Home Blog Page 5205

Florent Ukaj në takim me banorë të Vlashnjes: Më 14 shkurt, të mobilizohemi dhe të dalim më të fuqishëm

0

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka takuar sot banorët e fshatit Vlashnje të Prizrenit.

Ukaj në një postim në Facebook, ka thënë se në këtë takim është biseduar për mobilizim për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Në Vlashnje, u takum me banorët dhe diskutuam që me 14 Shkurt, të mobilizohemi dhe të dalim më të fuqishëm. Mobilizimi që u pa, nuk lë dyshim që do të dalim faqebardhë. #LDK132✅ #Florenti46✅”, ka shkruar ai.

Në Vlashnje, u takum me banorët dhe diskutuam që me 14 Shkurt, të mobilizohemi dhe të dalim më të fuqishëm.

Mobilizimi që u pa, nuk lë dyshim që do të dalim faqebardhë.

#LDK132✅
#Florenti46✅

Posted by Florent Ukaj on E mërkurë, 10 Shkurt 2021

 

Mustafa: Me sondazhe u tentua të manipulohet qytetari, terreni flet ndryshe

0

Isa Mustafa, kryetar i LDK-së ka thënë se informatat nga terreni tregojnë se kjo parti ka mbështetje të madhe dhe po marrin përkrahje nga qytetarët.

“Kemi besim se do të dalim mirë, kemi informata që vijnë nga terreni çdo ditë, informata të kandidatëve, kandidatit tonë Hoti, që situata është shumë e mirë dhe po hasim në përkrahje të madhe”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, sivjet ka qenë një fushatë e pazakontë që është zhvilluar nga studiot televizive.

“Kemi një fushatë diktatoriale, pasi që nga studiot televizive po tentohet të imponohet rezultati zgjedhor. Sondazhet e kurdisura në studio televizive e kanë arritur pjesërisht efektin se dihet kush është fituese, dhe kjo ka ndikuar që VV-ja sot nuk del e t’ju tregoi qytetarëve programin e tyre, programin për zhvillim ekonomik, shëndetësinë… Asgjë nga këto nuk shpejtohet për qytetarët. Vetëm e di se marshojnë, por askush nuk e dinë se cili do të jetë kursi i tyre”, ka thënë Mustafa.

827 qytetarë janë ankuar në Policinë e Kosovës për gjobat që i’u kanë shqiptuar për mos mbajtje të maskës

0

Ditëve të fundit sikur në të gjithë botën edhe në Kosovë janë shënuar rritjet e rasteve me Covid-19.

E, siç duket me këtë ritëm janë rritur edhe gjobat ndaj qytetarëve për mosrespektimin e Ligjit për Pandeminë, shkruan Indeksonline.

Çdo ditë në raportet ditore të Policisë së Kosovës, shqiptohen mbi 1 mijë gjoba për mos mbajtjen e maskës.

Por, për gjobat e shqiptuara për mos mbajtjen e maskave dhe mos respektimin e masave anti-Covid ka pasur pakënaqësi nga qytetarët si dhe ankesa i kanë dërguar në Policinë e Kosovës.

Zyra e informimit në Policinë e Kosovës, në një përgjigje për Indeksonline kanë deklaruar se në vitin 2020 në Komisionin për Vendosje janë pranuar gjithsej 675 kundërshtime të parashtruara ndaj gjobave, ndërsa gjatë vitit 2021 (deri në momentin e raportimit) janë pranuar 152 kundërshtim.

“Përgjatë vitit 2020 në Komisioni për Vendosje janë pranuar gjithsej 675 kundërshtime të parashtruara ndaj gjobave të shqiptuara për kundërvajtjet e parapara me Ligjin NR. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Ndërsa gjatë vitit 2021 (deri në momentin e raportimit) janë pranuar 152 kundërshtime”, thuhet në përgjigjen e kësaj zyre.

Tutje nga Policia e Kosovës bëjnë të ditur që nga hyrja në fuqi e Ligjit NR. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, e deri me sot janë pranuar 827 ankesa, shkruan Indeksonline.

E sa i përket procedurës së parashtrimit të ankesave është e njëjtë sikurse të gjobave të tjera të Policisë së Kosovës, ku palët kanë të drejtë ankese 8 ditë nga dita e shqiptimit të gjobës, ndërsa brenda 30 ditëve Komisioni për Vendosje merr vendim për kundërshtim dhe të njëjtin e përcjell tek njësia ku është parashtruar ankesa.

“Procedurat e parashtrimit të kundërshtimit ndaj këtyre gjobave është e njëjtë sikurse ndaj gjobave tjera të shqiptuara nga Policia e Kosovës. Palët kanë të drejtë ankese 8 ditë nga dita e shqiptimit të gjobës dhe kjo ankesë mund të parashtrohet në njërën nga tetë Njësitë Rajonale të Komunikacionit Rrugor dhe Njësisë për Kontroll të Autostradave. Ashtu siç është e precizuar me ligj, brenda 30 ditëve Komisioni për Vendosje do të marrë vendim për kundërshtimin dhe të njëjtin e përcjell tek njësia ku është parashtruar kundërshtimi. Njësia pranuese pas pranimit të vendimit nga ana e Komisionit për Vendosje menjëherë e njofton palën për vendimin”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Vlerësimi i ankesës nga Komisioni për Vendosje në Policinë e Kosovës, trajtohen njëjtë sikurse të gjitha kundërshtimet ndaj kundërvajtjeve të parapara me ligj.

“Edhe kundërshtimet për kundërvajtjen e parapara me ligjin NR. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 trajtohen sikurse të gjitha kundërshtimet ndaj kundërvajtjeve të parapara me ligjet tjera”, thuhet nga ky institucion i sigurisë në vend.

Tutje nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se secili kundërshtim trajtohet nga një Panel profesional i përbërë nga tre anëtarë (njëri prej tyre me provim të jurisprudencës).

Pas shqyrtimit të të gjithave shkresave të lëndës dhe analizimit të provave, Paneli i Komisionit për Vendosje nxjerr vendim i cili ju dërgohet palëve të përfshira në procedurë.

Mytaher Haskuka pret në takim Mefail Bajqinovcin

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka pritur në takim kandidatin për deputet nga radhët VV-së, Mefail Bajqinovci.

Këtë e ka bërë të ditur Haskuka në një postim në Facebook, teksa ka publikuar edhe fotografi.

“Pas një dite të gjatë dhe me shumë aktivitete, një vizitë nga miku im dhe deputeti i republikës, Mefail Bajqinovci. #krejtdhedrejt 127”, ka shkruar ai.

Pas një dite të gjatë dhe me shumë aktivitete, një vizitë nga miku im dhe deputeti i republikës, Mefail Bajqinovci.

#krejtdhedrejt 127

Posted by Mytaher Haskuka on E mërkurë, 10 Shkurt 2021

 

Vulini reagon pasi Shaip Kamberi foli shqip mes parlamentit të Serbisë

0

Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, ka reaguar pasi përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka mbajtur një fjalim në gjuhën shqipe përballë deputetëve të tjerë të këtij Kuvendi, duke thënë se Gjykatë e këtij shteti ka legalizuar termin ofendues “shiptari”.

Vulin thotë se fjala “Shiptar” nuk është ofenduese, se është një sinonim i fjalës “shqiptar”, dhe sipas tij, Kamberi duhet të ndalojë së mësuari serbët se si duhet të flasin, raporton Tanjug.

Kamberi, i cili është anëtar i Luginës së Bashkuar-SDA, dje, duke bërë një pyetje parlamentare në shqip, si dhe e qortoi ministrin për përdorimin e termit “Shiptar”.

Në reagimin e sotëm, Vulin thotë se e ka pritur me padurim Kamberin sot për t’i thënë atë që kishte, por që ai nuk u paraqit në Parlamentin Serb.

Vulin shtoi se të gjithë kanë të drejtë të flasin në gjuhën e tyre.

“Shiptari ka të drejtë të flasë në gjuhën e tij. Nuk është e saktë që ai nuk na ofroi një përkthim, por kjo flet vetë ”, tha Vulin.

Kamberi në gjuhën shqip ka reaguar pasi termi “Shiptar” u legalizuar me një vendim gjykate në Begrad.

Ndërsa, Vulin thotë se nuk po i kupton shqiptarët se pse e kanë problem t’i thërrasin si i quante gjyshi ose stërgjyshi i tyre, duke thënë se “është e vështirë të gjesh një Serb që nuk thotë Shiptar, ashtu siç është e vështirë të gjesh një Shiptar i cili nuk thotë “Shiptar ”.

Vulin shtoi se në shekullin e 20-të, “Shiptarët ndryshuan emrin e tyre tre herë”, dhe se pas shembjes së Perandorisë Osmane, ata thanë se nuk ishin më Arnautë, por Shiptarë dhe se vendi i tyre ishte “Shqipërija”.

“Edhe letërsia dhe gramatika e tyre ndoqën atë ndryshim. Askund nuk më shkruajnë Arnautët, por Shiptarë. Serbët e morën atë fjalë nga gjuha e tyre, fjalë për fjalë, pa përkthim. Nëse ndryshoni emrin e shtetit, njerëzit në gramatikën dhe letërsinë tuaj, ju do të filloni t’i drejtoheni njëri-tjetrit me versionin anglisht të vendit tuaj, gjuha është një çështje e gjallë, ndoshta me kalimin e kohës serbët do të fillojnë të ju quajnë kështu “, tha Vulin.

Ai tha se “Shiptar” është një sinonim për një shqiptar dhe shtoi se nuk ka urrejtje apo fyerje në këtë, por se është turp që Kamberi të vendosë se si do të flasin serbët.

Ndërsa, për gjatë fjalimit të Kamberit, përfaqësuesit e popullit serbë në Kuvendin e Serbisë filluan protestat me anë të zhurmave. Kryeparlamentari i këtij kuvendi, Ivica Daçiç, kërkoi që të respektohej fjalimi i Kamberit, nën pretekstin e lirisë së fjalës.

Shkollat përdoren për fushatë nga partitë, prindërit dhe arsimtarët të shqetësuar

0

Rreth 100 objekte shkollore deri tash në Kosovë janë shfrytëzuar për aktivitete politike gjatë fushatës zgjedhore. Të nesërmen, në këto shkolla kthehen nxënësit.

Këshilli i Prindërve të Kosovës dhe Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK) kanë shprehur shqetësimet për mënyrën se si janë duke i shfrytëzuar partitë politike objektet shkollore për fushatë zgjedhore në kohë pandemie.

Objektet shkollore janë përdorur në disa komuna si Prishtinë, Prizren e Gjakovë.

Ymret Reshiti nga Këshilli i Prindërve të Kosovës, thotë se veprimet e tilla dhe lejimi i një mase të madhe të simpatizantëve të partive politike që të hyjnë në shkolla, është brengosëse për prindërit dhe fëmijët.

“Shqetësim për ne është mbajtja e tubimeve të partive politike në hapësira shkollore, gjë që ne konsiderojmë se është mundësi shumë e madhe e përhapjes së virusit te nxënësit, për shkak se është e pamundur që të dezinfektohen shkollat në ato hapësira të cilat shfrytëzohen dhe frekuentojnë njerëz të ndryshëm, që mund të jenë bartës të virusit dhe që mund ta lënë (virusin) në shkollë. Ky është shqetësimi numër një për ne”, tha Reshiti për Radion Evropa e Lirë.

Edhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Rrahman Jashari, thotë se shkollat nuk do të ishte dashur të jenë vendtakime dhe hapësira për zhvillimin e aktiviteteve politike gjatë fushatës zgjedhore.

“COVID-19 dihet mund të jetë prezent në një kohë të caktuar edhe në metale, në dru e vende të tjera. Nuk është mirë që shkollat të ngarkohen edhe më shumë me vizita të tilla. Partitë politike aktivitetet e tilla mund t’i mbajnë kudo, por jo në objektet shkollore sepse dihet se edhe ashtu gjysmëvjetori i parë përfundoi para kohe për shkak të pandemisë”, tha Jashari.

Sipas Rrjetit të organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim (DnV), rrjet që promovon zgjedhje të lira e të drejta përmes monitorimit të procesit zgjedhor, aktivitete politike janë zhvilluar në 98 shkolla.

Në një nga shkollat ku është zhvilluar fushatë zgjedhore në ditët e fundit është Shkolla Fillore “Mustafë Bakija” në Gjakovë. Drejtoresha e kësaj shkolle, Zana Kurtishi-Rudi, tha për Radion Evropa e Lirë se me një vendim të Komunës së Gjakovës, aktiviteti i njërës nga partitë politike është zhvilluar në shkollë duke respektuar rregullat e rekomanduara. Ajo thotë se hapësira ku është mbajtur aktiviteti është dezinfektuar pas përfundimit të kësaj ngjarjeje.

“Pas përfundimit të aktivitetit hapësira është dezinfektuar. Është vërejtur se gjatë aktivitetit, sepse unë mund ta shoh përmes kamerave, kur është bërë numër më i madh i pjesëmarrësve, disa kanë dalë jashtë (objektit shkollor). Nuk është numëruar (pjesëmarrja e njerëzve), por disa kanë dalë jashtë”, tha Kurtishi- Rudi.

Drejtori i Drejtorisë për Arsim në Komunën e Gjakovës, Gjevalin Nikollbibaj tha se leja e drejtorisë për shfrytëzimin e hapësirave në shkolla është bërë duke pasur për bazë rekomandimet e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Lejen nga ne e kanë për pjesëmarrjes të caktuar të individëve. Nuk e di, janë organet e tjera që e përcjellin se a e teprojnë me numër, por sa i takon dezinfektimit, shkollat e kanë për obligim”, tha Nikollbibaj.

Epidemiologu Isuf Dedushaj, mjek i pensionuar, tha për Radion Evropa e Lirë se pas përfundimit të aktiviteteve, shkollat duhet të dezinfektohen.

“Dezinfektimi duhet të bëhet sipas rekomandimeve të Institutit. Dezinfektimi duhet të përdoret në hyrje të shkollës”, tha ai.

Dedushaj shtoi se derisa ka një numër të madh të pjesëmarrësve në aktivitetet politike në shkolla, dezinfektues duhet të ketë edhe në dysheme dhe në hyrje të shkollës.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar edhe drejtorët e disa shkollave në Prishtinë, Mitrovicë, Prizren dhe Gjilan dhe të gjithë kanë deklaruar se pas përfundimit të aktiviteteve, dezinfektimi i shkollave bëhet gjithmonë.

Kujtim Gashi: PDK po shihet si alternativë e vetme për të qeverisur me vendin

0

Kujtim Gashi, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ka prezantuar aderimet e reja në këtë parti.

Gashi në një postim në Facebook, ka thënë se PDK po shihet si alternativë e vetme për të qeverisur me vendin.

“Aderime nga të gjitha subjektet politike në PDK. #Rimëkëmbja po shihet si alternativa e vetme për ta qeverisur vendin pas 14 shkurtit me #HoxhajKryeministër. #PDK134✔️ #EnverHoxhaj1✔️ #KujtimGashi22✔️”, ka shkruar ai.

Aderime nga të gjitha subjektet politike në PDK. #Rimëkëmbja po shihet si alternativa e vetme për ta qeverisur vendin pas 14 shkurtit me #HoxhajKryeministër.

#PDK134✔️
#EnverHoxhaj1✔️
#KujtimGashi22✔️

Posted by Kujtim Gashi on E mërkurë, 10 Shkurt 2021

 

Hoxhaj: Ndryshimi i vërtetë është platforma jonë e Rimëkëmbjes

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka mbajtur tubim elektoral në Fushë Kosovë ku ka prezantuar Planin e Rimëkëmbjes.

Ai ka thënë PDK-ja është e vetmja parti politike që mund ta rimëkëmbë Kosovën dhe është adresë e stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit.

“Ne jemi partia e vetme politike që në këto zgjedhje edhe për shkak të goditjes kemi dal me një platformë dhe platforma jonë është rimëkëmbje. Ne duam që ta rimëkëmbim Kosovën në planin politik, në planin ekonomik, në planin arsimor dhe në planin shëndetësor. Nuk e kemi bërë një platformë e cila përshkruan situata të paqena, por është një platformë konkrete, prandaj i ftoj qytetarët e Fushë Kosovës, sikurse i ftoj qytetarët e Kosovës që t’i besojnë PDK-së, se nën një ne jemi adresë e stabilitetit, ne jemi adresë e sigurisë, e zhvillimit, e përparimit, krahas një të panjohure, krahas një të rrezikshme, krahas një të paparashikueshme sikurse është Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë ai.

Hoxhaj duke thënë se gjatë qeverisjes së tij do të ketë rritje të pagave për mësimdhënësit, policët, mjekët e infermierët ka theksuar se do të rritet edhe paga mesatare në 300 euro, si dhe pensionet në bazë të kategorive.

“Ne në këto zgjedhje garojmë që ta përmirësojmë jetën e secilit në Kosovë. Së pari e dimë që një pjesë e qytetarëve janë goditur prej pandemisë për shkak të rritjes së numrit të papunëve, së dyti janë goditur në shëndetin e tyre për shkak të përhapjes së virusit, së treti ka shkolla në Fushë Kosovë sikurse Mihal Grameno e cila ka humbur disa orë dhe disa javë mësim dhe për të cilin ju e dini dhe unë e di se si ka ndodhur. Nuk ka parti politike e cila do t’i zgjidh këto sfida të zhvillimit, të shëndetit dhe të arsimit sikurse PDK”, ka thënë ai.

Bashkimi kombëtar si mjet kërcënimi

0

Ideja e një referendumi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, në rast se Kosova mbetet e izoluar nga Bashkimi Evropian, është ide origjinale e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thotë nënkryetari i këtij subjekti politik, Ahmet Isufi.

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci thotë se e drejta e popullit për vetëvendosje, si dhe aspirata për bashkim kombëtar, është një e drejtë e synuar prej shumë gjeneratave dhe askush prej subjekteve politike nuk mund të thotë se ka pronësi mbi këtë ide.

Megjithatë, ajo nuk mohon se ideja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, e njohur si ideja e bashkimit kombëtar të shqiptarëve, për vite të tëra ka qenë pjesë e fjalorit politik të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ideja për bashkimin e mundshëm të Kosovës me Shqipërinë, apo siç njihet në opinion si ideja e bashkimit kombëtar të shqiptarëve, ka ekzistuar qysh moti, por në vitet e fundit, kjo ide jo rrallë është nxjerrë në sipërfaqe në kohë të fushatave zgjedhore, vlerëson Donika Emini, drejtoreshë ekzekutive e platformës CiviKos.

Së fundmi, ideja e një unioni Kosovë-Shqipëri është përmendur nga lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, para dhe gjatë fushatës zyrtare zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë.

Ai ka deklaruar se në rast se bëhet president i Kosovës dhe në qoftë se deri në vitin 2025 vendi “nuk i arrin rezultatet e drejta, që i takojnë t’i arrijë, në anëtarësimin, përveç BE-së, në NATO dhe OKB (Organizata e Kombeve të Bashkuara), atëherë unë do të votoj për bashkim me Shqipërinë”, ka theksuar Haradinaj.

Pozicionimi i tillë i AAK-së, sipas nënkryetarit të saj, Ahmet Isufi, ka ndodhur për shkak se Bashkimi Evropian nuk po vepron në mënyrë që Kosova të ketë liberalizim të vizave, për të cilat sipas tij, i ka përmbushur kushtet, si dhe për shkak se nuk po njihet nga pesë vende evropiane dhe nga Serbia.

“Vetë shprehja për një union të përbashkët është krejtësisht origjinale, është normale dhe është edhe përvojë e disa vendeve në botë, që kanë ndodhur. Prandaj, për të pasur integrim më të shpejtë Kosova, si shtet, në mekanizma ndërkombëtarë, atëherë unioni do të mundësonte një qasje të tillë dhe një angazhim të drejtpërdrejtë, sepse Kosova nuk mund të mbetet edhe për 20 vjet e izoluar, kështu siç ka mbetur”, tha Isufi për Radion Evropa e Lirë.

Ndonëse Lëvizja Vetëvendosje, gjatë fushatës zgjedhore më tepër është përqëndruar në problemet e brendshme të vendit, ajo nuk ka hequr dorë nga ideja e bashkimit kombëtar, e cila për vite të tëra ka qenë pjesë e fjalorit politik të Lëvizjes Vetëvendosje.

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, thotë për Radion Evropa e Lirë që synimi që kjo ide të realizohet ka qenë dhe mbetet qëndrim i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ne duhet të shtojmë përpjekjet tona, si qeverisje, në Shqipëri dhe në Kosovë, për të intensifikuar bashkëpunimin në të gjitha fushat, në të gjithë sektorët. Pra, jo vetëm me tryeza e me takime një herë në vit, por me projekte dhe aktivitete konkrete. Bashkëpunimi i jonë në këto sfera, pastaj natyrshëm do të sillte mundësinë qoftë të bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por edhe në të drejtën për të shprehur me referendum vullnetin e shqiptarëve në Shqipëri dhe në Kosovë”, theksoi Nagavci.

Mobilizim i elektoratit nacionalist?

Donika Emini, drejtoreshë ekzekutive e platformës CiviKos, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, ka shrehur mendimin se ideja për një union mes Kosovës dhe Shqipërisë, për të cilën ka folur lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është kauzë thuajse e njëjtë me atë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Siç thotë ajo, pikërisht Lëvizja Vetëvedosje e ka ndërtuar identitetin e saj politik, si parti politike, mbi kauzën e bashkimit kombëtar.

Me këtë kauzë, sipas saj, në disa raste janë shërbyer edhe politikanët dhe ish-drejtuesit e institucioneve të larta, ndërkohë që kjo ide po përdoret tash së fundmi si kauzë në fushatën elektorale edhe nga AAK-ja.

Këtë veprim të AAK-së, Emini e sheh si vardisje ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, “e cila aktualisht po konsiderohet si favorite” për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Deklaratat e Haradinajt japin atë indikacion, që përveç vullnetit politik për bashkëpunim, duke u ofruar si president, e ka edhe një komunikim ndoshta më të shpeshtë me Vetëvendosjen sesa me partitë tjera politike, me të cilat, në mënyrë të qartë janë më të polarizuara. Po duket që e gjithë kjo është duke u bërë me kalkulim elektoral. Haradinaj e di shumë mirë se nuk i ka punët mirë, siç po del nga sondazhet. Dëshiron të rrisë numrin e votave të tij, përtej klientelizmit që e ka krijuar. Tash e ka në plan që të mobilizojë elektoratin nacionalist”, tha Emini.

Siç theksoi ajo, në njëfarë formë, AAK-ja e ka “huazuar” kauzën nga Lëvizjes Vetëvendosje, në mënyrë që jo vetëm të mobilizojë votuesit potencialë nacionalistë, por edhe të jetë më e përafërt me të, për kombinimet e mundshme paszgjedhore në skenën politike.

Nënkyetari i AAK-së, Ahmet Isufi thotë që qëllimi i subjektit të tij, lidhur me idenë e bashkimit kombëtar, dallon nga qasja, që sipas tij, ka pasur Lëvizja Vetëvendosje.

“Lëvizja Vetëvendosje e ka pasur si orientim dhe si qëllim për të arritur në pushtet. Ne nuk e kemi një synim të tillë. Ne e kemi që në mënyrë pragmatike të ndodhë kjo, sepse vendimet që i kemi marrë dhe veprimet që i kemi bërë kanë qenë praktike. Prandaj, ne duam ta kthejmë praktikisht këtë veprim dhe jo ta kemi vetëm si parullë”, theksoi Isufi.

Por, Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje, shpreh mendimin që çështja e bashkimit kombëtar, si ide, nuk është pronë e subjekteve politike, por synimi i realizimit të kësaj ideje është e drejtë që nuk mund t’i mohohet askujt.

“Konsideroj që është synim mbarë kombëtarë. Në raport me (Ramush) Haradinajn, mendoj që me qeverisjen që e kanë pasur deri më tani, me ngecjet e shumta të bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve këndej dhe andej Drinit, faktikisht e kanë treguar se nuk e kanë pasur një synim të tillë. Janë bërë hapa shumë të vegjël dhe ka shumë për të dëshiruar edhe në bashkëpunimin në sektorët që do të mund të ishte bashkëpunuar, qoftë në arsim, në kulturë, në fushën e ekonomisë dhe kështu me radhë”, theksoi Nagavci.

Por, sipas drejtoreshës së platformës CiviKos, Donika Emini, ideja për një bashkim të Kosovës me Shqipërinë, aktualisht përveç që tingëllon si shantazh ndaj bashkësisë ndërkombëtare nga ana e politikanëve kosovarë, të cilët herë pas here i rreken kësaj teme, nuk ka parakushte për qasje serioze.

Sipas saj, gjatë kohës kur u prinin qeverive në Kosovë, as Haradinaj e as Albin Kurti, nuk i kanë ngritur raportet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në nivel të admirueshëm. Përkundrazi, sipas saj, janë shënuar mjaft mospajtime.

Për më shumë, siç thotë ajo, deklaratat e Haradinajt, aktualisht lidhur me çështjen e unionit Kosovë-Shqipëri, janë të dëmshme për vendin, për shkak se përmes atyre deklaratave, me dashje apo pa dashje, tregohet mosbesim që shteti i Kosovës është projekti suksesshëm.

“Bashkimi me Shqipërinë gjithmonë ka qenë mënyra për të frikësuar komunitetin ndërkombëtar se ndryshimi i kufijve në Ballkan ka për të sjellë probleme. E para, tregon që nuk beson në një projekt, në të cilin kemi investuar për dekada të tëra. E dyta, e polarizon komunitetin ndërkombëtar, i cili për momentin, po duket se ka një qasje goxha të mirë ndaj dialogut me Serbinë dhe ka vullnet politik që ta konkludojë me një marrëveshje, e cila do të lehtësohet nga SHBA-a dhe BE-ja”, theksoi Emini.

Çështja e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë, është përmendur edhe më parë nga ish-drejtues institucionalë të Kosovës.

Në maj të vititi 2019, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pati deklaruar që janë duke u krijuar rrethana të reja “që zgjidhja më e mirë do të ishte që dy parlamentet, ai i Kosovës dhe Shqipërisë, të nxirrnin deklaratat e nevojshme, të vullnetit të popullit të Kosovës dhe Shqipërisë që të jetojmë në një shtet të përbashkët, pa kufij”.

Deklarata të tilla të ish-presidentit Thaçi ka pasur edhe në pranverën e vitit 2017, e të cilat ishin mbështetur edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ky i fundit, në atë kohë, kishte thënë që “bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse perspektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE, venitet”.

Kurdo që nga liderët politikë dhe institucionalë të Kosovës është folur publikisht për idenë e bashkimit kombëtar të shqiptarëve, reagimet nga Beogradi zyrtar kanë qenë të ashpra me akuzën se po synohet krijimi i “Shqipërisë së Madhe”.

Deklaratat e tilla kishin nxitur reagimet kundërshtuese edhe të zyrtarëve të BE-së dhe të SHBA-së.

Limaj: Ne nuk bëjmë premtime për ta mashtruar popullin

0

Nën përcjellje të dy ushtarëve të veshur me rroba të UÇK-së dhe me një prezencë të madhe të simpatizantë ka filluar fushata përmbyllëse e Nismas në Malishevë.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se për asnjë çast nuk ua kanë kthyer shpinën Kosovës dhe nuk do të bëjnë premtime për t’i mashtruar popullin.

“Këto ditë, ju kemi vizituar nëpër fshatra dhe kemi shpalosur edhe arsyet tona për kauzën tonë në mbrojtje të vlerave të luftës. Nga ato vizita kam parë shqetësimin nga ajo që po ndodh në Prishtinë. Një gjë ma keni thënë në vazhdimësi mbaje kokën lartë s ene jemi rreshtuar me çlirimtarët. Kjo po dëshmohet edhe këtu. Me zemër e besim me Malishevë e Llapushë jam me ju prandaj jeni edhe ju këtu. Ne për asnjë çast dhe asnjëherë nuk ja kemi kthyer shpinën Kosovës dhe nuk ka nevojë për asnjë çast të premtojmë për të mashtruar popullin. Asnjë premtim nuk mund ta thyej besimin e Malishevës për Nismën. Partitë tjera kanë ardhur e janë shëtitë e mirë kanë bërë, edhe ju i keni pritë e mirë keni bërë, por me 14 shkurt vota juaj shkon për Nisma Socialdemokrate. Nga këtu i dërgojmë mesazh njeriut që sot mungon fizikisht, prandaj nga këtu ne i themi ‘Baca Jakup ne jemi rreshtuar me çlirimtarët’. Vijnë nga Prishtina këtu në Llapushë. Unë kam një mesazh për ta: A nuk po ju vie marre me ardh me na tregu neve qysh duhet atdheu? Ata as me ecë nuk dinë, paramendo ata me dalë para Vuçiqit!”, ka thënë ai.

Bilall Sherifi i Vetëvendosjes ka thënë se kanë marrë kritika se po bëjnë fushatë të egër.

“A ka gjë më të egër se ushtria dhe regjimi i Serbisë ka bërë bë Kosovë. Po na thonë ofroni program, po ku ka shtyllë më të fortë se të vihesh në mbrojtje të vlerave të luftës. Serbia e ka mohuar gjenocidin që ka bërë në Kosovë, e këtë e ka bërë edhe një kandidat për kryeministër në Kosovë dhe atë duhet ndëshkuar duke mos e votuar. 14 shkurti do sjellë rikonfirmimin e Nismës për të katërtën herë në Parlamentin e Kosovës”, ka thënë ai.

Janë shkelur në masë të madhe masat anti-COVID, pasi në një sallë kanë qëndruar qindra persona ku ishte e pamundur distanca dhe nuk mbanin maska.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort