Home Blog Page 5207

Fundjava sjell shumë mërgimtarë për të votuar në Kosovë

0

Në Zgjedhjet e 14 Shkurtit shumë mërgimtarë kanë vendosur të shkojnë direkt në Kosovë për të votuar. Ata kanë zgjedhur mënyra të ndryshme të udhëtimit.

Në zgjedhjet që do të mbahen të dielën e 14 shkurtit nuk do të mungojnë mërgimtarët të cilët kanë zgjedhur të vijnë në Kosovë për të votuar direkt në qendrat e votimit.

Sot është nisur një autobus nga Gjermania me rreth 20 persona të cilët po udhëtojnë enkas për të votuar në Kosovë. Kështu deklaroi përfaqësuesi agjensionit të udhëtimeve i Barileva Turist për albinfo.ch.
Të pyetur nëse kanë vërjetur ndonjë fluks më të madh të mërgimtarëve për të udhëtuar këto ditë, agjensioni në fjalë deklaroi se nuk kanë vërejtur ndonjë ndryshim nga zakonisht.
Ndërsa, deri në fund të javës pritet që të vijnë edhe 4 autobusë nga Gjermani në Kosovë, mirëpo jo në formë të organizuar për zgjedhje.

Po ashtu, albinfo.ch ka kontaktuar edhe me agjensionin turistik Shpejtimi të cilët kanë dhënë kryesisht informacione të ngjashme. “Nuk kemi numër të saktë të udhëtarëve, por që është njëjtë sikur javëve të kaluara 20 deri në 30 persona, por diçka të organizuar nuk kemi prej agjensionit Shpejtimi”, u shprehën ata. Po ashtu edhe nga kjo kompani do të nisën edhe dy autobusa nga Gjermania deri të dielën.

Ndërsa, nga aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” kanë bërë të ditur se vetëm të premten dhe të shtunën pritet të vijnë 45 aeroplanë nga diaspora në Kosovë.

Shqipëria me masa të reja shtrënguese

0

Masa të reja shtrënguese ndaj pandemisë COVID-19, janë marrë sot më 10 shkurtit në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të ndërmarrë masa të reja ndër të cilat bëhet e ditur se është vendosur ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania) për një afat 14 ditor, duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

Ndërkohë është vendosur ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery), duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

TCh shkruan se nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online në zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt.

Kaq operacione të syrit që u kryen brenda një viti në QKUK

0

Numri i rasteve të referuara nga Klinika e Syve e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore, ka rënë në më shumë se 50 % gjatë vitit 2020, njofton SHSKUK.Vitin e kaluar, 190 pacientë, që kishin probleme të ndryshme shëndetësore me sy, të cilat nuk janë trajtuar në Kosovë, janë dërguar për shërim jashtë institucioneve publike shëndetësore.“Në vitin 2019 u referuan 469 raste, ndërsa në vitin 2018 ishin referuar 527 raste për shërim jashtë institucioneve publike shëndetësore.

Pas blerjes së aparaturës së re dhe pas trajnimeve të vazhdueshme që kanë ndjekur mjekët, në Klinikën e Syve, gjatë vitit 2020, janë aktivizuar shërbime të reja shëndetësore.Për një vit, mjekët specialistë të oftalmologjisë kanë kryer 126 operacione në segmentin e pasmë të syrit apo PPV (Pars Plana Vitrectomi), 37 intervenime me Laser Assisted DCR- Dacryocystorhinostomy (operim i kanalit të lotit me laser), 41 raste me Cross-Linking (CXL) tek rastet me Keratokonus dhe 4 ndërhyrje me laserim tek retinopatia te prematurët – ROP (ndërhyrje me laser te fëmijët e lindur para kohe, që kanë problem me enët e gjakut).Më herët, në pamundësi për të marrë këto shërbime në QKUK, qytetarët e Kosovës janë detyruar të gjejnë zgjidhje jashtë institucioneve publike shëndetësore, në rastin më të vështirë, edhe në vendet e huaja, duke harxhuar mijëra euro”, thuhet tutje në njoftimin dërguar mediave.

307 raste me COVID-19 në Kosovë, 34 në Prizren

0
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.787 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 307 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (58 vjeç), Malishevë 1 rast (63 vjeç), Prizren 1 rast (63 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (58 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 63.089 raste nga 256.355 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.532 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 221 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.661 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.896.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 128 raste, Prizren 34 raste, Gjakovë 17 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Pejë 16 raste, Podujevë 16 raste, Mitrovicë 12 raste, Gjilan 9 raste, Vushtrri 9 raste, Lipjan 8 raste, Istog 6 raste, Suharekë 6 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Dragash 4 raste, Drenas 4 raste, Ferizaj 4 raste, Deçan 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Kamenicë, Kaçanik dhe Skenderaj.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Arrestohen hakerët, vodhën 100 milionë dollarë në valuta digjitale

0

Europol njoftoi sot se ndihmoi në arrestimin e dhjetë personave të dyshuar për vjedhje të valutave digjitale me vlerë 100 milionë dollarë përmes sistemit “shkëmbimi i kartës SIM”, i cili u mundësoi të dyshuarve të hynin në telefonat e viktimave të tyre.Një total prej tetë kriminelësh u arrestuan dje si rezultat i një hetimi ndërkombëtar mbi disa sulme hakerësh ndaj figurave publike në Shtetet e Bashkuara dhe ata ndoqën kapjen e mëparshme të një personi në Maltë dhe Belgjikë që i përkiste këtij rrjeti kriminal.
“Banda e organizuar kriminale kishte në shënjestër mijëra viktima në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2020, duke përfshirë njerëz të famshëm, yje sportivë, muzikantë dhe familjet e tyre dhe besohet se kriminelët vodhën mbi 100 milionë dollarë në kriptovaluta pasi u kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në telefonat e tyre,” thuhet në deklaratën e Europol.

Europol specifikoi se hetimi zbuloi se një grup prej disa kriminelëve punuan së bashku për të hyrë në numrat e telefonit të viktimave dhe për të ndryshuar fjalëkalimet e tyre për të marrë kontrollin e aplikacioneve ose llogarive të tyre, të cilat u mundësuan atyre të vidhnin para, kriptovaluta dhe të dhëna personale.Arrestimet u bënë pas një hetimi të kryer në bashkëpunim me Britaninë, Shtetet e Bashkuara, Belgjikën, Maltën dhe Kanadanë, deklaroi Europol./kp

Kurti: Prizrenin me Tetovën do ta lidhim përmes tunelit

0

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka premtuarës do të fillojë përgatitjen e projektit që lidhë Prizrenin me Tetovën përmes tunelit.

Kurti e ka thënë këtë gjatë tubimit në Prizren, qytet për të cilin ka premtuar buxhet më të madh nga qeveria e ardhshme e Kosovës që do të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kandidati për kryeministër të vendit Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së postit të presidentes, Vjosa Osmani, e cila në këto zgjedhje garon si pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, kanë takuar sot qytetarët e Prizrenit, në ecjen përgjatë qytetit.

Përveç aktivistëve, ata morën përkrahje edhe nga kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Zijadin Sela dhe ai i Alternatives, Afrim Gashi, të cilët morën pjesë në aktivitetin e sotëm zgjedhor në Prizren.

Diskutuan për nevojën që shqiptarët në të dyja anët e kufirit të mund të kenë zhvillim të përbashkët të vlerave kombëtare.

Përmes politikanëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Kurti u bëri thirrje shqiptarëve atje, të cilët kanë shtetësi të Kosovës, më 14 shkurt të vinë në Kosovë për të votuar.

“Do të fillojmë përgatitjen e projektit që lidh Prizrenin me Tetovën me tunel, sepse siç thuhet Prizreni dhe Tetova lart në qiell kanë qenë një qytet, por kur kanë rënë në tokë malet e Sharrit i kanë bërë dy e tash ne duhet t’i lidhim ato. Dhe tjetra, nga këto keqqeverisjet e viteve të fundit Prizreni është diskriminuar më së shumti nga të gjitha komunat e Kosovës sa i përket buxhetit, buxheti më i paktë për kokë banori i është ndarë pikërisht Prizrenit dhe kjo do të ndryshojë menjëherë me qeverisjen tonë të re”, tha Kurti.

Ndërsa Vjosa Osmani tha se më 14 shkurt duhet të ndodhë referendumi ku qytetarët përmes votës do të përcaktojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre.

“Referendumi duhet patjetër që të ndodh, në mënyrë që ai të ndodhë, të kemi masovitet në pjesëmarrje dhe përkrahje të madhe për ndryshimin, na duhet secili qytetar të dalë në votim, sepse nëpërmjet votës së tyre e përcaktojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe të brezave që vinë”, tha Osmani.

Edhe në tubimin në Prizren, Albin Kurti tha se “pranvera po vjen me nxitim dhe nuk po e pret as 14 shkurtin”./KosovaPress/

Kryediplomatja shqiptare i kërkon Sllovakisë hapjen e një Zyre Ndërlidhse për Kosovën në Bratislavë

0

Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka e ka pritur sot në tiranë homologun sllovak Ivan Korcok, me të cilin kanë diskutuar edhe për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë

Xhaçka ka thënë se i ka kërkuar ministrit të Jashtëm të Sllovakisë që të hapë një zyrë ndërlidhëse për Kosovën në Bratislavë si sinjal pozitiv në përkrahje të procesit të vështirë të negociatave në mes të Prishtinës dhe Beogradit.
“I propozova kolegut tim që të hapë një Zyrë Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Bratislavë, si një shenjë pozitive në mbështetje të procesit të vështirë të dialogut Kosovë-Serbi”, ka shkruar Xhaçka.

Sllovakia është një prej 5 shteteve të BE’së që vazhdon të mos e njohë Kosovën si shtet.

Shtetasi i Shqipërisë dënohet me burgim me kusht dhe gjobë për dhënie ryshfeti, dëbohet edhe nga Kosova për 3 vite

0

Shtetasi i Republikës së Shqipërisë, Rini Tahiri, është dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren me 1 vit burgim me kusht dhe 200 euro gjobë, pasi u shpall fajtor për dhënie të ryshfetit.

Sipas aktgjykimit të shpallur të mërkurën nga gjykatësja Raima Elezi, dënimi me burg ndaj Tahirit nuk do të ekzekutohet, nëse i njëjti nuk kryen vepër tjetër penale brenda dy vitesh, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndaj tij u shqiptua edhe dënimi plotësues, dëbimi nga Republika e Kosovës për një periudhë prej 3 vitesh, pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

I akuzuari gjithashtu u obligua që t’i paguajë 30 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 50 euro në emër të programit për kompensimin e viktimave të krimit.

Po ashtu, gjykata vendosi që të konfiskohet edhe monedha prej 50 euro, si mjet i kryerjes së veprës penale.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, Rini Tahiri akuzohet se me 19 dhjetor 2020, rreth orës 05:45 minuta, në pikën kufitare Shqipëri – Kosovë, në vendkalimin kufitar të Vërmicës, është vërtetuar se në mënyrë të drejtpërdrejtë i ofron personit zyrtar përfitim pasuror, në mënyrë që i njëjti të veproj ose të mos veproj në pajtim me detyrën e tij zyrtare.

Sipas aktit akuzues, kjo ndodhë në atë mënyrë që gjatë kalimit të pikës doganore, duke drejtuar automjetin e tipit “ Opel Zafira ”, pronë e babait të tij, Demir Tahirit, me të cilin ishte duke udhëtuar, në momentin kur zyrtarit policor Feriz Hoti ia ka dorëzuar dokumentet personale dhe dokumentet e automjetit, në dokumente të prezantuara i ka futur 50 euro dhe ka kërkuar nga zyrtari policor që t’i mundësohet Demir Tahirit hyrja në Kosovë, edhe për kundër faktit se i njëjti kishte ndalesë për të hyrë në këtë shtet.

Me këto veprime, Rini Tahiri akuzohet se ka kryer veprën penale “dhënia e ryshfetit”. /BetimipërDrejtësi

Osmani: Ngjyra e kuqe, ngjyra e dashnisë për vendin tonë

0

Kandidatja për Presidente nga lista “Guxo”, ka shpërndarë një fotografi ku shihen balona në formë të zemrave të kuqe.

“Ngjyra e dashnisë për vendin tonë”, shkruan ajo, përcjellë Gazeta Blic.Lëvizja Vetëvendosje u kritikua shumë për vendosjen e shiritave të kuq në drunjtë e Prishtinës, por me sa duket sipas Osmanit kjo ngjyrë është vetëm ngjyra e dashnisë për vendin.

Postimi i saj i plotë: Ngjyra e dashnisë për vendin tonë. ❤️

Edhe dy ditë kohë për fletëvotimet me postë, deri tani kanë arritur mbi 40 mijë pako nga diaspora

0

Është duke vazhduar votimi nga diaspora për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt në Kosovë, ndërkohë bashkatdhetarët që kanë të drejtë vote kanë edhe dy ditë kohë (12 shkurt) për të dërguar fletëvotimet e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.E deri tani, Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka pranuar mbi 40 mijë pako me fletëvotime nga diaspora.Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, në një deklaratë të dhënë për telegrafin, ka thënë se deri tani kanë pranuar 40 mijë e 625 pako me fletëvotime.
“Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri më datën 9 shkurt ka pranuar 40 mijë e 625 pako me fletëvotime nga jashtë vendi”, theksoi ai.Duke folur për votimin nga diaspora, Ahmetaj potencoi se ende nuk dihet se nga cilat shtete kanë arritur më së shumti fletëvotime.
“Faktikisht ne i marrim ashtu siç dërgohen në të gjitha postat pa selektim se nga cili vend vijnë, mirëpo sigurisht ky proces do të bëhet në Qendrën e Numërimit të Rezultateve, që fillon më 14 shkurt dhe atëherë fillon edhe vlerësimi i pakove dhe selektimi i tyre sipas shteteve nga vijnë. Mirëpo në këtë fazë është e vështirë të bëhet, sepse të gjitha dërgesat që vijnë dërgohen në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës”, tha mes tjerash ai.
Sa i përket sigurisë së këtyre fletëvotimeve, Ahmetaj bëri të ditur se në ambientet ku po ruhen votat nga diaspora janë të vendosura kamerat dhe po ashtu është edhe Policia e Kosovës.“Objekti është i siguruar, brenda hapësirës ku mbahen dërgesat me fletëvotime nga jashtë janë të siguruar me katër kamera të sigurisë brenda, po ashtu kamerat janë edhe jashtë. Policia gjithashtu bën sigurimin e objektit dhe sipas protokollove shiritat e derës ndërrohen sapo të hapet dera, kjo ndodhë për shkak të sigurisë”, potencoi ai.Ahmetaj në fund sqaroi se fletëvotimet do të transferohen në Qendrën e Numërimit të Rezultateve më 14 shkurt, kur edhe fillon procesi i vlerësimit të fletëvotimeve.Ndryshe, lista përfundimtare e votuesve brenda vendit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të cilat do të mbahen më 14 shkurt, përmban: 1 milion e 794 mijë e 862 emra të votuesve. Pra, në këto zgjedhje janë 143 mijë e 6 votues më pak se në Zgjedhjet për Kuvend të 6 tetorit 2019.Nga kjo listë janë larguar 122 mijë e 421 votues të cilët posedojnë vetëm dokumente të identifikimit të lëshuara nga UNMIK-u, si dhe për shkak të largimit të 11 mijë e 86 të cilët janë konfirmuar se janë larguar nga skema pensionale për shkak të vdekjes.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort