Home Blog Page 5194

Arrestohen 7 serbë, kapen duke e kaluar ilegalisht kufirin me Kosovën

0

17 persona, prej tyre 7 janë shtetas të Serbisë kanë tentuar ta kalojnë dje kufirin ilegalisht për të hyrë në Kosovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se shumica e të dyshuarve kanë tentuar të hyjnë ilegalisht nga shatin Rogoqicë dhe të gjitha të 5 rastet kanë ndodhur rreth orës 11:30.

“Fsh. Rogoqicë, 12.02.2021 – 11:30. Njësiti policor ka ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumenteve është dyshuar se të njëjtit kanë kaluar kufirin përmes rrugëve ilegale. Katër të dyshuarit meshkuj janë dërguar në Gjykatën Themelore në Kamenicë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Fsh. Rogoqicë, 12.02.2021 – 11:30. Njësiti policor ka ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumenteve është dyshuar se të njëjtit kanë kaluar kufirin përmes rrugëve ilegale. Tre të dyshuarit meshkuj janë dërguar në Gjykatën Themelore në Kamenicë”

“Fsh. Rogoqicë 12.02.2021-11:30. Janë arrestuara tre të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë pasi që të njëjtit me veturën e tyre kanë kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi. Të njëjti me venim të prokurorit janë dërguar në procedurë të shpejt në Gjykatën Themelore Gjilan dega Kamenicë”.

“Fsh. Rogoqicë 12.02.2021-11:30. Janë arrestuara katër të dyshuar dy meshkuj dhe dy femra shtetas-e të Serbisë pasi që të njëjtit me veturën e tyre kanë kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi. Të njëjti me venim të prokurorit janë dërguar në procedurë të shpejt në Gjykatën Themelore Gjilan dega Kamenicë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kurse në fshatin Novocellë janë arrestuar një mashkull dhe dy femra.

“Fsh. Novocellë, Muqivërc 12.02.2021 – 11:05. Njësiti policor ka ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumenteve është dyshuar se të njëjtit kanë kaluar kufirin përmes rrugëve ilegale. Tre të dyshuarit një mashkull dhe dy femra pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Maas: Kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE është marrëveshja gjithëpërfshirëse me Kosovën

0
Bundesjustizminister Heiko Maas (SPD) äußert sich am 26.09.2016 anlässlich einer Konferenz zu Hate Speech und Meinungsfreiheit im Bundesministerium für Justiz und Verbraucherschutz in Berlin zu den Möglichkeiten der Bekämpfung von Hasskriminalität im Internet. Foto: Bernd von Jutrczenka/dpa | Verwendung weltweit

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass, rregullimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë e sheh kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.Ai thotë se do të ishte mirë nëse negociatat do të ishin më dinamike, megjithatë shton se “që nga fundi i vitit të kaluar kemi parë hapa që japin shpresë”.“Marrëdhëniet e pazgjidhura midis Serbisë dhe Kosovës kushtojnë shumë, për të dyja palët. Një situatë e tillë, mbi të gjitha, ngadalëson zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve dhe kështu paraqet frenim për të gjithë rajonin. Për të mirën e njerëzve, do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme të arrijmë një zgjidhje së bashku”, ka thënë Mass për gazetën serbe “Kurir”.
Sipas tij, heshtja që ka mbizotëruar në komunikimin mes Kosovës dhe Serbisë që nga vera e kaluar, është kapërcyer.“Ne mbështesim fuqimisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja me të dërguarin special Miroslav Lajçak. Për fat të mirë, heshtja që ka mbizotëruar në komunikimin midis Serbisë dhe Kosovës që nga vera e kaluar është kapërcyer. Kjo hap mundësinë e mirë që duhet shfrytëzuar për të gjetur një zgjidhje në formën e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse”, tha ai.Hass tha se marrëveshja gjithëpërfshirëse do ta sjellë anëtarësimin në BE të të dyja shteteve, “por më e rëndësishmja – do të kishte rëndësi të madhe për të ardhmen e njerëzve në Serbi dhe Kosovë”, tha diplomati gjerman.

KQZ akrediton 30 mijë vëzhgues për procesin zgjedhor të së dieles

0

Zëdhënësi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se KQZ-ja ka përmbyllur procesin e akreditimit të vëshguesve vendor dhe atyre ndërkombëtar, raporton Gazeta Blic.

Elezi ka thënë se numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është rreth 30 mijë .
Postimi i plotë:
KQZ-ja ka përmbyllur procesin e akreditimit të vëzhguesve vendor dhe ndërkombëtar. Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është rreth 30 mijë vëzhgues.Sipas listës, KQZ-ja ka akredituar: 18 ambasada me 146 vëzhgues; 6 organizata ndërkombëtare dhe institucione me 37 vëzhgues; 1 institucion publik me 43 vëzhgues; 26 organizata jo-qeveritare vendore me 1 mijë e 713 vëzhgues; 23 subjekte politike 26 635 vëzhgues; dhe 63 media vendore dhe ndërkombëtare me 626 vëzhgues.

Bashkimi Evropian beson se Presidenti i Kosovës do të zgjidhet shumë shpejt

0

Shefi i Zyrës së BE dhe Shefat e Misioneve të Shteteve Anëtare të BE-së në Kosovë përmes një deklarate të përbashkët për media thonë se po i ndjekin me vëmendje të madhe përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ata nënvizojmë rëndësinë e zgjedhjeve transparente, të besueshme dhe përfshirëse, duke iu bërë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse të Kosovës që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare, të lirë nga presioni politik dhe t’i respektojnë vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjyqësorit. Inkurajojmë qytetarët e Kosovës që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar duke i respektuar të gjitha masat kundër pandemisë COVID-19.

BE ka dërguar një Mision të Ekspertëve të Zgjedhjeve (EEM) në Kosovë që mbulon të gjithë procesin e përgatitjes së zgjedhjeve, votimit dhe numërimit, duke përfshirë fazën e ankimimit. EEM do ta përgatitë një raport për zgjedhjet duke përfshirë rekomandimet se si të përmirësohet dhe forcohet më tej procesi zgjedhor.

“Për më tepër, ne, diplomatët nga Zyra e BE/PSBE dhe përfaqësimet e Shteteve Anëtare të BE, së bashku me kolegët e tjerë ndërkombëtarë, do ta ndjekim nga afër procesin zgjedhor në ditën e zgjedhjeve duke i vizituar qendrat e votimit. Ne gjithashtu e mirëpresim dhe përkrahim punën e organizatave të shoqërisë civile të Kosovës në vëzhgim të fushatës zgjedhore dhe procesit në ditën e zgjedhjeve”, thuhet në deklaratë.

Deklarata vijon “Ne i qëndrojmë fuqishëm partneritetit tonë të fortë e të qëndrueshëm me Kosovën. Jemi të gatshëm që të angazhohemi me anëtarët e zgjedhur të Kuvendit. Kemi besim se Presidenti do të zgjidhet shpejt nga Kuvendi i ri dhe do të formohet qeveria e re, me kohë, në mënyrë që të promovojë reforma dhe zhvillime të mëtejshme, ta luftojë korrupsionin, ta forcojë sundimin e ligjit dhe ta çojë përpara të ardhmen Evropiane të Kosova, përfshirë vazhdimin e Dialogut të lehtësuar nga BE në mes të Beogradit dhe Prishtinës”.

“Mirëpresim diskutimin lidhur me zbatimin e rekomandimeve të raporteve të njëpasnjëshme të Misioneve të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian me autoritetet e Kosovës pas zgjedhjeve. I ftojmë të gjitha partitë që t’i rroken punës pas zgjedhjeve në mënyrë që t’i zbatojnë ato rekomandime”, përfundon deklarata./Telegrafi/

Ulje e ndjeshme temperaturash edhe në Shqipëri

0

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët në pjesën e parë të ditës. Gjatës pasdites vranësirat do të intensifikohen dhe do të sjellin reshje dëbore, kjo nga temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin tonë.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -9°C në -1°C, në zonat e ulëta nga -1C në 06°C dhe në zonat bregdetare nga 02°C në 08°C.

Era do të fryjë në drejtim verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

KQZ nis shpërndarjen e materialit të ndjeshëm zgjedhor, procesi vëshgohet nga Policia

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e materialit të ndjeshëm zgjedhor që është i nevojshëm për zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen nesër.
Materiali i ndjeshëm zgjedhor ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet janë nisur nga depoja qendrore e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në bazë të planit operacional dhe do të shpërndahen për në depot e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në të 38 komunat e Kosovës.Ndërkaq të dielën në mëngjes në orët e hershme materiali zgjedhor shpërndahet nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në të gjitha qendrat e votimit në secilën prej komunave përkatëse.
I gjithë procesi i shpërndarjes së materialit të ndjeshëm zgjedhor u bë nën përcjelljen e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

BQK: Qeveria e ardhshme fokus duhet ta ketë ekonominë

0

Qeveria e re e cila pritet të formohet pas zgjedhjeve të nesërme duhet të ketë në fokus ekonominë, veçanërisht adresimin e sfidave që i ka Kosova ndër vite, papunësinë, deficitin tregtar dhe sanimin e dëmeve ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19.Këto sugjerime për ekzekutivin e ri i ka adresuar guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti, i cili thotë se sektori bankar ka pasur dhe vazhdon ta ketë rolin e saj në rimëkëmbjen ekonomike.

Guvernatori Mehmeti në një intervistë për KosovaPress ka thënë se BQK pret që për vitin 2021 vendi të ketë një rritje ekonomike prej 4 përqind, gjithnjë nëse situata me pandeminë shkon drejt përmirësimit.
“Sugjerimet tona si Bankë Qendrore, BQK edhe me ligj është këshilltar i qeverisë, janë që qeveria e ardhshme fokus duhet ta ketë ekonominë, me qëllim që të kemi një rritje sa më të madhe ekonomike. Një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe njëkohësisht një rritje e cila përpos që adreson sfidat që i ka pasur ndër vite Kosova, që është papunësia, deficit i lartë tregtar, njëkohësisht i sanon edhe dëmet ekonomike të shkaktuara nga pandemia”, theksoi Mehmeti.Guvernatori i BQK-së beson se nëse vihet nën kontroll pandemia përmes vaksinimit deri në gjashtëmujorin e parë, sivjet pritet të ketë një rikthim të rritjes ekonomike.Mehmeti po ashtu thotë se tkurrja ekonomike prej -7.2 përqind për vitin që lamë pas ka shkaktuar dëme të mëdha në humbjen e mijëra vendeve të punës, në uljen e konsumit, të investimeve dhe mungesës së parasë në treg.

“Shpresëdhënës është fakti që vaksina është zbuluar dhe pritjet janë që të përmbyllet pandemia sa më shpejt që është e mundur. Parashikimet tona janë që në këtë vit të kemi një rritje ekonomike përafërsisht rreth 4 përqind, por gjithmonë varet prej pandemisë. Ne presim që në gjashtëmujorin e parë, gjithnjë sipas rekomandimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë, mirëpo në rast se në gjashtëmujorin e parë mbyllet çështja e pandemisë, me siguri që gjashtëmujori i dytë do të reflektojë me një rritje ekonomike”, thotë Mehmeti.Mehmeti duke treguar për rrjedhën e të hyrave nga diaspora, ka thënë se përkundër pandemisë remitencat kanë vazhduar trendin rritës, sipas tij gjatë vitit 2020 dërgesat ishin rreth 1 miliard euro.

“Masat kufizuese nga Qeveria e Kosovës për të parandaluar përhapjen e pandemisë ka ndikuar që të dobësohet aftësia paguese e të gjithë qytetarëve dhe bizneseve, në të njëjtën kohë kjo ka ndikuar që të kemi edhe rënie të investimeve. Vizita e diasporës në Kosovë paraqet një burim shumë të rëndësishëm për ekonominë e vendit, vetëm shpenzimet jo-rezidente që ne i konsiderojmë që kryesisht realizohen prej bashkatdhetarëve tanë, kemi një rënie diku rreth 52.9 përqind krahasuar me vitin 2019, pra të shpenzimeve jo rezidente të realizuara në Kosovë që kanë arritur në vlerën 589.7 milionë euro. Ndërkaq, një vit më herët ka qenë 1.2 miliard euro.

Kur jemi te lidhja e ekonomisë së Kosovës, shpenzimet ose remitencat kanë vazhduar trendin rritës, përkundër situatës që e ka shkaktuar pandemia edhe në vendet e tjera. Remitencat në Kosovë, në vitin 2020, kanë shënuar 977.3 milionë euro apo me një rritje 14.8 përqind”, thotë Mehmeti.Sa i përket treguesve të tjerë makroekonomik, Mehmeti po ashtu ka thënë se për shkak të pandemisë është afektuar edhe tregtia e jashtme, me një rënie të importit, ndërsa ka rritje të eksportit, e cila ka ndikuar edhe në përmirësimin e deficitit tregtar.

“Eksporti i shërbimeve edhe pse ka shënuar rënie, nëse e marrim si total kemi një eksport për afërsisht rreth 1.2 miliard euro, përfshirë eksportin e mallrave dhe shërbimeve. Në anën tjetër kemi një import diku për afërsisht 3.7 miliardë e që i bie diku një deficit të totalit rreth 1.5 miliard”, thotë ai.Mehmeti tregon se sektori bankar ka qëndrueshmëri të lartë, është likuid, mirë i kapitalizuar. Kreditë jo performuese sipas BQK-së janë në nivel mjaft të ulët, edhe gjatë pandemisë kanë qenë 2.7 përqind.

Valbon Krasniqi: Mund të kemi rritje të rasteve me Coronavirus, vaksina pritet të arrijë gjatë këtij muaji

0

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi thotë se nëse merren parasysh ngjarjet që kanë ndodhur së fundmi në Kosovë, përfshirë rikthimin e nxënësve në shkolla, pastaj fushatat e partive politike dhe tubimet në masë, në javët në vazhdim mund të pritet rritje e rasteve me COVID-19.

Krasniqi nuk ka dashur të komentojë lehtësimin e masave kundër COVID-19 nga Qeveria në detyrë e Kosovë, por ka thënë se aktualisht situata me koronavirus është më e mirë sesa muajt e kaluar dhe se numri prej rreth 500 pacientëve të hospitalizuar është nën kontroll.Ai ka folur për variantin e ri britanik si dhe për përgatitjet që kanë bërë për vaksinim.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Krasniqi, si është gjendja në Kosovë sa i përket sëmundjes COVID -19 dhe sa po arrihet të menaxhohet situata epidemiologjike?Valbon Krasniqi: Siç keni qenë të informuar në vazhdimësi, sidomos në muajt e fundit kemi një situatë më të qetë sa i përket situatës epidemiologjike të COVID-19 në Kosovë, përfshirë këtu edhe menaxhimin klinik të rasteve. Kur jemi të menaxhimi klinik i pacientëve të prekur nga COVID-19, në këto tri javët e fundit kemi pasur numër më të vogël të pacientëve të shtrirë, numri i tyre është sjellë diku rreth 480 deri në 530 pacientë të shtrirë nëpër të gjitha spitalet e përgjithshme dhe në QKUK.

Si rezultat i kësaj situate, më 5 janar kemi rikthyer të gjitha shërbimet specialistike nëpër ambulanca specialistike dhe po ashtu kemi rikthyer edhe operacionet në lëmi të caktuara dhe kemi vazhduar në rikthimin gradual të të gjitha shërbimeve.
Radio Evropa e Lirë: A ka bërë që kjo situatë e qetë që po paraqiteni ju, që qeveria në detyrë të marrë masa lehtësuese kundër COVID-19?Valbon Krasniqi: Në fakt, situatën e kemi më të mirë, më të favorshme sesa muajt e kaluar. Muajt nëntor -dhjetor ishin muaj të rëndë për sistemin tonë shëndetësor.

Në javën e fundit të nëntorit, numri i pacientëve nëpër klinika tona kishte arritur deri në 1,010 edhe ky numër prej rreth 500 raste ende është i lartë, mirëpo është i menaxhueshëm dhe e kemi nën kontroll situatën.Radio Evropa e Lirë: Prisni që të ketë rritje të numrit të rasteve në javët në vijim?Valbon Krasniqi: Ne po i përcjellim me vëmendje situatën epidemiologjike në nivel vendi dhe jo vetëm në vend, por edhe në shtetet përreth dhe më gjerë.

Jemi dëshmitarë që në shumicën e shteteve janë duke përjetuar një valë të re të rasteve me numër të madh të të infektuarve.Nëse marrim parasysh ngjarjet të cilat kanë ndodhur në vendin tonë, përfshirë edhe rikthimin e nxënësve në shkolla, më pastaj fushata e partive politike, tubimet në masë, ne mund të presim që mund të kemi më shumë raste të reja në javët në vazhdim. Sidoqoftë, ne do ta përcjellim me vëmendje këtë situatë dhe karshi çdo ngjarje të reagojmë me kohë.Radio Evropa e Lirë:

Në Kosovë javë më parë janë paraqitur edhe rastet e para me variantin e ri britanik të koronavirusit. Deri më tani, sa është numri i të infektuarve në Kosovë me këtë variant?Valbon Krasniqi: Varianti i ri është një virus që është krijuar si rezultat i ndryshimeve mutative, pra mutacioneve që pësojnë viruset. Këto viruse janë të njohur për këto ndryshime dhe nuk është e re diçka për shkencën mjekësore. Deri më tani, kemi tri raste të konfirmuara nga 30 mostra që janë dërguar në Gjermani, tri kanë ardhur me këtë varianti të ri. Është e vështirë të thuhet për numrin e mundshëm të rasteve me këtë varianti të ri, pasi Kosova dhe shumica e shteteve përreth, nuk kanë mundësi të bëjnë sekuencat gjenetike, pra të tipizojnë virusin. Por, ajo që është me rëndësi është se për të njëjtin virus, masat parandaluese janë të njëjta dhe trajtimi është i njëjtë.

Radio Evropa e Lirë: A po vazhdon Kosova t’i dërgojë mostrat për analiza jashtë vendit për identifikimin e variantit të ri britanik?Valbon Krasniqi: Për këtë është përgjegjësi e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë, por mund të them se në aspektin klinik, ne nuk kemi parë ndonjë rëndësi të veçantë për sa i përket tipizimit të këtij varianti.Radio Evropa e Lirë: Kosova tani ka filluar trajtimin e pacientëve me COVID -19 edhe me plazmë konvalescente. Si po vazhdon ky trajtim, a prisni rezultate të efektshme?Valbon Krasniqi: Është duke shkuar shumë mirë. Edhe ne si Kosovë, si shëndetësi, duke përcjellë të arriturat në nivel shkencor kemi filluar të trajtojmë pacientët me plazmë konvalescente. Çka është kjo plazmë? Është plazma e personave të cilët e kanë kaluar COVID-19, dhe të cilët kanë arritur të krijojnë antitrupa.Deri më tani nuk kemi parë ndonjë efekt të dëmshëm, por për efekte terapeutike të saja mbetet të shihet në vazhdim, pasi që është herët të thuhet konkretisht. Megjithatë, plazma konvalesente nuk është diçka e panjohur për ne, është përdorur edhe më herët tek infeksionet e tilla të ngjashme dhe ne presim që megjithatë të ketë ndikim pozitiv sa i përket trajtimit të rasteve.Radio Evropa e Lirë: Ka interesim të personave që kanë kaluar COVID-19 të dhurojnë plazmën konvalesente?Valbon Krasniqi: Po, ka interesim. Është duke u punuar shumë në këtë drejtim, përfshirë edhe IKSHPK-në, janë listat e pacientëve të cilët kanë qenë të infektuar që janë shëruara nga COVID-19, ata qoftë thirren në mënyra vullnetare, qoftë paraqiten në mënyrë personale… Por, ju bëj thirrje të gjithë atyre që kanë kaluar COVID-19 dhe që ndihen të shëndetshëm, të paraqiten vullnetarisht, pasi që ai mund të jetë i dobishëm për pacientët e tjerë.Radio Evropa e Lirë: Kur pritet saktësisht ardhja e vaksinës në Kosovë, a keni informacione për këtë?Valbon Krasniqi: Ashtu siç edhe ka njoftuar ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, vaksinat kundër koronavirusit do të arrijnë në Kosovë gjatë këtij muaji.Radio Evropa e Lirë: A janë bërë të gjitha përgatitjet, kushtet që në momentin kur të vjen vaksina të fillohet vaksinimi?

Valbon Krasniqi:

Qeveria me kohë ka marrë masat, ka hartuar planin detal të vaksinimit, përfshirë grupet e para me të cilët do të fillohet vaksinimi, ka siguruar zinxhirin e ftoftë, të ashtuquajtur në mjekësi, pra aparaturën apo frigoriferët e nevojshëm për të ruajtur vaksinën në kushtet çfarë kërkohet, ka përcaktuar edhe ambientet spitalore dhe ambientet tjera ku do të bëhet vaksinimi dhe tani pritet vetëm ardhja e vaksinës.Radio Evropa e Lirë: Doktor, pasi të fillojë vaksinimi kur Kosova mund të kthehet në normalitet?Valbon Krasniqi: Atë çka kemi mësuar tash e një vit, që nga fillimi i pandemisë me COVID-19, kemi mësuar që duhet të jemi të kujdesshëm me parashikimet sa i përket pandemisë COVID-19. Ende mbetet të shihet efekti i vaksinës në nivel global dhe ende mbetet të shihet dobësimi eventual i virusit sa ka qarkulluar në botë. Vështirë të parashikohet, megjithatë një gjë është e sigurt se vaksinimi do të ndikojë pozitivisht dhe do t’i ndihmojë shteteve që ta kontrollojnë dhe menaxhojnë shumë më mirë përhapjen e virusit.

Ja sa është rritur e mbijetuara e vetme e tragjedisë në Restelicë

0

Janë bërë 9 vite nga fatkeqësia natyrore në Restelicë, ku mbijetoi vetëm Amsera Reka.Nga rënia e ortekut të borës humbën jetën 10 banorë të këtij fshatiE mbijetuara e vetme e kësaj tragjedie Amsera Reka tani ka 15 vjet dhe jeton tek disa të afër të saj në Itali.

Kapen me kokainë dy shqiptarë në Itali, nuk do ta besoni ku e kishin fshehur lëndën narkotike

0

Dy shqiptarë janë vënë nën prangat e policisë italiane për drogë dhe nuk do ta besoni se ku e kishin fshehur!Ata kishin zgjedhur një trung peme për të fshehur kokainën që do të shitje në qytet, raportojnë mediat e huaja italiane.Ishin lëvizjet e tyre të dyshimta pranë një druri që kalonte përgjatë rrugës Peneto që ngriti dyshime te skuadra e policisë.
Shërbimet e vëzhgimit kishin filluar prej ditësh, gjatë së cilës agjentët kishin vërejtur një shqiptar i cili, pasi kishte parkuar makinën e tij në një pozicion të izoluar, në rrugën që të çonte në fshatin e vogël të Peneto, hyri në korije dhe u kthye pas disa minutash.Sapo vajti afër një peme ai nxori një pako të rëndë dhe e fshehu atë në bagazh. Menjëherë më pas u kthye në makinën që e priste jo shumë larg.

Sapo të dy u larguan, agjentët shkuan te pema. Një vështrim ishte i mjaftueshëm për të konfirmuar hipotezën hetimore; në zgavër ishte një zarf i mbështjellë me shirit ngjitës, brenda mbi një kilogram e 300 gramë kokainë, një substancë që shumë e pastër dhe me cilësi të shkëlqyer e cila do të sillte mijëra doza në shitje në sheshet italiane dhe do të kishte dhënë mbi njëqind mijë euro.

Të dy shqiptarët, njëri 33 dhe tjetri 35 vjeç u arrestuan në veprimtari kriminale me qëllim tregtinë e drogës. Por nëse zgavra e pemës shërbente si një depozitë për të fshehur sasi të mëdha droge, gjashtë doza kokainë dhe një sasi e madhe parash ishin gati për shitje në makinë, të fshehura në sistemin e ventilimit. Të gjitha u sekuestruan.Pas kontrolleve në shtëpi u gjet një shume shtesë parash, e cila gjithashtu u sekuestrua së bashku me makinën e përdorur për të transportuar drogën.Të dy, të ngarkuar me precedentë për krime kundër pronës dhe drogës, u dërguan në burg pas formaliteteve./Top Channel/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort