Home Blog Page 5208

Ndalohet kamioni në Han të Elezit, po barte paligjshëm 12 shtetasë të Afganistanit

0

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se në një kamion me targa vendore ku kishte të ngarkuar letër, gjatë kontrollit të vijës së dytë dhe nga skanimi me kamera janë vërejtur të fshehur 12 persona shtetas të Afganistanit.

Këta shtetas dyshohet se janë bartur nga Greqia, njofton Klan Kosova.

“Hani i Elezit 04.02.2021-04:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, në terminalin Doganor në SPK Hani i Elezit, në kamionin me targa vendore ku kishte të ngarkuar letër, gjatë kontrollit të vijës së dytë dhe nga skanimi me kamera janë vërejtur të fshehur 12 persona shtetas të Afganistanit duke u transportuar në mënyre të kundërligjshme, të cilët dyshohet se janë bartur nga Greqia”.

Nasim Haradinaj mbetet në paraburgim

0

Paneli i Gjykatës së Apelit pranë Dhomave të Specializuara ka refuzuar apelin e Nasim Haradinaj kundër vendimit për mbajtjen e tij të mëtejshme në paraburgim.

Ndër arsyetimet e Apelit është edhe pretendimi se Haradinaj ka zbuluar emrat e disa individëve të lidhur me konfidencialitetin e hetimeve dhe ka inkurajuar mediat të bëjnë të njëjtën gjë, e që tregon se gjyqtari i procedurës paraprake e kishte vlerësuar se Haradinaj mund të vë në rrezik dëshmitarët e mundshëm përmes publikimit të informatave konfidenciale.

Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ishte arrestuar më 25 shtator të vitit të kaluar.

Ky person nga Maroku dyshohet se ka humbur në Kosovë, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

0

Një i ri nga Maroku dyshohet se ka humbur në Kosovë, kështu ka njoftuar një qytetare në grupin “Network Prishtina”, teksa e ka bashkëngjitur fotografinë e tij, në mënyrë që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij t’i ndajë ato me grupin.
“Grup i dashur, nje mike nga Sarajeva kishte postu 1 foto per 1 person nga Moroko, me te cilin kishin humbur kontaktet dhe dyshojne se gjindet ne Kosove….Me deshiren per te ndihmuar sa do pak, me lejen e saj po ua bashkangjes foton , dhe nese dikush e ka pare rastesisht, ju lutemi per ndonje informat…

Faleminderit paraprakisht”, është njoftimi i saj.

Shtyhet konferenca për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin

0

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, pritej qw tw paraqiteshin sërish para Gjykatës në Hagë kwtw tw enjwte, por specialja ka njoftuar se është shtyrë konferenca e tretë.U raportua se nesër do të mbahet në ora 11:00 konferenca e radhës për Thaçin dhe të tjerët. Kjo datë ka figuruar edhe në orarin që e publikon Specialja.Por, pak minuta më parë kjo datë është ndërruar dhe konferenca është shtyrë për datën 16 shkurt.

Ndërkohë Zyra e Prokurorit të Specializuar përmes një parashtrese drejtuar gjyqtarit të procedurës paraprake lidhur me konferencën e tretë ka kërkuar sërish që fillimi i gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqit të jetë në shtator të vitit 2021.“Zyra e Prokurorit të Specializuar ka theksuar se ka adoptuar në drejtim të zbulimit të provave, një mënyrë që do të lejojë që gjyqi të fillojë në shtator 2021”, thuhet në pikën e 19’të të kësaj shkrese.

Sipas tyre koha e përcaktuar lejon për shumë muaj përgatitje të mbrojtjes dhe hetim paraprak për një çështje të përcaktuar qartë.“Koha e përcaktuar u jep shumë muaj për përgatitje mbrojtjes për një çështje të përcaktuar qartë, ndërkohë që njeh interesat themelorë të viktimave dhe dëshmitarëve dhe të drejtësisë, në uljen e rreziqeve të ndërhyrjeve dhe frikësimeve të natyrshme në një gjykim të zgjatur”, thuhet në shkresën e zyrës së prokurorit të specializuar drejtuar gjykatës.Në të njëjtën shkrese Zyra e Prokurorit të Specializuar thekson se “mbrojtja në mënyrë të përsëritur ka theksuar se përcaktimi i një afati të shkurtër kohore është përpjekje për të minuar një gjykim të drejtë, duke pretenduar se gjyqi nuk mund të fillojë për një minimum prej 18 muajsh nga fillimi i 2021, dhe me gjasë edhe më i gjatë”.

Brenda 24 orëve, 455 gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid

0

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 455 gjoba për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID.
17 persona u arrestuan, shtatë persona u dërguan në mbajtje dhe pesë në vuajtje të dënimit.Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 17 aksidente trafiku me të lënduar dhe 27 aksidente me dëme materiale.
Po ashtu Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1 mijë e 146 tiketa trafiku.

Këmbeu në euro mbi 2 mijë dollar fals, arrestohet 23 vjeçari në Shtime

0

Pas punës së suksesshme operative në teren, hetuesit policor nga stacioni policor në Shtime, kanë arritur që të të arrestojnë personin e dyshuar i cili dyshohet se ka kryer veprën penale falsifikim i parasë..Rasti ka ndodhur me 23.01.2021, në rrugën ,,Adem Jashari” në një pompë derivatesh në Shtime , ku i dyshuari, E.K. (m/ Kosovar 23 vjeç) kishte këmbyer 2.500 dollar amerikan në kundërvlerë prej 2.037,50 euro.

Pas raportimit të rastit janë ndërrmarë veprimet e duhura policore dhe pas egzaminimit laboratorik të dollarëve amerikan, kanë rezultuar të falsifikuara.

I dyshuari në prezencë të avokatit ka pranuar në tërësi veprën e kryer dhe pas intervistimit,me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Studentët të lodhur nga mësimi online: Ligjëratat në semestrin e dytë të mbahen fizikisht

0

Studentët e Universitetit të Prishtinës, kërkojnë që ligjëratat e semestrit të dytë i cili fillon më 15 shkurt, t’i ndjekin në mënyrë fizike.

Kryetari i Parlamentit Studentor të UP-së, Erzen Hyseni në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se nga informacionet që ata kanë kërkesat e tyre janë pranuar dhe vetëm po pritet vendimi përfundimtar

Në mesin e kërkesave nga studentët ka qenë edhe përgjysmimi i pagesës së semestrit.

“Këto kërkesa tonat të cilat ne i kemi realizuar, kanë qenë kërkesa emergjente, pasi që ne e dimë që semestri i ri fillon me 15 shkurt, veç e kemi pasur obligative që të takohemi me kryeministrin dhe t’i adresojmë këto probleme, në këto kërkesat kryesore tonat kanë qenë zvogëlimi i pagesës së semestrit për nivelin master 50%, për nivel doktoratës 50%, gjithashtu lirimi i pagesës prej semestrit d.m.th të gjithë studentëve, të nivelit bachelor, kjo ka qenë obligative të bëhet takimi në këtë periudhë kohore. Është premtuar që do realizohet, kemi marrë fjalë, vendimet janë duke u përgatitur, sepse na kanë mbajtur në informacion vazhdimisht”, u shpreh Hyseni.

Ai thotë se ndjekja e ligjëratave online ka nisur të bojkotohet nga studentët.

“Shumica e studentëve kanë kërkuar mësim fizik, për faktin që nga mësimi online kanë filluar të lodhen paksa dhe interesimi ka rënë”, është shprehur i pari i Parlamentit Studentor.

Ai thotë se në fakultet ku numri i studentëve është më i vogël ligjëratat mund të mbahen pa problem, ndërsa në fakultet ku ka numër të madh të studentëve duhet të ndahen në grupe.

“Në disa fakultete ku numri i studentëve është më i vogël ka hapësirë më të madhe, e në disa fakultete të mëdha duhet të ndahen studentët në grupe më të mëdha që nënkuptojmë në rast që kanë qenë dy grupe të bëhen katër grupe, në mënyrë që të ju mundësohet të gjithëve mësimi fizik. shtoi tutje ai.

Studentja, Megzime Ibrahimi tha që me kalimin e kohës, interesimi i studentëve për mësimin online pësoi një rënie graduale. Sipas saj mësimi fizik është më i kapshëm, dhe më i lehtë edhe për punën praktike të studentëve nëpër fakultete.

“Fillimisht do të thotë mbajtja e ligjëratave online ka qenë diçka atraktive, diçka e re për ne si studentë, edhe interesimi i studentëve ka qenë më i madh, mirëpo me kalimin e kohës e kemi parë një rënie graduale të interesimit, si nga ana e studentëve poashtu edhe nga ana e profesorëve, dhe problemet e vogla të cilat kanë qenë dmth dërgimi i ftesave nga ana e profesorëve për google meet, rënia e rrjetit apo edhe probleme të tilla të vogla të cilat e kanë pamundësuar qasjen e studentëve në këto platformë”, tha studentja Ibrahimi.

Ajo tha që janë shumë pro mësimit fizik, dhe janë të vetëdijshëm që duhet mbrojtur dhe të respektohen rregullat nga ekspertët e shëndetësisë.

“Ne padyshim po presim vetëm vendimin nga organet gjegjëse, mirëpo jemi shumë pro për mbajtjen e mësimit në mënyrë fizike, kemi edhe nga ata studentë të cilët kanë frikë për shkak të gjendjes aktuale nga pandemia, mirëpo mendoj që jemi mjaft të vetëdijshëm edhe kemi mundësi të mbrohemi, t’i respektojmë rregullat të cilat vetëm janë të caktuara nga ekspertët e shëndetësisë”, përfundoi ajo.

OBSH: “Pothuajse e pamundur” që COVID-19 ka dalë nga një laborator në Kinë

0

Ekspertët ndërkombëtarë që po e hetojnë prejardhjen e COVID-19 kanë hedhur poshtë teorinë që virusi ka dalë nga një laborator në Kinë.

Peter Ben Embarek, shefi i misionit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ka thënë se është “pothuajse e pamundur” që virusi e ka origjinën nga një laborator në qytetin e Wuhanit.

Ai ka thënë po ashtu se duhet akoma shumë punë që të identifikohet burimi i virusit, transmeton Klan Kosova.

Dr.Embarek tha në një konferencë për media se hetimi kishte zbuluar informacione të reja, por që nuk e kanë ndryshuar rrjedhën e hetimit për origjinën e virusit.

Ekspertët besojnë se ky virus ka të ngjarë ta ketë origjinën te kafshët para se të përhapet te njerëzit, por ata nuk janë të sigurt se si.

Hetimi tani mund të përqendrohet në Azinë Juglindore, ka thënë një ekspert. Ekipi i OBSH-së është aktualisht në fund të misionit të tyre hetimor.

Wuhan, në provincën qendrore Hubei të Kinës, është vendi i parë në botë ku virusi u zbulua në vitin 2019. Qysh atëherë, më shumë se 106 milionë raste me COVID-19 dhe 2.3 milionë vdekje janë raportuar në botë.

PDK: Krusha e Madhe në këmbë për Hoxhajn, djalin e nipin e Ukshin Hotit

0

Kryetari i PDK-së, kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, ka vizituar dje Krushën e Madhe, vendlindjen e Ukshin Hotit, bashkë me djalin e tij Andinin dhe me nipin e tij Arben Fetoshin.

Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se rimëkëmbje është shndrruar në forcë të mobilizimit kudo nëpër Kosovë.

Ai ka shtuar se edhe qytetarët e Krushës së madhe, vendlindjes së Ukshin Hotit, kanë vendosur të mos i bartin bvi supe pasojat e qeverisjeve të këtija të 2020-ës.

“Ata tashmë janë në përkrahje të plotë të #Rimëkëmbjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Bashkë me djalin e Ukshinit, Andinin dhe nipin e tij Arben Fetoshin, do ta rimëkëmbim shtetin, ashtu siç e kishte përherë vizion heroi ynë Ukshin Hoti.”, ka shkruar Hoxhaj.

Postimi i plotë në Facebook:

Rimëkëmbje është shndërruar në forcë të mobilizimit kudo nëpër Kosovë. Në forcë të bashkëbisedimit, me secilin dhe me të gjithë.

Edhe qytetarët e Krushës së Madhe, vendlindjes së Ukshin Hotit, kanë vendosur të mos i bartin mbi supe më pasojat e qeverisjeve të këqija të 2020-ës. Ata tashmë janë në përkrahje të plotë të #Rimëkëmbjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Bashkë me djalin e Ukshinit, Andinin dhe nipin e tij Arben Fetoshin, do ta rimëkëmbim shtetin, ashtu siç e kishte përherë vizion heroi ynë Ukshin Hoti.

 

Rimëkëmbje është shndërruar në forcë të mobilizimit kudo nëpër Kosovë. Në forcë të bashkëbisedimit, me secilin dhe me të…

Posted by Enver Hoxhaj on Tuesday, 9 February 2021

A duhet të vazhdojnë të mbajnë maska personat e vaksinuar?

0
People wearing protective mask walk in a shopping street during the coronavirus disease (COVID-19) outbreak in old city of Lausanne, Switzerland, Thursday, October 29, 2020. In Switzerland, from midnight masks should be worn outdoors in all built-up urban areas where "the concentration of people does not allow the necessary distances to be respected". Masks would also be required in all publicly accessible indoor spaces, such as markets, waiting areas for buses and trains, etc. (KEYSTONE/Laurent Gillieron)

Vaksinat e reja COVID-19 nga Pfizer dhe Moderna duket se janë jashtëzakonisht të mira në parandalimin e sëmundjeve të rënda.

Por është e paqartë se sa mirë ata do të frenojnë përhapjen e coronavirusit. Kjo sepse provat e Pfizer dhe Moderna gjurmuan vetëm sa njerëz të vaksinuar u sëmurën me COVID-19.

Kjo lë të hapur mundësinë që disa njerëz të vaksinuar të infektohen pa shfaqur simptoma, dhe më pas mund të transmetojnë në heshtje virusin – veçanërisht nëse bien në kontakt të ngushtë me të tjerët ose ndalojnë të mbajnë maska.

Nëse njerëzit e vaksinuar janë përhapës të heshtur të virusit, ata mund ta mbajnë atë duke qarkulluar në komunitetet e tyre, duke vënë në rrezik njerëzit e pa vaksinuar, shkruan The New York Times.

“Shumë njerëz po mendojnë se sapo të vaksinohen, nuk do të duhet të mbajnë më maska”, tha Michal Tal, një imunolog në Universitetin e Stanfordit. “Do të jetë me të vërtetë kritike që ata të dinë nëse duhet të mbajnë maska, sepse ata mund të jenë ende infektues”.

Në shumicën e infeksioneve të frymëmarrjes, përfshirë coronavirusin e ri, hunda është porta kryesore e hyrjes. Virusi shumëzohet me shpejtësi atje, duke tronditur sistemin imunitar për të prodhuar një lloj antitrupash që janë specifikë për mukozën, indin e lagësht që mban hundën, gojën, mushkëritë dhe stomakun.

Nëse i njëjti person është i ekspozuar ndaj virusit për herë të dytë, ata antitrupa, si dhe qelizat imune që mbajnë mend virusin, mbyllin me shpejtësi virusin në hundë përpara se të ketë një shans për tu kapur diku tjetër në trup.

Në të kundërt, vaksinat e coronavirusit injektohen thellë në muskuj dhe stimulojnë sistemin imunitar për të prodhuar antitrupa. Kjo duket të jetë mbrojtje e mjaftueshme për të mbajtur personin e vaksinuar të mos sëmuret.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort