Home Blog Page 5196

KQZ pranon mbi 38 mijë pako me fletëvotime nga jashtë

0

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka thënë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit.

“Deri më tani numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 38 mijë e 339 pako”, ka thënë Elezi.

Ai ka theksuar se pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen e policisë si dhe vëzhguesve të subjekteve politike dhe organizatave jo-qeveritare të akredituara.

Zyrtarë të KQZ-së kanë bërë të ditur javë më parë se 103,582 personave jashtë Kosovës u është mundësuar shfrytëzimi i kësaj të drejte, derisa rreth 27,000 aplikuesve të tjerë nuk u janë pranuar aplikacionet.

Votimi përmes postës për zgjedhjet në Kosovë ka nisur më 2 shkurt.

Shumë qytetarë janë ankuar se pavarësisht pse kanë dërguar dokumentet e kërkuara gjatë aplikimit, nuk kanë gjetur emrat e tyre në listat përfundimtare të KQZ-së.

Ditëve në fundit është vërejtur një rritje e numrit të qytetarëve të nisur drejt Kosovës.

Qoftë përmes transportit ajror, apo atij rrugor, ata kanë thënë se një nga arsyet e vizitës është edhe pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës.

Çdo person që e fotografon votën, arrestohet!

0

Të dielën do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Koordinatorja nacionale e Prokurorisë për zgjedhjet, Laura Pula ka treguar se çka do të ndodhë me personat që e fotografojnë votën.

“Çdo person qe fotografon votën në Qendrën e Votimit do të arrestohet menjëherë”, u shprehë ajo në konferencë.

Vjosa Osmani së bashku me Kurtin lëshojnë 127 fanarë në qiell: Janë për fitoren e koalicionit

0

Numri dy në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se sonte janë ndezur 127 fanarë ndriçues mbi qiellin e Prishtinës.

Në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se fanarët në fjalë janë ndezur për fitoren e koalicionit “Krejt dhe Drejt” me numrin 127.

127 fanarë ndriçues sonte mbi qiellin e Prishtinës për fitoren e koalicionit #KrejtdheDrejt me numrin 127!

Vendi ynë ka nevojë për dritë!

Posted by Vjosa R. Osmani on E premte, 12 Shkurt 2021

 

Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës për zgjedhje, për 3 ditë janë planifikuar 81 fluturime

0

Dalja në zgjedhje është një nga arsyet për të cilën bashkatdhetarë të shumtë ia kanë mësyrë Kosovës këtë të premte.

Xhafer Shkodra është njëri nga ta. Ai thotë se mospranimi i aplikimit për votim me postë ka bërë që të vijë në Kosovë.

“Atje e kam bërë kërkesën për të votuar, kam aplikuar, katër gjithsej, vetëm për tre persona e kanë pranu, mua jo dhe jam detyruar të vij në Kosovë të votoj”, ka thënë ai.

Për vetëm tri ditë e për të votuar në Kosovë këtë të premte kanë ardhur edhe Hamide Daka e bashkatdhetarë të tjerë.

“Kam ardhur veç me votu edhe me e bë një ndryshim se boll më”, ka thënë ajo.

Ngjashëm thonë edhe shumë qytetarë të tjerë.

Megjithëse i lehtësoi masat një ditë më parë, Qeveria e Kosovës nuk i zbuti ato për qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës.

Sipas vendimit të marrë të enjten, “qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit”, në të kundërtën duhet të vetizolohen për 7 ditë.

Ky veprim i Qeverisë nuk i ka pëlqyer mërgimtarëve.

Vendimin e tij e ka arsyetuar Ministri në detyrë i Shëndetësisë.

Nga Aeroporti i Prishtinës kanë bërë të ditur se ka rritje të numrit të fluturimeve, derisa Gjermania e Zvicra prijnë listën e tyre.

“Nëse krahasojmë vikendin që po lëmë pas me vikendin që po presim atëherë kemi një rritje të fluturimeve prej 10 nga to. Sot 16 fluturime, të shtunën 35 fluturime e diela me 30 e kështu me radhë”, ka thënë Bujar Gashi, zëdhënës për media në Aeroportin e Prishtinës.

Në anën tjetër, sipas Policisë së Kosovës, brenda 24 orëve në Kosovë kanë hyrë 6 mijë e 723 vetura, 172 autobusë e gjithsej 16 mijë e 800 persona.

Lidhur me ecurinë e votimit të personave që vijnë nga jashtë dhe me respektimin e masës për vetizolim, KOHA ka provuar të marrë një përgjigje nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Por një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur këtë të premte.

Hoti: S’guxojmë të ekspertimentojmë me Kosovën, shteti është shtet

0

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përmbyllur fushatën elektorale në Prishtinë duke kërkuar votën për 110 kandidatët e listës së saj.

Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Avdullah Hoti, në fjalimin e tij ka thënë se është i gatshëm ta merr përgjegjësinë për shtetin, sikurse ka bërë LDK-ja në dekadat e kaluara, njofton Klan Kosova.

“Ne e hapëm këtë fushatë me sloganin “Shteti. Shtet.”. E bëmë këtë për t’iu rikujtuar të gjithëve se lirinë dhe demokracinë, që e gëzojmë sot, sado e brishtë, nuk guxojmë ta marrim si të mirëqenë. E vendosëm këtë slogan sepse nuk guxojmë të eksperimentojmë mbi sakrificën shekullore, rezistencën paqësore dhe ushtarake, dhe mbi amanetin e të rënëve për liri e pavarësi”.

“E bëmë këtë për të qartësuar para atyre që nxjerrin ide që dëmtojnë shtetin, se Republika e Kosovës është e përjetshme. Se Republika jonë është rezultat i përpjekjeve të brezave të tërë për liri e pavarësi. Sigurisht se në rrugëtimin tonë kemi shumë sfida, të cilat po i tejkalojmë me kokën lartë, me shumë punë e përkushtim, me respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin, sepse vetëm kështu e ndërtojmë kohezionin e nevojshëm shoqëror për të ardhmen evropiane dhe fuqizimin e Republikës – shtetit tonë”.

“Jemi në fillim të rrugës si shtet i pavarur, kemi bërë dhe, padyshim, do të bëjmë gabime në ecje. Por, ta kenë të qartë të gjithë se ne, Lidhja Demokratike e Kosovës, asnjëherë nuk heqim dorë nga ëndrra e të parëve, nga ideali për Kosovën demokratike, për Kosovën evropiane, ku mbizotëron toleranca dhe fjala e lirë, ku vlerësohet puna e përkushtimi ndaj familjes e ndaj shtetit, ku respektohet integriteti dhe dinjiteti i secilit”.

Hoti ka thënë se i respektojnë vendimet e drejtësisë edhe atëherë kur nuk i shkojnë përshtati.

“Sepse shteti ndërtohet duke e respektuar atë, duke punuar për të, duke e vënë interesin e shtetit mbi të gjitha.Ne jemi të përkushtuar për ta bërë më të mirën për shtetin, dhe ju garantoj se do ta bëjmë. Të mos keni asnjë dyshim. E kemi provuar historikisht tash e tri dekada. Por, ne asgjë nuk e marrim si të mirëqenë. Prandaj, asnjëherë nuk jemi ndalur së punuari për shtetin shtet”.

Hoti ka bërë thirrje që nga lista prej 110 kandidatëve, qytetarët të zgjedhin pesë prej tyre, të cilët mund të përfaqësojnë interesat e tyre.

“Vetëm në listën tonë i gjeni kandidatët më të përgatitur për drejtuar shtetin. Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, shëndeti i qytetarëve është primar, prandaj edhe e kemi trajtuar dhe do ta trajtojmë me prioritet menaxhimin e pandemisë”.

“Vetëm ne kemi prezantuar program të plotë në këtë fushatë zgjedhore, program konkret për zhvillim ekonomik përmes fuqizimit të sektorit privat. Ne do të lehtësojmë qasjen në financa, do të forcojmë fondin për garantimin e kredive, do t’i subvencionojmë normat e interesit për bujq dhe do të rrisim grantet për gratë dhe të rinjtë.Do të zvogëlojmë licencat për biznese, do të bëjmë fiskalizimin digjital dhe do të liberalizojmë tregun e energjisë”.

Hoti ka thënë se do të bëjnë ndryshime në sistemin e drejtësisë përmes Vettingut derisa shtoi se për shtatë muaj qeverisje e hoqi nga diskursi fjalën korrupsion.

Hoti përsëriti se e ka kthyer Kosovën në krye të agjendës amerikane për Ballkanin.

“Letra e Presidentit Biden, e rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Republikën e Kosovës, si shtet sovran. Kjo nuk është arrihet me retorikë boshe dhe letra të mbushur me parulla ndaj miqve tanë perëndimor, siç bënin këta”.

“Kjo arrihet me veprime vizionare, me veprime konkrete shtet formuese. Kjo letër hodhi poshtë teoritë, që ishin dhe mbeten teori të marra, se në Shtëpinë e Bardhë po planifikohej copëtimi i Kosovës. Kjo letër ua bëri të qartë të gjithëve, që mohojnë shtetin e Kosovës, brenda dhe jashtë Kosovës, se Republika e Kosovës është e përhershme, ua bëri të qartë të gjithëve se shteti i Kosovës është shtet në kuptimin e plotë të fjalës”.

“Raportet me Bashkimin Evropian dhe vendet anëtare i ngritëm në nivel të lartë, përmes komunikimit direkt me udhëheqësit e vendeve anëtare, me Presidentin Francez Macron, Kancelaren Gjermane Merkel, Kryeministrin e Italisë Conte, Kancelarin Austriak Kurtz, Sekretarin e Selisë së Shenjtë – Kardinalin Parolin, dhe me të gjithë udhëheqësit të Bashkimit Evropian”.

“Ne zbatuam në praktikë politikat për fqinjësi të mirë dhe thellim të bashkëpunimit me të gjitha vendet e rajonit, përmes iniciativave rajonale dhe më gjerë”.

“Kur kundërshtarët tanë propagandonin që nuk do të ndodhte, nga Izraeli u formalizua njohja e shtetit të Kosovës dhe u vendosën marrëdhëniet diplomatike”.

Në fund Hoti tha se me LDK-në në qeverisje, Kosovai ruan miqtë në të dy anët e atlantikut.

“Prandaj, ju ftoj të na jepni besimin e juaj më 14 shkurt. Duke votuar gratë dhe burrat e listës tonë, ju votoni për zërin tuaj të vërtetë, për ata që bashkë me juve ëndërruan, punuan dhe e ndërtuan Kosovën, shtet të pavarur e sovran, shtet demokratik”.

Mijëra kilometra për të votuar

0

Jeton Kabashi nga komuna e Rahovecit, ka shumë vjet që jeton në Zvicër. Ai ka ardhur në Prishtinë të premten dhe do të qëndrojë vetëm pak ditë.

Arsyeja e ardhjes në vendlindje, sipas tij, është që të votojë të dielën, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Arsyeja? Për Kosovën vëlla, për Kosovën. Uroj të përparojmë… Arsyeja, për votimin dhe ta vizitoj vendin”, thotë ai.

Njëjtë si ai kanë ardhur edhe shumë qytetarë të tjerë nga Gjermania, Zvicra e vende të tjera të Evropës.

Paraditen e së premtes ateruan në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, dy aeroplanë të ardhur nga Gjermania dhe Zvicra.

Shumë të tjerë pritet të vijnë edhe në ditët në vijim.

Me maska në fytyrë, shumë prej tyre thonë se kanë ardhur të votojnë në zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt.

Hamdi Hadërgjonaj ka ardhur nga Gjermania për të votuar, njëjtë sikur edhe Fehmi Fetahu që ka udhëtuar nga Zvicra.

“Arsyeja (e ardhjes) për të votuar. Vij nga Berlini. Pres ndryshim, për atë kemi ardhur për të ndryshuar diçka”, tregon Hadërgjonaj.

“Shiko, unë vij gati çdo javë në Kosovë, mirëpo tash ashtu-kështu është edhe biznesi, por janë edhe zgjedhjet të dielën, është shumë me rëndësi me qenë në vendin tënd. Shumë normale është”, thotë Fehmi Fetahu, që viziton Kosovën shumë shpesh.

Alije Mujaj ka ardhur vetëm për t’i vizituar familjarët, pasi ka votuar me postë.

“Kemi ardhur nga Cyrihu. Kam ardhur për pushim vjetor. Kam votuar prej Zvicrës, gjithçka ka qenë në rregull, nuk kam pasur pengesa”, thotë Mujaj.

Bujar Gashi, zyrtar për Informim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, thotë se priten edhe shumë fluturime gjatë fundjavës.

“Nëse e krahasojmë vikendin që lamë pas me vikendin që po presim, atëherë kemi një rritje prej 10 fluturimeve, duke i shtuar këtu edhe dy fluturime të cilat kanë paralajmëruar ardhjen e tyre ndërkohë”, thotë Gashi.

Përveç udhëtimit me aeroplanë, qytetarë të shumtë nga diaspora kanë zgjedhur të vijnë në Kosovë edhe me autobusë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më shumë se 102 mijë votuesnga diaspora janë regjistruar për votim me postë.

Sipas të dhënave zyrtare, mes 700 – 800 mijë kosovarë jetojnë në vendet perëndimore./rel/

Përmbyllet periudha e votimit përmes postës

0

Që nga sot është përmbyllur periudha e votimit përmes postës për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëjnë të ditur se është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit, shkruan Indeksonline.

“Ju konfirmoj se sot përmbyllet periudha e votimit përmes postës dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit”, thuhet në përgjigjen e KQZ-së.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bënë të ditur se, deri më tani numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 38 mijë e 339 pako.

Pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subjekteve politike dhe organizatave jo-qeveritare të akredituara./Indeksonline

Osmani për CNN: Drejtësia për viktimat e luftës, parakusht për avancim të raporteve me Serbinë

0

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për mediumin prestigjioz botëror, CNN, ka thënë se drejtësia për viktimat e luftës në Kosovë është parakusht për avancim të raporteve me Serbinë.

Osmani, në lidhje nga Mitrovica, ka thënë se krijimi i perspektivës për të rinjtë është fokusi kryesor i saj për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Osmani tutje ka përsëritur se pavarësisht se Kosova “ka shtrirë duart për negociata”, Serbia edhe pse ka kryer krimet e luftës, i ka mohuar vazhdimisht ato.

Sipas saj, luftimi i korrupsionit dhe vendet e punës janë dy shqetësimet kryesore të qytetarëve të Kosovës.

Mustafa: E kemi provuar njëherë shtetin totalitar, nuk duhet të lejojmë ta përjetojmë edhe njëherë

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, në përmbyllje të fushatës zgjedhore lavdëroi kandidatin për kryeministër nga LDK’ja, Avdullah Hotin se është personalitet i shquar, i ditur, i matur dhe i sprovuar në detyrat më të rëndësishme shtetërore.

“Si kryetar i LDK-së jam i bindur se juve, qytetarëve të respektuar, ua kemi ofruar një kandidat të ditur, të pjekur dhe të sprovuar për Kryeministër, z. Avdullah Hoti. Ua kemi propozuar listën me kandidatë për deputetë, që meritojnë respektin, përkrahjen dhe votën tuaj”, tha Mustafa.

Mustafa foli edhe për rivalitetin politik në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ai tha se LDK’ja i respekton rivalët politikë, respekton të drejtën demokratike të çdo njeriu dhe të çdo subjekti politik për të garuar dhe dëshirën e tyre për të qeverisur.

“Nuk miratojmë dukuritë dhe tendencat për kapjen e shtetit; etjen për krejt pushtetin; për totalitarizëm dhe autokraci. Të gjithë ne, përveç atyre që kanë lindur pas lufte, e kemi provuar dhe kemi sprovuar karakterin e shtetit totalitar, të njëmendësisë politike. Nuk duhet të lejojmë ta përjetojmë edhe njëherë në asnjë formë dhe në asnjë variant”, tha Mustafa.

Më tutje i pari i LDK’së tha se partia që e udhëheq ai nuk e pranon ndryshimin si propagandë.

“Ne përkrahim ndryshimin, por jo çdo lloj ndryshimi. Jo ndryshimin si propagandë. Ndryshimi për LDK-në është ai që e forcon shtetin e Kosovës, e bënë më funksional, që na siguron njohje të reja dhe përmbyllje të plotë të shtetësisë, me njohje nga 5 vende të BE-së, anëtarësim në OKB dhe në NATO. Këto ndryshime më së miri i bënë LDK, si parti shtetformuese”, shtoi Mustafa.

PZAP dënon partitë politike edhe me 21,100 euro për shkelje në fushatë

0

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka dënuar me 21,100 euro disa parti politike për shkelje në fushatën zgjedhore.

AAK-së i janë shqiptuar gjoba në shumë prej 1,500, PDK-së i janë shqiptuar gjoba në shumë prej 9,200 euro, LDK-së i janë shqiptuar gjoba në shumë prej 2,000 euro, LVV i janë shqiptuar gjoba në shumë prej 7,200 euro, Lista Srpska i janë shqiptuar gjoba në shumë prej 1,200 euro.

Drejtoria e Inspeksionit Drenas, ka paraqitur tri ankesa, një ankesë kundër AAK, një ankesë kundër PDK dhe një ankesë kundër Lëvizjes Vetëvendosje! (LVV).

Lëvizjes Vetëvendosje!, ka paraqitur tri ankesa, një ankesë kundër AAK, një ankesë kundër PDK dhe një ankesë kundër Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ).

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka paraqitur një ankesë kundër Lëvizjes Vetëvendosje!

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ), ka paraqitur një ankesë kundër Lëvizjes Vetëvendosje!

Za Slobodu, Pravdu i Opstanak, ka paraqitur një ankesë kundër Lista Serpska.

Prej nëntë ankesave të shqyrtuara PZAP-i ka marrë vendim që shtatë ankesa t’i pranojë të bazuara, një ankesë e ka refuzuar të pabazuar dhe një ankesë e ka hedhur të palejuar.

Natyra e ankesave kryesisht është për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike:

Përdorimi i aseteve dhe objekteve publike gjate fushatës zgjedhore

Vendosja e billbordeve ne hapësirat e subjekteve tjera politike

Përdorimi i personave të mitur gjatë fushatës

Vendosja e posterave ne rruge publike

Përdorimi i gjuhës se urrejtjes

Mbajtja e tubimit publik pa paralajmërim,

Shkelja e Kodit te Mirësjelljes

Vendosja e billbordeve ne hapësirat e subjekteve tjera politike

Vendosja e billbordeve dhe panove në prona politike dhe përgjatë rrugëve

Vendosja e shiritave të kuq në rrugë

Vendosja e posterëve në shtylla elektrike

Vendosja e posterave në objekte publike.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort