Home Blog Page 5197

Kurti: Hajnat e kanë vendin në burg

0

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë vizitës në lagjet 028 dhe 029 në Fushë Kosovë, ka thënë që ditën e zgjedhjeve, do të festojnë, sepse sipas tij, do t’i kenë më shumë se 61 deputetë në Kuvend.

Kurti tha që nuk do të ketë diskrimin për qytetarët e Kosovës dhe se do të trajtohen në mënyrë të barabartë.

“Ne po përpiqemi ta bëjmë ditën 25 orë, pasi 24 i kemi bërë. Para disa javësh, i kemi ndezur motorat dhe turbinat. E të dielën me14 shkurt, do të festojmë shumë sepse do t’i bëjmë 61 deputetë e përpjetë”.

“Gjatë qeverisjes në pranverën e vitit 2020, unë kam pasë raporte shumë të mira me Elbert Krasniqin. Ne, nuk do të bëjmë kurrfarë dallimi dhe diskriminimi për qytetarët e Kosovës, por bashkarisht do t’u ndihmojmë që ta eliminojmë varfërinë ekstreme dhe ta rrisim punësimin e sidomos punësimin në profesion, të cilin e lidhim me arsimin e shkollimin. Nuk bën shteti për dikë me qenë nënë e dashur, e për dikë njerkë e hidhur. Duhet me qenë i barabartë për krejt”.

Në ditën e fundit të fushatës, Kurti tha se do të jenë të fokusuar shumë tek fëmijët.

“Do të ndikojmë më së shumti te fëmijët, sepse fëmijët e varfër duhet t’i nxjerrim nga varfëria edhe kur familja është e varfër. Shteti duhet të ndërhyjë jo me polici, por shteti social me ndihma dhe me shtesa në mënyrë që të mos kenë dhembje barku e koke, ata që janë të uritur”.

“S’kanë me mujt me vjedh mo me qeverinë tonë. Hajnat e kanë vendin në burg, shteti duhet me qenë pa hajna”, u shpreh Kurti.

Si ta gjeni vendin ku do të votoni?

0

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar këtë link për të gjithë qytetarët që të gjejnë vendin e votimit.

KQZ-ja ka bërë thirrje që për mbarëvajtje të procesit zgjedhor nga qytetarët duke kërkuar që të lajmërojnë organet e rendit për të ruajtur votën e tyre.

Po ashtu, KQZ ka njoftuar edhe për votimin me asistencë.

Pjetër Ndrecajt, që vrau gruan dhe vajzën e tij, i rritet dënimi në 30 vjet burgim

0

Gjykata e Apelit e Kosovës ia ka ashpërsuar dënimin me burgim të akuzuarit Pjetër Ndrecaj, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Nga 24 vjet e gjysmë, sa ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë, Apeli ia ka rritur dënimin me burgim në 30 vjet burgim.

“Deri të ngritja e dënimit erdhi, pasi që Gjykata e Apelit, konkludoi se gjykata e shkallës së parë, nuk i ka vlerësuar drejtë rrethanat lehtësuese dhe rënduese. Pastaj se nuk i ka marrë për bazë disa rrethana renduese, sidomos faktin se i pandehuri edhe më parë është sjellë në mënyrë të dhunshme me bashkëshorten, tani të ndjerën V.N., se veprën penale e ka kryer në shtëpinë e familjes së saj, në prezencë të anëtarëve të familjes, se ka privuar nga jeta edhe vajzën e tij si dhe një mori rrethanash tjera”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Sipas aktakuzës, i akuzuari më 7 gusht 2018, në Gjakovë, në shtëpinë e familjes së viktimës, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij V.N. dhe vajzën e tij K.N.

Ndrecaj fillimisht ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë në nëntor të vitit 2018 me 24 vjet burgim, ndërkohë që Apeli në mars të vitit 2019 ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke e dënuar me burgim të përjetshëm.

Rasti shkoi në Gjykatën Supreme, e cila ktheu rastin në rigjykim.

Më pas, Themelorja në Gjakovë e shpalli për herë të dytë fajtor, duke e dënuar kësaj here me 24 vjet e gjysmë, 6 muaj më shumë se në herën e parë. Rasti u dërgua në Apel dhe sot vendosi për 30 vjet burgim.

Rasti i vrasjes së dyfishtë në Gjakovë kishte ngjallur reagime e kritika të mëdha.

USAID: Kosova për Rend e Siguri merr pozitë të jashtëzakonshme

0

Për herë të parë raporti i Drejtësisë Botërore i financuar nga USAID ka bërë matje edhe në Kosovë – dhe rezultatet janë jashtëzakonisht të mira krahasuar me rajonin, por edhe me pritjet shkaku i retorikës së errët të partive populiste.

Sa i përket “Rendit dhe Sigurisë” për vitin 2020, Kosova u rendit në vendin e 25 në Glob, ku ishin të matura edhe 127 vende të tjera.

Nota e Kosovës është jashtëzakonisht e lartë dhe shkon në 0,84, gati e afërt me vendet me demokracitë më të zhvilluara në botë.

Sa i përket rajonit, Kosova rendit e dyta nga 14 vende të numëruara.

Para Kosovës janë vende si Britania e Madhe, Holanda, Australia, Danimarka e Norvegjia.

Ndërkohë që Kosova ka lënë prapa vende si Spanja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Belgjika etj.

Policia: Na lajmëroni nëse e shihni këtë person

0

Policia e Kosovës u ka bërë kërkesë qytetarëve që të lajmërojnë në polici, në rast se hasin në një person të dyshuar për vrasje në tentativë.Sipas policisë i njëjti është nga vendi Irzniq në qytetin e Deçanit.Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.Personi i kërkuar është:• SAMI (Avdi) BERISHA i lindur me 01.05.1968 nё fshatin Irzniq- Deçan.

I denuari është i kërkuar për veprёn penale:• “VRASJE NË TENTATIVË”Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë– E-mail adresa: [email protected]

Limaj nga Lidhja e Prizrenit: Shihemi me 14 shkurt, në ditën e fitores së madhe të Çlirimtarëve

0

Nisma Socialdemokrate ka shpërndarë një video në rrjetin social facebook të disa prej takimeve elektorale të realizuar me qytetarë dhe simpatizanë nga kandidati për kryeministër, Fatmir Limaj shkruan Gazeta Blic.Limaj nga Lidhja e Prizrenit ka falenderuar qytetarët që i janë bashkaur kauzës

“Me Çlirimtarët” dhe ka paralajmëruar fitore të madhe me 14 shkurt.“Lidhja e Prizrenit është lidhje e besës, lidhje e kombit rreth idealeve, virtyteve, traditave dhe vlerave tona kombëtare.

Nga Lidhja e Prizrenit deri tek shpallja e flamurit në Vlorë e deri tek lufta e UÇK-së, kemi pas rreshtimin e pandalshëm të “Çlirimtarëve” në periudha e dekada me radhë deri tek liria e Kosovës. Edhe sot ne vazhdojmë me dinjitet e krenari, këtë rrugë të këtyre burrave, rrugën çlirimtare, të rreshtuar si çlirimtarë për ta përcjellur tek brezat që vijnë. Shihemi me 14 shkurt, në ditën e fitores së madhe të Çlirimtarëve” ka thënë Liamaj raporton Gazeta Blic.

372 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, 33 në Prizren

0
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.856 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 372 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (54, 70, 83 vjeç), Ferizaj 1 rast (77 vjeç), Kaçanik 1 rast (87 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (83 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 63.805 raste nga 261.492 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.540 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 333 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 55.224 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.041.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 156 raste, Prizren 33 raste, Pejë 32 raste, Gjakovë 16 raste, Lipjan 14 raste, Obiliq 14 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Istog 10 raste, Mitrovicë 9 raste, Suharekë 9 raste, Deçan 8 raste, Gjilan 8 raste, Ferizaj 7 raste, Podujevë 6 raste, Klinë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Dragash 4 raste, Graçanicë 4 raste, Kaçanik 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Malishevë dhe Novobërdë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Çmimet e konsumit shënojnë ngritje për janar 2021

0

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0.5 për qind në janar 2021, krahasuar me muajin dhjetor 2020, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Në raportin e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin janar 2021, thuhet se kjo shpjegohet me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (0.7%); pemë (0.9%); perime (6.1%);

pije alkoolike (1.7%); duhan (0.8%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (3.7%) – “ngritje e çmimeve të naftës dhe benzinës”, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.8 për qind në IHÇK.Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë (-0.5%); energji elektrike (-10.5%) – zbritja e çmimit të energjisë elektrike ka ardhur nga zbatimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, Covid -19, Nr. 07/L-016, Neni 15, për periudhën janar – maj 2021, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3 për qind) në IHÇK.
Norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin janar 2021 me muajin janar 2020, ishte minus 0.2 për qind.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare 0.2 për qind në janar 2021, krahasuar me muajin janar 2020, si pasojë e rënies së çmimeve të konsumit te pemët (-13.4%);

perime (-8.4%); veshje (-3.4%); energji elektrike (-10.8%); qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (-4.3%); blerje e automjeteve (-1.4%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-9.9%) – “rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës”, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1.9) për qind në IHÇK.Ndërsa, ngritje e çmimeve në këtë periudhë vërehet te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (2.6%); mish (0.6%);

qumësht, djathë dhe vezë (3.2%); vajra dhe yndyra (7.3%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (2.3%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.7%); pije alkoolike (2.2%); duhan (2.8%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (2.6%); produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (2.3%); shërbime për transport (2.3%) – “ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror”, shërbimet telefonike dhe të telefaksit (20.3%); shërbime hoteliere (1.6%); kujdes personal (1.1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.7 për qind në IHÇK.

MSH: Nuk ka rregulla të reja për diasporën, vendimi për testin PCR është i para disa muajve

0

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka sqaruar qytetarët se vendimi për diasporën për testin PCR për COVID-19, është marrë para disa muajsh, dhe nuk ka ndryshuar asgjë sa i përket këtij vendimi.

MSH përmes një reagimi thotë se shpreh keqardhjen e saj për manipulim në opinion nga individë të papërgjegjshëm, transmeton Telegrafi.

“Ministria e Shëndetësisë shpreh keqardhjen e saj për manipulimin në opinion nga individë të papërgjegjshëm dhe me qëllime të caktuara që po i bëhet vendimeve të fundit të Qeverisë lidhur me masat anticovid. Në këtë mes, shquhet tendenca për të manipuluar me diasporën si target grup, ne emër të gjoja vendimit të “ri” për PCR teste me rastin e ardhjes në Kosovë. Testi PCR negativ nuk është vendosur në vendimin e djeshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, por ka qenë pikë e çdo vendimi të kësaj qeverie rreth Covid -19”, thuhet në sqarim.

Tutje, MSH ka publikuar edhe disa linqe rreth vendimit ku mund t’i shihni duke klikuar KËTU .

Ndryshe, qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit. /Telegrafi/

Kurti në tubimin përmbyllës: Me 14 shkurt drejtësia do të fitojë mbi padrejtësinë !

0

Kandidati për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, në përmbyllje të fushatës zgjedhore në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë u shpreh i bindur se do të dalë fitues në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Të gjithë ju e dini se dy brengat kryesore të qytetarëve edhe sipas çdo ankete vendore dhe ndërkombëtare, janë papunësia dhe korrupsioni, vjedhja lart dhe varfëria poshtë janë të lidhura. Punësimi kryesisht me të njohur, hajnat e mëdhenj poashtu me të njohur, vetëm prokuroria nuk është në dijeni e nuk po i njeh ata, ne do ta mundësojmë me qeverinë tonë edhe aktivizimin e prokurorisë”.
“Në zgjedhjet e së dielës, mbështetje për ne do të jetë si shi i madh bereqeti për popullin e si vërshim lamtumirës për pushtetin. Me fitoren e 14 shkurtit e bukura fiton mbi shëmtinë e drejta fiton mbi padrejtësinë. E vërteta fiton mbi mashtrimin, puna fiton mbi dembelinë, besa do të fitojë mbi tradhtinë, bashkëpunimi fiton mbi servilitetin, natyra mbi tymin dhe betonin”.
“Ne shqiptarët duam partneritet të fuqishëm me aleatët tanë, SHBA-të, NATO, BE, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Francën, Italinë dhe të gjitha shtetet e tjera që na duan të mirën. Si shqiptarë kujdesemi si askush tjetër për pakicat kombëtare, njëkohësisht duhet të jemi krenar duhet të kemi vetëbesim dhe të mos ndjehemi të dobët sepse jemi një komb dy shtete. Kurrë mos e harroni, ngado mbajeni në mend që jemi një komb dy shtete”, tha Kurti.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort