Home Blog Page 5210

Hoxhaj në Prizren: VV-ja është model i keqqeverisjes

0

Me 30 minuta vonesë, ka nisur tubimi përmbyllës i Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren.

Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se partia e tij është model për qeverisje, për rimëkëmbje, për rritje të pagave dhe krijimit të vendeve të punës.

Para elektoratit prizrenas, Hoxhaj ka thënë se qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë edhe qeverisje e keqe, duke kritikuar kryetarin Mytaher Haskuka, që s’ka arritur as ta largojë bërllogun e qytetit.

“Në këto zgjedhje ka dy modele, një model është rimëkëmbja e që është aleancë politike me qytetarin dhe një model tjetër, modeli i Vetëvendosjes i cili është model autoritar i shamijave të kuqe, është model i keqqeverisjes në nivel lokal. Haskuka nuk ka qenë në gjendje as ta heq bërllogun e leje të qeveris, ai s’ka qenë në gjendje as qentë endacak t’i largojë nga rruga, prandaj dy modele janë në këto zgjedhje. Po shihni që kryetarët e komunave i fyen i shajnë e ofendojnë kryetarët e Kosovës dhe e keni modelin e Partisë Demokratike, modeli i rimëkëmbjes që nënkupton rritje të pagave, krijim të vendeve të punës”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka thënë se PDK-ja është përballur me padrejtësi që nga 5 nëntori, kur ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli, ishin ftuar nga Gjykata Speciale.

“Ne jemi parti që ka lindur e është rritur në stuhi dhe është ballafaquar me padrejtësi. Në këto zgjedhje për hir të Thaçit e Veselit, është çuar për ta mbështetur PDK-në. Unë po shoh këtu përveç kandidatëve të veçantë edhe veteranëve të luftës e ish të burgosur politik, po shoh deputetë ish deputetë e ministra, kjo tregon që PDK-ja është parti me histori që ka rrënjët e thella dhe kushdo që bënë përpjekje ta rrëzojë është e kotë”, ka thënë tutje Hoxhaj.

Kreu i PDK-së në këtë Komunë, Shaqir Totaj, ka ftuar elektoratin e pranishëm që të dalin dhe ta votojnë këtë parti më 14 shkurt.

“Ju dëshiroj mirëseardhje, prezenca e juaj masovike këtu e ka vetëm një mesazh, se ne fare nuk kemi dilema se në çka po lëvizim. Po lëvizim së bashku drejt Rimëkëmbjes. Nga ju pres dhe apelojë që me 14 shkurt të dalim të votojmë e te përkrahim programin për rimëkëmbje dhe kandidatit për kryeministër. Se kjo nuk është vetëm një fitore, Kosova do te shkojë bashkë në rrugën e çlirimit”, ka thënë Totaj.

 

Haradinaj: Kosova s’do të ketë më nevojë për reciprocitet ndaj Serbisë

0

Kandidati për president nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova nuk do të ketë mw nevojë për taksa e reciprocitet ndaj Serbisë, pasi që sipas tij, do të jetë referendumi për bashkim me Shqipërinë si kundërpërgjigje nëse Beogradi vazhdon me bllokada ndaj Kosovës.

Haradinaj, sot, para qytetarëve të Suharekës ka përkujtuar se ka ende punë për të bërë, të cilat do të përfundojnë me qeverisjen e AAK-së.

“Ne kemi përvojat e ballafaqimit me Serbinë në të gjitha etapat, i kemi kryer një pjesë të punëve pa e pyetur Serbinë, sikurse ishte rasti i Ushtrisë, Trepçës, pavarësimit energjetik, unë besoj shumë që do të dimë të shkojmë deri në NATO, në OKB. Nëse Serbia vazhdon të na bllokojë edhe më tutje e kemi përgjigjen për Serbinë: do të shkojmë në referendum, për bashkim në union me Shqipërinë”, ka thënë Haradinaj. \ ksp

Elezi: KQZ publikon rezultate vetëm për kandidatët e certifikuar

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do publikojë dhe njeh rezultate vetëm për kandidatët e certifikuar, të cilët votohen më 14 shkurt nga qytetarët.

Kështu ka bërë të ditur vet zëdhënësi i këtij Komisioni, Valmir Elezi, i cili në Info Magazine, dha detaje rreth procedurave të tilla të votimit dhe numërimit të votave, njofton Klan Kosova.

”KQZ ka qartësuar tashmë çështjen sa i përket mënyrë së votimit. Një votues në ditën e zgjedhjeve, do të ketë një fletëvotim”.

”Votuesit duhet të zgjedhin vetëm njërin prej 28 subjekteve politike. Votuesit i takon të zgjedh më së shumti pesë kandidatë të atij subjekti politik që e dëshiron pjesë së legjislaturës së ardhshme”.

”Nëse një qytetar bën shenjë, një numër të një kandidati i cili nuk është i certifikuar, atëherë vota ndaj tij nuk llogaritet”.

”Në formularët e rezultatit të kandidatëve, regjistrohen votat për kandidatët që janë të certifikuar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

Çka nëse vëzhguesit e subjekteve politike, vendosin t’i njohin ato vota që janë dhënë për kandidatin që nuk është i certifikuar nga KQZ?

”Komisionerët i kanë të qarta detyrat dhe përgjegjësitë ligjore që kanë. Formulari i rezultateve që është miratuar nga ana e KQZ-së, ka hapësirën për të regjistruar, për të paraqitur të dhënat për kandidatët që janë paraqitur nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për secilin prej subjekteve politike që është në garë”.

A mundet vëzhguesit prej subjekteve politike, të llogarisin votat e kandidatëve që nuk janë pjesë e formularëve të certifikuar nga KQZ?

”Vëzhguesit janë prezentë në vendvotim, ata janë të lirë të marrin shënime të cilat atyre iu interesojnë”.

”KQZ publikon rezultate për kandidatët të cilët i ka certifikuar”.

Pacolli: Ky vend nuk është i falangave të kuqe

0

Kandidati për deputet nga LDK, Behgjet Pacolli, ka kërkuar votë të dielën për këtë listë së cilës i është bashkuar edhe partia e tij ARK me gjashtë kandidatë.

Ai në tubimin elektoral në Gjakovë ka shprehur kritikë ndaj kandidatit të Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurtit.

“Ata të kuqtë kur erdha të votoj për Qeverinë Hoti deshën të më arrestojnë. Albin Kurti nuk kishte dhënë leje për aterimin e aeroplanit tim”, është shprehur Pacolli.

“Erdha prapëseprapë. Ata thonin se kam hyrë në Kosovë përmes bagazhit të një veture. Prapë erdha në Prishtinë. Isha i bindur dhe i vendosur që të votoj për Qeverinë tuaj [Hoti]”.

Pacolli në fjalën e tij ka krahasuar qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje me ish sistemet komuniste.

“Ky vend nuk është i falangave të kuqe”.

Borrell pas vizitës në Moskë: Ata janë të pamëshirshëm

0

Pas vizitës në Moskë, kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se Rusia është duke shkuar drejt autoritarizmit dhe mbylljes së demokracisë.

Para Parlamentit Evropian, Borell ka thënë se Rusia nuk po shfrytëzon mundësitë për të pasur dialog konstruktiv dhe kjo mund t’i kushtojë me sanksione.

“Janë të pamëshirshëm. Struktura aktuale e pushtetit në Rusi, e lidhur me interesat ekonomike dhe kontrollin ushtarak, nuk lë hapësirë për sundimin e ligjit”, ka thënë Borrelli.

Ai ka thënë se i mbetet vendeve anëtare të BE-së të ndërmarrin hapat tutje mirëpo shtetit rus kjo sjellje mund t’i kushtojë me sanksione.

“Vizita ime në Moskë theksoi se Rusia nuk dëshiron të shfrytëzojë mundësinë për të pasur një dialog më konstruktiv me BE. Kjo është për të ardhur keq dhe ne do të duhet të nxjerrim pasojat”, ka thënë tutje ai.

Qindra qytetarëve nga diaspora iu mohohet votimi në zgjedhjet e 14 shkurtit

0

Ka dhjetë vjet që jeton në kryeqytetin belg, Bruksel, por Ardian Mripa vazhdon të jetë i lidhur ngushtë me Kosovën. Tridhjetepesë-vjeçari me origjinë nga Mitrovica mban dy shtetësi dhe ishte entuziast që të votonte për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

“Unë kam dokumente të Kosovës dhe kur kam aplikuar, në e-mail i kam bashkangjitur dokumentet e kërkuara”, tha Mripa në një bisedë për Radion Evropa e Lirë.

Por, më pas ai thotë se nuk ka pranuar më asnjë thirrje apo e-mail nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

“Jam ankuar dy herë në PZAP (Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa), por asnjëherë nuk më janë përgjigjur”, tregon Mripa.

Ngjashëm me të, edhe Arlind Alidema, i cili jeton në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara qe tri vjet thotë se nuk është përfshirë në listën finale të votuesve, pavarësisht se i kishte plotësuar të gjitha kriteret.

Alidema, 25 vjeç, që kishte shkuar në SHBA për studime Master në Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, kritikon institucionet e Kosovës për papërgjegjësi.

“Pasi u shpall lista përfundimtare e votuesve, e pash që afati për ankesë në PZAP ishte vetëm 24 orë. Por, kur e pash njoftimin më kishin mbetur vetëm edhe dy orë që të ankohem. Në ndërkohë, u publikua edhe njoftimi tjetër nga PZAP-ja se nuk pranojnë ankesa përmes e-mailit, por vetëm përmes postës. Sikur ta bëja unë këtë, ankesa ime nuk do të arrinte deri dy ditë para zgjedhjeve”, thotë Alidemaj.

Sipas tij, kjo situatë i demotivon të gjithë ata që duan të votojnë.

Pesëqind votues të ligjshëm jashtë listës përfundimtare?

Sipas organizatës Germin, që merret me çështje të diasporës, janë edhe rreth 500 persona të tjerë, të cilët kanë mbetur padrejtësisht jashtë listës finale të votuesve.

“Problemi ka qenë se procesi i verifikimit përmes telefonit ia ka marr krejt fokusin sekretariatit të KQZ-së dhe ka ndikuar që shumë njerëz të përjashtohen nga lista për shkak të gabimeve teknike. Aty është harxhuar e tërë energjia, gjë që ka ndikuar që proceset tjera të zhvillohen me probleme”, tha Lirim Krasniqi nga ‘Germin’.

Sipas tij, edhe PZAP-ja ka luajtur rol çorientues.

“Lista u publikua shumë vonë, ndërkaq PZAP-ja na kishte refuzuar edhe neve një kërkesë zyrtare, që të paktën ankesat të pranohen përmes e-mailit. PZAP-ja e ka nxjerrë një njoftim edhe në mediat sociale se nuk i pranon ankesat me e-mail, por çuditërisht PZAP-ja i ka pranuar si valide edhe ato ankesa që janë dërguar përmes e-mail-it”, shtoi Krasniqi.

PZAP-ja i kthen në listë vetëm 146 votues

Në PZAP konfirmojnë se i kanë shqyrtuar të gjitha ankesat, edhe ato që kanë arritur përmes e-mail-it brenda afatit prej 24 orësh.

Në total, përmes e-mail-it kanë arritur 1,116 ankesa, por sipas zyrtarëve të PZAP-së, vetëm 281 e-mail-e kanë qenë të kompletuar me dokumentacionin përkatës.

“PZAP-ja 144 apele i ka pranuar si të bazuara dhe ka vendosur që ta urdhërojë KQZ-në që këta votues t’i përfshijë në listën e votuesve jashtë Kosovës për të votuar, ndërsa 124 apele i ka refuzuar si të pabazuara pasi që parashtruesit e apelit nuk kanë ofruar dëshmi të mjaftueshme. Ndërsa 13 apele i ka hedhur si të parregullta. PZAP-ja i ka miratuar si të bazuara edhe dy apele që kanë arritur përmes postës”, sqaroi Mulë Desku, kryesues i sekretariatit të PZAP-së.

Ai nuk komentoi arsyet e ndryshimit të vendimit të PZAP-së për pranimin e ankesave përmes e-mail-it.

Rekord i votuesve nga jashtë

Këtë vit, në KQZ kanë arritur mbi 175 mijë aplikime përmes e-mail-it për votim në zgjedhjet e shkurtit.

Ky institucion i ka miratuar kërkesat e 103,582 aplikuesve jashtë Kosovës, që të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Rreth 28 mijë aplikacione janë refuzuar.

Kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka, kishte deklaruar se pavarësisht se disa qytetarë të Kosovës nuk janë telefonuar për t’iu verifikuar të dhënat, nëse ata kanë vërtetuar të drejtë juridike për të marrë pjesë në proces zgjedhor, një gjë e tillë nuk do t’iu mohohet.

Në janar të këtij viti, KQZ-ja njoftoi se shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë shtetit, do t’i telefonojë si masë verifikimi, para se t’i regjistrojë zyrtarisht në listën e votuesve.

Reagon Vlora Çitaku: Gjykatat në Serbi vulosën racizmin ndaj shqiptarëve

0

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, e konsideron të papranueshëm vendimin e Gjykatës së Lartë në Beograd ku i dha të drejtë Aleksander Vulinit për përdorimin e termit fyes ”shiptari”.

Çitaku shprehet tutje se me këtë vendim, Gjykatat në Serbi kanë vulosur racizmin ndaj shqiptarëve.

”Gjykatat në Serbi vulosën racizmin ndaj shqiptarëve. E papranueshme, por jo befasuese. Kjo nuk është dhe nuk duhet të mbetet vetëm betejë e shqiptarëve të Luginës”, shkruan ajo.

https://twitter.com/vloracitaku/status/1359169138413944840

 

Punëtorët shëndetësorë paralajmërojnë padi ndaj politikanëve nëse rritet numri i rasteve me COVID-19

0
Foto: Ilustrim

Punëtorët shëndetësorë paralajmërojnë padi ndaj politikanëve nëse rritet numri i rasteve me COVID-19

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka paralajmëruar padi ndaj politikanëve në Kosovë, në rast se do të ketë rritje të rasteve të reja me COVID-19 si pasojë e tubimeve elektorale ku s’po respektohen fare masat.

Në një reagim të FSSHK-së thuhet se në situatë me pandeminë, “patriotizëm, atdhedashuri dhe përkushtim për vendin tregojnë të gjithë ata që respektojnë masat, vendosin maskat, respektojnë distancën sociale e këtë gjë nuk po e shohim tek partitë politike pa përjashtim”.

“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës me shqetësim është duke përcjellë tubimet publike të partive politike garuese në zgjedhjet e parakohshme të cilat nuk i përmbahen masave të përcaktuara me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës si dhe rekomandimeve të IKSHPK-së, duke rrezikuar në masë të madhe shëndetin e popullatës në përgjithësi dhe punëtorëve shëndetësorë në veçanti sepse studimet e fundit në Britaninë e Madhe kanë treguar se punëtorët shëndetësorë janë 4 deri në 5 herë më të ekspozuar (rrezikuar) ndaj infektimit se pjesa tjetër e popullsisë”, thuhet në reagim.

“Andaj, FSSHK e shqetësuar tej mase me sjelljet e figurave politike sikurse nuk ekziston virusi, sikurse jemi në situatë normale paralajmëron të gjitha partitë politike që përgjegjësia në rast të rritjes së numrit të infektuarve me COVID-19 bie mbi ta dhe për këtë do të ndërmarrim të gjitha veprimet ligjore deri në parashtrim të padisë për rrezikim të shëndetit të përgjithshëm të popullatës e në veçanti të punëtorëve shëndetësorë”, përfundon reagimi i punëtorëve shëndetësorë.

Asnjë nga partitë politike në vend nuk është duke respektuar masat për luftimin e koronavirusit, edhe pse vetë kishin miratuar këtë ligj vitin e shkuar. Vetëm dy komuna deri tash kanë shfrytëzuar ligjin për t’i dënuar partitë për shkelje, Komuna e Prishtinës dhe ajo e Prizrenit.

Si pasojë e COVID-19 në Kosovë kanë vdekur 1526 persona. Janë edhe 6791 raste aktive nga mbi 62 mijë të regjistruar deri tash.

Hoti: Në Gjonaj të Hasit, thellësisht falënderues për besimin ndaj LDK-së!

0

Kandidati i LDK-së, për kryeministër, Avdullah Hoti, në tubimin zgjedhor në Gjonaj të Hasit, ka thënë se më 14 shkurt, Kosova i ka dy opsione, atë të shtet-ndërtimit që përfaqësohet nga LDK dhe opsionin e izolimit që përfaqësohet nga ata me shirita të kuq.

“Më 14 shkurt qytetarët i kanë dy rrugë, rrugën e LDK-së për të fuqizuar shtetin dhe demokracinë në vend, për të ofruar zhvillim e punësim, arsim cilësore dhe reforma në të gjitha fushat. Dhe është ai opsioni tjetër i shiritave të kuq që ka orientim të konfrontimit me krejt botën”, tha Hoti.

Kandidati i LDK-së, i ftoi hasjanët që në mënyrë sa më masive të dalin në zgjedhje dhe ti japin besimin opsionit të shtet-ndërtimit që përfaqësohet nga LDK.

“Unë kam besim që në Kosovë dhe në Has ka më shumë njerëz të arsyeshëm sesa njerëz që janë mashtruar. Besoj që njerëzit e arsyeshëm janë shumicë në Kosovë dhe ata do ta vendosin rezultatin e 14 shkurtit dhe ne kemi me fituar. Ju ftoj që të na jepni mbështetje të madhe që të vazhdojmë rrugën për në destinacionin final që është integrimi në BE, anëtarësimi në NATO dhe miqësia e përjetshme me SHBA-të”, tha Hoti.

Në Gjonaj të Hasit, thellësisht falënderues për besimin ndaj LDK-së!

Në Hasin e lashtë dhe të traditës, u…

Posted by Avdullah Hoti on E martë, 9 Shkurt 2021

 

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasje në tentativë në Prizren

0

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për

caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit R.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: vrasja e rëndë në tentativë, nga neni 173 par.1 nën par. 1.5. lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës nr.06/L-074 (KPRK) dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 366 par. 1 të KPRK-së .

Gjyqtari i procedurës – Xheladin Osmani, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 08.02.2021 deri me datën 07.03.2021.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit R.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

Më datë 08 shkurt, në Prizren, me dashje tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin V.H., në atë mënyrë që për shkak të mos marrëveshjes së krijuar në momentin kritik, fillon përleshja dhe pas përfundimit të përleshjes, i drejtohet me armë zjarri duke shtënë nëdrejtim të dëmtuarit V.H., dhe të njëjtin e qëllon nga mbrapa në pjesën e kraharorit, derisame këtë rast vë në rrezik jetën e pjesëmarrësve tjerë në rrahje dhe kalimtarëve të rastit.

Gjithashtu i pandehuri R.K., më datë të njëjtë në kundërshtim me ligjin mbi armët, ka poseduar armën e zjarrit- revolen me 2 fishekë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort