Home Blog Page 5029

Të gjitha rrugët e kalueshme, Abrashi bën apel për vozitje me kujdes

0

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se përkundër rreshjeve të vazhdueshme të borës gjatë ditës të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve.

Në njoftimin e tyre thuhet se kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve në kompetencë të MI-së në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët nga bora dhe duke parandaluar ngricat e mundshme me hedhje të kripës.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka bërë thirrje për të gjithë vozitësit që t’iu përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së makinave me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme në trafikun rrugor.

Ditën e zgjedhjeve, temperatura deri në -11 gradë

0

Të dielën kur Kosova voton do të mbajë mot i vranët dhe herë pas here me reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s. IHMK apelon kujdes të shtuar për ngasësit e veturave për shkak të ngricave si pasojë e temperaturave të ulëta.

Aksident zinxhiror në “Rrugën e Kombit” (FOTO)

0

Reshjet e borës gjatë ditës së sotme kanë vështirësuar qarkullimin nëpër rrugët e Kosovës.

Si pasojë ngricave, janë shkaktuar edhe aksidente trafiku.

Një aksident ka ndodhur edhe në rrugën e Kombit, ku shihet një kamion dhe disa vetura tjera që kanë rrëshqitur dhe janë aksidentuar.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo, por që rrugët ende janë të rrezikshme si pasojë e ngricave që janë bërë pa reshjeve të borës.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme, mbi 22 mijë persona hynë dje nga pikat kufitare në Kosovë

0

Një numër i madh i bashkatdhetarëve janë parë teksa vinë këto ditë në Kosovë për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat do të mbahen nesër në Kosovë.

Ardhje kishe edhe sot në Aeroportin e Prishtinës dhe nga pikat kufitare.

Ndërkohë, vetëm dje në pikat kufitare të Kosovës, në perëndim, lindje dhe veri janë kontrolluar në hyrje 22.325 persona.

Zyrtarët policorë, i kanë thënë KosovaPress-it, se dje gjatë 24 orëve kanë hyrë 7316 vetura të cilat janë kontrolluar. Po ashtu, janë kontrolluar edhe 196 autobusë.

Reshjet e borës shkaktojnë vështirësi në Rrugën e Kombit

0

Reshjet e forta të dëborës kanë përfshirë edhe një pjesë të territorit të Shqipërisë.

Reshjet e forta të dëborës shoqërohen nga era dhe e vështirësojnë lëvizjen në këtë aks rrugor. Shpejtësia maksimale e udhëtimit është rreth 30km/h dhe jo më shumë. Shumë prej makinave e kanë pasur të pamundur dhe janë detyruar të vendosin zinxhirët.

Në të gjithë këtë aks ka nisur puna e borëpastruesve për të larguar borën nga rruga në mënyrë që makinat mund të udhëtojnë normalisht./Top Chanel/

Publikohet agjenda e plotë e KQZ-së për ditën e zgjedhjeve

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar agjendën për ditën e zgjedhjeve, ku përfshihet edhe orari i konferencave.

Siç është bërë e ditur nga KQZ, hapja e qendrave të votimit do të bëhet në orën 08:00 të mëngjesit, kur edhe do të mbahet konferenca e parë.

Konferenca e dytë do të mbahet në orën 11:30.

Konferenca e tretë dhe katërt do të mbahen në ora 15:30, respektivisht 19:30.

Ndërkaq nuk dihet orari i konferencës së pestë kur do të shpallen rezultatet preliminare, ku për mbajtjen e saj KQZ do të njoftojë me kohë.

Më poshtë keni agjendën e plotë të KQZ-së në formë tabelare:

Tërmeti 7.1 ballësh shkund Japoninë

0

Një tërmet prej 7.1 magnitudësh ka goditur Japoninë veriore në orën 23:08, sipas kohës lokale.

Megjithatë, nuk ka kërcënime për cunami.

Tërmeti u ndje edhe në kryeqytetin, Tokio.

Sipas mediave atje, thellësia e epiqendrës së tërmetit ishte 60 kilometra nën sipërfaqen e tokës.

Termi “shiptari” dhe gjuha e urrejtjes në Serbi, Kamberi i shkruan letër BE-së dhe SHBA-së

0

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, bashkë me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, i kanë duruar letër zyrtarëve të Bashkimit Europian, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’iu kërkuar të reagojnë ndaj pushtetit në Serbi, lidhur me qëndrimet në funksion të institucionalizimit dhe legalizimit të gjuhës së urrejtjes dhe raciste ndaj shqiptarëve në përgjithësi, e atyre në Serbi në veçanti.

Kamberi dhe Mustafa thanë se në letër kanë nënvizuar se vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë në Beograd, me të cilin ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vulin u lirua nga akuza e gjuhës së urrejtjes, intolerancës dhe diskriminimit ndaj shqiptarëve, është precedent i rrezikshëm për minoritetet në Serbi dhe në Ballkanin Perëndimor.

“Njoftuam përfaqësuesit ndërkombëtarë se ky vendim i Gjykatës së Lartë i cili nuk e dënon përdorimin e termit joligjor dhe shovinist “šiptar” është po ashtu tregues që gjyqësori në Serbi është nën ndikimin e drejtpërdrejtë të zyrtarëve qeveritarëve, duke mos zbatuar as Ligjin mbi Ndalimin e Diskriminimit Racor dhe Fetar, që sanksionon ”nxitjen e pabarazisë, urrejtjes dhe intolerancës bazuar në përkatësi racore, kombëtare, fetare, seksuale ose tjetër””.

“Në shkresën tonë, shprehëm bindjen tonë se nuk besojmë se Bashkimi Evropian do ta tolerojë një Ministër të Punëve të Brendshëm të një shteti që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, të përdorë publikisht dhe zyrtarisht, terminologji fyese dhe raciste ndaj pjesëtarëve të pakicave kombëtare”.

“Në fund, theksuam vlerësimin tonë, se duke e zyrtarizuar dhe institucionalizuar gjuhën e urrejtjes kundër shqiptarëve dhe minoriteteve, përfaqësuesit më të lartë shtetërorë të Republikës së Serbisë, nuk kontribuojnë pozitivisht në procesin e pajtimit, paqes dhe bashkëjetesës në Ballkanin Perëndimor, e aq më pak në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili po lehtësohet nga Bashkimi Evropian”.

Letra i është dërguar presidentes së BE-së, Ursula Von Der Leyen, përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, të dërguarit special të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, raportuesit të Parlamentit Europian për Serbinë, Vlladimir Bilcik, komisarit të Lartë për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave të OSBE-së në Hagë, Kairat Abdrakhmanov, shefit të misionit OSBE-së në Serbi, Jan Braathu dhe Ambasadorit të SHBA-së në Beograd, Anthony Godfrey.

Çfarë nuk guxojnë të bëjnë partitë në heshtje zgjedhore?

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e 14 shkurtit ka certifikuar 28 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, teksa numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar për deputetë është: 1 mijë e 032.

E dje ishte dita e fundit deri kur partitë politike do të mund të bënin fushatë. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë, Neni 36., 24 orë para hapjes së Qendrave të Votimit ndalohet çdo veprim i subjekte politike që mund të ndikojë tek votuesit.

“1 Njëzetekatër (24) orë para hapjes së Qendrave të Votimit për hedhjen e votës, e deri në mbylljen e tyre, subjekteve politike, mbështetësve ose kandidatëve të tyre u ndalohet secili prej veprimeve si më poshtë: a) shpërndarja ose shfaqja në mënyrë tjetër në ndonjërën nga Qendrat e Votimit, ose 100 metra brenda hapësirës së të njëjtës, e çfarëdo lloj materiali me qëllim ndikimi tek votuesit; b) bërja e fushatës në çfarëdo mënyre”, thuhet në Nenin 36, të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë.

Poashtu në të njëjtin Ligj specifikohet se edhe mediat ndalohet të publikojnë çfarëdo materiali që i takon aktivitetit të fushatës, 24 orë para hapjes së vendvotimeve.

“1 Asnjë person ose medium nuk transmeton ose publikon çfarëdo materiali që i takon aktivitetit të fushatës gjatë periudhës që fillon njëzetekatër (24) orë para hapjes së vendvotimeve deri në mbylljen zyrtare të vendvotimeve. 52.2 Në Kosovë nuk bëhet asnjë publikim ose transmetim i rezultateve të hulumtimit të opinionit publik që ka të bëjë me fushatën e zgjedhjeve, duke përshirë daljen në votime, gjatë periudhës që fillon 24 orë para mbylljes zyrtare të vendvotimeve dhe deri në përmbylljen e procesit zgjedhor”, thuhet tutje në Nenin 52, të po këtij Ligji.

Në ndërkohë sipas Nenit 38., të po këtij Ligji, konsiderohet shkelje administrative dhe e dënueshme me gjobë nga Komisioni i Zgjedhjeve për Ankesa dhe Parashtresa (KZAP).

“38.1 Shkelja e njërit nga këto nene të Kodit të Sjelljes të paraqitur në këtë Kapitull, në rastet kur këto shkelje nuk kanë ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve, konsiderohet shkelje administrative dhe e dënueshme me gjobë sikurse është përcaktuar nga KZAP-i. 38.2 Shuma e gjobës përcaktohet në bazë të nenit 146 të këtij ligji. 38.3 Shkeljet e Kodit të Sjelljes të përcaktuara nga KZAP-i të cilat kanë tentuar të ndikojnë rezultatet e zgjedhjeve paraqesin vepër penale sipas Kodit Penal të Kosovës”, thuhet tutje në Ligj.

Sikurse edhe në proceset e kaluara zgjedhore, procesi i votimit do të monitorohet dhe vëzhgohet nga mediat organizata vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe Bashkimin Evropian si dhe nga ambasadat edhe vendeve të ndryshme në Kosovë.

Ndërkohë, Policia e Kosovës do të kujdeset për mbarëvajtjen procesit si dhe transportimin e materialit zgjedhor.

Ndërsa me qellim të ruajtjes së integritetit së këtij procesi, kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi ka caktuar 88 prokurorë të cilët do të jenë të angazhuar ditën e zgjedhjeve në nivel vendi. Ai ka paralajmëruar se do të ndërmerren të gjitha masat në mënyrë aktive dhe pa vonesë ndaj atyre që bien ndesh me dispozitat e Kodit Penal, lidhur me veprat penale kundër të drejtës së votimit dhe të gjitha format e tjera të krimit që ndërlidhen me procesin zgjedhor.

Qytetarët me të drejtë vote mund të votojnë në 38 komuna që nga ora 07:00 e mëngjesit deri në ora 19:00 të mbrëmjes, në 888 qendra të votimit.

290 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, 30 raste në Prizren

0
covid

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.062 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 290 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (82 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Prizren 1 rast (48 vjeç), Viti 1 rast (85 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 64.095 raste nga 263.554 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.544 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 336 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 55.560 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.991.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 111 raste, Prizren 30 raste, Podujevë 18 raste, Gjakovë 16 raste, Pejë 15 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Ferizaj 10 raste, Gjilan 10 raste, Lipjan 10 raste, Mitrovicë 8 raste, Vushtrri 7 raste, Obiliq 6 raste, Rahovec 6 raste, Skenderaj 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Klinë 4 raste, Malishevë 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Kaçanik, Novobërdë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort