Home Blog Page 4994

Bitcoin s’ka të ndalur, arrin vlerën e mbi 50.000 dollarëve

0

Kriptovaulta Bitcoin arriti vlerën e mbi 50.000 dollarëve për herë të parë, duke përfituar nga shenjat se valuta më e madhe e këtij lloji ka filluar të pranohet nga investitorët kryesorë.

“Intervenimi i Elon Muskut ka krijuar interesim dhe sa më shumë njerëzit i përshtaten asaj dhe e përdorin si para, aq më të mëdha gjasat që ajo të bëhet pjesë e valutave kryesore”, tha drejtori i investimeve në Aj Bell, Russ Mould.

“Ekziston një rrezik i ndërhyrjes (nga bankat qendrore). Rregullat mund të ndryshohen, por sa më shumë njerëz që fillojnë ta përdorin atë dhe t’i japin më shumë legjitimitet, aq më vështirë është që bankat qendrore ta kthejnë prapa”, shtoi ai.

Vlera e kriptovalutës u rrit për 72.8 për qind vetëm nga 1 janari i këtij viti, kur vlera e saj ishte 28.933 dollarë për një njësi.

Nga fillimi i vitit 2020, vlera e kriptovalutës Bitcoin u rrit për 593 për qind. Në atë kohë, vlera e Bitcoin ishte vetëm 7.208 dollarë, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.

Platforma për pagesa në internet, PayPal, njoftoi në tetorin e vitit të kaluar se do t’i lejojë klientët që të përdorin kriptovaluta që të bëjnë blerje nga 26 milionë shitësit që ekzistojnë në rrjetin e saj.

Dragashi, votat e kandidatëve të PDK-së!

0

Partia Demokratike është radhitur e dyta në Komunën e Dragashit me 2.658 vota apo 23,56%.

Indeksonline ka siguruar votat e kandidatëve:

Kryhet një operacion i komplikuar në QKUK, pacientit i hiqet tumori

0

Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët kanë kryer një operacion kompleks, duke i larguar pacientit tumorin nga mëlçia.

Operimi i hemangiomës, tumor me prejardhje nga enët e gjakut, i cili zhvillohet në mëlçi, vlerësohet si një nga ndërhyrjet më sfiduese në kirurgjinë e barkut.

Pacienti i moshës 38-vjeçare, pas intervenimit është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lirohet shpejt për në shtëpi.

Operacioni, i bërë nga një ekip mjekësh të trajnuar, me aparaturë moderne, më parë është kryer vetëm jashtë vendit.

FSK-ja nis misionin paqeruajtës gjashtëmujor në Kuvajt në mars

0

Kuvajti është shteti në të cilin Forca e Sigurisë së Kosovës do të shërbejë me mision paqeruajtës, përkrah ushtrisë amerikane, ka konfirmuar komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Marrëveshja është nënshkruar me shtetin e Kuvajtit dhe kontingjenti i FSK-së do të nisë misionin në muajin mars të këtij viti. Ai pritet të zgjasë gjashtë muaj.

Iraku e Kuvajti ishin vendet në të cilat pritej të zbarkonte ushtria e re e Kosovës në mision e saj të parë paqeruajtës, por tashmë është konfirmuar se do të jetë ky i dyti ku një numër simbolik i pjesëtarëve të FSK-së do të shërbejnë. Njësitë e FSK-së do të jenë pjesë e misionit të Gardës Kombëtare të Iowas.

“Jemi tash në fazën teknike të procedurave, qofshin administrative, dhe që në mars do të kemi një numër, sado simbolik që të jetë, që do jenë krah ushtrisë amerikane. Do të jenë në një mision paqeruajtës në Kuvajt. Jemi në procedurat finale të kompletimit të dokumentacioneve të të gjithë pjesëtarëve tanë që do të jenë pjesë e këtij misioni”, ka thënë Rama për Kosova Press.

Komandanti i FSK-së ka tdeklaruar se ka garë të madhe të pjesëtarëve të Forcës që kanë shprehur interesimin për një shërbim të tillë, derisa përzgjedhja do të bëhet me pajtueshmëri me vendin partner dhe ushtrinë amerikane dhe personeli që udhëton caktohet mbi bazën e nevojës dhe kërkesave të tyre.

Shërbimi i FSK-së në mision paqeruajtës në botë po ndodh për herë të parë, e kjo po bëhet përkrah ushtrisë më të madhe në botë, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës në janar të këtij viti, i paraprirë vendimi i Qeverisë së Kosovës për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në misione paqeruajtëse me Gardën Kombëtare të Iowas, i marrë më 31 dhjetor 2020.

Jakup Krasniqi përplaset me Prokurorin Smith: Mos fol në emër të popullit të Kosovës

0

Ish-zëdhënësi i UÇK’së, Jakup Krasniqi në seancën e radhës paragjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka reaguar prokurorit të Speciales Jack Smith që të mos flas në emër të popullit të Kosovës.Krasniqi ka kërkuar fjalën nga gjykatësi Nicolas Guillou ku ka thënë që në emër të popullit të Kosovës mund të flasin vetëm përfaqësuesit e tij dhe jo prokurori Smith.

“Kam një reagim në fjalën e prokurorit Smith kur foli në emër të Popullit të Kosovës, në emër të qytetarëve të Kosovës mund të flasim ne përfaqësuesit e tij. Unë 45 vjet të jetës sime i kam të angazhuar për lirinë dhe për çlirimin e kombit tim nga robëria. Në zgjedhjet e vitit 1992 kam qenë i zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës që regjimi kriminal I Serbsië nuk e ka lejuar të konstituohet. Pas çlirimit kam qenë përfaqësues në Kuvend deri në vitin 2014”, ka thënë Krasniqi.

Ai tutje është shprehur që nëse Prokurori Smith dëshiron të flet në emër të krimeve të pretenduara le të bëhet mbrojtës i krimeve të Serbisë ndaj Kosovës.

“E kisha lutur prokurorin që nëse ai duhet të flet në emër të dikujt ose nëse duhet të flet emër të krimeve të pretenduara ai le të bëhet mbrojtës i politikave të krimit dhe gjenocidit që ka përdorur Serbia që nga vitit 1876-1878 ndaj popullit të Kosovës. Në emër të popullit tim dhe në emër të luftës dhe sakrificave flasim ne përfaqësuesit e tij dhe jo ata që tentojnë ta dënojnë luftën shumë vjeçare të kombit tim dhe në mënyrë të veçantë luftën e fundit të popullit për liri barazi e shtetndërtim. Për çka ne e kemi fituar mbështetjen ndërkombëtare dhe e kemi çliruar Kosovën dhe sot është i lirë nga ai regjim”, ka thënë ish-kryekuvendari Krasniqi.

249 raste me Covid-19 në Kosovë, 44 në Prizren

0
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.868 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 249 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (42, 86 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (76 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 64.768 raste nga 271.493 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.548 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 316 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.344 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.876.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 116 raste, Prizren 44 raste, Podujevë 12 raste, Ferizaj 11 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjilan 9 raste, Lipjan 8 raste, Pejë 7 raste, Deçan 6 raste, Skenderaj 5 raste, Gjakovë 4 raste, Suharekë 3 raste, Vushtrri 3 raste, Drenas 2 raste, Kaçanik 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Istog, Kamenicë, Shtime dhe Viti.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Hapat pas certifikimit të rezultatit: Kush zgjedhet i pari, Presidenti apo Kryeministri?

0

Vjosa Osmani si u.d e presidentit mund të mos jetë ajo që do ta mandatojë për kryeministër Albin Kurtin e Vetëvendosjes, pasi që subjekti në të cilin ai udhëheq mori shumicën e votave nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit. Proceduralisht kreun e ri të Qeverisë mund ta mandatojë cilido person që Vetëvendosje e propozon për kryeparlamentar.

Deri në zgjedhjen e presidentit të ri, kreut të Parlamentit të ri i kalojnë kompetencat e u.d në pozitën më të rëndësishme të shtetit.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka përfunduar me numërimin e votave të rregullta nga zgjedhjet e 14 shkurtit. KQZ-së i kanë mbetur vetëm edhe votat me postë, ato me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara për të certifikuar pastaj rezultatin final që e saktëson edhe kush nga sa ulëse merr në Kuvend të Kosovës në legjislaturën e re.

Nga votat e numëruara deri më tani, LVV-ja me kandidat për kryeministër Albin Kurtin radhitet si parti e parë me një diferencë të madhe nga partia e dytë dhe e tretë.
Shefi i LVV-së që nuk u certifikua si kandidat për deputet e rrjedhimisht nuk figuron në listën e votave sipas të gjitha gjasave do të jetë edhe personi që ky subjekt do ta propozojë për kryeministër.

Pavarësisht se tashmë janë dhënë sinjale se partitë e opozitës mund t’iu drejtohen Kushtetueses për ta interpretuar ligjshmërinë e zgjedhjes së Kurtit si kryeministër, në partinë e tij nuk kanë përmendur publikisht nëse ekziston mundësia që dikush tjetër të jetë propozim i përkohshëm i tyre.
Deri më tani mbetet që Albin Kurti të jetë propozimi i Vetëvendosjes si shef qeverie.Por, kush do ta mandatojë atë në këtë pozitë pasi që dihet se vendi po funksionon me u.d të presidentit?
Albin Kurtin mund të mos e mandatojë Vjosa Osmani si kandidat për kryeministër, pasi që proceduralisht personi që Vetëvendosje e emëron për kryeparlamentar do të jetë edhe u.d i presidentit deri në zgjedhjen e një presidenti të ri që votohet në Kuvend të Kosovës.Eugen Cakolli nga KDI thotë për Gazeta Express se pas certifikimit të rezultatit final të zgjedhjeve, konsitutohet Kuvendi që do të thotë bëhet zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarit të ri të Kuvendit.
Sipas Kushtetutës, LVV-së si parti e parë e dalë nga zgjedhjet i takon që të propozojë një emër në krye të Kuvendit. Ai ose ajo do të jetë përkohësisht personi që do ta zëvendësojë Vjosa Osmanin si u.d e presidentit, e që sipas të gjitha gjasave do ta mandatojë edhe Kurtin.

“Pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, fillimisht do të procedohet me konstituimit të Kuvendit. Konstituimi nënkupton zgjedhjet e kryetarit dhe nënkryetarëve të rinj të Kuvendit. Pas zgjedhjes së kryetarit të ri, i njëjti do të marrë automatikisht funksionin e ushtruesit të detyrës së Presidentit, deri në zgjedhjen e Presidentit të ri”, thotë Cakolli.Nga KDI shtojnë se nëse Kuvendi nuk zgjedh edhe presidentin pas konstituimit, atëherë presidenti i ri legjitim e bën mandatimin e kandidatit për kryeministër që del nga partia fituese.
“Nëse Kuvendi nuk do të zgjedhë së pari Presidentin e ri, atëherë ushtruesi i detyrës do të jetë përgjegjës për mandatimin e kandidatit për kryeministër të vendit, i cili do të propozohet nga subjekti fitues. Ndërsa, nëse zgjidhet Presidenti i ri para mandatimit, atëherë kjo kompetencë kushtetuese do të ushtrohet automatikisht nga Presidenti i ri legjitim”, thonë nga KDI.Pa votat me kusht, të diasporës dhe të personave me nevoja të veçanta, Lëvizja Vetëvendosje numëron 378 mijë e 550 vota, që në përqindje i bie 47,85% të votave të përgjithshme.Kushtetuta e Kosovës e saktëson se Presidenti i Republikës është ai që e thërret seancën e parë të Kuvendit, në këtë rast seanca do të thirret nga u.d e presidentit, Vjosa Osmani.Në seancën e parë seanca që udhëhiqet nga deputeti më i vjetër i votuar në atë legjislaturë propozohet Kryetari i Kuvendit, emër që del nga subjekti më i votuar në zgjedhje. Pastaj zgjidhen edhe pesë nënkryetarët e Kuvendit.Tre nënkryetarë propozohen nga tri grupet më të mëdha parlamentare, ndërsa zgjidhen me shumicë të votave të deputetëve.Kushtetuta ndërkaq thotë se presidenti i vendit është ai që i propozon Kuvendit kandidatin për kryeministër, e kjo bëhet në konsultim me partinë politike apo koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshëm në Kuvend.Vjosa Osmani që ka garuar në zgjedhjet e 14 shkurtit në koalicion me LVV-në e Albin Kurtit ka marrëveshje parazgjedhore që e njëjta të jetë propozim i tyre për president të vendit.Si u.d e presidentit ajo është emëruar që nga 5 nëntori i vitit 2020-të në ditën kur edhe ish-presidenti Hashim Thaçi dha dorëheqje për t’u nisur drejt Hagës pas konfirmimit të aktakuzës nga Specialja.

DnV: Zgjedhjet e 14 shkurtit, në përputhje me standardet demokratike

0

Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV) po vlerësojnë se zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit janë organizuar në përputhje me standardet demokratike.E vetmja gjë, që i hedh hije këtij procesi në bazë të rezultateve preliminare, sipas Eugen Cakolli nga DnV është numri i madh i votave të komunitetit boshnjak dhe egjiptian në zona që demografia është në shpërputhje me votat e fituara.

“Zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit janë organizuar dhe zhvilluar në përputhje me të gjitha standardet demokratike. Dita e zgjedhjeve ka kaluar mirë pa dëmtim të integritetit zgjedhor, por është shoqëruar me disa probleme që po përsëriten vazhdimisht. Bazuar në rezultatet preliminare humbja e disa subjekteve politike të komuniteteve jo shumicë dhe fitorja e disa tjerave hedh hije për këtë proces, pasi votat e fituara janë në shpërputhje me komunitetin demografik që është në ato zona”, tha ai.

Krahas kësaj, Cakolli tha se në këto zgjedhje ka pasur ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punën e KQZ-së, ku përmendu deklaratat e ushtruese së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani karshi kryesueses se këtij institucioni, Valdete Daka.

Maska e veçantë që kishte Kosnett në takim me Kurtin

0

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, është takuar sot me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, pas fitores së këtij të fundit në zgjedhjet e së dielës.Gjatë këtij takimi, vëmendje ka marrë edhe maska të cilën e kishte vënë Kosnett.
Ai kishte vënë një maskë me flamurin e SHBA’së dhe Kosovës.

Pas takimit me Kurtin, Kosnett ka shkruar në Tëitter e ka uruar Kurtin për fitoren dhe ka kërkuar që të formohet qeveria dhe Kuvendi për të adresuar sfidat urgjente.“I gëzuar që u takova me Albin Kurtin për të uruar Lëvizjen Vetëvendosje në fitoren e saj dhe për të diskutuar hapat e Kosovës në të vazhdim. Nxisim palët të punojnë shpejt për të formuar një qeveri dhe kuvend për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve dhe për t’i adresuar sfidat urgjente”, ka shkruar ai në Tëitter.

FSK në mision paqeruajtës gjashtëmujor në Kuvajt

0

Kuvajti është shteti në të cilin Forca e Sigurisë së Kosovës do të shërbejë me mision paqeruajtës, përkrah ushtrisë amerikane.Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka konfirmuar për KosovaPress se marrëveshja është nënshkruar me shtetin e Kuvajtit dhe kontingjenti i Forcës do të nisë misionin në muajin mars të këtij viti, i cili pritet të zgjasë gjashtë muaj.

Rama tregon nëse do të ketë shtete të tjera partnere me të cilat FSK do të ndër veprojë përveç ushtrisë amerikane, e gjithashtu jep detaje për procedurat e përzgjedhjes së pjesëtarëve që do të shërbejnë në Kuvajt.

Iraku e Kuvajti ishin vendet në të cilat pritej të zbarkonte ushtria e re e Kosovës në mision e saj të parë paqeruajtës, por tashmë është konfirmuar se do të jetë ky i dyti ku një numër simbolik i pjesëtarëve të FSK-së do të shërbejnë.Njësitë e FSK-së do të jenë pjesë e misionit të Gardës Kombëtare të Iowa-s.

“Jemi tash në fazën teknike të procedurave, qofshin administrative dhe që në mars do të kemi një numër, sado simbolik që të jetë, që do jenë krah ushtrisë amerikane, do të jenë në një mision paqeruajtës në Kuvajt. Jemi në procedurat finale të kompletimit të dokumentacioneve të të gjithë pjesëtarëve tanë që do të jenë pjesë e këtij misioni”, thotë komandanti i FSK-së, Rrahman Rama.

Ai ka treguar se përzgjedhja bëhet me pajtueshmëri me vendin partner dhe ushtrinë amerikane dhe personeli që udhëton caktohet mbi bazën e nevojës dhe kërkesave të tyre.FSK ka mbajtur paraprakisht trajnime të përbashkëta dhe pjesëtarët e Forcës kanë kaluar kohë të gjatë me partnerët.
Pavarësisht rolit që kanë njësitë që do të marrin pjesë, nuk zbehet rëndësia dhe rrezikshmëria që ka një mision paqeruajtës.Komandanti i FSK-së thotë se ka garë të madhe të pjesëtarëve të Forcës që kanë shprehur interesimin për një shërbim të tillë.“Nuk ka ndonjë kriter të veçantë përveç personelit, qoftë oficerë apo nënoficerë, janë të edukuar në akademitë amerikane, që janë të ndërveprueshëm dhe nuk kemi pas problem në përzgjedhje, nganjëherë është problem të gjithë t’i përfshijmë se konkurrenca është e madhe dhe kush ka fat do të jenë pjesë, por është vetëm fillimi dhe ne do të kemi shumë aktivitete në të ardhmen, jo vetëm me ushtrinë amerikane”, thotë komandanti i FSK-së.Gjeneral Rama thotë se FSK ka dëshmuar kapacitetet në kërkim-shpëtim, deminim, mbrojtje kimike atomike biologjike dhe kapacitete të tjera me të cilat i është ofruar vendeve partnere për të bashkëpunuar.Ai pret që përveç misionit me ushtrinë amerikane, FSK të veprojë edhe përkrah ushtrive të tjera të botës në shërbime te tilla.“Janë këto problemet politike që ndërlidhen me vendet anëtare të NATO-s për mosnjohjen nga disa shtete që janë anëtare të NATO-s, por ne kemi ofertuar të te gjithë partnerët, ka shtete që kanë shprehur gatishmërinë por janë disa procedura që duhen në të ardhmen por çka mund të them, në një farë forme, ne po e thyejmë akullin, ne jemi të gatshëm, kemi kapacitete, qoftë këto aktuale por edhe të tjera, qoftë me staf por edhe me pajisje dhe qëllimi ynë është të jemi të ndërveprueshëm me partnerët dhe ne e kemi ndërtuar atë standard”, deklaroi gjeneral Rama.Shërbimi i FSK-së në mision paqeruajtës në botë po ndodh për herë të parë, e kjo po bëhet përkrah ushtrisë më të madhe në botë.Vendimi për këtë është marrë nga Kuvendi i Kosovës me 92 vota “për” dhe asnjë “kundër” në janar të këtij viti. Kësaj i ka paraprirë vendimi i Qeverisë së Kosovës për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në misione paqeruajtëse me Gardën Kombëtare të Iowa-s, i marrë më 31 dhjetor 2020.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort