Home Blog Page 5198

Nisma merr përkrahje në Malishevë: Si kurrë më parë janë rreshtuar krah frymës sonë

0

NISMA Socialdemokrate mbrëmë mori përkrahjen e fshatrave Goriq, Damanek, Drenoc dhe lagjen Shala në Banjë të Malishevës.Përmes një postimi në Facebook, ata thanë se bashkëluftëtarët e mbështetësit e tyre të shumtë kudo nëpër Kosovë, si kurrë më parë janë rreshtuar krah frymës sonë, përcjell Gazeta Blic.
Postimi i plotë:

Kauza jonë “Me Çlirimtarët” mbrëmë mori përkrahje të madhe në fshatrat Goriq, Damanek, Drenoc dhe në lagjen Shala në Banjë të Malishevës.
Bashkëluftëtarët e mbështetësit tanë të shumtë kudo nëpër Kosovë, si kurrë më parë janë rreshtuar krah frymës sonë dhe kanë vendosur që më 14 shkurt, të votojnë për numrin 121, për një zë të fuqishëm të vlerës së UÇK-së në Parlamentin e Kosovës.

Kauza jonë “Me Çlirimtarët” mbrëmë mori përkrahje të madhe në fshatrat Goriq, Damanek, Drenoc dhe në lagjen Shala në…

Posted by NISMA Socialdemokrate on Friday, February 12, 2021

Vetaksident në rrugën ” Tirana” në Prizren

0

Rreth orës 13:00 të ditës së sotme, ka ndodhur një vetaksident në rrugën ” Tirana”, ku si pasojë kanë pësuar lëndime të lehta trupore disa persona, pasi automjeti i llojit ” VW golf II”,në të cilin ndodheshin ata kishte goditur një shtyllë elektrike, na njoftojnë qytetarë të cilët na kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes.

Në vendngjarje kanë dalur dalur policia e cila po merret me rastin, si dhe një ekip mjekësor për të i ofruar ndihmën e parë të lënduarve.

Më shumë se 500 mijë njerëz janë vaksinuar në Zvicër

0
Die ersten Zuercherinnen und Zuercher, Frau und Herr Stuessi aus Wetzikon, werden gegen das Covid-19 Coronavirus geimpft, im Referenz-Impfzentrum EBPI am Hirschengraben in Zuerich vor, aufgenommen am Montag, 4. Januar 2021. (KEYSTONE/Ennio Leanza)

Zvicra konfirmoi se më shumë se gjysmë milioni njerëz janë vaksinuar deri më tani – përfshirë 50,000 që kanë marrë një dozë të dytë, transmeton albinfo.ch.

Nora Kronig, zëvendësdrejtoreshë e Zyrës Federale të Shëndetit Publik të Zvicrës, konfirmoi se Zvicra deri më tani ka vaksinuar më shumë se 500,000 njerëz.

Nga ata, rreth dhjetë për qind – ose 50,000 njerëz – kanë marrë dozën e tyre të dytë.

Makina e vaksinimit në Zvicër filloi në fund të dhjetorit, me qeverinë që nuk lëshoi ​​informacione për numrat e vaksinave deri në fund të janarit.

Pak më shumë se 700,000 doza vaksinimi janë dorëzuar në kantone më 7 shkurt 2021.

Nidwalden ka vaksinuar përqindjen më të lartë të popullsisë së saj, me më shumë se 10 për qind, ndërsa në kantonin e Bernës shifrat janë të ulëta – me vetëm 3.42 për qind. /Albinfo.ch

Mashtrimi në votime, ja sa vjet burgim rrezikoni

0

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, ka takuar sot kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky takim është bërë pak para ditës finale të zgjedhjeve.

“Pak para ditës finale të zgjedhjeve takova Kryeprokurorin e shtetit, z. Aleksandër Lumezi, i cili bashkë me institucionin që drejton do të jenë llupa e çdo parregullsie eventuale”, ka shkruar Selimi.

Postimi i plotë:

Pak para ditës finale të zgjedhjeve takova Kryeprokurorin e shtetit, z. Aleksandër Lumezi, i cili bashkë me institucionin që drejton do jenë llupa e çdo parregullsie eventuale. Komisionerët dhe vëzhguesit t’iu përmbahen principeve të administrimit të procesit të votimit dhe numërimit në mënyrë që të sigurojnë integritet të kutisë së votimit, duke garantuar proces transparent e kredibil, por poashtu që të mos bëhen pre e kryerjes së veprës penale të mashtrimit në votime, vepër kjo që është e dënueshme deri në pesë vjet burgim.

Zotohen institucionet: Do të garantojmë zgjedhje të lira dhe demokratike

0

Institucionet përgjegjëse për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit te zgjedhjeve te jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, nënshkruan të premten memorandum bashkëpunimi, me të cilin do t’i koordinojnë veprimet për një proces të lirë zgjedhor.Me këtë rast, përfaqësues të këtyre institucioneve apeluan te subjektet politike dhe qytetarët e Republikës të Kosovës që të respektojnë të gjitha rregullat zgjedhore që janë në fuqi. Ata paralajmëruan masa ndëshkimore për të gjithë shkelësit e rregullave zgjedhore, teksa ftuan qytetarët që të raportojnë çdo shkelje eventuale që mund të hasin ditën e zgjedhjeve.Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, u zotua se do të përmbushin të gjitha detyrimet në funksion të arritjes së direktivave të përbashkëta.

“Bashkëpunimi ndërinstitucional është i domosdoshëm për t’i shërbyer zgjedhjeve të lira.. Në emër të KQZ-së zotohem se do të përmbushim të gjitha detyrimet tona që dalin nga ky memorandum në funksion të arritjes së objektivave të përbashkëta, të cilat kanë për qëllim të sigurojnë proceset e ardhshme zgjedhore. Shfrytëzoj rastin që të ftoj të gjitha subjektet politike, votuesit dhe të gjithë ata që kanë rol në këto zgjedhje që t’i përmbahen rregullave të KQZ-së, ligjit për zgjedhjet e përgjithshme dhe të kontribuojnë që të dëshmojmë edhe njëherë se si shtet i ri jemi të aftë të organizojmë zgjedhje të lira demokratike dhe të pranueshme për të gjithë”, porositi Daka.Prokurorja Laura Pula tha se sistemi prokurorial ka finalizuar të gjitha procedurat për të operuar së bashku më Policinë e Kosovës në mbrojtje tëvotës së qytetarëve.Ajo tha se Prokuroria e Shtetit është garidan i mbrojtjes së lirë të votës së qytetarëve dhe se nuk do të kursejë askënd në këtë drejtim, teksa shtoi se çdo person që rastis të fotografojë votën do të arrestohet nga Prokurori i Shtetit.

“Jemi gardianë të mbrojtjes së votës së lirë të sovranit të Republikës të Kosovës, duke mos kursyer askënd që prish procesin zgjedhor… Para se ju të bëni pyetjen se fotografimi i votës a është vepër penale, dua t’iu shpjegoj se fotografimi i votës është e vërtetë që nuk është vepër penale. Mirëpo çdo person i cili do të rastisë të fotografojë votën në qendër të vendvotimit, do të arrestohet menjëherë nga Prokurori i Shtetit me qëllim të ndalimit dhe të intervistimit dhe të arsyes se pse e ka fotografuar atë votë… Kishte me qenë mirë që në zgjedhje mos të hasim në persona që fotografojnë votën”, tha Pula.Edhe Fatime Dërmaku nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës bëri të ditur se kanë caktuar 30 gjyqtarë që do të kujdestarojnë më 14 shkurt, ditën e zgjedhjeve.“Vetëm në gjykatën Themelore të Prishtinës kemi caktuar 8 gjyqtarë, ku nëjri prej tyre është prej departamentit special… Gjykata Themelore e Gjilanit ka caktuar 5 gjyqtarë kujdestarë, ndërsa në Gjykatën Themelore në Mitrovicë kemi 2 gjyqtarë, është e mbuluar edhe Mitrovica e Veriut. Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar 4 gjyqtarë, ajo në Pejë 5 gjyqtarë, Gjykata Themelore në Gjakovë ka 2 gjyqtarë dhe Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar 4 gjyqtarë”, bëri të ditur ajo.
Nga Policia e Kosovës, Arbnesh Ajvazi bëri te ditur se kanë ndërmarrë të gjitha masat preventive dhe operative për ditën e zgjedhjeve.“Ne i kemi ngritur kapacitetet e nevojshme që ky proces zgjedhor të shkojë mirë dhe inkurajojmë të gjithë qytetarët e Republikës të Kosovës, që për çdo parregullsi, edhe mediat, të njoftojnë Policinë e Kosovës dhe ne do të jemi në dispozicion. Dëshirojmë që kjo ditë e zgjedhjeve të shkojë në frymën e ditëve festive dhe të mos kemi incidente”, tha Ajvazi.Kryesuesi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Shukri Sylejmani, tha se do të punojnë intensivisht deri në certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve.“Gjatë ditës së zgjedhjeve subjektet politike, ojq-të dhe qytetarët dhe të gjithë personat që mendojnë se të drejtat e tyre janë shkelur duhet të paraqesin ankesat në Panelin Zgjedhor në afatin prej 24 orëve nga mbyllja e qendrës së vendvotimit”, u shpreh ai.Drejtori ekzekutiv i Komisionit të Pavarur për Media, Luan Latifi, tha se do të monitorojnë mediat deri në ditën e zgjedhjeve. Ai ftoi mediat që të raportojnë në mënyrë të drejtë dhe pa bërë shkelje.“Ne kemi filluar monitorimin 1 javë para se të fillojë procesi zgjedhor. Dje e kemi pasur një mbledhje të jashtëzakonshme ku për shkeljet para fillimit të fushatës zgjedhore kemi identifikuar 5 televizione, të cilat kanë transmetuar përmbajtje programore pa sponsorizim… Kemi pasur edhe 8 raste tjera për të cilat janë sanksionuar gjoba, ku dy prej tyre ishin televizione lokale”, tha ai.Florent Spahija nga Demokracia në Veprim, tha se këtë vit do të kenë numër më të vogël të vëzhguesve në teren.“Ndryshe nga herët e tjera ky koalicion do të ketë më pak vëzhgues, nga 2 mijë e 500 sa kemi pasur herët e kaluara, këtë herë kemi vetëm 500 vëzhgues, të cilët do të jenë në qendra të votimit, të vendvotime të ndryshme. Normalisht se nuk do të mbulohen të gjitha qendrat apo vendvotimet. Kjo do të jetë sipas mostrës, të cilën e kemi përcaktuar bashkë me NDI… DnV do të ketë një qendër ku do të vijnë të gjitha informatat nga tereni dhe do të bashkëpunojmë ngushtë sikurse çdo vit tjetër me Prokurorinë e Shtetit”, tha ai.Të dielën, më 14 shkurt, do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa kujtojmë se vendi shkojë në zgjedhje pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti është zgjedhur në mënyrë jo kushtetuese.

Aksident në Prizren, lëndohen pesë persona

0

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në Prizren në orët e pasdites.

Policia përmes raporti 24 orësh ka njoftuar se deri të aksidenti ka ardhë pasi që i dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën, për shkak të mospërshtatjes se shpejtësisë me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi veturën dhe aksidentohet.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke drejtuar veturën, për shkak të mospërshtatjes se shpejtësisë me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi veturën dhe aksidentohet. Si pasoj e aksidentit drejtuesi dhe katër pasagjere të gjithë kosovarë pësojnë lëndime trupore dhe të njëjtit dërgohet për tretman mjekësor ne Spitalin e Prizrenit ku njeri prej tyre hospitalizohet ndërsa të tjerët lirohen”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./

Lumezi: Të gjitha keqpërdorimet në ditën e zgjedhjeve do të ndiqen dhe ndëshkohen

0
Ministri i Drejtësisë në detyrë, Selim Selimi, sot ka zhvilluar një takim pune me kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi, ku u diskutua për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt.

Duke konsideruar se Kosova është e dëshmuar për zgjedhje të lira dhe fer, si shtyllë e demokracisë funksionale dhe shembull për shumë shtete të rajonit, ministri Selimi ka potencuar se duhet ruajtur këtë pjekuri elektorale dhe përgjegjësinë e manifestuar të qytetarëve, gjatë procesit zgjedhor.

Në kuadër të takimit, ministri Selimi ka bërë thirrje që komisionerët dhe vëzhguesit t’iu përmbahen principeve të administrimit të procesit të votimit dhe numërimit në mënyrë që të sigurojnë integritet të kutisë së votimit, duke garantuar proces transparent e kredibil, por poashtu që të mos bëhen pre e kryerjes së veprës penale të mashtrimit në votime, vepër kjo që është e dënueshme deri në pesë vite burgim.

“Komisionerët dhe vëzhguesit janë gardianë dhe garantues të ruajtjes së votës së lirë dhe si të tillë duhet të jenë përgjegjës që vota e secilit qytetar të shkojë në destinacion, duke siguruar proces të drejtë zgjedhor.”

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka deklaruar se Prokuroria e Shtetit është adresë për raportim të çfarëdo rasti të kundërligjshëm, duke thënë se të gjitha keqpërdorimet do të ndiqen dhe ndëshkohen sipas ligjit.

QKMF në Prizren ofron teste rapide për Covid-19 për mërgimtarët

0

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, ka shkruar se” QKMF në Prizren, të gjithë mërgimtarëve të komunës së Prizrenit të cilëve i kërkohet testimi ne SARS CoV2 Ag për të votuar, ua mundësojmë këtë të drejtë nëpërmjet tri Qendrave të mostrimit pranë institucionit tonë shëndetsor .Të gjithë të interesuarit mund të lajmërohen në numrin e telefonit: 044604484.”, ka shkruar drejtori Elezkurtaj.

Ndahet nga jeta trajneri i fitnesit në Prizren, Besnik Bobaj

0

Mëngjesin e së premtes, ka ndërruar jetë në moshën 48 vjeçare, trajneri i mirënjohur i fitnesit në Prizren, Besnik Bobaj, kanë njoftuar përmes përkujtimit mortor familjarë dhe miq të të ndjerit.

I ndjeri Besnik Bobaj, është shquar me profesionalizëm të lartë në punën e tij praj trajneri të fitnesit, ndërsa ka punuar me qindra e rinj jo vetëm nga Prizreni, të cilët po shprehin pikëllimin e tyre nëpër rrjete sociale për ndarjen e parakohshme nga jeta të trajnerit të tyre, i cili humbi betejën jetësore me sëmundjen e virusit famëkeq.

Jetmire Vranezi merr mbështetje në fshatin Zhur dhe Kobaj

0

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmire Vrenezi me numrin 66, po vazhdon të merr përkrahje të fuqishme në secilin vend që po e viziton. Jetmire Vrenezi, së bashku me Liburn Aliun dhe drejtorin e DUPH-së Beni Kizolli po vazhdojnë të kenë përkrahje dhe mbështetjen nëpër fshatra të ndryshëm të Prizrenit Jetmire Vranezi me bashkëpuntor të saj ka vizituar dhe kanë shpalosur programin e tyre qeverisës pran banorëve të fshatin Zhur si dhe në Kobaj të Prizrenit ku dhe morën mbështetje të fuqishme

“Duke ecur pa u ndalur dhe me hapa të sigurtë drejt ditës së madhe të referendumit, bashkë me Liburn Aliun dhe drejtorin e DUPH-së Beni Kizolli, morëm mbështetje të fuqishme edhe nga banorët e Zhurit dhe Kobajt.

Ditët e mira po afrohen!

❤ #KREJTdheDREJT #Vetëvendosje #127✅ #JetmireVrenezi #66✅

 

Duke ecur pa u ndalur dhe me hapa të sigurtë drejt ditës së madhe të referendumit, bashkë me Liburn Aliun dhe drejtorin…

Posted by Jetmire Vrenezi on Thursday, February 11, 2021

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort