Home Blog Page 5

KQZ: Funksionale kutitë postare në 23 shtete të botës për qytetarët që votojnë jashtë shtetit

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se me qëllim të lehtësimit të procesit të votimit jashtë Kosovës, për votuesit e regjistruar për votim me postë, janë funksionale kutitë postare në 23 shtete të ndryshme.

Kutitë postare janë funksionale në këto 23 shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Norvegji, ShBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër.

“Më 14 dhjetor, KQZ ka nisur procesin e dërgimit të pakove me fletëvotime për rreth 58 mijë votuesit e regjistruar jashtë vendit për votim me postë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Fletëvotimet, të cilat janë shtypur në Slloveni, kanë arritur në Kosovë të premten më 12 dhjetor dhe pas kësaj shërbimi votues i KQZ-së ka bërë përgatitjen e pakove individuale për secilin votues të regjistruar. Në çdo dërgesë postare, është vendosur nga një numër i veçantë gjurmimi dhe u është dërguar votuesve të regjistruar, të cilët mund të shohin vazhdimisht vendndodhjen e pakos me fletëvotim”, ka njoftuar KQZ.

KQZ ka njoftuar se votimi përmes postës përfundon më 27 dhjetor 2025.

“Pakot duhet të dorëzohen në adresën e njërës nga kutitë postare të KQZ-së në shtetin ku jetojnë votuesit, apo në kutitë postare më të afërta. KQZ inkurajon votuesit e regjistruar që këtë ta bëjnë sa më shpejt që është e mundur, në mënyrë që pakoja të arrijë me kohë në kutinë postare nga ku do të tërhiqet dhe do të dërgohet në Kosovë për procesin e numërimit”, ka njoftuar KQZ.

Drejtori i Spitalit të Prizrenit priti drejtorin e Policisë Rajonale: Spitali dhe Policia, bashkë për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve

0

Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Osman Hajdari, së bashku me drejtorin mjekësor, Dr. Shefki Xharra, drejtoreshën e infermierisë, Burbuqe Gashi, dhe drejtorin e administratës, Lumrim Murtezaj, pritën të hënën në takim drejtorin e Policisë Rajonale të Prizrenit, kolonel Faton Alija. Ai ishte i shoqëruar nga komandanti i Stacionit Policor të Prizrenit, kapiten Nexhdet Mrasori, komandanti i Trafikut Rajonal, kapiten Arsim Bytyqi, si dhe komandanti i Stacionit Policor të Dragashit dhe kryetar i Sindikatës, kapiten Shaqir Uka.

Sipas njoftimit, kolonel Faton Alija përgëzoi drejtorin e spitalit për marrjen e detyrës dhe shprehu falënderimet për bashkëpunimin ndërinstitucional, duke theksuar gatishmërinë për të thelluar më tej këtë bashkëpunim.

“Takimi i sotëm ka dy qëllime. Së pari, për të uruar z. Osman Hajdarin për marrjen e detyrës së drejtorit ekzekutiv, duke i dëshiruar menaxhim të suksesshëm dhe rezultate pozitive në udhëheqjen e spitalit. Së dyti, për të shprehur falënderimin për bashkëpunimin që kemi me spitalin, veçanërisht për trajtimin dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore për pjesëtarët e policisë, kontrollet sistematike dhe procesin e rekrutimit të rekrutëve të rinj. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë shërbimet tona për ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët dhe institucionet, përfshirë edhe spitalin e Prizrenit”, theksoi kolonel Alija.

Nga ana e tij, drejtori ekzekutiv Osman Hajdari falënderoi udhëheqësit më të lartë rajonal të policisë për vizitën dhe urimet, duke i informuar ata për gjendjen aktuale të spitalit, arritjet dhe planet për të ardhmen.

“Ne jemi të përkushtuar për të ofruar shërbime shëndetësore sa më cilësore, të afërta dhe të lehta për të gjithë qytetarët dhe ata që kërkojnë shërbime në spital. Po punojmë pandërprerë dhe me ritëm maksimal për përmirësimin e infrastrukturës, furnizimin me pajisje dhe materiale mjekësore, si dhe rekrutimin e profesionistëve shëndetësorë, të cilët ndikojnë drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët. Gjithashtu, po forcojmë bashkëpunimin me institucione vendore dhe ndërkombëtare, që spitali jonë të jetë model dhe referencë për ofrimin e shërbimeve. Bashkëpunimi me policinë është jashtëzakonisht i mirë dhe do të forcohet edhe më tej, pasi qëllimi i të dy institucioneve është i njëjtë: siguria dhe shëndeti i qytetarëve”, përfundoi drejtori Hajdari.

Sipas njoftimit, vizita e sotme nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren dhe Policisë Rajonale, me qëllim ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe sigurimin e mirëqenies së qytetarëve.

Kritika ndaj Osmanit për vizitën në Mitrovicë te Faton Peci, reagon Presidenca

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar kryetarin e ri të Mitrovicës, Faton Peci, për ta uruar për marrjen e detyrës.

Peci ka thënë se në takim është diskutuar për të gjitha nevojat dhe shqetësimet e qytetarëve të Mitrovicës dhe mbështetjes institucionale.

Ndaj vizitës së Osmanit ka pasur reagim nga ish-kryeministri Avdullah Hoti, nga radhët e LDK-së. Ai ka thënë se Osmani nuk përfaqëson unitet, por “favorizime e përçarje”.

“Kur Presidentja zgjedh kë të urojë sipas afërsisë partiake, Zyra e Presidentit shndërrohet në zyrë politike. Shkuarja në Mitrovicë për ta uruar ish-bashkëthemeluesin e partisë është shkelje e hapur e rolit kushtetues. Kjo Presidente nuk përfaqëson unitet, por favorizime dhe përçarje”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ka reaguar edhe Blerta Deliu nga PDK-ja nëpërmjet një videomesazhi në Facebook.

“Favorizimet politike nuk i bëjnë nder Presidentes. Dorëheqje ose respekt i barabartë!” – ka thënë Deliu.

Ndaj vizitës së Osmanit ka reaguar edhe analisti Shenoll Muharremi. Ai e ka quajtur vizitën e Osmanit te kryetari i ri i Mitrovicës, si turp i madh.

“Sot na paska turpëruar Presidentja. Vjosa Osmani shkoi sot në Mitrovicë në një ceremoni të veçantë për ta uruar një kryetar, po nuk ka shkuar ta urojë askënd tjetër. Kjo, jo vetëm që është diçka e pazakontë, por edhe është turp i madh për shkak të asaj që çka krejt ekspozon kjo aferë. Pse? Për shkak se ajo po tregon që nuk paska qenë asnjëherë e paanshme si e kërkon kushtetuta. Po tregon që edhe ajo ka hise në fitoren e Mitrovicës. Pse nuk shkoi me uru në Prizren apo Prishtinë? Ferizaj?” – ka shkruar Muharremi.

E Muharremit i ka reaguar këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.

“Të thuash se Presidentja ‘nuk ka shkuar ta uroj askënd tjetër’, është tërësisht e pavërtetë. Si një përcjellës i zhvillimeve politike, nuk do të ishte dashur t’ju ikin zhvillimet e fundit nga aktiviteti i Presidentes nëpër komuna. Faktet janë kokëforta dhe i rrëzojnë lehtë pretendimet. Presidentja ka qenë edhe në Dragash, i udhëhequr nga LDK-ja, ka qenë edhe në Ferizaj, i udhëhequr nga PDK-ja dhe ka qenë në Gjilan, i udhëhequr nga Vetëvendosje. Pra, narrativa se Presidentja paska ‘zgjedhur njërin e ka injoruar të tjerët’, është e pavërtetë, tendencioze dhe e ndërtuar për konsum ditor, jo për interes publik. Përpjekja për ta paraqitur këtë si shkelje të paanshmërisë kushtetuese është abuzim me terminologjinë kushtetuese. Presidentja e Republikës nuk e humb paanshmërinë duke kryer detyrën e saj përfaqësuese dhe institucionale”, ka shkruar Kupina në Facebook. “…Në fund, problemi nuk është Presidentja. Problemi është frika nga një figurë që vepron mbi parti, mbi interesa të ngushta dhe mbi pazare politike”.

Osmani e Peci kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media pas takimit.

“…duke ditur vullnetin me të cilën punon dhe seriozitetin që merr secilën punë dhe njëkohësisht jam e bindur që edhe nga aspekti politik duke ditur rëndësinë e Mitrovicës do të bashkëpunojmë sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që të vazhdojmë ta ruajmë sovranitetin e Republikës së Kosovës, integritetin territorial. Këto toka kanë qenë gjithmonë të shqiptarëve”, tha Osmani.

E pyetur se pse nuk ka përkrahur në të njëjtën mënyrë ish-kryetarin e Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamzën, Osmani u kundërpërgjigj se është një propagandë, pasi ka vizituar disa herë Hamzën dhe ka pasur përkrahjen e njëjtë.

“Unë kam mendim dhe mendimi i parë është që ajo që sapo e the është ‘fake news’, është propagandë, është gënjeshtër, sepse jo një herë, po disa herë e kam vizituar Bedri Hamzën sa ka qenë kryetari i komunës. Jo vetëm në këtë zyrë, por kemi qenë në vizitë nëpër projekte të ndryshme, në shkolla biznese së bashku më të kemi vizituar edhe OJQ të ndryshme, pra edhe kryetari paraprak, ka pasur përkrahjen time të plotë”, shtoi Osmani

Peci tha se është diskutuar për çështjet kryesore si arsimi, shëndetësia, por edhe çështjet arkeologjike që shpalosin trashëgimin potenciale të këtij qyteti, porse nuk demonstrohet në terren. Për këtë Peci tha se duhet të përmirësohet dhe të investohet në infrastrukturë.

“Diskutuam për të gjitha temat që janë me interes publik, duke filluar prej çështjeve ambientale, deri tek çështjet arkeologjike që shpalosin trashëgimin potenciale, edhe për mundësinë që qyteti i Mitrovicës është më i bukuri për ata që i ka dhënë perëndia por që nuk është demonstrim i gjendjes faktike në terren, ta përmirësojmë dhe ta avancojmë përmes investimeve konkrete çoftë ato infrastrukturore”, tha Peci./KOHA

Kurti: Kompanitë para pak vitesh as nuk e dinin ku është Kosova në hartë, e tash ankohen vetëm për bileta të aeroplanit

0

Në konferencën vjetore të organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) janë prezantuar performanca Industriale 2025 dhe planet për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) për vitin e ardhshëm, raporton Ekonomia Online.

Para pjesëmarrësve të rreth 200 bizneseve, kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se Kosova është “vendi më i sigurt, më demokratik dhe financiarisht më i qëndrueshëm”. Sipas tij indikatorët ndërkombëtar tregojnë më pak krim të organizuar dhe shumë më pak korrupsion.

“E sot jemi në fund të një viti ku Kosova është konfirmuar si një prej historive më të mira të suksesit në rajon. Një vend më i sigurt, më demokratik dhe financiarisht më i qëndrueshëm. Indikatorët ndërkombëtarë tregojnë më pak krim të organizuar, shumë, shumë më pak korrupsion, më shumë sundim të ligjit dhe një demokraci e cila forcohet nga viti në vit. Borxhi ynë publik është më i ulëti në Evropë, rreth 16 për qind të bruto produktit vendor, që ka mundësuar që Qeveria e Kosovës të ketë politika sovraniste. Pastaj rritja ekonomike mbi 4 për qind. Vlerësimi kreditor sovran. Sektori bankar përgjithësisht i kapitalizuar mirë. Këto nuk janë vetëm numra për raporte, por garanci për juve, investitorë e pjesëmarrës, se Kosova është adresë serioze për investime afatgjata. Ky stabilitet dhe kjo demokraci nuk janë luks politik, janë themeli mbi të cilin ndërtohet zhvillimi ekonomik. Kur qytetarët ndihen të sigurt natën, kur gjykatat janë më të pavarura, kur administrata është më profesionale, atëherë edhe një investitor nga Zvicra, Gjermania e diaspora jonë e sheh Kosovën jo më si rrezik, por si një shans”, tha Kurti.

Sipas Kurtit është përgjysmuar edhe papunësia duke theksuar edhe rolin e Qeverisë.

“Papunësia është edhe më shumë se e përgjysmuar. Mbi 85 mijë vende të reja të punës janë të regjistruara, eksportet janë dyfishuar, kurse investimet e huaja direkte janë rritur mbi dyfish krahasuar me qeveritë e kaluara. Qeveria mund të krijojë kushtet, por këto rezultate i keni prodhuar ju me punën, rrezikun dhe inovacionin tuaj. Ne jemi munduar që t’iu mos ju pengojmë, e jo rrallë edhe t’iu ndihmojmë. Por ky sukses ju takon juve. Ju e bartni barrën e punësimit dhe jeni faktori kryesor i zhvillimit. Gjatë qeverisjes sonë e kemi ulur barrën administrative, kemi digjitalizuar shërbimet, kemi reformuar legjislacionin për investime, konkurrencë të tregut dhe mbrojtje të konsumatorit, në harmoni me standardet e BE-së”, nënvizoi ai.

E teksa foli për Konventën e Prodhimit të Drurit ai tha se derisa vite më parë kompani të huaja nuk dinin ku është Kosova në hartë, sot ato ankohen për bileta të aeroplanit.

“Kompani nga rajoni, diaspora jonë, por edhe brenda vendit, që para pak vitesh as nuk e dinin ku është Kosova në hartë. Tash jo vetëm që e dinë, por shpesh ankohen për biletat e aeroplanit, të cilat po i pengojnë më shumë për nga çmimi sesa rregullat tona të tregtisë për nga përmasa, dhe kjo është shenjë e mirë. Kur transformohen ankesat, është sinjal i progresit”, deklaroi Kurti.

E ministrja në detyrë e MINT, Rozeta Hajdari tha se industria prodhuese përbën një shtyllë kyçe të zhvillimit ekonomik.

“Është thelbësore për rritjen e qëndrueshme për krimin e vendeve të punës dhe për forcimin e kapaciteteve eksportuese të vendit tonë. Prandaj zbatimi i masës së strategjisë për zhvillim industrial dhe mbështetje të biznesi 2030 me ndërhyje të rregullatorit kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e industrisë në Kosovë. Në vitin 2024 ekonomia e Kosovës regjistroi një rritje reale prej 4.4 për qind ku industria përpunuese luajti një rol të rëndësishëm në këtë rezultat pozitiv. Kontributi kryesor i vlerës së shtuar të prodhimit në bruto produktin vendor arriti në 13.1 për qind, në nivel mbi mesataren e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha ajo./EO

Serbia pezullon hetimet kundër ish-policit kosovar Arbnor Spahiu

0

Prokuroria e Lartë Publike në Suboticë të Serbisë i ka pezulluar hetimet kundër ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu. Ai ishte arrestuar me pretendime për “vrasje të rëndë”.

Zyra e Prokurorit ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se urdhri për pezullim të hetimeve është lëshuar më 21 nëntor, në mungesë të dëshmive.

Spahiu ishte arrestuar nga autoritetet serbe më 7 qershor në pikën kufitare mes Hungarisë dhe Serbisë, derisa ai dhe familja e tij kanë qenë duke u kthyer me autobus nga Austria në Kosovë. Ai ka qëndruar më shumë se pesë muaj në qendër ndalimi në Serbi.

Avokati i tij Arianit Koci ka konfirmuar së voni për Radion Evropa e Lirë se ai është liruar më 21 nëntor dhe është kthyer në Kosovë.

“Spahiu është mbajtur pa nevojë kaq gjatë, sepse siç kam thënë në fillim, nuk ka dëshmi për një akuzë të tillë, sepse ai nuk ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës atë kohë”, ka thënë avokati.

Policia ka konfirmuar se Spahiu nuk ka qenë pjesëtar i saj në kohën e sulmit në Banjskë në shtator të vitit 2023.

Në sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator të vitit 2023 u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku. Në sulm u vranë edhe tre nga grupi terrorist.

Millan Radoiçiq – nënkryetar i Listës Serbe në kohën e kryerjes së sulmit – e ka marrë përgjegjësinë për organizim dhe kryerjen e sulmit kundër Policisë së Kosovës në Banjskë.

Pasi është marrë në pyetje në Beograd në tetor të vitit 2023, Radoiçiq është liruar, por me një ndalesë për udhëtim, ndërsa kryeprokurori e ka bërë të ditur vendimin për të ngritur një aktakuzë në fund të vitit 2024.

Pothuajse një vit më vonë, Zyra e Prokurorit në Serbi nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se çfarë e ka bllokuar procesin.

Ndërkohë, gjyqi për tre prej 45 të pandehurve për rastin në Banjskë, po zhvillohet në Kosovë. Autoritetet e Kosovës kërkojnë vazhdimisht dorëzimin e Radoiçiqit për ta gjykuar për kryerjen e sulmit, të cilin Kosova e pati shpallur akt terrorist.

Policia jep detaje për vdekjen e vajzës 8-vjeçare në Suharekë

0

Një vajzë 8-vjeçare u dërgua mbrëmë në Repartin e Emergjencës pa shenja jete nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, bëri të ditur për Telegrafin se patrullat policore dhe hetuesit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas mjekut kujdestar, fëmija nuk kishte shenja jete në momentin e pranimit në urgjencë.

“Më datën 14.12.2025, rreth orës 21:50, nga QKMF-Suharekë është raportuar se një fëmijë i gjinisë femërore, rreth 8-vjeçare, nga fshati Greiçevcë, është sjellë në Repartin e Urgjencës pa shenja jete. Patrullat policore dhe hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë informuar nga mjeku kujdestar për gjendjen e fëmijës”, tha Bytyqi.

Ai shtoi se lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori për Krime të Rënda dhe është iniciuar rasti nën akuzën “Hetim i vdekjes”.

“Trupi i pajetë, me urdhër të Prokurorit kompetent, është dërguar për obduksion”, njoftoi Bytyqi.

GGK: Liqenet artificiale në Kosovë, kapacitet i pamjaftueshëm për nevojat e vendit

0

Grupi GIS i Kosovës (GIS Group of Kosovo – GGK) ka publikuar një hartë tematike që paraqet liqenet artificiale kryesore të Kosovës dhe kapacitetin e tyre ujor, duke ngritur shqetësime për qëndrueshmërinë afatgjate të burimeve ujore në vend.

Sipas të dhënave të publikuara nga GGK, Liqeni i Ujmanit mbetet rezervuari më i madh dhe më strategjik në Kosovë, me një kapacitet prej rreth 390 milionë metra kub ujë. Liqeni i Radoniqit renditet i dyti me 113 milionë metra kub dhe ka rëndësi të veçantë për rajonin e Dukagjinit.

Ndërkohë, Liqeni i Batllavës, me rreth 35 milionë metra kub, dhe Liqeni i Badocit, me rreth 30 milionë metra kub, janë burime kryesore të ujit të pijshëm për zonën qendrore të Kosovës. Liqenet më të vegjël, si Vasileva, Përlepnica dhe Livoçi, megjithëse me kapacitete më të vogla, luajnë rol të rëndësishëm për furnizimin lokal, përcjell Telegrafi.

GGK thekson se vëllimi total i liqeneve artificiale në Kosovë është rreth 577 milionë metra kub, që përkthehet në afërsisht 360 metra kub ujë për banor. Kjo shifër është dukshëm nën kufirin e sigurisë ujore prej mbi 1,000 metra kub për banor, i pranuar ndërkombëtarisht.

Sipas këtij vlerësimi, Kosova gjendet në kushte të mungesës së ujit, veçanërisht gjatë verës dhe në vitet me reshje të pakta. GGK vlerëson se pa menaxhim të kujdesshëm të burimeve ekzistuese dhe investime në kapacitete të reja ujore, rezervat aktuale nuk janë të mjaftueshme për të përmbushur nevojat afatgjata të vendit.

Policia nis hetimet për vdekjen e një gruaje në Suharekë

0

Një grua është dërguar pa shenja jete në QKM -në e Suharekës.

Policia ka bërë të ditur se vdekjen e gruas e ka konstatuar mjeku, ndërsa rasti që ka nodhur të dielen është duke u hetuar.

“Është raportuar se në QKMF Suharekë viktima femër është sjell pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh.

Java nis me mot të ftohtë dhe mjegull në mëngjes

0

Kjo javë do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët, por me intervale të herëpashershme me diell.

Në orët e mëngjesit parashihen mjegulla, të cilat do të zvogëlojnë dukshmërinë horizontale, veçanërisht në zonat e ulëta dhe pranë sipërfaqeve ujore.

Reshje nuk parashihen, ndërsa për shkak të temperaturave të ulëta, në orët e para të mëngjesit mund të shfaqet brymë, e në disa zona edhe krahnezë. Në viset malore pritet më shumë rrezatim diellor, si pasojë e dukurisë së inverzionit të temperaturës.

“Sa i përket sektorit të bujqësisë, kushtet agrometeorologjike vlerësohen si relativisht të favorshme për zhvillimin e aktiviteteve bujqësore. Kjo vlen sidomos për fermerët që, për shkak të reshjeve të shumta gjatë muajve tetor dhe nëntor, nuk kanë arritur të kryejnë me kohë mbjelljen e grurit”, njofton IHMK.

Gjatë mbjelljes së vonshme të grurit, ekspertët rekomandojnë respektimin e disa masave agroteknike, si: rritja e normës së mbjelljes përmes shtimit të sasisë së farës, përdorimi i farës cilësore dhe të certifikuar, si dhe përshtatja e thellësisë së mbjelljes në varësi të kushteve të tokës. Zbatimi i këtyre masave pritet të ndikojë pozitivisht në mbirjen e bimëve dhe në sigurimin e një rendimenti më të qëndrueshëm.

Ndërkaq sot moti do të jetë i vranët me intervale me diell. Temperaturat minimale do të sillen nga -4 deri në -2°C, kurse ato maksimale nga 5 deri në 8°C.

Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s.

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit

0

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja ka ndodhur rreth orës 07:20 sipas kohës lokale.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në koordinatat 42.3734° gjerësi veriore dhe 21.2843° gjatësi lindore, rreth 35 kilometra në juglindje të Prishtinës dhe afërsisht 11 kilometra në verilindje të Ferizajt.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort