Home Blog Page 4996

Nis vaksinimi i mjekëve në Shkodër

0

Ashtu siç ishte parashikuar, ka nisur këtë paradite fushata e vaksinimit të mjekëve, infermierëve dhe stafeve mbështetëse në Shkodër.

Në prani të kryeministrit Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dozën e parë e ka marrë drejtori i spitalit Rajonal të Shkodrës, Ardian Dajti.

Janë 1000 mjekë dhe infermierë në Shkodër që pritet të marrin vaksinën anti-Covid, ‘Pfizer’. Procesi i vaksinimit po zhvillohet në ambientet e godinës së klubit sportiv Vllaznia.

Më pas, pritet që procesi i vaksinimit të nisë në Shtëpinë e të Moshuarve të këtij qyteti.

Ndërkohë, ditën e djeshme mbërriti në Rinas një sasi prej 7.020 doza me vaksina anti-Covid të kompanisë ‘Pfizer’.

Prej thuajse një muaji, fushata e vaksinimit ka nisur fillimisht në Tiranë, ku të parët e kanë marrë mjekët, infermierët dhe punonjësit shëndetësorë të spitaleve Covid.

Fushata e vaksinimit, pritet të zgjerohet ditën e sotme edhe në qytetin e Vlorës, ku të parët që do ta administrojnë, do të jenë personeli shëndetësor.

Vidhet vetura e mërgimtarit në Ferizaj, kërkohet ndihmë për ta gjetur

0

Një numë i mërgimtarëve qëndruan në Kosovë ditëve të fundit.

Ata erdhën për të votuar në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën dje.

Por pavarësisht se diaspora tregon vazhdimisht dashurinë për vendlindjen, ka ende persona në Kosovë që i grabitin mërgimtarët.

Një rast i tillë ka ndodhur sot në qytetin e Ferizjt.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja në Facebook “High zone”, ku bën të ditur se sot rreth orës 18:00 është vjedhur një veturë në Komunën e Ferizajt.

Në këtë faqe është publikuar foto e veturës së vjedhur.

“Shok/Shoqe, sot rreth orës 18:00 n’Ferizaj është vjedhur kjo makinë. Ju kisha lut krejtve nëse dikush e sheh me thirr n’këtë numër: 048-500-026”, shkruan kjo faqe

Shok/Shoqe, sot rreth ores 18:00 n’Ferizaj është vjedhur kjo Makin.

– Ju kisha lut krejtve nese dikush e sheh me thirr nkete numer: 048-500-026📱.

#ShareJuLutem🙏

Posted by High zone on Monday, February 15, 2021

Shkencëtarët nuk gjejnë prova që shkollat e përhapin më shumë coronavirusin

0

Shkollat nuk duket se luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e coronavirusit, thonë kërkuesit në Britaninë e Madhe. Universiteti i Varvikut shqyrtoi mungesat e nxënësve dhe mësuesve të bëra për shkak të coronavirusit gjatë vjeshtës në shkollat e Anglisë.

Mungesat ishin në një linjë me shkallën e infektimit në komunitetin më të gjerë, pa ofruar kështu prova se shkollat ishin një faktor në rritjen e rasteve. Në Britani kryeministri nuk ka njoftuar ende planet për rihapjen e shkollave, por ka thënë më herët se nxënësit nuk do të mund të kthehen në klasa para 8 marsit.

Që nga fillimi i janarit, kur edhe izolimet aktuale nisën, shkollat fillore dhe gjimnazet kanë vijuar mësimin online. Nxënësit vulnerabël dhe fëmijët e punonjësve të domosdoshëm janë të vetmit që kanë ndjekur mësimin me prezencë.

Kërkuesit e universitetit të Warwick-ut, thonë tani se vendimi për shkollat duhet të jetë politik, dhe të vendosë në balancë të mirat e lejimit të fëmijëve në klasa përballë dëmeve të mundshme nga Covidi. Fëmijët mund të infektohen dhe ta përhapin coronavirusit, por nuk janë të predispozuar të sëmuren prej tij, raporton Telegrafi, përcjell Albinfo.ch.

OBSh-ja e miraton për përdorim urgjent vaksinën e AstraZenecas dhe Oksfordit

0

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka miratuar për përdorim urgjent vaksinën e zhvilluar nga kompania AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit.Ky vendim nënkupton se vaksina mund të shpërndahet në tërë botën dhe të jetë pjesë e programit Covax për furnizim të vendeve të varfra me vaksina kundër Covid-19.Në deklaratën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thuhet se është miratuar vaksina e prodhuar nga AstraZeneca-SKBio në Korenë Jugore dhe nga Instituti Serum i Indisë, shkruan The Guardian.

Drejtori i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se prodhimi i vaksinës duhet të shtohet edhe më shumë para se ajo të mund të shpërndahet më gjerë në botë.Vaksina e Oksfordit është vlerësuar lart për shkak se është më e lirë dhe mund të shpërndahet më lehtë se vaksinat tjera, sepse nuk kërkon temperaturë shumë të ulët për t’u ruajtur.Vendet në mbarë botën po bëjnë garë për të siguruar sa më shumë doza të vaksinave të miratuara, por disa kompani janë përballur me probleme në prodhim, duke shkaktuar vonesa në shpërndarje.

OBSH: Mbi 1 milion raste të reja për një javë në Evropë, frikë për variantet e reja

0

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi në daljen e saj më të fundit se rastet në kontinentin e vjetër kanë regjistruar rënie gjatë 4 javëve të fundit, edhe pse frika për përhapjen e varianteve të reja mbetet e madhe.Gjithashtu, infektimet e reja pavarësisht se në rënie regjistrojnë mbi 1 milion raste në një javë.
Mjekët ngrenë alarmin e humbjes së jetës nga tromboza. Shumëkush e lidh me koronavirusin, por të shumta janë ndodhitë mes personave të painfektuar.
Mjekët thonë se diçka e tillë vjen si pasojë e mospasjes së aktivitetit fizik, kryesisht në zonat ku ndalimi i lëvizjes është prezent, ndaj bëjnë thirrje për mbajtjen në formë të trupit, nëpërmjet ushtrimeve fizike.

Përfundon takimi Kosnett-Kurti, nuk deklarohen për media

0

Ka përfunduar takimi ndërmjet ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnnet dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.Ambasadori i SHBA-së pas daljes nga takimi nuk është deklaruar për një prononcim për media.Një ditë pas zgjedhjeve Kosnett, ka përgëzuar Kosovën për organizimin e zgjedhjeve të lira e demokratike duke thënë se Amerika qëndron krah Kosovës.

Komuna e Prizrenit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Caritas-in Zviceran

0

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një shkrimi në facebook, ka njoftuar se bashkë me drejtorin e Caritas Switzerland in Kosovo, z. Gerhard Schaumberger, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, përmes së cilës do të bashkëfinancojnë projektin, i cili ka për qëllim rritjen e të ardhurave dhe produktivitetit të prodhuesve bujqësorë, raporton TV Prizreni

Postimi i plotë:

Përveç projekteve të ndryshme të Komunës sonë, zhvillimin e bujqësisë po e mundësojmë edhe duke bashkëpunuar ngushtë me organizatat e ndryshme ndërkombëtare.
Në këtë drejtim, bashkë me drejtorin e Caritas Switzerland in Kosovo, z. Gerhard Schaumberger, nënshkruam edhe një marrëveshje bashkëpunimi, përmes së cilës do të bashkëfinancojmë projektin, i cili ka për qëllim rritjen e të ardhurave dhe produktivitetit të prodhuesve bujqësorë, duke promovuar sisteme të reja e të qëndrueshme për rritjen e pjesëmarrjes së tyre në treg.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje, për realizinin e këtij projekti, Komuna do të ofrojë 15.000 euro, ndërkaq Caritasi Zviceran do të sigurojë fonde financiare në vlerë prej rreth 100.000 euro.
Zhvillimi i bujqësisë është një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik, andaj puna e Komunës së Prizrenit në këtë drejtim do të rritet çdo ditë e më shumë, thuhet në njoftim

Përveç projekteve të ndryshme të Komunës sonë, zhvillimin e bujqësisë po e mundësojmë edhe duke bashkëpunuar ngushtë me…

Posted by Mytaher Haskuka on Tuesday, February 16, 2021

Njihuni me dy kosovarët që do të kandidojnë në zgjedhjet komunale në Zvicër

0

Naser Iseni dhe Ardiana Zeka sërish kandidojnë në zgjedhjet e marsit 2021 për të zënë një vend në legjislaturën 2021-2026 në komunën Ecublens të kantonit Vaud.

Në këtë komunë, me 13 mijë banorë, jo zyrtarisht thuhet të jetojnë rreth 700 banorë shqiptarë.

Naser Iseni me profesion mekanik përfaqësonte PS-në mandatin aktual dhe sërish kandidaton me të njëjtën parti me arsyetimin se ka dhënë kontribut të madh në Asamblenë Komunale të Ecublens, ku sipas tij, ka pasur debate të ashpra por edhe dinjitoze për mirëqenien e popullatës lokale si dhe nuk ka munguar mbështetja për firmat private siç janë kushtet maksimale për punë dhe për punëtorët.

«Në legjislaturën e cila po mbaron kam qenë i zgjedhur nga partia PSIG, si komisioner i mbikqyerjes. Kjo është arsyeja që unë sërish kandidohem, në këtë komision kemi qenë 9 anëtarë të gjitha partive politike në perbërje të këshillit Komunal dhe aty kemi pas qasje në të gjitha resorët prej qeverisë e deri te buxheti, shkollat, punimet, e tjera, kështuqë ka qenë një përvojë unike dhe kam marrë shumë njohuri për komunën ku jetojmë me dekada.», tha për albinfo.ch Naser Iseni

Bashkë me Naser Isenin në garë për Asamblenë Komunale të Ecublens me Partinë Socialiste (SP) figurojnë edhe Arianda Zeka (frizere dhe mësuese, me prejardhje nga Rahoveci,) dhe Rexhep Shala nga PRL. Ecublens është qyteti i 10-të i kantonit Vaud. Më herët ishte konsideruar si fshat, ndërsa tash ka marrë primatin e qytetit me 80 milionë franga buxhet.

Për komunitetin e huaj këto zgjedhje në nivel komunal kanë po ashtu një rëndësi të madhe, ngase është hera e dytë që i jepet mundësi çdo qytetari që jeton më shumë se 10 vjet në Zvicër dhe 3 vjet në kantonin Vaud të mund të votojë për çështje që kanë të bëjnë me menaxhimin e qytetit. Kushtetuta e kantonit Vaud mundëson që përpos konfrontimit të ideve mes partive politike për programet e tyre, të merret parasysh edhe bindja e qytetarëve të huaj që të dalin ta ushtrojnë këtë të drejtë të votës që është një sfidë e këtyre zgjedhjeve.

Megjithatë, edhe në këto zgjedhje mbetet shumë për t’u bërë që të ngrihet më lart vetëdijesimi i shqiptarëve për të votuar, kur dihet se të drejtë vote kanë dhe të huajt me leje qëndrimi të përhershëm (C).

Në këto zgjedhje shqiptarët nuk garojnë vetëm me Partinë Socilademokrate, por edhe në partitë e djathta ose të mesit.

Vetëm gjatë pandemisë numri i llogarive bankare online u rrit me 33%

0

Llogaritë e lidhura me shërbimin e internet banking u rritën me ritme dyshifrore për vitin 2020. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i llogarive bankare të lidhura me internetin arriti në afërsisht 586 mijë, në rritje vjetore me 33% ose rreth 144 mijë llogari më shumë. Përdorimi i internet banking është rritur për të dymbëdhjetin vit radhazi, ndërkohë që vetëm në harkun e pesë viteve të fundit, numri i llogarive të aksesueshme nga interneti është katërfishuar. Viti 2020, megjithatë, u shoqëria me ritme rritjeje rreth tre herë më të larta krahasuar me vitin 2019.

Duket se pandemia dhe kufizimet i kanë dhënë një shtysë të fortë rritjes së përdorimit të shërbimeve bankare nëpërmjet internetit. Rritja e numrit të llogarive të lidhura me internetin ishte e lartë si te bizneset, me pothuajse 39%, edhe tek individët, me 33%. Në total, statistikat tregojnë se rreth 89% e llogarive të lidhura me internetin u takojnë individëve, që njëkohësisht zotërojnë edhe peshën më të lartë në strukturën e llogarive bankare. Si raport i thjeshtë i numrit të llogarive me numrin e përgjithshëm të popullsisë, vlerësohet se në Shqipëri, numri i llogarive të lidhura me internetin është sa rreth 21% e popullsisë, në rritje të ndjeshme prej nivelit 15.5% të vitit 2019.

Shërbimi i internet banking ofrohet nga 11 prej 12 bankave tregtare në Shqipëri. Me rritjen e rëndësisë së teknologjisë në shoqëri, bankat po fokusohen në promovimin e këtyre shërbimeve si kanal alternativ për marrëdhëniet me klientët. Promovimi i internet banking u nxit më shumë pas shpërthimit të pandemisë, i nxitur edhe nga masat rregullative të Bankës së Shqipërisë, që gjatë mbylljes së ekonomisë pezulloi komisionet për pagesat ndërbankare nëpërmjet internetin.

Me ndryshimet e përhershme rregullative të miratuara në mesin e vitit, u përcaktua se komisionet për transfertat nëpërmjet internetit duhet të jenë të paktën 50% më të lira krahasuar me ato që kryhen në sportelet e bankave. Transfertat e vogla deri në shumën e 20 mijë lekëve do të kryhen pa asnjë komision.

Një studim i publikuar vitin e kaluar nga Shoqata Shqiptare e Bankave (para shpërthimit të pandemisë), evidentoi se kanali kryesor i marrëdhënies me bankën për shqiptarët ngelej kontakti direkt me degët dhe bankomatet. 91% e të anketuarve kishin si formën më të shpeshtë të marrëdhënies me bankën kontaktin direkt, ndërsa vetëm 17% kishin si kanal kryesor internet banking.

Potencialet për të rritur përdorimin e teknologjisë në shërbimet financiare janë ende të mëdha, po të kemi parasysh se të paktën 65% e shqiptarëve janë përdorues të internetit përmes rrjeteve celulare. Ndërkohë, anketimet paralele kanë treguar se vetëm 40% e shqiptarëve në moshë madhore zotërojnë llogari bankare, gjë që dëshmon nevojën ende të lartë për të rritur edukimin financiar dhe formalizimin e ekonomisë, raporton Lapsi.al, përcjell Albinfo.ch.

Dëgjohet pala e dëmtuar në rastin e tentim vrasjes në Billushë të Prizrenit

0

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, është mbajtur shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit për vrasje në tentativë si dhe armëmbajtje pa leje, Salih Gashi.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Genc Nixha, i akuzuaris.S. G. deklaroi se mbetet në tërësi pranë deklarimit të dhënë më 08 janar 2021, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Seanca vazhdoi me dëgjimin e palës së dëmtuar Adem Gashi, i cili në cilësinë e dëshmitarit deklaroi se natën kritike, i akuzuari S. G. ka qenë i dehur.

Tutje, dëshmitari tha se kur i akuzuari ka qenë duke ecur në drejtim të tij, i njëjti ka shtënë me armë dhe se nuk e di a ka qenë në drejtimin tim.

“Natën kritike kam dëgjuar të shtënat me armë të cilat kanë ndodhur ku ka qenë S, mirëpo nuk kam parë se gjuajtja a është në drejtimin tim”, ka deklaruar dëshmitari A. G.

Po ashtu, G, tha se ka dhënë një betim ai me djalin e tij se janë pajtuar, dhe kërkoi nga i akuzauri S, që të përmbahet dhe mos të provokon.

Pas dhënies së dëshmisë nda dëshmitari në fjalë, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Teuta Krusha njoftoi se seanca e sotme ndërpritet, e njëjta u caktuar për 18 mars 2021, në ora 10:00.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, më 11 dhjetor 2020, kishte ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.G.

Sipas dispozitivit të parë të aktakuzës, i pandehuri S. G. akuzohet se më 01 nëntor 2020, rreth orës 01:40 minuta, pas mesnate në fshatin Billushë të Komunës së Prizrenit, tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin A. G. nga fshati Billushë i Komunës së Prizrenit.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i akuzuari S. G, pas një fjalosjeje në mes viktimës A, G, e cila kishte ndodhur një orë më parë në kafenen “Qaki”, e cila gjendet në magjistralën Prizren – Zhur, i akuzuari pret që i dëmtuari ta mbyll lokalin dhe pasi që vëren se i njejti është nisur për në shtëpinë e tij e cila gjëndet në fshatin Billushë, me automjetin e tipit “Seat Ibiza”, shkon në afërsi të shtëpisë së viktimës dhe me armën e tij të zjarrit, pistoletë e tipit M-57, të cilën e kishte pasur në automjet, fillimisht shkrep një herë me të njëjtën duke e ftuar të dëmtuarin që të dalë nga shtëpia e tij.

Sipas aktakuzës kur i dëmtuari del nga shtëpia duke qenë i shoqëruar edhe me djalin e tij duke u nis në drejtim të të pandehurit, në atë moment i pandehuri shkrep edhe një herë me armën e tij në drejtim të dëmtuarit i cili arrin që të shmanget nga rreziku dhe kur i afrohet të njëjtin e godet me grusht në fytyrë, me ç’rast i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe i ndihmuar nga një person tjetër duke hipur në automjetin e tij është larguar nga vendi i ngjarjes.

Me këto veprime, i pandehuri S, G, akuzohet se ka kryer veprën penale vrasja në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28, paragrafi 1 dhe 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas dispozitivit të dytë të aktakuzës, i pandehuri G, akuzohet se me datë, kohë dhe vend të njëjtë të përshkruar si në dispozitivinë e parë të aktakuzës, i njëjti në kundërshtim me ligjin ka mbajtur në pronësi, kontroll ose posedim armën e zjarrit dhe atë pistoletë të tipit M-57.

Me këto veprime, i pandehuri G,i akuzohet se ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës./BetimipërDrejtësi

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort