Home Blog Page 5206

KQZ deri tani ka pranuar rreth 15 mijë pako me fletëvotime nga jashtë Kosovës

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit në kuadër të periudhës së votimit përmes postës.

Këtë e ka bërë të ditur për Klan Kosovën, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ndërsa tha se deri më tani numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 14 mijë e 625.

Ai shtoi se pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subjekteve politike dhe organizatave jo-qeveritare të akredituara.

Haradinaj: S’po na njohin ende, por ne do të jemi në Qeveri dhe në krye të Presidencës

0

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar votën e pejanëve për kandidatët e listës që i prin ai për të përmbushur synimin e tij që të jetë në krye të Presidencës dhe gjithashtu në Qeveri.

Fjalimin e tij e nisi duke ndarë një kujtim të tij për lidhjen e tij që ka me qytetin e Pejës.

“Si i ri kam ardhur në Pejë, por s’e kam ndie shijen e Pejës. Hera e parë kur e ndjeva ka qenë qershori i 99-ës edhe ky shesh. Edhe pse vinte era shkrumb, ky shesh e kishte një shije të mirë, kishte erë tël irisë. Liria filloi këtu. Peja është vendi i dashurisë dhe heronjve, atyre që mbrojtën kufijtë e shqiptarëve ndër shekuj, i intelektualeve dhe i atyre që punojnë fort. Peja është edhe Aleancë që 20 vjet”.

Haradinaj në Pejë po zotohet që Kosovës do t’i kthehen edhe pjesët që me demarkacionin derisa ai ishte kryeministër mbeten në Mal të Zi.

“Edhe në luftë m’i kanë marrë pozicionet, por prapë i kemi kthyer. Kështu do ta kthejë edhe Çakorrin dhe Kullën e Zhlepit”.

I pari i AAK-së lavdëroi edhe programin për qeverisje duke thënë se po ia kopjojnë partitë tjera.

“E keni parë se sa seriozisht kemi punuar, e keni parë se si po na i marrin idetë tona dhe ne do t’i ndihmojmë vendit dhe ekonomisë së tij. Programi ynë shtyllën e parë e ka ekonominë. Siguria është e dyta dhe shteti ligjor”.

Haradinaj nga Peja komentoi edhe sondazhet që tha se po bëhen me qëllimin të bindjes së votuesve se kë duhet votuar. Por, ai tha se realiteti do të shihet më 14 shkurt dhe se do të jetë në favor të tij.

“Ne sillemi me respekt dhe jo me arrogancë. Po mundohen me sondazhe me i bindë se kë duhet të votoni. Uroj që të kenë vota sa më shumë secila parti. AAK-së i beson populli. Nuk po na njihni, por shihemi më 14 shkurt. Do të jemi në Qeveri dhe në krye të Presidencës”.

PSD-ja me mbishkrim në foton e Kurtit: Big father is watching you!

0

Partia Socialdemokrate ka vendosur disa pankarta mbi banerin e kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti dhe ushtrueses së detyrës së presindetes, Vjosa Osmani.

“Babai i madh po ju vëzhgon” është mbishkrimi që PSD-ja e ka vendosur mbi banerin e Kurtit dhe Osmanit.

“Big father is watching you! Figura e babës është e gjithëpranishme. Një rend i tillë nuk ka nevojë për kontroll e mbikëqyrje, sepse fryma e përditshme përshkohet nga autocensura. Në fund të fundit, baba edhe kur e ka keq, e ka mirë, apo jo? Figura e babës dhe ajo e autoritetit suprem janë fytyrat e disiplinës e kontrollit, moralit e fajit. Baba nuk e lejon ndërgjegjen e dytë në truallin e tij. Syri i tij bëhet shikimi yt, sepse ai nuk pretendon që është vetëm shteti, por ngadalë insiston të bëhet shoqëria. Si pjesë e këtij procesi të ri, lindin normat”, thuhet në komunikatën e PSD-së.

Tutje, partia e Dardan Molliqajt ka përmendur edhe shamitë që LVV po i vendos rrugëve, ndërsa ka paralajmëruar se po vjen një regjim i ri.

“Përmes ceremonialeve e simboleve të shpikura e të përvetësuara, me himn partie e shami shesheve, realizohet rituali politik i një regjimi të ri. Aty nuk ka qendra mendimi, por vetëm vegla kufizimi. Mjafton ta lexojmë këtë aspekt për ta kuptuar sforcimin që përmes ritualit mundohet të konvertohet në besim. Regjimi i Kurtit rregullohet nga ligjet e veta”, thuhet në komunikatë.

“Një mentalitet politik i cili mendon se e mira publike mund të përcaktohet dhe kuptohet, në tërësinë e saj, vetëm nga një lloj i qeverisjes, dhe të shtrihet deri në kapjen e secilit segment, nuk bënë gjë, përveç se ushtron tashmë dhunë, përmes ligjërimit publik. Në përdorimin e gjuhës si në slloganin “Krejt dhe drejt” instiucionalizon mënyrat e konfliktit, në përpjekje për t’i sheshuar ato”, vijon komunikata.

Sipas PSD-së, Kurti po tenton ta fshijë të kaluarën dhe të ardhmen dhe ta përjetësojë të tashmën.

“E kaluara dhe e ardhmja fshihen, sepse përjetësohet e tashmja. Fshirja e të kaluarës bëhet për përjetësimin e pushtetit të tashëm i cili prodhon dijen e re për faktet e vjetra. Ky është rend që zapton hapësirën dhe lë jashtë kohës çdo mundësi. Por për dallim nga e kaluara, ne nuk do të lejojmë që rasti i Kosovës të shndërrohet në tregim distopian”, thuhet në komunikatën.

Big father is watching you!

Figura e babës është e gjithëpranishme. Një rend i tillë nuk ka nevojë për kontroll e…

Posted by PSD on E mërkurë, 10 Shkurt 2021

 

Hoti për Vetëvendosjen: Janë komunistë me orientim nga lindja, ne do të dalim fitues

0

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, tha të mërkurën, në tubimin elektoral në Kamenicë, se Kosova tashmë e ka kuptuar se oponentë politikë të LDK-së, janë komunistë të orientuar kah Lindja.

“Këta që i kemi përballë, janë njerëz që 30 vite kanë qenë pengesë në procesin e shtet-ndërtimit. Por si LDK s’jemi lodh kemi vazhduar rrugëtimin tonë. Jemi lënduar gjatë procesit por s’jemi ndalë e nuk do të ndalemi asnjëherë. Por tash është mjaft, qytetarët e Kosovës ma në fund pas 15 vitesh që ata organizuan protesta, përgjakën policët nëpër rrugë, tash na u shfaqën me shamia të kuqe, që janë simbolikë e revolucioneve komuniste që shumica e botës ua ka pa sherrin. Pra në fund këta e nxorën kokën ashtu siç janë, komunistë me orientim kah lindja”, tha Hoti.

Kandidati i LDK-së, u shpreh i bindur se do të fitojnë të dielën, pasi sipas tij, njerëzit e arsyeshëm janë më shumë në Kosovës se ata që janë mashtruar nga propaganda e këtyre viteve.

“Në Kosovë, ka më shumë njerëz që e duan demokracinë që janë të orientuar kah perëndimi dhe për këtë arsye, LDK-ja ka me fitu të dielën. Fitorja jonë do të jetë fitore për të gjithë, edhe për këta të kuqtë sepse do t’i integrojmë dhe do t’i bindim se e kanë gabim këtë mënyrë të sjelljes dhe veprimit në Kosovën e vitit 2021”, tha Hoti.

Ai theksoi se vetëm LDK në këto zgjedhje ka ofruar program të qartë për zhvillimin e gjithmbarshëm të Kosovës.

Gjatë këtij tubimi, Hoti, ka përmendur të arriturat gjatë qeverisjes disa mujore, duke e përmendur, aksionin e Karaçevës.

“Dy kryeministrat paraprak e dinin se çka po ndodhte në Karaçeve, por nuk patën guxim për të vepruar, kishin dilema se a është pjesë e territorit të Kosovës. Kryeministri i fundit madje refuzoi një operacion të përgatitur deri në detaje. Erdhëm ne dhe vepruam, shembem ato kazino dhe eliminuam dukuritë tjera negative. Kjo është shenjë se ne punojmë e nuk shpërndajmë parulla me megafon rrugëve siç po bëjnë të kuqtë”, tha Hoti, duke shtuar se me qeverisjen e LDK-së, rajonin e Kamenicës do të përfitoj investime në funksion të zhvillimit të turizmit malor dhe blegtorisë.

Kurti: Jemi përballë referendumit të dytë për të vendosur për të ardhmen tonë

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka krahasuar zgjedhjet e 14 shkurtit me referendumin e 1991-s kur populli votoi pro shpalljes së Kosovës shtet të pavarur nga Jugosllavia.

“Në vitin 1991 ne kishim referendumin për pavarësi. Atëherë dolëm Krejt dhe vendosëm Drejt duke votuar masivisht për pavarësinë e vendit sepse e dinim vlerën e secilës votë. 30 vjet më vonë jemi përballë një referendumi të dytë për të vendosur për të ardhmen tonë”, ka thënë Kurti në një video të postuar në Facebook.

Kandidati i VV-së për kryeministër ka thënë se “dy dekada të keq-qeverisjes me dështime e me korrupsion, pa punë e pa drejtësi, duhet të marrin fund me 14 shkurt që ta kthejmë zhvillimin e ta bëjmë progresin”.

Limaj për kundërkandidatët: Zoti i ndihmoftë

0

Nisma Socialdemokrate mbajti sot tubim elektoral në Komoran të Drenasit.

Lideri i kësaj partie, Fatmir Limaj, fjalimin para të pranishmëve e nisi me një falënderim dhe përshëndetje për Jakup Krasniqin, të cilin e cilësoi si një burrë të madh të asaj zone.

“Numri 121 nuk është vetëm i bashkëluftëtarëve, por edhe i grave e i fëmijëve tanë, që sot janë rritur dhe kanë krijuar familje të tyre. Numri 121 nuk është thjesht numër, por identiteti i këtyre zonave, i mbrojtjes dhe krenarisë”.

“Fitorja jonë është pikërisht me zemrën e vullnetin e fuqishëm të atyre që na besojnë, dhe suksesi e fitoja jonë bazohet në vendosmërinë tonë. Ata nuk e dinë që ne këtu kurrë nuk dorëzohemi, ne shkojmë drejt fitores. Ata nuk e dinë çka është vendosmëria e çka është mos me u dorëzu. Ata nuk ia dinë shijen fitores. Ata janë edhe dembela, nuk punojnë, janë mësuar që tjetërkush me ia sjellë fitoren. Ata atje as nuk mund të kuptojnë se si ne fitojnë”.

“Edhe kur e kanë menduar shkatërrimin e UÇK-së pas ofensivave të shtatorit, nga malet e Berishës i shikonim dhe bënim hajgare me ta. Në shtator UÇK-ja u kthye më fuqishëm. Ata nuk e kuptojnë shpirtin e përcaktimin tuaj, vendosmërinë, ata kur s’kanë tentuar t’ju njohin nga brenda se kush jeni ju. Për t’ju njohur juve është dashur të jenë mes jush e me ju bashkë”.

“Askush si ne s’mund t’ju përfaqësojë më mirë në Kuvendin e Kosovës”.

“Ata para jush mund të dalin vetëm për t’ju premtuar. Ata janë ashtu siç janë.. Zoti i ndihmoftë, por ata nuk janë numri 121”, u shpreh Limaj.

Cilat janë pagat minimale në 21 vende të BE-së, prin një shtet i vogël

0

Shumë njerëz janë të interesuar të shkojnë për të jetuar dhe punuar në vendet e Bashkimit Evropian për shkak të kushteve më të mira për jetesë dhe pagave më të larta. Por cila është paga minimale në këto shtete?

Përmes një grafiku, Radio Evropa e Lirë i ka publikuar pagat minimale në 21 shtete të Bashkimit Evropian, ndërsa gjashtë vende të këtij blloku nuk kanë pagë minimale zyrtarisht. Këto vende janë Italia, Austria, Danimarka, Suedia, Finlanda dhe Qiproja.

Sipas agjencisë evropiane për statistika, Eurostat, pagën minimale më të lartë nga 21 vendet e ndodhura në listë e ka Luksemburgu, 2.2.02 euro. Pas tij vijnë Irlanda me 1.724 euro pagë minimale dhe Holanda me 1.685 euro.

Grafiku: REL

E katërta është Belgjika me 1.626 euro, ndërsa e pesta Gjermania me 1.614 euro. E gjashta është Franca me 1.555 euro, e shtata Spanja me 1.108 euro, ndërsa më pas vijnë Sllovenia, Malta dhe Portugalia.

Pesë vendet e BE-së që ndodhen në fund të listës sa i përket pagës minimale janë Bullgaria me 332 euro, Hungaria me 442 euro pagë minimale, Rumania me 458 euro, Letonia me 500 euro pagë minimale dhe Kroacia me 563 euro.

E rrahu me boks hekuri e shkop bejsbolli në Prizren, gjykata e lë në paraburgim një muaj

0

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit V.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: lëndimi i rëndë trupor nga neni 186 par.3 lidhur me par.2 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së

Gjyqtari i procedurës – Xheladin Osmani, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 08.02.2021 deri me datën 09.03.2021.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit V.H., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

– Më datë 08 shkurt, me mjet të rrezikshëm për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore dhe duke vepruar edhe me tre persona tjerë, i shkaktojnë lëndim të rëndë trupor të dëmtuarin – i pandehur R.K., në atë mënyrë që i afrohen të dëmtuarit dhe në një moment i pandehuri V.H., e godet me boks hekuri, së cilës më i bashkëngjiten edhe 3 persona tjerë me shkop bejsbolli dhe që të gjithë duke e goditur në pjesë të ndyshme të trupit, i shkaktojnë lëndim të rëndë trupor të dëmtuarit (i pandehur) R.K., .

– Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse hetimet në këtë çështje sa po kanë filluar, do të merret në pyetje i pandehuri, dhe dëshmitarët tjerë eventual, në rrjedhën e mëtejmë do të mblidhen edhe prova të tjera për zbardhjen e kësaj çështje penale, gjithashtu duke marrë parasysh raportet e acaruara ndërmjet të pandehurve për shkak të një konflikti të mëhershëm si dhe të këtij rasti, vendosmërinë e të pandehurit për të kryer këtë vepër penale ku shihet nga video incizimi se të njëjtit në bashkëveprim pasi që janë marrë vesh e kanë kryer këtë vepër penale.

Gjykata, duke vendosur lidhur me kërkesën për caktimin e paraburgimit i morri parasysh edhe masat tjera alternative, mirëpo ka ardhur në përfundim se në rastin konkret kjo masë është më oportune dhe më e arsyeshme duke marr parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes, caktimi i paraburgimit për të pandehurin është më se i domosdoshëm dhe i arsyeshëm dhe për shkak të mbarëvajtjes së procedurës së rregullt të procedurës penale – hetimore.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Prizren.

Valbon Krasniqi zyrtarisht drejtor i SHSKUK-së

0

Bordi drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur, më 10 shkurt 2021, në mënyrë unanime, e ka votuar Raportin e komisionit vlerësues, në bazë të të cilit drejtor i përgjithshëm i  SHSKUK-së emërohet dr. Valbon Krasniqi.

 

Ziadin Sela nga Prizreni kërkon mbështetje për Kurtin e Osmanin

0

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni, Ziadin Sela i ka dhënë mbështetje Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sela sot i është bashkuar Kurtit e Osmanit në Prizren duke iu uruar sukses në zgjedhjet që po vijnë.

“Sot, së bashku me Afrim Gashin, iu bashkuam Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në marshimin e tyre për ndryshim në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit në Republikën e Kosovës. Tani është në duart e qytetarëve të Republikës së Kosovës t’u besojnë atyre një mandat të pakontestueshëm për të operuar një transformim të vërtetë nga sistemi i vjetër. Suksese Albin dhe Vjosa”, ka shkruar ai.

Sot, së bashku me Afrim Gashin, iu bashkuam Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në marshimin e tyre për ndryshim në prag të…

Posted by Ziadin Sela on E mërkurë, 10 Shkurt 2021

 

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort