Home Blog Page 5009

Kurti: Drejtësia dhe punësimi do të jenë prioritete tona

0

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit i fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, të mbajtura më 14 shkurt.

Referuar rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vetëvendosje fitoi 47.7 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 17.40 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.29 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.50 për qind, transmeton albinfo.ch.

Theksohet se në rezultatet preliminare nuk përfshihen votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Kurti, në një konferencë për media nga selia e partisë së tij në Prishtinë, e cilësoi si “madhështore” fitoren.

“Ky referendum për drejtësi dhe punë, e kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit u fitua. Është diçka e pashembullt në Kosovën e pasluftës”, tha ai.

“Nga nesër fillon një ditë e re. Na presin shumë punë dhe angazhime, sepse vendi është në kriza të shumëfishta”.

“Secili prej nesh duhet ta marrë përgjegjësinë që i takon, për ta bërë vendin tonë një vend të jetueshëm për të gjithë, ashtu siç është i dashur për të gjithë”, tha Kurti, duke u zotuar se do të udhëheqë “pa inate dhe pa revanshizëm”.

“Prioriteti ynë është drejtësia dhe punësimi”, theksoi ai.

Vjosa Osmani, kandidate e listës së Vetëvendosjes për presidente, tha se me fitoren e kësaj partie “Kosova do të ndryshojë”.

“Institucionet e reja do të drejtohen nga drejtësia”, tha ajo.

Brohoritjet e mërgimtarëve kur u kumtohet fitorja e VV-së në aeroplan (VIDEO)

0

Duket se rezultatet e zgjedhjeve të fundit edhe pse ende nuk janë zyrtare, një qytetar është kujdesur që të t’ua kumtojë bashkudhëtarëve të tij në aeroplanin i cili po fluturonte nga Kosova për në Gjermani, Prishtinë – Shtutgart, transmeton albinfo.ch.

Personi në fjalë, u komentoj se Lëvizja vetëvendosje ka fituar zgjedhjet e sotme, duke i uruar bashkudhëtarët e tij për këtë fitore.

Ai duartrokitet nga një pjesë e udhëtarëve, të cilët gjatë ditës së sotme kishin votuar në zgjedhjet e përgjithshme dhe të njëjtit pasi kanë votuar sërish kanë fluturuar në drejtim të Gjermanisë.

Për më shumë shikoni videon:

Numërohen mbi 97 për qind e votave, këto janë rezultatet deri më tani

0

Kosova një ditë më parë ka mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, zgjedhje këto që u vlerësuan fer dhe demokratike.
Po ashtu, Policia e Kosovës vlerësoi se procesi zgjedhor ishte i qetë dhe pa incidente serioze.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka procesuar nga 2,382 vendvotime 2,319 ose 97.36 për qind. Nga këto rezultate prin Lëvizja Vetëvendosje me 48.18 për qind të votave.Pas Vetëvendosjes, vjen Partia Demokratike e Kosovës me 17.32 për qind, pastaj Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.19 për qind të votave.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marr 7.4 për qind të votave , Lista Serbe 5.27, ndërsa Nisma Socialdemokrate 2.59.Dalja në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit ishte 45.56 për qind.
Ndërkaq, pas shpalljes së rezultateve preliminare, Albin Kurti nga LVV tha se u vërtetua se zgjedhjet ishin një referendum për drejtësi.I pari i partisë fituese tha se në mandatin e ardhshëm qeverisës nuk do të hakmerren ndaj askujt, por do të kërkojnë përgjegjësi dhe drejtësi kudo.Ndërkaq, Enver Hoxhaj nga PDK tha se rezultati është mesazh i qartë për PDK-në dhe se ata e kanë pranuar si të tillë.“Ne përgëzojmë LVV për rezultatin e arritur…Natyrisht PDK nuk do të jetë pjesë e qeverisjes me Vetëvendosjen pasi kemi dallim të madh në orientimet politike. Jemi shumë larg në orientimet politike dhe nuk bëjmë kompromis me vlerat që ka ndërtuar dhe qëndron PDK”, tha ai.Pas rezultateve preliminare ka reaguat edhe Isa Mustafa.Ai ka thënë se LDK e pranon rezultatin aktual dhe se në ditët në vijim kjo parti do të bëjë analizë më të detajuar.Për më shumë rreth rezultatit zgjedhor klikoni në linkun këtu.

PDK e para në Drenas, Lladrovci: Gjithmonë do ta bëjë forca fuqinë

0

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili vie nga radhët e PDK-së, ka folur për ecurinë e procesit zgjedhor parlamentar, mbajtur në këtë komunë të cilën ai e drejton.

Ai ka falënderuar qytetarët të cilët thotë se kanë treguar kulturë të lartë në këto zgjedhje parlamentare, njofton Klan Kosova.

Tutje ai ka mohuar se PDK ka pësuar ulje në këtë zonë, megjithatë pranoi se Vetëvendosje ka rritje, por sipas tij kjo vie nga subjektet tjera jo nga partia që ky përfaqëson.

Ndërkaq nëse i është thyer bastioni PDK-së, nga Vetëvendosje, Ramiz Lladrovci deklaroi se ndonëse kanë shkuar në zgjedhje pa prezencën e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, e kanë ruajtur këtë pozicion.

Po ashtu Ramiz Lladrovci u pyet nëse forca e bëri fuqinë në këto zgjedhje? – ai u përgjigj se ”kemi thënë që në Drenas, gjithmonë do ta bëjë forca fuqinë”.

Moti i ftohtë me ngrica, temperatura dire -11 gradë Celsius

0

Me mot të ftohtë dhe me ngrica do të mbizotëroj gjatë javës së tretë të shkurtit në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se parashihen edhe reshje bore, ndërsa të enjten pritet ngritje graduale në fushat termike në dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve do të lëvizin ndërmjet -11 gradë Celsius deri në -4 gradë Celsius. Kurse ato maksimalet parashihet të lëvizin ndërmjet -4 gradë deri +5 gradë Celsius.

“Java e tretë e muajit shkurt fillon me mot të ftohët dhe me vranësira të shpërndara. Deri të enjten do të ketë ngrica. Të mërkurën vende-vende parashihet të ketë reshje të dobëta bore. Nga dita e enjte priten ngritje graduale në fushat termike, në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve do të lëvizin ndërmjet -11 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 gradë deri +5 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, njofton IHMK.

Albin Kurti: U vërtetua se zgjedhjet e sotme ishin referendum i cili u fitua

0

Lëvizja Vetëvendsoje ka mbajtur konferencë për media pas publikimit të përqindjeve të para të dala nga rezultati i zgjedhjeve të sotme.

Para mediave ka folur lideri i VV-së, Albin Kurti bashkë me Vjosa Osmanin.

Kurti ka thënë se u vërtetua se zgjedhjet e sotme ishin referendum i cili u fitua.

“Qytetarët morën pjesë masivisht në zgjedhje dhe u vërtetua se ato ishin referendum. Ky referendum për drejtësi dhe punë u fitua. Është diçka e pashembullt në Kosovën e pasluftës. Dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët që kanë votuar sot. Të gjith ata që mundësuan që të kemi një proces të rregullt e drejt zgjedhor. Dua të falënderoj mërgatën tonë, për qindra eurot e shpenzuara për postë, e për mijëra kilometrat e kaluara vetëm për ta sjellur votën e tyre. Ju i keni dhënë kurajo dhe shpresë një kombi të tërë. E falënderoj presidenten dhe kolegen time për përkushtimin dhe angazhimin e saj. Dua të falënderoj policët që kanë qëndruar në secilin vendvotim”, tha ai.

“Mediat dhe të gjithë gazetarët që kanë informuar publikun drejtë dhe paanshëm. Dhe nuk kam se si t’i harrojë ata që i dua më së shumti, aktivistët. Falënderoj dhe oponentët politik për një garë pa incidente, dhe i uroj për reforma. Kjo fitore madhështore është mundësia që ne ta fillojmë ndryshimin. Rruga përpara është e gjatë, do të kemi pengesa dhe do të bëjmë ndonjë gabim, mirëpo qëllimin e kemi të mirë. Nuk do të hakmerremi ndaj askujt, por do të kërkojmë përgjegjësi ndaj kujtdo. Kjo fitore është e juaja, prandaj edhe ndryshimi na takon secilit prej nesh”, tha Kurti.

“Pa inate, pa ryshfet, pa nepozitën e pa korrupsion, do ta zhvillojmë dhe demokratizojmë vendin tonë”, tha tutje Kurti.

Vjosa Osmani: Kosova do të ndryshojë

0

Kandidatja e listës së Vetëvendosjes për presidente, Vjosa Osmani, ka thënë se me fitoren e kësaj partie “Kosova do të ndryshojë”. Në një konferencë për media, bashkë me kandidatin e Vetëvendosjes për kryeministër Albin Kurti, Osmani ka thënë se me qeverisjen e VV-së do të krijohen mundësi të barabarta për të gjithë.

Ajo ka thënë se me fitoren e VV-së nuk është fituar “një mandat për hakmarrje apo kthim prapa, por është kapitull i punëve që do të kryhen”.

“Nëse ka ende që mendojnë se vështirë bëhen ndryshimet, fitorja jonë është përgjigja më e sinqertë. Qytetarët e Kosovës e ndëshkojnë keqqeverisjen, e dinë kur është mjaft e kur është koha për kapitull të ri. Kosova do të ndryshojë. Do të zhvillohet duke krijuar mundësi të barabarta për të gjithë”, ka thënë ndër tjerash ajo.

Avdullah Hoti merr përgjegjësinë për humbjen e thellë të LDK-së

0

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se i kanë marrë vlerësimet preliminare dhe Kosova ka mbyllur një proces demokratik.

Ai ka shtuar se rezultatet janë tjera nga ato që ka pritur, duke shtuar se do ta marrë përgjegjësinë për rezultatin e këtij procesi zgjedhor.

“Para jush dua të them se e marrë përgjegjësinë e plotë për rezultatet dhe do të diskutojë me organet e partisë. Unë pres që KQZ sa më parë të përmbyllë procesin e numërimit të votave. Unë jam gjithmonë mirënjohjes për mundësinë që më është dhënë nga LDK-ja dhe dëshiroj që të shpreh që do të jemi mbrojtës të interesit të shtetit si opozitë konstruktive”, ka thënë ai.

Enver Hoxhaj: PDK-ja s’do të jetë pjesë e qeverisë me VV-në

0

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë folur dhe vullneti i tyre duhet respektuar.

Ai ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin, derisa ka bërë të ditur se nuk do të jenë bashkë me ta në qeverisje.

“Rezultati e vë VV në vend të parë dhe PDK në vend të dytë. Unë dua që ta urojë Vetëvendosjen për rezultatin e arritur dhe dua që t’i ftojë që të punojnë që ta forcojnë shtetin e Kosovës. PDK nuk do të jetë pjesë e Qeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje, sepse jemi larg me orientimet tona politike”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për stabilitet, dhe PDK zotohet që të jetë faktor i stabilitetit nga pozita kryesore në opozitë.

Hoxhaj ka thënë se kjo fushatë nuk ka qenë e lehtë për PDK.

“Jam krenar për unitetin dhe përkushtimin e pashembullt që kemi treguar si PDK”, ka thënë ai.

Vjosa Osmani shfaqet për herë të parë pas fitores së VV-së në zgjedhje

0

Vjosa Osmani ka bërë paraqitjen e parë pas fitores në zgjedhje të VV-së.

Ajo është shfaqur në një fotografi me Haxhi Avdylin dhe Faton Pecin.

Ish-deputeti i LDK-së ka shkruajtur se fitorja i dedikohet qytetarit, por se sipas tij kjo është një revoltë e qytetarit kundër një kaste sipas tij të papërgjegjshme politike.

Postimi i plotë i Avdylit:

Kjo fitore i dedikohet qytetarit. Kjo ka tejkaluar edhe partitë por i ngjan zgjimit qytetar. Kjo është revoltë e qytetarit kundër padrejtësive nga një kastë e papërgjegjshme politike. Ne do e lexojmë drejtë këtë përkrahje masive. Ne do veprojmë me urtësi, pa inate por me përgjegjësi të shtuar shtetërore. Na priftë e mbara për punë të mira për Kosovën. Faleminderit secilit prej jush që me votën tuaj po shkruani historinë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort