, me respektim të masave anti-covid”, shkroi Haradinaj.

Postimi i plotë:

Së bashku me zëvendëskryeministrin Besnik Tahiri takuam Odën e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, ku biseduam për hallet e gastronomeve gjatë kësaj periudhe. E dimë se janë kohëra tepër të vështira për ta dhe ne edhe njëherë i siguruam për përkrahjen tonë të parezervë!

Ndër të tjerash, në synojmë që Banka Qendrore të japë mundësinë e kredimarrjes për bizneset e gastronomisë, Qeveria ta rikthejë taksën në 8%, të zgjatet orari i punës për të paktën edhe 2 orë dhe të lejohet hapja e ahengjeve, me respektim të masave anti-covid.

Në të njëjtën kohë u dakorduam që Parlamenti i ardhshëm të vendosë për amnisti ndaj të gjithë atyre që u gjobitën në 12 muajt e fundit. Të gjitha këto kërkesa e kanë mbështetjen tonë të plotë!

Zafir Berisha: Do ta mbështesim biznesin në Kosovë

0

Kandidati për deputet nga rradhët e Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha, sot ka vizituar disa biznese kosovare.

Gjatë kësaj vizite ai ka premtuar mbështetje për bizneset kosovare.

“Bisnesi në Kosovë ka nevojë për mbështetje nga shteti dhe këtë më mirë se Nisma nuk e bënë askushë!”, ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë:

Sot vizitova fabrikën për Përpunim e Pemëve dhe Perimeve JEGE Foods në Prizren e cila bënë edhe Eksport në vende të ndryshme të Europës dhe fabrikën “Galwazing” që mirret me zingimin dhe plastifikimin e metaleve!

Bisnesi në Kosovë ka nevojë për mbështetje nga shteti dhe këtë më mirë se Nisma nuk e bënë askushë!

#MeÇlirimtarët në mbrojtje të vlerave kombëtare!

Sot vizitova fabrikën për Përpunim e Pemëve dhe Perimeve JEGE Foods në Prizren e cila bënë edhe Eksport në vende të…

Posted by Zafir Berisha on E hënë, 8 Shkurt 2021

 HAPËSIRË E SPONZORIZUAR

Arrin në 19 mijë numri i vëzhguesve për zgjedhjet e 14 shkurtit

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar edhe disa vëzhgues shtesë për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në fund të kësaj jave.

Në mbledhjen e radhës së KQZ-së, u bë e ditur se disa nga vëzhguesit janë nga subjektet politike, disa nga media, ambasada, organizata joqeveritare e të tjerë.

Yll Buleshkaj nga Zyra për Certifikimin dhe Regjistrimin e Subjekteve Politike, tha se numri i vëzhguesve deri tani ka arritur 19 mijë, ndërkaq janë duke shikuar edhe rekomandimet për të akredituar edhe disa vëzhgues tjerë.

Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen këtë të dielë, më 14 shkurt.

Hoti: Podujeva bastion i LDK-së, jo i atyre që bastion e kanë vetëm Facebook-un

0

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti deklaroi se Podujeva mbetet bastion i kësaj partie, e jo i atyre që bastion e kanë veç rrjetin social Facebook.

Hoti theksoi se vera po vjen dhe se ditë të mira po vinë për Kosovën.

Ai përsëri ka vazhduar të flas për marrëveshjen e Kosovës të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, duke i atribuuar vetes meritat më të larta.

Postimi i plotë:

Podujeva mbetet bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës!

Vera po vjen. Ditë të mira po vijnë për krejt Kosovën.

Kjo u pa nga lajmet e mira që morëm këto ditë nga Shtëpia e Bardhë. A e keni parë ndonjëherë Amerikën më të angazhuar për Kosovën se në muajt e fundit, kur ne e kemi qeverinë?

Më 31 dhjetor kam nënshkruar Marrëveshjen me ShBA-të; marrëveshje për nxitje të investimeve që sapo ka hyrë në fuqi; njohja nga Izraeli; letra e Bidenit për presidentin Vuçiq ku i kërkon njohjen e Kosovës; përmbyllja e vitit me vendimin historik për misionin paqeruajtës të ushtrisë së Kosovës që i bashkohet ushtrisë amerikane. Ëndërr e bërë realitet nga burrat dhe gratë e këtij vendi.

Llapi është bastion i LDK-së, e jo i atyre që bastion e kanë veç Facebook-un.

Unë ju ftoj, të dashur qytetarë llapjanë, të na jepni besmin tuaj që t’ju shërbejmë me dinjitet dhe integritet.

Podujeva mbetet bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës!

Vera po vjen. Ditë të mira po vijnë për krejt Kosovën….

Posted by Avdullah Hoti on E hënë, 8 Shkurt 2021

 

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort