Home Blog Page 5202

Arban Abrashi: LDK fituese e zgjedhjeve!

0

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi, në një intervistë për “Gazeta Blic” ka shpalosur programin qeverisës.

Abrashi, gjatë intervistë ka folur për marrëveshjet e Uashingtonit, për të cilat tha se do të konkretizohen së shpejti.

Ai foli edhe për investimet në hekurudhat e Kosovës, projekte këto që kanë nisur të realizohen gjatë mandatit të tij si ministër, si dhe projektet tjera nëpër komuna.

Abrashi, po ashtu gjatë kësaj interviste ka folur edhe për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ndër të tjera, Abrashi ka dhënë edhe disa arsyeje për të cilat duhet të votohet këtë të diele.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni më poshtë:

NATO: Hapen rrugë të reja në hapësirën e ultë ajrore të Kosovës

0

NATO-ja tha të enjten se janë krijuar rrugë të reja ajrore në pjesën jugperëndimore të hapësirës së ulët ajrore të Kosovës, të cilat vlerësohen si shumë të rëndësishme për procesin e normalizimit të hapësirës së ultë ajrore të Kosovës.

“Kjo do të ndihmojë në përmirësimin e dukshëm të trafikut ajror civil drejt aeroportit të Prishtinës dhe anasjelltas, me përfitime të shumta duke përfshirë këtu udhëtime më të shpejta, shpenzime më të vogla të karburanteve dhe ndotje më të vogël të mjedisit”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

NATO-ja ka mbështetur procesin e normalizimit të përdorimit të hapësirës ajrore mbi Kosovën që nga viti 1999. Në vitin 2014 me ndërmjetësimin e NATO-s hapësira e sipërme ajrore e Kosovës u rihap duke lejuar fluturimet komerciale mbi Kosovë, për herë të parë pas 15 vjetësh.

Ndërkaq viteve të fundit, thuhet në njoftim, NATO-ja përmes takimeve për normalizim të aviacionit në Ballkan ka lehtësuar zyrtarizimin e një marrëveshjeje midis KFOR-it dhe Islandës. Agjencia e Sigurisë së Transportit të Islandës (ICETRA) tani vepron si një Funksion i Mbikëqyrjes së Sigurisë në mbështetje të Komandantit të KFOR-it, i cili mban autoritetin kryesor për përdorimin e hapësirës ajrore mbi Kosovën.

“Përmes kontributit të Agjencisë Islandeze të Sigurisë së Transportit, janë nënshkruar gjithashtu marrëveshjet teknike ndërmjet Ofruesit të Shërbimeve të Navigacionit Ajror Shqiptar (Albcontrol) dhe Ofruesit të Shërbimit të Navigacionit Ajror në Prishtinë (ASHNA), për krijimin e linjave të reja të drejtpërdrejta për në Prishtinë përmes Shqipërisë. Kjo mundëson rrugë më të shkurtra për linjat ajrore që vijnë nga veriu, me përfitime në kohë dhe kursim të karburantit e po ashtu ndotje më të ulët të ajrit”, thuhet në njoftimin e NATO-s, raporton VoA.

NATO-ja mori nën kontroll hapësirën ajrore të Kosovës me përfundimin e luftës së cilës ju dha fund me ndërhyrjen e trupave të aleancës. Aktualisht komandanti i KFOR-it, Franco Federici, i cili mori këtë detyrë në nëntor të vitit të kaluar, kryen shqyrtimin e të gjitha zgjidhjeve teknike që lejojnë krijimin e rrugëve të reja të drejtpërdrejta, në hapësirën e ulët ajrore, midis Prishtinës dhe qyteteve të tjera.

Nëntë vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, Kosova shpalli pavarësinë në shkurt të vitit 2008, e cila është njohur nga mbi 100 vende të botës, ndërsa vazhdon të kundërshtohet nga Serbia e cila është angazhuar në një proces normalizimi të marrëdhënieve me Kosovën, meqë kjo është kusht për integrimet evropiane.

Albulena Balaj Halimaj vizitoi sallonet e ondulimit në Prizren

0

Kandidatja për deputete nga rradhët e Nisma Socialdemokrate ka vizituar sallonet e ondulimit në Prizren.

Balaj-Halimaj ka thënë se do të angazhohet edhe më fuqishëm që këto biznese të kenë kujdes më të madh nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Ditën e sotme e fillova duke i vizituar Sallonet e Ondulimit “Nesa”, “Hamide”, “Hylja” dhe “Hido”.

Nerimanja, Hamidja, Hylja e Hidajetja janë gra shumë të suksesshme në Komunën e Prizrenit.

Këto biznese, përveç që janë kontribuese të arkës së shtetit, vazhdimisht kanë treguar kujdes për gratë të cilat janë vlerë e shoqërisë sonë, andaj do të angazhohem edhe më fuqishëm që të kenë kujdes më të madh nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ditën e sotme e fillova duke i vizituar Sallonet e Ondulimit “Nesa”, “Hamide”, “Hylja” dhe “Hido”.

Nerimanja, Hamidja,…

Posted by Albulena Balaj Halimaj on E enjte, 11 Shkurt 2021

 

Studentët në semestrin e dytë pritet ti kthehen universiteteve

0

Qeveria në detyrë e Kosovës po vazhdon ende mbledhjen e saj ku po diskutohen masat e reja në luftimin dhe parandalimin e Covid-19.

Derisa janë paraparë masa lehtësuese për lëvizje dhe bizneset, një lehtësim dhe kërkesën e tash e disa ditëve e studentëve kosovar është në prag të jetësimit.

Zëdhënësja e Qeverisë Antigona Baxhaku-Idrizi për IndeksOnline ka deklaruar se Ministria e Shëndetësisë ka rekomanduar që studentët të kthehen nëpër katedrat e tyre dhe ta zhvillojnë procesin mësimor duke qenë fizikisht.

“Qeveria po vazhdon të zhvilloj diskutime e të cilat pritet të zgjasin edhe 3 orë. Ndërsa me rekomandim të Ministrisë së Shëndetësisë qeveria pritet të marr vendim që studentët të kthehen nëpër katedrat e tyre dhe të mbajnë ligjëratat fizikisht”, tha Baxhaku Idrizi për IndeksOnline.

Ajo tutje sqaroi se pasi të nënshkruhet vendimi, pas diskutimeve që po zhvillohen, do të përcaktohet edhe koha se kur do të hyjnë në fuqi masat e reja.

Kurti: Fitorja e 14 shkurtit duhet të jetë sikur në Llap, pa balotazh

0

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja e kësaj partie për presidente, Vjosa Osmani, sot kanë mbajtur takim me simpatizantë në Mitrovicë.

Kurti tha se fitorja e VV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit duhet të jetë bindëse, sikurse në zgjedhjet e parakohshme në Podujevë, pak muaj më parë. Kurti u premtoi mitrovicasve se qeveria e udhëhequr nga ai, nëse vjen në pushtet, do të punojë si asnjë më parë.

“Fitorja e 14 shkurtit duhet të jetë por sikur në Llap, pra pa balotazh, mbi 61 deputetë në mënyrë që t’i bëjmë reformat e shumëfishta me qeveri stabile e shumicë parlamentare e dalë nga shumica gjithëpopullore. Qytetarët e Mitrovicës do i falënderojmë për mbështetjen që na e kanë dhënë vazhdimisht, e ne si qeveri kurrë nuk do i harrojmë ata, do t’i ndihmojmë si asnjë qeveri tjetër e pasluftës”, u shpreh Kurti në sheshin e qytetit.

E numri dy në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmani tha se pavarësisht kushteve klimatike nuk ka kush e ndal vullnetin e qytetarëve për ndryshim. Tubimi në Mitrovicë u mbajt teksa po binte shi.

“Mitrovica do të jetë pishtare e ndryshimeve, ashtu siç ka qenë në të kaluarën”, tha Osmani, që po ashtu vjen nga Mitrovica.

Masat e reja: Test RT-PCR për të gjithë ata që hyjnë në Kosovë

0

Qeveria e Kosovës pritet të marr vendim për masat e përgjithshme dhe specifike për mbrojtje nga pandemia Covid-19.

Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar vendimin i cili pritet të merret së shpejti nga kabineti i qeverisë Hoti.

Pika 1 e këtij vendimi flet rreth hyrjes së qytetarëve të huaj dhe vendorë në territorin e Kosovës.

Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.

Përjashtim nga pika 1 më lartë bëjnë:

Nëse qytetari i huaj hynë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohet nga Kosova brenda 3 orëve përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajë deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda 3 ore,

Qytetarët e huaj që punojnë si transportues profesionistë (vozitësit), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga Covid-19,

Qytetarët e huaj që kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, tranzit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda 5 orësh,

Diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familjarët e tyre
Të gjithë qytetarët e Kosovës (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër), gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ të bërë më së largu 72 orë pata hyrjes në Kosovë, në të kundërtën duhet të vet-izolohën për 7 ditë,

Përjashtim nga pika 3 më lartë bëjnë qytetarët e Kosovës (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër) që kanë dalë jashtë Kosovës në 25 orët e fundit.

Masat e reja antiCOVID, hiqet ora policore në zonat e kuqe

0

Është duke u mbajtur mbledhja e Qeverisë së Kosovës ku janë propozuar lehtësimi i masave antiCOVID.Lajmin për GazetaBlic e ka konfirmuar zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku-Idrizi.

Baxhaku-Idrizi ka thënë se “Është propozuar heqja e orës policore në zonat e kuqe, nuk do të ketë kufizim të lëvizjes, poashtu studentët të mbajnë ligjerata në objektet e fakulteteve, të hiqet opsioni online, ndërsa operatorët ekonomik të lejohen të punojnë deri në ora 22:00”.

Poashtu Baxhaku-Idrizi tha se masat e reja priten të publikohen rreth orës 15:00 dhe gjithashtu pritet të vendoset nëse do të hynë në fuqi nga sot ose nesër.

Përplasje në KQZ, Kurteshi i thotë Dakës: E keni monopolizuar KQZ-në

0

Anëtari i Komisionit Qendrore të Zgjedhjeve (KQZ) nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Sami Kurteshi ka reaguar ndaj kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, e cila tha se anëtarët e LVV-së janë duke e “kontrolluar” në vazhdimësi këtë institucion.

Kurteshi tha se në KQZ asnjë çështje private nuk e kanë ngritur, mirëpo siç tha ai çdo çështje është ngritur për institucionin në fjalë.

“Po shoh problematike që ngritja e çështjeve në KQZ quhet ligjërate. Asnjë çështje private nuk e kemi ngritur këtu. Kryesuese ju deklaruat që ne po duam ta kontrollojmë KQZ-në ka mundësi të jetë dhe ashtu. Ky institucion ekziston që 20 vjet. Ne po ngrisim çështje që kanë të bëjnë me KQZ-në”, ka thënë ai.

Kurteshi po ashtu tha se konsideron që kryetarja Daka e ka monopolizuar KQZ-në.

“Konsideroj se ju kryesues ëtë institucion dhe fakti që ne ngrisim çështje që nuk përkasin me monopolin tuaj ju e quani ligjëratë. Ju keni shkruar letra në emër të KQZ-së që nuk i ka ngrit KQZ-ja. Përpjekja për transparencë totale në KQZ nuk është kontroll.

I menjëhershëm ishte reagimi i Dakës, e cila e falënderoi që e kanë bërë kaq “të fuqishme”, për “kontrollin” që sipas Kurteshit është duke ia bërë KQZ-së.

“Jeni mësuar që çdo që ka të bëjë për Kosovën fajtore është Valdete Daka, faleminderit që më keni bërë kaq të fuqishme. Unë jam personi që e kontrolloj krejt dhe jam e lumtur që jam aq e fuqishme. Jemi shndërruar në serialin Kasandra e se di cila episod është sot”, ka thënë Daka.

Daka sërish vazhdoi përplasjen me anëtarët e LVV-së në këtë institucion. Ajo kërkoi nga Alim Rama dhe Sami Kurteshi që të mos bëjnë spektakle mediale.

“Ti Alim Rama i ke helmua diasporën duke thënë që Valdete Daka e KQZ po bëjnë çdo gjë që ju mos me votu. Mos na mbajë ligjërata..”,tha Daka.

Daka më tej ju drejtua Ramës dhe Kurteshit se “mbledhjet e KQZ janë shndërruar në spektakle mediale prej kohës kur ju dy keni ardhur në këtë institucion”

“Bollni bre ma, vetëm juve personalisht ju pengoj unë”, u shpreh Daka.

nga TaboolaRekomanduarMund t’ju interesojnë
Ja çfare sugjerojnë mjekët për trajtimin e rrudhave dhe të fytyrës
iuveniscare.com
After Doing This To The Older Man, Rude Employee Got What She Deserved
Journalistate
Travel the World with us
Travel Articles
Pas kësaj reagoi Sami Kurteshi duke thënë se nuk do të lënë asnjë çështje pa e ngritur.

“Ne e kemi krijua gjendjen që ky institucion mos me qenë më makinë votimi sipas diktatit tuaj. Nuk lëmë pa e ngritë asnjë çështje ju pëlqej juve apo jo. Nuk ju kemi sulmuar asnjëherë personalisht. Është absurde përpjekja juaj që me shndërrua në luftë personale”, iu drejtua Kurteshi, Dakës. /Telegrafi

Vidhen stoli ari dhe para në fshatin Kobaj

0
Foto Ilustrim
Foto: Ilustrim

Në një shtëpi të fshatit Kobaj të Prizrenit hajnat kanë vjedhur stoli ari dhe para.

Rasti është lajmëruar në polici nga pronarja e shtëpisë.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se të dyshuar të panjohur, kanë depërtuar në shtëpinë e saj ku kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme”,njofton Policia e Kosovës.

 

Debati në Bundestag: Largimi i mjekëve nga Kosova e ka çuar shëndetësinë në një gjendje alarmante

0

Partia Alternativa për Gjermaninë kërkon anulimin e Rregullores së Ballkanit Perëndimor për shkak të pandemisë. Por kjo kundërshtohet nga shumica.

Partia djathtiste në Bundestag, Alternativa për Gjermaninë, AfD, ka kërkuar të mërkurën me anë të një mocioni në parlamentin gjerman anulimin e Rregullores së Ballkanit Perëndimor.

Argumenti kryesor është kriza ekonomike dhe papunësia e shkaktuar nga pandemia.

Deputeti i kësaj partie, Rene Springer, tha në fjalën e tij të mërkurën pasdite, se fuqia punëtore nga Ballkani Perëndimor ul pagat e vendasve.

Sipas tij punëtorët që vijnë me këtë rregullore marrin deri në 900 euro në muaj më pak se kolegët e tyre gjermanë.

”Kjo rregullore është ulje page me mbështetje nga shteti dhe ju bëni sikur nuk shikoni”, tha Springer.

Por deputeti djathtist tha se rregullorja nuk është e dëmshme vetëm për Gjermaninë, por edhe për vendet e Ballkanit, prej të cilëve po largohet fuqia punëtore.

Ai përmendi ndër të tjera Kosovën, ku “largimi i personelit shëndetësor e ka çuar sistemin shëndetësor në një gjendje alarmante”, raporton Deutsche Welle përcjell Klan Kosova.
Refuzimi i kërkesës

Kërkesa e deputetëve të AFD u hodh poshtë nga kolegët e partive të tjera.

Ata të gjithë vunë në dukje se Rregullorja e Ballkanit Perëndimor nuk përbënte aspak konkurrencë për gjermanët, pasi një nga kushtet për t’u pajisur me vizë pune sipas kësaj rregulloreje është leja e punës.

Këtë kandidati e merr vetëm nëse për profesionin e tij nuk ka konkurrentë vendas.

“Këtu asnjë ballkanas nuk i merr vendin e punës ndonjë gjermani”, tha Daniela Kolbe nga parita socialdemokrate.

Deputeti i partisë liberale, Johannes Olpe, tha se qëllimi i këtij mocioni nuk është kontrolli mbi migracionin, siç pretendonte AfD, por antipatitë nda popujve të tjerë.

Deputeti i grupit parlamentar CDU/CSU, Marc Biadasz, tha se me këtë mocion AfD do thjesht të nxisë frikë.

Rregullorja e Ballkanit Perëndimor u miratua në vitin 2016 dhe u lejon imigrantëve nga Ballkani të vinë në Gjermani edhe nëse kanë kualifikime të ulëta.

Kusht është që të kenë kontratë pune në Gjermani.

Për momentin e pezulluar

Duke filluar nga ky vit ajo është zgjatur deri në vitin 2023. Dhe numri i imigrantëve që mund të vijnë në Gjermani me këtë rregullore është kufizuar deri në 25.000 në vit.

Që prej gati një vit, për shkak të krizës së koronës, dhënia e vizave në ambasada mbi bazën e kësaj rregulloreje është pezulluar.

Por edhe më parë, procedura e dhënies së vizave ishte shumë e stërzgjatur.

Ulla Jelpke nga partia e Majtë, u ankua pikërisht për këtë dhe kërkoi që punëtorëve t’u jepet mundësia që t’i marrin vizat në Gjermani, dhe të mos presin nëpër ambasada.

Edhe liberalët duan t’i përshpejtojnë procedurat e dhënies së vizave.

Grupi parlamentar i tyre gjithashtu paraqiti një mocion ku kërkonte përshpejtimin e vizave dhe zgjatjen e rregullores deri në vitin 2025.

Të dy mocionet iu kaluan për këshillime komisioneve përkatëse.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort