Home Blog Page 4999

Nga KQZ tregojnë se kur do të certifikohet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

0

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thotë se certifikimi i rezultatit zgjedhor vjen pas numërimit të tërë votave dhe afatit të ankesave të partive politike.

Elezi shton se akoma janë duke pranuar materialin zgjedhor nga komunat e Kosovës.

Ai thotë se brenda disa ditësh do fillohet numërimi i votave me kusht, atyre të diasporës dhe personave me nevoja të veçanta.

“Momentalisht jemi duke pranuar materialin zgjedhor nga komunat e Kosovës. Kemi edhe procedura tjera në QNR, por brenda disa ditësh do fillojmë numërimin e votave me kusht, nga diaspora dhe personave me nevoja të veçanta. Certifikimi i rezultatit përfundimtar shpreosjmë që vijmë pas numërimit të tërë fletëvotimeve, por edhe pas numërimit është afati i ankesave të partive politike, pastaj vjen certifikimi i rezultatit përfundimtar, por datë nuk mund të themi“, deklaroi Elezi në Dukagjini.

Deri tani janë numëruar 99.25% të votave në gjithë Kosovën.Nga numërimi i këtyre votave, prin Vetëvendosje me 47.89%, pastaj vjen PDK me 17.36% dhe LDK me 13.08%.

VV falënderon qytetarët: Bashkë do ta bëjmë më të mirën për vendin

0

“Kjo mbështetje tregon mirësinë tuaj dhe dashurinë që keni për atdheun”.

Lëvizja Vetëvendosje i ka falënderuar të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen dhe kulturën demokratike të treguar në këto zgjedhje.

Ky subjekt politik ka thënë se dëshira më e madhe tash është që të dëshmojnë me punë dhe nder që ta sjellin ndryshimin që qytetarët e presin.

“Kjo mbështetje tregon mirësinë tuaj dhe dashurinë që keni për atdheun”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të VV-së në Facebook.

Ju na keni mbështetur, jo për interesa personale, por për parimet politike dhe qëndrueshmërinë. Mbështetja juaj për Lëvizjen, nuk ka pasur ndonjë precedent në historinë e Kosovës, për asnjë subjekt tjetër.

Kjo mbështetje tregon mirësinë tuaj dhe dashurinë që keni për atdheun. Dëshira jonë më e madhe tash është që të dëshmojnë me punë dhe nder që ta sjellim ndryshimin që ju prisni, dhe ta meritojmë mbështetjen tuaj.

Falënderojmë të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen dhe kulturën demokratike të treguar në këto zgjedhje. Falënderojmë gjithë mbështetësit e Lëvizjes, që na e sollën këtë moment historik. I falemi nderit prej mërgatës që ka votuar me postë dhe masivisht ka ardhur në Kosovë. Dhe sigurisht, e pamundur është të mos e shprehim vlerësimin për punën e madhe e të palodhur të gjithë aktivistëve dhe vullnetarëve. Në veçanti falënderojmë vëzhguesit e komisionarët e ditës së zgjedhjeve, vëzhguesit e votave të mërgatës, si dhe vëzhguesit e Qendrës së Numërimit që nisin punën nga sot.

Jemi të prekur thellësisht nga bujaria e pamatë e familjeve anekënd Kosovës që na hapët dyert e zemrën muajin e shkuar, duke na pritur. Ju jemi mirënjohës përjetë. Në çdo shtëpi që ishim u pritëm ngrohtë dhe nuk pati nevojë të thërrasim për më shumë mobilizim se atë punë tashmë e kishte kryer gjyshi a gjyshja deri te nipi e mbesa.

Bashkë do ta bëjmë më të mirën për vendin, shoqërinë dhe ekonominë tonë.

Von Cramon: Qeveria e re duhet ta vazhdojë dialogun me Serbinë

0

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se qeveria e re në Kosovë duhet të përparojë në rrugën evropiane, duke shtuar se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë.

“Qeveria e re duhet të përparojë në rrugën evropiane dhe duhet të vazhdojë dialogu me Serbinë”, ka deklaruar ajo.

Këto deklarime Cramon i ka bërë për agjencinë e lajmeve Tanjug. Ajo sot ka uruar qytetarët e Kosovës për procesin e suksesshëm zgjedhor, ku ka shkruar se zgjedhjet e lira janë organizuar pavarësisht pandemisë së koronavirusit.

AKR i uron fitoren Vetëvendosjes, thotë se nuk do i bllokojnë institucionet

0

AKR do të vazhdojë të mbetet parti konstruktive në ndërtimin e institucioneve shtetërore.

Kështu shprehet Naim Murseli, këshilltar i Kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se ky subjekt nuk do të kontribuonte në një bllokadë të mundshme politike në vend, transmeton KlanKosova.tv.

“Vullneti i qytetarëve duhet dhe do të respektohet. Sot, Kryetari i AKR-së z. Behgjet Pacolli uroi fituesin e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje. AKR është dhe mbetet një parti konstruktive, duke mos kontribuar asnjëherë në bllokadën e institucioneve të shtetit. Ashtu do të veprojmë çdo herë”, është shprehur Murseli.

“Qytetarët e Kosovës duan të shohin një të ardhme më të ndritur, dhe është obligim i secilit të punojmë në këtë drejtim!”.

Çështje e diskutueshme është nësë Lëvizja Vetëvendosje do të arrijë ta zgjedh Presidentin e ri të vendit, apo do t’i duhet ndihma e ndonjë partie tjetër.

Elezi: Ka përfunduar procesi i numërimit të votave

0

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se ka përfunduar procesi i numërimit të votave.

Në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka treguar se kanë mbetur edhe 19 vendvotime të dhënat e të cilave ende nuk janë publikuar në web-faqen e KQZ-së.

“Mbrëmë rreth mesnatës ka përfunduar procesi i numërimit në të gjithë vendin, nuk ka ndonjë vendvotim që ka mbetur pa u numëruar”.

“Janë vetëm 19 prej tyre që të dhënat ende nuk janë transmetuar në web-faqe”.

Sekretari amerikan i Shtetit: Njohja reciproke Kosovë – Serbi kërkon kompromis nga dyja palët

0

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka përgëzuar qytetarët serbë për ditën e shtetit.

Në urim nga ana e sekretarit të Shtetit i është përsëritur Serbisë kërkesa e presidentit, Joe Biden për njohje reciproke me Kosovën.

Blinken tha se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për zhvillimin e një aleance të gjatë midis dy vendeve.

Ai theksoi marrëveshjen gjithpërfshirëse me Kosovën, duke përmendur një kompromis që do të kërkohet nga të dy palët për arritjen e njohjes reciproke.

“Departamenti i Shtetit mirëpret përpjekjet që çojnë në krijimin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që synon njohjen e ndërsjellë do të kërkojë fleksibilitet dhe gatishmëri për kompromis nga të dy palët”.

Javën e kaluar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, me rastin e 15 shkurtit Ditës së Shtetit të Serbisë.

Përpos urimit në letër kishte edhe një kërkesë për njohjen reciproke mes Serbisë dhe Kosovës.

Kështu votuan të burgosurit, në mesin e tyre edhe votues për herë të parë

0

Dhoma e vizitave në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan u shfrytëzua për të zhvilluar procesin e votimit.

Gjithçka ishte bërë gati nga ekipi mobil i KQZ-së, që gratë të cilat vuajnë dënimin në këtë qendër ta ushtrojnë të drejtën e votës.

Kutive të votimit kanë të drejtë t’i drejtohet të gjithë qytetarët me heqje lirie në Kosovë.

Pavarësisht se gjenden në qendër korrektuese, procesi i votimit në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan u zhvillua si në çdo qendër tjetër votimi, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Të burgosurat në Lipjan, gjithashtu paraprakisht kanë marrë të gjithë udhëzimet për mënyrën e votimit.

Edhe pse u drejtuan për të kryer procesin e votimit, jo të gjitha gratë që vuajnë dënimin në Qendrën Korrektuese në Lipjan mundën ta bëjnë atë. Në mesin tyre, dikush nuk u gjet në listën e votuesve.

E, dikush tjetër kishte mundësi ta ushtrojë këtë të drejtë, madje e këtë ditë e kishte pak më të veçantë se të burgosurat tjera.

Ka mbushur 18 vjet dhe për herë të arë në jetë e shfrytëzoi të drejtën e votës. Por, fatkeqësisht këtë e bëri në një ambient aspak të mirë. 18-vjecarja votën e saj të parë e dha në Qendrën Korrektuese për Fermra në Lipjan, ku për më shumë se një vit po vuan dënimin për një vepër penale.

“Për mendimin tem procesi i votimit është mirë dhe jam e kënaqur. Është e parë që unë votoj dhe është e hera e parë që në qendrën korrektuese. Shpresoj që ka me ardhë një njeri I duhur në udhëheqje dhe kanë me ndryshu shumë sene”, ka thënë ajo për lajmi.net.

Duke respektuar masat për parandalimen e përhapjes së pandemisë Covid -19, të drejtën e votës në burg e kanë shfrytëzuar gjithsej 25 femra, të cilat vuajnë dënimim për vepra të ndryshme penale.

“Sot ka filluar procesi zgjedhor, sin ë çdo qender tjetër. Është duke u zhvilluar në kushte normale. Numri i të burgosurave në këtë qendër është 34, prej tyre kanë të drejtë vote 25 dhe të gjitha po e shfrytëzojne të drejtën e tyre. Dokumente valide të Republikës së Kosovës kanë 16, të tjerat votojnë me kopje të letërnjoftimit, ku komisioni është duke bërë verifikimin përmes kopjeve të letërnjoftimit”, ka thënë përgjegjesi për siguri në këtë qendër korrektuese, Agron Krasniqi.

Afër kësaj qendre korrektuese, gjendet edhe ajo për të mitur. Në këtë qendër gjendet edhe pavijoi që përfshinë shkollën. Disa të rinj gjendeshin në korridorin e shkollës së kësaj qendre korrektuese, por për një arsye tjetër. Jo për të ndjekur procesin mësimor, por për të ushtruar të drejtën e tyre për votuar.

Edhe ata që vuajnë dënimin në qendrën korrektuese për të mitur në Lipjan, e tashme kanë arritur moshën madhore mund ta hedhin votën e tyre.

Procesi edhe këtu po konsiderohet se shkoi gjithcka në rregull. Kështu tha drejtori i kësaj qendre, Arif Beqa.

“Votimi ka filluar mirë. Komisioni komunal i votimit veç ka ardhë , kanë fillu votimet dhe procesi po shkon mirë. Deri tani nuk kemi raste që kanë refuzuar, por do të thotë që ndonjë nuk refuzon të drejtën e qytetarit, por ne u mundësojmë me votu, ka thënë ai për lajmi.net.

Por, jo të gjithë votuesit në këtë qendër korrektuese janë të mitur me heqje lirie.

“Deri tani gjithcka ka shku siç e kemi paraparë, nuk ka ndonjë parregullsi. Personat që kanë të drejtë vote veç janë duke votuar. Numri gjithësej I votuesve është 66, 23 prej tyre janë staf dhe të tjerët janë pjesëtarë të qendrës”, ka thënë Ganimete Osmani nga KQZ.

Stafi i kësaj qendere korrektuese që kanë votuar, përfshinë të rritur të dënuar, por që janë të punësuar në këtë qendër. /Lajmi.net/

Nesër seanca e rradhës ndaj të akuzuarve nga Specialja

0

Të martën me datë 16 shkurt do mbahet seanca e rradhës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit dhe Kadri Veselit.

Konferenca statutore do filloj në ora 11:00.

Më herët, gjykatësi i procedurës paraprake u ka refuzuar kërkesën për lirim me kusht të akuzuarve nga kjo Gjykatës.

Sa i përket seancës për Salih Mustafën, javën e kaluar ka pasur zhvillime.Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Guillou, e ka marrë vendimin e parë lidhur me pjesëmarrjen e viktimave në procesin gjyqësor ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Katër persona janë paraqitur si viktima dhe kanë aplikuar përmes postës elektronike për t’u bërë pjesëmarrës në procesin gjyqësor kundër Mustafës.

Kosnett: Mezi presim të punojmë me qeverinë e re

0

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka uruar popullin e Kosovës për pjesëmarrjen në zgjedhjet e së dielës. Kosnett ka shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë me Kosovën dhe shpresojnë që të punojnë me qeverinë e re, për paqe, drejtësi dhe prosperitet.

“Urime qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë demonstruar përkushtim ndaj demokracisë dhe një vizion për të ardhmen. SHBA-ja qëndron me Kosovën – dhe ne shpresojmë të punojmë me qeverinë e re, sapo të formohet, për qëllimet e përbashkëta të paqes , drejtësi dhe prosperitet”, ka shkruar ai në Tëitter.

Vetëm në tri komuna nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave, një ndër to Prizreni

0

Në Komunën e Prizrenit, Prishtinës dhe Lipjanit, është duke vazhduar numërimi i votave.

Në të gjitha komuna e tjera të Kosovës ka përfunduar ky proces.

Prizrenit, nga gjithsej 2382 vendvotime, i kanë mbetur edhe 16 të panumëruara me 11.838 vota, Lipjanit dy me rreth 1.533 vota të panumëruara dhe Prishtina një vendvotim, me 74 vota.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri janë numëruar mbi 99 për qind të votave

Pos këtyre, kanë mbetur për t’u numëruar edhe votat nga diaspora.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort