Home Blog Page 5203

Ndërron jetë gazetari Bedri Sadiku

0

Ka vdekur në moshën 65-vjeçare Bedri Sadiku, gazetari i të përditshmës Rilindja.

Sadiku ka punuar në këtë gazetë si korrespodent nga Gjilani, Tirana dhe Shkupi.

I ndjeri ishte njohës i mirë i zhvillimeve politike në Maqedoni.

Ai i nxori në dritë shkeljet e të drejtave të shqiptarëve, përmes raportimeve, analizave e shkrimeve autoriale, për çka disa herë ishte ndaluar e arrestuar nga policia.

Bedri Sadiku, është lindur në Rahovicë të Preshevës, ndërsa ka jetuar në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri.

Bedriu la pas vetës, bashkëshorten, dy djem dhe dy vajza, nipa e mbesa

As pas 17 ditë kërkimi nuk gjendet trupi i personit që dyshohet se u hodh nga “Ura e Fshejt”

0

Me datë 25 janar është raportuar se dyshohet se një person është hedhur nga “Ura e Fshejt”.

Në kërkim të trupit të tij janë angazhuar edhe zhytësit e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës.

Por, tani e 17 ditë kërkimet kanë rezultuar pa sukses.

Sot për shkak të reshjeve dhe rritjes së nivelit të ujit në lumin Drin, kërkimet janë ndërprerë për herë të dytë.

Kështu për Klan Kosova tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Nysret Gjurkaj.

“Për shkak të përkeqësimit të kohës apo reshjeve atmosferike dhe rritja e nivelit të lumit Drin janë ndërprerë përkohësisht kërkimet deri në një njoftim tjetër”.

Qeveria sot me masa të reja: Pritet të zgjatet orari i lëvizjes dhe puna e bizneseve deri në ora 22:00

0

Qeveria në detyrë është duke mbajtur mbledhje ku pritet të merret vendim për marrjen e masave të reja anti-Covid.

Në këtë mbledhje pritet të votohet zgjatja e orarit të lëvizjes si dhe zgjatja e orarit të punës për bizneset.

Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar dokumentin ku tregon se kabineti qeveritar po shqyrton propozim-vendimin për masat e përgjithshme për mbrojtjen nga pandemia Covid-19, i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë është pika e veteme e rendit të ditës.

Orari i lëvizjes së qytetarëve dhe punës së operatorëve ekonomikë pritet të zgjatet deri në orën 22:00 të mbrëmjes në të gjitha zonat e rrezikut, por që ende nuk është votuar.

Gjermania zgjat masat deri më 7 mars

0

Gjermania ka zgjatur kufizimet për të parandaluar përhapjen e COVID-19 deri me 7 mars.

Ky vendim u mor gjatë një takimit të kancelares Angela Merkel me udhëheqësit e 16 shteteve federale.

Shkollat, sallonet e bukurisë dhe një pjesë e aktiviteteve ekonomike mund të hapen më 1 mars, datë në të cilën Gjermania synon të ulë nivelin e përhapjes së infeksionit nën 50 persona për 100 mijë banorë.

Merkel foli për një valë e tretë të koronavirusit, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve gjerman që të bashkëpunojnë me autoritetet shëndetësore për të luftuar pandeminë.

Vlora Dumoshi: Nga Fondi i Rimëkëmbjes 400 të rinj fillojnë praktikën në biznese

0

Ministrja në detyrë, e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi i’u është adresuar të rinjve në platformën Zoom në lidhje me 400 të punësuarit në kuadër të Pakos Emergjente të Qeverisë.

Ajo ka sqaruar se 400 të rinj fillojnë praktikën në biznese dhe OJQ, financuar nga Fondi i Rimëkëmbjes për MKRS-në, projekt ky që zbatohet UNDP dhe Agjencia e Punësimit.

Dumoshi ka thënë se Qeveria Hoti ka ndarë 5 milionë euro për MKRS-në. Ajo ka thënë se programi i MKRS-së ka për qëllim prioritetet e të rinjve. Tutje ka shtuar se 400 të rinj janë me kontratat pune.

“Për mu është kënaqësi dhe ditë e veçantë dhe kishte me qenë më mirë për mua që të takohemi fizikisht. Qeveria Hoti në këtë pako ka paraparë MKRS me shumën prej 5 milionë euro, dhe punësimi është nevojë e madhe për të rinjtë e Kosovës dhe kjo është një mundësi e mirë për të gjithë që kanë aplikuar”.

“400 të rinj janë me kontrata të punës dhe ne si ministri në programin tonë gjithmonë e kemi pasur që të ju japim hapësirë të rinjve në programe të ndryshme edhe te pjesa e ndërmarrësisë dhe me certifikimin e 1 500 të rinjve, dhe që kjo ndikon direkt në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe ne kemi nevojë për kreativitetin të rinjve tanë që ne duhet të themi që të rinjtë tanë janë e tashmja jonë”.

Ajo ka thënë se numri i të punësuarve do të arrijë deri në 900 persona.

Ndahet nga jeta komandant “Leopardi”, Xhavit Elshani nga Pirana

0

Ka ndërruar jetë, Xhavit Elshani nga Pirana, i njohur si komandant “Leopardi”, bëjnë të ditur miq të tij përmes përkujtimit mortor në rrjete sociale, shkruan TV Prizreni.

Komandant ” Leopardi” ka qenë ndër ushtarët e parë nga rajoni i Prizrenit në radhët e UÇK-së, ndërsa është shquar në shumë beteja me trimëri e guxim, përkundër plagosjeve që kishte përjetuar.

 

 

Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine”: Kosova gjendet para një ndryshimi të madh, të rinjtë i besojnë Albin Kurtit

0

Në një shkrim të gjatë mbi zgjedhjet parlamentare të së dielës në Kosovë, gazeta konservatore gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ), e cila historikisht ka qenë përkrahësja më e madhe e çështjes së Kosovës, shkruan se në shtetin më të ri të Europës pritet një ndryshim i madh politik dhe ndërrim i pushtetit.

Ky ndryshim ishte paralajmëruar që në zgjedhjet e tetorit 2019 kur Vetëvendosja e Albin Kurtit doli partia e parë, shkruan FAZ. “Një pjesë e madhe e shoqërisë kosovare ka shumë shpresa te Kurti. Premtimi i tij se do ta mbështes sa duhet drejtësinë për të vepruar kundër korrupsionit po perceptohet si premtim i besueshëm. Fakti se Kurti është i popullarizuar sidomos te të rinjtë, është përparësi për të sepse Kosova ka popullsinë më të re të Europës. Në BE mosha mesatare vitin e kaluar ishte 43,3 vjet (në Gjermani: 46), në Kosovë jo më shumë se 29”, nënvizon gazeta.

Sipas “Frankfurter Allgemeine Zeitung” qeveria e parë e Kurtit mori fund në mars 2020, pasi atë e la në mëshirën e fatit partneri i koalicionit, Lidhja Demokratike e Kosovës. Në prapavijë kishte bërë presion të madh Richard Grenelli, i cili e shihte Kurtin si pengesë drejt cakut të tij që shefit të tij Donald Trump t’ia prezantojë një ujdi të shpejtë serbo-kosovare, të cilën ky pastaj do të mund ta shiste si “deal” (pazar për nevoja elektorale). Kërcënimet, sipas FAZ, shkuan deri aty, saqë u paralajmërua tërheqja e trupave amerikane në Kosovë të stacionuara aty nga viti 1999. “Nga pikëpamja kosovare në mesin e kërcënimeve kjo është bomba atomike, pasi që ndjenja e sigurisë e shqiptarëve të Kosovës dukshëm bazohet në praninë ushtarake amerikane”.

Një vit pas rrëzimit të Kurtit shumë gjëra kanë ndryshuar në favor të tij, shkruan FAZ. Trumpi është histori, Hashim Thaçi duhet të mbrohet në Hagë përballë akuzës për krime të luftës në vitet 90-të, ndërsa Vetëvendosje s’ka qenë kurrë më mirë në anketa. “Gjithçka tjetër përveç se një fitore e bindshme do të ishte befasi. Përkrahës të partisë së Kurtit shpresojnë madje se do të qeverisin pa partner koalicioni”, nënvizon gazeta. Por Kurti nuk mund të kandidojnë për parlament ngase është dënuar për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në parlament kur ishte lider i opozitës. Por ligji kosovar nuk thotë asgjë mbi atë nëse kandidati për kryeministër duhet të jetë anëtar i parlamentit. Dhe, sipas FAZ, Kurtit i intereson vetëm posti i kryeministrit.

Ndërron jetë themeluesi i Televizionit “Opinion”

0

Dje është ndarë nga jeta Jozë Kolndrekaj, themeluesi i tv “Hasit”, që më vonë mori emrin “Opinion” në Prizren.
Në postimet e kolegëve dhe të bashkëpunëtorëve të tij, ai vlerësohet për vullnetin, që bashkë me familjen të rikthehet nga mërgimi, dhe këmbëngulësinë për të investuar në atdhe, pavarësisht sfidave të shumta nga rrethanat e pasluftës, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Humbja e tij është e dhimbshme, jo vetëm për familjen, por edhe për ne ish-kolegët e miqtë e shumtë, që pa dyshim e kemi vlerësuar si njeri optimistë e inkurajues.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 14:00, në varrezat e fshatit Shëngjergj në Has.

Drejtuesit dhe stafi i TV Prizreni, i shprehin ngushëllime familjes Kolndrekaj.

Angli: Shtatë imigrantë ilegalë shqiptarë në Britani tentuan të rrëmbenin një anije në Kanalin Anglez

0

Shtatë imigrantë ilegalë shqiptarë tentuan të rrëmbenin një anije dhe nxitën një rrethim prej 16 orëve, që përfundoi me arrestimin e tyre në Kanalin Anglez, raporton “The Sun”.

Shtetasit shqiptarë janë zbuluar në një tanker japonez në ishullin Portland, në Dorset, rreth mesnatës.

Shpërthyen trazira në anije ku autoritetet vepruan për të ndaluar tentimin e rrëmbimit të anijes.

Policia erdhi në vendin e ngjarjes rreth orës 5:40 të mëngjesit, pas raportimeve për lëndime në anije.

Në anije u konfirmua se nuk ka të lënduar dhe anija arriti sigurt të dërgohet në portin e Portlandit.

Policia e Dorsetit ka konfirmuar arrestimin e shtatë personave.

Anija, në pronë të Orix Corp, ishte ngarkuar në portin e Rouenit në Francë, para se të bënte rrugën nëpër Kanalin Anglez.

“Ne morëm një telefonatë rreth orës 5:40 të mëngjesit më 9 shkurt nga një shërbim i ambulancës në lidhje me një person që ka kërkuar ndihmë mjekësore në një anije, të quajtur Chise Bulker, në afërsi të bregut të Portlandit. Pas hetimeve, ne mësuam se një numër i vogël i individëve ishin në anije, dhe asnjëri nuk kishte nevojë për asistencë mjekësore. Nëpërmjet Forcave Kufitare, stafit të anijes dhe agjencive tjera u arrit që anija të arrijë sigurt në portin e Portlandit. Një total shtatë individë, që besohet se janë shtetas shqiptarë – janë arrestuar nga policia. Ata do të hetohen nga Forcat Kufitare dhe autoritetet e Britanisë për Viza dhe Imigracion, për shkelje potenciale”, thuhet nga zëdhënësi i Policisë së Dorsetit.

BE me rregulla të reja privatësie për komunikimet në internet

0
People wearing protective mask walk in a shopping street during the coronavirus disease (COVID-19) outbreak in old city of Lausanne, Switzerland, Thursday, October 29, 2020. In Switzerland, from midnight masks should be worn outdoors in all built-up urban areas where "the concentration of people does not allow the necessary distances to be respected". Masks would also be required in all publicly accessible indoor spaces, such as markets, waiting areas for buses and trains, etc. (KEYSTONE/Laurent Gillieron)

Shërbimet e mesazheve ose videokonferencave në internet, si Messenger, WhatsApp ose Zoom do t’u nënshtrohen rregullave më të rrepta të privatësisë në BE, sipas një projekti të nisur sot.

Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian miratuan një propozim kompromisi, i paraqitur nga Portugalia, që mban presidencën e rradhës së BE-së, në një tekst të bllokuar që nga viti 2017, raportin Afp, përcjell Albinfo.ch.

“Rruga nuk ka qenë e lehtë”, pranoi Ministri portugez për Infrastrukturën, Pedro Nuno Santos.

“Kompromisi është një ekuilibër i mirë midis një mbrojtjeje të fortë të privatësisë së individëve dhe promovimit të zhvillimit të teknologjive të reja dhe inovacionit”, shtoi ai.

Drafti i rregullores, i cili tani duhet të negociohet me Parlamentin Europian, përditëson direktivën e vitit 2002, “ePrivacy”, që zbatohej vetëm për operatorët tradicionalë të telekomit, për të marrë parasysh shfaqjen e lojtarëve të rinj dhe teknologjive të reja të komunikimit elektronik.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort