Home Blog Page 5201

Vetaksident në Prizren, lëndohen 5 persona

0

Një vetaksident ka ndodhur në Prizren, saktësisht në daljen e parë Morinë-Prizren.

Vetura ka përfunduar jashtë rrugës, ndërsa siç mëson IndeksOnline, pesë persona janë të lënduar lehtë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe automjetet që bartin veturat në të tilla situate.

Ministria e Arsimit : Të hënën të mos mbahet mësimi në shkollat ku votohet

0

Ministri e Arsimit dhe Shkencës, ka kërkuar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit, që të hënën, 15 shkurt 2021, të mos mbahet mësimi në shkollat që një ditë më parë kanë qenë qendra votimi.

Kjo për shkak që të mbrohet shëndeti i nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit tjetër të shkollës nga pandemia COVID-19.

“Këtë kërkesë, MASh e ka bërë për arsye se, në këto shkolla, gjatë ditës së zgjedhjeve do të ketë frekuentim të madh të akterëve të përfshirë në procesin zgjedhor. MASh ka kërkuar që këto shkolla, të ajrosen mirë dhe të dezinfektohen në mënyrë që të martën, më 16 shkurt të jenë të gatshme për mbajtjen e mësimit”.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën me dije se dita e humbur e mësimit do të zëvendësohet dhe DKA-të në bashkëpunim me shkollat duhet të vendosin për ditën e përshtatshme që mund të zëvendësohen orët e humbura”.

Këto janë të gjitha masat e reja anti-Covid

0

Qeveria në detyrë ka miratuar sot masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Me masat e reja, është hequr ora policore në komunat që gjenden në zonën e kuqe.

“Me këtë vendim, për komunat të cilat janë në zonat e kuqe, është hequr ora policore, pra nuk do të ketë më kufizim të lëvizjes së qytetarëve. Studentët do të vazhdojnë ligjëratat në objektet e fakulteteve, me prani fizike dhe jo online. Ndërsa, të gjithë operatorëve ekonomik në komunat që janë në zonën e kuqe, do t’iu lejohet të punojnë deri në ora 22:00”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Më poshtë gjeni të gjitha masat e miratuara:

MASAT PËR TËRË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Hyrjet e qytetarëve të huaj dhe vendorë në Kosovë

1. Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.

2. Përjashtim nga pika 1 më lartë bëjnë:

2.1. Nëse qytetari i huaj hynë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohet nga Kosova brenda 3 ore përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda 3 ore;

2.2. Qytetarët e huaj që punojnë si transportues profesionistë (vozitësit), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga Covid-19;

2.3. Qytetarët e huaj që kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda 5 orësh;

2.4. Diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familjarët e tyre;

3. Të gjithë qytetarët e Kosovës (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër), gjatë hyrjes në Kosovëduhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë, në të kundërtën duhet të vetë-izolohen për 7 ditë.

4. Përjashtim nga pika 3 më lartë bëjnë qytetarët e Kosovës (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër) që kanë dalë jashtë Kosovës në 24 orët e fundit.

Organizimi i punës së institucioneve publike dhe organizatave/bizneseve private

5. Institucionet publike dhe organizatat/bizneset private pa përjashtim obligohen të mbikëqyrin në baza ditore shëndetin e stafit në përputhje me “Manualin për mbrojtje nga përhapja e Covid-19”, përfshirë matjen e detyrueshme të temperaturës për të gjithë gjatë hyrjes në objekte.

6. Me rekomandim të mjekut përkatës të lëmisë, punëtorët me sëmundje kronike (sipas qarkores zyrtare të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë e përgatitur për këtë qëllim), gratë shtatzëna dhe gratë gji dhënëse lirohen nga paraqitja në punë, si në institucionet publike ashtu edhe në ato private, ndërkaq punëdhënësit udhëzohen, për aq sa është e mundshme, të krijojnë kushtet për angazhimin e tyre në punë nga shtëpia.

7. Obligohen institucionet publike dhe private të mbajnë dezinfektues për duar dhe maska për fytyrë në vende të qasshme në hyrje të objektit, të cilat mund të shfrytëzohen nga punëtorët e institucioneve dhe vizitorët.

8. Obligohen institucionet publike dhe private që në hyrje të çdo objekti të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga Covid-19 (përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes në objekt pa maska, respektim të distancës etj.) në përputhje me “Manualin për mbrojtje nga përhapja e Covid-19”.

9. Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike, ndërmarrjeve private dhe të çfarëdo subjekti tjetër, të ndërmarrin masa të rrepta për parandalimin e përhapjes së infeksionit brenda institucioneve të tyre, duke bërë dezinfektim të vazhdueshëm dhe duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në përputhje me “Manualin për mbrojtje nga përhapja e Covid-19”.

10. Të gjitha Institucionet publike (qendrore dhe lokale) si dhe organizatave, bizneseve dhe subjekteve private u lejohet të organizojnë ceremonitë festive me leje të veçantë nga MSH duke u bazuar në Manualin për mbrojtje nga përhapja e Covid 19.

Organizimi i procesit arsimor

11. Procesi arsimor në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat, si dhe provimet, punët praktike dhe laboratorike të organizohen sipas plan-programit të institucioneve përkatëse në përputhje me “Manualin për mbrojtje nga përhapja e Covid-19”.

12. Veprimtaria e çerdheve publike dhe private vazhdon sipas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga autoritetet komunale, bazuar në “Manualin për mbrojtje nga përhapja e Covid-19”, përfshirë matjen e temperaturës së fëmijëve dhe stafit në baza ditore gjatë hyrjes në objekte.

13. Konviktet dhe mensat punojnë duke respektuar manualin për mbrojtje dhe përhapjen nga Covid-19.

14. Të gjitha institucioneve arsimore në të gjitha nivelet e arsimit, publik dhe privat, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor dhe nxënësve-studentëve dhe të ngjashme.

Organizimi i shtabeve emergjente komunale dhe shërbimeve shëndetësore komunale

15. Komunave iu kërkohet të mbajnë të aktivizuar plotësisht shtabet emergjente komunale për të mbikëqyrë zbatimin e masave, gjendjen shëndetësore të qytetarëve të infektuar me Covid-19 dhe çështje të tjera, si dhe të koordinohen me nivelin qendror përkatës.

16. Shtabeve emergjente komunale, drejtorive për shëndetësi dhe QKMF-ve iu kërkohet të mbikëqyrin dhe ofrojnë shërbimet e nevojshme shëndetësore për së paku 2 javë për personat e infektuar me Covid-19 dhe do të raportojnë në baza ditore në QRSHP-IKSHPK.

17. Komunave iu kërkohet të ofrojnë shërbimet shëndetësore shtëpiake për të gjithë të sëmurët kronikë dhe për personat mbi moshën 65 vjeç.

Masat për personat mbi moshën 65 vjeç

18. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në përputhje me situatën e krijuar dhe sipas rekomandimeve të IKSHPK-së dhe MSH-së, udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që menaxhohen nga MPMS-ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit siç kërkohet me ligjet përkatëse.

19. Qytetarëve që qëndrojnë në shtëpitë për të moshuar u ofrohen të gjitha shërbimet shëndetësore, sociale dhe vizitat e rregullta shëndetësore nga QKMF-të.

Masat për aktivitetet publike

20. Në hapësira të mbyllura ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 50 persona, ndërsa në sheshe publike, parqe, vende publike, qendra rekreative dimërore dhe të ngjashme, lejohet grumbullimi deri në 80 persona me përjashtim të rasteve të lejuara me këtë vendim.

21. Të gjitha tubimet publike të organizuara në hapësira publike të të gjitha formave, ndalohen në jo më shumë se 80 persona, me përjashtim të rasteve të lejuara me këtë vendim.

22. Seminaret dhe punëtoritë e të gjitha institucioneve publike dhe private, lejohen të organizohen sipas manualit për mbrojtjen nga përhapja e COVID19 dhe konform pikës 24 të këtij vendimi.

23. Ndalohet organizimi i dasmave dhe ahengjeve familjare.

24. Ndalohen ceremonitë dhe veprimtaritë fetare, përveç me pjesëmarrjen e familjes së ngushtë, përjashtim nga pika 24 më lartë bëjnë ceremonitë e veçanta fetare që organizohen me leje të veçantë të Ministrisë së Shëndetësisë bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së.

Masat për aktivitetet biznesore

25. Lejohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve dhe kafshëve deri në 40% të sipërfaqes së kapaciteteve të hapësirave.

26. Therja e kafshëve lejohet vetëm në ambientet e autorizuara për këtë qëllim.

27. Lejohet ushtrimi vetëm i veprimtarive si në vijim (sipas kodeve NACE të përcaktuara nga ARBK – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë):

27.1. Sektori shëndetësisë,

27.2. Sektori i sigurisë dhe drejtësisë,

27.3. Sektori publik (administratë qendrore dhe komunale),

27.4. Sektori i prodhimit,

27.5. Sektori i bujqësisë dhe blegtorisë,

27.6. Sektori i ndërtimit,

27.7. Transporti i mallrave,

27.8. Sektori i produkteve ushqimore,

27.9. Sektori i shërbimit/distribuimit.

II. MASAT SPECIFIKE SIPAS KOMUNAVE

28. Komunat kategorizohen në tri grupe, bazuar në rrezikun nga përhapja e infeksionit:

28.1. Komunat me rrezik të ultë – deri në 75 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një jave (me ngjyrë të gjelbër),

28.2. Komunat me rrezik të mesëm – nga 76-150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një jave (me ngjyrë të verdhë),

28.3. Komunat me rrezik të lartë – mbi 150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një jave (me ngjyrë të kuqe).

29. Në baza javore, çdo të premte, IKSHP-ja dhe MSH-ja publikojnë shifrat e të infektuarve sipas komunave dhe bëjnë kategorizimin e komunave sipas nivelit të rrezikut të përshkruar në pikën më lartë.

30. Masat për komunat me rrezik të ulët (deri në 75 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda javës):

30.1. Operatorët ekonomik lejohen të punojnë nga 05:00-22:00,

30.2. Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga 05:00-22:00,

30.3. Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga 05:00-22:00, ndërkaq pas orës 22:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”,

30.4. Transporti publik lejohet të punoj duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

30.5. Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose deri në tre (3) nëse janë anëtarë të familjes, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

30.6. Institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (siç janë teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), lejohet të punojnë deri në orën 22:00 duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

30.7. Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, ku gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave deri ne 50 persona, gjithmonë bazuar në protokolle vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

30.8. Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

30.9. Pavarësisht pikave 35.6, 35.7 dhe 35.8 më lartë, autorizohet Ministria e Shëndetësisë që bazuar në rekomandimet e IKSHP-së të nxjerrë vendime operacionale të ndalojë këto aktivitete.

31. Masat për komunat me rrezik të mesëm (prej 76-150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda javës):

31.1. Operatorët ekonomik lejohen të punojnë nga 05:00-22:00.

31.2. Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga 05:00-22:00.

31.3. Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 22:00, ndërkaq pas orës 22:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”.

31.4. Të gjitha institucionet publike dhe private këshillohet të reduktojnë stafin bazuar në specifikat e tyre dhe “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

31.5. Transporti publik lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

31.6. Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose tre (3) nëse janë anëtarë të familjes, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

31.7. Institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (siç janë teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), lejohet të punojnë vetëm deri në orën 22:00 duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

31.8. Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, ku gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave deri ne 50 persona, gjithmonë bazuar në protokolle vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

31.9. Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”.

31.10. Pavarësisht pikave 34.7, 34.8 dhe 34.9 më lartë, autorizohet Ministria e Shëndetësisë që bazuar në rekomandimet e IKSHP-së të nxjerrë vendime operacionale të ndalojë këto aktivitete.

32. Masat për komunat me rrezik të lartë (mbi 150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda javës:

32.1. Operatorët ekonomik lejohen të punojnë nga 05:00-22:00.

32.2. Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga 05:00-22:00.

32.3. Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga 05:00-22:00, ndërkaq pas orës 22:00 punojnë vetëm me shërbim “porosi me dërgesë”.

32.4. Institucionet publike dhe private obligohen të punojnë vetëm me staf esencial, i cili staf përcaktohet me vendim të secilit institucion në veçanti;

32.5. Transporti publik lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

32.6. Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose tre (3) nëse janë anëtarë të familjes, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

32.7. Institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (siç janë teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), lejohet të punojnë vetëm deri në orën 21:00 duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

32.8. Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, ku gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave deri ne 50 persona, gjithmonë bazuar në protokolle vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

32.9. Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”.

32.10. Pavarësisht pikave 35.9, 35.10 dhe 35.11 më lartë, autorizohet Ministria e Shëndetësisë që bazuar në rekomandimet e IKSHP-së të nxjerrë vendime operacionale të ndalojë këto aktivitete.

III. OBLIGIMET E INSTITUCIONEVE PËR ZBATIMIN E MASAVE

33. Obligohet Ministri i Shëndetësisë që në rast nevojë të nxjerrë udhëzime për sqarimin e pikave të këtij vendimi.

34. Obligohet Ministri i Shëndetësisë, AUVK dhe Policia e Kosovës, që në bashkëpunim me shtabet emergjente të komunave, të mbikëqyrë zbatimin e këtij vendimi dhe të dorëzojnë në Zyrën e Kryeministrit raport javor (çdo të premte deri në orën 16:00).

35. Obligohet Ministri i Shëndetësisë, SHSKUK dhe IKSHP të dorëzojnë në Zyrën e Kryeministrit raportin javor (çdo të premte deri në orën 16:00) për zbatimin e masave, gjendjen në institucionet shëndetësore, gjendjen epidemiologjike si dhe parashikimet për dy javët në vijim.

36. Obligohet Ministri i Shëndetësisë që, bazuar në Ligjin nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, të nxjerrë vendime operacionale varësisht prej situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKSHP-së.

37. Obligohet Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse të mbikëqyrin zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në zbatimit të Ligjit Nr.07/L-006 për Parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.

38. Për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore sipas Ligjit nr. 07/l-006 për Parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe ligjeve të tjera në fuqi.

39. I vetmi autoritet që mund të interpretojë këtë vendim është Ministria e Shëndetësisë, ndërkaq çdo institucion tjetër mund të ofrojë sqarime për grupet respektive që preken nga ky vendim vetëm pas miratimit të atij sqarimi nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

40. Ministria e Shëndetësisë obligohet të publikojë në faqen zyrtare të saj Qarkoren lidhur me sëmundjet kronike, për të cilat sëmundje personat sipas pikës 8 të këtij vendimi lirohen nga paraqitja në punë.

41. Shfuqizohet vendimi i qeverisë nr. 09/58 i datës 14.01.2021.

42. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit dhe vlen deri në një vendim tjetër.

Limaj nga Lidhja e Prizrenit: Shihemi më 14 shkurt në ditën e fitores së çlirimtarëve

0

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nga Lidhja e Prizrenit i është drejtuar me një mesazh të gjithë qytetarëve të vendit.

Ai ka thënë se nga ky vend historik i kombit tonë, fryma çlirimtare është bartur brez paz brezi.

Lideri i Nismës ka thënë se më shumë se kurrë na duhet kjo frymë çlirimtare, e cila u bart në kushte dhe rrethana shumë më të vështira, por falë burrave të mëdhenj të këtij kombi arritën që në rrethana të vështira të ruajnë traditën, kulturën, identitin e mbi të gjitha gjuhën e kombit tonë.

“Lidhja e Prizrenit është lidhja e besës, lidhje e kombit rreth idealeve, traditave dhe vlerat e tona kombëtare. Nga lidhja e Prizrenit, të shpallja e Pavarësisë në Vlorë e deri të lufta UÇK-së kemi pas rreshtimin e pandalshëm të çlirimtarëve që në periudh a dekada me radhe deri të liria e Koosvës. Edhe sot ne vazhdojmë me dinjitet e krenari këtë rrugë të këtyre burrave, rrugën çlirimtare të rreshtuar si çlirimtarë per të përcjellur të brezat që vijnë. Fryma çlirimtare siç është bartur, është detyra jonë ta bartim të gjeneratat e reja, prandaj edhe sot gjithë Kosova është rreshtuar me çlirimtarët. Shihemi më 14 në ditën e fitorës së madhe të çlirimtare”, ka thënë ndër të tjera Limaj.

Ne jemi gati për betejën politike të 14 shkurtit!
#MeÇlirimtarët121

Posted by Zafir Berisha on E enjte, 11 Shkurt 2021

 

Raka thotë se Qeveria nuk u konsultua me ekspertët në lidhje me lirimin e masave

0

Mikrobiologu Lul Raka, ka thënë se nuk është konsultuar nga askush për lirimin e masave anti-Covid.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se është kundër lirimit të masave në këtë kohë dhe se një veprim i tillë në kohë fushate e pas shtrirjes së variantit britanik të virusi është i gabuar.

Raka ka shtuar se “lehtësimi politik i masave”, mundëson përhapjen e infeksionit në komunitet, duke kërcënuar shëndetin individual në Kosovë.

“Sot, në media e pashë një shkresë zyrtare të qeverisë, në të cilën kërkohet lirimi i masave kufizuese ‘në bazë të rekomandimeve të IKSHPK dhe Bordit Këshillëdhënës’. E shoh të arsyeshme të jap një sqarim se as unë, si kryesues i Bordit dhe asnjë anëtar i Bordit nuk është konsultuar për një propozim të tillë. Në kohën e shkeljes masive të masave parandaluese gjatë fushatës zgjedhore e parazgjedhore nga tërë spektri politik; shtirjes së variantit britanik të virusit, i cili është prezent në Kosovë që nga fundi i dhjetorit , çdo ’lehtësim politik i masave’ mundëson përhapjen e infeksionit në komunitet duke kërcënuar shëndetin publik e individual në Kosovë. Prandaj, unë jam kundër lirimit të masave në këtë kohë”, thuhet në postimin e tij.

Erdogan merr dozën e dytë të vaksinës antiCovid

0

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, të enjten e mori dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit.“E kam marrë dozën e dytë të vaksinës për Covid-19. Shpresoj t’i vaksinojmë të gjithë qytetarët tanë sa më shpejt që është e mundshme”, shkroi Erdogani në rrjetet sociale.Më 14 janar, Turqia e filloi fushatën e vaksinimit masiv të popullsisë, duke nisur nga punëtorët shëndetësorë dhe zyrtarët e lartë shtetërorë për ta ngritur besimin e popullit ndaj vaksinës.

Zoran Gjokiq shpallet fajtor për krime lufte, dënohet me 12 vite burgim

0

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor të akuzuarin për krime lufte në lagjen “Kristal” të Pejës, Zoran Gjokiq.

Ai u dënua me 12 vite burgim, ku do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Aktgjykimi u shpall nga kryetari i trupi gjykues, gjykatësi Arben Hoti, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, gjykatësit Arben Hoti, gjendja faktike ishte vërtetuar pas analizimit të të gjitha provave veç e veç dhe nga dëshmitë e të gjithë dëshmitarëve të dëgjuar gjatë procesit gjyqësor.

Sipas tij, gjykata ka vërtetuar faktet kontestuese siç përshkruhet edhe në aktakuzë, se me 28 dhe 29 mars 1999, në Pejë kishte ndodhur një aksion i forcave të armatosura serbe, kundrejt popullsisë civile shqiptare me qëllim të dëbimit të kësaj popullsie nga shtëpitë e tyre, ku kishte edhe të vrarë.

“Gjykata me vëmendje të veçantë ka analizuar edhe alibinë e të pandehurit dhe ka arritur deri të përfundimi se një alibi e tillë nuk është vërtetuar edhe pasi që gjykata ka dëgjuar dëshmitarët e mbrojtjes, sepse alibia e të pandehurit është rrëzuar nga dëshmia e dy dëshmitarëve të cilët kanë punuar bashkërisht me të pandehurin në misionin verifikues të OSBE-së deri në evakuimin e këtij misioni”, ka thënë gjykatësi Hoti.

Sipas Hotit, nga lista pjesëtarët rezerve e lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë dhe nga vet dëshmia e të pandehurit, ishte vërtetuar se i njëjti kishte pranuar armë automatike, që sipas tij, me këtë provë ishte vërtetuar se i njëjti kishte qenë pjesë e grupit të armatosur të policisë rezerve.

Ai tha se gjykata në përfundim të shqyrtimit gjyqësor ka pranuar nga prokuroria një aktakuzë të ndryshuar dhe zgjeruar, pas gjendjes së fakteve të vërtetuar gjatë procesit gjyqësor, andaj këtë të metë të aktakuzës sipas tij, prokuroria e kishte evituar dukë bërë rikualifikimin e veprës penale.

Këtë aktgjykim, sipas tij, gjykata e kishte vlerësuar nga dëshmitë e tetë dëshmitarëve të cilët si dhe nga procesverbalit mbi identifikimit të personit përmes fotografisë.

“Gjykata ka analizuar me vëmendje dëshminë e dëshmitarit Shaban Kaliqani, i cili ka dhënë disa deklarata të cilat në disa pjesë janë shumë të sakta ndërsa në disa pjesë lidhur me disa hollësi kanë paqartësi sidomos në raporte me dëshmitë e tjera lidhur me identifikimin e personit që ka ekzekutuar Skënder Zeqirin dhe Bashkim Berishen”, ka thënë gjykatësi Hoti para se i njëjti të shpallë aktgjykimin.

Sipas aktakuzës së ndryshuar, në pikën e parë të saj, i akuzuari Zoran Gjokiq akuzohet se gjatë muajit mars – prill , të vitit 1999 gjegjësisht me dt. 29.03. 1999, në lagjen “Kristal ‘në Pejë, duke bashkëvepruar me një grup të organizuar kriminal të nacionalitetit serb, në mesin e të cilëve ishte edhe një person i quajtur Dragan si dhe NN persona të paidentifikuar deri më tani, të veshur me uniforma policore, paramilitare dhe ushtarake u kanë shkaktuar vuajtje të mëdha apo cenim të integritetit trupor ose shëndetit, kanë aplikuar masa frikësimi, ndaj popullatës së pambrojtur civile kanë kryer vrasje plaçkitje të një, qyteti ose një vendi, kanë urdhëruar zhvendosjen e popullatës civile për shkaqe që lidhen me konfliktin drejtuar me qëllim, kundër popullsisë civile ose ndaj individëve të veçantë civil që nuk marrin pjesë drejtpërdrejt në konflikt.

Gjithnjë sipas aktit akuzues, i akuzuari Zoran Gjokiq, duke bashkëvepruar me personat siç është cekur më lartë, ka shkuar në lagjen “Kristal” të Pejës, ka marrë pjesë në aksionin që kishte filluar për vrasjen dhe dëbimin e qytetarëve shqiptar nga shtëpitë e tyre, ashtu që deri sa familja e të dëmtuarit Lutfi Hajzeri, gjegjësisht vëllai i tij Bedriu dhe fëmijët e tyre, kane qenë duke u larguar dhunshëm nga shtëpia e tyre, gjatë kohës sa kanë qenë duke u futur në veturën ‘Yugo’ 45A, kanë tentuar që ta ndalin duke iu drejtuar me fjalët “ndalu, ndalu (stani, stani)” dhe meqenëse të njëjtit nuk janë ndalur, me qellim që t’i privojnë nga jeta kanë shtënë me amë në drejtim të tyre, me ç’rast me katër plumba është goditur vetura ku ishin edhe dy fëmijët e mitur të të dëmtuarit Lutfi Hajzeri, te cilët në ato momente ishin duke u larguar me axhën e tyre Bedriun prej të cilave të shtëna janë plagosur të dy djemtë e të dëmtuarit Lutfi Hajzeri, dhe atë djali i madh i Lutfiut i moshës 9 vjeçare duke ia mbajtur dorën vëllait të vet të vogël tre vjeçar, me qëllim që ta mbroj, ku me këtë rast goditet në dorën e djathtë ndërsa djali i vogël i cili ishte mbrapa shpinës së tij është goditur me plumb me ç’rast i janë shkaktuar lëndime trupore.

Sipas pikës së dytë të dispozitivit të parë, i akuzuari Zoran akuzohet se së bashku me persona tjerë të paidentifikuar ka shtënë fillimisht në drejtim të të dëmtuarit Lutfi, pastaj kanë hyrë në shtëpinë e tij ku e kanë plaçkitur dhe ia kanë marrë të gjitha të holla që i kishte si dhe e kanë detyruar që bashkë me bashkëshorten dhe kunatën e tij të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërkaq pas kësaj i pandehuri së bashku me persona tjerë kishte shkuar në shtëpinë e të dëmtuarit Fuad Hoxhaj dhe pasi që e kishte kuptuar se ishin brenda e tërë familja, me qëllim që t’i privoj nga jeta, me një shkrepës kishin ndezur një lloj bombe dhe kishin shkaktuar zjarre në drunjtë që ishin në oborrin e shtëpisë nga ku kishte filluar të digjet edhe shtëpia e të dëmtuarit Fuad Hoxhaj ku i akuzuari me bashkëkryerësit ishte larguar ashtu që i dëmtuari Fuad bashkë me familjarë kishin arritur që ta ndalin zjarrin nga shtëpia.

Sipas pikës së tretë, i akuzuari Zoran akuzohet se po ashtu kishte hyrë edhe te shtëpia e Hilmi Zeqiraj (tani më i ndjerë), ashtu që i pandehuri Zoran duke qenë së bashku me persona të paidentifikuar deri më tani, kishin hyrë dhunshëm në shtëpinë e tani të ndjerit Hilmi dhe derisa i njëjti kishte qenë në shtëpinë e tij së bashku me familjen e tij dhe familjen e vëllait të tij Skënderit (tani i ndjerë) dhe me familjen e të dëmtuarit Shaban Kaliqani, kanë detyruar familjarët të largohen nga shtëpitë e tyre dhe fillimisht  e rrahin tani të dëmtuarin Shaban, pastaj i kanë maltretuar edhe të ndjerët Hilmi dhe Skënder Zeqiraj,  i kanë plaçkitur, i kanë detyruar t` ua dorëzojnë të gjitha të hollat që i kishin ata dhe familjet e tyre, duke ia marrë edhe arin e familjes, pastaj në oborrin e kësaj shtëpie fillimisht e rrahin përsëri të dëmtuarin Shaban në atë mënyre që e godasin në fytyrë edhe ia thyejnë dhëmbët, ndërsa Skënderin e detyrojnë që të shkoj për të siguruar të holla tjera, ndërkohë e vrasin Hilmiun.

Sipas pikës së katërt të këtij dispozitivi, theksohet se pastaj me të arritur Skënderi, që kishte shkuar për të sigluara të holla, pasi e sheh vëllain e vrarë të ndjerin Hilmi, në gjendje të keqe i njëjti fillon të bërtas dhe detyrohet t` ua dorëzoj 1000 marka dhe më pas i detyrojnë të largohen nga shtëpia ku ishin e pasi dalin jashtë shtëpisë Skënderi dhe Shabani takojnë Bashkim Berishën (tani i ndjerë) të cilin paramilitaret serb e kishin detyruar të largohet nga shtëpia, me të arritur te dera e Asllan Mulës, përafërsisht 70 metra nga ku u vra Hilmiu, i kanë ndarë nga kolona e qytetarëve shqiptarë të cilët i kishin larguar dhunshëm nga shtëpitë e tyre, përsëri i pandehuri Zoran i ndaloi që të tre Skënderin Bashkimin dhe Shabanin, duke i detyruar të kthehen me fytyrë kah ai, me tu afruar që të tre një metër përpara tij, iu kishte drejtuar Skënderit dhe Bashkimit “ju dy hyni brenda”, në oborrin e Asllan Mulës, pra Skënderin dhe Bashkimin i futi brenda në oborr rreth 4-5 metra , pastaj i pandehuri Zoran me kallashnikovë, ka gjuajtur në fryrë të Skënderit me rafal, pastaj me rafal e ka gjuajtur edhe Bashkimin në gjoks, duke i lënë të dytë të vdekur, kthehet nga Shabani dhe i është drejtuar” ngajë çka po pret?”, atëherë i dëmtuari Shaban duke vepruar sipas urdhrit të të pandehurit Zoran arrin të largohet.

Gjithnjë sipas aktakuzës, rrugës në afërsi i akuzuari Zoran takon Riza Mamaj (tani më të ndjerin), i cili ishte me një karrocë në dorë, të cilin paramilitaret e pyesin se ku je nisur, derisa i njëjti iu tregon se për ku ishte nisur vazhdon rrugën me karrocë për në shtëpinë e kushëririt, të njëjtin e gjuajnë me armë në gjoks dhe i ndjeri rrëzohet mbi karrocë dhe vdes, pastaj Shabani vazhdon rrugën dhe vendoset fillimisht në shtëpinë e babait të tij për tu larguar të nesërmen për në Mal të Zi.

Me këto veprime, prokuroria e ngarkon të akuzuarin Zoran Gjokiq se ka kryer veprat penale Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët të Konventave të Gjenevës, që ndiqet sipas nenit 152 par. 1 te Kodit Penal të Kosovës, dhe nenit 142 të Kodit Penal të RSFJ-së, Krimet e Luftës në shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar që ndiqen sipas nenit l53 par. I nën par. 2. 1, 2.2, 2.5, 2.8, 2.13, dhe 2.15 , dhe nenit 3 të KPK-së, në bashkim bashkimi fiktiv real.

Sipas dispozitivit të dytë të kësaj aktakuze, i akuzuari Zoran Gjokiq akuzohet se gjatë muajit mars – prill të vitit 1999, gjegjësisht me datën 28 mars të vitit 1999, në lagjen “Te Soliterat”, që tani quhet “Rrokaqielli” në Pejë, duke bashkëvepruar me një grup të organizuar kriminal, të nacionalitetit serb të veshur me uniforma policore, paramilitare dhe ushtarake në mesin e të cilëve ishe edhe një person i quajtur Sinisha dhe NN, persona tjerë, me qëllim të shkaktimit të vuajtjeve të mëdha apo cenimit të integritetit trupor ose shëndetit dhe aplikim të masave të frikësimit, ndaj popullatës së pambrojtur civile, vrasje, plaçkitje e një qyteti ose e një vendi, urdhërimi për zhvendosjen e popullatës civile për shkaqe që lidhen me konfliktin drejtuar me qëllim kundër popullsisë civile ose ndaj individëve të veçantë civilë që nuk marrin pjesë drejtpërdrejt në konflikt, i pandehuri së bashku me personat e tjerë hyjnë dhunshëm në shtëpitë e qytetarëve shqiptar duke kërkuar personin e quajtur Luan i cili atë ditë nuk kishte qenë në shtëpinë e tij, pastaj hyjnë në shtëpinë e të dëmtuarit Agim Nikçi duke shtënë me armë – kallash në ajër dhe duke i urdhëruar që dhunshëm të dalin nga shtëpia e tij në afat kohor prej 5 minutave duke iu drejtuar me “shqiptar krejtve duhet me ju vra, shkoni për Shqipëri”, në atë mënyrë që e kanë detyruar të fjalët dëmtuarin Agim dhe qytetarët tjerë shqiptarë të largohen nga shtëpitë e tyre duke i ndarë në drejtime të kundërta, disa anëtarë të familjes në drejtim të Shqipërisë ndërsa pjesën tjetër në drejtim të Malit të Zi.

Me këto veprime, prokuroria e ngarkon të akuzuarin Zoran Gjokiq se ka kryer veprat penale Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët të konventave të Gjenevës, që ndiqet sipas nenit 152 par. l te Kodit Penal te Kosovës, dhe nenit 142 të Kodit Penal të RSFJ-së, Krimet e Luftës në shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar që ndiqen sipas nenit 153 par. 1 nën par. 2.1, 2.2, 2.5, 2.8, 2.13, dhe 2.15, dhe nenit 3 të KPK-së, në bashkim bashkimi fiktiv real. /BetimipërDrejtësi

QKUK: Radiologjia me shifra rekorde të punës

0

Klinika e Radiologjisë ka prekur shifra rekorde të ofrimit të shërbimeve mjekësore për pacientët në vitin 2020, ndonëse në kohë të pandemisë COVID-19, kur shumica e shërbimeve ishin kufizuar në QKUK, me qëllim të parandalimit të përhapjes së infeksionit.

Gjatë kësaj kohe, janë realizuar më tepër se 80 mijë radiografi, më shumë se 21 mijë Tomografi të Kompjuterizuara dhe mbi 1400 angjiografi me tomografi të kompjuterizuara.

Duke marrë për bazë raportin vjetor të punës, me angazhimin e personelit shëndetësor, në Klinikën e Radiologjisë janë kryer edhe 9800 Rezonanca Magnetike, 1700 mamografi dhe më shumë se 15 mijë ultrazëra.
Në vitin e kaluar, gjithashtu, janë bërë 32 angiografi digjitale subtraksionale, 395 biopsi dhe, për herë të parë në historinë e shëndetësisë kosovare, me trombektomi mekanike janë trajtuar 5 pacientë, me infarkt të freskët iskemik në tru dhe janë kthyer nga invaliditeti brenda 6 orëve të para.

344 raste me Covid-19 në Kosovë, 25 në Prizren

0
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.281 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 344 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skenderaj 1 rast (63 vjeç), Viti 1 rast (85 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 63.433 raste nga 258.636 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.534 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.891 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.008.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 127 raste, Podujevë 27 raste, Prizren 25 raste, Vushtrri 18 raste, Pejë 14 raste, Ferizaj 13 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Gjakovë 12 raste, Mitrovicë 12 raste, Obiliq 12 raste, Suharekë 10 raste, Gjilan 9 raste, Dragash 8 raste, Drenas 8 raste, Lipjan 6 raste, Rahovec 6 raste, Skenderaj 6 raste, Klinë 4 raste, Malishevë 4 raste, Deçan 3 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nja 1 rast komunat Graçanicë dhe Viti.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Kosova vërshohet nga diaspora për zgjedhjet e 14 shkurtit

0

Mërgimtarë të shumtë kanë vendosur të vijnë në Kosovë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Kjo pasi disa nga ta ankohen se u është pamundësuar votimi me postë, prandaj kanë vendosur të vijnë fizikisht në Kosovë për të dhënë votën e tyre drejt partisë që ata mendojnë se do të qeverisë më së miri vendin.

Zyrtari për media në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, Bujar Gashi, ka thënë për “Zërin” se që nga fillimi i muajit shkurt kanë arritur mbi 85 fluturime, teksa deri më 14 shkurt pritet të realizohen edhe 71 fluturime të tjera.

“Që nga fillimi i muajit shkurt, java e parë e këtij muaji, ne u shërbyem mbi 85 fluturimeve, ndërsa nga data 8 deri më datën 14 shkurt pritet të realizohen edhe 71 fluturime në total”, tha Gashi.

Ai ka theksuar se numri më i madh i fluturimeve është nga Zvicra.

“Si çdoherë, numrin më të madh të fluturimeve e kemi nga shteti i Zvicrës, pastaj vjen me radhë Gjermania, vendet skandinave e kështu me radhë”, ka thënë ai për “Zërin”.

Ermal Rrustemi, një qytetar i Kosovës i cili jeton në Gjermani, është shprehur i lumtur që udhëtimin e tij drejt vendlindjes e bëri me kompaninë “Eurowings”. Ai thotë se asnjëherë nuk do t’i ndërrojë avionët e kësaj kompanie.

“Kam arrit me ‘Eurowings’, super kam kaluar rrugës, në përgjithësi ka qenë shumë mirë. Kam udhëtuar vetëm për qejfi kësaj radhe. ‘Eurowings’-in nuk do ta ndërroj, absolut, sepse avionët e tyre janë shumë më të mirë”, tha ai për “Zërin”.

Image
Ndërkaq Rrustemi tregoi për një përvojë të keqe që e priti me të zbritur nga aeroplani në aeroportin e Prishtinës. Ai tha për “Zërin” se një zyrtar policor i Kosovës i ka thënë se kë duhet ta votojë ai, teksa potencon se ai nuk ka ardhur në vendlindje për të votuar.

“Për zgjedhje nuk kam ardhë, vetëm kish qenë mirë me u thënë policëve mos me tregu kënd me votu se unë nuk jam ardh ta votoj askënd dhe nuk jam me asnjë parti, vetëm se me më ndal polici e me më tregu kënd duhesh me votu ti këtu kur të vish, unë nuk e di…”, u shpreh Rrustemi, ndërsa nuk tregoi se për cilën parti i kishte rekomanduar polici të votojë.

Image
Një tjetër mërgimtar deklaron se në vendlindje ka ardhur edhe për familjen e tij e njëkohësisht edhe për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Shpresa e vetme e Nafi Bajramaliut është që në vendin e tij me këto zgjedhje të bëhet mirë. Ndërkohë nga qeveria e re pret që të ketë punësim e drejtësi për të gjithë.

“Pak familja, pak edhe zgjedhjet. Besoj që tash me këto zgjedhje do të bëhet më mirë. Populli e di këtë situatë si e kemi pasur deri më tani. Besoj që do të bëhet jo mirë, por shumë mirë për të gjithë. Pres që do të ketë punësim, do të ketë rregulla e drejtësi për të gjithë”, tha Bajramaliu për “Zërin”.

Familja Dibrani nga Shtutgarti i Gjermanisë ka vendosur që për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të jetë fizikisht në Kosovë për të dhënë votën.

E tërë familja ishin përkrahës të flaktë të një partie, e cila garon në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sahiti, njëri nga vëllezërit Dibrani, tha fjalë të mira për Albin Kurtin e Vjosa Osmanin.

“Albini është i drejtë, nuk është i korruptuar, është njeri që ka pasur vuajtje të mëdha, e kupton popullin, rininë, është atdhetar, të gjitha i ka. Gjithashtu edhe Vjosa Osmani është një femër e emancipume, patriote që deri tash e ka dhënë kontributin e vet, të gjithë jemi me të”, tha ai.

Po ashtu Sahit Dibrani është shprehur optimist se në këto zgjedhje do të fitojë drejtësia.

“Jemi optimistë shumë në këto zgjedhje, besoj që do të fitojë drejtësia, kur fiton drejtësia, atëherë është në rregull, si kur fillon shtëpinë me ndërtu e bën themelin e mirë në fillim, mos u tut, edhe këta temelin e mirë janë duke e bërë besoj që edhe ne kemi me pas përparim, boll më kjo rini, me fakultet të përfunduar me punu në kanale. Kam parë raste që njeri me fakultet të përfunduar të Juridikut punon kamerier. Çka me bë, është hy ai i pashkollë që nuk ka lidhje, është bërë milioner, këta na mbyten, populli është duke vuajtur me të vërtetë”, ka thënë Sahit Dibrani, i ardhur nga Gjermania, ndërsa theksoi se ardhja e tyre në vendlindje ka vetëm një arsye.

“Vetëm për zgjedhje kemi ardhë, jemi familja Dibrani, këtu i kam edhe tre vëllezër me vete me familjet e tyre”, ka theksuar, ndërsa ka shtuar se kanë kaluar shumë mirë me komoditetin e kompanisë “Eurowings”.

Image
Ndërkaq Ramadani, vëllai i Sahitit, thotë për “Zërin” se e drejta e votimit nuk i është njohur nga institucionet e Kosovës dhe kjo e ka detyruar atë që të vijë me familje në vendlindje e të votojë fizikisht.

“Unë qe 7 vjet jetoj në Gjermani, shtëpi kemi edhe këtu, të gjitha tatimet i paguajmë, çdo taksë qytetare që e paguan qytetari i rëndom në Kosovë edhe ne i paguajmë, tash ne jemi të shqetësuar që nuk na kanë lejuar që të votojmë, prandaj me të 14-in është dita e votimit dhe kemi ardhur prej atje familjarisht me votu, pasi që nuk na u ka njohur e drejta e votimit”, ka deklaruar Ramdan Dibrani.

Image
Ai ka një lutje për institucionet e Kosovës.

“I lus institucionet shtetërore që këtu e tutje të mos na maltretojnë mërgatën me ardhë për të votuar, dikush me autobus, me automjete, aeroplan. Të paktë janë ata që kanë mundur të votojnë me postë”, tha Ramdani nga familja Dibrani.

Po ashtu ai thotë se aplikimi për të votuar me postë u ka kushtuar nga 65 euro atyre që jetojnë në Gjermani.

“Me postë është një shpenzim i panevojshëm, me llogarit 180 mijë aplikues që jemi në diasporë që kemi aplikuar për të votuar dhe vetëm posta na ka kushtuar nga 65 euro për ne që jemi në Gjermani. Prapë i bëj apel qeverisë që të ketë kujdes në të ardhmen, gjithqysh diasporës me i dhënë një prioritet”, ka përfunduar ai.

Edhe një bashkatdhetar tjetër i ardhur nga Shtutgarti i Gjermanisë shprehet tejet i kënaqur me komoditetin e kompanisë së fluturimeve “Eurowings” dhe thotë se asnjëherë nuk ka pasur problem.

“Komoditeti është shumë i mirë me aeroplanët ‘Eurowings’-it, kurrë nuk kam pas problem me këtë kompani”, thekson ai.

Ai thotë se ardhja e tij në vendlindje nuk ndërlidhet me zgjedhjet, pasi thotë se nuk voton kurrë.

“Vetëm për pushim kam ardhë. Për pikë të qejfit. Nuk kam votuar asnjëherë, sepse nuk merrem shumë me politikë. As atje nuk votoj edhe pse kam të drejtën të votoj”, deklaroi ky bashkatdhetar.

Image
Më 14 shkurt mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Vendimi për zgjedhje erdhi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi, i cili kishte dënim të formës së prerë me burg e i cili njëkohësisht e kishte votuar qeverinë “Hoti”. Kjo bëri që qeveria të rrëzohej, pasi nuk kishte vota të mjaftueshme për të vazhduar punën. /Zëri

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort