Home Blog Page 5028

Rruga Gjakovë-Prizren me ngrica, vetura bën “sllallom” në komunikacion

0

Pjesëmarrëve në komunikacion sot rreth orës 16:00 iu është rrezikuar jeta në dalje të Gjakovës saktësisht në drejtim për Prizren.

Kjo për shkak të reshjeve të borës që kanë rënë pa ndërprerë që nga mëngjesi.

Si pasojë e mos pastrimit të rrugëve në Kosovë, një veturë “për një fije floku” ka shpëtuar nga një aksident në rrugën Gjakovë-Prizren.

Në një video që kanë dërguar lexuesit në IndeksOnline shihet se si një veturë në këtë aks rrugor rrëshqet dhe rrezikon jetën, përveç vozitësit, edhe të qytetarëve të tjerë në komunikacion.

Gjendje e njejtë e rrugëve është në tërë territorin e Kosovës, ku shumica prej tyre janë me ngrica dhe të mbuluara me borë.

Megjithatë, Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka thënë se kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve në kompetencë të MI-së, në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët nga bora dhe duke parandaluar ngricat e mundshme, me hedhje të kripës

A do ketë organizime nga Qeveria për 17 Shkurt?

0

Këtë të mërkure, Kosova feston 13 vjetorin e pavarësisë, ditë e cila përcillet me organizime e homazhe në gjithë vendin, shkruan Indeksonline.

Edhe pse në kohë pandemie, manifestime për 17 Shkurt duket se do të ketë.

Indeksonline ka kontaktuar me ministren në detyrë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, e cila bëri me dije se do ketë organizime.

Detaje të tjera lidhur me këtë, Dumoshi nuk dha veçse tregoi se kur do publikohet agjenda.

“Të hënën do të publikohet agjenda për 17 Shkurt”, tha shkurt ministrja Dumoshi.

Kujtojmë që tashmë kanë filluar përgatitjet edhe për ndryshimin e pamjes së obileskut “New Born”.

Lajmin e bëri të ditur ideatori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili, i cili tha se dizajni i ri do të ketë lidhje me ushtrinë.

Ngjyrat që do t’i marr “New Born” do të jetë njëlloj si të ushtrisë. Mbi këto ngjyra, do të vendosen shenja të duarve të qytetarëve, që simbolizojnë përkrahjen për luftën e UÇK-së.

19 aeroplanë me mërgimtarë pritet të zbresin në Kosovë nesër

0

Nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”, vetëm sot dhe nesër pritet të vijnë 45 aeroplanë nga e mbarë diaspora në Kosovë, për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat do të mbahen nesër

.Vetëm sot në Aeroportin e Prishtinës do të zbresin 26 aeroplanë me bashkëudhëtar nga disaspora.Këto fluturim vijnë nga shtetet si Gjermania, Zvicra, Franca dhe Turqia.

Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Gazetën Insajderi, Valentina Gara, zëdhënëse për media në AR “Adem Jashari”.

“26 fluturime në ardhje sot 9 nga Zvicra 12 nga Gjermania 4 nga Franca (mulhouse) 1 nga Turqia”, ka thënë Gara për Insajderin.

Tutje, Gara ka treguar se nesër pritet të vijnë edhe 19 aeroplanë të tjerë drejtë Kosovës.

“19 fluturime në ardhje nesër 6 nga Zvicra 5 nga Gjermania 4 nga Franca 2 nga Austria 2 nga Stamboll”, ka thënë Gara.

Ndërsa, në krahasim me vikendin e kaluar këtë vikend kanë ardhur 10 fluturime më shumë.

KEDS apelon për kursim të rrymës

0

Ditëve të fundit ka pasur ndryshime drastike të motit, ku temperaturat e ulëta kanë bërë që konsumatorët ta shfrytëzojnë energjinë elektrike edhe për ngrohje. Si rrjedhojë, janë shkaktuar mbingarkesa në rrjet dhe tejnxehje e aseteve, duke rrezikuar kështu furnizimin stabil me energji elektrike.

KEDS ndër vite ka investuar vazhdimisht në modernizim të rrjetit dhe mirëmbajtje të tij, duke zgjeruar linja furnizimi dhe duke i përforcuar ato aktuale. Por, kërkesa e tanishme e tejkalon dizajnin e rrjetit elektrik në disa lokalitete. Kjo, pasi trasformimi i energjisë elektrike në energji termike është proces i dhunshëm dhe asnjë rrjet elektrik nuk është i destinuar për ngrohje. Në këto situata, në mënyrë që të kemi furnizim sa më të mirë dhe rrjeti ta përballojë më lehtë ngarkesën, apelojmë për kursim maksimal të energjisë elektrike.

Në vendet ku është e mundshme, konsumatorët të ngrohen me forma alternative, pasi do të lehtësonte shumë funksionimin normal të rrjetit

Të njëjtën kohë mobilizimi i KEDS-it është maksimal që secila situatë eventuale e papritur të evitohet sa më shpejtë.

Beogradi vaksinon mbi 8 mijë e 400 serbë të Kosovës, rreth 7 mijë e 500 morën edhe dozën e dytë

0

Beogradi nuk e ndali për asnjë moment vaksinimin për COVID-19 të serbëve të Kosovës.

Kështu, siç bën të ditur Milos Markoviq nga Qendra e Shëndetit Publik në Mitrovicën e Veriut, deri tash janë vaksinuar 8 mijë e 445 serbë të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ai thotë se vaksinimi ka vazhduar në Serbi, pasi që Kosova ka ndaluar hyrjen e vaksinave brenda territorit të saj nga Serbia.

Sidoqoftë, kjo duket se nuk i ka ndaluar autoritetet serbe, pasi që siç bën të ditur Markoviq, deri tash janë rivaksinuar 7 mijë e 553 serbë nga Kosova.

Ndryshe, autoritetet serbe kishin nisur vaksinimin e këtij komuniteti brenda territorit të Kosovës.

Kjo kishte shkaktuar reagime të shumta andaj institucionet e Kosovës kishin ndërmarrë masa duke ndaluar kështu hyrje të të tjera të vaksinave nga Serbia.

KQZ-ja pranon mbi 43 mijë pako me fletëvotime

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se ka pranuar 43 mijë e 477 pako me fletëvotime, që janë dërguar me postë nga qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për Radion Evropa e Lirë se pranimi i këtyre pakove është bërë nën përcjelljen e forcave të rendit.

“Pranimi i këtyre pakove është bërë nën përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subjekteve politike dhe organizatave joqeveritare të akredituara”, tha Elezi.

Afati për dërgimin e votave me postë ka qenë nga 2 deri më 12 shkurt.Më herët KQZ-ja ka njoftuar se për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, 103,582 qytetarë jashtë Kosovës u është mundësuar e drejta e votimit.

Ky institucion ka bërë verifikimin e votuesve jashtë vendit, përmes thirrjeve telefonike dhe ka thënë se rreth 27 mijë aplikacione për votim janë refuzuar.

Për zgjedhjet e 14 shkurtit, të drejtë vote kanë 1.794.862 persona.

Të gjitha rrugët e kalueshme, Abrashi bën apel për vozitje me kujdes

0

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se përkundër rreshjeve të vazhdueshme të borës gjatë ditës të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve.

Në njoftimin e tyre thuhet se kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve në kompetencë të MI-së në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët nga bora dhe duke parandaluar ngricat e mundshme me hedhje të kripës.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka bërë thirrje për të gjithë vozitësit që t’iu përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së makinave me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme në trafikun rrugor.

Ditën e zgjedhjeve, temperatura deri në -11 gradë

0

Të dielën kur Kosova voton do të mbajë mot i vranët dhe herë pas here me reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s. IHMK apelon kujdes të shtuar për ngasësit e veturave për shkak të ngricave si pasojë e temperaturave të ulëta.

Aksident zinxhiror në “Rrugën e Kombit” (FOTO)

0

Reshjet e borës gjatë ditës së sotme kanë vështirësuar qarkullimin nëpër rrugët e Kosovës.

Si pasojë ngricave, janë shkaktuar edhe aksidente trafiku.

Një aksident ka ndodhur edhe në rrugën e Kombit, ku shihet një kamion dhe disa vetura tjera që kanë rrëshqitur dhe janë aksidentuar.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo, por që rrugët ende janë të rrezikshme si pasojë e ngricave që janë bërë pa reshjeve të borës.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme, mbi 22 mijë persona hynë dje nga pikat kufitare në Kosovë

0

Një numër i madh i bashkatdhetarëve janë parë teksa vinë këto ditë në Kosovë për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat do të mbahen nesër në Kosovë.

Ardhje kishe edhe sot në Aeroportin e Prishtinës dhe nga pikat kufitare.

Ndërkohë, vetëm dje në pikat kufitare të Kosovës, në perëndim, lindje dhe veri janë kontrolluar në hyrje 22.325 persona.

Zyrtarët policorë, i kanë thënë KosovaPress-it, se dje gjatë 24 orëve kanë hyrë 7316 vetura të cilat janë kontrolluar. Po ashtu, janë kontrolluar edhe 196 autobusë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort