Home Blog Page 5214

Moti për nesër në Prizren

0

Moti i butë me vranësira dhe reshje shiu parashihet dy ditët e ardhshme në Kosovë.

Sipas Prishtina Weather, temperaturat mbeten mbi vlera mesatare.

Ditën e martë parashihet të kemi mot të butë, me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite me reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale pritet të sillen rreth 4 derisa maksimalet do të arrijnë deri në 12 gradë celsius.

Kurti thotë se mund të përmbledhë fushatën e tij në dy fjalë, drejtësi dhe punësim

0

Kryetari i VV’së, Albin Kurti, ka postuar një video nga makina dhe thotë se të gjithë fushatën e tij parazgjedhore mund ta përmbledhë në dy fjalë.

Ai ka përmendur dy fjalët me të cilat përshkruan fushatën dhe i ka shtjelluar ato.

“Me 2 fjalë mund të përmblidhet kjo fushatë e jona. Na nevojitet drejtësi dhe punësim. Ama jo drejtësi vetëm në gjykata, por drejtësi në përgjithësi dhe jo punë vetëm sa për punësim, por punësim profesional. Qytetarët tanë, posaçërisht ata të brezit të ri, kanë nevojë për jetë të dinjitetshme në vendin e vet. Prandaj kanë rëndësi këto zgjedhje, andaj zgjedhjet e 14 shkurtit janë referendum”, tha ai.

Hoti: Mos ju besoni atyre që dogjën Kuvendin

0

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti, të hënën, kërkoi nga qytetarët e Lipjanit dhe gjithë Kosovës, që mos t’i votojnë ata që dogjën Kuvendin dhe përgjakën policinë tonë, burrat dhe gratë e këtij vendi, të cilët me nderë po i shërbejnë interesave të shtetit dhe qytetarëve.

“Ju jeni dëshmitarë se çfarë janë në gjendje të bëjnë ata për pushtet. Dogjën Kuvendin e Kosovës, tempullin e demokracisë, ndërsa e përgjakën policinë e Kosovës, burrat dhe gratë e këtij vendi që shërbejnë me nderë”, tha Hoti.

Kryeministri në detyrë tha se ata që po vendosin sot shirita të kuq sikur në kohën e komunizmit, i kanë dëmtuar rëndë raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë.

“U dashtë qeveria jonë t’i rikuperoj këto marrëdhënie. Kur morëm drejtimin e qeverisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kishin vendosur sanksione Kosovës, pasi që ishin bllokuar fondet e Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), ushtria amerikane paralajmëronte ikjen nga Kosova, ndërsa trajnimet për FSK-në ishin pezulluar. Për shtate muaj qeverisje, jo vetëm që hoqëm sanksionet, por arritëm që FSK-në ta bëjmë pjesë të Gardës së Iowa-s, për të kontribuar për paqen në botë”, tha kandidati i LDK-së për kryeministër.

Ai tha se përderisa ne po krenohemi me të kaluarën tonë shtetformuese, oponentët tanë politikë po e fshijnë të kaluarën sepse po turpërohen nga të bëmat e tyre kundër shtetit dhe interesave të qytetarët.

“Ata gjithmonë kanë qenë në anën e kundërt të historisë së shtetit dhe demokracisë së Kosovës. Ne krenohemi me historinë tonë politike. Krenohemi me Presidentin Rugova dhe rrugëtimin e tij që po e ndjekim edhe sot, ndërsa oponentët tanë kanë qenë në anën e kundërt të Rugovës dhe të shtetit të Kosovës. Sot ata kanë angazhuar me dhjetëra IT për t’i fshehur nga publiku deklaratat e tyre kundër demokracisë dhe kundër procese që sollën formimin e shtetit të Kosovës”, tha Hoti.

Gjermania, Polonia dhe Suedia dëbojnë diplomatët rusë nga vendet e tyre

0

Gjermania, Polonia dhe Suedia kanë dëbuar disa diplomatë të ambasadave të Rusisë në këto vende, si kundërpërgjigje ndaj Moskës zyrtare, që disa ditë më parë dëboi diplomatët e tyre.

Përmes rrjeteve sociale, tri shtetet njoftuan për dëbimin e diplomatëve rusë, duke i shpallur “persona non-grata”, njofton Al Jazeera të hënën. Numri i të dëbuarve nuk u bë i ditur.

Rusia kishte thënë se diplomatët e vendeve evropiane kishin marrë pjesë në protestën në mbështetje të kritikut Alexey Navalny, kundërshtarit të presidentit Vladimir Putin, por Gjermania, Polonia dhe Suedia, e kundërshtuan këtë.

Sipas këtyre tri shteteve, diplomatët e tyre morën pjesë për të raportuar mbi zhvillimet në mënyrë ligjore.

Ambasada e Britanisë në Kosovë thotë se do të vëzhgojnë numërimin e votave të diasporës

0

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë kanë thënë se do të vazhdojnë t’i monitorojnë nga afër numërimin e votave që vijnë nga diaspora për zgjedhjet në Kosovë.

Kjo do ndodh, sipas tyre për shkak të afatit të shkurt për votat që vijnë jashtë vendit, ka rrezik që jo të gjitha fletëvotimet të arrijnë me kohë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Përmes një njoftimi për media, kjo ambasadë thotë se ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, procesi i votimit jashtë vendit nuk ka qenë i përsosur, megjithëse kësaj here ka numër rekord të aplikuesve.

Po ashtu ambasada thotë se do të vazhdojnë të monitorojnë nga afër procesin e votimit dhe numërimin e votave.

Njoftimi i plotë:

Mbi 100,000 aplikime për regjistrimet e reja të votuesve në diasporë u pranuan nga KQZ-ja. Këto janë numra rekord. Ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, ky proces nuk ka qenë i përsosur. Misionet e mëparshme të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE kanë rekomanduar që ligji të ndryshojë në mënyrë që të lejojë më shumë kohë për proceset parazgjedhore.

Kjo nuk ka ndodhur dhe afati për këto zgjedhje të parakohshme është edhe më i shkurtër se normalisht, duke bërë presion mbi KQZ-në dhe duke krijuar rreziqe që jo të gjitha fletët e votimit nga jashtë shtetit do të arrijnë në kohë.

Ky mision, së bashku me të tjerët, është duke u angazhuar me institucionet përkatëse dhe është i kënaqur që janë bërë aranzhimet e nevojshme që të gjitha fletëvotimet e diasporës që mbërrijnë në kohë të merren në mënyrë të sigurt dhe të numërohen pa ndërhyrje. Ne natyrisht do të vazhdojmë ta monitorojmë nga afër këtë.

Mediumi i Baton Haxhiut paralajmëron publikimin e dosjeve për vrasjen e Komandant Drinit

0

Një dosje ekskluzive, ka paralajmëruar mediumi online ‘Albanian Post’, ta publikojë pas zgjedhjeve në Kosovë.

Portali ‘Albanian Post’, që është projekti i ri medial i gazetarit Baton Haxhiu, ka njoftuar sot se kanë siguruar dosje të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK, për disa nga vrasjet e personaliteteve me të rëndësishëm të pas luftës në Kosovë.

Sipas njoftimit, dosja voluminoze e UNMIK-ut, që e posedon Albanian Post, tregon në detaj se kë po e hetonte UNMIK-u për vrasjen e Xhemail Mustafës, Ekrem Rexhës, atentatin ndaj Fetah Rudit dhe kush janë personat tjerë të implikuar në këto krime që ndodhen menjëherë pas luftës në Kosovë.

“Në një nga dosjet, që mbanë datën e katër nëntorit të vitit 2001, hetuesi i UNMIK-ut tregon se kush po e monitoronte për ta vrarë Xhemail Mustafën dhe me cilin person të rëndësishëm kishin kontakt të vazhdueshëm ata”.

Dosja përmban edhe transkriptat e të përfshirëve që ishin marrë në pyetje për këto vrasje dhe policët e infiltruar, paralajmëron Albanin Post.

Dosja tregon gjithashtu për atentatin ndaj anëtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudit dhe si lidhet një aksident misterioz me tre të vdekur me këtë atentat.

Prapaskenat e të gjitha këtyre rasteve dhe gjithçka tjetër, nga urdhërdhënësit e deri te numrat e armëve të cilat u përdorën për vrasje, gjenden në dosjen thotë njoftimi.

“Ndërveprime të pabesueshme, vrasje, plagosje, telefonata dhe përcjellje misterioze, realizuar paralelisht me zhvillimet politike të kohës. Politikanë brenda një partie politike që thërrisnin për zbardhjen e vrasjeve, derisa në prapaskenë dihej shumë më tepër”.

Publikimin e dosjeve për vrasjet e pasluftës, Albanian Post paralajmëron ta bëjë menjëherë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë.

Publikimin e dosjeve për vrasjet e pasluftës, Albanian Post paralajmëron ta bëjë menjëherë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë

PDK-ja nis tubimin në Drenas me videon kushtuar Thaçit e Veselit

0

Në Korroticë të Drenasit, ka nisur tubimi i Partisë Demokratike të Kosovës, ku janë mbledhur liderë të partisë në krye me kandidatin për kryeministër, Enver Hoxhaj.

Edhe ky tubim i PDK-së ka nisur me videon e njëjtë sikurse ajo që u shfaq të dielën në Ferizaj.

Në video u shfaqen sekuenca të Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Xhevat Elezkurtaj: Riaktivizohet laboratori në QMF-1, testet serologjike do kryhen vetëm në fundjavë

0

Drejtori i QKMF në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, njofton të gjithë pacientët që më herët kanë marrë sherbime në këtë laborator, se nga data 09.02 do t’i rimarrin shërbimet prapë në laboratorin e QMF-1.

“Për shkak të numrit të lartë të qytetarëve dhe tollovisë së madhe në laboratorin qëndror të QKMF-së, jemi të detyruar të fillojmë punën në këtë laborator, ndërsa testet serologjike për Covid-19 që janë bërë në ketë laborator do të bëhen gjatë fundjavëve.”, ka njoftuar drejtori Elezkurtaj.

Rrjeti i Grave të Kosovës përkrah protestën e sotme në Prizren

0

Vrasja dhe dhuna ndaj grave po vazhdojnë të mos marrin dënimin e merituar nga institucionet tona të drejtësisë. Madje, kjo edhe pse janë bërë të gjitha ndryshimet në kornizën ligjore, e së fundi, gjatë vitit 2020 edhe futja e Konventës së Stambollit në Kushtetutën e Kosovës, e cila kërkon dënime meritore për ushtruesit e dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Kosova ende po dështon të ndëshkojë vrasësit e grave. Së fundi, më 3 shkurt 2021, Gjykata Themelore e Prizrenit e dënoi me 15 vjet burgim Ilir Haxhiajn, i cili në vitin 2019 e rrahu dhe e vrau bashkëshorten e tij, Hatije Dinën. Ai u dënua për veprën “lëndim i rëndë trupor”.

Për ta kundërshtuar këtë vendim, dhe për t’i ‘rikujtuar’ Gjykatës Themelore të Prizrenit se ky “lëndim trupor” i mori jetën Hatije Dinës, nën organizimin e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, dhjetra aktivistë protestuan sot me fillim nga ora 12:00, para Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Duke përkrahur këtë protestë, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) vlerëson se klasifikimi dhe dënimi i Ilir Haxhiajt me veprën “Lëndim i Rëndë Trupor” është krejtësisht i padrejtë dhe në kundërshtim me kornizën ligjore në vend.

Presim që zëri i këtyre aktivistëve që protestuan sot, të arrijë te Gjykata e Apelit, në mënyrë që ata ta shpallin të pavlefshëm këtë dënim të dhënë nga Gjykata Themelore në Prizren.

Gjithashtu, RrGK përmes kësaj kumtese njofton se do të monitorojë për së afërmi ecurinë e këtij procesi gjyqësor.

Hoti: Të dielën janë dy opsione; LDK – ndërtuesit e shtetit dhe rrënuesit e shtetit

0

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubimin e saj elektoral në qytetin e Lipjanit.

Kandidati për kryeministër nga ky subjekt, Avdullah Hoti, është shprehur se synojnë që ta vazhdojnë, sipas tij, qeverisjen e mirë me vendin.

“Të dielën janë dy opsione; LDK – ndërtuesit e shtetit të Kosovës dhe opsioni tjetër rrënuesit e shtetit të Kosovës”, është shprehur Hoti.

“Kemi dhënë modelin më të mirë të qeverisjes gjatë kësaj periudhe gjashtëmujore. Kur i shoh ministrat më kujtohen sfidat që kemi pasë, përballjen me pandeminë, buxhetin, sfidat me partnerët tanë ndërkombëtarë. Ky është vetëm fillimi i punëve të mëdha që na presin përpara”.

“Kërkoj besimin tuaj që të dielën t’i thoni jo atyre që kanë djegur Kuvendin, që kanë përgjakur policinë, që kanë dëmtuar relacionet tona me miqtë tanë ndërkombëtarë”.

Hoti ka thënë se për gjashtë muaj të qeverisjes prokuroria s’ka pasur punë në zyrat e qeverisë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort