Home Blog Page 5033

Haradinaj: Na ka humbur durimi për 20 vjet, nuk mbesim më të bllokuar nga Serbia

0

Kandidati për president nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në emisionin Argument Plus, teksa ka folur rreth programit qeverisës ku tregoi edhe fokusin e partisë së tij, tha se ajo çfarë kanë bërë ata, është se kanë punuar bazuar në gjendjen reale dhe mbi atë bazë edhe ka ardh deri të programi i detajuar që është mirëpritur si i tillë.

Haradinaj tha se ndonëse kanë synim postin e presidentit, edhe në atë rast, AAK-ja, do të përkrah edhe idetë e partnerëve potencialë.

Duke folur për arsyen pse zgjodhi të kandidonte për president dhe jo kryeministër, Haradinaj tha se ka pasur nderin që dy herë ta udhëheq vendin si kryeministër.

“Për këtë arsye kemi shkuar në garën për president dhe gatishmërinë për ta përkrahu qeverinë. Kjo nuk na bën më të dobtë por na jep mundësinë ta përkrahim qeverinë në shumë çështje”, u shpreh ai.

Ndër tjera, Haradinaj tha se kërkon votën e qytetarëve për pozitën e presidentit pasi siç sqaroi ai, është shumë me rëndësi se kush është president, sepse sipas tij, presidenti është drejtues i shtetit.

Haradinaj po ashtu tha se e kanë menduar planin pesë vjeçar dhe projeksionet për këto pesë vjet.

“Mbi 20 vjet ne po punojmë që të anëtarësohemi në OKB dhe NATO. Pas 20 vjete ne as në derë nuk jemi madje as liberalizim nuk kemi. Përgjatë këtyre viteve ne e kemi humbur një brez jetë dhe shumë të rinj e kanë lëshuar Kosovën dhe ka ndodhur shumëçka. Unë nuk jam i gatshëm ta udhëheqë vendin në pritje edhe për 20 vjet nëse mbesim ende të bllokuar, prandaj shkojmë në opsionin e unionit me Shqipërinë. Kjo është mjaft reale dhe gjasat janë që të ndodh”, tha Haradinaj.

Kurti për shamitë e kuqe: Fjongo të dashurisë

0

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosja, Albin Kurti, ka folur për shamitë e kuqe që janë vendosur nëpër sheshet e qyteteve të Kosovës.

Për akuzat se ato simbolizojnë komunizmin apo kthimin e tij, Kurti tha se s’ka të bëjë aspak me të.

“Fjongo të kuqe që i kanë vendosur simpatizantët tonë dhe s’kanë të bëjnë me ato akuza që na bëhen neve. Të dielën e 14 shkurtit është dita e Shën Valentin, e zemrave dhe dashurisë, s’di çfarë problemi mund të kenë me të”.

Ndërkaq, për sloganin “Krejt dhe drejt” dhe gjithashtu akuzat se po e do krejt pushtetin, Kurti mohoi prapë se kjo është domethënia.

“S’ka të bëjë asgjë me ato imagjinata. Kur themi “krejt” mendojmë për qytetarët e Republikës. E kemi bërë koalicion parazgjedhor dhe e kemi shndërruar në referendum. Prandaj, në referendum duhet të dalin krejt në zgjedhje. Pra, s’ka të bëjë me pushtetin, por me qytetarët që të dalin krejt në votime”.

Ndërsa, për “Drejt” Kurti ka thënë se është fjala për drejtësinë si një ndër synimet kryesore të pushtetit të tij.

Ismaili: Vota e Thacit dhe Veselit kanë ardhur në Kosovë

0

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kreu i PDK-së Kadri Veseli, kanë dhënë votën e tyre për zgjedhjet e së dielës. Përmes postës, nga Haga, votat e tyre tashmë gjenden në Kosovë. Kështu ka deklaruar sekretari i PDK-së, Uran Ismaili.

“Më lejoni që të ju konfirmoj që vota e Thaçit dhe Veselit kanë ardhur në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Ismaili u shpreh se ky vit me qeverisjen e PDK-së, do të jetë vit i rimëkëmbjes ekonomike.

Ismaili në fjalën e tij në këtë tubim ka folur edhe për arrestimin e ish-presidentit Hashim Thaci si dhe ish-kreut të PDK-së, Kadri Veselit. Tha se historia e Kosovës sot po sulmohet padrejtësisht.

“Historia e Kosovës sot po sulmohet. UÇK sot po sulmohet, PDK sot po sulmohet, Kosova po sulmohet. Ne jemi ngiritur në këmbë sot për të thënë se PDK sot duhet të jetë me e organizuar dhe më e unifikuar se kurrë. Ka para vetës zgjedhje historike, në mungese të figurave historike. Sot Thaçin e e Veselin nuk i kemi këtu. Por aty do të mbeten me ne”, tha Ismaili.

KQZ pranon mbi 38 mijë pako me fletëvotime nga jashtë

0

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka thënë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit.

“Deri më tani numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 38 mijë e 339 pako”, ka thënë Elezi.

Ai ka theksuar se pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen e policisë si dhe vëzhguesve të subjekteve politike dhe organizatave jo-qeveritare të akredituara.

Zyrtarë të KQZ-së kanë bërë të ditur javë më parë se 103,582 personave jashtë Kosovës u është mundësuar shfrytëzimi i kësaj të drejte, derisa rreth 27,000 aplikuesve të tjerë nuk u janë pranuar aplikacionet.

Votimi përmes postës për zgjedhjet në Kosovë ka nisur më 2 shkurt.

Shumë qytetarë janë ankuar se pavarësisht pse kanë dërguar dokumentet e kërkuara gjatë aplikimit, nuk kanë gjetur emrat e tyre në listat përfundimtare të KQZ-së.

Ditëve në fundit është vërejtur një rritje e numrit të qytetarëve të nisur drejt Kosovës.

Qoftë përmes transportit ajror, apo atij rrugor, ata kanë thënë se një nga arsyet e vizitës është edhe pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës.

Çdo person që e fotografon votën, arrestohet!

0

Të dielën do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Koordinatorja nacionale e Prokurorisë për zgjedhjet, Laura Pula ka treguar se çka do të ndodhë me personat që e fotografojnë votën.

“Çdo person qe fotografon votën në Qendrën e Votimit do të arrestohet menjëherë”, u shprehë ajo në konferencë.

Vjosa Osmani së bashku me Kurtin lëshojnë 127 fanarë në qiell: Janë për fitoren e koalicionit

0

Numri dy në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se sonte janë ndezur 127 fanarë ndriçues mbi qiellin e Prishtinës.

Në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se fanarët në fjalë janë ndezur për fitoren e koalicionit “Krejt dhe Drejt” me numrin 127.

127 fanarë ndriçues sonte mbi qiellin e Prishtinës për fitoren e koalicionit #KrejtdheDrejt me numrin 127!

Vendi ynë ka nevojë për dritë!

Posted by Vjosa R. Osmani on E premte, 12 Shkurt 2021

 

Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës për zgjedhje, për 3 ditë janë planifikuar 81 fluturime

0

Dalja në zgjedhje është një nga arsyet për të cilën bashkatdhetarë të shumtë ia kanë mësyrë Kosovës këtë të premte.

Xhafer Shkodra është njëri nga ta. Ai thotë se mospranimi i aplikimit për votim me postë ka bërë që të vijë në Kosovë.

“Atje e kam bërë kërkesën për të votuar, kam aplikuar, katër gjithsej, vetëm për tre persona e kanë pranu, mua jo dhe jam detyruar të vij në Kosovë të votoj”, ka thënë ai.

Për vetëm tri ditë e për të votuar në Kosovë këtë të premte kanë ardhur edhe Hamide Daka e bashkatdhetarë të tjerë.

“Kam ardhur veç me votu edhe me e bë një ndryshim se boll më”, ka thënë ajo.

Ngjashëm thonë edhe shumë qytetarë të tjerë.

Megjithëse i lehtësoi masat një ditë më parë, Qeveria e Kosovës nuk i zbuti ato për qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës.

Sipas vendimit të marrë të enjten, “qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit”, në të kundërtën duhet të vetizolohen për 7 ditë.

Ky veprim i Qeverisë nuk i ka pëlqyer mërgimtarëve.

Vendimin e tij e ka arsyetuar Ministri në detyrë i Shëndetësisë.

Nga Aeroporti i Prishtinës kanë bërë të ditur se ka rritje të numrit të fluturimeve, derisa Gjermania e Zvicra prijnë listën e tyre.

“Nëse krahasojmë vikendin që po lëmë pas me vikendin që po presim atëherë kemi një rritje të fluturimeve prej 10 nga to. Sot 16 fluturime, të shtunën 35 fluturime e diela me 30 e kështu me radhë”, ka thënë Bujar Gashi, zëdhënës për media në Aeroportin e Prishtinës.

Në anën tjetër, sipas Policisë së Kosovës, brenda 24 orëve në Kosovë kanë hyrë 6 mijë e 723 vetura, 172 autobusë e gjithsej 16 mijë e 800 persona.

Lidhur me ecurinë e votimit të personave që vijnë nga jashtë dhe me respektimin e masës për vetizolim, KOHA ka provuar të marrë një përgjigje nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Por një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur këtë të premte.

Hoti: S’guxojmë të ekspertimentojmë me Kosovën, shteti është shtet

0

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përmbyllur fushatën elektorale në Prishtinë duke kërkuar votën për 110 kandidatët e listës së saj.

Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Avdullah Hoti, në fjalimin e tij ka thënë se është i gatshëm ta merr përgjegjësinë për shtetin, sikurse ka bërë LDK-ja në dekadat e kaluara, njofton Klan Kosova.

“Ne e hapëm këtë fushatë me sloganin “Shteti. Shtet.”. E bëmë këtë për t’iu rikujtuar të gjithëve se lirinë dhe demokracinë, që e gëzojmë sot, sado e brishtë, nuk guxojmë ta marrim si të mirëqenë. E vendosëm këtë slogan sepse nuk guxojmë të eksperimentojmë mbi sakrificën shekullore, rezistencën paqësore dhe ushtarake, dhe mbi amanetin e të rënëve për liri e pavarësi”.

“E bëmë këtë për të qartësuar para atyre që nxjerrin ide që dëmtojnë shtetin, se Republika e Kosovës është e përjetshme. Se Republika jonë është rezultat i përpjekjeve të brezave të tërë për liri e pavarësi. Sigurisht se në rrugëtimin tonë kemi shumë sfida, të cilat po i tejkalojmë me kokën lartë, me shumë punë e përkushtim, me respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin, sepse vetëm kështu e ndërtojmë kohezionin e nevojshëm shoqëror për të ardhmen evropiane dhe fuqizimin e Republikës – shtetit tonë”.

“Jemi në fillim të rrugës si shtet i pavarur, kemi bërë dhe, padyshim, do të bëjmë gabime në ecje. Por, ta kenë të qartë të gjithë se ne, Lidhja Demokratike e Kosovës, asnjëherë nuk heqim dorë nga ëndrra e të parëve, nga ideali për Kosovën demokratike, për Kosovën evropiane, ku mbizotëron toleranca dhe fjala e lirë, ku vlerësohet puna e përkushtimi ndaj familjes e ndaj shtetit, ku respektohet integriteti dhe dinjiteti i secilit”.

Hoti ka thënë se i respektojnë vendimet e drejtësisë edhe atëherë kur nuk i shkojnë përshtati.

“Sepse shteti ndërtohet duke e respektuar atë, duke punuar për të, duke e vënë interesin e shtetit mbi të gjitha.Ne jemi të përkushtuar për ta bërë më të mirën për shtetin, dhe ju garantoj se do ta bëjmë. Të mos keni asnjë dyshim. E kemi provuar historikisht tash e tri dekada. Por, ne asgjë nuk e marrim si të mirëqenë. Prandaj, asnjëherë nuk jemi ndalur së punuari për shtetin shtet”.

Hoti ka bërë thirrje që nga lista prej 110 kandidatëve, qytetarët të zgjedhin pesë prej tyre, të cilët mund të përfaqësojnë interesat e tyre.

“Vetëm në listën tonë i gjeni kandidatët më të përgatitur për drejtuar shtetin. Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, shëndeti i qytetarëve është primar, prandaj edhe e kemi trajtuar dhe do ta trajtojmë me prioritet menaxhimin e pandemisë”.

“Vetëm ne kemi prezantuar program të plotë në këtë fushatë zgjedhore, program konkret për zhvillim ekonomik përmes fuqizimit të sektorit privat. Ne do të lehtësojmë qasjen në financa, do të forcojmë fondin për garantimin e kredive, do t’i subvencionojmë normat e interesit për bujq dhe do të rrisim grantet për gratë dhe të rinjtë.Do të zvogëlojmë licencat për biznese, do të bëjmë fiskalizimin digjital dhe do të liberalizojmë tregun e energjisë”.

Hoti ka thënë se do të bëjnë ndryshime në sistemin e drejtësisë përmes Vettingut derisa shtoi se për shtatë muaj qeverisje e hoqi nga diskursi fjalën korrupsion.

Hoti përsëriti se e ka kthyer Kosovën në krye të agjendës amerikane për Ballkanin.

“Letra e Presidentit Biden, e rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Republikën e Kosovës, si shtet sovran. Kjo nuk është arrihet me retorikë boshe dhe letra të mbushur me parulla ndaj miqve tanë perëndimor, siç bënin këta”.

“Kjo arrihet me veprime vizionare, me veprime konkrete shtet formuese. Kjo letër hodhi poshtë teoritë, që ishin dhe mbeten teori të marra, se në Shtëpinë e Bardhë po planifikohej copëtimi i Kosovës. Kjo letër ua bëri të qartë të gjithëve, që mohojnë shtetin e Kosovës, brenda dhe jashtë Kosovës, se Republika e Kosovës është e përhershme, ua bëri të qartë të gjithëve se shteti i Kosovës është shtet në kuptimin e plotë të fjalës”.

“Raportet me Bashkimin Evropian dhe vendet anëtare i ngritëm në nivel të lartë, përmes komunikimit direkt me udhëheqësit e vendeve anëtare, me Presidentin Francez Macron, Kancelaren Gjermane Merkel, Kryeministrin e Italisë Conte, Kancelarin Austriak Kurtz, Sekretarin e Selisë së Shenjtë – Kardinalin Parolin, dhe me të gjithë udhëheqësit të Bashkimit Evropian”.

“Ne zbatuam në praktikë politikat për fqinjësi të mirë dhe thellim të bashkëpunimit me të gjitha vendet e rajonit, përmes iniciativave rajonale dhe më gjerë”.

“Kur kundërshtarët tanë propagandonin që nuk do të ndodhte, nga Izraeli u formalizua njohja e shtetit të Kosovës dhe u vendosën marrëdhëniet diplomatike”.

Në fund Hoti tha se me LDK-në në qeverisje, Kosovai ruan miqtë në të dy anët e atlantikut.

“Prandaj, ju ftoj të na jepni besimin e juaj më 14 shkurt. Duke votuar gratë dhe burrat e listës tonë, ju votoni për zërin tuaj të vërtetë, për ata që bashkë me juve ëndërruan, punuan dhe e ndërtuan Kosovën, shtet të pavarur e sovran, shtet demokratik”.

Mijëra kilometra për të votuar

0

Jeton Kabashi nga komuna e Rahovecit, ka shumë vjet që jeton në Zvicër. Ai ka ardhur në Prishtinë të premten dhe do të qëndrojë vetëm pak ditë.

Arsyeja e ardhjes në vendlindje, sipas tij, është që të votojë të dielën, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Arsyeja? Për Kosovën vëlla, për Kosovën. Uroj të përparojmë… Arsyeja, për votimin dhe ta vizitoj vendin”, thotë ai.

Njëjtë si ai kanë ardhur edhe shumë qytetarë të tjerë nga Gjermania, Zvicra e vende të tjera të Evropës.

Paraditen e së premtes ateruan në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, dy aeroplanë të ardhur nga Gjermania dhe Zvicra.

Shumë të tjerë pritet të vijnë edhe në ditët në vijim.

Me maska në fytyrë, shumë prej tyre thonë se kanë ardhur të votojnë në zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt.

Hamdi Hadërgjonaj ka ardhur nga Gjermania për të votuar, njëjtë sikur edhe Fehmi Fetahu që ka udhëtuar nga Zvicra.

“Arsyeja (e ardhjes) për të votuar. Vij nga Berlini. Pres ndryshim, për atë kemi ardhur për të ndryshuar diçka”, tregon Hadërgjonaj.

“Shiko, unë vij gati çdo javë në Kosovë, mirëpo tash ashtu-kështu është edhe biznesi, por janë edhe zgjedhjet të dielën, është shumë me rëndësi me qenë në vendin tënd. Shumë normale është”, thotë Fehmi Fetahu, që viziton Kosovën shumë shpesh.

Alije Mujaj ka ardhur vetëm për t’i vizituar familjarët, pasi ka votuar me postë.

“Kemi ardhur nga Cyrihu. Kam ardhur për pushim vjetor. Kam votuar prej Zvicrës, gjithçka ka qenë në rregull, nuk kam pasur pengesa”, thotë Mujaj.

Bujar Gashi, zyrtar për Informim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, thotë se priten edhe shumë fluturime gjatë fundjavës.

“Nëse e krahasojmë vikendin që lamë pas me vikendin që po presim, atëherë kemi një rritje prej 10 fluturimeve, duke i shtuar këtu edhe dy fluturime të cilat kanë paralajmëruar ardhjen e tyre ndërkohë”, thotë Gashi.

Përveç udhëtimit me aeroplanë, qytetarë të shumtë nga diaspora kanë zgjedhur të vijnë në Kosovë edhe me autobusë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më shumë se 102 mijë votuesnga diaspora janë regjistruar për votim me postë.

Sipas të dhënave zyrtare, mes 700 – 800 mijë kosovarë jetojnë në vendet perëndimore./rel/

Përmbyllet periudha e votimit përmes postës

0

Që nga sot është përmbyllur periudha e votimit përmes postës për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëjnë të ditur se është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit, shkruan Indeksonline.

“Ju konfirmoj se sot përmbyllet periudha e votimit përmes postës dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit”, thuhet në përgjigjen e KQZ-së.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bënë të ditur se, deri më tani numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 38 mijë e 339 pako.

Pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subjekteve politike dhe organizatave jo-qeveritare të akredituara./Indeksonline

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort