Home Blog Page 5008

Vjosa Osmani shfaqet për herë të parë pas fitores së VV-së në zgjedhje

0

Vjosa Osmani ka bërë paraqitjen e parë pas fitores në zgjedhje të VV-së.

Ajo është shfaqur në një fotografi me Haxhi Avdylin dhe Faton Pecin.

Ish-deputeti i LDK-së ka shkruajtur se fitorja i dedikohet qytetarit, por se sipas tij kjo është një revoltë e qytetarit kundër një kaste sipas tij të papërgjegjshme politike.

Postimi i plotë i Avdylit:

Kjo fitore i dedikohet qytetarit. Kjo ka tejkaluar edhe partitë por i ngjan zgjimit qytetar. Kjo është revoltë e qytetarit kundër padrejtësive nga një kastë e papërgjegjshme politike. Ne do e lexojmë drejtë këtë përkrahje masive. Ne do veprojmë me urtësi, pa inate por me përgjegjësi të shtuar shtetërore. Na priftë e mbara për punë të mira për Kosovën. Faleminderit secilit prej jush që me votën tuaj po shkruani historinë.

Kurti mposht Hotin e Veliun në fshatrat e tyre

0

Aq e thellë është humbja e LDK-së në këto zgjedhje, sa që as në vendlindjen e kandidatit të saj për kryeministër, Avdullah Hoti, ajo nuk po fiton.

Sipas rezultateve të cilat i ka siguruar lajmi.net nga Ratkoci i Rahovecit, aty VV ka mbi 100 vota më shumë se LDK.

VV ka 460 vota teksa LDK 335.Ndërkaq PDK ka 149 vota.

Më poshtë keni votat nga Ratkoci.

Lëvizja Vetëvendosje gjithashtu ka mposhtur Agim Veliun e LDK’së në fshatin e tij Bradash në Podujevë.

Nga numërimi i votave në qendrën e votimit në Bradash të komunës së Podujevës që ka siguruar Gazeta Express, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 578 vota kurse LDK’ja ka fituar 395 vota.

Në Prizren, Suharekë, Malishevë e Rahovec po prin LVV

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar numërimin e votave dhe ka dalur me rezultatet e para.

Sipas rezultateve të para të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje po prin në komunën e Prishtinës, Mitrovicës, Vushtrrisë, Fushë Kosovës, Leposaviqit, Zvecanit, Podujevës, Obiliqit, Kamenicës, Gjilanit, Vitisë, Ferizajt, Suharekës, Prizrenit, Malishevës, Rahovecit, Gjakovës, Pejës dhe Istogut.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri tani ka bërë numërimin e 42.776 votave (25.78%) nga 165.951 sa janë gjithsej në Komunën e Prizrenit.

Sipas faqes zyrtare të KQZ-së, nga numërimi i këtyre votave, Lëvizja Vetëvendosje prin dukshëm me 43,96%.

Pastaj pason Partia Demokratike e Kosovës me 17,82% dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 10,14%.

Për rreth 300 vota më shumë, Vetëvendosje del e para në Zhur

0

Lëvizja Vetëvendosje po prin edhe në fshatin Zhur.

Sipas rezultateve të fundit Vetëvendosje prin në Zhurin që njihet si bastion i PDK-së me 969 vota. E dyta me rradhë është PDK ne 657 vota ndërsa LDK e treta me 277 vota.

Në fund mbesin Nisma me 81 vota dhe AAK me 17 vota./tvprizreni.net/

Në më shumë se 200 mijë vota të numëruara, VV-ja më shumë se PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja bashkë

0

Nga numërimi i më shumë se 200 mijë votave deri tash, Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të thellë diferencën me partitë pasuese. Ajo tash ka 46.58 për qind të votave, apo më shumë se tri partitë tjera të mëdha bashkë. PDK-ja ka 18.95 për qind, LDK-ja 13.89 e AAK-ja 8.64 për qind.

14 shkurti shënon daljen më të madhe të votuesve në 4 palë zgjedhjet e fundit në Kosovë

0

Zgjedhjet e sotme për Kuvendin e Kosovës kanë shënuar daljen më masive të qytetarëve në katër palë zgjedhjet e fundit parlamentare.

Të dhënat zyrtare të KQZ-së tregojnë për 834.307 votues ose 46.97 për qind nga 98.97 për qind e votave të përpunuara në zgjedhjet për legjislativin e tetë nga 1.794.862 qytetarë me të drejtë vote.

Numri i daljes së qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 ishte 826.916 ose 44.56 për qind nga 1.961.213 qytetarë me të drejtë vote.

Në zgjedhjet e 11 qershorit 2017, pjesëmarrja ishte 779.729 votues ose 41.3 për qind nga 1.888.059 qytetarë me të drejtë vote.

Një dalje më e madhe ishte në zgjedhjet e 8 qershorit 2014, ku jehona e pjesëmarrjes ishte 734.055 votues ose 42.63 për qind nga gjithsej 1.799.023 qytetarëve me të drejtë vote.

Zgjedhjet e sotme në Kosovë u mbajtën pasi Gjykata Kushtetuese, me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje vlerësoi jo legjitime Qeverinë Hoti për shkak të votës së deputetit Ethem Arifi, i akuzuar për vepër penale.

Në Prizren votuan mbi 68 mijë qytetarë

0

Në shumicën dërrmuese të qyteteve në Kosovë janë mbyllur vend-votimet.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, numri i votuesve në Prizren ka shkuar mbi 68 mijë vota.

Në përqindje, me të dhënat aktuale në këtë komunë kanë votuar 41.46 për qind.

Sidoqoftë, KQZ pritet që pas pak çastesh të dal me të dhënat përfundimtare mbi numrin e votuesve.

Reagimi i parë i Enver Hoxhajt, një foto me Endritin e Klestorin

0

Enver Hoxhaj nuk ka komentuar ende sondazhet e publikuara në media.

Kreu i PDK-së sapo ka publikuar një foto me djalin e ish-presidentit Thaçi dhe ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

“Me djemtë e heronjve të gjallë të luftës dhe të paqes, Endritin dhe Klestorin” shkruan Hoxhaj në Facebook.

Me djemtë e heronjve të gjallë të luftës dhe të paqes, Endritin dhe Klestorin!

Posted by Enver Hoxhaj on E Diele, 14 Shkurt 2021

 

Nisma: Saktësia e exitpolleve nuk vlen sidomos për partitë e vogla

0

Nisma Socialdemokrate ka reaguar pas publikimit të exit-polleve.

Kjo parti thotë se exit pollet tregojnë trendin e zgjedhjeve se cila parti ka mbështetje por nuk tregojnë rezultatin në kutitë e votimit.

“Sipas informatave tona nga njerëzit tanë në teren, besimi për Nismën Socialdemokrate është rritur nga qytetarët e vendit, prandaj është shumë e rëndësishme që besimi i qytetarëve i dhënë përmes votës të lexohet drejtë dhe të mos cenohet nga askush”, shkruan Nisma.

Postimi i plotë:

Exit pollet zakonisht tregojnë trendin e zgjedhjeve se cila parti ka mbështetje më të madhe dhe në asnjë rast nuk tregojnë rezultatin në kutitë e votimit!

Saktësia e exitpolleve nuk vlen sidomos për partitë e vogla!

Prandaj, ftojmë komisionerët dhe vëzhguesit e NISMËS që të bëjnë punën e tyre deri në numërimin e votës së fundit!

Sipas informatave tona nga njerëzit tanë në teren, besimi për Nismën Socialdemokrate është rritur nga qytetarët e vendit, prandaj është shumë e rëndësishme që besimi i qytetarëve i dhënë përmes votës të lexohet drejtë dhe të mos cenohet nga askush.

Zyra për Informim e NISMA Socialdemokrate!

Vetëvendosje nis festën, fishekzjarre te selia

0

Pas publikimit të rezultateve të exit poll-eve, afër selisë qendrore të Vetëvendosjes në Prishtinë kanë filluar festa.

Në video shihet hedhja e fishekzjarreve në afërsi të selisë së saj.

Në shumicën e sondazheve të zhvilluara, Vetëvendosja është vënë e para për mbi 50 për qind.

Të përfshira në këta exit poll-a nuk kanë përfshirë votat nga diaspora.

Këto janë pamjet:

 

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort