Home Blog Page 5200

Bashkëvendasit i bëjnë pritje të ngrohtë Zafir Berishës dhe kandidatëve për deputetë të Nisma Socialdemokrate

0

Zyra për informim e Nisma Socialdemokrate në Prizren, njofton se sonte ka mbajtur tubime parazgjedhore në Billushë dhe Poslisht, ndërsa kryetarit të degës së këtij subjekti politik dhe kandidatit për deputet, Zafir Berisha, i është bërë pritje e ngrohtë sidomos në vendlindje.

“Mobilizimi i Billushës dhe Poslishtit për të kontribuar në mbrojtje të vlerave kombëtare përmes Çlirimtarëve të 121-it në zgjedhjet e 14 Shkurtit dhe mbështetja e kauzës tonë Me Çlirimtarët nga gjithë qytetarët e Kosovës është sondazhi më i mirë që do të publikohet në mbrëmjen e 14 Shkurtit, tha kandidati për deputet, Zafir Berisha, para banorëve të fshatit Billushë dhe Poslishtë.

Mbështetja dhe rreshtimi juaj përkrah Çlirimtarëve do të thotë mobilizim për t’i dalur në mbrojtje vlerave kombëtare dhe ruajtjes së identitetit të shtetit nga ata të cilët po mundohen ta tjetërsojnë historinë e lavdishme të popullit tonë. Andaj ju ftoj ta mbështetni Nismën Socialdemokrate me numër 121 në mënyrë që zëri i lirisë të jehohë dhe ta pushtojë kuvendin e Rapublikës së Kosovës, përfundoi Kandidati për deputet, Zafir Berisha.

Kandidatët për deputet, Albulena Balaj Halimaj, Sabri Micaj, Fatmir Gërdellaj, dhe Leart Batusha, thanë se mbështetja e kauzës tonë #MeÇlirimtarët po rritet çdo ditë e më shumë, andaj duke ju falenderuar për mbështetjen e vazhdueshme, përmes jush, i bëjmë thirrje gjithë qytetarëve tê Kosovës e në veçanti qytetarëve të Prizrenit, të rreshtohen krah Çlirimtarëve dhe mos të lejojmë që fati i Kosovës të bie në duart e atyre që vazhdimisht e kan mohuar dhe nuk e kan konaideruar Kosovën shtet”, thuhet në fund të kësaj komunikate dërguar mediave nga zyra për informim e Nisma Socialdemokrate në Prizren.

Zafir Berisha pritet si HERO në vendlindje!

Mobilizimi i Billushës dhe Poslishtit për të kontribuar në mbrojtje të…

Posted by NISMA Socialdemokrate – DEGA Prizren on E enjte, 11 Shkurt 2021

 

Hoxhaj: Kosova s’ka nevojë më për autostrada

0

Enver Hoxhaj, kandidat i PDK-së për kryeministër, ka thënë se në Kosovë më s’ka nevojë për autostrada, duke shtuar se në programin ekonomik të PDK-së parashihet ristrukturim të buxhetit.

“Kemi paguar 250 milionë euro çdo vit për ndërtimin e autostradave. Buxheti duhet të ristrukturohet, të mos drejtohet vetëm drejt shpenzimeve të mëdha. Një pjesë e projekteve të mëdha janë në përfundim e sipër. S’do të ketë më autostrada. S’ka nevojë ky vend për autostrada të reja. Të gjitha që i kemi propozuar janë të bëshme. Sapo të miratohet qeveria duhet të miratohet buxheti i ri”, ka thënë ai.

Sipas tij, fokus kryesor do të ketë sektori privat. Ai e ka quajtur këtë sektor “bosht të rritjes ekonomike”.

Ka thënë se për këtë sektor PDK-ja ka paraparë një fond prej 500 milionë eurosh që do të ndahet përmes granteve.

Osmani për mërgatën: Keni qenë dhe do të jeni përherë pjesë e ndryshimit

0

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka thënë se mërgata ka qenë dhe do të mbetët pjesë e ndryshimit.

Osmani përmes Facebookut i ka uruar mirëseardhje mërgatës.

Postimi i plotë:

MËRGATË E DASHUR, MIRË SE VINI NË SHTËPI!

Keni qenë dhe do të jeni përherë pjesë e ndryshimit.Shihemi të dielen, #KREJTdheDREJT!

#Referendum

MËRGATË E DASHUR, MIRË SE VINI NË SHTËPI!
Keni qenë dhe do të jeni përherë pjesë e ndryshimit.
Shihemi të dielen, #KREJTdheDREJT!

#Referendum

Posted by Vjosa R. Osmani on E enjte, 11 Shkurt 2021

 

Veliu: Po punojmë që Kurti të mos bëhet kryeministër

0

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, as s’e ka përjashtuar e as s’e ka konfirmuar mundësinë që ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese Albin Kurtin, në rast se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje zgjidhet kryeministër pas zgjedhjeve të së dielës.

Veliu ka thënë për Express se po punojnë që Kurti të mos bëhet kryeministër. Për mundësinë e dërgimit në Kushtetuese të zgjedhjes së tij të mundshme si kryeministër ka thënë se s’është koha të flitet tani.

“Ne po punojmë që ai të mos bëhet kryeministër. Ne po punojmë që të dalim sa më mirë, që ai të mos bëhet kryeministër. Për çeshtje tjera nuk është koha që të flasim tani”, ka thënë Veliu.

Gastronomët paralajmërojnë protesta nëse Qeveria i kthen masat pas zgjedhjeve

0

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, kanë bërë të ditur se do të protestojnë nëse Qeveria e Kosovës do të vendosë për rikthim të masave kufizuese pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Përmes një njoftimi, gastronomët edhe pse e kanë cilësuar lajm të rëndësishëm këtë vendim, thanë se atyre nuk iu lejua puna qe disa muaj, por në sallat e dasmave u lejuan tubimet e partive politike, pa respektuar masat anti-COVID në kohë fushate.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se që nga sot, bizneset e gastronomisë në tërë territorin e Kosovës mund të ushtrojnë veprimtarinë e tyre deri në ora 22:00. Poashtu, nuk do të ketë kufizim të lëvizjes së personave fizik në të gjitha komunat.

Ky është një lajm i mirë për zonat e ranguara me rrezik të lartë të përhapjes së virusit, përkatësisht Komunën e Prishtinës dhe Fushë Kosovës. Një lajm i mirë edhe për Kosovën, ku dijmë që roli ekonomik që ka kryeqyteti edhe për komunat tjera është shumë i rëndësishëm, ku 50-60% e tërë aktivitetit ushtrohet në të.

Sqarim: GASTRONOMËT JANË TË REVOLTUAR!

Me rastin e shkeljes së masave Anti-Covid për arsye të organizimit të tubimeve politike, dhe shfrytëzimit të hapësirave tona për qëllime të fushatave zgjedhore nga çdo parti politike, është bërë padrejtësi e madhe dhe trajtim i pabarabartë në raport me ne, ekonominë, dhe rreth 100 mijë qytetarë që rrezikojnë të mbesin të papunë në çdo industri!

Në rast se vendimi i sotëm ndryshon pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ju njoftojmë se do të ketë organizim të protestave nga gastronomët!

Shteti s’i ndalë dasmat elektorale, por i bllokon dasmat familjare

0

Të gjitha partitë politike po i shkelin masat pandemike duke marrë pjesë në ambiente të hapura e të mbyllura me qindra-mijëra qytetarë.

Për këtë, partitë politike në Kosovë po marrin edhe gjoba në disa raste, por që për to janë shumta të vogla, karshi synimeve të mëdha që kanë për pushtet.

Me masat e reja të marra sot nga Qeveria e Kosovës, vazhdohet ndalimi i organizimit të dasmave dhe ahengjeve familjare.

Kjo ceket në pikën 23 të masave të propozuara e të cilat po miratohen këto momente në Qeverinë e Kosovës.

Kjo do të thotë që dasmat elektorale të partive politike në Kosovë do të vazhdojnë edhe sot e nesër, por një fat të tillë nuk do ta kenë edhe çiftet kosovare të cilët nuk mund të planifikojnë edhe një kohë dasëm apo ahëng familjar./Indeksonline/

Gjoba mijëra euro për partitë politike, PZAP jep shifrat!

0

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, në seancën e mbajtur me datën 11.02.2021 ka shqyrtuar dhe vendosur lidhur me 11 ankesa që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore.

Lëvizja Vetëvendosje! Ka paraqitur dy (2) ankesa, një (1) kundër PDK, dhe një (1) kundër AAK,

Lidhja Demokratike ka paraqitur një (1) ankese kundër AAK,

Organizata Instituti i Kosovës për Demokraci (KDI) ka paraqitur 7 ankesa, tri (3) ankesa kundër AAK, një (1) ankesë kundër PDK, një (1) ankesë kundër LDK, një (1) ankesë kundër NISMA Socialdemokrate, një (1) ankesë kundër Iniciativës Qytetare “Komuniteti i Bashkuar” – Adrijana Hodzic dhe,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka paraqitur një (1) ankesë kundër Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Rahovec,

Prej 11 ankesave të vendosura, PZAP- i ka pranuar të bazuara 6 ankesa, 1 ankesë e ka refuzuar të pabazuar ndërsa 4 ankesa i ka hedhur të palejuara.

AAK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 22,700.00 euro,

NISMA Socialdemokrate i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 20,000.00 euro,

PDK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 1,000.00 euro,

Gjithsejtë në seancën e sotme janë shqiptuar gjoba në shumë prej 43,700.00 euro

Natyra e ankesave kryesisht është për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike:

Përdorimi i gjuhës se urrejtjes

Mbajtja e tubimit publik pa paralajmërim,

Shkelja e Kodit te Mirësjelljes

Vendosja e billbordeve ne hapësirat e subjekteve tjera politike

Vendosja e billbordeve dhe panove në prona politike dhe përgjatë rrugëve

Vendosja e shiritave të kuq në rrugë

Largim nga lista e votuesit

Vendosja e posterëve në shtylla elektrike

Vendosja e posterave në objekte publike

Ambasadorët e QUINT-it kërkojnë zgjedhje të drejta dhe të sigurta

0

Vendet e QUINT-it kanë kërkuar nga përfaqësuesit e institucioneve vendore të zbatimit të ligjit, që të angazhohen dhe sigurojnë proces zgjedhor të drejtë dhe të sigurt më 14 shkurt.

Ambasadorët e QUINT-it(Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë dhe Italisë) këtë të enjte kanë thirrur në takim koordinatoren për zgjedhje Laura Pula, dhe përfaqësuesit e institucioneve vendore të zbatimit të ligjit, të cilat janë pjesë e memorandumit për mbrojte të votës.

Ata kanë diskutuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021.

Ndërkaq, Pula i ka njoftuar ambasadorët e QUINT-it, me veprimet e ndërmarra nga viti 2013 e deri më tani nga Prokurori i Shtetit, ku ka theksuar se, çdo herë që janë mbajtur zgjedhjet kanë pasur rolin e vetëm për mbrojtjen e votës së qytetarëve.

Digjen kabllot elektrike në një shtëpi në Prizren

0

Të enjtën pasdite, një kabllo elektrike në një shtëpi në lagjen “Xhon Harrison” është përfshirë nga flakët.

Ekipet e KEDS-it dhe zjarrëfikësit kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërhyrë në këtë rast, raporton TV Prizreni.

Ende nuk dihen arsyet se si erdhi deri tek djegia e kabllove elektrike.

Më poshtë mund ti shihni pamjet nga vendi i ngjarjes.

I dehur e kërcënon djalin se do ta largojë nga shtëpia, një muaj paraburgim për prizrenasin

0

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar një muaj paraburgim një të dyshuari, pasi që i njëjti e ka kërcënuar djalin e tij se po të dojë mund ta largojë nga shtëpia.

Sipas prokurorisë deri i dyshuari ishte në gjendje të dehur ka kërcënuar edhe anëtarët e tjerë të familjes.

“- Me datë 10 shkurt, në orët e mbrëmjes në shtëpinë e përbashkët, i pandehuri B.M., me qëllim të cenimit të dinjitetit brenda një marrëdhënie familjare, i shkakton dhunë dhe keqtrajtim psikologjik të dëmtuarve (të gjithë anëtarëve të familjes), ashtu që i pandehuri shkon në shtëpi në gjendje të dehur 2.55 promil alkool në gjak, hynë në dhomën e ndejës ku ishin prezent të gjithë anëtarët e familjes dhe fillon të bërtas të fjalosët me të njëjtit, gjithashtu i pandehuri i drejtohet të dëmtuarit djalit të tij me fjalët se nuk është kjo shtëpia jote është e imja dhe të nxjerri jashtë, me ç’ rast tek të dëmtuarit shkakton frikë ankth dhe pasiguri për çka edhe kërkojnë mbrojtje në polici”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Njoftimi i plotë:

Prizren, 11 shkurt 2021 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit B.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: dhuna në familje nga neni 248 par.1 të Kodit Penal të Kosovës.

Gjyqtari i procedurës – Fidan Hoxha, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 10.02.2021 deri me datën 25.02.2021.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit V.H., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

– Me datë 10 shkurt, në orët e mbrëmjes në shtëpinë e përbashkët, i pandehuri B.M., me qëllim të cenimit të dinjitetit brenda një marrëdhënie familjare, i shkakton dhunë dhe keqtrajtim psikologjik të dëmtuarve (të gjithë anëtarëve të familjes), ashtu që i pandehuri shkon në shtëpi në gjendje të dehur 2.55 promil alkool në gjak, hynë në dhomën e ndejës ku ishin prezent të gjithë anëtarët e familjes dhe fillon të bërtas të fjalosët me të njëjtit, gjithashtu i pandehuri i drejtohet të dëmtuarit djalit të tij me fjalët se nuk është kjo shtëpia jote është e imja dhe të nxjerri jashtë, me ç’ rast tek të dëmtuarit shkakton frikë ankth dhe pasiguri për çka edhe kërkojnë mbrojtje në polici

Gjykata, duke vendosur lidhur me kërkesën për caktimin e paraburgimit i morri parasysh edhe masat tjera alternative, mirëpo gjykata gjeti se masa e paraburgimit në rastin konkret si dhe në këtë fazë të procedurës penale është domosdoshme dhe e arsyeshme për ta parandaluar rrezikun e përseritjes së veprave tjera penale si dhe mundësinë e ndryshimit të provave të këtyre veprave penale të përshkruara si më lartë me qëllim të shmangies së përgjegjësisë penale. Prandaj caktimi i çdo mase tjetër tani për tani do të ishte në kundërshtim me natyrën e hetimeve dhe parandalimin e përseritjes së veprave tjera penale.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort