Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar ashpër ndaj hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.Ai e ka quajtur këtë si tradhti nga Kosova, raporton “Dagens Nyheter”.
Siç shkruan kjo gazetë suedeze, Erdogani, beson se Kosova pos që e ka tradhtuar atë, e ka tradhtuar edhe botën myslimane.
Ndaj vendimit të Kosovës për të hapur Ambasadën në Jerusalem ka reaguar edhe Liga Arabe, e po ashtu edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës.Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës e ka vlerësuar këtë vendim si zhgënjyes dhe u ka bërë thirrje krerëve të Kosovës që ta anulojnë vendimin.
Vjen reagimi nga Erdogan pas hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem: Tradhti
Parashikimi i motit për sot dhe nesër
Të mërkurën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, njofton IHK.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 12m/s.Të enjten parashihet që vendi ynë të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit duke krijuar kushte për vranësira të dendura të cilat do ti takojnë stadit të ulët dhe të mesëm të Troposferës.
Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të krijoj kushte që të kemi reshje shiu, kurse në viset e larta reshje bore.Reshjet do të përfshijnë gjithë territorin duke rrezikuar disa zona të Dukagjinit nga vërshimet. Temperaturat do të shënojnë ulje në të dy vlerat ekstreme.Minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-10m/s.
Viti i Covid-19, 700 lindje më pak në QKUK
Viti i pandemisë ka ndikuar që Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK të ketë dukshëm më pak lindje, krahasuar me vitin paraprak.
Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, Jakup Ismaili thotë se në krahasim me vitin paraprak ka pasur qindra linje më pak
“Numri i lindjeve në vitin 2020 ka qenë 8,810. Në krahasim me vitin paraprak kemi diku 700 lindje më pak”, tha Jakup Ismaili për RTV Dukagjinin.
Nga ana tjetër gjinekologu Naser Rafuna thotë se arsyet për uljen e numrit të lindjeve janë të ndryshme por sipas tij pandemia nuk duhet të jetë arsye për çiftet që të planifikojnë familjen.
“Në bazë të dhënave që disponojmë coronavirusi nuk duhet të jetë arsyetim për të bërë planifikimin e familjes, gjegjësisht shtyrjen e shtatzënisë nga çifti bashkëshortor. Planifikimi familjarë është çështje individuale e çiftit dhe ata nuk duhet të ndikohen nga rrethi familjarë apo në këtë rast nga pandemia”, deklaroi Naser Rafuna.
Mjekët thotë se që nga paslufta në Kosovë ka vazhduar të bie numri i lindjeve. Arsye besohet të jenë arsimimi i çiftit, kushtet ekonomike, dhe problemet që kanë gratë me pushimin e lehonisë.
Baton Haxhiu: Albin Kurti nuk duhet t’i fitojë zgjedhjet, është i rrezikshëm
Analisti Baton Haxhiu thotë se Kosova ka nevojë për ndryshim, por nuk pajtohet dhe e sheh si të rrezikshme zgjedhjen e Albin Kurtit në krye të qeverisë.
“A i duhet Kosovës ndryshimi? Po Kosovës i duhet, por a duhet që ky njeri të fitojë zgjedhjet në bindjen time jo. Ky është i rrezikshëm në diskurs, i cili ka sjellë Kosovën në përplasje. Ai është njeri, i cili nuk bën kompromise në asgjë. E kemi provuar në 50 ditë”, tha Haxhiu.
Ai u shpreh në emisionin “Shock” në Euronews Albania se rajoni i gadishullit i Ballkanit po projekton autokratë në sferën e politikës.
“Unë prapë do e kritikoj nëse ai (Albin Kurti) vendos të bëhet autokrat. Po humbasin vite, koha dhe njerëzit po lodhen. Ne po projektojmë autokratë të së ardhmes dhe besoj se regjioni i ka në të gjitha pjesët e tij”, tha ai.
Analisti Andi Bushati thotë se shoqëria shqiptare në Kosovë e ka të domosdoshme ndryshimin, por ky hap shtoi ai nuk mund të bëhet me Isa Mustafën dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.
“Jemi në dy blloqe. Po më pyete a duhet ndryshim, unë them duhet ndryshim me çdo çmim. Të gjithë që nuk pranojnë ndryshimin thonë ndryshimi nuk do jetë keq, por jo duke bërë Albin Kurtin diktator. Ndryshim me patericat e Isa Mustafës e patë se nuk bëhet, ndryshim me bandat e Ramushin e patë se nuk bëhet”, shtoi ai.
Donika Gërvalla: LDK-ja do pësojë humbje drastike
Kandidatja për deputete nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka deklaruar se ish-partia e saj, Lidhja Demokratike e Kosovës, do të pësojë humbje drastike në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Gërvalla ka deklaruar në KTV se LDK-ja ka tradhtuar disa herë votuesit dhe ka shkelur pikat që vetë i ka vendosur.
“Ne s’kemi qenë turistë në LDK, kemi qenë për një kohë të gjatë. Përpjekjet tona s’kanë qenë të reja për demokratizimin e LDK-së dhe tendencat për kapjen e saj janë të hershme. Kjo kryesi që sot është në LDK, e dinë shumë mirë se çfarë LDK-je do qytetari. LDK-ja për një kohë të gjatë e ka përgatitur kohën për të marrë ditën e diel dënimin e merituar”, ka deklaruar Gërvalla.
Ajo tutje ka përmendur se “Lista Vjosa” është e orientimit të qendrës së djathtë.
Zafir Berisha: Korisha është mobilizuar për fitoren e çlirimtarëve më 14 shkurt
Kandidatët për deputet nga Nisma Socialdemokrate kanë zhvilluar takime me banorët e fshatit Korishë.
Postimi i plotë:
Korisha dhe fshatrat rreth saj vendosën të rreshtohen përkrah Çlirimtarëve duke i dhënë mbështetje të fortë kandidatëve për deputet nga radhët e Nismës në Prizren, si dhe u zotuan se do të jenë ushtarë të denjë në betejën e 14 Shkurtit.
Kandidati për deputet, Zafir Berisha, tha se kauza jonë Me Çlirimtarët në mbrojtje të vlerave kombëtare është kauzë që po përkrahet nga qytetarët anekënd vendit dhe pashmangshëm edhe në lagjet dhe fshatrat e Prizrenit.
Fshatrat si Korisha dhe Prizreni në përgjithësi, janë mobilizuar maksimalisht për të kontribuar në fitoren e madhe të Çlirimtarëve në zgjedhjet e 14 Shkurtit.
Ne sot jemi në fshatin Korishë për të dhënë mesazhin tonë të fundit për këtë fushatë elektorale, se fitores së madhe të Çlirimtarëve tashmë po i prijnë qytetarët e Kosovës të cilët janë mishëruar me programin tonë socialdemokrat dhe janë bërë të gjithë bashkë me Çlirimtarët për t’i ruajtur vlerat kombëtare dhe për ta mbrojtur identitetin e shtetit, përfundoi, kandidati për deputet, Zafir Berisha.
Kandidatët tjerë për deputet, Albulena Balaj – Halimaj, Sabri Micaj, Shukrije Berisha, Muhamet Shalaj, Afrim Tejeci, dhe Veton Rexhaj, kërkuan nga banorët e Korishës dhe fshatrave rreth saj që edhe në këto ditë të mbetura ta shtrijnë kauzën tonë Me Çlirimtarët në çdo shtëpi, në mënyrë që fitorja e 14 Shkurtit të jetë më e fortë dhe më bidëse.
Zyra për Informim,
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren.
Korisha dhe fshatrat rreth saj vendosën të rreshtohen përkrah Çlirimtarëve duke i dhënë mbështetje të fortë kandidatëve…
Posted by NISMA Socialdemokrate – DEGA Prizren on E martë, 9 Shkurt 2021
Haradinaj në Suharekë: Bac, ende nuk u kry! (VIDEO)
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të fushatës zgjedhore qëndroi në Rahovec dhe Suharekë.
Ditën e filloi në bodrumin e verës “Haxhimurati” në Rahovec , ku shijoi prodhimet vendore që shiten edhe jashtë vendit. Shishe me këtë pije i dhanë dhuratë edhe në “Bodrumin e Vjetër”, ku kandidati për president ia ktheu me një mirënjohje në shenjë respekti, njofton Klan Kosova.
Pasi u takua me disa fermerë suharekas, ish kryeministri ia mësyu tubimit ku ishin mbledhur shumë njerëz. Prej komunës që qeveriset nga partia e tij, Haradinaj tha se do të kryejë të gjitha punët që Kosovës i mbetën në gjysmë.
Rreth 1 mijë e 500 të burgosur do të votojnë për zgjedhjet e 14 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, sipas të cilës janë 1 milion e 794 mijë e 862 votues.
Të drejtën e votës e kanë edhe të burgosurit që aktualisht ndodhen në institucionet korrektuese në Kosovë.
Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) aktualisht në institucionet korrektuese janë 1 mijë e 475 persona.
“Aktualisht në institucionet korrektuese janë 1475 persona të burgosur, të drejtë vote kanë të gjithë ata persona të cilët janë shtetas të Republikës së Kosovës, e të cilët posedojnë dokumente valide. Nga ky numër i të burgosurve përjashtohen të miturit nën moshën 18 vjeçare. Rreth 10 të burgosur janë të mitur nën moshën 18 vjeçare, ndërsa shtetas të huaj janë rreth 50 të burgosur”, thuhet në përgjigjen e SHKK-së për IndeksOnline.
SHKK thotë se aktualisht nuk ka një numër të saktë të atyre se sa persona kanë të drejte vote, sepse deri me 14 shkurt, numri i të burgosurve mund të pësoj ndryshime.
Nëse lista e votuesve e këtyre zgjedhjeve krahasohet me të zgjedhjeve paraprake, 2019, atëherë në këto zgjedhje kemi 143 mijë e 6 votues më pak. Numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje, pra që do të votojnë për herë të parë pasi kanë mbushur 18 vjeç pas zgjedhjeve të vitit 2019, është 49 mijë e 198 votues./IndeksOnline/
Zyra e Prokurorit të Specializuar: Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve të fillojë në shtator 2021
Përmes parashtresës drejtuar gjyqtarit të procedurës paraprake lidhur me konferencën e tretë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) është deklaruar sërish që fillimi i gjykimit të jetë në shtator të vitit 2021.
ZPS thotë se ka adaptuar qasje proaktive dhe rigoroze të zbulimit të provave në mënyrë që gjykimi ndaj Thaçit e të tjerëve të fillojë në shtator 2021.
“ZPS ka përshkruar, këtu dhe më parë, qasjen proaktive dhe rigoroze që ka adoptuar në drejtim të zbulimit të provave, një mënyrë që do të lejojë që gjyqi të fillojë në shtator 2021”, thuhet në pikën e 19’të të kësaj shkrese.
Më tutje thuhet se ky regjim kërkues po ndërmerret në interes të përmbushjes së detyrimeve ligjore të një date të gjykimit të drejtë dhe të shpejtë.
Sipas ZPS’së, orari i përshkruar lejon për shumë muaj përgatitje të mbrojtjes dhe hetim paraprak për një çështje të përcaktuar qartë.
“Orari i përshkruar lejon shumë muaj përgatitje të mbrojtjes dhe hetim paraprak për një çështje të përcaktuar qartë, ndërkohë që njeh interesat themelorë të viktimave dhe dëshmitarëve dhe të drejtësisë, në uljen e rreziqeve të ndërhyrjeve dhe frikësimeve të natyrshme në një gjykim të zgjatur”, thuhet në këtë shkresë.
“Sidoqoftë, mbrojtja në mënyrë të përsëritur është përpjekur të karakterizojë afatin kohor si një përpjekje për të minuar një gjykim të drejtë, duke pretenduar se gjyqi nuk mund të fillojë për një minimum prej 18 muajsh nga fillimi i 2021, dhe me gjasë edhe më i gjatë”, thuhet në shkresë të ZPS-së.
Të ejten pritet të mbahet konferenca e tretë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit në Hagë, e cila pritet të nis në ora 11:00.
Ndërsa kujtojmë se më 18 nëntor ishte mbajtur konferenca e parë mbi ecurinë e çështjes.
Ambasada amerikane në Serbi ia përsërit vendit qëndrimet e Bidenit: Ta njihni Kosovën
Zëdhënësi i Ambasadës amerikane në SHBA, James Hagengruber, ka thënë se njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë kërkesë e ish-presidentit Donald Trump, si dhe vazhdon të jetë kërkesë e presidentit aktual, Joe Biden.
“Ish Presidenti Trump e bëri këtë politikë shumë të qartë. Për shembull, në vitin 2019 ai i shkroi Presidentit Aleksandar Vučić për “mbështetjen e palëkundur” të Shteteve të Bashkuara në thellimin e bashkëpunimit rajonal, dhe veçanërisht angazhimin për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovë”, tha Hagengruber për ‘Tanjug’.
Presidenti aktual i SHBA Biden iu drejtua Vuçiç me rastin e Ditës së shtetit serb me anë të një letre, në të cilën thekson njohjen e ndërsjellë midis Serbisë dhe Kosovës.
Hagengruber thekson se “u takon të dy palëve të arrijnë një marrëveshje që të dyja mund ta mbështesin” dhe shpreh bindjen e tij se njohja e ndërsjellë duhet të jetë një element qendror i normalizimit të përhershëm të marrëdhënieve.
“Një marrëveshje e tillë historike, me njohje të ndërsjellë në thelbin e saj, do të ndërtonte rrugë drejt qëllimeve të integrimit evropian dhe rritjes ekonomike të Serbisë”, tha ai.
Ai kujtoi fjalët e Biden se “një zgjidhje gjithëpërfshirëse që do të çojë në njohjen reciproke, ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të të dy vendeve, si dhe forcimin e institucioneve të tyre demokratike është thelbësore për përparimin e Kosovës dhe Serbisë”.