Home Blog Page 5193

Termi “shiptari” dhe gjuha e urrejtjes në Serbi, Kamberi i shkruan letër BE-së dhe SHBA-së

0

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, bashkë me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, i kanë duruar letër zyrtarëve të Bashkimit Europian, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’iu kërkuar të reagojnë ndaj pushtetit në Serbi, lidhur me qëndrimet në funksion të institucionalizimit dhe legalizimit të gjuhës së urrejtjes dhe raciste ndaj shqiptarëve në përgjithësi, e atyre në Serbi në veçanti.

Kamberi dhe Mustafa thanë se në letër kanë nënvizuar se vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë në Beograd, me të cilin ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vulin u lirua nga akuza e gjuhës së urrejtjes, intolerancës dhe diskriminimit ndaj shqiptarëve, është precedent i rrezikshëm për minoritetet në Serbi dhe në Ballkanin Perëndimor.

“Njoftuam përfaqësuesit ndërkombëtarë se ky vendim i Gjykatës së Lartë i cili nuk e dënon përdorimin e termit joligjor dhe shovinist “šiptar” është po ashtu tregues që gjyqësori në Serbi është nën ndikimin e drejtpërdrejtë të zyrtarëve qeveritarëve, duke mos zbatuar as Ligjin mbi Ndalimin e Diskriminimit Racor dhe Fetar, që sanksionon ”nxitjen e pabarazisë, urrejtjes dhe intolerancës bazuar në përkatësi racore, kombëtare, fetare, seksuale ose tjetër””.

“Në shkresën tonë, shprehëm bindjen tonë se nuk besojmë se Bashkimi Evropian do ta tolerojë një Ministër të Punëve të Brendshëm të një shteti që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, të përdorë publikisht dhe zyrtarisht, terminologji fyese dhe raciste ndaj pjesëtarëve të pakicave kombëtare”.

“Në fund, theksuam vlerësimin tonë, se duke e zyrtarizuar dhe institucionalizuar gjuhën e urrejtjes kundër shqiptarëve dhe minoriteteve, përfaqësuesit më të lartë shtetërorë të Republikës së Serbisë, nuk kontribuojnë pozitivisht në procesin e pajtimit, paqes dhe bashkëjetesës në Ballkanin Perëndimor, e aq më pak në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili po lehtësohet nga Bashkimi Evropian”.

Letra i është dërguar presidentes së BE-së, Ursula Von Der Leyen, përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, të dërguarit special të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, raportuesit të Parlamentit Europian për Serbinë, Vlladimir Bilcik, komisarit të Lartë për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave të OSBE-së në Hagë, Kairat Abdrakhmanov, shefit të misionit OSBE-së në Serbi, Jan Braathu dhe Ambasadorit të SHBA-së në Beograd, Anthony Godfrey.

Çfarë nuk guxojnë të bëjnë partitë në heshtje zgjedhore?

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e 14 shkurtit ka certifikuar 28 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, teksa numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar për deputetë është: 1 mijë e 032.

E dje ishte dita e fundit deri kur partitë politike do të mund të bënin fushatë. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë, Neni 36., 24 orë para hapjes së Qendrave të Votimit ndalohet çdo veprim i subjekte politike që mund të ndikojë tek votuesit.

“1 Njëzetekatër (24) orë para hapjes së Qendrave të Votimit për hedhjen e votës, e deri në mbylljen e tyre, subjekteve politike, mbështetësve ose kandidatëve të tyre u ndalohet secili prej veprimeve si më poshtë: a) shpërndarja ose shfaqja në mënyrë tjetër në ndonjërën nga Qendrat e Votimit, ose 100 metra brenda hapësirës së të njëjtës, e çfarëdo lloj materiali me qëllim ndikimi tek votuesit; b) bërja e fushatës në çfarëdo mënyre”, thuhet në Nenin 36, të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë.

Poashtu në të njëjtin Ligj specifikohet se edhe mediat ndalohet të publikojnë çfarëdo materiali që i takon aktivitetit të fushatës, 24 orë para hapjes së vendvotimeve.

“1 Asnjë person ose medium nuk transmeton ose publikon çfarëdo materiali që i takon aktivitetit të fushatës gjatë periudhës që fillon njëzetekatër (24) orë para hapjes së vendvotimeve deri në mbylljen zyrtare të vendvotimeve. 52.2 Në Kosovë nuk bëhet asnjë publikim ose transmetim i rezultateve të hulumtimit të opinionit publik që ka të bëjë me fushatën e zgjedhjeve, duke përshirë daljen në votime, gjatë periudhës që fillon 24 orë para mbylljes zyrtare të vendvotimeve dhe deri në përmbylljen e procesit zgjedhor”, thuhet tutje në Nenin 52, të po këtij Ligji.

Në ndërkohë sipas Nenit 38., të po këtij Ligji, konsiderohet shkelje administrative dhe e dënueshme me gjobë nga Komisioni i Zgjedhjeve për Ankesa dhe Parashtresa (KZAP).

“38.1 Shkelja e njërit nga këto nene të Kodit të Sjelljes të paraqitur në këtë Kapitull, në rastet kur këto shkelje nuk kanë ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve, konsiderohet shkelje administrative dhe e dënueshme me gjobë sikurse është përcaktuar nga KZAP-i. 38.2 Shuma e gjobës përcaktohet në bazë të nenit 146 të këtij ligji. 38.3 Shkeljet e Kodit të Sjelljes të përcaktuara nga KZAP-i të cilat kanë tentuar të ndikojnë rezultatet e zgjedhjeve paraqesin vepër penale sipas Kodit Penal të Kosovës”, thuhet tutje në Ligj.

Sikurse edhe në proceset e kaluara zgjedhore, procesi i votimit do të monitorohet dhe vëzhgohet nga mediat organizata vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe Bashkimin Evropian si dhe nga ambasadat edhe vendeve të ndryshme në Kosovë.

Ndërkohë, Policia e Kosovës do të kujdeset për mbarëvajtjen procesit si dhe transportimin e materialit zgjedhor.

Ndërsa me qellim të ruajtjes së integritetit së këtij procesi, kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi ka caktuar 88 prokurorë të cilët do të jenë të angazhuar ditën e zgjedhjeve në nivel vendi. Ai ka paralajmëruar se do të ndërmerren të gjitha masat në mënyrë aktive dhe pa vonesë ndaj atyre që bien ndesh me dispozitat e Kodit Penal, lidhur me veprat penale kundër të drejtës së votimit dhe të gjitha format e tjera të krimit që ndërlidhen me procesin zgjedhor.

Qytetarët me të drejtë vote mund të votojnë në 38 komuna që nga ora 07:00 e mëngjesit deri në ora 19:00 të mbrëmjes, në 888 qendra të votimit.

290 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, 30 raste në Prizren

0
covid

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.062 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 290 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (82 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Prizren 1 rast (48 vjeç), Viti 1 rast (85 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 64.095 raste nga 263.554 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.544 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 336 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 55.560 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.991.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 111 raste, Prizren 30 raste, Podujevë 18 raste, Gjakovë 16 raste, Pejë 15 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Ferizaj 10 raste, Gjilan 10 raste, Lipjan 10 raste, Mitrovicë 8 raste, Vushtrri 7 raste, Obiliq 6 raste, Rahovec 6 raste, Skenderaj 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Klinë 4 raste, Malishevë 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Kaçanik, Novobërdë.

Paralajmërohet rritje e rasteve me COVID-19

0

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës vlerëson se për shkak të grumbullimeve të qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore, javëve në vijim do rritet numri i të infektuarve me COVID-19. Nga FSSHK thonë se, shtimi i infeksioneve do jetë ngarkesë për profesionistët shëndetësorë, ndërsa në anën tjetër kanë mungesë edhe të kapaciteteve shëndetësore.

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla deklaroi për KosovaPress se nëse rritet numri i të prekurve me koronavirus atëherë do të padisin partitë që shkelën masat anti-COVID gjatë fushatës zgjedhore.

“Të gjitha parametrat tregojnë se do shtohet numri i infeksioneve dhe me këtë rast do kemi dhe një ngarkesë tek punëtorët shëndetësorë të sistemit shëndetësor. Por një statistikë e tmerrshme tregon se punëtorët shëndetësorë janë 4 deri 5 më shumë të atakuar sesa popullata tjetër. Dhe si pasojë e kësaj, nëse kjo do ndodh, ne e kemi paralajmëruar secilën parti politike se nëse do ndodh shtimi i rasteve si pasojë e tyre atëherë normalisht do përpilojmë edhe padi kundër këtyre partive sepse me të vërtet është tepruar këta nuk po kuptojnë“, tha Syla.

Në vendin tonë tashmë janë detektuar 3 rastet e para me variantin e ri britanik, por Syla thotë se ardhja e mërgatës për të votuar nesër më 14 shkurt, do e rris rrezikun për më shumë të infektuar me këtë variant. Ai tha se ky variant është më vdekjeprurës.

“Nuk është problem fort tek ri infeksioni çka është problem tek mutacioni, pra edhe njëherë tek forma e re e virusit të cilin ne për fat të keq nuk mund ta identifikojmë në Kosovë dhe kjo është më e rrezikshmja duke e parë që po bëhen apele që të vijnë edhe nga jashtë për votime ne nuk dimë se çka do na vijë, dhe kjo është më e rrezikshmja. Mundësitë dhe kapacitetet e detektimit të virusit të ri nuk i kemi , ndërsa mundësia e këtij virusi i cili është më vulgar dhe më vdekjeprurës. Konsideroj se partitë politike janë totalisht joserioze dhe thjesht janë duke e dërguar popullatën drejtë infeksionit, mos dashtë Zoti edhe drejt vdekjes”, theksoi ai.

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla paralajmëron një valë tjetër të infektimeve me COVID-19 edhe gjatë muajve mars dhe prill. E për përballim të këtyre rasteve thotë se nuk kanë kapacitete spitalore.

“Rezultat e para të këtyre grumbullimeve mund të shihen mes dy apo tri javëve eventualisht, nuk jam ekspert i fushës, por si mjek e di këtë. Pas dy-tri jave do e shohim se me të vërtet a kemi të bëjmë me shtim të numrit. Nuk është e vërtetë që nuk ka shtim të numrit, numri ka filluar të shtohet në mënyrë të ndjeshme, nuk është ai numri i cili me të vërtetë nuk do ishte deshtë me qenë. Ndoshta marsi dhe prilli mund të na zënë me një rritje të numrit. E di se disa menaxherë (të institucioneve shëndetësore) për shkak të lajkave ndaj politikës thonë se kemi kapacitete të mjaftueshme, por unë po iu them se nuk kemi kapacitete”, deklaroi Syla.

Totalisht jo serioze e ka konsideruar edhe qasjen e institucioneve për sigurim të vaksinës anit-COVID.

“Edhe këtu kemi një qasje totale joserioze e gjithë faktorëve politikë, sepse kjo çështje është dashur të mendohet që kur ka filluar pandemia, të përgatitemi sepse është ditur se dikur do të dalë vaksina. Por neve kemi mbetur shteti i fundit në rajon. Kjo e COVAX është për të varfrit, çka do mbetet në Evropë do na jepet neve, dhe nëse bazohet në atë që mund të merren 100-200 mijë vaksina të cilat nuk do mjaftojnë për ne dhe kjo është e dhimbshme. Ndërsa, sa kanë siguruar kjo mbetet për të dëshiruar, unë nuk kam parë ende një kontratë të cilën e kishte do na sigurojë se vaksinat do merren deri në fund të verës”, theksoi ai.

Vetëm në 24 orëshin e fundit në vendin tonë janë regjistruar edhe 372 infektime të reja me koronavirus. Ndërsa, si pasojë e infektimit kanë vdekur 6 qytetarë.

Kështu do të duket NEWBORN këtë vit

0

Monumenti NEWBORN, ka filluar të ndryshojë pamje pak ditë para 17 shkurtit, ditës së pavarësisë së Kosovës.

Monumenti NEWBORN u zbulua 13 vjet më parë dhe u bë simbol i shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Gjatë vitit të kaluar, kur Kosova shënoi 12-vjetorin e pavarësisë së saj, ky monument iu kushtua të mbijetuarve të abuzimit seksual.

Ndërsa, këtë vit do të ketë pamje të uniformës së ushtrisë, të krijuar nga duart e vetë qytetarëve, të cilëve iu mundësohet të ngjyrosin shuplaken dhe t’i vendosin në monument, si shenjë respekti, dashurie, dhe përkrahje për luftën tonë.

Monumenti ishte për vite i ngjyrosur në të verdhë, ngjyrë e cila përfaqësonte flamujt e Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Përmes këtij monumenti, çdo vit jepen mesazhe të ndryshme.

E PRUMË PAQEN BASHKË 🖐️

Në një kohë kur po na cenohet dinjiteti dhe lufta e pastër si asnjëherë më parë, është momenti…

Posted by Newborn Monument on Saturday, 13 Shkurt 2021

 

Aksident me fatalitet në Suedi, vdes mërgimtari nga Kosova!

0

Vatan Rama, një 22-vjeçar nga Botusha e Koshares ka vdekur si pasojë e një aksidenti tragjik në Suedi.

Vatani ishte i vetmi djalë në familjen Rama, kështu ka bërë të ditur një familjar i tij, përmes një postimi në Facebook.

“Miq shoke dhe dashamirë ju njoftoj për Nipin ton VATAN RAMA,Tragjikishte humbi jetën ne një aksident trafiku ne Suedi,e lus Allahun të jesh banor i xhehnetit nipi jonë ishe I vetmi djale ne familje i HASTRETIT, na e kpute shpitin daje”, ka shkruar një familjar i tij.

Mediat suedeze kanë treguar se makina e të riut ishte përplasur më një kamion.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:00 në një autostradë të Suedisë. Policia ka treguar se ishin dashur plotë katër orë për t’u marrë me gjithë ngjarjen.“Përplasja ndodhi në një drejtim të jugut në Lagan. Makina ngeci në pjesën e pasme të kamionit dhe u desh që policia dhe shërbimi i shpëtimit të punonin deri në orën 23:00 që të përfundonin punën e tyre në zonë”, thuhet në një media suedeze.

Policia ka dhënë edhe disa detaje që dyshohet se kanë çuar deri tek aksidenti. Sipas tyre, i riu nuk e kishte kuptuar me kohë që kamioni që ndodhej para tij kishte frenuar, dhe kështu ishte përplasur.

Christer Fuxborg zëdhënës i Policisë suedeze në atë rajon ka treguar se tashmë kanë filluar edhe hetimet, për të mësuar shkaqet e aksidentit. Është marrë edhe makina e viktimës për të hetuar nëse ka pasur ndonjë problem teknik.

Miq shoke dhe dashamirë ju njoftoj për Nipin ton VATAN RAMA,Tragjikishte humbi jetën ne një aksident trafiku ne Suedi,e…

Posted by Fadil Qestaj on Saturday, 13 Shkurt 2021

 

Prizrenasi që mashtroi me viza, dënohet më një vit burg dhe 800 euro gjobë

0

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur fajtor të akuzuarin A.P. për shkak të mashtrimit me viza.

I njëjti është dënuar me një vit burg dhe 800 euro gjobë.

A.P., me datë 23 mars 2019, në Prizren, pas marrëveshjeve paraprake mes vete rreth një vize dyditore për në Republikën e Danimarkës, merr të holla nga i dëmtuari L.A., me arsyetimin se i duheshin për të paguar sigurimin për vite në Ambasadën e Danimarkës në Shkup.

Nga ajo ditë, A.P., largohet duke mos iu përgjigjur në numrin e telefonit, me të cilin numër kishte kontaktuar deri në atë kohë me të dëmtuarin, me ç ‘rast të dëmtuarit i shkakton dëm material në vlerë prej 280 euro.

Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Për të akuzuarin A.P., Gjykata kishte lëshuar urdhërarrest që nga data 10 nëntor 2020, dhe pas sjelljes nga ana e Policisë së Kosovës, në shqyrtimin fillestar i akuzuari A.P., ka pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohej.

DnV-ja: Fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit u zhvillua në atmosferë të qetë

0

Demokracia në Veprim, ka vlerësuar se fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit është zhvilluar në atmosferë të qetë

Në konferencën për medie të mbajtur të shtunën, Vetom Mujaj nga DnV-ja ka përmendur mos respektimin e masave anti-Covid nga subjektet politike.

Ai po ashtu ka thënë se takimet e partive dhe kandidatëve për deputetë s’janë lajmëruar në Komisionet Komunale.

Sipas tij, programet e partive politike s’kanë dalluar nga ato të kaluarat. Ai përmendi edhe përfaqësimin e ulët të grave në emisione televizive.

“Ne kemi përcjellë pjesën kryesore të fushatës dhe mendojmë që ka qenë atmosferë e qetë me një numër të konsiderueshëm të aktiviteteve dhe jo të gjitha kane qenë të lajmëruara në institucione”.

” Mosrespektimi i masave ka qenë evident. Ndonëse shumë organizime kanë ndryshuar formën e tyre, premtimet kanë qenë vazhdimësi e trendeve të mëhershme. Programet politike u publikuan me shumë vonesë, ndërsa pjesëmarrja e grave në aktivitete ka qenë më e ulët se 30 për qind. Pjesëmarrja e grave ka qenë e ulët edhe në media, partitë nuk kanë ofruar përfaqësim të barabartë. Për 10 ditë kemi monitoruar 9 kanale televizive, në spote reklamuese, kronikat zgjedhore, lajmet. Kemi provuar me i përcjellë edhe portalet”, tha ai.

Mujaj në emër të DnV-së, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje, ndërsa partive politike për maturi. Ai tha se DnV-ja ka 498 vëzhgues ndërsa do të jenë të vendosur 100 ekipe mobile.

“Ne si DNV u bëjmë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje, të shprehin mendimin e tyre lirshëm dhe pa frikë. Kemi 498 vëzhgues që janë gati, kemi të angazhuar edhe 100 ekipe mobile. Sivjet do te fokusohemi në numrin paralel të votave, ndryshe nga praktikat e kaluara. Secila votë ka vlerën e saj prandaj duhet të kujdesemi që të votojmë saktë. Nesër të mos rrimë në shtëpi, të vendosim maskat dhe të votojmë. DnV u bën thirrje partive të tregojnë maturi për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Mujaj.

Lidhur me mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore në komunat serbe foli Dusan Radakovic nga DnV, i cili tha se fushata u zhvillua në mënyrë paqësore, pa ndonjë incident. Sipas tij, Komisionet Komunale të Zgjedhjeve zbatuan aktivitetet e tyre në përputhje me ligjin, procedurat e përshkruara dhe në përputhje me masat epidemiologjike.

Subjektet politike në këto komuna nuk kanë mbajtur pothuajse asnjë mbledhje madhore me mbi 50 persona. Tubimet ishin në përputhje me masat e përshkruara epidemiologjike dhe u raportuan në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve 24 orë më parë.

Radakovic shtoi se, aktivitetet e fushatës zgjedhore kanë qenë në minimum dhe fushata u zhvillua kryesisht në rrjetet sociale me intensitet të ulët. Kjo nuk ishte vetëm pasojë e pandemisë, por edhe pasojë e një lloj ngopjeje të qytetarëve me proceset zgjedhore dhe aktivitetet e subjekteve politike.

Sulmon fizikisht nënën dhe vëllain, arrestohet prizrenasi

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në qytetin e Prizrenit pasi që i njëjti nën ndikimin e alkoolit ka sulmur fizikisht nënën dhe vëllain e tij, raporton PrizrenPress.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prizren 12.02.2021-22:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti (nën ndikim të alkoolit) e ka sulmuar fizikisht nënën dhe vëllain e tij. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Para false në Prizren, konfiskohet kartmonedha 100 euro

0

Një punëtor i një banke në Prizren ka raportuar në polici se një person ka deponuar një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Policia ka njoftuar se kartëmonedha është konfiskuar.

“Rr. Suzi Qelibi, Prizren 12.02.2021-10:30. Ankuesi mashkull kosovar punëtor i një banke ka raportuar se nga një klient është deponuar një kartëmonedhë prej 100€ dhe e njëjta ka rezultuar e dyshuar për falsifikim. Kartëmonedha është konfiskuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort