Home Blog Page 5014

Elezi: Ka përfunduar procesi i numërimit të votave

0

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se ka përfunduar procesi i numërimit të votave.

Në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka treguar se kanë mbetur edhe 19 vendvotime të dhënat e të cilave ende nuk janë publikuar në web-faqen e KQZ-së.

“Mbrëmë rreth mesnatës ka përfunduar procesi i numërimit në të gjithë vendin, nuk ka ndonjë vendvotim që ka mbetur pa u numëruar”.

“Janë vetëm 19 prej tyre që të dhënat ende nuk janë transmetuar në web-faqe”.

Sekretari amerikan i Shtetit: Njohja reciproke Kosovë – Serbi kërkon kompromis nga dyja palët

0

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka përgëzuar qytetarët serbë për ditën e shtetit.

Në urim nga ana e sekretarit të Shtetit i është përsëritur Serbisë kërkesa e presidentit, Joe Biden për njohje reciproke me Kosovën.

Blinken tha se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për zhvillimin e një aleance të gjatë midis dy vendeve.

Ai theksoi marrëveshjen gjithpërfshirëse me Kosovën, duke përmendur një kompromis që do të kërkohet nga të dy palët për arritjen e njohjes reciproke.

“Departamenti i Shtetit mirëpret përpjekjet që çojnë në krijimin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që synon njohjen e ndërsjellë do të kërkojë fleksibilitet dhe gatishmëri për kompromis nga të dy palët”.

Javën e kaluar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, me rastin e 15 shkurtit Ditës së Shtetit të Serbisë.

Përpos urimit në letër kishte edhe një kërkesë për njohjen reciproke mes Serbisë dhe Kosovës.

Kështu votuan të burgosurit, në mesin e tyre edhe votues për herë të parë

0

Dhoma e vizitave në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan u shfrytëzua për të zhvilluar procesin e votimit.

Gjithçka ishte bërë gati nga ekipi mobil i KQZ-së, që gratë të cilat vuajnë dënimin në këtë qendër ta ushtrojnë të drejtën e votës.

Kutive të votimit kanë të drejtë t’i drejtohet të gjithë qytetarët me heqje lirie në Kosovë.

Pavarësisht se gjenden në qendër korrektuese, procesi i votimit në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan u zhvillua si në çdo qendër tjetër votimi, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Të burgosurat në Lipjan, gjithashtu paraprakisht kanë marrë të gjithë udhëzimet për mënyrën e votimit.

Edhe pse u drejtuan për të kryer procesin e votimit, jo të gjitha gratë që vuajnë dënimin në Qendrën Korrektuese në Lipjan mundën ta bëjnë atë. Në mesin tyre, dikush nuk u gjet në listën e votuesve.

E, dikush tjetër kishte mundësi ta ushtrojë këtë të drejtë, madje e këtë ditë e kishte pak më të veçantë se të burgosurat tjera.

Ka mbushur 18 vjet dhe për herë të arë në jetë e shfrytëzoi të drejtën e votës. Por, fatkeqësisht këtë e bëri në një ambient aspak të mirë. 18-vjecarja votën e saj të parë e dha në Qendrën Korrektuese për Fermra në Lipjan, ku për më shumë se një vit po vuan dënimin për një vepër penale.

“Për mendimin tem procesi i votimit është mirë dhe jam e kënaqur. Është e parë që unë votoj dhe është e hera e parë që në qendrën korrektuese. Shpresoj që ka me ardhë një njeri I duhur në udhëheqje dhe kanë me ndryshu shumë sene”, ka thënë ajo për lajmi.net.

Duke respektuar masat për parandalimen e përhapjes së pandemisë Covid -19, të drejtën e votës në burg e kanë shfrytëzuar gjithsej 25 femra, të cilat vuajnë dënimim për vepra të ndryshme penale.

“Sot ka filluar procesi zgjedhor, sin ë çdo qender tjetër. Është duke u zhvilluar në kushte normale. Numri i të burgosurave në këtë qendër është 34, prej tyre kanë të drejtë vote 25 dhe të gjitha po e shfrytëzojne të drejtën e tyre. Dokumente valide të Republikës së Kosovës kanë 16, të tjerat votojnë me kopje të letërnjoftimit, ku komisioni është duke bërë verifikimin përmes kopjeve të letërnjoftimit”, ka thënë përgjegjesi për siguri në këtë qendër korrektuese, Agron Krasniqi.

Afër kësaj qendre korrektuese, gjendet edhe ajo për të mitur. Në këtë qendër gjendet edhe pavijoi që përfshinë shkollën. Disa të rinj gjendeshin në korridorin e shkollës së kësaj qendre korrektuese, por për një arsye tjetër. Jo për të ndjekur procesin mësimor, por për të ushtruar të drejtën e tyre për votuar.

Edhe ata që vuajnë dënimin në qendrën korrektuese për të mitur në Lipjan, e tashme kanë arritur moshën madhore mund ta hedhin votën e tyre.

Procesi edhe këtu po konsiderohet se shkoi gjithcka në rregull. Kështu tha drejtori i kësaj qendre, Arif Beqa.

“Votimi ka filluar mirë. Komisioni komunal i votimit veç ka ardhë , kanë fillu votimet dhe procesi po shkon mirë. Deri tani nuk kemi raste që kanë refuzuar, por do të thotë që ndonjë nuk refuzon të drejtën e qytetarit, por ne u mundësojmë me votu, ka thënë ai për lajmi.net.

Por, jo të gjithë votuesit në këtë qendër korrektuese janë të mitur me heqje lirie.

“Deri tani gjithcka ka shku siç e kemi paraparë, nuk ka ndonjë parregullsi. Personat që kanë të drejtë vote veç janë duke votuar. Numri gjithësej I votuesve është 66, 23 prej tyre janë staf dhe të tjerët janë pjesëtarë të qendrës”, ka thënë Ganimete Osmani nga KQZ.

Stafi i kësaj qendere korrektuese që kanë votuar, përfshinë të rritur të dënuar, por që janë të punësuar në këtë qendër. /Lajmi.net/

Nesër seanca e rradhës ndaj të akuzuarve nga Specialja

0

Të martën me datë 16 shkurt do mbahet seanca e rradhës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit dhe Kadri Veselit.

Konferenca statutore do filloj në ora 11:00.

Më herët, gjykatësi i procedurës paraprake u ka refuzuar kërkesën për lirim me kusht të akuzuarve nga kjo Gjykatës.

Sa i përket seancës për Salih Mustafën, javën e kaluar ka pasur zhvillime.Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Guillou, e ka marrë vendimin e parë lidhur me pjesëmarrjen e viktimave në procesin gjyqësor ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Katër persona janë paraqitur si viktima dhe kanë aplikuar përmes postës elektronike për t’u bërë pjesëmarrës në procesin gjyqësor kundër Mustafës.

Kosnett: Mezi presim të punojmë me qeverinë e re

0

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka uruar popullin e Kosovës për pjesëmarrjen në zgjedhjet e së dielës. Kosnett ka shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë me Kosovën dhe shpresojnë që të punojnë me qeverinë e re, për paqe, drejtësi dhe prosperitet.

“Urime qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë demonstruar përkushtim ndaj demokracisë dhe një vizion për të ardhmen. SHBA-ja qëndron me Kosovën – dhe ne shpresojmë të punojmë me qeverinë e re, sapo të formohet, për qëllimet e përbashkëta të paqes , drejtësi dhe prosperitet”, ka shkruar ai në Tëitter.

Vetëm në tri komuna nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave, një ndër to Prizreni

0

Në Komunën e Prizrenit, Prishtinës dhe Lipjanit, është duke vazhduar numërimi i votave.

Në të gjitha komuna e tjera të Kosovës ka përfunduar ky proces.

Prizrenit, nga gjithsej 2382 vendvotime, i kanë mbetur edhe 16 të panumëruara me 11.838 vota, Lipjanit dy me rreth 1.533 vota të panumëruara dhe Prishtina një vendvotim, me 74 vota.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri janë numëruar mbi 99 për qind të votave

Pos këtyre, kanë mbetur për t’u numëruar edhe votat nga diaspora.

Nënkryetari i LDK-së: Do të punojmë për fitore

0

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri ka falënderuar votuesit e LDK-së, duke thënë se do angazhohen për fitore.

Muhaxheri ka shkruar se vendi ka përmbyllur një proces të rregullt zgjedhor dhe sipas tij kjo tregon kulturë demokratike.

“Faleminderit përzemërsisht për besimin që na keni dhënë në vazhdimësi! Kosova ka përmbyllur një proces të rregullt zgjedhor shembullor dhe kjo tregon kulturën tonë demokratike të shkëlqyer. Ne do të angazhohemi për ndryshimet e nevojshme dhe do të punojmë për fitoren e LDK-së”, ka shkruar në Facebook.

Gazmend Muhaxheri është kryetar i Komunës së Pejës. Në zgjedhjet e fundit lokale kishte fituar garën pa balotazh. Në anën tjetër, LDK-ja ka dalë e dyta si parti në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, duke marrë 18.83 për qind të votave. Vendin e parë e ka zënë Lëvizja Vetëvendosje me rreth 49.14 për qind.

“Blick” shkruan për zgjedhjet në Kosovë: Vetëvendosje fitoi qartë!

0

Mediumi zviceran “Blick.ch” ka shkruar për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të Kosovës.

“Lëvizja e reformës së majtë vendos qartë për veten e saj në Kosovë”, është titulli i artikullit të mediumit zviceran.

Në artikull shkruhet se rezultati i sondazheve plotëson dëshirat e shumë kosovarëve për një ndryshim thelbësore.

“Kurti tashmë kishte organizuar demonstrata kundër sundimit serb në Kosovë si student në vitet 1990. Nga shkurti deri në qershor të vitit 2020 ai ishte tashmë kreu i qeverisë. Mandati i tij përfundoi pasi partneri i atëhershëm LDK përfundoi koalicionin dhe bashkoi forcat me partitë e tjera. Pas fitores në zgjedhje, Kurti synon të kthehet në zyrën më të lartë të qeverisë”, thuhet ndër të tjera në artikull.

“Zgjedhjet të Dielën vulosën gjithashtu largimin e gardës së vjetër nga radhët e UÇK-së, i cili kishte luftuar për pavarësi por dështoi si fuqia dominuese në qeveri për gati dy dekada. Shumica e qytetarëve sot i fajësojnë ata për keqmenaxhim dhe korrupsion. Megjithatë, kësaj here, përfaqësuesit e tyre kryesorë nuk ishin më në dispozicion për zgjedhje”, shkruhet në artikullin e “Blick”.

Ish-kryeprokurori Sylë Hoxha e quan hakmarrje politike kallëzimin e familjes Dehari

0

Ish-kryeprokurori Sylë Hoxha, është deklaruar për “Syri.net”, pas dërgimit të kallëzimit penal në Prokurorinë Themelore të Pristhinës nga avokati i familjes Dehari Tomë Gashi për mos veprim.

Sylë Hoxha, tha se lidhur me rastin e vrasjes Astrit Deharit janë marr veprimet nga dita e parë kur jemi njoftuar se ka vdekur në Qendren e Parbaurgimit në Prizren dhe janë zhvilluar procedurat nga prokurori i çështjes në Prizren Metush Biraj dhe më vonë lëndë është dërguar në Prokurorinë Speciale dhe nuk di çfarë ka ndodh më tutje.

“Asnjëherë se isha kryeprokruor nuk janë ndëprerë hetimet”, tha Sylë Hoxha.

Ai thotë se kjo është hakmarrje politike dhe është një arrogancë e Tomë Gashit, i cili merret me të pavërteta dhe thashethëme dhe është jo profesional.

Bekim Jashari uron Vetëvendosjen për fitoren në zgjedhje

0

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari thotë se vendi ynë kaloi një test tjetër të demokracisë.

“Me gjithë rezultatet e shënuara në organizimin e zgjedhjeve ende duhet të punohet në zhvillimin e reformës zgjedhore që do të mundësojë rritjen e transparencës dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor.”, shkruan ai.

Ai poashtu ka uruar Vetëvendsojen për fitoren në zgjedhje.

Postimi i plotë:

Qytetarë të dashur,

Shteti ynë dje kaloj edhe një tjetër test të demokracisë, duke përfunduar me sukses procesin zgjedhor për Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Me gjithë rezultatet e shënuara në organizimin e zgjedhjeve ende duhet të punohet në zhvillimin e reformës zgjedhore që do të mundësojë rritjen e transparencës dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor.

Njëkohësisht dëshiroj që të uroj Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e arritur në këto zgjedhje parlamentare.

Mbetet jetike që sa më shpejtë të konsolidohen institucionet tona qendrore për tu marrë intenzivisht me menaxhimin efikas të pandemisë COVID-19, rimëkëmbjen ekonomike, luftimin e korrupsionit e nepotizmit, rritjen e punësimit dhe integrimin e vendit në mekanizmat ndërkombëtar.

Shtetin tonë, të ndërtuar me shumë mund e sakrificë mund ta zhvillojmë e fuqizojmë vetëm duke qenë të bashkuar, pozitë e opozitë (secila në rolin e saj kushtetues)karshi temave nacionale për të mirën e shtetit.

Qytetarë të dashur,

Shteti ynë dje kaloj edhe një tjetër test të demokracisë, duke përfunduar me sukses…

Posted by Bekim Hamëz Jashari on E hënë, 15 Shkurt 2021

 

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort