Home Blog Page 5204

Vaksinat anti-Covid, çfarë mund të arrijnë e çfarë jo?

0
epa08906734 A Cremona Hospital health worker holds a Pfizer/Biotech Covid-19 vaccine at the Cremona hospital, Lombardy, Italy, 27 December 2020 as the country begins Covid-19 vaccination. EPA/PIERO CRUCIATTI / POOL

Gjëja që vaksinat nuk mund ta arrijnë ose, më saktë, që ende nuk është konfirmuar përfundimisht se mund të arrijnë është: Nuk dihet ende sigurt se sa ndihmon vaksina në ndalimin e përhapjes së virusit apo në pakësimin e përhapjes në popullsi. Nuk është po ashtu e konfirmuar qartë se deri sa kohë ruan vaksina imunitetin dhe nëse të vaksinuarit përkohësisht vazhdojnë ta kenë virusin dhe mund t’ua bartin të tjerëve

Pothuajse i gjithë viti i shkuar ka kaluar me presionin për të siguruar një vaksinë ndaj COVID-19. E gjithë bota mësoi çfarë janë vaksinat, i ndoqi me interesim të madh të dhënat mbi studimet dhe mbajti shpresën për efektin e tyre. Ndërkaq, të gjithë mendonin në brendësi se nëse një vaksinë më në fund do të zhvillohet, atëherë çdo gjë do të shkojë për mirë dhe atë në afat sa më të shkurtër kohor, shkruan DW, përcjell Albinfo.ch.

Tani që vaksinat veçse ekzistojnë, jo gjithçka del se funksionon ashtu siç ishte menduar.

Së fundi u mësua se në një shtëpi të përkujdesjes për të moshuarit, në qarkun Osnabrück të Gjermanisë, disa prej banorëve kanë rezultuar të infektuar me variantin B.1.1.7 të koronavirusit.

Lajmi nxiti zhgënjim.

Pikërisht në këtë shtëpi të përkujdesjes, banorët kishin marrë më herët dozën e parë të vaksinave. Por a konsiderohet ky si një rast i dështimit të vaksinimit?

Ç’është e vërteta, jo. Mirëpo e reflekton faktin se është keqkuptuar vaksina.

“Ka pasur raste tërësisht asimptomatike dhe në përgjithësi me simptoma të lehta, gjë që me sa duket shpjegohet me efektin pozitiv të vaksinës”, ka thënë Burkhard Riepenhoff, përfaqësues për shtyp i qarkut të Osnabrück, në përgjigjen për “Deutsche Welle”.

Edhe autoritetet shëndetësore dhe mjekët janë të sigurt se vaksina e dytë, në shumicën e rasteve, e pengon një ecuri me pasoja të rënda të sëmundjes, thuhet në një njoftim të shtëpisë së përkujdesjes. E pikërisht ky është qëllimi i vaksinës: të pengojë sëmundjen me pasoja të rënda.

Mendësia e gabuar se një dozë vaksine mjafton

Vaksinat e licencuara deri më tani ndaj COVID-19 kanë rezultuar të gjitha efektive ndaj sëmundjes. Kjo bën që nëse një person i vaksinuar vihet në kontakt me virusin SARS-CoV-2, të mos sëmuret, së paku jo në formë të rëndë.

Megjithëkëtë, rregullat e mbajtjes së distancës, të higjienës dhe mbajtja e maskës janë të rëndësishme, dhe për këtë Instituti Robert Kosh tërheq veçanërisht vëmendjen.

“Edhe personat e vaksinuar mund të kontribuojnë në përhapjen e koronavirusit”, shkruan në faqen e internetit të këtij instituti.

Mirëpo gjëja që vaksinat nuk mund ta arrijnë ose, më saktë, që ende nuk është konfirmuar përfundimisht se mund të arrijnë është: Nuk dihet ende sigurt se sa ndihmon vaksina në ndalimin e përhapjes së virusit apo në pakësimin e përhapjes në popullsi. Nuk është po ashtu e konfirmuar qartë se deri sa kohë ruan vaksina imunitetin dhe nëse të vaksinuarit përkohësisht vazhdojnë ta kenë virusin dhe mund t’ua bartin të tjerëve.

Në raste të tilla, një person mund ta ketë përkohësisht virusin, por jo edhe të sëmuret.

Pikërisht kjo pikë hap rrugën për keqkuptime: A mbrojnë vaksinat nga infeksioni apo “vetëm” nga sëmundja?

Imunitet i sterilizuar apo funksional

E gjithë shpresa është përqendruar aktualisht në të ashtuquajturin “imunitet i sterilizuar” i vaksinave ndaj koronavirusit. Në një rast të tillë, vaksina do të mbronte nga infeksioni. Kjo pasi që virusi bllokohet përpara se të depërtojë në trup. Të vaksinuarit nuk e bartin atë, ngase nuk e kanë atë në trup. Pra, virusi nuk mund të përhapet më. Dhe ky është një aspekt i rëndësishëm për imunitetin e tufës.

“Mirëpo ky imunitet sterilizues nuk është konfirmuar deri më tani në vaksinat ndaj koronavirusit”, ka bërë të ditur Qendra Federale për Sqarimin Shëndetësor. “Mungojnë ende të dhënat, rezultate mund të ketë vetëm në muajt e ardhshëm”.

Në rastin e “imunitetit funksional”, infeksioni nuk pengohet, por të vaksinuarit mbrohen nga shpërthimi i sëmundjes dhe ecuria e rëndë e saj.

Mutacionet krijojnë pikëpyetje

Në kohën e shumë paqartësive mbi vaksinat, probleme të reja shfaqen me paraqitjen e mutacioneve të virusit. Afrika e Jugut e ka ndaluar përdorimin e vaksinës së koncernit britaniko-suedez “AstraZeneca”, për aq kohë sa shkencëtarët ende janë duke u konsultuar rreth përdorimit.

Sipërmarrja farmaceutike ka pranuar se vaksina e saj ofron mbrojtje të kufizuar ndaj infeksionit me simptoma të lehta të variantit të ri të virusit, të zbuluar për të parën herë në Afrikën e Jugut.

Të dhënat paraprake nga studimet e Universiteteve Oxford dhe Witwatersrand, që do të botohen nga “AstraZeneca”, kanë treguar se vaksina është efikase ndaj variantit B.1.351, duke e penguar sëmundjen e rëndë, por jo edhe sëmundjen e shkallës më të lehtë. Të dhënat megjithatë janë të kufizuara, sepse testimi është bërë vetëm me 2.000 të rinj dhe të shëndetshëm.

Mutacionet nuk janë të pazakonta tek viruset. Por ndryshimet në një pozicion të proteinës mund të kontribuojnë në përhapjen më të shpejtë të virusit.

Virusi që ka pësuar mutacion mund të shumohet në rrethana të caktuara me intensitet më të madh dhe të përhapet apo ta shmangë më lehtë sesa koronavirusi fillestar.

Drejtuesi i studimit në Afrikën e Jugut, Shabir Madhi, është shprehur optimist, duke iu referuar ngjashmërisë së vaksinës së “AstraZenecas” me atë “Johnson&Johnson”, e cila ofron 85 për qind mbrojtje nga sëmundja e rëndë. Besohet se vaksina e “AstraZenecas” funksionon edhe në grupmoshat më të rrezikuara. Universiteti i Oxfordit është duke punuar ndërkohë në përshtatjen e vaksinës ndaj varianteve të reja të virusit.

Kujdesi duhet të vazhdojë

Vaksinat e kompanive “BioNTech”/”Pfizer” dhe asaj “Moderna” kanë rezultuar po ashtu efikase edhe ndaj variantit britanik të virusit.

Epidemiologu gjerman Karl Lauterbach ka shkruar në Twitter se varianti i virusit nga Afrika e Jugut ka demonstruar se sa e rëndësishme është që të shmanget çdo infeksion.

“Është e domosdoshme që edhe më tej të bashkëpunojmë dhe të jemi aktiv në kufizimin e virusit dhe të gjitha varianteve të tij. Rregullat e mbajtjes së distancës, higjiena dhe mbajtja e maskës duhen respektuar, si dhe duhen kufizuar kontaktet derisa ta kemi pandeminë nën kontroll”, ka thënë Lauterbach.

Facebook vendos të shfaqë më pak lajme rreth politikës

0

Kompania Facebook njoftoi të mërkurën se do të publikojë më pak lajme politike. Kjo masë është në përputhje me planin e shefit të kompanisë, Mark Zuckerberg, për të ulur përmbajtjet tendencioze.

Rrjeti më i madh social tha se do të fillojë testimin e algoritmeve të ndryshuar “për një përqindje të vogël të njerëzve” në Kanada, Brazil dhe Indonezi këtë javë dhe Shtetet e Bashkuara në javët e ardhshme, shkruan Rel, përcjell Albinfo.ch.

“Gjatë këtyre testeve fillestare do të shqyrtojmë mënyra të ndryshme për të renditur përmbajtjen politike”, tha njëra ndër menaxheret në Facebook, Aastha Gupta.

Ndryshimi nuk do të ndikojë në informacionin në lidhje me pandeminë e COVID-19 dhe përmbajtjen nga organizatat globale të shëndetit ose nga agjencitë zyrtare qeveritare.

“Një reagim i rëndomtë që e dëgjojmë është se njerëzit nuk duan që përmbajtja politike të mbizotërojë News Feed-in e tyre”, tha Gupta.

Vendimi vjen në periudhën kur Facebook dhe platformat tjera sociale po përballen me kritika për mundësinë e keqinformimit dhe manipulimit politik, veçanërisht gjatë periudhave të zgjedhjeve.

Zuckerberg tha muajin e kaluar se Facebooku po kërkon të “ulë temperaturën” në platformën e tij të gjerë, duke zvogëluar llojin e bisedave politike përçarëse dhe tendencioze.

“Ne ende do t’u mundësojmë njerëzve që të përfshihen në grupe politike dhe diskutime nëse duan”, pati thënë Zuckerberg.

CDC: Dy maska mbrojnë më mirë nga koronavirusi

0

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tani po thonë se përdorimi i dy maskave ofron më shumë mbrojtje kundër COVID-19 se sa përdorimi i një maske.

Përmes një eksperimenti, duke përdorur koka artificiale të vendosura afro dy metra nga njëra-tjetra, CDC tha se një maskë kirurgjikale apo maskë pëlhure, bllokon 40% të grimcave të madhësisë së koronavirusit. Por një maskë pëlhure e vënë mbi një maskë kirurgjikale bllokoi 80% të grimcave.Por studimi përdori vetëm një lloj maske kirurgjikale dhe një lloj pëlhure, çfarë e bën të paqartë nëse do të arriheshin të njëjtat rezultate me maska të ndërtuara me materiale të ndryshme.

Të dhënat mbi maskat kanë ndryshuar gjatë periudhës së pandemisë. Në fillim të pandemisë, zyrtarët e shëndetësisë u thanë amerikanëve që të mos përdorin maskat, sikurse ishte edhe postimi një vit më parë në Twitter nga zyrtari më i lartë i shëndetësisë amerikane Jerome Adams, i cili thoshte “Seriozisht njerëz – NDALONI BLERJEN E MASKAVE!”Marsin e kaluar Dr. Anthony Fauci tha se nuk kishte “asnjë arsye” për të mbajtur maska, ndonëse ai ndryshoi qëndrim pak kohë më vonë.Më pas, zyrtarët e shëndetësisë rekomanduan përdorimin e maskave kur nuk mund të ruhej distanca fizike. Më pas kjo ndryshoi, ndërsa u rekomandua përdorimi i maskave në mjediset publike.
Një anketë e kohëve të fundit nga Universiteti i Kalifornisë gjeti se rreth gjysma e amerikanëve përdorin maska rregullisht kur janë në praninë e njerëzve që nuk janë pjestarë të familjeve të tyre./voa

Këto janë dhjetë linjat ajrore ndërkombëtare më të ngarkuara në botë

0

Për shumicën e njerëzve, udhëtimet ndërkombëtare për kohën e lirë janë aktualisht një e kaluar.Kufizimet e udhëtimit COVID-19 nënkuptojnë që numri i pasagjerëve të ajrit mbetet shumë i ulët në të gjithë botën dhe se rrugët që tani kualifikohen si më të ngarkuarat në botë nuk janë ato që mund të prisni, raporton cnn.Muajin e kaluar, Dubai-London Heathrow ishte rruga ndërkombëtare me kapacitet më të lartë, me më shumë se 190 mijë vende të planifikuara në janar, raporton cnn.

Popullariteti i Dubait, si një destinacion dielli dimëror pa karantinë për udhëtarët britanikë përfundoi kur Emiratet e Bashkuara Arabe u shtuan në “listën e kuqe” të Mbretërisë së Bashkuar të vendeve të goditura nga ndalimet e reja të udhëtimit.Udhëtimi tre orësh nga Aeroporti Ndërkombëtar Orlando në Florida për në San Juan, kryeqyteti i territorit amerikan të Porto Rikos, klasifikohet nga OAG si ndërkombëtar, megjithëse qytetarëve të SHBA-së nuk u duhet një pasaportë për të marrë udhëtimin.

Të dy qytetet janë destinacione të njohura turistike, me Orlando që është shtëpia e Walt Disney World Resort dhe Porto Riko duke qenë një vend i fshehtë për zgjedhjen e Karaibeve për amerikanët.
Linjat ajrore ndërkombëtare më të ngarkuara në botë
1. Orlando-San Juan (135,244)
2. Delhi-Dubai (129.683)
3. Kajro-Jeddah (128,665)
4. Paris Orly-Pointe-a-Pitre (118,594)
5. Teheran Imran Khomeini-Stamboll Ataturk (110,936)
6. New York JFK-Santiago (DO) (108,876)
7. Fort de France-Paris Orly (104,923)
8. Kajro-Riad (103.922)
9. Seoul Incheon-Tokyo Narita (100 676)
10. Kancun-Dallas Fort Worth (98.045)

Dialogu me Serbinë dhe fushata elektorale në Kosovë

0

Dialogu me Serbinë nuk po zë shumë vend në fushatën elektorale. Analistët thonë se partitë politike duhet ta dinë se dialogu me Serbinë do të jetë një ndër sfidat e para me të cilat do të përballet qeveria e re.Çështja e dialogut me Serbinë nuk po zë shumë vend në fushatën elektorale në Kosovë për zgjedhjet e 14 shkurtit, ndonëse kohë pas kohe nga disa parti politike nuk po mungon retorika nacionaliste në raport me Serbinë.

Kundërpërgjigjja e palës serbe është e menjëhershme. Analistët e pavarur thonë se partitë politike në Kosovë janë të vetëdijshme, se dialogu me Serbinë do të jetë një ndër sfidat e para me të cilat do të përballet qeveria e re cilado qoftë ajo.

Bashkimi Evropian, nga ana tjetër thotë se ky mekanizëm ndërmjetësues po punon që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë sapo të formohet qeveria e re në Kosovë.“Punët për dialogun po vazhdojnë.

Mirosllav Lajçak është i angazhuar për të bashkëvepruar me partnerët e BE-së, vendet e Ballkanit Perëndimor dhe bashkësinë ndërkombëtare. Takimet e veçanta mes Kosovës e Serbisë do të fillojnë pasi në Kosovë të formohet qeveria e re”, ka deklaruar zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

Gjatë fushatës zgjedhore në Kosovë, pretendenti për postin e presidentit të Kosovës, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë prezantimit të programit të partisë së tij, tha se “nëse Bashkimi Evropian vazhdon ta mbajë të varur Kosovën, unë do ta hap rrugën për referendum për bashkimin me Shqipërinë”. Sipas tij “betimi për bashkim me Shqipërinë ka ardhur si rezultat i neglizhencës së vazhdueshme të Brukselit në lidhje me Kosovën”.

Kjo deklaratë e Haradinajt nxiti reagimin e menjëhershëm të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili Haradinajn e cilësoi si “njeri të rrezikshëm”.“Haradinaj është njeri i rrezikshëm dhe politikan serioz që po synon të bëhet president dhe në rast se zgjidhet me mbështetjen e Albin Kurtit, atëherë do të kishin edhe Qeverinë e Kosovës e edhe presidentin që do të pajtoheshin me bashkimin me Shqipërinë.

Përgjigja ime është: ju bëni punën tuaj, çfarë të doni, a ne do të kemi përgjigje të mirë dhe adekuate, e qytetarët nuk kanë se pse të shqetësohen”, ka deklaruar Aleksandar Vuçiq, transmeton mediumi serb B92.
Analistët e pavarur thonë, se diskursi politik nacionalist që po përdoret tash në Kosovë është diskurs parazgjedhor. Analisti Arton Demhasaj i tha DW-së se “ky lloj diskursi nuk duhet të merret shumë seriozisht, sepse partitë politike e përdorin këtë lloj populizmi vetëm për ta rritur numrin votave”.

“E vërteta është që secila parti politike që do të fitojë zgjedhjet dhe me këdo që të bëjë koalicion, çështja e parë me të cilën do të përballen është presioni i madh ndërkombëtar që të kthehen në dialog në mënyrë që të mbyllet dialogu dhe të arrihet një marrëveshje.

Pra, partitë e kanë të qartë dhe kjo është arsyeja që nuk po merren shumë në publik me këtë çështje”, thotë Demhasaj. Sipas tij deklarata e Haradinajt për referendum për bashkim me Shqipërinë – siç thotë – ”nuk është ide parësore, por kjo mund të përdoret si kartë e dytë nga Haradinaj”.

“Pikërisht ishte dialogu me Serbinë pse kanë rënë qeveritë deri tash dhe se përse ato nuk kanë qenë të qendrueshme”, thotë Demhasaj.Analisti Naim Rashiti i tha DW-së, se: “Kushdo që vjen në pushtet, dialogu do të mbetet temë përçarëse derisa të këtë një marrëveshje apo një koordinim politik të brendshëm ndërinstitucional dhe ndërpolitik.

A do të ndodhë kjo nuk e di, sepse për shumë kënd kanë humbur shpresat, sepse të gjitha partitë politike dhe liderët politik janë të papërcaktuar për një zgjidhje dhe s’kanë agjendë të qartë për dialogun me Serbinë”, thotë Rashiti. Sipas tij, nëse subjektet politike nuk ulen bashkërisht dhe hartojnë një strategji të qartë, atëherë “nuk do të ketë dialog të mirëfilltë dhe nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë”.

Një analist tjetër Blerim Burjani, mendon se dialogu me Serbinë nuk mund të zhvillohet pa një qeveri stabile dhe me fuqi përkrahëse në Kuvend.“Pra ky është kusht për të pasur negociata me një rezultat efektiv dhe zbatues të ndonjë marrëveshje të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kosova sërish ka nevojë për asistencë ndërkombëtare në krijimin e një qeverie funksionale, që nuk rrëzohet para se të arrihet ndonjë marrëveshje me Serbinë.

Duke parë zhvillimet në vend nuk është shumë premtuese se do të ketë një qeveri stabile”, thotë Burjani.Sidoqoftë, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi i ngarkuari i BE-së për këtë dialog Mirosllav Lajçak, javën që shkoi shpalosi planet e tij para përfaqësuesve të shteteve të Evropës lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, por detajet nuk i bëri të ditura.

Ai shkroi në Twitter: “i informova ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe delegatët e rajonit perëndimor të Ballkanit për vitin tim të parë dhe punën që kanë bërë. Gjithashtu, i kam shpalosur planet e mia për javët dhe muajt në vazhdim. Jam shumë i inkurajuar nga mbështetja e fortë nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së”, shkroi Lajçak në Twitter./dw

1.532 persona të vdekur nga koronaviusi në Kosovë

0

Mbi 63 mijë qytetarë janë infektuar me virusin korona që nga 13 marsi i vitit të kaluar kur u shfaqen rastet e para me Covid-19 në Kosovë.1,532 persona kanë humbur jetën, ndërsa 54, 661 pacientë janë shëruar, aktiv mbeten 6,896 raste.

“Numri total i rasteve pozitive është 63.089 raste nga 256.355 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.532 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 221 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.661 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.896”, thuhet në raportin e fundit të IKShPK-së.

Vaksina AstraZeneca, sipas OBSH-së është efektive ndaj të gjitha varianteve të koronavirusit

0

Një grup pune i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i përbërë nga ekspertë të imunizimit rekomandoi të mërkurën përdorimin e vaksinës AstraZeneca COVID-19 për të gjitha moshat, si dhe në rajone ku janë të përhapura llojet e ndryshme të virusit.Grupi Strategjik Këshillimor i Ekspertëve të OBSH-së për imunizimin (SAGE) e bëri rekomandimin nga selia e agjencisë në Gjenevë.

Paneli shqyrtoi vaksinën këtë javë pasi Afrika e Jugut ndaloi përdorimin e saj të dielën pasi një studim nga një universitet atje tregoi se ilaçi siguronte vetëm mbrojtje minimale nga varianti që u zbulua për herë të parë në atë vend.Paneli bëri vlerësimin me kërkesë të Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe për të informuar më mirë punonjësit e sistemit të kujdesit shëndetësor në mbarë botën që tashmë administrojnë vaksinën.

Por rekomandimi i këtij grupi nuk nënkupton miratimin zyrtar të OBSH-së për përdorimin emergjent të kësaj vaksine, i cili pritet të jepet pas gati një jave.
Deri më tani, OBSH-ja i ka dhënë autorizim për përdorim emergjent vetëm vaksinës së kompanisë Pfizer, megjithëse vendet dhe rajonet e tjera individualisht kanë autorizuar vaksina të tjera.Drejtuesja e shkencëtarëve të OBSH-së, Dr. Soumya Swaminathan tha megjithatë se vendimi i panelit përfaqëson një “moment të rëndësishëm” sepse vaksina e kompanisë AstraZeneca kërkon ruajtjen në temperatura frigoriferike – jo në temperaturat shumë më të ftohta të nevojshme për vaksinat e kompanisë Pfizer, duke e bërë kështu më të lehtë dhe më pak të kushtueshme shpërndarjen.Mekanizmi për bashkëpunimin për vaksinat, COVAX, i mbështetur nga OBSH-ja dhe i krijuar për t’u siguruar që vaksinat COVID-19 të jenë të disponueshme në mënyrë të barabartë për të gjitha vendet, shpreson të nisë dërgimin e qindra miliona dozave të vaksinës AstraZeneca duke filluar qysh këtë muaj./voa

Temperaturat për ditën e sotme në Prizren

0

Parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, njofton IHK.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 12m/s.

Të enjten parashihet që vendi ynë të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit duke krijuar kushte për vranësira të dendura të cilat do ti takojnë stadit të ulët dhe të mesëm të Troposferës.Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të krijoj kushte që të kemi reshje shiu, kurse në viset e larta reshje bore.

Reshjet do të përfshijnë gjithë territorin duke rrezikuar disa zona të Dukagjinit nga vërshimet.Temperaturat do të shënojnë ulje në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-10m/s.

Jetmire Vrenezi merr përkrahje nga disa fshatra të Malishevës

0

Kandidatja për deputete nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmire Vrenezi me numrin 66, po vazhdon të merr përkrahje të fuqishme në secilin vend që po e viziton.

Jetmire Vrenezi, së bashku me kandidatin për kryeministër nga LVV, Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme kanë qëndruar në fshatrat Gajrak, Lubizhdë, Bubavec, Gulluboc, Llazicë dhe Balincë të Malishevës, ku dhe kanë dhënë detaje të hollëshoshme në lidhje me programin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për të sjellur shtetin e së drejtës.

Me këtë rast kandidatja Vrenezi, deklaroi se kësaj rradhe është çuditur me përkrahjen e jashtëzakonshme të Malishevës, për Lëvizjen Vetëvendosje.

“Kemi një përkrahje të jashtëzakonshme kësaj radhe në Malishevë dhe kjo na bënë tepër të.lumtur ngase kemi arritur t’i tregojmë banorëve që Lëvizja Vetëvendosje, është alternativë e vetme e mirë për udhëheqjen vendit.”, ka thënë Jetmire Vrenezi me numrin 66.

Po ashtu Vrenezi, deklaroi se shpërblimin e kësaj përkrahje të fuqishme, do t’u kthejmë qytetarëve me punë të mira pas 14 shkurtit.

ARTIKULL I SPONZORIZUAR

Korab Sejdiu thotë se ishte i pranishëm në protestën e 10 shkurtit 2007, tregon në detaje se çfarë përjetoi

0

Ish-deputeti në Kuvendin e Kosovës ka treguar se ka qenë i pranishëm në protestën e 10 shkurtit 2007 ku humbën jetën dy qytetarë.

Ai tha se asokohe jetonte në Amerikë, por që kishte ardhur në Kosovë në një pushim të shkurt dhe gjatë këtij pushimi doli në protestën e 10 shkurtit dhe se ishte shumë afër vijës së parë, kah ana e teatrit.

Tutje duke treguar për ngjarjen, Sejdiu tha se kur ndodhi hallakama, e gjuajtjet filluan vetëm 2-3 metra larg tij e sollën njërin prej ty të plagosurve për vdekje atë ditë por që s’i kujtohet nëse ka qenë Moni apo Arbeni, që shihej i goditur keq në kokë.

Ai tha se që asaj kohe i ka mbetur në kokë ajo pamje.

Postimi i plotë:

E kujtoj me shumë dhimbje ngjarjen e vrasjes së Monit dhe Arbenit.

Unë në atë kohë jetoja në Amerikë, por isha në Kosovë në një pushim të shkurtë. Dhe gjatë këtij pushimi, dola në protestën e 10 shkurtit, dhe isha shumë afër vijës së parë, kah ana e Teatrit. Dhe kur ndodhi hallakama, e gjuajtjet filluan, vetem 2-3 metra largë meje e sollën njërin prej dy të plagosurve për vdekje atë ditë (nuk e di a ka qenë Moni apo Arbeni), që shihej i goditur keq në kokë. Më ka mbete në mendje ajo pamje, sot e asaj dite, dhe sa herë e kujtoj, më bjen dhimbje të thellë për ata dy shpirta të njomë që u humbën atë ditë. Shumë u pata tronditë dhe prekë nga kjo ngjarje e dhimbshme.

Lavdi Monit e Arbenit – e dhashtë Zoti që t’ua këthejmë sakrificën me të mirë, ndërsa diçka e tillë të mos ndodhë më kurrë!

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort