Home Blog Page 5027

Mërgimtari nga Zvicra: “S’kemi çka me votu na, jemi lodhë”

0

Gjatë javës së fundit në pikën kufitare në Merdare është vërejtur një qarkullim më i madh i veturave që hyjnë në Kosovë, gjegjësisht mërgimtarë që kanë ardhur për të votuar në zgjedhjet e sotme.

Megjithatë, kjo nuk është arsyeja për mërgimtarin që erdhi nga Zvicra, Bekim Kastrati.

Ai për Klan Kosova tregoi se arsyeja e ardhjes së tij është për t’i vizituar prindërit dhe se nuk do të dalë për të votuar.

“Jo une s’du me votu. S’kemi çka me votu na, jemi lodhë. Secila parti që e merr pushtetin për neve është e njëjtë”, u shpreh ai.

KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë, 30 mijë vëzhgues po e përcjellin procesin

0

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi në konferencën e parë për medie të këtij institucioni ka thënë se me kohë është shpërndarë materiali votues dhe se të gjitha qendrat e votimit në gjithë vendin janë hapur me kohë.

Ai m ë tej ka bërë të ditur se 30 mijë vëzhgues nga KQZ-ja do ta përcjellin procesin zgjedhor.

“KQZ-ja njofton se në orët e hershme të mëngjesit është shpërndarë materiali i ndjeshëm. Të gjitha qendrat 888 janë hapur në orarin e paraparë. Procesi i votimit është duke vijuar normalisht”.

“Janë 1 milion qytetarë me të drejtë vote. Numri i subjekteve politike është 28 ndërsa i kandidatëve 1 mijë e 52. KQZ ka akredituar 18 ambasada”.

“Janë 30 mijë vëzhgues nga KQZ-ja për të përcjellë procesin zgjedhor”, ka theksuar Elezi./EO

Kosova sot voton

0

Nga ora 7:00 e mëngjesit të ditës së sotme të 14 shkurtit do të hapen të gjitha vendvotimet në Republikën e Kosovës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

888 qendra votimi do të jenë të hapura në të gjithë territorin e Kosovës. Në këto zgjedhje konkurojnë për 120 vendet parlamentare 28 subjekte politike, prej tyre, 21 parti politike,  2 koalicione dhe 5 nisma qytetare.

20 mandate sipas kushtetutës së janë të garantuara për pakicat kombëtare 10 nga to për serbët e Kosovës. Lista Srpska është partia më e madhe serbe që merr pjesë në këto zgjedhje.

Partitë kryesore politike që garojnë në këto zgjedhje, kanë kandidatët e tyre për kryeministër, i cili zgjidhet me votat e deputetëve në parlament pas zgjedhjeve. Lëvizja Vetëvendosja ka kandidatin e saj Albin Kurti, i cili megjithatë në këto zgjedhje nuk mund të jetë në listën zgjedhore, pasi KQZ nuk e certifikoi atë për shkak të problemeve me ligjin. LDK ka në garë për kryeministër kandidatin Avdullah Hoti, kryeministri aktual në detyrë. PDK konkuron me Enver Hoxhajn, që tashmë udhëheq partinë, pas dorëheqjes së Kadri Veselit, i cili në Gjykatën Speciale po përballet me akuzat për krime lufte.

Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, iu bashkua listës Vetëvendosja dhe synon postin e presidentes. Të njëjtin post e synon edhe Ramush Haradinaj i AAK-së.

<span;>Sfida e parë e parlamentit të ri do të jetë zgjedhja e presidentit, i cili më pas duhet ta propozojë formimin e qeverisë së re. Për zgjedhjen e presidentit nevojitet prania në sallë e dy të tretave të deputetëve dhe nëse kjo nuk mund të arrihet në  tre  raunde, atëherë vendi sërish shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Avdullah Hoti, u votua më 3 qershor, pas rrëzimit të qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, që në zgjedhjet e fundit doli partia e parë. Qeveria Kurti u rrëzua me një mocion  mosbesimi që u ngrit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që ishte partner i koalicionit me Vetëvendosjen. Ndërsa vet qeveria Hoti u rrëzua në dhjetor të vitit që shkoi me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila zgjedhjen e saj e cilësoi jo kushtetuese për shkak të një vote të një deputeti që ishte i dënuar dhe sipas gjykatës nuk kishte të drejtë vote.

<span;>Fushata zgjedhore për këto zgjedhje që mbahen me 14 shkurt ishte vetëm 10 ditë. Ajo kaloi e qetë pa asnjë incident, por partitë politike në tubimet  e tyre nuk respektuan masat anti-COVID-19. Vetëm në Prishtinë u shqiptuan 11 gjoba për subjektet politike, të cilat nuk respektuan masat anti-COVID-19. Masat më së shumti u shkelën nga partitë kryesore politike që në legjislaturën e kaluar vet miratuan ligjin anti-covid dhe masat për mbrojtje kundër virusit.

Në këto zgjedhje pritet të votojnë një numër më i madh i qytetarëve edhe nga diaspora. Sipas KQZ-së, 102.100 qytetarë  janë regjistruar dhe verifikuar për të votuar. Kësaj radhe vëzhgues ndërkombëtar do të ketë vetëm nga ambasadat e huaja në Kosovë, ndërsa numrin më të madh të vëzhguesve mbi 600 e kanë rrjeti i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim.

Wesley Clark: Nëse Serbia dëshiron afrim me perëndimin, duhet ta njoh Kosovën

0

Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Wesley Clark thotë se një njohje e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, është rruga drejt përparimit dhe integrimit dhe se kjo sjell përfitime për të dyja vendet.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Clark thotë se administrata e re e Presidentit Joe Biden, do ta shtojë vëmendjen ndaj Evropës Juglindore dhe Ballkanit. Në një bisedë me kolegen Keida Kostreci, gjenerali në pension tha se zhvillimet e fundit politike në Amerikë, tregojnë forcën e demokracisë dhe jo dobësinë e saj.

Zëri i Amerikës: Gjeneral Clark, në një letër drejtuar presidentit të Serbisë Aleksandar Vucic, presidenti Joe Biden foli për njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë Presidenti i Serbisë tha se kjo nuk do të ndodhë dhe se qëndrimi i tij për Kosovën nuk ka ndryshuar. A mendoni se një njohje e ndërsjellë do të jetë e mundur gjatë administratës së zotit Biden?

Wesley K. Clark: Mendoj se e ardhmja e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës dhe nëse do të ketë njohje reciproke varet nga udhëheqja në Serbi. Mendoj dhe shpresoj që udhëheqja në Serbi ta kuptojë rëndësinë e e një përafrimi më të madh me Perëndimin, dhe kjo do të thotë njohje e Kosovës si shtet i pavarur. Kjo do të thoshte lënia pas e së shkuarës dhe vështrimi nga e ardhmja. Kam takuar njerëz të mrekullueshëm nga Serbia, ata janë shumë të lidhur me vlerat perëndimore dhe shpresoj që udhëheqja serbe të mund të shohë se është në interesin e saj dhe të ndjejë dëshirën për një lidhje më të fortë me Perëndimin dhe kjo do të thotë njohje e Kosovës.

Zëri i Amerikës: Me administratën e re Biden që thotë se normalizimi duhet të ketë njohjen e ndërsjellë, çfarë duhet bërë për të arritur për të bindur Serbinë për një gjë të tillë?

Wesley K. Clark: Gjithmonë pyetja ka qenë nëse Serbia do që të shikojë më shumë nga Perëndimi apo nga Lindja. Kështu ndërsa administrata e zotit Biden rikthen kahjen tradicionale të politikës së jashtme amerikane, ne do të kërkojmë koordinim më të ngushtë afërt me aleatët tanë evropianë. Ne e dimë që BE-ja është e rëndësishme për sigurinë e Shteteve të Bashkuara në botë dhe aftësinë tonë për të punuar me Kinën. Kështu që ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të forcuar Bashkimin Evropian dhe kjo do të thotë se do të jetë gjithnjë e më shumë në interesin e Serbisë që të orientohet drejt perëndimit. Mendoj se kjo është shtysa më e madhe për Serbinë. Ku është përfitimi më i madh për njerëzit e saj? Është e qartë që do të jetë Perëndimi.

Zëri i Amerikës: Administrata e mëparshme, pavarësisht nga metodat e saj, e solli çështjen e Serbisë dhe Kosovës në qendër të vëmendjes, me takimin e udhëheqësve të dy vendeve në Shtëpinë e Bardhë vitin e kaluar. Çfarë mund të bëjë administrata e re për ta shtuar këtë vëmendje dhe a mund të presim një angazhim më të madh të saj?

Wesley K. Clark: Mendoj se shtysa ekonomike është diçka pozitive dhe e dobishme. Përpjekja tjetër e Shtëpisë së Bardhë (në administratën Trump) ishte për marrëdhënien me Izraelin, gjë që gjithashtu është pozitive. Mendoj se do të shohim një angazhim shumë më të madh nga Shtetet e Bashkuara për të punuar me aleatët dhe miqtë evropianë dhe unë mendoj se do të shohim një përpjekje për të ndihmuar Evropën që të përmirësojë situatën e saj, që të forcojë programet e saj të investimeve dhe stimujt ekonomikë drejt Lindjes. Po të shikojmë historinë e kuptojnë se thelbi i rritjes ekonomike dhe inovacionit është në Perëndim dhe se përfitimet e përafrimit me Perëndimin do të vijnë.

Zëri i Amerikës: Ju folët për vendimin që duhet të marrë Serbia dhe si duhet të angazhohen Shtetet e Bashkuara dhe të Bashkëpunojnë me BE-në. Një nga pyetjet që ka shtruar Serbia është se çfarë do të japë Kosova, ndërsa asaj (Serbisë) po i kërkohet njohje reciproke. Si do t’i përgjigjeshit një arsyestimi të tillë?

Wesley K. Clark: Mendoj se një njohje e ndërsjellë është në interes të të dy vendeve nga ana kulturore historike, ekonomike, të dyja do të përfitonin nga një gjë e tillë. Kështu që unë nuk mendoj se është çështje ku mund të thuhet “Unë të jap këtë, atëherë çfarë do të më japësh në këmbim?” Mendoj se është përfitim i ndërsjellë për të dy vendet. Armiqësia dhe tensionet nuk janë në interesin e askujt. Pra përfitimi për Serbinë është përafrimi më i madh me Perëndimin. Përfitimi për Serbinë është fundi i uljes së tensioneve me Kosovën. Po ashtu edhe për Kosovën. Kështu që unë mendoj se Serbia përfiton dyfishin sepse Kosova tashmë është në një linjë me Perëndimin. Kështu që unë shpresoj që udhëheqja në Serbi ta shohë këtë ashtu siç është: Një hapje e shkëlqyer nga Shtetet e Bashkuara ndaj Serbisë dhe unë inkurajoj popullin e Serbisë që të shkojnë përpara dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi.

Zëri i Amerikës: Me gjithë sfidat që përballen Shtetet e Bashkuara, a parashikoni një rritje të angazhimit në Ballkan? Jo sepse nuk ka përparësi më të rëndësishme, por sepse të pakta janë rajonet ku angazhimi sjell më shumë përfitim…

Wesley K. Clark: Mendoj se keni të drejtë sepse po të shikosh historinë e konkurrencës Lindje-Perëndim, po të hedhësh një vështrim deri tek Lufta e Ftohtë, sfidat kryesore dhe përparimi që është arritur, gjithmonë ka qenë në periferi. Unë jam shumë i kënaqur që administrata dhe zoti Putin kanë rënë dakord të zgjasin traktatin e ri START për pesë vjet. Mendoj se kjo është e rëndësishme. Negociatat dhe marrëdhënëniet me kundërshtarë ideologjikë dhe kulturorë si Kina dhe Rusia do të kenë gjithmonë një vend qendror në diplomacinë amerikane. Por përfitimet më të mëdha dhe ndikimi më i madh në këto marrëdhënie, ka qenë në të vërtetë në periferi. Dhe Shtetet e Bashkuara e kanë kuptuar këtë. Ne e dimë që periferia është e rëndësishme dhe ne e dimë që kjo pllakë tektonike e njerëzimit që është Ballkani ku Islami, Krishterimi dhe Katolicizmi janë gërshetuar historikisht që nga Perandoria Osmane, Perandoria Romake dhe deri tek Greqia dhe Maqedonia, ka pasur gjithmonë përplasje dhe konflikt shpesh të hapur në këtë rajon të Evropës. Dhe ne e dimp që ky rajon është shumë i rëndësishëm.

Kujtesa historike është e gjatë në këtë rajon. Dhe mund të duket për disa sikur është rajon i parëndësishëm, por në fakt aty pikërisht është ndikimi. Aty kanë filluar konfliktet dhe aty mund të jetë efekti më i madh i diplomacisë amerikane.

Zëri i Amerikës: Si e parashikoni qasjen e administratës së re amerikane ndaj këtij rajoni?

Wesley K. Clark: Mendoj se administrata do të punojë nga afër (me vendet) përmes ambasadorëve të saj në rajon, do të negociojë mes ambicieve dhe interesave të ndryshme të vendeve. Ne jemi të inkurajuar që u zgjidh çështja e emrit të Maqedonisë është zgjidhur. Është diçka me të vërtetë e rëndësishme. Është bërë shumë përparim në këto 20 vjet, por mbetet shumë për të bërë. Unë e di që kjo administratë do ta konsiderojë Evropën Juglindore dhe Ballkanin me shumë përparësi.

Zëri i Amerikës: Vitet e fundit për shkak të politikës së brendshme në Shtetet e Bashkuara dhe për shkak të valës së populizmit në përgjithësi në botë, ka qenë e vështirë për SHBA-në të flasë për vlera demokratike për shembull, ose përpjekje anti-korrupsion, ose shtyp të lirë. A parashikoni të ndryshojë kjo prirje?

Wesley K. Clark: Mendoj se në fakt antikorrupsioni ka qenë vazdimisht në qendër të vëmendjs për Shtetet e Bashkuara. Çdo ambasador amerikan e nxit qeverinë e vendit ku shërben të forcojë masat anti-korrupsion, sepse ne e e kemi të qartë se korrupsioni është gjithmonë destabilizues për demokracitë, minon vullnetin e njerëzve dhe shkatërron besimin e njerëzve tek qeveria, tek vota e tyre e kështu me radhë, dhe si i tillë duhet të trajtohet. Nuk kam parë zbehje të angazhimit të diplomacisë amerikane në këtë drejtim. Besoj se kjo do të vazhdojë. Mendoj gjithashtu se do të shohim një shtim të theksit tek demokratizimi dhe të drejtat e njeriut me administratën e zotit Biden. Unë mendoj se ambasadorët e SHBA-së, diplomacia amerikane në përgjithësi, do t’u kërkojë të respektojnë standardet e kushtetutave të tyre dhe të mbajnë premtimet që u bënjë popujve të tyre. Mendoj se administrata Biden do ta vërë theksin më shumë tek vlerat politike, vlerat njerëzore dhe kulturore.

Zëri i Amerikës: Një nga pyetjet ose çështjet e ngritura nga publiku i këtyre vendeve gjatë periudhës së zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve këtu, ishte nëse e kanë ende Shtetet e Bashkuara autoritetin moral t’u japin leksione vendeve me më pak traditë demokratike, me atë që po shohim të ndodhë këtu. Cila do të ishte përgjigjia juaj?

Wesley K. Clark: Të gjitha institucionet njerëzore janë në thelb të brishta. Diktaturat janë të brishta. Ato kanë një frikë të vazhdueshme bfa njerëzit e tyre. Po të shikosh, Rusinë, Bashkimin Sovjetik nën Stalinin, dhe spastrimet e njëpasnjëshme, ato u ndërmorën nga frika, nga dyshimet e tij tek besnikëria e njerëzve. Kina mund të duket si një vend i fortë dhe i qëndrueshëm, por si çdo vend, si çdo institucion ka presione dhe dinamikë të brendshme. Pyetja është vetëm nëse shfaqen hapur apo jo.

Në demokraci, forca jonë është që i shfaqim këto tensione dhe presione dhe interesa konkurruese hapur, ku ato mund të zgjidhen në mënyrë paqësore jo përmes vrasjeve në mesnatë ose masave të tjera që shpesh përdoren në regjime autoritare. Kështu që unë mendoj se ajo që po shohim në Shtetet e Bashkuara sot, ajo që keni parë që prej 6 Janarit, nuk tregon dobësinë e demokracisë, por forcën e saj, si për shembull që anëtarët e partisë së vetë presidentit në Xhorxhia e kundërshtuan atë dhe respektuan ligjin, në vend që të dorëzoheshin para prirjeve të tij autokratike. Dhe në Kongres, provat po paraqiten dhe po shfaqen popullit Amerikan dhe botës. Ne nuk po e fshehim këtë, po bëhet publikisht. Populli amerikan vendos për të ardhmen e tij përmes përfaqësuesve të vet të zgjedhur. Dhe është e vërtetë që ka disa prej këtyre përfaqësues të zgjedhur që shqetësohen për të ardhmen e tyre politike, ashtu siç duhet të jetë në fakt, sepse përfaqësuesit amerikanë duhet të përfaqësojnë votuesit e tyre. Ne e dimë se në sistemin amerikan duhet të përballemi edhe me ndikimin e medias sociale, dizinforminin, me këto algoritme që i tërheqin njerëzit drejt teorive të konspiracionit, nëse nuk gjejnë një mënyrë t’i shmangen. Shumë nga këta njerëz e kanë pranuar publikisht se ishin mashtruar. Dhe kështu fakti që e gjithë kjo del në dritë nuk është një shenjë dobësie, është shenjë force. Është aftësia e sistemeve demokratike për të qenë vetë-korrigjuese që i bën ato të qëndrueshme. Pra, ajo që duket e brishtë nga jashtë, në të vërtetë ka një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme të brendshme. Ajo që duket e fortë nga jashtë, mund të jetë në fakt shumë e dobët.

Zëri i Amerikës: Por dikush me një pikëpamje më pesimiste do të thoshte për shembull se ky gjyq (ndaj zotit Trump) për fajësimin dhe gjithçka që ndodhi pas gjashtë janarit do të keta pasoja në vitet në vazhdim. Është e qartë se ju përqafoni një pikëpamje më optimiste…

Wesley K. Clark: Unë e shoh nga një këndvështrim optimist sepse besoj në forcën e popullit amerikan dhe institucioneve. Demokracia kalon përmes cikleve të ndryshme. Shtetet e Bashkuara kanë kaluar tre cikle kryesore që nga vetë Lufta Civile në vitet 1860. Kishim Epokën e Artë, epokën progresive që mbaroi rreth vitit 1980 në të vërtetë, dhe pastaj kishim epokën e Reganit për 40 vjet. Dhe çdo periudhë sjell përparimin e saj dhe pastaj ka ekzagjerimet e veta dhe pastaj ka një lëvizje korrigjuese. Pra, ajo që po shihni në ngritjen e së majtës amerikane, paralajmëron fundin e epokës së Reaganit. Presidenti ynë i fundit (Donald Trump) përfitoi nga të gjitha forcat e ndryshme ekonomike dhe shoqërore, forcat e imigracionit, të privatizimit të tepruar e kështu me radhë, për të krijuar një bazë të fortë mbështetësish me grupeve të caktuara të njerëzve dhe nëse kjo nuk trajtohet me sukses nga sistemi politik Amerikan, do të ketë alternativa të tjera. Por mendoj se po ta vësh në kontekstin historik, demokracia fiton. Është shprehja më e qëndrueshme e dëshirave të zemrës njerëzore për liri dhe për vetë-shprehje, dhe ato dëshira të zjarrta mund edhe të shtypen me force, por ato do të rishfaqen gjithmonë.

Kina refuzon t’i jep të dhëna ekipit të OBSH-së për koronavirusin

0

Kina refuzoi t’i dorëzojë të dhënat kryesore ekipit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) duke që shkuan atje për të hetuar origjinën e COVID-19, ka thënë një nga anëtarët e saj.

Mikrobiologu Dominic Dëyer tha për Reuters, Wall St Journal dhe New York Times se ekipi kërkoi materialet e pacientëve të parë të infektuar, për të cilën tha se është një “praktikë standarde”.

Ai tha se ata morën vetëm një përmbledhje.

Kina nuk ka dhënë komente për këtë çështje, por më herët ka insistuar se është transparente me OBSH-në.

SHBA i ka kërkuar Kinës që të vërë në dispozicion të dhëna nga fazat më të hershme të përhapjes së sëmundjes, duke thënë se ka “shqetësime të thella” në lidhje me raportin e OBSH-së, shkruan BBC.

Javën e kaluar, ekipi i OBSH-së arriti në përfundimin se ishte “jashtëzakonisht e vështirë” që koronavirusi të dilte nga një laborator në qytetin e Wuhan, duke hedhur poshtë një teori të diskutueshme që u shfaq vitin e kaluar.

Wuhan ishte vendi i parë në botë ku u zbulua virusi, në fund të vitit 2019. Që nga atëherë, më shumë se 106 milionë raste dhe 2.3 milionë vdekje janë raportuar në të gjithë botën.

Afro 50 të vdekur nga koronavirusi përbrenda dy javëve

0

Koronavirusi ka marrë jetën e 46 kosovarëve në dy javët e para të shkurtit, sipas përllogaritjeve të rasteve të përditshme të vdekjeve nga Covid-19.

Përgjatë kësaj jave, nga e hëna deri të shtunën, kanë humbur betejën me koronavirusin 21 kosovarë. Sipas IKSHPK’së, vetëm përgjatë të premtes kanë ndërruar jetë gjashtë persona. E premtja e kësaj jave shënohet si dita me më së shumti vdekje të ndërlidhura me Covid-19, raporton Gazeta Express.

Ndërkaq, të shtunën e kësaj jave janë shënuar 4 vdekjeve, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (82 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Prizren 1 rast (48 vjeç), Viti 1 rast (85 vjeç)”, thuhet në raportin e përditshëm të Institutit.

Personi me moshë më të re që ka vdekur nga virusi korona përbrenda dy javëve të para të shkurtit është 40-vjeçar, rast nga Suhareka.

Të shtunën e kaluar ka qenë numri më i ulët i vdekjeve në këto dy javët e fundit – një jetë e humbur.

Siç njofton IKSHPK, numri total i rasteve pozitive që prej shfaqjes së të infektuarit të parë e deri më tani është 64.095. Ndërkaq, në total, 1.544 persona dyshohet se kanë vdekur nga Covid-19.

Numri i rasteve aktive, sipas Institutit të Shëndetësisë Publike të vendit, është 6.991.

Në Kosovë kanë filluar të shfaqen edhe rastet e para me variantin britanik të koronavirusit, gjë për të cilën infektologët e vendit kanë bërë kujdes të shtuar.

Ministria e Shëndetësisë, përkundër kësaj, ka lehtësuar masat kufizuese për parandalimin e koronavirusit, duke e larguar orën policore në të gjitha komunat me rrezikshmëri të lartë.

Mbi 1 mijë ankesa pranoi IPK vitin e kaluar për policët, u suspenduan 83 prej tyre

0
Foto: Ilustrim

Ani pse për vite me radhë u rendit si institucioni më i besueshëm nga qytetarët e Kosovës, ngjarjet që ndodhën së fundi brenda PK-së bëri që ky besim të ketë një luhatje të madhe.

Video-incizimet e publikuara ku zyrtarët policorë shiheshin duke përdorur dhunë fizike e psiqike ndaj disa qytetarëve, bëri që të ketë edhe reagime nga më të ndryshmet lidhur me këtë çështje.

Por pavarësisht kësaj,janë një zinxhir organesh të hetuesisë të cilat merren me këto zhvillime të cilave më pas u jepet drejtimi i duhur.

Lajmi.net ka kontaktuar Inspektoratin Policor të Kosovës të cilët kanë bërë të ditur se gjatë vitit që lamë pas, saktësisht në vitin 2020 IPK ka pranuar dhe administruar gjithsej 1 mijë e 658 ankesa, prej të cilave 17 informata.

Prej këtyre ankesave, 1 mijë e 71 apo 64.60% e numrit të përgjithshëm të pranuara në IPK janë kualifikuar se përmbajnë elemente të përfshirjes së punonjësve policor në shkelje disiplinore dhe se të njëjtat janë proceduare në Divizionin e Hetimeve të Brendshme dhe Verifikimin e të Kaluarës në kuadër të Policisë së Kosovës.

“Pjesa tjetër (574 ankesa) janë kualifikuar si ankesa që përmbajnë elemente të përfshirjes së punonjësve policor në vepra penale. Këto ankesa janë proceduar në Departamentin e Hetimeve të IPK-së për trajtim/hetim të mëtejmë”, u tha në përgjigjen e IPK-së.

Gjithashtu nga inspektorati kanë deklaruar se në vitin që lamë pas është evidentuar ngritje e numrit të përgjithshëm të ankesave në drejtim të zyrtarëve policor për 15%.

Madje një nga arsyet që çoi në rritjen e numrit të ankesave ishte situata e pandemisë, ku shumë prej qytetarëve të revoltuar u ankuan për gjobitjen që iu bë për mos-vendosje të maskës apo mos-respektimit të masave të tjera të vendosura në bazë të ligjit antiCOVID.

“Ngritja e numrit të ankesave është rezultat i ngritjes së besueshmërisë së qytetarëve tek IPK por edhe për shkak të pandemisë e shkaktuar nga virusi Covid-19 dhe zbatimin e masave për parandalimin e kësaj pandemie, siç janë vendosja e maskave, kufizimi i lirisë së lëvizjes dhe masa të tjera. Kjo ka bërë që një numër i qytetarëve të parashtrojnë ankesa për shkak të gjobave të shqiptuara nga ana e Policisë së Kosovë, duke shprehur mospajtime dhe ankesa të ndryshme për veprimet e policisë”, u tha tutje në përgjigje.

Përpos ankesave të pranuara, Inspektorati Policor i Kosovës në vitin e kaluar ka proceduar me kallëzim penal në Prokurorinë e Shtetit gjithsej 82 raste.

Në vitin 2020 IPK-ja ka realizuar gjithsej 32 arrestime të punonjësve policorë të dyshuar për vepra penale dhe gjashtë qytetarë të dyshuar (të cilët kanë qenë të përfshirë në veprimtari penale në rastet ku janë hetuar punonjësit e PK-së). Gjithashtu janë rekomanduar 83 suspendime dhe një transferim.

Ndryshe në Policinë e Kosovës së fundi pati disa aplikime radhazi, e ku këtij institucioni së fundi iu bashkëngjiten shumë të rinj kosovarë që do jenë pjesë e këtij institucioni në shërbim të qytetarëve./Lajmi.net/

Rruga Gjakovë-Prizren me ngrica, vetura bën “sllallom” në komunikacion

0

Pjesëmarrëve në komunikacion sot rreth orës 16:00 iu është rrezikuar jeta në dalje të Gjakovës saktësisht në drejtim për Prizren.

Kjo për shkak të reshjeve të borës që kanë rënë pa ndërprerë që nga mëngjesi.

Si pasojë e mos pastrimit të rrugëve në Kosovë, një veturë “për një fije floku” ka shpëtuar nga një aksident në rrugën Gjakovë-Prizren.

Në një video që kanë dërguar lexuesit në IndeksOnline shihet se si një veturë në këtë aks rrugor rrëshqet dhe rrezikon jetën, përveç vozitësit, edhe të qytetarëve të tjerë në komunikacion.

Gjendje e njejtë e rrugëve është në tërë territorin e Kosovës, ku shumica prej tyre janë me ngrica dhe të mbuluara me borë.

Megjithatë, Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka thënë se kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve në kompetencë të MI-së, në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët nga bora dhe duke parandaluar ngricat e mundshme, me hedhje të kripës

A do ketë organizime nga Qeveria për 17 Shkurt?

0

Këtë të mërkure, Kosova feston 13 vjetorin e pavarësisë, ditë e cila përcillet me organizime e homazhe në gjithë vendin, shkruan Indeksonline.

Edhe pse në kohë pandemie, manifestime për 17 Shkurt duket se do të ketë.

Indeksonline ka kontaktuar me ministren në detyrë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, e cila bëri me dije se do ketë organizime.

Detaje të tjera lidhur me këtë, Dumoshi nuk dha veçse tregoi se kur do publikohet agjenda.

“Të hënën do të publikohet agjenda për 17 Shkurt”, tha shkurt ministrja Dumoshi.

Kujtojmë që tashmë kanë filluar përgatitjet edhe për ndryshimin e pamjes së obileskut “New Born”.

Lajmin e bëri të ditur ideatori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili, i cili tha se dizajni i ri do të ketë lidhje me ushtrinë.

Ngjyrat që do t’i marr “New Born” do të jetë njëlloj si të ushtrisë. Mbi këto ngjyra, do të vendosen shenja të duarve të qytetarëve, që simbolizojnë përkrahjen për luftën e UÇK-së.

19 aeroplanë me mërgimtarë pritet të zbresin në Kosovë nesër

0

Nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”, vetëm sot dhe nesër pritet të vijnë 45 aeroplanë nga e mbarë diaspora në Kosovë, për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat do të mbahen nesër

.Vetëm sot në Aeroportin e Prishtinës do të zbresin 26 aeroplanë me bashkëudhëtar nga disaspora.Këto fluturim vijnë nga shtetet si Gjermania, Zvicra, Franca dhe Turqia.

Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Gazetën Insajderi, Valentina Gara, zëdhënëse për media në AR “Adem Jashari”.

“26 fluturime në ardhje sot 9 nga Zvicra 12 nga Gjermania 4 nga Franca (mulhouse) 1 nga Turqia”, ka thënë Gara për Insajderin.

Tutje, Gara ka treguar se nesër pritet të vijnë edhe 19 aeroplanë të tjerë drejtë Kosovës.

“19 fluturime në ardhje nesër 6 nga Zvicra 5 nga Gjermania 4 nga Franca 2 nga Austria 2 nga Stamboll”, ka thënë Gara.

Ndërsa, në krahasim me vikendin e kaluar këtë vikend kanë ardhur 10 fluturime më shumë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort