Është hakuar faqja e Komisionit Qendror Zgjedhor.
Në versionin në gjuhën angleze të faqes së KQZ-së janë duke u paraqitur reklama të shitjes së viagrave.
Është hakuar faqja e Komisionit Qendror Zgjedhor.
Në versionin në gjuhën angleze të faqes së KQZ-së janë duke u paraqitur reklama të shitjes së viagrave.
I pari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka dal në votime i shoqëruar nga gruaja dhe dy vajzat e tyre.
Familja Haziri ka kryer obligimin qytetar në një nga qendrat e votimit në Gjilan.
Ndryshe, qendrat e votimit janë hapur në orën shtatë të mëngjesit dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.
Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë parregullësi.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, minuta më parë ka dhënë votën e tij.
Para mediave tha se shpreson se do të ketë një qeveri stabile.
“Është moment i rëndësishëm. Shpresoj se këto zgjedhje të prodhojnë stabilitet dhe siguri. Këto vijnë nëse vazhdojmë të jemi krenar për të kaluarën që më pas të jemi në shërbim të së ardhmes”, tha ai.
14 shkurti e gjen Kosovën duke votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë një milion e 800 mijë qytetarë.
Qytetarët do ta kenë mundësinë të votojnë në 888 Qendra të Votimit, në gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.
Të drejtën e tyre kushtetuese për votim janë duke e ushtruar edhe femrat e burgosura në Burgun e Lipjanit.
“Si në të gjithë vendin, procesi i votimit po zhvillohet edhe në institucionet korrektuese të Republikës së Kosovës. Të drejtën e votës po e shfrytëzojnë edhe të burgosurat e Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan” thuhet në kumtesën e SHKK-së.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në ora 11:00 është 8,34 %, apo 87 mijë 151 votues.
Qendra e votimeve janë hapura në ora 07:00 dhe do të mbyllën në ora 19:00.
Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1.794.862.
Ndërkohë, këto janë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku në garën zgjedhore janë 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare. Ndërsa, numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 1 mijë e 52 kandidatë.
Numri i Qendrave të Votimit në të gjithë Kosovën është 888, me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka shprehur shqetësim në lidhje me mos respektimin e masave kundër virusit COVID-19, gjatë procesit zgjedhor.
“IKD me vëmendje është duke monitoruar procesin e zgjedhjeve paralamentare në Republikën e Kosovës, ku ka të angazhuar 51 monitorues në nivel vendi, të cilët janë duke identifikuar parregulltësitë eventuale gjatë procesit zgjedhor”.
“Deri më tani, gjatë orëve të para të votimit, në shumë vendvotime është vënë re mosmbajtja e distancës nga një numër i madh i individëve dhe mos përdorimi i maskave. Madje, në disa vendvotime nuk ka të vendosur as dezinfektues duarsh”.
IKD fton qytetarët që të ruajnë shëndetin e tyre dhe shëndetin publik, duke respektuar në përpikmëri masat anti-COVID.
E moshuara 103 vjeçare nga Vërbani i Vitisë, ka ushtruar të drejtën e votës.
Ajo ishte shoqëruar nga një familjar i cili e ndihmonte gjatë procesit të votimit.
E moshuara tha se ndjehet si me qenë e re dhe ka dëshirë të ecë vetë.
“S’ni bile, sikur mi pas 15 vjet. Kush për krahi skam qef mem rrok, vet kam qef me hec”, tha ajo për Scanner.
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka hedhur votën e tij në shkollën fillore “Shkëndija” në Hajvali.
“Shpresoj që qytetarët të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për një jetë më të mirë, shpresoj që kjo ditë të shkojë mirë e të shërbejë edhe për të tjerët”, ka thënë Pacolli pasi ka votuar.
Bashkëshortja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Lumnija dhe djali i tij, Endriti, kanë hedhur votën e tyre në shkollën fillore “Faik Konica”.
Ka votuar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, së bashku me bashkëshorten Qefseren dhe djalin e tij.
Mustafa dhe gruaja e tij votuan në shkollën “Emin Duraku”, në Prishtinë.
Pas votimit, Mustafa për media tha se qytetarët të votojnë për demokratizimin e mëtejmë të vendit.
“Kisha deshiru t’i ftoj qytetarët të votoj në këtë ditë jo të përshtatshme për shkak të motit, ta kryjen obligimin, të votoj për demoktizimin e vendit, zhvillimin dhe prosperitet të vendit”, u shpreh Mustafa.