Home Blog Page 4998

Sot ose nesër fillon numërimi i votave nga diaspora

0
epa01935547 Workers of election commission count votes at the counting center, in Pristina, Kosovo on 16 November 2009. The local elections held on 15 November are the first since the ethnic-Albanian majority unilaterally declared Kosovo independence from Serbia in February 2008. The polls were seen as a test of Kosovo's readiness to organise democratic elections on its own. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Milaim Morina, nga koalicioni i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim, ka thënë se sot ose nesër fillon numërimi i votave të ardhura me postë dhe votave me kusht.

“Nesër ose pasnesër do të fillojë numërimi i votave nga diaspora dhe atyre me kusht. Në këto zgjedhje, ka pasur më shumë fluks të votuesve. Vetëm brenda Kosova ka pasur rritje prej 3 për qind, pa llogaritur votat e diasporës dhe atyre me kusht”, deklaroi Morina për ktv.

Ai shtoi se procesi ka qenë i qetë dhe nuk ka pasur ndonjë incident apo parregullsi.

“Procesi shkoi qetë, pa incidente dhe pa ndonjë parregullsi që do e kishte cenuar procesin zgjedhor. Ka pasur vetëm fenomene, si fotografim të votës apo asistencë”, tha Morina.

Francezët krijojnë testin për Covid me pështymë, rezultati brenda 10 minutash

0

Test Codivi në më pak se 10 minuta përmes pështymës fale një adaptori për smartfonë; kërkues nga Universiteti i Lilës në Francë janë duke vënë në praktikë këtë mënyrë testimi.

Për të realizuar sistemin revolucionar të testimit të pështymës u krijua një task forcë në mars 2020, e cila merret me koordinimin dhe menaxhimin e studimit mbi virusin Covid-19. Suksesi i kësaj metode do të përbënte një avantazh shumë të madh ndaj testeve molekulare të marra nëpërmjet tamponeve, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.

Sistemi i quajtur Cordial -1, konsiston në marrjen e vetëm një pike pështyme në një shirit që pastaj vendoset në epruvetë. I gjithë materiali vihet në kontakt me një elektrodë, një lloj usb-je, e cila më pas lidhet me smartfonin. Në 10 minuta në ekranin e telefonin do të shfaqen rezultatet e testit.

Për momentin studiuesit francezë kanë mundur ta realizojnë të gjithë këtë procedure me një masa më të madhe sekrecionesh të marrë nga zona hundës dhe faringut. Për të provuar studimin, do të duhet që në vend të saj të realizohen përmes një pike pështyme analizimi I I të dhënave, duke eksportuar të dhënat e mbledhura me ato të kampionit në fjalë.

Melihate Tërmkolli: Osmani e ka kryer mirë misionin në shkatërrimin e LDK-së

0

Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës Melihate Tërmkolli, ka komentuar rezultatin zgjedhor të LDK-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit.Ajo në emisionin Edicionin Special në Klan Kosova tha se kontribut në shkatërrimin e Lidhjes Demokratike ka dhënë edhe ish-kandidatja për kryeministre Vjosa Osmani.

“Vjosa e ka kryer goxha mirë detyrën brenda LDK-së. Detyrën që ua kam thënë. Krejt këto që po i them nuk ua kam thënë sot. Janë 10 vjet e më shumë. Veç ndoshta po i përmbledhim herë pas here. Edhe jo që vetëm i them, por edhe jam munduar të veproj. Por, kur s’ke me kënd të veprosh nganjëhere ashtu”.
“Vjosa e kreu mirë misionin e saj në shkatërrimin e LDK-së. Pse erdhi Vjosa Osmani, si është bërë ? Nga një që s’ka pasur fort lidhje me LDK-në.

Një profitere shkurt. Sepse dihet që në LDK si formohen personalitetet, çka japin.Ajo në njëfar mënyrë ndikoi në realizimin e misionit të saj në favor të Albin Kurtit, në favor të një të majte”.

“Po a ka ma katastrofë? Ajo ma merr tash flamurin e Ibrahim Rugovës edhe ma valëvit midis çykës marksizmit-leninizmit.Dhe tash ajo në atë listë mund të shes përralla se është për ndryshim. Ndryshim po, po çfare?”.

Sot mbahet seanca e radhës për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

0

Në Hagë sot nga ora 11:00 mbahet konferenca e tretë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit.

Ndërkohë Zyra e Prokurorit të Specializuar përmes një parashtrese drejtuar gjyqtarit të procedurës paraprake lidhur me konferencën e tretë ka kërkuar sërish që fillimi i gjykimit të jetë në shtator të vitit 2021.“Zyra e Prokurorit të Specializuar ka theksuar se ka adoptuar në drejtim të zbulimit të provave, një mënyrë që do të lejojë që gjyqi të fillojë në shtator 2021”, thuhet në pikën 19 të kësaj shkrese.

Sipas tyre koha e përcaktuar lejon për shumë muaj përgatitje të mbrojtjes dhe hetim paraprak për një çështje të përcaktuar qartë.“Koha e përcaktuar u jep shumë muaj për përgatitje mbrojtjes për një çështje të përcaktuar qartë, ndërkohë që njeh interesat themelorë të viktimave dhe dëshmitarëve dhe të drejtësisë, në uljen e rreziqeve të ndërhyrjeve dhe frikësimeve të natyrshme në një gjykim të zgjatur”, thuhet në shkresën e zyrës së prokurorit të specializuar drejtuar gjykatës.Në të njëjtën shkrese Zyra e Prokurorit të Specializuar thekson se “mbrojtja në mënyrë të përsëritur ka theksuar se përcaktimi i një afati të shkurtër kohore është përpjekje për të minuar një gjykim të drejtë, duke pretenduar se gjyqi nuk mund të fillojë për një minimum prej 18 muajsh nga fillimi i 2021, dhe me gjasë edhe më i gjatë”.

Parashikimi i motit për pesë ditë

0

Parashikimi i motit për sot sipas Institutit Hidrometereologjik të Kosovës

Java e tretë e muajit shkurt fillon me mot të ftohët dhe me vranësira të shpërndara. Deri të enjten do të ketë ngrica. Të mërkurën vende-vende parashihet të ketë reshje të dobëta bore.

Nga dita e enjte priten ngritje graduale në fushat termike, në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve do të lëvizin ndërmjet -11 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 gradë deri +5 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.

Beqiri: LDK do të bëhet sërish partia kryesore në vend

0

Nënkryetari në detyrë i Lidhjes Demokratike të Kosovës Ismet Beqiri, tha se humbja e LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit do të ndikojë në ngritjen e kësaj partie.

Beqiri tha se Lidhja Demokratike do të bëhet sërish partia kryesore në vend.

“Në mënyrë që të ngritet përsëri nga hiri i tij, Feniksi së pari duhet të digjet. Lidhja Demokratike do të punoj fort që rënien, thyerjen e dështimin ta kthej në forcë, punë e sukses. LDK do të ngritet sërish në vendin që i takon, si partia kryesore dhe më serioze në vend”.

Shkrimi i plotë:

Në mënyrë që të ngritet përsëri nga hiri i tij, Feniksi së pari duhet të digjet.

Lidhja Demokratike do të punoj fort që rënien, thyerjen e dështimin ta kthej në forcë, punë e sukses.

LDK do të ngritet sërish në vendin që i takon, si partia kryesore dhe më serioze në vend.

Ju falenderoj të gjithë ju që shpresën e shihni ende tek ne, dhe ky besim i juaji zotohem se do shndërrohet në punë e vullnet për të ardhmen e ndritur të LDK-së e gjithë Kosovës.

Kjo është një shans e re, që të ngritemi si Feniks.

Lufta për ulëset e garantuara

0

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt në Kosovë, subjektet politike të komuniteteve pakicë në vend kanë garuar për 20 ulëset e Kuvendit të Kosovës, të cilat janë të garantuara për këto komunitete.

Nga numri prej 20 ulëseve, dhjetë janë të garantuara për përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë.

Ndërkaq, dhjetë ulëse të tjera janë të garantuara për pakicat joserbe. Prej tyre tri ulëse i takojnë komunitetin boshnjak, dy ulëse për komunitetin turk, për përfaqësuesit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian nga një ulëse, si dhe një ulëse shtesë për njërën nga këto bashkësi, e cila fiton më së shumti vota. Një ulëse i takon komunitetit goran.

Lista Serbe, 10 mijë vota më pak se më 2019

Në bazë të rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lista Serbe, e cila ka garuar përballë dy subjekteve tjera politike serbe, Iniciativës qytetarë për liri, drejtësi dhe mbijetesë dhe Lidhjes Demokratike Serbe (SDS), ka fituar bindshëm me 43.754 vota. Pjesën dërmuese të këtyre votave Lista Serbe e ka siguruar në komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ-ja, Lista Serbe ka marrë 5.56 për qind të votave dhe ka siguruar dhjetë ulëse në Kuvendin e Kosovës, të garantuara për komunitetin serb.

Por, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2019, Lista Serbe, e cila po ashtu kishte fituar dhjetë ulëse e garantuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, kishte fituar 53.861 vota apo 6. 74 për qind të numrit të përgjithshëm të votave.

Në bazë të rezultateve preliminare nga KQZ-ja, në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021, Lista Serbe ka marrë mbi 10.000 vota më pak në krahasim me zgjedhjet e vitit 2019.

Tri ulëse për tri parti të komunitetit boshnjak

Për tri ulëset e garantuara për komunitetin boshnjak në Kuvendin e Kosovës, kanë garuar pesë subjekte politike boshnjake: Koalicioni Vakat, Unioni Socialdemokrat, Partia e Re Demokratike, Iniciativa e Jonë dhe Komuniteti i Bashkuar – Adrijana Hoxhiq.

Sipas të dhënave preliminare nga KQZ-ja, më së shumti vota nga këto subjekte ka marrë Komuniteti i Bashkuar – Adrijana Hoxhiq (UZ-AH). Ky subjekt ka marrë 6.379 vota dhe ka siguruar një ulëse të garantuar në Kuvendin e Kosovës. Koalicioni Vakat ka marrë 5.667 vota dhe po ashtu ka siguruar një ulëse të garantuar në Kuvendin e Kosovës. Një ulëse të garantuar për komunitetin boshnjak e ka marrë edhe Partia e Re Demokratike (NDS), e cila ka marrë 2.761 vota. Por, jashtë Kuvendit të Kosovës besohet se ka mbetur Unioni Socialdemokrat që udhëhiqet nga Duda Bale, e cila ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës për disa mandate.

Lista Serbe “mollë sherri” ndërmjet subjekteve boshnjake

Duda Bale, në një bisedë me Radion Evropa e lirë, më 28 janar, e kishte akuzuar Listën Serbe se po planifikonte që “përmes trupit të saj votues të ushtrojë ndikim dhe të vë nën kontroll disa nga komunitetet joshumicë në Kosovë”. Ajo ka thënë se numri i boshnjakëve që jeton në Mitrovicën e Veriut nuk është i madh dhe se me një numër të caktuar të votave, mund të ndikohet në marrjen e mandateve politike. Sipas saj, Lista Serbe në zgjedhjet e vitit 2019, “ ka pasur rreth 10.000 vota më shumë sesa që i janë nevojitur dhe me ato vota tash po përpiqet që të ushtrojë ndikim”.

Siç ka theksuar Bale, menjëherë pas shpalljes së zgjedhjeve në fillim të janarit 2021, dy iniciativa qytetare u shfaqën nga radhët e komuniteteve boshnjake dhe rome, për të cilat ajo beson se punojnë për interesin e Listës Serbe.

Më 15 janar 2021, presidenti i Listës Serbe, Goran Rakiq (në qendër), paraqiti listën e tij të kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, që do të mbahen më 14 shkurt.

Fjala është për “Komuniteti i Bashkuar – Adrijana Hoxhiq” (UZ-AH) nga Mitrovica e Veriut, e cila është një nga katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, si dhe për Iniciativën Rome (RI) të Gazmend Salijeviqit nga Graçanica, gjithashtu komunë kjo e banuar me shumicë serbe. Bartës i listës së kësaj të fundit është Fadil Gashi.

Bale ka theksuar se Lista Serbe “e kanë përllogaritur saktë se mund t’i japin tri deri në katër mijë vota për këtë opsion boshnjak dhe një deri në dy mijë vota për nismën rome. Goranët, praktikisht i posedojnë tash e një kohë të caktuar. Mendoj që qëllimi është që të marrin dy të tretat e votave të pakicave, sepse kjo do të ishte fuqi e madhe në Kuvend”, ka thënë ajo.

Akuza të ngjashme ka pasur edhe nga Nenad Rashiq nga Partia Demokratike Progresive (PDS), i cili ka thënë se Lista Serbe po përpiqet të “marrë” ulëset e garantuara për komunitetet tjera pakicë në Kuvendin e Kosovës, duke u dhënë mbështetje subjekteve të caktuara politike të sapoformuara nga radhët e komuniteteve boshnjake, rome, ashkali dhe egjiptiane, si dhe gorane.

Por, akuzat e tilla lidhur me subjektin e saj, i ka kundërshtuar ashpër dhe i ka hedhur poshtë Adrijana Hoxhiq.

“Jo, absolutisht nuk ekziston kurrfarë marrëveshje ndërmjet nismës sime, e cila do të merret me çështjet e bashkësisë boshnjake dhe Listës Serbe. Nuk ekziston ai luks që një parti politike t’i ndihmojë një tjetre në një proces zgjedhor”, ka thënë Hoxhiq.

Shumica e votave për “UZ-AH” dhe “RI” nga komunat me shumicë serbe

Në bazë të rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mund të shihet se pjesa më e madhe prej 6.379 votave që ka marrë “Komuniteti i Bashkuar – Adrijana Hoxhiq”, është siguruar në komunat e banuara me shumicë serbe. Sipas të dhënave preliminare të KQZ-së, mbi 5.300 vota për këtë subjekt janë evidentuar në komunat e banuara me shumicë serbe.

Po ashtu, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Iniciativa Rome ka marrë 3.825 vota, prej të cilave rreth 2.300 janë evidentuar se vijnë nga komunat e banuara me shumicë serbe.

Iniciativa Rome besohet se e ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Përveç Iniciativës Rome, nga komunitetet: rom, ashkali dhe egjiptian (RAE), besohet se janë fituar edhe tri ulëse të tjera në Kuvendin e Kosovës.

Bazuar në rezultatet preliminare nga KQZ-ja, besohet se dy ulëse ka marrë komuniteti egjiptian.

Pra, nga një ulëse në Kuvendin e Kosovës e kanë fituar: Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) me 2.780 vota dhe Partia Liberale Egjiptiane (PLE) me 2.194 vota.

Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovë (PDAK) besohet se ka fituar një ulëse me 1.929 vota.

Për një ulëse të garantuar në Kuvendin e Kosovës, që i takon komunitetit goran, në zgjedhjet e 14 shkurtit, kanë garuar Partia Unike e Goranëve (JPG) dhe Koalicioni Bashkë (KZ).

Partia Unike e Goranëve e drejtuar nga Adem Hoxha, besohet se ka fituar ulësen në Kuvendin e Kosovës, me 2.116 vota.

Në mandatin e kaluar legjislativ, Hoxha i ishte bashkuar Grupit parlamentar të Listës Serbe.

Dy ulëse për KDTP

Për dy ulëse të garantuara në Kuvendin e Kosovës për komunitetin turk, në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë garuar Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) dhe Partia e Re e Lëvizjes Turke (YTHP). Sipas rezultateve preliminare nga KQZ-ja, garën për të dy ulëset e ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës me 6.152 vota përballë Partisë së Re e Lëvizjes Turke, e cila ka marrë 1.154 vota.

Të gjitha të rezultatet preliminare të cilat deri më tash janë publikuar nga KQZ-ja, mund të ndryshojnë deri në numërimin përfundimtar të votave dhe certifikimin e rezultateve. Varësisht nga kjo, mund të ketë ndryshime edhe në numrin e votave që kanë marrë subjektet politike të komuniteteve pakicë, të cilat janë paraqitur në këtë tekst.

Ndërkaq, me 99 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, sipas rezultateve preliminare, ka fituar 47.89 për qind të votave. Albert Krasniqi nga ‘Demokracia Plus’ ka thënë se në bazë të këtij rezultati, partia e Kurtit pritet të ketë 56 deputetë në legjislativin e ri.

Kurtit, që është i nominuari i LVV-së për kryeministër, do t’i duhen të paktën 61 vota në kuvend, që të formojë Qeverinë e re të Kosovës. Tradicionalisht, partitë e komuniteteve joshumicë kanë qenë pjesë e ekzekutivit. Por, më 2020, kur qeverinë e udhëhoqi Kurti, Lista Serbe, zyrtarisht nuk u bë pjesë e koalicionit qeverisës, por asaj iu dhanë nën udhëheqje dy ministri.

Macron letër Vuçiqit: Mbështes dialogun me Kosovën

0

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka deklaruar se ai mbështet vazhdimin e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në një letër dërguar homologut të tij serbe Aleksandar Vuçiq me rastin e ditës së shtetit serb, presidenti Macron ka thënë se mbështet arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

“Ndërsa diskutuam në Paris, unë mbetem i vendosur të mbështes përpjekjet në lidhje me dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, me mbështetjen e ndërmjetësimit evropian, që synon arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare që do të kontribuojë në stabilitetin e të gjithë rajonit”, ka thënë Macron.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka nisur në Bruksel që nga viti 2011 për çështje teknike dhe më pas ka vazhduar në nivelin e përfaqësimit të lartë politik, ku janë arritur më shumë se 30 marrëveshje.

Një pjesë madhe e këtyre marrëveshjeve ende nuk janë zbatuar ose janë zbatuar pjesërisht.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden në një letër dërguar Vuçiq, ka kërkuar nga ky i fundit që të njohë pavarësinë e Kosovës.

Nga KQZ tregojnë se kur do të certifikohet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

0

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thotë se certifikimi i rezultatit zgjedhor vjen pas numërimit të tërë votave dhe afatit të ankesave të partive politike.

Elezi shton se akoma janë duke pranuar materialin zgjedhor nga komunat e Kosovës.

Ai thotë se brenda disa ditësh do fillohet numërimi i votave me kusht, atyre të diasporës dhe personave me nevoja të veçanta.

“Momentalisht jemi duke pranuar materialin zgjedhor nga komunat e Kosovës. Kemi edhe procedura tjera në QNR, por brenda disa ditësh do fillojmë numërimin e votave me kusht, nga diaspora dhe personave me nevoja të veçanta. Certifikimi i rezultatit përfundimtar shpreosjmë që vijmë pas numërimit të tërë fletëvotimeve, por edhe pas numërimit është afati i ankesave të partive politike, pastaj vjen certifikimi i rezultatit përfundimtar, por datë nuk mund të themi“, deklaroi Elezi në Dukagjini.

Deri tani janë numëruar 99.25% të votave në gjithë Kosovën.Nga numërimi i këtyre votave, prin Vetëvendosje me 47.89%, pastaj vjen PDK me 17.36% dhe LDK me 13.08%.

VV falënderon qytetarët: Bashkë do ta bëjmë më të mirën për vendin

0

“Kjo mbështetje tregon mirësinë tuaj dhe dashurinë që keni për atdheun”.

Lëvizja Vetëvendosje i ka falënderuar të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen dhe kulturën demokratike të treguar në këto zgjedhje.

Ky subjekt politik ka thënë se dëshira më e madhe tash është që të dëshmojnë me punë dhe nder që ta sjellin ndryshimin që qytetarët e presin.

“Kjo mbështetje tregon mirësinë tuaj dhe dashurinë që keni për atdheun”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të VV-së në Facebook.

Ju na keni mbështetur, jo për interesa personale, por për parimet politike dhe qëndrueshmërinë. Mbështetja juaj për Lëvizjen, nuk ka pasur ndonjë precedent në historinë e Kosovës, për asnjë subjekt tjetër.

Kjo mbështetje tregon mirësinë tuaj dhe dashurinë që keni për atdheun. Dëshira jonë më e madhe tash është që të dëshmojnë me punë dhe nder që ta sjellim ndryshimin që ju prisni, dhe ta meritojmë mbështetjen tuaj.

Falënderojmë të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen dhe kulturën demokratike të treguar në këto zgjedhje. Falënderojmë gjithë mbështetësit e Lëvizjes, që na e sollën këtë moment historik. I falemi nderit prej mërgatës që ka votuar me postë dhe masivisht ka ardhur në Kosovë. Dhe sigurisht, e pamundur është të mos e shprehim vlerësimin për punën e madhe e të palodhur të gjithë aktivistëve dhe vullnetarëve. Në veçanti falënderojmë vëzhguesit e komisionarët e ditës së zgjedhjeve, vëzhguesit e votave të mërgatës, si dhe vëzhguesit e Qendrës së Numërimit që nisin punën nga sot.

Jemi të prekur thellësisht nga bujaria e pamatë e familjeve anekënd Kosovës që na hapët dyert e zemrën muajin e shkuar, duke na pritur. Ju jemi mirënjohës përjetë. Në çdo shtëpi që ishim u pritëm ngrohtë dhe nuk pati nevojë të thërrasim për më shumë mobilizim se atë punë tashmë e kishte kryer gjyshi a gjyshja deri te nipi e mbesa.

Bashkë do ta bëjmë më të mirën për vendin, shoqërinë dhe ekonominë tonë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort