Home Blog Page 5026

Voton Vjosa Osmani

0

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, sapo ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë.

Ajo ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj dhe dy të bijat.

Video e veçantë organizimi i qytetarëve të Dragashit për pastrimin e rrugës

0

Në prag të zgjedhjeve që po mbahen sot, shumë rrugë janë të pa pastruara për shkak të reshjeve të borës.

Por, në fshatin Bellobrad në Dragash ka qytetarë që me vetiniciativë pastrojnë rrugët për kalim.

Në adresën e KALLXO.com një qytetar ka dërguar një video që shihet se një burrë duke e pastruar rrugën e këtij fshati me traktor personal.

Sipas qytetarit, ky burrë i pastron çdo vit rrugët kur ato mbulohen me borë dhe janë të pakalueshme.

Ramush Haradinaj: Ju lutem votoni të gjithë

0

Kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, bashkë me gruan e tij Anita Muçaj – Haradinaj, kanë votuar në shkollën e mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli”.

Pasi kreu obligimin e tij qytetar, Haradinaj iu bëri thirrje të gjithëve të dalin të votojnë.

“Lus të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e vet. Këto zgjedhjet janë me rëndësi, na presin shumë sfida. Përballja me Serbinë, situata me pandeminë, ju lutem votoni të gjithë”, tha Haradinaj.

Voton Kurti: Kosova sot i kthehet popullit

0

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje i është drejtuar kutisë së votimit të dielën.

Në fakultetin Ekonomik në Prishtinë, ai ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar.

Kurti para gazetarëve ka thënë se qytetarët kanë nevojë për drejtësi e institucionet për legjitimitet.

“Sot është ditë e bardhë, e ndritshme ashtu siç do jetë e ardhmja jonë. Qytetarët kanë nevojë për demokraci, institucione për legjitimitet. Sot kjo nevojë është edhe e drejt që paraqet mundësi që duhet shfrytëzuar dhe përdorur. Kosova si shtet i pavarur këtë të diel i kthehet popullit. Me dashuri për vendin, duhet të votojmë”, tha ai.

Voton Avdullah Hoti, fton qytetarët të dalin në votime

0

Edhe Avdullah Hoti, kandidati i LDK-së për kryeministër, ka votuar pak minuta më parë në Fakultetin Filologjik së bashku me bashkshorten e tij.

Ai para mediave shkurt ka thënë se “E kryem obligimin tonë për të votuar, ftoj të gjithë qytetraët me të drejtë vote ta ushtrojnë këtë të drejtë” tha shkurt Hoti.

Voton Enver Hoxhaj

0

Kandidati për Kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka votuar në Fakultetin e Filologjisë, njofton Klan Kosova.

Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Remzie Shahini – Hoxhaj.

142 tiketa për mosrespektimin e masave anti-COVID

0

Policia e Kosovës ka shqiptuar 142 tiketa në bazë të ligjit Covid-19.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve, në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 142 tiketa në bazë të ligjit Covid-19.

Po ashtu, janë shqiptuar 536 tiketa trafiku.

Ndërkohë, janë raportuar edhe 28 aksidente trafiku me të lënduar dhe 64 aksidente me dëme materiale.

Prizrenasi sulmon me shufër metalike familjarët dhe zyrtarët policorë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, meqenëse i njëjti ka sulmuar anëtarët e familjes dhe zyrtarët policorë me një shufër metali.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se nga i njëjti është konfiskuar shufra e metaltë dhe një mjet mprehës.

“Prizren 13.02.2021-01:03. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i sëmurë mental, pasi që i njëjti pasi i ka sulmuar anëtarët e familjes gjatë intervenimit i ka sulmuar edhe zyrtarët policor me një shufër metali. Nga i njëjti është konfiskuar shufra e metaltë, një mjet mprehës (skallper). Me vendim të prokurort i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ambasada e SHBA-së: Në këtë Shën Valentin tregojeni dashurinë për vendin, votoni

0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes një porosie ka kërkuar nga kosovarët që të dalin dhe të votojnë këtë të diel.

“Në këtë Shën Valentin tregojeni dashurinë për vendin dhe familjen tuaj. Votoni”, nis mesazhi.

“E ardhmja e Kosovës është në duart tuaja”.

This Valentine’s Day show your love for your country and your family. Vote! Kosovo’s future is in your hands. 🗳️🇽🇰🇺🇸 #KosovoVotes2021

Posted by U.S. Embassy Pristina, Kosovo on Saturday, 13 Shkurt 2021

 

Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë publik linkun përmes së cilit mund të gjeni qendrën tuaj të votimit, duke shkruar vetëm numrin personal.

Për ta gjetur qendrën tuaj të votimit, ju duhet të shkruani numrin tuaj personal dhe më pas ju shfaqet emri, mbiemri, komuna dhe qendra e votimit.

 

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort