Home Blog Page 5001

Gani Geci për dorëheqjen e Isa Mustafës: Mora lajmin e mirë

0

Anëtari i LDK-së, Gani Geci ka reaguar pas dorëheqjes së Isa Mustafës nga pozita e kryetarit të LDK-së.

Ai ka thënë përmes një shkrimi në Facebook se ky lajm është lajm i mirë.

“Gabimet e kësaj kryesie në dekadën e fundit ishin të një pas njëshme. Kryesia e tanishme e LDK-së me çdo kusht mundoheshin ta privatizojnë LDK-në dhe tani duhet të gjithë te japin dorëheqje të lirojnë rrugën vizionit të LDK-së që e kemi trashëgim”, ka thënë ai.

“Edhe ata që ikën dhe nuk qëndruan në front për të bërë luftën dhe ndryshimet por dezertuan dhe gjetën streh në strofull te armiqtë e LDK-së le të rrin atje sepse LDK do të bëjë ndryshime edhe pa ata që iken.LDK do të reformohet me ata që qëndruan për LDK dhe nuk u bënë vazal as te Isa Mustafes as te Albin Kurtit . Kryesia e LDK-së në vend që të ndërpriste gabimet, i përseritke gabimet”, tha ai.

Të dashur miq,
Në këto zgjedhje ka ndodhur ndëshkimi për Isa Mustafen dhe kryesinë e LDK-së dhe tani sapo mora lajmin e…

Posted by Gani Geci on E hënë, 15 Shkurt 2021

 

Familja Dehari bën kallëzim penal ndaj ish-prokurorit Sylë Hoxha

0

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka ngritur kallëzim penal ndaj kryeprokurorit Sylë Hoxha.

Sipas njoftimit, kallëzimi penal ka të bëjë me mosveprimet e tij si person zyrtar “kryeprokuror dhe Prokuror në rastin e hetimit të vrasjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari”.

Përmes një njoftimi, thuhet se Hoxha nuk ndërmori asnjë veprim të domosdoshëm në kuadër të detyrës së tij zyrtare lidhur me rastin.

“Ashtu siç premtuam pas Referendumit për VETËVENDOSJE! ne sot po e publikojmë kallëzimin penal kundër ish Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, ish Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe ish kandidatit për deputet të Kuvendit të Kosovës nga LDK – SYLË HOXHA. Kryeprokurori – Prokurori Sylë Hoxha nuk ndërmorri asnjë veprim të domosdoshëm në kuadër të detyrës së tij zyrtare për të siguruar prova që do të identifikonin vrasësit e Astrit Deharit, urdhërdhënësit për vrasje dhe ata që e fshehën vrasjen e Astritit për më tepër se 4 vite”, ka shkruar Gashi.

Familja e Astrit DEHARIT kërkon drejtësi pa hakmarrje!

Ashtu siç premtuam pas Referendumit për VETËVENDOSJE! ne sot po…

Posted by Tomë V. Gashi on E hënë, 15 Shkurt 2021

 

Numërohen 99.16 % e votave, LVV prin me 47.88 %

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 99.16 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën (dje), të dielën e 14 shkurtit 2021.Sipas rezultateve në faqen zyrtare të KQZ-së përqindja e votave për katër partitë e para është kjo: LVV 47.88%, PDK 17.36 %, LDK 13.08 %, AAK 7.40 %.Ndryshe, Kosova një ditë më parë ka mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, zgjedhje këto që u vlerësuan fer dhe demokratike.
Po ashtu, Policia e Kosovës vlerësoi se procesi zgjedhor ishte i qetë dhe pa incidente serioze.Dalja në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit ishte 45.56 për qind.
Pas reagimeve nga Enver Hoxhaj i PDK-së, Isa Mustafa i LDK-së, sot kanë ardhur edhe reagime e para nga Shqipëria, Bashkimi Evropian etj.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar partitë politike në Kosovë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.Rama me anë të një shkrimi në Twitter ka thënë se, vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri.“Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve, LVV, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën, me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik & social”, ka shkruar Rama.Për zgjedhjet e 14 shkurtit ka reaguar edhe Bashkimi Evropian, duke thënë se është duke pritur certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021 të mbajtura në Kosovë.Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell dhe komisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi, thuhet se BE-ja pret edhe formimin e Kuvendit dhe qeverisë së re, si dhe zgjedhjen e një presidenti të ri.“Bashkimi Evropian ka vendosur një Mision të Ekspertëve Zgjedhor (EEM) i cili do të mbetet në Kosovë për të ndjekur procedurat post-zgjedhore gjithashtu dhe për të nxjerrë rekomandime. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të angazhohet me autoritetet, me synimin për të mbështetur Kosovën në arritjen e progresit të prekshëm në rrugën e saj Evropiane”, thuhet në këtë deklaratë.

Studiuesit nga Zvicra po punojnë në një terapi universale për shërimin e kancerit

0

Studiuesit nga Bazeli po punojnë për zhvillimin e një terapie në të cilën qelizat imune të parapërgatitura mund të përdoren për të trajtuar çdo formë të kancerit menjëherë pas diagnozës, transmeton albinfo.ch.

Një fillestar tani synon të përdorë 30 milion dollarë amerikanë në fonde për të financuar tranzicionin drejt zhvillimit klinik.

Dr. Lucia Mori nga Departamenti i Biomjekësisë në Universitetin e Bazelit po punon për zhvillimin e një terapie revolucionare të kancerit. Sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga universiteti, kjo do të përfaqësonte progres të konsiderueshëm edhe në krahasim me terapitë e personalizuara të imunitetit, transmeton albinfo.ch.

“A nuk do të ishte mirë nëse thjesht mund të futeshim në ngrirje pas një diagnoze kanceri dhe të kishim gati një paketë të gatshme të qelizave imune? Pavarësisht nga lloji i kancerit? ”, Shprehet Mori, duke theksuar avantazhin kryesor të zgjidhjes së saj.

Së bashku me kolegët e saj, Mori, e cila ka lindur në Itali, identifikoi qelizat në sistemin imunitar të njeriut që do të ishin në gjendje të sulmonin lloje të ndryshme të qelizave kancerogjene si pjesë e kërkimit të saj në Bazel – “vendi më i mirë në botë për kërkime imunologjike” , pohon ajo. Këto qeliza MR1T janë në gjendje të zbulojnë tumoret dhe të sulmojnë MR1, e cila është një proteinë e bartur nga pothuajse të gjitha qelizat kancerogjene. Në laborator, qelizat MR1T mund të personalizohen në mënyrë që ato të mund të përdoren për të luftuar një mori indikacionesh të kancerit. /Albinfo.ch

267 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, 5 në Prizren

0
created by dji camera
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.040 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 178 raste pozitive.
Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna Prishtinë (65 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 64.519 raste nga 268.625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.545 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 267 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.028 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.946.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 57 raste, Mitrovicë 15 raste, Pejë 15 raste, Gjakovë 12 raste, Podujevë 12 raste, Ferizaj 8 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Gjilan 5 raste, Lipjan 5 raste, Obiliq 5 raste, Prizren 5 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Skenderaj 4 raste, Vushtrri 4 raste, Malishevë 3 raste, Drenas 2 raste, Suharekë 2 raste dhe mga një rast komunat Dragash, Istog, Junik, Kaçanik, Klinë, Shtërpcë dhe Viti.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Pas dorëheqjes së Isa Mustafës, shpërbëhet Kryesia aktuale e LDK-së dhe thirret Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor!

0

Pas dorëheqjes së Isa Mustafës nga posti i kryetarit, sipas burimeve të Gazeta Blic pas dorëheqjes së Isa Mustafës, bie edhe kryesia aktuale e partisë, dhe se sipas Statutit të LDK-së, thirret Kuvendi i ri zgjedhor i partisë.“Isa Mustafa do të jap dorëheqje nga posti i kryetarit. Me dorëheqjen e tij, bie edhe kryesia aktuale e partisë si dhe thirret Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor”, tha ky burim i lartë brenda LDK-së.

Ky burim thotë se sipas Statutit të LDK-së, pas dorëheqjes së Kryetarit dhe shpërbërjes së Kryesisë, caktohen njerëzit për përgatitjen e Kuvendit.
Ndryshe, LDK të dielën ka pësuar debakëll, duke marrë vetëm 13 për qind të votive, rezultat ky më I dobëti në historinë e kësaj partie.Lideri i LDK-së gjatë ditës së djeshme, me të përfunduar rezultati i zgjedhjeve ka reaguar përmes një statusi në Facebook, ku ka paralajmëruar reflektim dhe reformim të partisë.

“Miq të nderuar, në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve. Z. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës. Çfardo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve. Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin. IM”, ka shkruar ai.
Pas rezultatit të zgjedhjeve, kishte reaguar edhe kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, i cili e ka marrë përsipër këtë rezultat.Reagimi i plotë:Të dashur qytetarë,
Të dashur votues të LDK-së dhe struktura të LDK-së,

Sipas vlerësimeve preliminare, Kosova ka përmbyllur një proces të rregullt zgjedhor. Kjo tregon për kulturën demokratike që është vendosur tanimë në procese zgjedhore, që është përmbushje e standardeve evropiane.
Unë ju falënderoj për besimin e dhënë. Por, rezultatet preliminare janë krejt tjera prej atyre që kam pritur.
Prandaj, unë e marrë përgjegjësinë e plotë për këtë rezultat zgjedhor të LDK-së. Në ditët në vijim do të diskutoj gjerësisht me organet e LDK-së për këtë përgjegjësi.

Pres që KQZ-ja të përmbyllë sa më parë procesin e numërimit të votave dhe certifikimit të rezultateve, që t’i hapet rrugë themelimit të institucioneve të reja të vendit.
Unë do të jem gjithmonë mirënjohës për mundësinë që më është dhënë nga LDK-ja për t’u shërbyer qytetarëve dhe do të mbetem mbrojtës i pakompromis i demokracisë dhe orientimit pro-perëndimor të Republikës se Kosovës.
LDK-ja do të jetë opozitë konstruktive në mbrojtje të interesit të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.
Qeveria në detyrë do të kujdeset për mbarëvajtjen e punëve deri në zgjedhjen e qeverisë së re nga Kuvendi i Republikës.
I juaji,
Avdullah Hoti

Rugova: Garda e vjetër e LDK-së të largohet, Vjosa Osmanit të zgjidhet president

0

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, ku LDK ka shënuar rënie.

Rugova në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se garda e vjetër duhet të largohet nga LDK-ja dhe kjo partia duhet ta bëj kuorumin për zgjedhjen e Osmanit presidente, pavarësisht që sipas tij, në demagogjinë e saj nuk ka pikë sinqeriteti.

Postimi i plotë:

Tre fjali për rezultatin dje.

Urime fituesit. Urojmë që Albini të mbajë premtimet dhe të mos viktimizohet më tutje. Tani e ka kohën që të përqafojë përgjegjësinë që ia kanë dhënë qytetarët dhe të mos aktrojë më.

Sa për Vjosën. Mendoj që deputetët e LDK-së duhet të rrinë në sallë dhe t’ia bëjnë kuorumin për zgjedhjen e Presidentit. Është shumë me rëndësi që maskat të bien deri në fund dhe që, të gjithë ata votues të LDK-së që i besuan, ta kuptojnë se e tëra, gjithë histeria e saj, ishte vetëm për poste dhe përfitime personale. Në demagogjinë e saj nuk ka as edhe një pikë sinqeriteti dhe kjo do të shihet edhe më shumë në periudhën që kemi para.

I përshëndes deklaratat e Kryetarit Mustafa dhe Kryeministrit Hoti, megjithatë duhet ta theksoj që nuk kemi kohë për të humbur. Elektorati ynë na ka dënuar dhe ky mesazh është kristal i qartë. Zgjedhjet në total, por edhe disfata jonë në bastionet tona tregon që komplet garda e vjetër, që me vite tani po i ik reflektimit, duhet të japë dorëheqje dhe të largohen menjëherë. Të rinjtë dhe të ardhurit në parti, që e kanë ndihmuar këtë strukturë të vjetër brenda partisë sonë, duhet të reflektojnë dhe të mësojnë nga kjo përvojë. Ka ardhur koha të ndahemi përgjithmonë nga arroganca, narcizmi dhe egot e sëmura.

Le të reflektojmë, le të veprojmë dhe le të kthehemi më të fuqishëm se para.

LDK është pasuri fundamentale e këtij populli.

Limaj: Këtë herë Nisma nuk do të jetë pjesë e parlamentit

0

Këtë herë Nisma Socialdemokrate nuk do të jetë pjesë e parlamentit, por kjo nuk do të ndal zërin e fuqishëm të Nismës në kauzën në mbrojtje të vlerave tona njerëzore-kombëtare, tha Fatmir Limaj, një natë pas zgjedhjeve, raporton Front Online.

Ai tha se partia e tij do të vazhdojë t’i mbrojë vlerat njerëzore e kombëtare të shtetit, teksa falënderoi votuesit e tij.

“Unë në emër të kryesisë së partisë nga shpirti ju falënderoj, të mbështetni kauzën tonë, ka qenë një fushatë elektorale e jashtëzakonshme, kemi arritur një objektiv të madh pasi ata që tentuan ta përdhosin kauzën tonë, vlerat tona kombëtare njerëzore, t’I rikthejmë edhe njëherë fuqishëm në skenën tonë, në opinionin publik të Kosovës, të gjithë ata që tentuan të zbehin e të fyejnë ato vlera, gjatë fushatës elektorale i pam se ju kthyen këtyre vlerave. Ne do të vazhdojmë në promovimin e vlerave të klauzës sonë, do të jemi zëdhënës i atyre mijëra votuesve tonë, nuk do të ndalemi”, tha ai ndër të tjera.

Jep dorëheqje Isa Mustafa

0

Isa Mustafa e ka dorëzuar dorëheqjen para strukturave të partisë pak minuta më parë, merr vesh Gazeta Express nga burime brenda kryesisë së LDK-së, që është mbledhur tash.

Sipas burimeve të LDK-së, Mustafa në fillim të mbledhjes së partisë e ka treguar lajmin para anëtarëve.

Partia e Isa Mustafës ka shënuar humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhje.

LDK nuk ka fituar në asnjë komunë, ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.

Kur janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.

Ndërkaq LVV vazhdon të prijë. Aktualisht, LVV numëron 376 mijë e 933 vota, apo 47,88%. Partia e Albin Kurtit ndiqet nga PDK-ja në vend të dytë, e cila aktualisht ka marrë 136 mijë e 681 vota apo 17,36%./GazetaExpress/

Mërgimtari që erdhi të votojë për VV-në: Lamtumirë Kosovë, Albin tani është në dorën tënde

0

Shumë qytetarë të Kosovës që jetojnë në shtetet perëndimore, erdhën për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Reporteri.net.

Pas kryerjes së obligimit, një ditë pas zgjedhjeve ata kanë nisur të kthehen në vendet ku jetojnë.

Një qytetar i cili kishte ardhur në Kosovë për ta votuar Kurtin, ka shkruar në Facebook duke iu drejtuar liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“Lamtumirë Kosovë… Albin…na thirre…erdhëm dhe bëmë atë që mundemi…Tani është në dorën tënde”, ka shkruar ai.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë kur janë numëruar 99,23% të të gjitha votave. Aktualisht, LVV numëron 376 mijë e 933 vota, apo 47,88%.

Partia e Albin Kurtit ndiqet nga PDK-ja në vend të dytë, e cila aktualisht ka marrë 136 mijë e 681 vota apo 17,36%.

Në vendin e tretë radhitet LDK-ja me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.

AAK-ja është në vendin e tretë me 58 mijë e 299 vota apo 7,41%. Pas saj radhitet Lista Serbe me 43 mijë e 746 vota apo 5,56%.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort