Home Blog Page 5007

Baki Kelani: Këto janë zgjedhjet më të qeta që janë mbajtur deri më tani

0

Sot po zhvillohet procesi i votimit në tërë Kosovën.

Të drejtë votë sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kanë 1 milion e 794 mijë e 862 votues, e ndërsa për herë të parë në këto zgjedhje do të votojnë 49 mijë e 198 votues.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në një prononcim për Indeksonline, ka thënë se deri në orën 16:00 aktualisht situata është e qetë dhe mbarëvajtja e procesit zgjedhore po shkon siç duhet.

Deri më tani janë iniciuar dy raste, njëri në Prishtinë e tjetri në Prizren.

“Deri në ora 16.00 Policia e Kosovës, në aspektin e sigurisë deri tani vlerëson si një proces të qetë. Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit deri me tani ka iniciuar dy raste qe ndërlidhen me procesin zgjedhor. Te dy rastet, njeri i ndodhur në Prishtinë dhe tjetri në Prizren janë emërtuar “Cenim i fshehtësisë së votimit”, ka thënë Kelani.

Lidhur me disa raste që është raportuar se janë shitur votat online, Kelani ka thënë se janë në dijeni dhe ndaj dy personave janë hapur rastet.

“Me vendim të prokuroreve rastet janë proceduar në procedure të rregullt. PK ka trajtuar çdo informacion i cili ka pasur të bëjë me procesin zgjedhor si dhe ka trajtuar edhe raste që nuk ndërlidhen me procesin zgjedhor”, ka shtuar tutje Kelani.

670 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 16:00, sipas DnV

0

Demokracia në veprim ka bërë të ditur se deri më tani, të drejtën e votës e kanë ushtruar 37.3 për qind (rreth 670 mijë qytetarë), e cila si përqindje është më e lartë se zgjedhjet e kaluara

Në një konferencë të mbajtur DnV ka bërë të ditur se Prishtina dhe Ferizaj janë komunat me më së shumti dalje në votime ndërkaq Prizreni është rajoni me daljen më të ulët.

Gjithashtu është bërë e ditur se në 41 për qind të vendvotimeve është respektuar kërkesa e KQZ për heqje të maskës me qëllim të identifikimit, ndërkaq pjesa tjetër nuk ka kërkuar.

Arjana Milentievic humb kuleten në qendër të Prizrenit, kërkon ndihmën tuaj

0

Arjana Milentievic, ka humbur kuletën në shadërvan. Sipas saj në kuletë gjendeshin dokumente, kartela e bankës dhe disa të holla.

Gjithashtu ajo i lutet personave që kanë mundur të gjejnë kuletën t’ia kthejnë duke u lajmëruar në numrin e tel: 049546773

KMDLNJ: 46 të burgosur në Prizren kanë votuar deri tani

0

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut ka bërë të ditur se nga ora 09:40 deri në orën 14:00 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren kanë votuar 46 të burgosur.

8 të burgosur kanë refuzuar të votojnë, 2 ndodhen në spital ndërsa 3 janë shtetas të huaj.

“Me dt.14.02.2021 nga ora 09.40 deri në ora 14.00 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren (Qendra 200101) votuan 46 të burgosur, nga 60-të sa aktualishtë ishin në këtë institucion. Refuzuan të votojnë 8-të të burgosur, 2 ndodhen në Spital, 3 të tjerë të dënuar janë shtetatas të huaj (pa të drejtë vote) dhe një nuk pasur të dhëna në mungesë të letrnjoftimit, nuk i është ditur numri personal”, bëhet e ditur për media.

Sipas KMDLNJ’së, procesi, ka ecur mirë dhe është drejtuar nga komisioni tre anëtarësh i KKZ-së në Prizren.

Arrestohet një prizrenas i cili e fotografoi votën në shkollën “Nazim Kokollari”

0

Një qytetar në Prizren u arrestua ditën e sotme, pasi u kap duke fotografuar fletët e zgjedhjeve gjatë momentit të votimit, raporton TV Prizreni.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se ky është rast i shkeljes së fshehtësisë së votimit dhe ka ndodhur në një qendër votimi në Prizren.

“Në Prizren është hapur një rast, cenim i fshehtësisë së votimit. Ka vepruar policia së bashku me prokurorinë dhe në konsultim rasti është proceduar në formë të rregullt. Për rajonet e tjera informata të tilla janë hetuar”, tha Kelani.

Procesi i votimit ka nisur që prej orës 7 të mëngjesit dhe sipas raportimeve të fundit, kanë marrë pjesë deri në orën 13:00 19.8% e votuesve./tvprizreni.net/

Komuna e Dragashit me daljen më të vogël në zgjedhje deri në ora 15:00

0

Sot kosovarët janë duke votuar për t’i përzgjedhur deputetet e preferuar të tyre që do të zënë ulëse në Kuvend.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar të dhënat për pjesëmarrësit në zgjedhje deri në orën 15:00 për secilën komunë.

Komuna në të cilën ka pasur më së paku pjesëmarrës në zgjedhje është ajo e Dragashit me vetëm 20,15 për qind.

Gjithsej në këtë komunë janë të regjistruar 38.142 në listën e votuesve; ndërsa deri në orën 15:00 kanë votuar vetëm 7.686.

Rritet numri i votuesve krahasuar me zgjedhjet e kaluara

0

Deri në orën 15:00, këtë të diel kanë votuar 567 mijë e 934 persona në këto zgjedhje të jashtëzakonshme , ky numër është më i lartë në krahasim me numrin e votuesve të vitit të kaluar.

Në zgjedhjet e vitit të kaluar më 6 tetor për periudhën e njëjtë kohore kishin votuar 29.28 përqind e qytetarëve me të drejtë vote, apo 554 mijë e 750 votues.

Kjo u bë e ditur në një konferencë për media nga kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ).

KQZ: Deri në orën 15:00 kanë 32.43 për qind të qytetarëve

0

KQZ-ja ka njoftuar se deri në orën 15:00 kanë votuar 32.43 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Në komunat e veriut është numri më i madh i votuesve, në Zubin Potok mbi 67 për qind, e Zveçan mbi 60 për qind. Në Prishtinë numri i votuesve deri në ora 15:00 është 39.48 për qind.

Diaspora po vjen, kolona deri në 50 metra në pikat kufitare

0

Interesimi i madh për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë ka bërë që në pikat kufitare të Vërmicës dhe Merdares të ketë kolona deri në 50 metra.

Aktualisht në pikat kufitare pritjet janë deri në 15 minuta. Kështu bëhet e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar.

Për të hyrë në pikën kufitare në Vermicë, qytetarët duhet të presin 10 deri në 15 minuta, ndërsa për të dalë nga kjo pikë kufitare qytetarët po presin 5 minuta.

Situatë e ngjashme është edhe në pikën kufitare në Merdare.

Bekim Jashari bojkoton zgjedhjet

0

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se nuk do të marr pjesë në procesin zgjedhor.

Jashari ka shkruar në Facebook se pasi që KQZ ka vendosur që të mos lejojë kamerat brenda vendvotimeve ai ka thënë se do të bojkotojë këtë proces.

“Pas zhvillimeve të djeshme ku si kryetar i komunës kam kërkuar që të mos ndalen kamerat në vendvotime për të pasur një proces të rregullt zgjedhor dhe pasi që KQZ-ja ka marrë vendim që të ndal kamerat, sot kam vendosur që të mos marrë pjesë në këtë proces zgjedhor”, ka shkruar ai.

Postimi i plote:

Të dashur qytetarë, Pas zhvillimeve të djeshme ku si kryetar i komunës kam kërkuar që të mos ndalen kamerat në vendvotime për të pasur një proces të rregullt zgjedhor dhe pasi që KQZ-ja ka marrë vendim që të ndal kamerat, sot kam vendosur që të mos marrë pjesë në këtë proces zgjedhor.

Ky vendim vjen në shenjë proteste ndaj vendimit të KQZ -së, e cila në vend që të jetë në shërbim të mbrojtjes së votës, votimit dhe numërimit të rregullt ajo vendosi që t’i ndal kamerat në vendvotime të komunës sonë. Ndërkohë që liderët e partive politike gjatë votimit shoqërohen nga mediet dhe kjo nuk i pengon KQZ-së.

Prania e kamerave në klasa evidenton çdo parregullsi që mund të ndodhë gjatë procesit të votimit apo numërimit dhe kështu nuk ka aspak të bëjë me shkelje të privatësisë sepse nga kamerat e vendosura në vendvotime nuk shihet hapësira brenda kabinës së votimit dhe kështu votimi është i fshehur.

Kjo dëshmohet edhe nga fotografia e bashkëngjitur më poshtë, e derguar nga njëri nga drejtorët e shkollave të komunës sonë, dje gjatë përgatitjeve paraprake që janë bërë. Askush nuk duhet t’i frikësohet transparencës dhe masave konkrete në shërbim të zhvillimit të një procesi demokratik zgjedhor, përkundrazi vullneti i secilit qytetar është i shenjtë dhe nuk duhet lejuar që të deformohet.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort