Home Blog Page 5031

DnV-ja: Fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit u zhvillua në atmosferë të qetë

0

Demokracia në Veprim, ka vlerësuar se fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit është zhvilluar në atmosferë të qetë

Në konferencën për medie të mbajtur të shtunën, Vetom Mujaj nga DnV-ja ka përmendur mos respektimin e masave anti-Covid nga subjektet politike.

Ai po ashtu ka thënë se takimet e partive dhe kandidatëve për deputetë s’janë lajmëruar në Komisionet Komunale.

Sipas tij, programet e partive politike s’kanë dalluar nga ato të kaluarat. Ai përmendi edhe përfaqësimin e ulët të grave në emisione televizive.

“Ne kemi përcjellë pjesën kryesore të fushatës dhe mendojmë që ka qenë atmosferë e qetë me një numër të konsiderueshëm të aktiviteteve dhe jo të gjitha kane qenë të lajmëruara në institucione”.

” Mosrespektimi i masave ka qenë evident. Ndonëse shumë organizime kanë ndryshuar formën e tyre, premtimet kanë qenë vazhdimësi e trendeve të mëhershme. Programet politike u publikuan me shumë vonesë, ndërsa pjesëmarrja e grave në aktivitete ka qenë më e ulët se 30 për qind. Pjesëmarrja e grave ka qenë e ulët edhe në media, partitë nuk kanë ofruar përfaqësim të barabartë. Për 10 ditë kemi monitoruar 9 kanale televizive, në spote reklamuese, kronikat zgjedhore, lajmet. Kemi provuar me i përcjellë edhe portalet”, tha ai.

Mujaj në emër të DnV-së, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje, ndërsa partive politike për maturi. Ai tha se DnV-ja ka 498 vëzhgues ndërsa do të jenë të vendosur 100 ekipe mobile.

“Ne si DNV u bëjmë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje, të shprehin mendimin e tyre lirshëm dhe pa frikë. Kemi 498 vëzhgues që janë gati, kemi të angazhuar edhe 100 ekipe mobile. Sivjet do te fokusohemi në numrin paralel të votave, ndryshe nga praktikat e kaluara. Secila votë ka vlerën e saj prandaj duhet të kujdesemi që të votojmë saktë. Nesër të mos rrimë në shtëpi, të vendosim maskat dhe të votojmë. DnV u bën thirrje partive të tregojnë maturi për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Mujaj.

Lidhur me mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore në komunat serbe foli Dusan Radakovic nga DnV, i cili tha se fushata u zhvillua në mënyrë paqësore, pa ndonjë incident. Sipas tij, Komisionet Komunale të Zgjedhjeve zbatuan aktivitetet e tyre në përputhje me ligjin, procedurat e përshkruara dhe në përputhje me masat epidemiologjike.

Subjektet politike në këto komuna nuk kanë mbajtur pothuajse asnjë mbledhje madhore me mbi 50 persona. Tubimet ishin në përputhje me masat e përshkruara epidemiologjike dhe u raportuan në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve 24 orë më parë.

Radakovic shtoi se, aktivitetet e fushatës zgjedhore kanë qenë në minimum dhe fushata u zhvillua kryesisht në rrjetet sociale me intensitet të ulët. Kjo nuk ishte vetëm pasojë e pandemisë, por edhe pasojë e një lloj ngopjeje të qytetarëve me proceset zgjedhore dhe aktivitetet e subjekteve politike.

Sulmon fizikisht nënën dhe vëllain, arrestohet prizrenasi

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në qytetin e Prizrenit pasi që i njëjti nën ndikimin e alkoolit ka sulmur fizikisht nënën dhe vëllain e tij, raporton PrizrenPress.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prizren 12.02.2021-22:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti (nën ndikim të alkoolit) e ka sulmuar fizikisht nënën dhe vëllain e tij. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Para false në Prizren, konfiskohet kartmonedha 100 euro

0

Një punëtor i një banke në Prizren ka raportuar në polici se një person ka deponuar një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Policia ka njoftuar se kartëmonedha është konfiskuar.

“Rr. Suzi Qelibi, Prizren 12.02.2021-10:30. Ankuesi mashkull kosovar punëtor i një banke ka raportuar se nga një klient është deponuar një kartëmonedhë prej 100€ dhe e njëjta ka rezultuar e dyshuar për falsifikim. Kartëmonedha është konfiskuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Arrestohen 7 serbë, kapen duke e kaluar ilegalisht kufirin me Kosovën

0

17 persona, prej tyre 7 janë shtetas të Serbisë kanë tentuar ta kalojnë dje kufirin ilegalisht për të hyrë në Kosovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se shumica e të dyshuarve kanë tentuar të hyjnë ilegalisht nga shatin Rogoqicë dhe të gjitha të 5 rastet kanë ndodhur rreth orës 11:30.

“Fsh. Rogoqicë, 12.02.2021 – 11:30. Njësiti policor ka ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumenteve është dyshuar se të njëjtit kanë kaluar kufirin përmes rrugëve ilegale. Katër të dyshuarit meshkuj janë dërguar në Gjykatën Themelore në Kamenicë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Fsh. Rogoqicë, 12.02.2021 – 11:30. Njësiti policor ka ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumenteve është dyshuar se të njëjtit kanë kaluar kufirin përmes rrugëve ilegale. Tre të dyshuarit meshkuj janë dërguar në Gjykatën Themelore në Kamenicë”

“Fsh. Rogoqicë 12.02.2021-11:30. Janë arrestuara tre të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë pasi që të njëjtit me veturën e tyre kanë kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi. Të njëjti me venim të prokurorit janë dërguar në procedurë të shpejt në Gjykatën Themelore Gjilan dega Kamenicë”.

“Fsh. Rogoqicë 12.02.2021-11:30. Janë arrestuara katër të dyshuar dy meshkuj dhe dy femra shtetas-e të Serbisë pasi që të njëjtit me veturën e tyre kanë kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi. Të njëjti me venim të prokurorit janë dërguar në procedurë të shpejt në Gjykatën Themelore Gjilan dega Kamenicë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kurse në fshatin Novocellë janë arrestuar një mashkull dhe dy femra.

“Fsh. Novocellë, Muqivërc 12.02.2021 – 11:05. Njësiti policor ka ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumenteve është dyshuar se të njëjtit kanë kaluar kufirin përmes rrugëve ilegale. Tre të dyshuarit një mashkull dhe dy femra pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Maas: Kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE është marrëveshja gjithëpërfshirëse me Kosovën

0
Bundesjustizminister Heiko Maas (SPD) äußert sich am 26.09.2016 anlässlich einer Konferenz zu Hate Speech und Meinungsfreiheit im Bundesministerium für Justiz und Verbraucherschutz in Berlin zu den Möglichkeiten der Bekämpfung von Hasskriminalität im Internet. Foto: Bernd von Jutrczenka/dpa | Verwendung weltweit

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass, rregullimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë e sheh kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.Ai thotë se do të ishte mirë nëse negociatat do të ishin më dinamike, megjithatë shton se “që nga fundi i vitit të kaluar kemi parë hapa që japin shpresë”.“Marrëdhëniet e pazgjidhura midis Serbisë dhe Kosovës kushtojnë shumë, për të dyja palët. Një situatë e tillë, mbi të gjitha, ngadalëson zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve dhe kështu paraqet frenim për të gjithë rajonin. Për të mirën e njerëzve, do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme të arrijmë një zgjidhje së bashku”, ka thënë Mass për gazetën serbe “Kurir”.
Sipas tij, heshtja që ka mbizotëruar në komunikimin mes Kosovës dhe Serbisë që nga vera e kaluar, është kapërcyer.“Ne mbështesim fuqimisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja me të dërguarin special Miroslav Lajçak. Për fat të mirë, heshtja që ka mbizotëruar në komunikimin midis Serbisë dhe Kosovës që nga vera e kaluar është kapërcyer. Kjo hap mundësinë e mirë që duhet shfrytëzuar për të gjetur një zgjidhje në formën e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse”, tha ai.Hass tha se marrëveshja gjithëpërfshirëse do ta sjellë anëtarësimin në BE të të dyja shteteve, “por më e rëndësishmja – do të kishte rëndësi të madhe për të ardhmen e njerëzve në Serbi dhe Kosovë”, tha diplomati gjerman.

KQZ akrediton 30 mijë vëzhgues për procesin zgjedhor të së dieles

0

Zëdhënësi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se KQZ-ja ka përmbyllur procesin e akreditimit të vëshguesve vendor dhe atyre ndërkombëtar, raporton Gazeta Blic.

Elezi ka thënë se numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është rreth 30 mijë .
Postimi i plotë:
KQZ-ja ka përmbyllur procesin e akreditimit të vëzhguesve vendor dhe ndërkombëtar. Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është rreth 30 mijë vëzhgues.Sipas listës, KQZ-ja ka akredituar: 18 ambasada me 146 vëzhgues; 6 organizata ndërkombëtare dhe institucione me 37 vëzhgues; 1 institucion publik me 43 vëzhgues; 26 organizata jo-qeveritare vendore me 1 mijë e 713 vëzhgues; 23 subjekte politike 26 635 vëzhgues; dhe 63 media vendore dhe ndërkombëtare me 626 vëzhgues.

Bashkimi Evropian beson se Presidenti i Kosovës do të zgjidhet shumë shpejt

0

Shefi i Zyrës së BE dhe Shefat e Misioneve të Shteteve Anëtare të BE-së në Kosovë përmes një deklarate të përbashkët për media thonë se po i ndjekin me vëmendje të madhe përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ata nënvizojmë rëndësinë e zgjedhjeve transparente, të besueshme dhe përfshirëse, duke iu bërë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse të Kosovës që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare, të lirë nga presioni politik dhe t’i respektojnë vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjyqësorit. Inkurajojmë qytetarët e Kosovës që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar duke i respektuar të gjitha masat kundër pandemisë COVID-19.

BE ka dërguar një Mision të Ekspertëve të Zgjedhjeve (EEM) në Kosovë që mbulon të gjithë procesin e përgatitjes së zgjedhjeve, votimit dhe numërimit, duke përfshirë fazën e ankimimit. EEM do ta përgatitë një raport për zgjedhjet duke përfshirë rekomandimet se si të përmirësohet dhe forcohet më tej procesi zgjedhor.

“Për më tepër, ne, diplomatët nga Zyra e BE/PSBE dhe përfaqësimet e Shteteve Anëtare të BE, së bashku me kolegët e tjerë ndërkombëtarë, do ta ndjekim nga afër procesin zgjedhor në ditën e zgjedhjeve duke i vizituar qendrat e votimit. Ne gjithashtu e mirëpresim dhe përkrahim punën e organizatave të shoqërisë civile të Kosovës në vëzhgim të fushatës zgjedhore dhe procesit në ditën e zgjedhjeve”, thuhet në deklaratë.

Deklarata vijon “Ne i qëndrojmë fuqishëm partneritetit tonë të fortë e të qëndrueshëm me Kosovën. Jemi të gatshëm që të angazhohemi me anëtarët e zgjedhur të Kuvendit. Kemi besim se Presidenti do të zgjidhet shpejt nga Kuvendi i ri dhe do të formohet qeveria e re, me kohë, në mënyrë që të promovojë reforma dhe zhvillime të mëtejshme, ta luftojë korrupsionin, ta forcojë sundimin e ligjit dhe ta çojë përpara të ardhmen Evropiane të Kosova, përfshirë vazhdimin e Dialogut të lehtësuar nga BE në mes të Beogradit dhe Prishtinës”.

“Mirëpresim diskutimin lidhur me zbatimin e rekomandimeve të raporteve të njëpasnjëshme të Misioneve të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian me autoritetet e Kosovës pas zgjedhjeve. I ftojmë të gjitha partitë që t’i rroken punës pas zgjedhjeve në mënyrë që t’i zbatojnë ato rekomandime”, përfundon deklarata./Telegrafi/

Ulje e ndjeshme temperaturash edhe në Shqipëri

0

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët në pjesën e parë të ditës. Gjatës pasdites vranësirat do të intensifikohen dhe do të sjellin reshje dëbore, kjo nga temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin tonë.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -9°C në -1°C, në zonat e ulëta nga -1C në 06°C dhe në zonat bregdetare nga 02°C në 08°C.

Era do të fryjë në drejtim verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

KQZ nis shpërndarjen e materialit të ndjeshëm zgjedhor, procesi vëshgohet nga Policia

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e materialit të ndjeshëm zgjedhor që është i nevojshëm për zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen nesër.
Materiali i ndjeshëm zgjedhor ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet janë nisur nga depoja qendrore e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në bazë të planit operacional dhe do të shpërndahen për në depot e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në të 38 komunat e Kosovës.Ndërkaq të dielën në mëngjes në orët e hershme materiali zgjedhor shpërndahet nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në të gjitha qendrat e votimit në secilën prej komunave përkatëse.
I gjithë procesi i shpërndarjes së materialit të ndjeshëm zgjedhor u bë nën përcjelljen e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

BQK: Qeveria e ardhshme fokus duhet ta ketë ekonominë

0

Qeveria e re e cila pritet të formohet pas zgjedhjeve të nesërme duhet të ketë në fokus ekonominë, veçanërisht adresimin e sfidave që i ka Kosova ndër vite, papunësinë, deficitin tregtar dhe sanimin e dëmeve ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19.Këto sugjerime për ekzekutivin e ri i ka adresuar guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti, i cili thotë se sektori bankar ka pasur dhe vazhdon ta ketë rolin e saj në rimëkëmbjen ekonomike.

Guvernatori Mehmeti në një intervistë për KosovaPress ka thënë se BQK pret që për vitin 2021 vendi të ketë një rritje ekonomike prej 4 përqind, gjithnjë nëse situata me pandeminë shkon drejt përmirësimit.
“Sugjerimet tona si Bankë Qendrore, BQK edhe me ligj është këshilltar i qeverisë, janë që qeveria e ardhshme fokus duhet ta ketë ekonominë, me qëllim që të kemi një rritje sa më të madhe ekonomike. Një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe njëkohësisht një rritje e cila përpos që adreson sfidat që i ka pasur ndër vite Kosova, që është papunësia, deficit i lartë tregtar, njëkohësisht i sanon edhe dëmet ekonomike të shkaktuara nga pandemia”, theksoi Mehmeti.Guvernatori i BQK-së beson se nëse vihet nën kontroll pandemia përmes vaksinimit deri në gjashtëmujorin e parë, sivjet pritet të ketë një rikthim të rritjes ekonomike.Mehmeti po ashtu thotë se tkurrja ekonomike prej -7.2 përqind për vitin që lamë pas ka shkaktuar dëme të mëdha në humbjen e mijëra vendeve të punës, në uljen e konsumit, të investimeve dhe mungesës së parasë në treg.

“Shpresëdhënës është fakti që vaksina është zbuluar dhe pritjet janë që të përmbyllet pandemia sa më shpejt që është e mundur. Parashikimet tona janë që në këtë vit të kemi një rritje ekonomike përafërsisht rreth 4 përqind, por gjithmonë varet prej pandemisë. Ne presim që në gjashtëmujorin e parë, gjithnjë sipas rekomandimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë, mirëpo në rast se në gjashtëmujorin e parë mbyllet çështja e pandemisë, me siguri që gjashtëmujori i dytë do të reflektojë me një rritje ekonomike”, thotë Mehmeti.Mehmeti duke treguar për rrjedhën e të hyrave nga diaspora, ka thënë se përkundër pandemisë remitencat kanë vazhduar trendin rritës, sipas tij gjatë vitit 2020 dërgesat ishin rreth 1 miliard euro.

“Masat kufizuese nga Qeveria e Kosovës për të parandaluar përhapjen e pandemisë ka ndikuar që të dobësohet aftësia paguese e të gjithë qytetarëve dhe bizneseve, në të njëjtën kohë kjo ka ndikuar që të kemi edhe rënie të investimeve. Vizita e diasporës në Kosovë paraqet një burim shumë të rëndësishëm për ekonominë e vendit, vetëm shpenzimet jo-rezidente që ne i konsiderojmë që kryesisht realizohen prej bashkatdhetarëve tanë, kemi një rënie diku rreth 52.9 përqind krahasuar me vitin 2019, pra të shpenzimeve jo rezidente të realizuara në Kosovë që kanë arritur në vlerën 589.7 milionë euro. Ndërkaq, një vit më herët ka qenë 1.2 miliard euro.

Kur jemi te lidhja e ekonomisë së Kosovës, shpenzimet ose remitencat kanë vazhduar trendin rritës, përkundër situatës që e ka shkaktuar pandemia edhe në vendet e tjera. Remitencat në Kosovë, në vitin 2020, kanë shënuar 977.3 milionë euro apo me një rritje 14.8 përqind”, thotë Mehmeti.Sa i përket treguesve të tjerë makroekonomik, Mehmeti po ashtu ka thënë se për shkak të pandemisë është afektuar edhe tregtia e jashtme, me një rënie të importit, ndërsa ka rritje të eksportit, e cila ka ndikuar edhe në përmirësimin e deficitit tregtar.

“Eksporti i shërbimeve edhe pse ka shënuar rënie, nëse e marrim si total kemi një eksport për afërsisht rreth 1.2 miliard euro, përfshirë eksportin e mallrave dhe shërbimeve. Në anën tjetër kemi një import diku për afërsisht 3.7 miliardë e që i bie diku një deficit të totalit rreth 1.5 miliard”, thotë ai.Mehmeti tregon se sektori bankar ka qëndrueshmëri të lartë, është likuid, mirë i kapitalizuar. Kreditë jo performuese sipas BQK-së janë në nivel mjaft të ulët, edhe gjatë pandemisë kanë qenë 2.7 përqind.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort