Home Blog Page 5199

Sot përmbyllet fushata zgjedhore

0

Sonte në mesnatë mbyllet fushata e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.Të gjitha partitë politike, kanë kohë deri në mesnatë për të kryer premtimet dhe për t’ju bërë thirrje qytetarëve të votojnë partinë e tyre.
Dita e nesërme është heshtje zgjedhore ndërkaq të dielën duke filluar nga ora 07:00 e mëngjesit hapen vendvotimet për qytetarët të cilët do të votojnë kandidatët për deputet dhe kryeministrin e ardhshëm të Kosovës.

Ky vit është i jashtëzakonshme dhe ndryshe nga ai i shkuari pasi bota po përballet me pandeminë COVID-19, gjë që ka ndryshuar procesin e votimeve nga diaspora.

Arrijnë në KQZ fletëvotimet për zgjedhje

0

Fletëvotimet për zgjedhjet e 14 shkurtit kanë arritur në Kosovë, ka konfirmuar, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir ELezi.Ai ka bërë të ditur se fletëvotimet të shtunën do të shpërndahen në depot e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve.Elezi ka sqaruar se ato të dielën në mëngjes do të shpërndahen për në 888 qendra të votimit të cilat kanë gjithsej 2 mijë e 382 vendvotimet.

“Mund t’iu konfirmoj se fletëvotimet kanë arritur në Kosovë. Të shtunën do të shpërndahen në depot e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, ndërsa të dielën në mëngjes për në 888 qendra të votimit të cilat kanë gjithsej 2 mijë e 382 vendvotimet”.Elezi ka shtuar se bazuar në listën përfundimtare të votuesve, votues me të drejtë vote për këto zgjedhje janë 1 milion 794 mijë e 862 votues, ndërsa janë shtypur 1 milion e 617 mijë e 200 fletëvotime, raporton EO.“Bazuar në Listën Përfundimtare të Votuesve, votues me të drejtë vote për këto zgjedhje janë 1 milion 794 mijë e 862 votues, ndërsa janë shtypur 1 milion e 617 mijë e 200 fletëvotime përfshirë fletëvotimet rezervë. Rrjedhimisht i bie se janë shtypur 177 mijë e 662 fletëvotime më pak se numri i votuesve apo në përqindje 9,89 % më pak”.

Policia me aksion në veri, sekuestron para të paligjshme

0

Me datë 11.02.2021 hetuesit e antidrogës së Policisë së Kosovës nga njësia rajonale e Mitrovicës-veri, pas marrjes së informatave paraprake relevante dhe bashkërendimit me autoritetet e drejtësisë, kanë realizuar një operacion bastisje dhe kontrolli në dy lokacione në Mitrovicë-veri.

Gjatë realizimit të operacionit policor në dy lokacione të ndryshme janë sekuestruar para në valuta të ndryshme në (€uro, Dollar-$, Franga, Kruna, Dinar), sprej si dhe një sasi e substancave të dyshuara narkotike(126 gr. marihuanë) e dedikuar për shitje, etj.Paratë e sekuestruara dyshohet se janë të fituara nga shitja e substancave narkotike të cilat gjendeshin të vendosura nëpër zarfe:
€uro: 81.374Dinar: 6.392.160
Dollar USA 200
Franka Zvicerane: 100Kruna Suedeze: 300Gjithashtu janë sekuestruar edhe tri fletore ku dyshohet se i dyshuari ka mbajtur shënime në lidhje me shitjen e substancave narkotike.Vlera e parave të konfiskuara tejkalon 135 mijë e 800 €uro (mbi 135.800.00 €), përderisa i dyshuari me inicialet (N. P.) është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

Pandemia ka shtuar problemet e shëndetit mendor te të rinjtë

0
People, wearing masks and keeping social distance to prevent the spread of the coronavirus, wait in line to be tested in a Red Cross COVID-19 test center at Cinquantenaire park in Brussels, Monday, Oct. 19, 2020. Bars and restaurants across Belgium shut down for a month and a night-time curfew entered into force Monday in the hard-hit coronavirus country as health authorities warned of a possible sanitary "tsunami". (AP Photo/Francisco Seco)

Pandemia e COVID-19 ka rritur ndjenjën e vetmisë te të rinjtë, paralajmëruan sot ekspertët holandezë të shëndetit mendor.

“Të rinjtë ndihen të vetmuar dhe kanë frikë se epidemia nuk do të mbarojë kurrë”, tha psikologu Jean-Pierre van de Ven.

“Pandemia ka rezultuar në një rritje të konsiderueshme të konsumit të alkoolit dhe ilaçeve, ndërsa disa njerëz vuajnë nga ankthi, depresioni dhe vetmia”, shtoi ai, duke paralajmëruar se kjo tendencë mund të vazhdojë edhe pas pandemisë, transmeton Atsh, përcjell Albinfo.ch.

Ekspertët këshillojnë ndërveprimet në internet me miqtë dhe anëtarët e familjes, si edhe angazhimin në aktivitete të tilla, si leximi i librave dhe shikimi i filmave.

Gjithashtu, ushtrimet e frymëmarrjes dhe meditimi mund të jenë të dobishme për shëndetin mendor.

Sipas një studimi nga Shoqata holandeze e Shëndetit Mendor dhe Kujdesit nga Varësia (GGZ), numri i individëve me probleme psikologjike në vitin 2020 u rrit me 30-60 %, krahasuar me vitin e mëparshëm.

Një studim tjetër i botuar në Revistën Ndërkombëtare të Shëndetit Publik tha se çështjet e shëndetit mendor, për shkak të ndjenjës së vetmisë gjatë pandemisë, kanë rezultuar në një rritje prej dy miliardë eurosh në shpenzimet shëndetësore.

Serbia “mund” të prodhojë këtë vit vaksinën ruse kundër COVID-19

0
In this handout photo taken on Thursday, Aug. 6, 2020, and provided by Russian Direct Investment Fund, a new vaccine is on display at the Nikolai Gamaleya National Center of Epidemiology and Microbiology in Moscow, Russia. Russia on Tuesday, Aug. 11 became the first country to approve a coronavirus vaccine for use in tens of thousands of its citizens despite international skepticism about injections that have not completed clinical trials and were studied in only dozens of people for less than two months. (Alexander Zemlianichenko Jr/ Russian Direct Investment Fund via AP)

Serbia mund të ketë kapacitete për të prodhuar vaksinën ruse kundër koronavirusit Sputnik V deri në fund të këtij viti, ka thënë ministri serb pa portofol Nenad Popoviq.

Ai i ka bërë këto deklarata të enjten pas një takimi me një grup ekspertësh nga Rusia, të cilët kanë vizituar Beogradin për të analizuar kapacitetet e këtij vendi për të prodhuar vaksinën.

“Për cikël të plotë të prodhimit.. kjo gjë mund të marrë deri në nëntë ose 10 muaj”, u ka thënë Popoviq gazetarëve, duke shtuar se vaksina nuk do të shpërndahet vetëm brenda Serbisë, “por edhe në rajon dhe në gjithë Evropën”, shkruan Rel, përcjell Albinfo.ch.

Më herët gjatë ditës, Popoviq ka thënë se Serbia duhet të blejë pajisjet e nevojshme për të nisur prodhimin e vaksinës Sputnik V.

“Ka mungesa të mëdha të këtyre pajisjeve në botë”, ka thënë ai.

Javën e kaluar, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se shteti që ai udhëheq do të investojë sado që duhet për të nisur prodhimin e brendshëm të vaksinës ruse.

Nën programin shtetëror të vaksinimit, serbët tani mund të vendosin nëse dëshirojnë të vaksinohen me vaksinë të kompanive, Pfizer/BioNTech, atë kineze të kompanisë Sinopharm, apo atë ruse.

Me rreth 8 për qind të popullsisë së vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi, Serbia është një prej vendeve me shkallën më të lartë të vaksinimit në botë, duke qëndruar mbrapa, Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe.

Këtë javë, Serbia ka pranuar 500,000 doza të vaksinës kineze dhe 50,000 të asaj ruse.

Premtimet nga Qeveritë, çka po ndodhë me sigurimin shëndetësor për policët?

0

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli, thotë se u infektua me COVID-19 gjatë orarit të punës. Shërimi i tij i kushtoi afro 2 mijë euro. Në mungesë të një sigurimi shëndetësor për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, Tasholli, u detyrua që të paguajë vetë për shërimin e tij.

“Në orar të punës kam qenë kur jam infektuar. Bile, kam qenë duke u përgatitë për një intervistë dhe kam pasur vështirësi edhe për dhënien e intervistës dhe të nesërmen kam hyrë në spital”.

“Unë kam pasur COVID, por ‘COVID-i im’ ka kushtuar 1 mijë e 700 euro. Edhe nuk jam paguar për atë shërim”, shprehet Tasholli, i cili njëherësh është edhe kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Në secilën palë zgjedhje, partitë politike premtojnë për sigurim shëndetësor dhe jetësor të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

“Të gjitha Qeveritë deri më tani kanë premtuar, por premtimet e tyre kanë qenë të kota”, thotë Tasholli.

Sidoqoftë, në mungesë të një politike për sigurimin shëndetësor dhe jetësor të nëntë mijë policëve, Policia e Kosovës ka gjetur një alternativë.

Nëpërmjet një përgjigje me shkrim nga Zyra e Informimit të Policisë së Kosovës të dhënë për Radion Evropa e Lirë, edhe pse nuk ka sigurim shëndetësor për punonjësit policorë të lënduar në detyrë, ata kanë përkrahje shëndetësore.

“Për çdo lëndim në detyrë, në raste se nuk ka trajtim në Kosovë, Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore përcjell kërkesën për trajtim jashtë vendit në Ministri të Shëndetësisë. Nëse kërkesa aprovohet nga Ministria e Shëndetësisë, ministria mbulon shpenzimet e trajtimit, kurse pjesa e mbetur financohet nga PK-ja (nëse e lejon buxheti). Nëse kërkesa nuk aprovohet për shërim jashtë vendit nga Ministria e Shëndetësisë, PK-ja mbulon shpenzimet e trajtimit mjekësor për trajtim jashtë vendit (nëse lejon buxheti i PK-së)”, thuhet në përgjigjen dhënë për REL-in.

Drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku, tregon se që nga viti 2018 gjatë takimeve me Policinë e Kosovës është formuar një grup punues me të gjitha kompanitë e sigurimeve dhe është prezantuar një raport ku parashiheshin tri pako të ndryshme të sigurimeve. Madje, aty është paraparë edhe çmimi që do t’i kushtonte buxhetit të Kosovës.

“Shuma vjetore ishte 3.7 deri në 4 milionë euro për 9 mijë policë sa janë në Kosovë. Ky fond ka qenë për dy polica, edhe për sigurimin jetësor dhe shëndetësor”, thotë Mazreku.

Sipas tij, dokument-propozimi është dërguar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Komisione Parlamentare e në Qeveri.

“Unë e kam parë që nuk ka pasur vullnet politik që dikush të merret me këtë punë”, thotë ai.

Mazreku gjykon që një prej arsyeve pse nuk ka pasur vullnet politik për ta realizuar sigurimin shëndetësor e jetësor të policëve, është se partitë kanë pritur që të kalojë Ligji për sigurime shëndetësore publike, e në këtë mënyrë të sigurohen edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Por, Ligji për sigurime shëndetësore është miratuar në vitin 2014 nga Kuvendi i Kosovës, por asnjëherë nuk është zbatuar.

Sipas kreut të Federatës së Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, në Kosovë ende nuk janë plotësuar të gjitha parakushtet që të zbatohet Ligji për sigurimet shëndetësore. Syla gjykon që ky është një proces i gjatë dhe që së pari duhet të bëhet sistemi informativ shëndetësor që kërkon shumë përkushtim nga Qeveria.

“Ky ligj ka kaluar në vija të trasha. Ai ka kaluar si ka kaluar, pa u kalkuluar mirë të gjitha dhe pa një diskutim në një debat publik. Nuk e kemi një sistem informativ i cili kërkon kohë jashtëzakonisht të madhe, nuk e kemi një ligj të protokolleve, një ligj të sëmundjeve etj.”, sqaron Syla.

Sipas tij, Ligji për sigurime shëndetësore kërkon kohë për t’u zbatuar.

“Nuk është Ligji i sigurimeve shëndetësore ai që bëhet vetvetiu, pa qenë të implikuara të gjitha ministritë. Në këtë rast vetëm Ministria e Shëndetësisë nuk mund ta bëjë këtë, janë edhe ministritë e tjera, pra parakushtet, të cilat kërkohen minimumi nëse fillohet sot i duhen dy vjet, e pas dy vjetësh mund të flasim për fillimin e implementimit”, thekson Syla.

Federata që udhëhiqet nga Syla, iu është adresuar partive politike lidhur me mënyrën se si mendojnë që ta realizojnë këtë politikë, pasi ai gjykon që disa parti premtimin për sigurime shëndetësore nuk e kanë ndryshuar nga zgjedhjet e vitit 2019.

“Çdo premtim elektoral, i cili sot del, thuhet që do të bëhet brenda këtij mandati, e unë mendoj që është premtim bosh”, shton ai.

Pikërisht për shkak të mungesës së një ligji për sigurime shëndetësore, kreu i Byrosë për Sigurime Shëndetësore, Mazreku, thotë që ata kanë menduar alternativën se si policët të kenë sigurim shëndetësor dhe jetësor.

“Ne u kemi thënë ndani fondet për aq kohë sa ju mendoni që Ligji për sigurime publike nuk do të hyjë në fuqi”, thekson Mazreku.

Deri më tani, sipas Mazrekut, asnjë parti nuk ka kontaktuar me Byronë për Sigurime Shëndetësore për të marrë më shumë informata lidhur me çështjen e sigurimeve shëndetësore në përgjithësi dhe sigurimit shëndetësor e jetësor për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Ndonëse asnjë parti nuk ka kërkuar informata në Byronë për Sigurime Shëndetësore, partitë në programet e tyre e parashohin sigurimin shëndetësor.

Në planin për shëndetësi nga Lëvizja Vetëvendosje thuhet që: “Funksionalizimi i sigurimeve shëndetësore publike është detyrë jona, për të cilën zotohem para jush se do të përmbushet”.

Gjithashtu, veçmas nga sigurimet shëndetësore publike, Vetëvendosje në planin për Sigurime Publike parasheh edhe sigurim shëndetësor e jetësor për policët.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës në prioritetet dhe parimet në shëndetësi në pikën e katërt parasheh sigurimet shëndetësore.

Kurse Partia Demokratike e Kosovës në planin për rimëkëmbje të shëndetësisë ka plan që sigurimet shëndetësore t’i realizojë brenda tre mujorit të parë të qeverisjes së saj.

Ilir Tolaj tregon se kur Kosova do t’i kthehet normalitetit pas Covid-19

0

Epidemiologu, Ilir Tolaj tha për Euronews Albania se shifrat në rënie të të infektuarve me coronavirus në Kosovë nuk janë meritë e masave të ndërmarra nga autoritetet, por meritë e situatës demografike, popullatës së re dhe arritjes së një lloj imuniteti kolektiv që tashmë është mbrojtës.

Ai shprehu shqetësimin për papërgjegjshmërinë me të cilën sipas tij kanë vepruar të gjithë politikanët gjatë fushatës zgjedhore, që nuk i kanë shmangur në asnjë rast grumbullimet e njerëzve, çka sipas mjekut mund ta prishë këtë ecuri të mirë të pandemisë në Kosovë në dy javët në vazhdim.

“Nëse kjo nuk ndodh, atëherë ky është një konfirmim që Kosova tashmë ka arritur një nivel jashtëzakonisht të kënaqshëm të imunitetit kolektiv, dhe nëse në periudhën e ardhshme nuk do të rrezikohet nga ndonjë valë e re, dhe me procesin e vaksinimit, atëherë do të jemi në një situatë kur Kosova gradualisht do t’i kthehet normalitetit”, tha mjeku.

Numri i infektimeve në Kosovë ka pësuar një rënie të konsiderueshme në javët e fundit. Referuar situatës epidemiologjike, qeveria po rishikon mundësinë për të lehtësojë masat. Gjithçka mbetet për t’u vlerësuar nga ekspertët, të cilët me shumë gjasa do të zgjasin orën e bizneseve.

Avokati i familjes së Astrit Deharit paralajmëron kallëzim penal kundër një zyrtari të LDK-së

0

Avokati i familjes së Astrit Dehari, Tomë Gashi, pritet sot të dorëzojë kallëzim penal kundër një zyrtari të lartë të LDK-së.

Gashi thotë se ky kallëzim penal, ka të bëjë me vrasjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit”.

Por, Gashi nuk ka zbuluar emrin e zyrtarit të LDK-së.

“Me autorizim te z.Avni Deharit nesër me 12.02.2021 do të paraqes kallëzim penal kundër një zyrtari të ‘lartë’ të LDK-së. Kallëzimi penal ka të bëjë me vrasjen e aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Astrit Dehari”, shkroi Gashi mbrëmë në profilin e tij në Facebook.

Fauci: Vaksinat COVID-19 duhet të jenë gati për të gjithë në SHBA deri në mes të prillit

0

Eksperti i lartë amerikan i sëmundjeve infektive Dr. Anthony Fauci tha të enjten se deri në prill, kushdo në Shtetet e Bashkuara që dëshiron të bëjë vaksinën për COVID-19 duhet të jetë në gjendje ta bëjë atë.Në një intervistë për programin televiziv “Today” në kanalin NBC, Fauci, i cili është gjithashtu këshilltari kryesor mjekësor i Presidentit Joe Biden, tha se parashikimet tregojnë se grupet me përparësi kryesore, të tillë si punonjësit e vijës së pare të frontit dhe të moshuarit, duhet ta kenë marrë vaksinën deri në prill.
Fauci tha se pas kësaj, “pothuajse të gjithë dhe çdokush, në çdo kategori, mund të fillojë të vaksinohet”. Prej andej, tha ai, duke patur parasysh logjistikën, ka të ngjarë të duhen edhe disa muaj për të marrë vaksinën të gjithë ata që duan ta marrin.

Fauci shfaqi shpresën se deri në korrik ose gusht, “shumica dërrmuese e njerëzve në vend do të jenë vaksinuar”. Ai vlerësoi se vaksinat po bëhen më të disponueshme dhe kapaciteti është shtuar duke kontribuar në shpejtimin e procesit.Një sondazh i agjencisë Associated Press dhe Qendrës NORC për Çështjet Publike tregon se 67 përqind e qytetarëve amerikanë planifikojnë të vaksinohen, dhe rreth një e treta thonë se ndoshta do të vaksinohen ose ndoshta jo. Ata që kanë dyshime thanë se siguria e vaksinave ishte shqetësimi i tyre kryesor./ VOA

Mot i ftohët e me mundësi bore, këto janë tempperaturat për sot dhe nesër

0

Të premten parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, por i ftohët, njofton IHK.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.
Të shtunën masat e ajrit me origjinë nga veriu do të vazhdojnë të fuqizohen duke krijuar kushte për mot të vranët dhe me reshje bore.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort