Home Blog Page 5024

Diaspora po vjen, kolona deri në 50 metra në pikat kufitare

0

Interesimi i madh për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë ka bërë që në pikat kufitare të Vërmicës dhe Merdares të ketë kolona deri në 50 metra.

Aktualisht në pikat kufitare pritjet janë deri në 15 minuta. Kështu bëhet e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar.

Për të hyrë në pikën kufitare në Vermicë, qytetarët duhet të presin 10 deri në 15 minuta, ndërsa për të dalë nga kjo pikë kufitare qytetarët po presin 5 minuta.

Situatë e ngjashme është edhe në pikën kufitare në Merdare.

Bekim Jashari bojkoton zgjedhjet

0

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se nuk do të marr pjesë në procesin zgjedhor.

Jashari ka shkruar në Facebook se pasi që KQZ ka vendosur që të mos lejojë kamerat brenda vendvotimeve ai ka thënë se do të bojkotojë këtë proces.

“Pas zhvillimeve të djeshme ku si kryetar i komunës kam kërkuar që të mos ndalen kamerat në vendvotime për të pasur një proces të rregullt zgjedhor dhe pasi që KQZ-ja ka marrë vendim që të ndal kamerat, sot kam vendosur që të mos marrë pjesë në këtë proces zgjedhor”, ka shkruar ai.

Postimi i plote:

Të dashur qytetarë, Pas zhvillimeve të djeshme ku si kryetar i komunës kam kërkuar që të mos ndalen kamerat në vendvotime për të pasur një proces të rregullt zgjedhor dhe pasi që KQZ-ja ka marrë vendim që të ndal kamerat, sot kam vendosur që të mos marrë pjesë në këtë proces zgjedhor.

Ky vendim vjen në shenjë proteste ndaj vendimit të KQZ -së, e cila në vend që të jetë në shërbim të mbrojtjes së votës, votimit dhe numërimit të rregullt ajo vendosi që t’i ndal kamerat në vendvotime të komunës sonë. Ndërkohë që liderët e partive politike gjatë votimit shoqërohen nga mediet dhe kjo nuk i pengon KQZ-së.

Prania e kamerave në klasa evidenton çdo parregullsi që mund të ndodhë gjatë procesit të votimit apo numërimit dhe kështu nuk ka aspak të bëjë me shkelje të privatësisë sepse nga kamerat e vendosura në vendvotime nuk shihet hapësira brenda kabinës së votimit dhe kështu votimi është i fshehur.

Kjo dëshmohet edhe nga fotografia e bashkëngjitur më poshtë, e derguar nga njëri nga drejtorët e shkollave të komunës sonë, dje gjatë përgatitjeve paraprake që janë bërë. Askush nuk duhet t’i frikësohet transparencës dhe masave konkrete në shërbim të zhvillimit të një procesi demokratik zgjedhor, përkundrazi vullneti i secilit qytetar është i shenjtë dhe nuk duhet lejuar që të deformohet.

Voton Ferdonije Qerkezi: Ka një porosi për atë që vjen në pushtet

0

Ferdonije Qerkezi, ka votuar në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë.

Pas votimit, ajo ka kërkuar nga kushdo që vjen në krye të qeverisë të bëjë më shumë për të pagjeturit.

“Po pres me pas ma mirë me pas ndryshime, pres për personalisht për të pagjeturit, për djemtë e mijë dhe krejt të pagjeturit e Kosovës. Secili që vjen në pushtet në bëjë më shumë për të pagjeturit”, ka thënë ajo për Klan Kosovën.

Ndryshe Ferdonie Qerkezi është nëna e 4 djemve që kanë humbur jetën në luftën e fundit në Kosovë.

KQZ lejon votimin me letërnjoftim me afat të skaduar

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për të lejuar qytetarët për të votuar me letërnjoftim me afat të skaduar.

Kështu ka bërë të ditur, përfaqësuesi i Vetëvendosjes në Komisionin Qendror Zgjedhor, Sami Kurteshi.

”KQZ posa mori vendim për lejimin e qytetarëve për të votuar me letërnjoftim me afat të skaduar. Të gjithë ata që janë në listst e votuesve në Kosovë mund të votojnë me letërnjoftim me afat të skaduar”.

Ky vendim sipas tij, vie pas ankesave të shumta të qytetarëve ku për shkak të afatit të skaduar të letërnjoftimit iu pamundësohej votimi.

Këtë për Klan Kosovën e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, i cili tha se për këtë vendim i kanë njoftuar edhe Komisionet Komunale të Zgjedhjeve.

”Sapo i kemi njoftuar Komisionet Komunale të Zgjedhjeve se KQZ ka marrë vendim përr lejimin e votuesve që të votojnë me letërnjoftime me afat të skaduar dhe të cilët figurojnë në Listat Përfundimtare të Votuesve”.

246 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, 8 raste në Prizren

0

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.031 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 246 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk janë raportuar raste të vdekjes.

Numri total i rasteve pozitive është 64.341 raste nga 266.585 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.544 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 201 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 55.761 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.036.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 95 raste, Pejë 24 raste, Gjakovë 17 raste, Lipjan 13 raste, Podujevë 12 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Mitrovicë 10 raste, Gjilan 9 raste, Prizren 8 raste, Malishevë 6 raste, Rahovec 6 raste, Suharekë 5 raste, Skenderaj 4 raste, Vushtrri 4 raste, Deçan 3 raste, Istog 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Obiliq 3 raste, Drenas 2 raste, Graçanicë 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash dhe Ferizaj.

Rrahen mes vete vëzhguesi i PDK-së me atë të VV-së në Prekaz, deklarohen nga Policia

0

Pas incidentit në Prekaz ndërmjet një vëzhguesi të PDK-së dhe LVV-së ka reaguar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se pas marrjes së informatës Policia ka ndërhyrë, dhe ka thënë se janë duke e verifikuar nëse ka qenë konfrontim apo rrahje mes tyre.

“Policia e Kosovës është marrë me rastin dhe po i interviston palët, ta shohim se pas intervistimit se a ka qenë konfrontim apo rrahje, informata e parë ka qenë që është konfrontim, e policia ka intervenu”, tha Kelani në T7.

KQZ: Deri në ora 11:00 kanë votuar mbi 145 mijë 650 qytetarë

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në ora 11:00 është 8,30 %, apo 145 mijë 650 votues.

Kujtojm se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 28 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës: 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.
Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 1 mijë e 52 kandidatë.

Ndërsa vendvotimet janë hapur në ora 7:00 dhe mbesin të hapura deri në ora 19:00 të ditës së sotme.

DnV: Raste të fotografimit të votës janë hasur në 2% të vendvotimeve

0

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” (DnV), gjatë konferencës së dytë për medie u tha se raste të fotografimit të votës janë hasur në 2% të vendvotimeve, raporton Ekonomia Online.

Dalja në votim

Sipas raportimeve të vëzhguesve të Demokracisë në Veprim (DnV) procesi i votimit – që nga hapja e vendvotimeve po zhvillohet në mënyrë të qetë. Deri në orën 10:00, të drejtën kushtetuese për të votuar e kanë shfrytëzuar rreth 5.2% (0.24% margja e gabimit) e qytetarëve me të drejtë vote. Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1,794,862 qytetarë të Kosovës.

Në komunat me shumicë serbe është raportuar për dalje në votime në mbi 10%, që është dyfish më e lartë sesa mesatarja e përgjithshme e daljes në nivel vendi.

Respektimi i masave kundër COVID19 gjatë votimit

Në 21% të vendvotimeve, është raportuar për zbatim të pjesërishëm të masave për parandalimin e shpërndarjes së COVID19, ndërsa në 1% të vendvotimeve këto masa nuk po respektohen fare.

Udhëzimit administrativ i KQZ-së (UA-03/2020) kërkon që secili votues për qëllime të idenitifikimit nga anëtari i KVV-së të largojë maskën mbrojtëse. Megjithatë, gjatë votimit, në 27% të vendvotimeve, qytetarëve nuk u është kërkuar fare të heqin maskën mbrojtëse për t’u identifikuar, ndërsa në 35% të vendvotimeve kjo gjë po u kërkohet pjesërisht.

Parregullsitë më evidente gjatë procesit të votimit

Votimi me dokumente jovalide

Për këto zgjedhje, KQZ ka larguar nga Lista e Votuesve 122,421 votues të cilët kanë poseduar vetëm dokumente të identifikimit të lëshuara nga UNMIKU. Megjthatë, janë hasur raste kur qytetarët janë lejuar të votojnë me dokumente jovalide, si dokumente të UNMIK-ut, shteteve të tjera apo dokumente të Kosovës me afat të skaduar.

Deri në orën 10:00, në 96% të vendvotimeve nuk ka pasur asnjë rast të votimit me dokumente jo valide. Ndërsa në vetëm 4% të vendvotimeve kjo parregullësi është hasur në raste të izoluara (deri në 10 raste).

Vështirësitë e votuesve në gjetjen e vendvotimit

Zvogëlimi i numrit të përgjithshëm të vendvotimeve në këto zgjedhje nga 2547 sa ishin në 2019 në 2382, ka prodhuar vështirësi tek qytetarët për t’a gjetur emrin në Listën e Votuesve, rrjedhimisht vendvotimin e duhur.

Deri në orën 10:00, në 67% nuk ka pasur vështirësi në gjetjen e vendvotimit. Ndërsa në 33% të vendvotimeve janë hasur deri në 10 raste.

Votimi me asistencë

Asistenca gjatë votimit është një ndihmë e cila mund t’i ofrohet votuesit, nën rrethana të veçanta në mënyrë që çdo votues të ketë mundësinë e ushtrimit të së drejtës së tij/saj juridike për të votuar. Rregulla zgjedhore përcakton se asistenca në votim nuk mund të ofrohet më shumë se një herë nga i njëjti qytetar dhe duhet të regjistrohet në Librin e Votimit. Për më tepër, anëtarëve të KVV-së apo vëzhguesve të akredituar iu ndalohet rreptësisht të ofrojnë asistencë në votim.

Në të kaluarën asistenca është keqpërdorur për të imponuar apo deformuar vullnetin e lirë të qytetarëve duke ndikuar drejtpërdrejt në përzgjedhjen e një subjekti politik apo kandidatëve të caktuar.

Deri në orën 10:00:

Në 64% deri në 10 raste me asistencë të evidentuar në Librin e Votimit.

Gjithsesi janë evidentuar edhe raste kur votimi me asistencë nuk është regjistruar në Librin e Votimit ashtu siç e përcaktojnë rregullat, 4.5% në raste të izoluara (deri në 10 raste).

Për më tepër, janë evidentuar edhe raste kur një person ka asistuar më shumë se një herë. Kjo parrregullësi ka ndodhur në 1% e vendvotimeve në raste të izoluara (deri në 1-4 raste).

Në vitin 2019, DnV raportoi se numri i rasteve të votimit me asistencë të rregullt ishte mbi 42,000, ndërsa me asistencë të parregullt ishin evidentuar rreth 800 raste.

DnV i bën thirrje kryesuesve të KVV-ve që të sigurojnë që votimi me asistencë të bëhet konform rregullave zgjedhore. Asistenca e parregullt konsiderohet shkelje e dispozitave ligjore, e dënueshme me gjobë prej 200-2000 Euro.

Fotografimi i votës

Ndonëse fenomen në përmasa të vogla, cenimi i fshehtësisë së votës i manifestuar përmes fotografimit të votës po vazhdon të shfaqet edhe në këto zgjedhje. Fotografimi i votës dhe bërja e saj publike supozohet se ka të bëjë me blerjen e votës, frikësimin e votuesit dhe shtrembërimin e vullnetit të tij.

Deri në orën 10:00, raste të fotografimit të votës janë hasur në 2% të vendvotimeve (deri në 1-4 raste).

Incidente serioze

Nuk është raportuar për ndonjë incident serioz që do të mund të cenonte procesin e votimit.

DnV u bën thirrje qytetarëve të dalin të votojnë dhe përmes pjesëmarrjes së tyre të bëhen pjesë e vendimeve për vendin.

DnV kërkon nga të gjitha subjektet politike të përmbahen nga çdo veprim që mund të cënojë integritetin e procesit zgjedhor.

DnV pret që institucionet e vendit të ndërmarrin të gjitha masat e duhura për të garantuar një atmosferë të qetë dhe zgjedhje demokratike dhe të lira.

Hakohet faqja e KQZ-së

0

Është hakuar faqja e Komisionit Qendror Zgjedhor.

Në versionin në gjuhën angleze të faqes së KQZ-së janë duke u paraqitur reklama të shitjes së viagrave.

Lutfi Haziri së bashku me gruan dhe vajzat dalin në votime

0

I pari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka dal në votime i shoqëruar nga gruaja dhe dy vajzat e tyre.

Familja Haziri ka kryer obligimin qytetar në një nga qendrat e votimit në Gjilan.

Ndryshe, qendrat e votimit janë hapur në orën shtatë të mëngjesit dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë parregullësi.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort