267 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, 5 në Prizren
Pas dorëheqjes së Isa Mustafës, shpërbëhet Kryesia aktuale e LDK-së dhe thirret Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor!
Pas dorëheqjes së Isa Mustafës nga posti i kryetarit, sipas burimeve të Gazeta Blic pas dorëheqjes së Isa Mustafës, bie edhe kryesia aktuale e partisë, dhe se sipas Statutit të LDK-së, thirret Kuvendi i ri zgjedhor i partisë.“Isa Mustafa do të jap dorëheqje nga posti i kryetarit. Me dorëheqjen e tij, bie edhe kryesia aktuale e partisë si dhe thirret Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor”, tha ky burim i lartë brenda LDK-së.
Ky burim thotë se sipas Statutit të LDK-së, pas dorëheqjes së Kryetarit dhe shpërbërjes së Kryesisë, caktohen njerëzit për përgatitjen e Kuvendit.
Ndryshe, LDK të dielën ka pësuar debakëll, duke marrë vetëm 13 për qind të votive, rezultat ky më I dobëti në historinë e kësaj partie.Lideri i LDK-së gjatë ditës së djeshme, me të përfunduar rezultati i zgjedhjeve ka reaguar përmes një statusi në Facebook, ku ka paralajmëruar reflektim dhe reformim të partisë.
“Miq të nderuar, në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve. Z. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës. Çfardo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve. Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin. IM”, ka shkruar ai.
Pas rezultatit të zgjedhjeve, kishte reaguar edhe kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, i cili e ka marrë përsipër këtë rezultat.Reagimi i plotë:Të dashur qytetarë,
Të dashur votues të LDK-së dhe struktura të LDK-së,
Sipas vlerësimeve preliminare, Kosova ka përmbyllur një proces të rregullt zgjedhor. Kjo tregon për kulturën demokratike që është vendosur tanimë në procese zgjedhore, që është përmbushje e standardeve evropiane.
Unë ju falënderoj për besimin e dhënë. Por, rezultatet preliminare janë krejt tjera prej atyre që kam pritur.
Prandaj, unë e marrë përgjegjësinë e plotë për këtë rezultat zgjedhor të LDK-së. Në ditët në vijim do të diskutoj gjerësisht me organet e LDK-së për këtë përgjegjësi.
Pres që KQZ-ja të përmbyllë sa më parë procesin e numërimit të votave dhe certifikimit të rezultateve, që t’i hapet rrugë themelimit të institucioneve të reja të vendit.
Unë do të jem gjithmonë mirënjohës për mundësinë që më është dhënë nga LDK-ja për t’u shërbyer qytetarëve dhe do të mbetem mbrojtës i pakompromis i demokracisë dhe orientimit pro-perëndimor të Republikës se Kosovës.
LDK-ja do të jetë opozitë konstruktive në mbrojtje të interesit të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.
Qeveria në detyrë do të kujdeset për mbarëvajtjen e punëve deri në zgjedhjen e qeverisë së re nga Kuvendi i Republikës.
I juaji,
Avdullah Hoti
Rugova: Garda e vjetër e LDK-së të largohet, Vjosa Osmanit të zgjidhet president
Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, ku LDK ka shënuar rënie.
Rugova në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se garda e vjetër duhet të largohet nga LDK-ja dhe kjo partia duhet ta bëj kuorumin për zgjedhjen e Osmanit presidente, pavarësisht që sipas tij, në demagogjinë e saj nuk ka pikë sinqeriteti.
Postimi i plotë:
Tre fjali për rezultatin dje.
Urime fituesit. Urojmë që Albini të mbajë premtimet dhe të mos viktimizohet më tutje. Tani e ka kohën që të përqafojë përgjegjësinë që ia kanë dhënë qytetarët dhe të mos aktrojë më.
Sa për Vjosën. Mendoj që deputetët e LDK-së duhet të rrinë në sallë dhe t’ia bëjnë kuorumin për zgjedhjen e Presidentit. Është shumë me rëndësi që maskat të bien deri në fund dhe që, të gjithë ata votues të LDK-së që i besuan, ta kuptojnë se e tëra, gjithë histeria e saj, ishte vetëm për poste dhe përfitime personale. Në demagogjinë e saj nuk ka as edhe një pikë sinqeriteti dhe kjo do të shihet edhe më shumë në periudhën që kemi para.
I përshëndes deklaratat e Kryetarit Mustafa dhe Kryeministrit Hoti, megjithatë duhet ta theksoj që nuk kemi kohë për të humbur. Elektorati ynë na ka dënuar dhe ky mesazh është kristal i qartë. Zgjedhjet në total, por edhe disfata jonë në bastionet tona tregon që komplet garda e vjetër, që me vite tani po i ik reflektimit, duhet të japë dorëheqje dhe të largohen menjëherë. Të rinjtë dhe të ardhurit në parti, që e kanë ndihmuar këtë strukturë të vjetër brenda partisë sonë, duhet të reflektojnë dhe të mësojnë nga kjo përvojë. Ka ardhur koha të ndahemi përgjithmonë nga arroganca, narcizmi dhe egot e sëmura.
Le të reflektojmë, le të veprojmë dhe le të kthehemi më të fuqishëm se para.
LDK është pasuri fundamentale e këtij populli.
Limaj: Këtë herë Nisma nuk do të jetë pjesë e parlamentit
Këtë herë Nisma Socialdemokrate nuk do të jetë pjesë e parlamentit, por kjo nuk do të ndal zërin e fuqishëm të Nismës në kauzën në mbrojtje të vlerave tona njerëzore-kombëtare, tha Fatmir Limaj, një natë pas zgjedhjeve, raporton Front Online.
Ai tha se partia e tij do të vazhdojë t’i mbrojë vlerat njerëzore e kombëtare të shtetit, teksa falënderoi votuesit e tij.
“Unë në emër të kryesisë së partisë nga shpirti ju falënderoj, të mbështetni kauzën tonë, ka qenë një fushatë elektorale e jashtëzakonshme, kemi arritur një objektiv të madh pasi ata që tentuan ta përdhosin kauzën tonë, vlerat tona kombëtare njerëzore, t’I rikthejmë edhe njëherë fuqishëm në skenën tonë, në opinionin publik të Kosovës, të gjithë ata që tentuan të zbehin e të fyejnë ato vlera, gjatë fushatës elektorale i pam se ju kthyen këtyre vlerave. Ne do të vazhdojmë në promovimin e vlerave të klauzës sonë, do të jemi zëdhënës i atyre mijëra votuesve tonë, nuk do të ndalemi”, tha ai ndër të tjera.
Jep dorëheqje Isa Mustafa
Isa Mustafa e ka dorëzuar dorëheqjen para strukturave të partisë pak minuta më parë, merr vesh Gazeta Express nga burime brenda kryesisë së LDK-së, që është mbledhur tash.
Sipas burimeve të LDK-së, Mustafa në fillim të mbledhjes së partisë e ka treguar lajmin para anëtarëve.
Partia e Isa Mustafës ka shënuar humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhje.
LDK nuk ka fituar në asnjë komunë, ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.
Kur janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.
Ndërkaq LVV vazhdon të prijë. Aktualisht, LVV numëron 376 mijë e 933 vota, apo 47,88%. Partia e Albin Kurtit ndiqet nga PDK-ja në vend të dytë, e cila aktualisht ka marrë 136 mijë e 681 vota apo 17,36%./GazetaExpress/
Mërgimtari që erdhi të votojë për VV-në: Lamtumirë Kosovë, Albin tani është në dorën tënde
Shumë qytetarë të Kosovës që jetojnë në shtetet perëndimore, erdhën për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Reporteri.net.
Pas kryerjes së obligimit, një ditë pas zgjedhjeve ata kanë nisur të kthehen në vendet ku jetojnë.
Një qytetar i cili kishte ardhur në Kosovë për ta votuar Kurtin, ka shkruar në Facebook duke iu drejtuar liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.
“Lamtumirë Kosovë… Albin…na thirre…erdhëm dhe bëmë atë që mundemi…Tani është në dorën tënde”, ka shkruar ai.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë kur janë numëruar 99,23% të të gjitha votave. Aktualisht, LVV numëron 376 mijë e 933 vota, apo 47,88%.
Partia e Albin Kurtit ndiqet nga PDK-ja në vend të dytë, e cila aktualisht ka marrë 136 mijë e 681 vota apo 17,36%.
Në vendin e tretë radhitet LDK-ja me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.
AAK-ja është në vendin e tretë me 58 mijë e 299 vota apo 7,41%. Pas saj radhitet Lista Serbe me 43 mijë e 746 vota apo 5,56%.
Mblidhet LDK, a pritet marrja e përgjegjësisë për shkak të rezultatit më të dobët në historinë e kësaj partie?
Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që të mblidhet gjatë ditës së sotme.Gazeta Blic nga burime të saja ka marrë vesh se në këtë mbledhje do të flitet për humbjen e pësuar nga kjo parti në zgjedhjet e djeshme.“Pritet të mblidhet Kryesia e LDK-së. Ende nuk dihet saktësisht se do të diskuothet, por sipas të gjithas gjasave do të ketë edhe marrje të përgjegjësisë”, tha ky burim i Gazeta Blic, pa saktësuar nëse pritet dorëheqje apo jo e Isa Mustafës nga kreu i partisë.
Ndryshe, dje LDK ka marrë rezultatin më të dobët në historikun e saj, prej se ekziston me vetëm 13 për qind.Të dielen pas përfundimit të zgjedhjeve, Mustafa ka reaguar përmes një statusi.“Miq të nderuar, në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve. Z. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës. Çfardo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve. Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin. IM”, ka shkruar ai.
Riola Susuri nga Zhuri, ylli në ngritje në piano
Tash e sa vite prej që jemi shtet i pavarur, ambasadorët më të mirë nga vendi ynë në botë kanë qenë kultura dhe sporti. Sukseset e njerëzve që vijnë nga këto sfera padyshim se na gëzojnë të gjithë neve dhe na bëjnë krenarë.
Një tjetër talente nga Kosova, që duket se po e ndërton kujdesshëm karrierën e saj, është edhe Riola Susuri. Ajo është 11-vjecare dhe është një pianiste mjaft e zonja.
Riola tashmë është në garë për piano në organizimin që po mbahet në formë virtuale nga shteti i Polonisë. Gara ka filluar nga dita e sotme dhe vlerësimi përfundimtar nga një juri tejet profesionale do të bëhët i ditur më 25 shkurt.
I kontaktuar nga Familja jonë, babai i Riolës, Rrahim Susuri, shprehet jashtëzakonisht i kënaqur me sukseset e vajzës së tij. Ai gjatë kësaj interviste na tregoi edhe për hapat e parë të karrierës së Riolës, si dhe cmimet që ajo ka fituar si një pianiste e dalluar nëpër vende të ndryshme ndërkombëtare.
“Riola ka filluar të mirrej me piano qysh prej moshës katër vite e gjysmë. Përreth tre vite ajo ndoqi mësimet në këtë drejtim në një kurs privat, ku shkonte dy herë në javë te një profesor me emrin Naser Susuri. Pasi ky i fundit pësoi e ndërpreu punën e tij, u detyrova ta regjistroj në shkollën e muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren. Riola po ashtu është edhe nxënëse e klasës së gjashtë në shkollën “Emin Duraku”, pra i ndjek mësimet në të dy shkollat. Riola ka marrë pjesë në shumë gara vendore, rajonale dhe ndërkombëtare. Për shkak të pandemisë, disa gara zhvilloheshin online”, theksoi ai për Familja jonë.
Susuri tregon se Riola ka fituar disa cmime në Ukrainë dhe Tiranë, duke qenë po ashtu edhe pjesëmarrëse në shumë ngjarje kulturore të kësaj natyre në Amerikë dhe Austri.
Pjesëmarrja në garat e tilla ka qenë me pagesë, shpenzime të cilat janë paguar gjithnjë dhe vetëm nga Susuri. I pyetur nëse ka pasur ndonjëherë ofertë nga qeveria për mbulim të shpenzimeve, ai u përgjigj që, përkundër kërkesës nga vetë ai, nuk ka pasur kurrfarë interesimi nga autoritetet kosovare ta paguajnë qoftë edhe ndonjë shpenzim elementar.
“Asnjëherë. Kam bërë kërkesa, por asnjëherë nuk janë marrë parasysh nga ata. Prej moshës 4-vjecare e deri në moshën 11-vjecare, sa është tash Riola, të gjitha shpenzimet e garave i kam kryer unë personalisht, pa ndihmën e askujt”, shtoi Susuri.
Ndihmë financiare iu është ofruar vetëm nga Kuvendi Komunal, Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, ku i kanë ofruar 1 mijë euro, pasi Riola kishte për të shkuar në Gjenevë në garë, vend në të cilin mori vendin e tretë, por që nuk arritën të shkonin shkaku i pandemisë.
Riola tashmë është në garën e realizuar nga shteti i Polonisë, ku vlerësimi përfundimtar do të publikohet më 25 shkurt. Në këto momente, pritshmëritë e familjarëve të saj dhe të gjithë shqiparëve janë të larta.
Duke e parë suksesin e Riolës në piano, ishte me interes të dihej nëse dikush nga familjarët e saj ka ushtruar këtë profesion.
“Unë jam gazetar, kurse gruaja ime është motër medicinale, cka tregon se talenti i Riolës për piano nuk është trashëguar”, deklaroi babai i Riolës kur u pyet për këtë.
Tashmë kur kanë mbetur edhe shumë pak kohë që ta kuptojmë vlerësimin e Riolës, një gjë është shumë e sigurt: Ajo është në rrugën e duhur për t’u bërë një yll në piano.
Sukseset e Riolës, përvec familjes së ngushtë, padyshim se iu atribuohen edhe profesoreshës së pianos, Besarta Guri-Bobaj, për të cilën prindërit e Riolës janë shumë falënderues dhe mirënjohës në raport me punën e palodhshme që ajo po bën me vajzën e tyre.
Prizreni me 3 mijë e 97 raste të infektuar me Covid-19
64 mijë e 341 raste raste të infektuara me COVID-19 janë regjistruar deri tani në Kosovë.
1 mijë e 544 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.
Vetëm në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 246 raste të infektuara.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka publikuar sot të dhëna në lidhje me numrin e të infektuarve me COVID-19 deri tani në Kosovë, raporton Gazeta Express.
Prishtina prinë me numrin më të madh të rasteve me gjithsej 24 mijë e 993 raste të infektuara, nga të cilat, 2 mijë e 302 janë aktive.
Pastaj Gjilani me 3 mijë e 590 raste, nga të cilat 261 aktive dhe Prizreni me 3 mijë e 97 raste të infektuar, 778 prej të cilave aktive.
Podujeva radhitet e 4’ta në vend me 3 mijë e 24 raste të infektuara, 535 aktive, pastaj Fushë Kosova me 2 mijë e 992 raste, prej të cilave 335 aktive.
Pas debakllit të LDK-së, shpërthejnë pakënaqësitë në partinë e drejtuar nga Isa Mustafa: Dorëheqje sot, nesër është shumë vonë
Humbja që Lidhja Demokratike e Kosovës ka pësuar në zgjedhjet e djeshme, ka bërë që të shpërthejnë pakënaqësitë në këtë parti.Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Feim Brava përmes një statusi në Facebook ka shkruar se dorëheqja e Isa Mustafës duhet të ndodh qysh sot, sepse sipas tij, nesër është shumë vonë, raporton Gazeta Blic.Njoftimi i plotë:
Dorëheqje SOT,nesër është shumë vonë.Lidhja Demokratike e Kosovës ra në këtë nivel, jo për faj të elektoratit dhe përkrahësve, por ra për shkak se ata që udhëheqin sot me LDK-në, nuk u qëndruan besnik përkrahësve!Partia fituese nuk fjeti,ata nuk ndejtën indiferent!
Ata punuan me bazën, ata nuk i injoruan dhe nuk i larguan përkrahësit dhe elektoratin e vet sikur bënë këta që sot udhëheqin me LDK-në. Sot u pa që njerëzit nuk nënshkruajnë marrëveshje me partinë.Njerëzit dhe përkrahësit u qëndrojnë besnik partive, përderisa partitë u qëndrojnë besnike përkrahësve dhe njerëzve të vet.
Elektorati ndëshkoi dhe mirë që ndëshkoi,se ndryshe nuk lëshojnë pe “shefat”!
Ky duket që është veç fillimi,sepse pas një kohe të shkurtër kemi zgjedhje lokale dhe sot u pa dhe po shihet rezultati.Shkoni, ikni dhe na kërkoni falje për gjendjen ku na sollët.Humbja gjithsesi ështe e turpshme, por qëndrimi juaj aty, do të na turpëroj edhe më shumë.Andaj lerini analizat,por IKNI,LARGOHUNI pa analizë,sepse analizën u’a bëri dje votuesi.Mirë që u’a pata thënë edhe para një muaji në mbledhje se me juve Dullë & CO ,LDK-ja bie ne 12 %!Urime fituesve e veçanërisht Vjosës,e cila u qëndroi besnik parimeve dhe premtimeve të veta ndaj votuesve dhe simpatizantëve.