Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me të dhënat përfundimtare sa i përket daljes në votime.
Janë 46% e qytetarëve që kanë kryer obligimin e tyre duke votuar në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me të dhënat përfundimtare sa i përket daljes në votime.
Janë 46% e qytetarëve që kanë kryer obligimin e tyre duke votuar në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Radiotelevizioni Dukagjini ka publikuar “EXIT Poll-in” e saj për zgjedhjet e sotme parlamentare.
Sipas këtij “Exit Polli”, partia e parë është Lëvizja Vetëvendosje me 55 ulëse apo 47.9%.
Kurse, vendin e dytë e ka PDK me 20 ulëse apo 17.7% , ndërsa partia e tretë është LDK 17 ulëse apo 14.6 përqind.
Pozitën e katërt e ka AAK 8 ulëse apo 6.6 përqind , ndërsa NISMA s’e kalon pragun sipas “Exit Poll-it”
1 milion e 794 mijë e 862 votues me të drejtë vote sot patën mundësinë që të votojnë për subjektin e tyre të preferuar dhe pesë kandidatët për deputetë në përbërjen e ardhshme të Parlamentit të Kosovës.
EXIT POLL-i i PIPOS, i prezantuar ekskluzivisht në Klan Kosova, e ka nxjerrë Vetëvendosjen fituese të zgjedhjeve të 14 shkurtit me 41.8 %.
Sipas këtij EXIT POLL-i, që nuk paraqet rezultatet zyrtare, partitë politike në vend në këto zgjedhje janë renditur kështu:
1: Vetëvendosje me 41.8 %
2: PDK me 16.5 %
3: LDK me 15.2 %
4: AAK me 7.2 %
5: Nisma me 2.6 %
6: Komunitet pakicë me 16.7 %
Më poshtë gjeni edhe grafikat me ulëset në parlament për secilat nga subjektet politike:
Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka vizituar Dhomën operative të Prokurorit të Shtetit, që është e angazhuar për mbrojtjen e votës gjatë ditës së zgjedhjeve.
Gjatë kësaj vizite, z. Wigemark u njoftua nga Koordinatorja Nacionale për zgjedhje, Laura Pula, me rolin e sistemit prokurorial në përgjithësi dhe Dhomës operative në veçanti në mbrojtjen e votës gjatë procesit zgjedhor.
Po ashtu, ai u njoftua me aktivitetet të cilat janë duke u ndërmarrë nga të gjithë prokurorët kujdestar nëpër të gjitha komunat e Kosovës, në bashkëpunim me institucionet tjera, për të siguruar një proces zgjedhor me integritet.
Shefi i EULEX-it përgëzoi punën që është duke u bërë nga sistemi prokurorial dhe uroi që ky proces zgjedhor të kalojë i qetë deri në përfundim të tij.
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, iu është drejtuar qytetarëve duke u thënë që të dalin të votojnë.
“Ora e fundit për ta përcaktuar fatin e vendit tonë. Votoni!”, ka shkruar Osmani.
Ka mbetur edhe më pak se një orë deri në përmbyllje të procesit zgjedhor në Kosovë.
Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019, këtë herë është përqindje më e lartë e votuesve në nivel vendi.
Sipas informacioneve të DnV-së, rajoni i Prishtinës dhe i Ferizajt ka përqindje më të lartë të votuesve.
Të drejtë votë sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kanë 1 milion e 794 mijë e 862 votues, e ndërsa për herë të parë në këto zgjedhje do të votojnë 49 mijë e 198 votues.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se deri në orën 16:00 aktualisht situata është e qetë dhe mbarëvajtja e procesit zgjedhore po shkon siç duhet.
Kosovarët sot po votojnë për zgjedhjet parlamentare.Në këto zgjedhje ka votuar edhe një person që gati i ka mbushur 100 vjet.
Arif Demaj, 98 vjeçar nga Rugova ka votuar sot në qytetin e Pejës, konkretisht në shkollën “Shaban Spahija”.
Ai ka thënë se ka dalë në çdo parë zgjedhje dhe asnjëherë nuk ka munguar.
Pasi votoi, ai tha se duhet që partitë bashkë ta shikojnë popullin.
I moshuari gjatë votimit është asistuar nga nipi i tij.
Sot po zhvillohet procesi i votimit në tërë Kosovën.
Të drejtë votë sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kanë 1 milion e 794 mijë e 862 votues, e ndërsa për herë të parë në këto zgjedhje do të votojnë 49 mijë e 198 votues.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në një prononcim për Indeksonline, ka thënë se deri në orën 16:00 aktualisht situata është e qetë dhe mbarëvajtja e procesit zgjedhore po shkon siç duhet.
Deri më tani janë iniciuar dy raste, njëri në Prishtinë e tjetri në Prizren.
“Deri në ora 16.00 Policia e Kosovës, në aspektin e sigurisë deri tani vlerëson si një proces të qetë. Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit deri me tani ka iniciuar dy raste qe ndërlidhen me procesin zgjedhor. Te dy rastet, njeri i ndodhur në Prishtinë dhe tjetri në Prizren janë emërtuar “Cenim i fshehtësisë së votimit”, ka thënë Kelani.
Lidhur me disa raste që është raportuar se janë shitur votat online, Kelani ka thënë se janë në dijeni dhe ndaj dy personave janë hapur rastet.
“Me vendim të prokuroreve rastet janë proceduar në procedure të rregullt. PK ka trajtuar çdo informacion i cili ka pasur të bëjë me procesin zgjedhor si dhe ka trajtuar edhe raste që nuk ndërlidhen me procesin zgjedhor”, ka shtuar tutje Kelani.
Demokracia në veprim ka bërë të ditur se deri më tani, të drejtën e votës e kanë ushtruar 37.3 për qind (rreth 670 mijë qytetarë), e cila si përqindje është më e lartë se zgjedhjet e kaluara
Në një konferencë të mbajtur DnV ka bërë të ditur se Prishtina dhe Ferizaj janë komunat me më së shumti dalje në votime ndërkaq Prizreni është rajoni me daljen më të ulët.
Gjithashtu është bërë e ditur se në 41 për qind të vendvotimeve është respektuar kërkesa e KQZ për heqje të maskës me qëllim të identifikimit, ndërkaq pjesa tjetër nuk ka kërkuar.
Arjana Milentievic, ka humbur kuletën në shadërvan. Sipas saj në kuletë gjendeshin dokumente, kartela e bankës dhe disa të holla.
Gjithashtu ajo i lutet personave që kanë mundur të gjejnë kuletën t’ia kthejnë duke u lajmëruar në numrin e tel: 049546773