Home Blog Page 5212

Ish kryetari i Suharekës, Asllanaj, lirohet përfundimisht nga akuza për keqpërdorim të pozitës zyrtare

0

Ish-kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, ish-drejtori i Arsimit në këtë komunë, Sherif Berisha dhe ish-drejtori i shkollës “Bajram Curri”, Milazim Hajdari, janë liruar përfundimisht nga akuza për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Kjo pasi që Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin lirues të Gjykatës Themelore në Prizren, të shpallur më 12 dhjetor të vitit 2019.Në aktgjykimin e Apelit thuhet se sipas vlerësimit të kësaj gjykate, nuk qëndrojnë pretendimet ankimore të Prokurorisë Themelore në Prizren, se aktgjykimi i ankimuar përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, pasi i njëjti është i qartë dhe konkret, përmban arsye të mjaftueshme për të gjitha faktet relevante në këtë çështje penalo-juridike.Sipas gjykatës së shkallës së dytë, Gjykata Themelore në Prizren në mënyrë të drejtë dhe të plotë ka vërtetuar të gjitha faktet vendimtare në këtë rast.

“Qasja ndaj fakteve vendimtare përveç që ka qenë e drejtë, objektive dhe e ligjshme, po ashtu ka mbështetje edhe në provat e administruara në shqyrtimin gjyqësor, prandaj nuk qëndron pretendimi ankimor se të njëjtat nuk kanë mbështetje në deponimet e dëshmitarëve në shkresat e lëndës. Sipas vlerësimit të kësaj gjykate konkludimi i gjykatës së shkallës së parë se me provat e administruara në shqyrtimin gjyqësor nuk është provuar se të akuzuarit, kanë ndërmarrë veprime inkriminues në drejtim të veprës penale-keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par. 1 të KPK,, secili veç e veç, është i ligjshëm dhe i drejtë”, thuhet në vendim.Sipas Apelit, nuk qëndron as pretendimi ankimor se dispozitivi i aktgjykimit të ankimuar është kundërthënës me arsyet dhe provat tjera që gjinden në shkresat e lëndës, duke pasur parasysh faktin se në dispozitiv të aktgjykimit të ankimuar gjykata e shkallës së parë, duke iu referuar dispozitave përkatëse ligjore, të akuzuarit i ka liruar nga aktakuza për veprën penale për të cilën janë akuzuar dhe për këtë ka dhënë arsyet e duhura faktike dhe juridike.Ndërsa në lidhje me pretendimet për mos vërtetim të gjendjes faktike, Apeli ka gjetur se gjykata e shkallës së parë e ka vërtetuar nga provat e administruara në shqyrtimin gjyqësor, ku përfshihen deklaratat e dëshmitarëve, super ekspertiza dhe provat e tjera, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Nga shikimi i aktgjykimit të ankimuar rezulton se gjykata e shkallës së parë paraqet përmbajtjen e secilës provë veç e veç, pastaj bën vlerësimin e tyre dhe në fund pas vlerësimit të mbrojtjes të të akuzuarve në raport me ato prova paraqet gjetjet e saj përkitazi me veprimet e të akuzuarve dhe konkludimin se a paraqesin ato veprime elementet e veprës penale për të cilën ata, secili veç e veç, ishin akuzuar”, thuhet në vendimin e shkallës së dytë.Tutje, Gjykata e Apelit vlerëson se nuk ka dëm të shkaktuar nga ana e Sali Asllanajt, Sherif Berishës dhe Milazim Hajdarit, ashtu siç i ngarkonte aktakuza.

“Nuk janë kontestuese veprimet që janë ndërmarrë nga të akuzuarit, por me asnjë provë dhe asnjë rrethanë nuk është vërtetuar elementi i dashjes për të rënë ndesh me ligjin, gjë që për këto vepra penale është e domosdoshme të jetë dashja direkte dhe qëllimi për të përfituar çfarëdo pasurie për vete apo për personin tjetër apo që ti shkaktojë dëm personit tjetër”, thuhet në aktgjykim.Ndryshe, me aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur më 22 tetor 2018, Sali Asllanaj akuzohej se prej 1 shtatorit 2014 e deri më 27 nëntor 2014, në cilësi të personit zyrtar, kryetar i Komunës së Suharekës, duke e shfrytëzuar pozitën zyrtare, i tejkalon kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër, njëkohësisht duke i shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, Asllanaj, si kryetar i Komunës së Suharekës, pa procedurë të tenderimit, nënshkruan marrëveshjen për mirëkuptim dhe bashkëfinancim ndërmjet Komunës së Suharekës dhe OJQ-së “Kosovo Hope” për projektin “Transporti i nxënësve”, duke shkelur Ligjin e Prokurimit Publik, Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike, si dhe Rregulloren financiare, me ç’rast i shkakton dëm buxhetit të Kosovës në shumën totale prej 10,556.00 euro.Me këtë, ai akuzohej se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Kurse, Sherif Berisha akuzohej se prej 16 shtatorit 2014 e deri më 27 nëntor 2014, në cilësi të personit zyrtar-drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Suharekë, duke keqpërdorur detyrat e tij zyrtare, lejon që drejtori i shkollës fillore “Bajram Curri” në fshatin Nishor të Suharekës, Milazim Hajdari, të lëshojë raporte për bartjen e nxënësve në periudhën nga 16 shtatori deri më 27 nëntor, operatorit ekonomik “Saba Tours”, gjoja se ky operator ka kryer shërbimin e transportit të nxënësve.

Në aktakuzë thuhej se i njëjti, në periudhën e njëjtë kohore, ka lëshuar edhe tri raporte operatorit “Shqiproni Tours”, duke i shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerën e 6,572 euro, ngase kjo shumë i ishte paguar operatorit “Saba Group” për shërbimin që nuk e kishte kryer.Po ashtu, sipas aktakuzës, Berisha i kishte shkaktuar dëm buxhetit të shtetit rreth 4,000 euro, ngase si përgjegjës për menaxhimin e projektit, nuk i kishte kërkuar mjetet të cilat nuk ishin shpenzuar nga pjesa e investimeve të përgjithshme marrëveshjen për mirëkuptim dhe bashkëfinancim ndërmjet Komunës së Suharekës dhe OJQ-së “Kosovo Hope”.

Me këtë, akuzohej se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nai ga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Ndërsa, Milazim Hajdari akuzohej se në cilësi të drejtorit të shkollës fillore “Bajram Curri” në fshatin Nishor të Komunës së Suharekës, i tejkalon kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit, si dhe duke përpiluar raporte për bartjen e nxënësve operatorëve të ndryshëm, me anë të së cilës shkel ligjin mbi detyrat e tij.Sipas organit të akuzës, dëmin që ia shkakton buxhetit të Republikës së Kosovës, kap vlerën e 6,572 euro.Me këtë, ai akuzohej se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

KQZ-ja angazhon 416 persona për t’u mundësuar votimin qytetarëve të prekur nga COVID-19

0

Në ditën e zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të angazhojë 104 ekipe mobile, të cilat do të shkojnë në shtëpitë dhe banesat e qytetarëve me të drejtë vote, të cilët për shkak se janë të prekur nga Covidi-19 nuk do të mundet të shkojnë në vendvotimin e tyre.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka shpjeguar se secili ekip do të përbëhet nga 4 anëtarë, tre prej të cilëve janë përfaqësues të subjekteve politike, ndërsa anëtari i katërt do të jetë zyrtar shëndetësor.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë ditës së diel, do të angazhojë gjithsej 104 ekipe mobile, pra të cilat do të dalin në terren, do të shkojnë në adresat e qytetarëve me të drejtë vote, por të cilët fatkeqësisht janë të infektuar me COVID-19 dhe që nuk do të mund të shkojnë në vendvotimin e tyre për shkak të masës kufizuese, sepse pra duhet të qëndrojnë në karantinë shtëpiake. Pra, janë gjithsej 104 ekipe lëvizëse që do të shkojnë nga njëra adresë në tjetrën dhe secila prej tyre përbëhet nga 4 anëtarë”.

“Numri i përgjithshëm i personave që përbëjnë ekipet mobile janë 416, të cilët gjatë ditës së zgjedhjeve do të angazhohen vetëm për realizimin e votimit për këtë kategori të votuesve. Secili ekip mobil përbëhet nga 4 anëtarë, 3 do të jenë përfaqësues të subjekteve politike, ndërsa anëtari i katërt është zyrtar shëndetësor me qëllim të këshillimit profesional të këtyre ekipeve të KQZ-së”, tha Elezi për EO.

Elezi ka thënë se është obligim kushtetues i KQZ-së që edhe këtyre qytetarëve t’u krijohet mundësia për të votuar, pavarësisht rrethanës që ndodhen.“Natyrisht se ne jemi të vetëdijshëm se ajo çfarë është me rëndësi për këta qytetarë është shëndeti dhe sigurisht se KQZ-ja uron që ta kalojnë sa më lehtë këtë sfidë, por është edhe obligim kushtetues i KQZ-së për t’u ofruar mundësinë këtyre qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar në ditën e zgjedhjeve”, u shpreh Elezi.

Më tej, ai ka bërë të ditur se këta qytetarë do të kontaktohen përmes telefonit për t’u treguar lidhur me shërbimin që e ofron KQZ-ja dhe pastaj është në vullnetin e tyre për të marrë pjesë në votim përmes ekipeve mobile.“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet shëndetësore që merren me menaxhimin e pandemisë. Jemi duke pranuar listat zyrtare nga ta dhe qytetarët të cilët kanë të drejtë vote po i kontaktojmë përmes telefonit dhe po u bëjmë të ditur për shërbimin që ofron KQZ-ja, pra për t’u mundësuar votimin atyre përmes ekipeve mobile në shtëpitë e tyre. Natyrisht se është në vullnetin e tyre që të pranojnë ose jo të marrin pjesë në procesin zgjedhor”, tha Elezi.

Dosjet për kompenzimin e dëmeve të luftës dorëzohen në Kushtetuese

0

Organizata Jo Qeveritare “Ngritja e Zërit”, ka dorëzuar për herë të nëntë dosjet e radhës në Gjykatën Kushtetuese rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë së aktit juridik të Gjykatës Supreme, me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës.

Drejtori i kësaj organizate Jahir Bejta, tha se tash e sa vjet gjykatat nuk po shqyrtojnë paditë për kompensim dëmeve të luftës me arsyetimin që nuk janë kompetente.Por që sipas tij, kjo nuk qëndron, ngase krimet e kryera gjatë luftës së fundit kanë ndodhur në territorin e Kosovës.

“Sot për herë të nëntë jemi dukeni dorëzuar dosjet për vlerësimin e kushtetutshmërisë të aktvendimit të Gjykatës Supreme”.“I kisha pyetur pretendentët për kryetar të shtetit dhe kryeministër i preferoj që krimet e luftës t’i përfshijnë në programet e tyre politike. Deri me tani kemi dorëzuar 120 dosje, ndërsa gjatë ditës së sotme vetëm tre”.Ai ka thënë se kjo nuk do të jetë hera e fundit që do të dorëzojnë dosje derisa të marrin një përgjigje pozitive/EO

Murat Jasharit në rastin “Syri Popullit” i shqiptohet masa e detyrueshme e trajtimit psikiatrik

0

Departamenti special i Gjykatës Themelore i ka shqiptuar masën e detyrueshme të trajtimit psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, Murat Jasharit në rastin “Syri Popullit”.

Por për dallim prej vendimit të parë ku trupi gjykues kishte marrë vendim që Murat Jashari të qëndronte për trajtim për 10 vjet, kësaj radhe masa e trajtimit psikiatrik do të vazhdojë bazuar në rekomandimet e ekspertëve të institutit.

Kryetari i trupit gjykues Musa Kongjeli ka thënë se për shkak të gjendjes shëndetësore të Jasharit gjykata e ka trajtuar me prioritet këtë lëndë derisa procedura po zhvillohet ndaras ndaj Avni Llumnicës, Sadri Ramabajës e Bajrush Konjushës.

Gjykata ka thënë se do të njoftohet çdo 6 muaj për gjendjen shëndetësore të Jasharit dhe se është në dijeni që atij disa here i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Ndërsa avokati e tij Fehmie Gashi Bytyçi ka thënë se disa here ajo është dashur t’i sigurojë barnat për klientin e tij pasi që ka pasur mungesë te barnave me të cilat ai po trajtohet.

Murat Jashari akuzohet për tentim vrasje te rëndë na tentativa ndaj Azem Vllasit dhe mbajtje në pronësi të armës.

Avdyli: Më 14 shkurt, populli ta dërgojë Isa Mustafën në pension

0

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka vazhduar betejën me kryetarin e ish-partisë së tij, Isa Mustafën. Në një reagim në Facebook, kandidati për deputet nga lista VV-“Vjosa”, ka thënë se në zgjedhjet e 14 shkurtit “votuesi i LDK-së ka shans ta dërgojë në pension Isa Mustafën”.Një ditë pasi Mustafa fyeu kundërshtarët dhe ata që kritikuan partinë e tij në studio televizive, Avdyli i është kundërvënë Mustafës duke e quajtur “politikan të papërgjegjshëm, intrigant, shpifës, manipulator, tinëazar, e jolegjitim”.

“Ku është Isa Mustafa. Ai tani rri i qetë diku, pa qarë kokën, derisa të tjerë kërkojnë votën për të. Ai s’është në lista për deputetë, por më 15 shkurt ai dhe një grup pa legjitimitet, ka rrezik prapë ta marrin në dorë fatin e një populli të tërë, siç e morën në vitin 2019 duke torturuar një opinion të tërë me negociata pa fund për postin për President për vete. Prandaj më 14 shkurt duhet të dalim #KREJTdheDREJT në zgjedhje për ta shpëtuar Kosovën nga ky politikan që fatin e vendit e rrezikon për interesa puro personale. Më 14 shkurt pas 40 vite karrierë votuesi i LDK-së ka shans me votë të dërgojë z. Mustafa në pension, duke mos lënë Kosovën e ngulfatur nga ai. S’ka dyshim që në mes 110 kandidatëve në LDK njoh plot djem e vajza të mira që meritojnë votën por me 15 shkurt ata që mund të zgjidhen s’vendosin asgjë as për koalicionet, as politika e mëdha për vendin. Vendos Isa me një grup të panjohur, krejt bazuar në interesa të tyre grupore”, ka shkruar Avdyli.

“Prandaj VOTA masive për ndryshim, krijon premisa për shpëtimin e LDK-së, por mbi të gjitha Kosovës nga politikanë të papërgjegjshëm, intrigant, shpifës manipulator, tinëzar, e jolegjitim si Isa Mustafa. Vota masive #KrejtdheDrejt127 është parakusht për QEVERI STABILE reformuese e zhvillimore, para një destabiliteti institucionale e politik, për teke të një njeriu që karrierën është dashtë ta mbyllë në vitin 1989 kur populli Kosovës shkeu librezat e Lidhjes komuniste e jo në vitin 2021 kur Kosova ballafaqohet me shumë sfida. Kosova si ka borxh atij as askujt, po ai i ka borxh shumë qytetarëve brenda dhe jashtë i cili gëzoi tërë privilegjet nga vitet 80, pastaj në vitet 90 duke menaxhuar 3%, duke mbajt tërë pozitat e duke humbur të tëra në zgjedhje. Ai ka përgjegjësi direkte që mbajti në pushtet disa parti tjera që ishin përgjegjëse për keqqeverisje e zhvatje”, ka vazhduar Avdyli teksa ka shtuar që populli “ka kohë edhe pesë ditë për të vendosur për një Kuvend e Qeveri stabile që s’varet nga ambiciet e sëmura nga politikanë të së kaluarës”.

Një vend i lirë pune në Prizren

0
bakery worker with a basket of bread in his hand

Ndërmarrja Tregtare “Fati”, e cila gjendet përballë tranzitit në Arbanë, kërkon të punësoj një mirëmbajtëse (pastruese).

Përparsi kanë të gjithë të interesuarat që jetojnë në afërsi të lagjes “Arbana” dhe që shprehin interesim për punë afatgjate.

Për çdo informacion shtes, mund të kontaktoni në nr telefoni: 044 349 648

Vendet e varfëra nuk kanë teste për njerëzit ndërsa Koresa e Jugut teston qentë dhe macet për Covid

0

Shumë vende të varfra të botës përballen me mungesë testesh covid, por ky nuk është rasti i Koresë së Jugut.Të gjitha macet dhe qentë që mbahen në shtëpi në kryeqytetin e Koresë së Jugut do të testohen për Covid-19.

Testimet do të bëhen nëse kafshët shtëpiake do të shfaqin simptoma të Covid.Ky vendim i autoriteteve shëndetësore vjen pak javë pasi një mace rezultoi me Covid, pas testimit të kryer sepse pronarët e saj kishin shfaqur simptoma.

Deri tani mësohet se vetëm kafshët shtëpiake të cilat shfaqin simptoma si ethe ose vështirësi në frymëmarrje, kur kanë pasur kontakte me njerëz që janë testuar pozitiv.Po ashtu nëse kafsha shtëpia rezulton pozitive do duhet që të kryejë karantinën e plotë njësoj si njerëzit që të kufizuar përhapjen e virusit.Karantina për kafshët do të kryhet në shtëpi, dhe nuk do lejohet që ajo të dalë, por nëse pronarët e saj janë të shtruar në spital macet apo qentë do të merren nga autoritetet për t’u izoluar në qendra të veçanta dhe të mbikëqyrur nga mjekët./Faxweb/

Kokainë me logon “koronavirus”, arrestohet shqiptari në Itali

0

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike.Shqiptari është kapur në Varese me 55 kg kokainë. Fillimisht policia ka dyshuar pasi ai po lëvizte në një zonë që ishte në izolim.

Policia e ka ndjekur shqiptarin dhe pasi e kanë ndaluar efektivët kontrolluan automjetin dhe gjetën tre çanta të mbushura me pako të mbështjella të cilat përmbanin pluhur të bardhë.

Pluhuri rezultoi të ishte kokainë, e ndarë në pesëdhjetë pako. Logoja e “koronavirusit” ishte shtypur në pako, me një karikaturë që përshkruante molekulën e virusit./lapsi.al

BE dakordësohet me Pfizer për 300 milionë doza të tjera të vaksinës

0

Bashkimi Evropian ka rënë dakord me Pfizer dhe BioNTech për të shpërndarë 300 milionë doza shtesë të vaksinës së tyre COVID-19, tha sot një zëdhënës i Komisionit Evropian.

BE siguroi 300 milionë doza të vaksinës Pfizer në nëntor të vitit të kaluar dhe njoftoi një marrëveshje paraprake për 300 milionë doza të tjera më 8 janar, e cila parashikon mundësinë e diskutimit të kushteve të kontratës së re.“Komisioni miratoi një marrëveshje të re sot,” i tha një zëdhënës Reuters.

Zyrtari i përfshirë në bisedimet me Pfizer tha se sipas marrëveshjes së re, vendet e BE-së kanë porositur tashmë 200 milionë doza që do të dorëzohen këtë vit, ndërsa bisedimet mbi afatet për 100 milionë dozat e tjera janë ende në proces.“Bisedimet me Komisionin Evropian janë duke u zhvilluar,” tha një zëdhënës i Pfizer për Reuters, ndërsa një zëdhënës i BioNTech nuk pranoi të komentonte./Top Channel/

Avokati i Popullit reagon për tubimet partiake: Po rrezikohet jeta e qytetarëve

0

Avokati i Popullit ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me zbatimin selektiv të masave të qeverisë për parandalimin e pandemisë COVID-19, gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme 2021.Avokati i Popullit përmes një reagimi për media ka theksuar se ka vërejtur se që nga fillimi i fushatës parazgjedhore nuk janë respektuar masat antiCOVID nga ana e partive politike ndërsa në anën tjetër institucionet që kanë për obligim t’i zbatojnë këto masa nuk kanë reaguar.

“Ky është një standard i dyfishtë që nuk mund të tolerohet dhe cenon barazinë e qytetarëve para ligjit. Përveç kësaj, Avokati i Popullit shpreh shqetësimin e tij për rrezikimin e jetëve të qytetarëve për mos respektim të masave. Avokati i Popullit edhe njëherë rithekson obligimin që kanë të gjitha institucionet dhe partitë politike që të respektojnë masat për parandalimin e pandemisë ndërsa fton autoritetet kompetente që të ndërmarrin veprime konkrete për respektimin e këtyre masave nga subjektet politike“, thuhet në reagim.

Avokati i Popullit më tej ka theksuar se bazuar në ankesat që ka pranuar nga qytetarët që ndërlidhen me procesin zgjedhor e që kryesisht kanë të bëjnë me verifikimin e aplikacioneve jashtë vendit, vështirësitë për shkarkim të formularëve të fletëvotimeve nga ëeb faqja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), mos përfshirja e qytetarëve me të drejtë vote në listën e votuesve, si dhe mospranimi përmes emailit të ankesave nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
“Po ashtu, kërkesë e veçantë e votuesve jashtë vendit ka qenë mundësia që të shtyhet afati për pranimin e votave të dërguara me postë. Lidhur me këto ankesa, Avokati i Popullit i bënë thirrje KQZ-së ti shqyrtojë ato me qëllim që askush të mos privohet nga e drejta për të votuar.

Për krejt këto shqetësime e me qëllim të përmbushjes së mandatit kushtetues, Avokati i Popullit është mobilizuar që të monitorojë procesin zgjedhor dhe me këtë rast njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se zyra kryesore dhe ato rajonale do të jenë të hapura në ditën e zgjedhjeve ku do të pranohen ankesat në rast të parregullsive që cenojnë të drejtën e votës së lirë.
Zgjedhjet janë të rëndësishme për vendin prandaj është në interes të të gjithëve që këto zgjedhje të jenë të lira e demokratike“, thuhet në reagim.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort