Home Blog Page 5034

Dalin detaje të reja nga vrasja e 23 vjeçarit mbrëmë në Mitrovicë

0

M.K është 23-vjeçari nga Mitrovica që u qëllua për vdekje mbrëmë në vendin e tij të punës.“Jepi zë” raporton se 23 vjeçari u bë aksidentalisht viktimë pasi caku ishte diku tjetër.Siç raportohet, dyshohet se dorasi kishte në shënjestër pronarin e një picerie, por plumbi goditi 23-vjeçarin.

Në përleshjen me armë që ndodhi në rrugën “Bislim Bajgora”, u plagosën edhe dy persona të tjerë. Ata janë duke u trajtuar në QKUK.
Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti nga Policia e Kosovës.Zahiti ka thënë se rreth orës 22:20, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë.

“Rreth orës 22:20, policia ka marrë informacion për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Bislim Bajgora’ në Mitrovicë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit janë plagosur tre persona, si pasojë njëri nga te plagosurit i moshës 23 vjeçare ka vdekur, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim te mëtejmë mjekësor”.

KQZ shpërndan materialin e ndjeshëm zgjedhor

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë sot shpërndarjen e materialit të ndjeshëm zgjedhor për zgjedhjet e së parakohshme parlamentare që pritet të mbahen nesër.Materiali i ndjeshëm zgjedhor ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet e që aktualisht janë në depon qendrore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në bazë të planit operacional shpërndahen nga kjo depo për në depot e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në të 38 komunat e Kosovës.

Ndërkaq të dielën në mëngjes në orët e hershme materiali zgjedhor shpërndahet nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në të gjitha qendrat e votimit në secilën prej komunave përkatëse.

Sa i përket fletëvotimeve, edhe këtë vit si në çdo proces zgjedhor janë shtypur më pak fletëvotime sesa numri i përgjithshëm i votuesve, por sipas KQZ, kjo nuk do ta kufizojë askënd për të mos e ushtruar të drejtën e votës.Fletëvotimet janë shtypur në Slloveni. Bazuar në listën përfundimtare të votuesve me të drejtë vote janë 1 milion 794 mijë e 862 votues, por pavarësisht kësaj, KQZ ka shtypur më pak fletëvotime sesa numri i përgjithshëm i votuesve, janë gjithsej 1 milion e 617 mijë e 200 fletëvotime që janë shtypur përfshirë edhe ato rezervë. Rrjedhimisht janë 117 mijë e 662 fletëvotime më pak sesa numri i përgjithshëm i votuesve.

Sot heshtje zgjedhore në Kosovë

0

Sot në Kosovë zyrtarisht është heshtje zgjedhore pas fushatës 10 ditore të subjekteve politike, raporton Gazeta Blic.Nesër qytetarët e Kosovës do t’iu drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.Fushata nisi që nga 2 shkurti, ku kandidatët për kryeministër dhe ata për deputetë kanë shpalosur para qytetarëve premtimet dhe planet e tyre gjatë mandatit të ri.

Në këto zgjedhje, sipas KQZ-së, kanë të drejtë vote 1,794,862 qytetarë. Numri i Qendrave të Votimit në të gjithë vendin është 888 me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.Nesër, nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 19:00, qytetarët e Kosovës me të drejtë vote kanë mundësi të votojnë për parti të ndryshme politike.Ndërkaq, që nga mbrëmë është përmbyllur periudha e votimit përmes postës për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka pranuar 38 mijë e 339 pako nga diaspora.

Ftohtë e me borë, ky është moti për sot dhe nesër

0

Prizreni Weather ka publikuar motin për sot, nesër dhe ditët në vazhdim.Sipas parashikimit, sot do të jetë shumë ftoftë në Kosovë.Gjithashtu janë paraparë edhe reshje bore.

Mot i ftohtë do të mbajë edhe të dielën në vend, derisa, paradite do të ketë reshje të borës.13.02 – Shumë ftohtë, me erë.

Kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje bore, vende-vende edhe me intensitet mesatar.14.02 – Shumë ftohtë, me erë, kryesisht vranët. Reshjet e borës vazhdojnë edhe paradite. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë.
15.02 – Shumë ftohtë, me erë. Paradite kryesisht me vransira dhe mundësi për ndonjë rrebesh bore.16.02 – Shumë ftohtë, me vransira e intervale me diell, pasdite edhe me erë. Paradite, kohëpaskohe mund të priten edhe rrebeshe të dobëta bore.17.02 – Kryesisht me diell, por mbetet ftohtë.

Në mbrëmje vransirat do të shtohen.Temperaturat minimale në fundjavë zbresin edhe deri në -11C, e më pas me një tendencë të rritjes. Maksimalet zbresin deri në -5C e më pas gradualisht në rritje deri kur ditën e mërkurë rriten edhe në +3C.

Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga veriu-verilindja 3-13m/s, e me hove edhe deri në 16m/s ditën e diel.Shtypja atmosferike me tendencë të rritje shumë lartë mbi vlera normale.

Kurti: Në ditët apo javët e para të qeverisë do ta vendosim reciprocitetin ndaj Serbisë

0

Kryetari i VV-së, Albin Kurti ka thënë sonte se me të ardhur partia e tij në pushtet, do ta vendos reciprocitetin ndaj Serbisë.

Madje ai tha se këtë do ta bëj qysh në ditët e para.

“Është çështje ditësh apo javësh, kurrsesi muajsh, do të jetë ndër gjërat e para që do të bëjmë”, tha Kurti.

Ai shtoi se nuk është diçka sipas tij e jashtëzakonshme që të vendoset reciprociteti, mirëpo se kështu është konsideruar pasi që qeveria Hoti ndër veprimet e para që kishte marrë ishte heqja e tij.

Haradinaj: Na ka humbur durimi për 20 vjet, nuk mbesim më të bllokuar nga Serbia

0

Kandidati për president nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në emisionin Argument Plus, teksa ka folur rreth programit qeverisës ku tregoi edhe fokusin e partisë së tij, tha se ajo çfarë kanë bërë ata, është se kanë punuar bazuar në gjendjen reale dhe mbi atë bazë edhe ka ardh deri të programi i detajuar që është mirëpritur si i tillë.

Haradinaj tha se ndonëse kanë synim postin e presidentit, edhe në atë rast, AAK-ja, do të përkrah edhe idetë e partnerëve potencialë.

Duke folur për arsyen pse zgjodhi të kandidonte për president dhe jo kryeministër, Haradinaj tha se ka pasur nderin që dy herë ta udhëheq vendin si kryeministër.

“Për këtë arsye kemi shkuar në garën për president dhe gatishmërinë për ta përkrahu qeverinë. Kjo nuk na bën më të dobtë por na jep mundësinë ta përkrahim qeverinë në shumë çështje”, u shpreh ai.

Ndër tjera, Haradinaj tha se kërkon votën e qytetarëve për pozitën e presidentit pasi siç sqaroi ai, është shumë me rëndësi se kush është president, sepse sipas tij, presidenti është drejtues i shtetit.

Haradinaj po ashtu tha se e kanë menduar planin pesë vjeçar dhe projeksionet për këto pesë vjet.

“Mbi 20 vjet ne po punojmë që të anëtarësohemi në OKB dhe NATO. Pas 20 vjete ne as në derë nuk jemi madje as liberalizim nuk kemi. Përgjatë këtyre viteve ne e kemi humbur një brez jetë dhe shumë të rinj e kanë lëshuar Kosovën dhe ka ndodhur shumëçka. Unë nuk jam i gatshëm ta udhëheqë vendin në pritje edhe për 20 vjet nëse mbesim ende të bllokuar, prandaj shkojmë në opsionin e unionit me Shqipërinë. Kjo është mjaft reale dhe gjasat janë që të ndodh”, tha Haradinaj.

Kurti për shamitë e kuqe: Fjongo të dashurisë

0

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosja, Albin Kurti, ka folur për shamitë e kuqe që janë vendosur nëpër sheshet e qyteteve të Kosovës.

Për akuzat se ato simbolizojnë komunizmin apo kthimin e tij, Kurti tha se s’ka të bëjë aspak me të.

“Fjongo të kuqe që i kanë vendosur simpatizantët tonë dhe s’kanë të bëjnë me ato akuza që na bëhen neve. Të dielën e 14 shkurtit është dita e Shën Valentin, e zemrave dhe dashurisë, s’di çfarë problemi mund të kenë me të”.

Ndërkaq, për sloganin “Krejt dhe drejt” dhe gjithashtu akuzat se po e do krejt pushtetin, Kurti mohoi prapë se kjo është domethënia.

“S’ka të bëjë asgjë me ato imagjinata. Kur themi “krejt” mendojmë për qytetarët e Republikës. E kemi bërë koalicion parazgjedhor dhe e kemi shndërruar në referendum. Prandaj, në referendum duhet të dalin krejt në zgjedhje. Pra, s’ka të bëjë me pushtetin, por me qytetarët që të dalin krejt në votime”.

Ndërsa, për “Drejt” Kurti ka thënë se është fjala për drejtësinë si një ndër synimet kryesore të pushtetit të tij.

Ismaili: Vota e Thacit dhe Veselit kanë ardhur në Kosovë

0

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kreu i PDK-së Kadri Veseli, kanë dhënë votën e tyre për zgjedhjet e së dielës. Përmes postës, nga Haga, votat e tyre tashmë gjenden në Kosovë. Kështu ka deklaruar sekretari i PDK-së, Uran Ismaili.

“Më lejoni që të ju konfirmoj që vota e Thaçit dhe Veselit kanë ardhur në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Ismaili u shpreh se ky vit me qeverisjen e PDK-së, do të jetë vit i rimëkëmbjes ekonomike.

Ismaili në fjalën e tij në këtë tubim ka folur edhe për arrestimin e ish-presidentit Hashim Thaci si dhe ish-kreut të PDK-së, Kadri Veselit. Tha se historia e Kosovës sot po sulmohet padrejtësisht.

“Historia e Kosovës sot po sulmohet. UÇK sot po sulmohet, PDK sot po sulmohet, Kosova po sulmohet. Ne jemi ngiritur në këmbë sot për të thënë se PDK sot duhet të jetë me e organizuar dhe më e unifikuar se kurrë. Ka para vetës zgjedhje historike, në mungese të figurave historike. Sot Thaçin e e Veselin nuk i kemi këtu. Por aty do të mbeten me ne”, tha Ismaili.

KQZ pranon mbi 38 mijë pako me fletëvotime nga jashtë

0

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka thënë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit.

“Deri më tani numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 38 mijë e 339 pako”, ka thënë Elezi.

Ai ka theksuar se pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen e policisë si dhe vëzhguesve të subjekteve politike dhe organizatave jo-qeveritare të akredituara.

Zyrtarë të KQZ-së kanë bërë të ditur javë më parë se 103,582 personave jashtë Kosovës u është mundësuar shfrytëzimi i kësaj të drejte, derisa rreth 27,000 aplikuesve të tjerë nuk u janë pranuar aplikacionet.

Votimi përmes postës për zgjedhjet në Kosovë ka nisur më 2 shkurt.

Shumë qytetarë janë ankuar se pavarësisht pse kanë dërguar dokumentet e kërkuara gjatë aplikimit, nuk kanë gjetur emrat e tyre në listat përfundimtare të KQZ-së.

Ditëve në fundit është vërejtur një rritje e numrit të qytetarëve të nisur drejt Kosovës.

Qoftë përmes transportit ajror, apo atij rrugor, ata kanë thënë se një nga arsyet e vizitës është edhe pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës.

Çdo person që e fotografon votën, arrestohet!

0

Të dielën do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Koordinatorja nacionale e Prokurorisë për zgjedhjet, Laura Pula ka treguar se çka do të ndodhë me personat që e fotografojnë votën.

“Çdo person qe fotografon votën në Qendrën e Votimit do të arrestohet menjëherë”, u shprehë ajo në konferencë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort