Home Blog Page 4995

Hapat pas certifikimit të rezultatit: Kush zgjedhet i pari, Presidenti apo Kryeministri?

0

Vjosa Osmani si u.d e presidentit mund të mos jetë ajo që do ta mandatojë për kryeministër Albin Kurtin e Vetëvendosjes, pasi që subjekti në të cilin ai udhëheq mori shumicën e votave nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit. Proceduralisht kreun e ri të Qeverisë mund ta mandatojë cilido person që Vetëvendosje e propozon për kryeparlamentar.

Deri në zgjedhjen e presidentit të ri, kreut të Parlamentit të ri i kalojnë kompetencat e u.d në pozitën më të rëndësishme të shtetit.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka përfunduar me numërimin e votave të rregullta nga zgjedhjet e 14 shkurtit. KQZ-së i kanë mbetur vetëm edhe votat me postë, ato me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara për të certifikuar pastaj rezultatin final që e saktëson edhe kush nga sa ulëse merr në Kuvend të Kosovës në legjislaturën e re.

Nga votat e numëruara deri më tani, LVV-ja me kandidat për kryeministër Albin Kurtin radhitet si parti e parë me një diferencë të madhe nga partia e dytë dhe e tretë.
Shefi i LVV-së që nuk u certifikua si kandidat për deputet e rrjedhimisht nuk figuron në listën e votave sipas të gjitha gjasave do të jetë edhe personi që ky subjekt do ta propozojë për kryeministër.

Pavarësisht se tashmë janë dhënë sinjale se partitë e opozitës mund t’iu drejtohen Kushtetueses për ta interpretuar ligjshmërinë e zgjedhjes së Kurtit si kryeministër, në partinë e tij nuk kanë përmendur publikisht nëse ekziston mundësia që dikush tjetër të jetë propozim i përkohshëm i tyre.
Deri më tani mbetet që Albin Kurti të jetë propozimi i Vetëvendosjes si shef qeverie.Por, kush do ta mandatojë atë në këtë pozitë pasi që dihet se vendi po funksionon me u.d të presidentit?
Albin Kurtin mund të mos e mandatojë Vjosa Osmani si kandidat për kryeministër, pasi që proceduralisht personi që Vetëvendosje e emëron për kryeparlamentar do të jetë edhe u.d i presidentit deri në zgjedhjen e një presidenti të ri që votohet në Kuvend të Kosovës.Eugen Cakolli nga KDI thotë për Gazeta Express se pas certifikimit të rezultatit final të zgjedhjeve, konsitutohet Kuvendi që do të thotë bëhet zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarit të ri të Kuvendit.
Sipas Kushtetutës, LVV-së si parti e parë e dalë nga zgjedhjet i takon që të propozojë një emër në krye të Kuvendit. Ai ose ajo do të jetë përkohësisht personi që do ta zëvendësojë Vjosa Osmanin si u.d e presidentit, e që sipas të gjitha gjasave do ta mandatojë edhe Kurtin.

“Pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, fillimisht do të procedohet me konstituimit të Kuvendit. Konstituimi nënkupton zgjedhjet e kryetarit dhe nënkryetarëve të rinj të Kuvendit. Pas zgjedhjes së kryetarit të ri, i njëjti do të marrë automatikisht funksionin e ushtruesit të detyrës së Presidentit, deri në zgjedhjen e Presidentit të ri”, thotë Cakolli.Nga KDI shtojnë se nëse Kuvendi nuk zgjedh edhe presidentin pas konstituimit, atëherë presidenti i ri legjitim e bën mandatimin e kandidatit për kryeministër që del nga partia fituese.
“Nëse Kuvendi nuk do të zgjedhë së pari Presidentin e ri, atëherë ushtruesi i detyrës do të jetë përgjegjës për mandatimin e kandidatit për kryeministër të vendit, i cili do të propozohet nga subjekti fitues. Ndërsa, nëse zgjidhet Presidenti i ri para mandatimit, atëherë kjo kompetencë kushtetuese do të ushtrohet automatikisht nga Presidenti i ri legjitim”, thonë nga KDI.Pa votat me kusht, të diasporës dhe të personave me nevoja të veçanta, Lëvizja Vetëvendosje numëron 378 mijë e 550 vota, që në përqindje i bie 47,85% të votave të përgjithshme.Kushtetuta e Kosovës e saktëson se Presidenti i Republikës është ai që e thërret seancën e parë të Kuvendit, në këtë rast seanca do të thirret nga u.d e presidentit, Vjosa Osmani.Në seancën e parë seanca që udhëhiqet nga deputeti më i vjetër i votuar në atë legjislaturë propozohet Kryetari i Kuvendit, emër që del nga subjekti më i votuar në zgjedhje. Pastaj zgjidhen edhe pesë nënkryetarët e Kuvendit.Tre nënkryetarë propozohen nga tri grupet më të mëdha parlamentare, ndërsa zgjidhen me shumicë të votave të deputetëve.Kushtetuta ndërkaq thotë se presidenti i vendit është ai që i propozon Kuvendit kandidatin për kryeministër, e kjo bëhet në konsultim me partinë politike apo koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshëm në Kuvend.Vjosa Osmani që ka garuar në zgjedhjet e 14 shkurtit në koalicion me LVV-në e Albin Kurtit ka marrëveshje parazgjedhore që e njëjta të jetë propozim i tyre për president të vendit.Si u.d e presidentit ajo është emëruar që nga 5 nëntori i vitit 2020-të në ditën kur edhe ish-presidenti Hashim Thaçi dha dorëheqje për t’u nisur drejt Hagës pas konfirmimit të aktakuzës nga Specialja.

DnV: Zgjedhjet e 14 shkurtit, në përputhje me standardet demokratike

0

Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV) po vlerësojnë se zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit janë organizuar në përputhje me standardet demokratike.E vetmja gjë, që i hedh hije këtij procesi në bazë të rezultateve preliminare, sipas Eugen Cakolli nga DnV është numri i madh i votave të komunitetit boshnjak dhe egjiptian në zona që demografia është në shpërputhje me votat e fituara.

“Zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit janë organizuar dhe zhvilluar në përputhje me të gjitha standardet demokratike. Dita e zgjedhjeve ka kaluar mirë pa dëmtim të integritetit zgjedhor, por është shoqëruar me disa probleme që po përsëriten vazhdimisht. Bazuar në rezultatet preliminare humbja e disa subjekteve politike të komuniteteve jo shumicë dhe fitorja e disa tjerave hedh hije për këtë proces, pasi votat e fituara janë në shpërputhje me komunitetin demografik që është në ato zona”, tha ai.

Krahas kësaj, Cakolli tha se në këto zgjedhje ka pasur ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punën e KQZ-së, ku përmendu deklaratat e ushtruese së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani karshi kryesueses se këtij institucioni, Valdete Daka.

Maska e veçantë që kishte Kosnett në takim me Kurtin

0

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, është takuar sot me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, pas fitores së këtij të fundit në zgjedhjet e së dielës.Gjatë këtij takimi, vëmendje ka marrë edhe maska të cilën e kishte vënë Kosnett.
Ai kishte vënë një maskë me flamurin e SHBA’së dhe Kosovës.

Pas takimit me Kurtin, Kosnett ka shkruar në Tëitter e ka uruar Kurtin për fitoren dhe ka kërkuar që të formohet qeveria dhe Kuvendi për të adresuar sfidat urgjente.“I gëzuar që u takova me Albin Kurtin për të uruar Lëvizjen Vetëvendosje në fitoren e saj dhe për të diskutuar hapat e Kosovës në të vazhdim. Nxisim palët të punojnë shpejt për të formuar një qeveri dhe kuvend për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve dhe për t’i adresuar sfidat urgjente”, ka shkruar ai në Tëitter.

FSK në mision paqeruajtës gjashtëmujor në Kuvajt

0

Kuvajti është shteti në të cilin Forca e Sigurisë së Kosovës do të shërbejë me mision paqeruajtës, përkrah ushtrisë amerikane.Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka konfirmuar për KosovaPress se marrëveshja është nënshkruar me shtetin e Kuvajtit dhe kontingjenti i Forcës do të nisë misionin në muajin mars të këtij viti, i cili pritet të zgjasë gjashtë muaj.

Rama tregon nëse do të ketë shtete të tjera partnere me të cilat FSK do të ndër veprojë përveç ushtrisë amerikane, e gjithashtu jep detaje për procedurat e përzgjedhjes së pjesëtarëve që do të shërbejnë në Kuvajt.

Iraku e Kuvajti ishin vendet në të cilat pritej të zbarkonte ushtria e re e Kosovës në mision e saj të parë paqeruajtës, por tashmë është konfirmuar se do të jetë ky i dyti ku një numër simbolik i pjesëtarëve të FSK-së do të shërbejnë.Njësitë e FSK-së do të jenë pjesë e misionit të Gardës Kombëtare të Iowa-s.

“Jemi tash në fazën teknike të procedurave, qofshin administrative dhe që në mars do të kemi një numër, sado simbolik që të jetë, që do jenë krah ushtrisë amerikane, do të jenë në një mision paqeruajtës në Kuvajt. Jemi në procedurat finale të kompletimit të dokumentacioneve të të gjithë pjesëtarëve tanë që do të jenë pjesë e këtij misioni”, thotë komandanti i FSK-së, Rrahman Rama.

Ai ka treguar se përzgjedhja bëhet me pajtueshmëri me vendin partner dhe ushtrinë amerikane dhe personeli që udhëton caktohet mbi bazën e nevojës dhe kërkesave të tyre.FSK ka mbajtur paraprakisht trajnime të përbashkëta dhe pjesëtarët e Forcës kanë kaluar kohë të gjatë me partnerët.
Pavarësisht rolit që kanë njësitë që do të marrin pjesë, nuk zbehet rëndësia dhe rrezikshmëria që ka një mision paqeruajtës.Komandanti i FSK-së thotë se ka garë të madhe të pjesëtarëve të Forcës që kanë shprehur interesimin për një shërbim të tillë.“Nuk ka ndonjë kriter të veçantë përveç personelit, qoftë oficerë apo nënoficerë, janë të edukuar në akademitë amerikane, që janë të ndërveprueshëm dhe nuk kemi pas problem në përzgjedhje, nganjëherë është problem të gjithë t’i përfshijmë se konkurrenca është e madhe dhe kush ka fat do të jenë pjesë, por është vetëm fillimi dhe ne do të kemi shumë aktivitete në të ardhmen, jo vetëm me ushtrinë amerikane”, thotë komandanti i FSK-së.Gjeneral Rama thotë se FSK ka dëshmuar kapacitetet në kërkim-shpëtim, deminim, mbrojtje kimike atomike biologjike dhe kapacitete të tjera me të cilat i është ofruar vendeve partnere për të bashkëpunuar.Ai pret që përveç misionit me ushtrinë amerikane, FSK të veprojë edhe përkrah ushtrive të tjera të botës në shërbime te tilla.“Janë këto problemet politike që ndërlidhen me vendet anëtare të NATO-s për mosnjohjen nga disa shtete që janë anëtare të NATO-s, por ne kemi ofertuar të te gjithë partnerët, ka shtete që kanë shprehur gatishmërinë por janë disa procedura që duhen në të ardhmen por çka mund të them, në një farë forme, ne po e thyejmë akullin, ne jemi të gatshëm, kemi kapacitete, qoftë këto aktuale por edhe të tjera, qoftë me staf por edhe me pajisje dhe qëllimi ynë është të jemi të ndërveprueshëm me partnerët dhe ne e kemi ndërtuar atë standard”, deklaroi gjeneral Rama.Shërbimi i FSK-së në mision paqeruajtës në botë po ndodh për herë të parë, e kjo po bëhet përkrah ushtrisë më të madhe në botë.Vendimi për këtë është marrë nga Kuvendi i Kosovës me 92 vota “për” dhe asnjë “kundër” në janar të këtij viti. Kësaj i ka paraprirë vendimi i Qeverisë së Kosovës për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në misione paqeruajtëse me Gardën Kombëtare të Iowa-s, i marrë më 31 dhjetor 2020.

Fillon publikimi i rezultateve të kandidatëve për deputetë, nuk dihet kur fillon numërimi i votave me postë

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) ka filluar publikimin e formularëve të rezultateve të subjekteve politike dhe kandidatëve për zgjedhjet të parakohshme 14 shkurtit.Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, tha se kjo po bëhet me qëllim të rritjes së transparencës dhe besueshmërisë në procesin zgjedhor.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e kopjeve të skanuara të formularëve të rezultateve për subjektet politike dhe kandidatët për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën të dielën.

Të gjithë të interesuarit do të mund të shohin rezultatet e subjekteve politike dhe kandidatëve për secilin vendvotim duke shfletuar kopjet e këtyre formularëve të cilët janë plotësuar në vendvotime nga Anëtarët e Këshillave të Vendvotimit, të dielën në mbrëmje pas numërimit të fletëvotimeve“, tha ai.

Sa i përket fillimit të numërimit të votave me postë, Elezi tha se ende nuk dihet kur do të fillojë pasi që së pari duhet të bëhet skanimi i listës së votuesve.“Ndonjë datë nuk kemi për faktin se po shohim për sa kohë do të na duhet që të bëjmë të gjitha këto procedura që janë këtu në QNR, por do të jemi këtu bashkë për t’iu njoftuar me ecurinë e procesit këtu në QNR“, tha ai.

Prizren: Pranon fajësinë për dhënie ryshfeti, shtetasi i Shqipërisë dënohet me 500 euro gjobë dhe 6 muaj burgim me kusht

0

Të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, Ronaldo Ramadani, shtetas i Republikës së Shqipërisë, është dënuar me 500 euro gjobë dhe me 6 muaj burgim me kusht, për dhënie të ryshfetit.

I akuzuari paraprakisht me avokatin e tij Bekim Kadolli, kishin arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me prokuroren Ervehe Gashi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Dënimi me kusht nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari në afatin prej 1 viti nuk kryen ndonjë tjetër vepër penale, ndërsa në dënimin me gjobë do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 27.01.2021, ku për çdo ditë të kaluar në paraburgin do t’i llogariten nga 20 euro.

Kryetarja e trupit gjykues Raima Elezi, po ashtu e njoftoi të akuzuarin që është i obliguar që në emër të puashallit gjyqësor të paguaj shumën prej 400 euro, ndërsa edhe 50 euro në emër të programit për kompensimin e viktimave të krimit.

Po ashtu, gjykata vendsoi që të bëhet edhe konfiskimi i dy kartmonedhave nga 20 euro, të cilat kanë qenë mjet i kryerjes së veprës penale dhe të akuzuarit t’i ndërprehet masa e paraburgimit.

Ndryshe sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, Ronaldo Ramadani, akuzohet se me 27.01.2021, rreth orës 22:40 minuta në mënyrë të drejtpërdrejtë i ofron personit zyrtar dhe atë oficeres Mirjeta Memaj, zyrtare policore prane PKK ne Vermicë shumën e të hollave prej dyzetë euro (2×20), si dhuratë të paarsyeshme, në mënyrë që personi zyrtar të mos vepoj në pajtim me detyrën e saj zyrtare në atë mënyrë që derisa e njëjta ka qenë duke bërë kontrollimin dhe regjistrimin e dokumenteve në kabinen nr 4 pranë PKK V?rmicë, ndalet për kontrollë automjeti të cilin ka qenë duke e drejtuar Arzan Dalipi , shtetas i Republikes së Shqipërisë ndersa si bashkëudhtar ka qenë këtu i pandehuri, i cili në dokumentet e tij kishte vendosur kartëmonedhat e cekura si më lartë.

Në pyetjen e zyrtares policore se çfarq janë këto të holla, ai i është përgjigjur “se janë për të pirë një kafe” , dhe këtë për arsye se kishte tentuar dy herë më heret për të kaluar kufirin por ishte kthyer nga zyrtaret policor pasi nuk posedonte karten e identitetit.

Me këto veprime Ronaldo Ramadani, auzohet se ka kryer veprën penale “Dhënie e ryshfetit”./BetimipërDrejtësi.

Prokurorja: Kemi shumë dëshmitarë, shumicën do t’i përdorim në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

0

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka filluar konferenca e radhës mbi ecurinë e çështjes në rastin e katër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Fillimisht, gjykatësi Nicolas Guillou paraqiti agjendën e kësaj konference, ndërsa një prokurore e Zyrës së Prokrurit të Specializuar, tregoi të rejat e fundit lidhur me materialin akuzues dhe atë shfajësues, ndërsa foli edhe për dëshmitarët që do t’i përdorin gjatë gjykimit.“ZPS-ja vazhdon të përmbush rregullat e veta lidhur me materialin”, tha prokurorja. “Ne po përgatisim nxjerrjen e materialeve të tjera. Parashikojmë se nxjerrja e disa materialeve mund të kërkojë masa mbrojtëse”, shtoi ajo.

Prokurorja po ashtu foli edhe për dëshmitarët, shumë nga të cilët tha se do të përdoren gjatë gjykimit kundër ish-krerëve të UÇK-së.“Nuk është përfcaktuar nëse ne do t’i përdorim këta persona në gjyq. [..]

Parashikohet që shumica e madhe e këtyre dëshmitarëve do të përdoren në gjyq. Jemi në proces, dëshmitarët dhe procat e tyre do t’i bëjm të njohura kur të vijë koha”, tha ajo.Para kësaj konference, Zyra e Prokurorit të Specializuar, përmes një parashtrese drejtuar gjyqtarit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka kërkuar sërish që fillimi i gjykimit të jetë në shtator të vitit 2021

Gjenden mbetje mortore në Gjakovë, trupi i personit ishte me veshje ushtarake dhe emblemë të UÇK’së

0

Stacioni policor në Gjakovë ka pranuar informatë se në varrezat e qytetit të Gjakovës që janë më lokacion në lagjen e Brekocit, në vendin ku janë të varrosur dëshmorët e luftës së fundit në Kosovë, janë gjetur mbetje mortore të një personi të pa identifikuar, e që ishte me veshje ushtarake dhe emblem të UÇK-së.

Patrulla policore ka dalë në vend të ngjarje, ka kontaktuar me dëshmitarin e rastit, e që është dhe punëtor i varrezave të qytetit, dhe njofton se derisa po hapte një gropë vorri ka hasur në mbetjet mortore në fjalë.Dyshohet se mbetjet mortore i përkasin një ushtari të UÇK-së deri tani të pa identifikuar, gjithashtu nuk dihet dhe nga kush është vorrosur aty.
Në vend ngjarje ka dalë njësia e hetimeve të stacionit policor – Gjakovë, ato Rajonale dhe pritet së shpejti të dali dhe Njësia qendrore e Hetimit të Krimeve të Luftës.

U nënshkrua kontrata për ndërtimin e një thertore nga ” Jetimat e Ballkanit”, që hap 50 vende të reja të punës

0

Komuna e Suharekës dhe Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, sot kanë nënshkruar një kontratë bashkëpunimi për një projekt që kap vlerën prej 2.5 milionë euro dhe ku pritet që të hapen 50 vende të reja pune.

Kryetari Muharremaj, në llogarinë e tij private në facebook, lidhur me këtë marrëveshje shkruan: “2.5 milion euro është vlera e projektit të ri nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, ku do të ndërtohet një therrtore e cila do të mbetet në shërbim të kësaj shoqate dhe në shërbim të qytetarëve.

Sot u nënshkrua kontrata mes Komunës së Suharekës dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” ku do të krijohen 50 vende të reja pune. Ne angazhimin dhe punën nuk e ndalim derisa të rregullohet jeta dhe mirëqenia e qytetarëve.”, ka shkruar Muharremaj.

2.5 milion euro është vlera e projektit të ri nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, ku do të ndërtohet një therrtore e cila…

Posted by Bali Muharremaj on Tuesday, February 16, 2021

Nis vaksinimi i mjekëve në Shkodër

0

Ashtu siç ishte parashikuar, ka nisur këtë paradite fushata e vaksinimit të mjekëve, infermierëve dhe stafeve mbështetëse në Shkodër.

Në prani të kryeministrit Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dozën e parë e ka marrë drejtori i spitalit Rajonal të Shkodrës, Ardian Dajti.

Janë 1000 mjekë dhe infermierë në Shkodër që pritet të marrin vaksinën anti-Covid, ‘Pfizer’. Procesi i vaksinimit po zhvillohet në ambientet e godinës së klubit sportiv Vllaznia.

Më pas, pritet që procesi i vaksinimit të nisë në Shtëpinë e të Moshuarve të këtij qyteti.

Ndërkohë, ditën e djeshme mbërriti në Rinas një sasi prej 7.020 doza me vaksina anti-Covid të kompanisë ‘Pfizer’.

Prej thuajse një muaji, fushata e vaksinimit ka nisur fillimisht në Tiranë, ku të parët e kanë marrë mjekët, infermierët dhe punonjësit shëndetësorë të spitaleve Covid.

Fushata e vaksinimit, pritet të zgjerohet ditën e sotme edhe në qytetin e Vlorës, ku të parët që do ta administrojnë, do të jenë personeli shëndetësor.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort