Home Blog Page 5213

Hoti: Do t’i ndihmojmë zanatçinjtë në mbarë Kosovën!

0

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka takuar gjatë ditës së djeshme orë-ndreqësin nga Rahoveci, Ferat Durguti raporton Gazeta Blic.Hoti theksoi se Durguti është një nga përfituesit e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike.Ai tutje zotohet se do të ndihmojnë zanatçinjtë në mbarë kosovën.

“Unë zotohem se do të jemi shumë të përkushtuar që t’i ndihmojmë zanatçinjtë tanë në mbarë Kosovën!”Postimi i plotë:
Dje vizitova Ferat Durgutin nga Rahoveci, orë-ndreqësin e pasionuar që ka përfituar nga Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike.
Ferati e ka mësuar zanatin nga babai i tij, ashtu si edhe katër nga pesë vëllezërit. Ndreqjen e orëve e kryen në të njëjtin vend si babai, qe shumë dekada tashmë.
Unë zotohem se do të jemi shumë të përkushtuar që t’i ndihmojmë zanatçinjtë tanë në mbarë Kosovën!
#shtetishtet
#ldk132

Kosovarët bashkë me vaksinën do ta marrin edhe “pasaportën COVID-19”

0
DCIM100GOPROGOPR9089.JPG

Gjatë muajit shkurt Kosova pritet t’i marrë 100 mijë vaksina nga skema e njohur si COVAX, e cila para disa ditësh dha vetë njoftimin.Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë, të cilët kanë thënë se dozat e para pritet te shpërndahen në Kosovë në javët e fundit të muajit shkurt, pa treguar ndonjë datë të saktë.Kontingjenti i parë do të përfshijë 100.800 doza të vaksinës së “AstraZenecas”, ndërsa efikasiteti i saj kalon 90-përqindëshin dhe merret në dy doza.

Para disa javësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) kanë hartuar një plan të veprimit për vaksinimin kundër koronavirusit, që do të nisë së zbatuari kur të arrijnë vaksinat e që përfshin kategorinë më të rrezikuar nga COVID-19, që janë persona mbi moshën 65 vjeç dhe punëtorët shëndetësorë.Kosovarët me vaksinë marrin edhe “pasaportën COVID-19”Shumë shtete në Evropë dhe në botë janë duke parë “pasaportën COVID-19” si një mundësi për të kthyer normalitetin, e cila do t’u jepet të gjithë atyre që marrin dy dozat e vaksinës, ndërsa së fundmi Shqipëria ka bërë të ditur se ka nisur lëshimin e këtyre dokumenteve për të gjithë ata që janë vaksinuar.
Edhe Kosova pritet të bëjë të njëjtën, ku bashkë me vaksinimin do të shpërndajnë edhe “pasaportën COVID-19”.Nga Ministria e Shëndetësisë, kanë thënë për “Zërin” se edhe kosovarët do të pajisen me dëshmi të tilla pasi të marrin dy dozat e vaksinës.“Sipas Planit të imunizimit kundër COVID-19, secili person që vaksinohet do të pajiset me kartonin ose qysh do që të quhet, për të dëshmuar se i ka marrë të dy dozat e vaksinës kundër COVID-19”, kanë thënë për “Zërin” nga Ministria e Shëndetësisë.Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ditë më parë ka deklaruar se Kosova pritet t’i kthehet normalitetit gjatë kësaj vere, ndërsa vendi ynë është ndër të paktët në Evropë që nuk ka nisur akoma vaksinimin kundër COVID-19.“Vaksina po vjen, prioritet i vaksinimit do të jetë personeli shëndetësor dhe shpresojmë së në qershor dhe korrik t’i kthehemi normalitetit në vend”, deklaroi Zemaj në fillim të muajit shkurt.Kujtojmë se Kosova që nga marsi i vitit të kaluar ka regjistruar 62.548 raste pozitive me COVID-19 dhe 1526 raste të vdekjes.

Turqia eksportoi 70 milionë lule në prag të Shën Valentinit

0

Prodhuesit turq të luleve, në prag të 14 Shkurtit, Ditës së të Dashuruarve, kanë eksportuar 70 milionë lule në 22 vende, përfshirë Holandën, Britaninë, Gjermaninë dhe Rumaninë.

Ismail Yilmaz, kreu i Shoqatës së Eksportuesve të Bimëve dhe Produkteve Dekorative, tha se këtë vit u regjistrua një rritje e ndjeshme e eksportit të luleve, shkruan Anadolu, transmeton Klan Kosova.

“Pavarësisht pandemisë, ne kemi dërguar 70 milionë lule në 22 vende, në vlerë prej afërsisht 7 milionë dollarëve. Kjo shifër ishte 6 milionë dollarë me 60 milionë lule vitin e kaluar”, tha ai.

Trëndafili i kuq dhe karafilat janë lulet e njohura, por Turqia kryesisht eksportoi karafil për shkak të nevojës në tregjet e brendshme, shtoi Yılmaz.

Tregu më i madh turk i luleve është Holanda, ndërsa vijon Britania, Gjermania, Rumania dhe Ukraina.

Haradinaj nis ditën duke pirë kafe me nënën

0

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka nisur ditën duke publikuar një fotografi me nënën e tij.

Haradinaj pak minuta më parë ka publikuar një fotografi me nënën e tij ku shihen duke pirë kafen e mëngjesit së bashku, transmeton Klan Kosova

“Mirëmëngjesi”, është mbishkrimi që Haradinaj ka vendosur karshi fotografisë

Kalojnë “kufirin”, tanket turke alarmojnë Greqinë

0

Forcat e Armatosura turke kanë kryer një stërvitje të gjerë ditët e fundit në kufi me Greqinë duke futur në lëvizje një numër të madh tankesh.

Ushtria turke ka publikuar pamje të momentit të ngritjes së një ure të lëvizshme në kohë rekord dhe kalimin sipër saj të disa tankeve të rëndë.

Kjo lëvizje ka sjellë edhe reagime nga pala greke, e cila e quan këtë një provokim në një kohë kur tensioned mes dy vendeve janë në një pike kulminante.

Sipas asaj që shkruan gazeta greke “Protothema”, nga njëra anë, Turqia deklaron publikisht se kërkon dialog dhe pajtim me Greqinë, dhe nga ana tjetër kryen stërvitje ushtarake duke kapërcyer “kufirin” mes dy vendeve, lumin Evros.

Lumi Evros, kufiri natyror i Greqisë – Turqisë, është më pak se 50 km nga vendi ku u zhvilluan stërvitjet e ushtrisë turke.

Stërvitja në fjalë u zhvillua në datat 02-05 Shkurt 2021 me pjesëmarrjen e trupave të Forcave tona Tokësore dhe atyre Detare turke.

Sondazhi i PIPOS: VV 45 deputetë, PDK 25, LDK 21, AAK 9

0

Sondazhi final i kryer këtë javë nga PiPOS rreth asaj se kënd do të votojnë qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 14 shkurt ka nxjerrë si fituese Lëvizjen Vetëvendosje me 40.95 për qind, e pasuar nga Partia Demokratike me 22.3 për qind dhe e treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 19.3 për qind, AAK 7.8 me për qind dhe Nisma Socialdemokrate 3.15 me për qind.

Drejtori i këtij instituti Fisnik Halimi, në Rubikon ka prezantuar edhe renditjen sipas ulëseve që besohet se do ta kenë partitë politike.

Sipas gjetjeve Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 45 deputetë, PDK 25, LDK 21, AAK 9 deputetë dhe komunitetet do të jenë të prezantuara me 20 deputetë në parlament.

Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt dhe të gjitha partitë kanë filluar fushatat e tyre.

Fushata zgjedhore ka filluar zyrtarisht me 3 shkurt, ndërkohë që partitë kishin filluar tubimet më herët.

Tubimet po mbahen përkundër paralajmërimeve për rrezikun e pandemisë.

Pfizer ka rritur prodhimin e vaksinave kundër COVID-19

0

Efikasitetet dhe azhurnimet në procesin e prodhimit kanë ndihmuar prodhuesin e vaksinave Pfizer të dyfishojë prodhimin e vaksinave kundër koronavirusit në muajin e kaluar.

Ndërsa kompania nuk dha ndonjë shifër prodhimi për të mbështetur vlerësimin, zëdhënësja Amy Rose tha se Pfizer pret që prodhimit të rritet, shkruan CNN. transmeton Klan Kosova.

Prodhimi i materialit gjenetik që formon bazën e vaksinës fillimisht zgjati 16 ditë, por së shpejti do të marrë vetëm nëntë deri në 10 ditë, thuhet nga Pfizer.

Drejtori i Pfizer, Albert Bourla, tha javën e kaluar kompania pret që të shpërndajë 200 milionë doza të vaksinës në Shtetet e Bashkuara deri në fund të majit.

Të infektuarit me koronavirus do kenë mundësi të votojnë përmes ekipeve mobile të KQZ

0

Vendi është në fushatë zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes ekipeve mobile do tu mundësojë qytetarëve të Kosovës të cilët janë të infektuar me COVID-19, që të votojnë në ditën e zgjedhjeve.Përmes një videoje të publikuar në Facebook, KQZ-ja ka shpjeguar procedurën që duhet të ndjekin të infektuarit të cilët shprehin vullnetin që të votojnë.

Në videon e KQZ-së tregohet se personat e vetizoluar nuk ka nevojë të regjistrohen pasi që KQZ do shkojë vet tek ta për tu mundësuar votimin.

Përveç se duhet të respektohen masat antiCOVID, duhet që gjatë votimit të ruhet edhe fshehtësia e votës, për çka KQZ-ja këtyre votuesve do tu ofrojë një zarf në të cilin këta votues duhet ta vendosin fletëvotimin.Për çdo informacion shtesë, mund të kontaktoni linjën ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555.

Temperaturat për ditën e sotme

0

Java e dytë e muajit shkurt do të vijoj me kushte të ndryshueshme atmosferike, njofton IHK.Parashihet të ketë diell shi erë dhe borë. Deri ditën e enjte parashihet mot i ndryshueshëm dhe herë-herë me reshje shiu duke mos i përjashtuar edhe intervalet me diell.

Nga dita e premte vendi ynë do të ndikohet nga masat e ftohta të ajrit të cilat do të krijojnë kushte që gjatë vikendit të sjellin reshje bore ndonëse të intensitetit të dobët, por që parashihet të ketë rënje të theksuar në fushat termike.
Temperatura minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme do të lëvizin ndërmjet -3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-12m/s, ndërsa në pjesën veriore të Dukagjinit shpejtësia maksimale e ajrit mund të arrijë deri 18m/s.Kjo situatë e ndryshueshme meteorologjike do të ndikoj pozitivisht në cilësinë e ajrit. Gjatë vikendit pos reshjeve do të ketë edhe ngrica dhe apelohet që ngasësit e automjeteve të kenë kujdes në rrugë.

Limaj: Jam krenar për gjurmët që kam lënë në ndërtimin e Kosovës

0

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se ai derisa ka qenë ministër i Infrastrukturës, ka kontribuar jashtëzakonisht për ndërtimin e Kosovës.

Ai tha se kanë ndërtuar autostrada, rrugë dhe shumë pjesë tjera të infrastrukturës që ende sot janë aktuale.

“Kemi ndërtuar autostrada, hyrjet në Prishtinë… E kemi bërë zgjerimin e rrugëve në drejtim të Aeroportit, duke e nxjerrë këtë aset nga izolimi. E kemi ndërtuar autostradën e Kombit dhe e kemi projektuar autostradën ‘Arbën Xhaferi’”, tha Limaj.

Sipas tij, me projektin e tij për koncensionimin e Aeroportit “Adem Jashari”, Kosova përfiton 400 milionë euro dhe ai aset prap i mbetet Kosovës.

“Oponentët kritikojnë ata që punojnë dhe këtë ose e bëjnë nga xhelozia ose nga lakmia. Këtë e bëjnë sepse vetë nuk kanë bërë asgjë. Jam krenar për gjurmët që kam lënë si pjesë e këtyre projekteve.E kemi transformuar infrastrukturën në Republikën e Kosovës. Po të isha unë sot do të ishin të përfunduar edhe autostradat në drejtim të Pejës dhe Mitrovicës. Që 10 vjet kanë mbet ashtu siç i kam lënë”, ka thënë Limaj. /RTKLive/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort